ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 
 Qytetet Shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Elbasani   Sat Mar 14, 2009 5:56 pm

Historia e rajonit (nen emrin Skampa) figuron qe ne shekullin e pare te eres sone.Ne shekullin e dyte,kronikat flasin per qytetin e Skampes qe figuron ne varesi administrative nga qyteti i Durrahut.Duke qene ne kryqezimin e arterieve qe lidhin veriun me jugun dhe lindjen me perendimin,u be nje pike e rendesishme tranziti dhe nje stacion kryesor i rruges Egnatia.Kalaja e Elbasanit,datohet nga arkeologet tane dhe te huaj,se eshte e shekullit IV te eres sone.Vendbanimet Ilire te qytetit u prishen gjate periudhes se invazioneve barbare. Rindertimi i kalase behet ne shekullin e 14 te eres sone nga Turqia e cila i vuri dhe emrin Elbasan,qe e mban edhe sot.Gjate periudhes se pushtimit turk Elbasani u be nje nga qendrat me te rendesishme administrative te Shqiperise qendrore.Artizanati dhe tregtia moren nje zhvillim te madh.Elbasani eshte nder qytetet me te zhvilluara ne shekujt XV,XVI dhe XVII duke u bere edhe nje qender e rendesishme e kultures.Funksionar i i larte i Perandorise Osmane Evlia Celebia,duke ndenjur ne Elbasan ne vitet 1640 shprehet :"Elbasani eshte djepi i shume dijetareve,poeteve dhe kompetenteve te tij ".

Ne shekullin e XVI lulezon arti ikonografik me perfaqsues piktorin e madh Onufrin e Neokastres (Elbasanit),i cili bashke me te birin bene nje hap te madh perpara ne pikturat e famshme murale,qe ruhen edhe sot ne kishat e Shelcanit dhe Valeshit.
Gjithashtu ne Elbasan hapet ne 1 dhjetor 1909 shkolla Normale duke bere qe ngrehina e mendimit gjuhesor shqiptar ta kishte bazen ne Elbasan,qe si· shkruan edhe Edith Durham ne vitin 1904 : "Ne Elbasan prekesh nga perpjekjet qe behen per dije e kulture.Gjen njerez qe pa kurrfare ndihme japin e marrin me gramatiken frenge e ate gjermane.Ka nje numur te madh njerezish te shkolluar e te ditur".
Vete qyteti i Elbasanit,nga pikpamja urbanistike eshte percaktuar grafikisht qe prej vitit 1933.Kete e gjejme ne dokumenta te pergatitur nga Austro - Hungaria ne nje harte te shkalles 1 : 50.000.Ne ate kohe qyteti shtrihej 1.5 km nga perendimi ne lindje dhe 2 km nga jugu ne veri me nje siperfaqe prej 250 hektaresh.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Kumanova   Sat Mar 14, 2009 5:56 pm

Etimologjia e toponimit Kumanovë ka për bazë një emër mesjetar kalendarik Kuman, ku sipas disa të dhënave, ky emër qyteti rrjedh nga fisi Kuman, që nga fundi i shek. XI (1094), prej viseve të Azisë të kenë ardhur dhe një kohë të kenë qëndruar në territorin e sotëm të Kumanovës. Të dhënat e para për vendbanimin Kumanovë përmenden në vitin 1519 nga shënimet e udhëpërshkruesve që gjenden në arkivat e Turqisë, edhe atë me 52 familje me rreth 300 banorë.Në shënimet dhe dokumentet historike, Kumanova përmendet në shek. XVII nga udhëpërshkruesi (kronisti) i famshëm turk Evlia çelebija. Sipas tij Kumanova në vitin 1660 shtrihej në territorin e Sanxhakut të Shkupit që ka patur më se 600 shtëpi, në mesin e të cilëve kishte xhami, teqe, medrese, hane, hamame dhe disa dyqane.
Ballkanologu dhe kronisti freng Ami Boúe, i cili e vizitoi Kumanovën në gjysmën e parë të shek. XIX, gjegjësisht me 1836, thekson se Kumanova ka patur 3000 banorë, kurse në të dhënat e konsullit austriak J. G. Han të vitit 1835, pohon se ky vend ka pasur 650 shtëpi.
***

Kumanova shtrihet në pjesën veriore të Maqedonisë, rrëzë Malit të Zi të Shkupit, mes kufirit me Serbinë në veri dhe Kosovën në përëndim.
Në pjesën përëndimore të qytetit, rrëzë maleve të Karadakut shtrihet një numër i madh i fshatrave të banuara kryesisht me popullsi shqiptare.
Malet e larta përreth dhe fusha e gjërë pjellore i japin një pamje të bukur dhe tërheqëse këtij rajoni.
Kumanova ka pozitë gjeostrategjike shumë të rëndësishme, ku kryqëzohen rrugët automobilistike që lidhin Selanikun me Beogradin, pastaj Shkupin me Qustendillin, si dhe hekurudha që lidh Athinën me Vjenën.
Kumanova lidhet edhe me disa rrugë regjionale si Kumanovë“Shkup ( Udha Shkupit ), Kumanovë-Preshevë ( Udha Preshevës ), si dhe Kumanovë-Gjilan ( Udha Gjilanit ).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Qytetet Shqiptare
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Shqiptaret-
Kërce tek: