ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 A ishte amaneti i dëshmorëve Kosova multietnike?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: A ishte amaneti i dëshmorëve Kosova multietnike?   Tue Mar 17, 2009 10:32 pm

BAC, ENDE NUK U KRY…!

Nga Prof, Xhavit Dalloshi



Pas pyetjes s’ime që ja bëra një komandanti të lartë të ish UÇK-së, se pse ne shqiptaret luftojmë mirë, por qe në fund e tradhtojmë njëri- tjetrin dhe humbim në politik?!


Një komandant i lartë i ish UÇK-së, njëherë gjatë një bisedë në shtëpinë e tij, më tha:


“Në luftë janë hyrë 4 grupe të ndryshme”


- Një grup shqiptaresh, që uniformen e kishte veshur sa për sy e faqe, vetëm që tua shohin uniformen veshur, dhe ata nuk kishin qëllimin që të luftojnë fare!


- Grupi tjetër kishte veshur uniformen dhe rrokur armetë që te çliron më të vërtetë Atdheun, ata hynë në luftë dhe japin jetën e tyre për çlirimin e Atdheut!


- Një grup tjetër, vesh uniformen që të shfrytëzon rastin, që të pasurohen në luftë, ata vjedhin e bëjnë çka munden në emër të luftës, qëllimi i tyre nuk ishte pra çlirimi nga okupatori dhe robëria!


- Kurse grupi tjetër, hynë në luftë me laps në dorë, (si në studime), ky grup ka llogaritur me kohë pushtetin, ata pra shfrytëzuan luftën për qëllimet e tyre politike që të vijnë në pushtet. Qëllimi i tyre nuk ishte çlirimi i atdheut, por ishte vetëm pushteti!


Kur dëgjova këtë shpjegim u befasova, thashë më veten time, valle, mos jemi ne shqiptaret njerëz të çmendur,por, mjerisht këto fjalë të tija po dalin realitet!


Pas shpalljes se pavarësisë, më 17 shkurt 2008, ku u shpall Kosova ,,shtet i pavarur dhe demokratik“ sipas planit të Artisaarit dhe rezolutës 1244,nga liderët politik u skenua dhe organizuan manifestime, tubime të ndryshme, kinse për manifestimin e ,,Pavarësisë së Kosovës“, disa të rinj të organizuar nga këta politikan dolën dhe defiluan me sloganin ,,Bac,u kry”, ky ishte ofendimi me i rënd që iu bë ,Adem Jasharit, dhe të gjithë dëshmoreve të kombit që dhanë jetën në luftën çlirimtare, për çlirim dhe bashkim kombëtar.


Këta lider të UÇK-së dhe të partive politike, si pozitë dhe opozitë, vazhdojnë prapë të manipulojnë në emër të UCK-së, se kinse : Adem Jashari dhe dëshmoret e dhanë jetën,,për Kosovën multietnike, për Kosovën pa flamur, për Kosovën pa ushtri, për Kosovën pa identitet kombëtarë, dhe për ,,kombin kosovar“.


Çdo vit e më shumë po zbehet manifestimi i Epopesë së UCK-së. Organizimi dhe manifestimi i Epopesë së UÇK-së në Prekaz, këtë vit ishte shumë i zbehtë, pjesëmarrës në manifestim ishte një numër shumë i vogël i qytetareve, por edhe nuk kishte pjesëmarrës nga qeveria dhe presidenca e Kosovës.


Po do te ndodhe qe vitet e ardhshme Baca Adem e Hamez Jashari dhe deshmoret e luftes s,do te permenden fare.


Ata do te permemnden vetem gjat fushatave te zgjedhjeve politike,sa per te fituar ndonje vote!


Kjo dëshmon deklaratat tona të mëhershme, se shpallja ,,e pavarësisë“ nga ky parlament dhe kuvend kosovar janë vetëm edhe një mashtrim i radhës, që po iu behet popullit shqiptar të Kosovës.


Po më vjen mirë, tani kohëve të fundit, por më kohë, e vërejti edhe Bekim Jashari, njëri prej familjes se Jashareve legjendarë (por, këtë ende nuk po verën Murat Jashari, me te cilin ende po manipulojnë dhe po e shfrytëzojnë ketë politikanet për interesa e tyre personale dhe partiake).


Bekim Jashari tha:“Unë mendova se me te vërtet ,,Bac ,u kry, por tani po e shoh se, Bac, nuk qenka kry ende..!


Në Prekaz nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Hashim Thaçi, nën përkujdesjen e të cilit është mbajtur “Epopeja”,poashtu kanë munguar edhe i pari i vendit, Fatmir Sejdiu, ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, si dhe komandanti i FSK-së, Sylejman Selimi.


Bekim Jashari ishte i mprekur se përse nuk ka patur parakalim të ushtareve të UÇK-TMK- së.?


Kjo forcë u shkatërrua nga vet shqiptaret karrieristë dhe servil!


Nuk kishte parakalim, sepse FSK-ja dihet fare mirë, se nuk është ushtri e Kosovës, por një forcë sigurie multietnike, që për detyrë ka intervenimin gjatë vërshimeve natyrore si dhe detyrën e zjarrfikësve.


Kjo pra dëshmon qartë, se Kosova nuk është shtet ende, por është koloni e UNMIK-ut dhe e EULEX-it.


Në Kosovë punohet sipas planit të Artisaarit dhe rezolutës 1244, njëherit edhe sipas planit të gjashtë pikëshit të sekretarit të OKB-së, z. Ban Ki Munit!


Pra, është mirë, që populli të kuptoi se Kosova nuk është shtet, por kjo është edhe një mashtrim i radhës nga politikanet tanë “shqiptar”.


Nuk ka shtet në botë pa vetëvendosjen e popullit shumicë, dhe pa demokraci të mirëfilltë!


Populli duhet te vetëdijesohet, dhe t’i thotë jo kësaj politike antishqiptare dhe antikombëtare!


Lirinë nuk na sjellin të huajt, ajo fitohet nga vet populli, dhe më të drejtën për një Referendum gjithë popullor.

Gjermani, më 08.03.2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: A ishte amaneti i dëshmorëve Kosova multietnike?   Sat Apr 04, 2009 11:54 am

Deshmoret qe rane per liri nuk rane per nje Kosove multi etnike ku nje shqiptare toleron nje shka. Deshmoret rane per nje Kosove te bashkuar me trojet shqiptare e jo ksi Kosove te ndare e te shkaterruar nga lloj lloj procesesh qwe shkojne ne dem te Kosoves...

Kriminelet serb ne Kosove bene masakra e tash ata sillen verdalle ne Kosove dhe askush nuk i prek kishe ne emer te multietnicitetit..

Si mundet nje shqiptare te bashkjetoje me nje shka i cili ia ka masakruar familjen dhe tani ta toleroj megjithese edhe tani sherin po jau shohim atyre kriminelave..

Adem Jashari nuk ra per kesi Kosove nuk ra per kete flamur, ai ra per nje Kosove te bashkuar me Shqiperine, ra per flamurin Kuq e zi e nuk ra per "sofrabezat" te cilat po na sevohen ne kuzhinat serbe..

Bac, S'u Kry

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: A ishte amaneti i dëshmorëve Kosova multietnike?   Sat Apr 04, 2009 3:50 pm


_________________



The revolution is not an apple that falls when it is ripe.
You have to make it fall.

CHE GUEVARA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
The Commandante
Admin
Admin


Numri i postimeve : 99
Mosha : 106
Reputacioni : 15
Data e regjistrimit : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: A ishte amaneti i dëshmorëve Kosova multietnike?   Sat Apr 04, 2009 5:13 pm

Flaka shkruajti:
Kjo foto e Flakes, zgjon shume peshe.
Eshte nje realitet i hidhur per ne por duhet ta pranojme qe ende su kry.

Bac S'u Kry.

_________________
Pasuria është gjysma e të gjitha fatëkeqësive ne botë,e mungesa e saj gjysma tjeter.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Albanian Warrior
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 121
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 8
Data e regjistrimit : 19/03/2009

MesazhTitulli: Re: A ishte amaneti i dëshmorëve Kosova multietnike?   Sat Apr 11, 2009 6:48 pm

NUk ka mbet tjeter perpos me dal e mi kap armet te luftojme kunder padrejtesive qe po na ndodhin neve se pari kunder problemeve brenda vendit me qeverine e masandej ti meshojme Serbise njehere e pergjithmone.. E theme kete nga urrejtja qe kame per Serbine dhe kukullat e saje ne Kosove por kjo sidoqofte mbetet veq enderr sepse vetem duhet organizim nga shqipetaret po te kishte organizim edhe kjo nuk do ishte enderr por kjo do te ishte e verteete....

ALBANIAN WARRIOR
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: A ishte amaneti i dëshmorëve Kosova multietnike?   Sat Apr 11, 2009 8:18 pm

Amaneti i Deshmoreve eshte amanet qe te gjithe e dime dhe cdo njeri e kemi per obligim ta cojme ne vend eshte e pa dyshym kushe nuk don me e dite dote jape pergjiegjsine
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Albanian Warrior
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 121
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 8
Data e regjistrimit : 19/03/2009

MesazhTitulli: Re: A ishte amaneti i dëshmorëve Kosova multietnike?   Mon Apr 13, 2009 9:23 pm

Pra gjithe e dime pra ata qe jane vertete shqiptare dhe qe nuk i harrojne deshmoret e dine se per cka kane rene deshmoret e dine se per cka luftuan dhe per cfare flamuri vdiqen por per ata qe nuk deshirojne fare tja dije se per cka kane rene deshmoret por lere me te dijne se a kane vdekur a jo sepse ata jane te rene ne gjume jane ne luksin e tyre te pafund dhe per deshoret nuk duan tja dijne bile bile edhe per tia ndertuar ndonje lapidar ne shenje mirnjohje per atributin qe dhane ne luften per liri e vetevendosje por ata jane te ulur ne kolltukat e tyre dhe sja dine fare per deshmoret... Sikurse harruan Prekazin kete vit, shikone se a do ta permendin me Prekazin e veqmas Adem Jasharin kane per ta harruar te gjithin e do i kujtojne kriminelet serbe qe jane per ta si "deshmore" ata kriminela qe emrat i kane me "viq" secili prej tyre eshte ne zemren e e politikaneve......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: A ishte amaneti i dëshmorëve Kosova multietnike?   Thu May 28, 2009 3:20 am

Amaneti i deshmoreve nuk ishte kosova e minoriteteve nuk ishte ndrrimi i flamurit ,i hymnit , i historise , nuk ishte qe te zbatohen plane ne dem te popullit shqiptar si marrveshja e Rambujes Pako e Ahtisarit marrveshja e Kumanoves , amaneti i deshmorve nuk ishte qe brenda te teritorit shqiptar te arrestoj xhandarmeria serbe civil shqiptar , nuk ishte me ju dhan kompetenca sebeve me ju kriju enklava , me na sundu misionet e huaja KY NUK ISHTE AMANETI I DESHMOREVE , AMANETI I DESHMOREVE ISHTE BASHKIMI ME SHQIPERINE dhe CLIRIMI I te gjitha trojeve te Shqiperise Natyrale ishte qe te kemi vetem nje HIstori vetem nje Abetare nje Flamur qe e patem me shekuj nje hymn ku kendohet shqip ne te dhe jo muzik bugarqe apo greke

BAC ATA QE THIRREN SE LUFTUAN ME TY NJE PJES E TYRE TE TRADHTUAN BAC E SHKELEN GJAKUN E JUAJ PRA GJAKUN E BIJVE DHE BIJAVE ME TE MIRA TE KETIJ KOMBI
BAC TE TRADHETUAN ME PROCESE TE DEMSHME ME KOMPROMISE E BISEDA ME SERBIN BAC

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: A ishte amaneti i dëshmorëve Kosova multietnike?   Today at 10:53 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A ishte amaneti i dëshmorëve Kosova multietnike?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: