Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 25 zbulimet me te medha shkencore ne histori

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

25 zbulimet me te medha shkencore ne histori Empty
MesazhTitulli: 25 zbulimet me te medha shkencore ne histori   25 zbulimet me te medha shkencore ne histori Icon_minitimeWed Mar 11, 2009 7:30 pm

Cila është zbulimi dhe progresi shkencor më i madh i të gjitha kohërave? E përditshmja amerikane “Usa Today” propozon 25 prej tyre, të cilat rastësisht kanë ndodhur në 25 vitet e fundit. Seleksionimi është arbitrar, i kryer nga një grup ekspertësh. Shkencëtarë të ndryshëm kanë mendime të ndryshme, megjithatë, këto mbeten zbulimet dhe arritjet që kanë modeluar teoritë moderne dhe kanë hapur rrugë të reja për mjekësinë dhe shkencën.

1. Universi zgjerohet me shpejtësi gjithnjë e më të madhe (1998)

Galaktikat largohet gjithnjë e më shpejt nga njëra-tjetra. Në të njëjtën kohë edhe universi zgjerohet në mënyrë përshpejtuese, ndryshe nga ajo që besohej më parë. Kjo shpikje i mahnit shkencëtarët, të cilët ende kërkojnë një shpjegim.

2. Genomi njerëzor (2000)

Dy konkurse të shkencëtarëve të famshëm, një i publikuar dhe një privat, deklarojnë se kanë hartuar një genom njerëzor. Hapet një epokë e re për kërkimet mjekësore dhe biologjike.

3. Marrëveshja për klimën (2001-2007)

Paneli Ndërqeveritar për Klimën modifikon pozicionin e çdo vendi në lidhje me ngrohjen globale, i cili nga “shumë i mundshëm” bëhet “i pakontrollueshëm”.

4. “Hubble” (1990)

Del në treg “Hubble”, teleskopi i parë hapësinor, i destinuar për t’u kthyer në “syrin” më produktiv në univers dhe një simbol i progresit shkencor.

5. Gjurma e Big Bengut (1992)

Sonda e “NASA Cosmic Background Explorer (COBE)” gjen gjurmët e lëna nga radioaktiviteti kozmik prej të cilit janë lindur galaktikat.

6. ADN “e ligjshme” (1985)

Sër Alec Jeffreys, i Universitetit “Leicester”, në Angli, njofton një metodë për identifikimin e personave në bazë të ADN-së, një metodë që më vonë kthehet në një prej instrumenteve kryesore të mjekësisë së ligjshme dhe një ndihmë e jashtëzakonshme për hetimet e policisë.

7. Delja e parë e klonuar, Dolly (1996)

Ian Wilmut, nga instituti “Roslin” në Skoci, njofton lindjen e Dolly-it, delja e parë e klonuar. Dolly shumë shpejt do të ndiqet nga klone të shumë kafshëve të tjera.

8. Interneti, “WORLDWIDE WEB” (1989)

Fizikani Tim Berners-Lee, në “CERN” të Gjenevës, krijon një metodë për të lidhur faqet përmes internetit, qëllimi i së cilës është të transmetojë të dhënat e kërkimeve. Ky ishte një zhvillim i rëndësishëm për përparimin e rrjetit informativ.

9. Vrima e ozonit (1987)

Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë që në Antarktidë po shkrihet ozoni i stratosferës, një pengesë mbrojtëse e rëndësishme ndaj rrezeve ultravjollcë.

10. Planetë jashtëdiellorë (1995)

Astronomët zviceranë, Michel Mayor dhe Didier Queloz, zbulojnë një planet orbita e të cilit ndodhet brenda yllit 51 Pegasi B, e ngjashme me diellin. Që nga ajo ditë janë identifikuar rreth 200 planetë jashtë sistemit diellor, mes të cilëve njëri konsiderohet “i banueshëm”.

11. Interferenca me “RNA”-në (1998)

Biologët Andrew Fire dhe Craig Mello zbulojnë se si “Rna”-ja mund të interferojë në mënyrë selektive me gjenet. Një zbulim që mund të ketë zhvillime të jashtëzakonshme në fushën mjekësore.

12. Top Quark (1995)

Shkencëtarë nga “Fermilab”, në Shtetet e Bashkuara, zbulojnë “top quark”, një pjesëz nën-atomike e cila kërkohej prej kohësh. Konfirmimi për ekzistencën e saj siguron baza solide për teoritë më moderne të strukturës së materies.

13. Zbulohet dinozauri primat (1992)

Kërkues kinezë dhe amerikanë zbulojnë fosilet e mbetura të një dinozauri primat. Një konfirmim për teorinë që thotë se zogjtë janë pasardhës të dinozaurëve.

14. Plutoni “ulet në pozitë” (2006)

Bashkimi Astronomik Ndërkombëtar dekreton se Plutoni nuk klasifikohet më si një planet klasik, por si një planet “nano”, një kategori e re së cilës, përveç Plutonit, i përkasin dhe të gjitha trupat me një dimension të përcaktuar që rrotullohen, ashtu si Neptuni.

15. Qeliza të qëndrueshme embrionale (1997)

Një skuadër shkencëtarët i Universitetit “Wisconsin” izolon për herë të parë qeliza të qëndrueshme embrionale njerëzore. Kështu hapet një erë e re për mundësitë terapeutike, po kështu edhe për debatet bio-etike.

16. Ujë në Mars (2000-2004)

Sonda e “NASA Opportunity” gjen në Mars gjurmë të cilat në epokat e hershme duhet të kenë qenë ato të kënetave të kripura, me siguri të ngjashme me jetën.

17. Hominoidi më antik (1994)

Një fosil etiopian i mbetur prej 4,4 miliona vitesh më parë, “Ardipithecus ramidus”, zbulohet nga një skuadër i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley, duke u kthyer në përfaqësuesin më të lashtë të njohur nga specia njerëzore.

18. Jo “krijimit” në shkolla (2005)

Gjykatësi federal, Jones ndalon një shkollë amerikane të mësojë se një mendje inteligjente ka krijuar dhe projektuar jetën.

19. Zbulohet masa e neutrinit (1998)

Kërkues japonezë dhe amerikanë tregojnë se neutrini, një pjesëz elementare me rënie të radioaktivitetit, përmban një masë, duke ofruar elementë të rinj për një teori të materies të universit.

20. Ndryshime dramatike klimatike (1982-1985)

Gjeologë dhe paleoklimatologë zbulojnë se gjatë 600 milionë vitet e fundit, janë verifikuar ndryshime edhe më shumë dramatike në temperaturë, me pasoja të thella në shirat e disa zonave të planetit. Një teori tjetër thotë se modifikime të ngjashme mund të jenë provokuar nga aktivitete njerëzore.

21. Shpërtimi i neuroshkencave (1990-deri më sot)

“Dekada e trurit”, e filluar në vitet ’90, nuk ka përfunduar në vitin 2000, por vazhdon me përparime progresive në eksplorimin e sistemit nervor qendror, falë mjeteve hetuese gjithnjë e më të sofistikuara.

22. Teletransporti (1998)

Kërkuesit austriakë të universitetit të Vjenës, arritën të transferojnë në një distancë të largët një foton, e cila është një pjesëz e dritës.

23. Biologjia Evolutive e Zhvillimit “Evo Devo” (1999)

Lind një degë e re e biologjisë: “Evo-Devo”, shkurtimi i “Biologjia Evolutive e Zhvillimit”, që studion raportet mes zhvillimit embrional dhe evolucionin e specieve. Nga njëra anë, strukturat e jetës riformohen me çdo lindje të re organizmi me besnikëri të lartë, por disa mutacione kanë modifikuar këto plane të zhvillimit trupor, duke prekur thellësisht disa përparime të rëndësishme të evolucionit.

24. Mosha e epokës së astronomisë diellore (1996)

Fillon aktiviteti i “International Solar and Heliospheric Observatory (SOHO)”. Satelitët vëzhgojnë yllin tonë, duke hapur erën e sizmologjisë diellore dhe parashikimeve të kohës hapësinore.

25. Zbulimi i “Hobbit” (2004)

Një skuadër shkencëtarësh indonezianë dhe australianë i habit paleontologët, duke pohuar se kanë zbuluar mbetjet e të ashtuquajturit “Homo floresiensis”, një njeri i vogël primitiv i 18 mijë viteve më parë, me trurin e reduktuar, por i aftë të përdorë mjetet për të gjuajtur. Edhe sot, zbulimi mbetet më i diskutuari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albanian Warrior
Antar i ri
Antar i ri
Albanian Warrior


Numri i postimeve : 121
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 8
Data e regjistrimit : 19/03/2009

25 zbulimet me te medha shkencore ne histori Empty
MesazhTitulli: Re: 25 zbulimet me te medha shkencore ne histori   25 zbulimet me te medha shkencore ne histori Icon_minitimeSat Apr 04, 2009 11:45 pm

Zbulime te mrekullueshme keto.. Vertete zbulime te cilat ndryshuan jeten e njeriut p.sh interneti.. e shume e shume zbulime te tjera te cilat jane me te mrekullueshme se njera tjetra..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
25 zbulimet me te medha shkencore ne histori
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qytetet me te medha!
» Arratite me te medha te historise!!!
» Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote
» UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shkence & Teknologji :: Shkence & Teknologji-
Kërce tek: