ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kundër decentralizimit në fshatin Llabjan të Artanës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Kundër decentralizimit në fshatin Llabjan të Artanës   Thu Mar 26, 2009 11:12 pm

Të dielën, me 22 mars, në orën 18:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi tubim me banorët e fshatit Llabjan të Komunës së Artanës. Morën pjesë rreth 50 veta në këtë tubim që u mbajt në sallën e kulturës ”Artana” të këtij fshati.

Ky tubim ishte njëkohësisht edhe nismë e banorëve të këtij fshati, që së bashku me fshatrat shqiptare të Artanës dëmtohen rëndë nga decentralizimi, rrjedhimisht nga trefishimi territorial i komunës së Artanës me fshatra serbe, me qëllim të krijimit shumicës absolute serbe në këtë komunë.

Tubimin e hapi Albin Kurti i cili dha një pasqyrë të ngjarjeve politike në vend, duke u ndalur në veçanti në procesin e decentralizimit dhe dëmeve që ai shkakton sidomos në rajonin e Anamoravës përfshirë edhe fshatin Llabjan. Ai theksoi se decentralizimi i Planit të Ahtisarit ka për qëllim që në Anamoravë t’i ndajë shqiptarët në mes vete, pra duke na ndarë territorialisht nga Lugina e Preshevës, e njëkohësisht përmes forcimit dhe zgjerimit të këtyre territoreve të krijohet vazhdimësia territoriale dhe zgjerimi i Serbisë. “Zëri kundërshtues i qytetarëve ndaj decentralizimit, me forma të ndryshme përfshirë edhe nënshkrimin e peticionit por edhe protestat e ndryshme, është më se i domosdoshëm. Kjo vlen sidomos për llabjanasit. Fshati juaj ka rëndësi strategjike meqenëse ndodhet ndërmjet Graçanicës dhe qytezës së Artanës.” – tha Albini. Nëse realizohet trefishimi territorial i Artanës me fshatra serbe, shqiptarët do të humbin të qenit shumicë në këtë komunë dhe si pakicë ata do t’i nënshtrohen rregullave dhe pushtetit që del nga kjo komunë, e që nënkupton se policia, gjyqësia, shëndetësia, arsimi etj. do të jenë të udhëhequra nga vetë krerët e serbëve, që vazhdojnë të dirigjohen nga Beogradi.

Më tej fjalën e mori aktivisti Alban Krasniqi i cili paraqiti disa aspekte nga fusha e ekonomisë që lidhen me zhvillimet politike, siç është privatizimi i cili në emër të forcimit ekonomik ka sjellë mjerimin ekonomik e social dhe që tani ka hyrë në fazën më të rëndësishme por shumë të rrezikshme - atë të shitjes së ndërmarrjeve të mëdha publike e shoqërore për interesa të grupeve politike por në dëm të interesave kombëtare. Ndërsa në lidhje me angazhimin e të rinjve Albani apeloi që të ata të shfrytëzojnë potencialin e tyre numerik si përparësi e cila duhet kombinuar me avancimin politik të tyre për të qenë më syçelë dhe më të angazhuar përballë proceseve të dëmshme politike, duke thënë se “çfarë vendi do të kemi në të ardhmen për veten tonë por edhe për brezat që vijnë varet nga angazhimet e tashme”.

Pastaj nga ana e qytetarëve pati pyetje dhe komente ku Mehmet Gashi tha se për decentralizmin nuk janë pyetur qytetarët andaj edhe si të tillë ai e kundërshton. Mehmeti ishte i zëshëm në mbështetje të organizimit të nënshkrimit të peticionit për kundërshtimin e decentralizmit, përkatësisht zgjerimin e komunës së Artanës. Ndër të tjera, ai theksoi se “që nga paslufta ka qenë një presion i vazhdueshëm ndaj nesh që të heshtim dhe të mos kundërshtojmë proceset dhe vendimet e dëmshme pasi që gjoja do të dëmtojmë procesin e arritjes së pavarësisë”. Në fund të fjalës së tij, Mehmeti potencoi se është për peticion por dilema e tij mbetet se çka pas peticionit.

Albini iu përgjigj banorëve të Llabjanit, duke iu thënë atyre se edhe nëse e realizoni peticionin prapë nuk mund të jemi plotësisht sigurt se mund te ndalet zgjerimi i komunës së Artanës, por një gjë dihet: duke ndenjur dhe duke mos reaguar ajo 100% do të ndodhë. Pas peticionit ka shumë mundësi që tubime e protesta të reja nevojiten.

Ismet Ymeri, një tjetër qytetar, ishte kritik edhe ndaj vet qytetarëve të cilët më shumë besojnë në ato çka thotë klasa politike se sa në veprimet apo mosveprimet e tyre. Ndërkaq, Lah Abazi theksoi se gjersa ne po ua japim votën partive dhe politikanëve, ata po na i japin rrenat, po na mashtrojnë dhe po pasurohen në kurriz tonin. Nexhat Ymeri, student, duke e quajtur procesin e decentralizimit të drejtuar nga motivet e pastra etnike proserbe tha se pajtohet plotësisht me nismën. Ai potencoi nevojën që të merren masa, p.sh. me nënshkrim të peticionit për të kundërshtuar këtë proces pasi që ky është një mashtrim që po u bëhet qytetarëve shqiptarë të Artanës, të cilët do të dalin humbës të mëdhenj nga ky proces, dhe asisoj kjo perspektivë e paktë për të jetuar këtu do të shndërrohet në motiv për t’u larguar nga vendi. Nexhati tha se edhe tani ndikimi serb në komunën e Artanës është mjaft i madh, duke e ilustruar këtë me mungesën e valëve të telefonisë mobile të dy sistemeve operative (Vala 900 dhe IPKO) në ndërtesën e Kuvendit Komunal.

Pjesëmarrësi tjetër, Rrahim Zeqiri, shtroi pyetjen se kujt i bie përgjegjësia që ta organizojë masën për procese të tilla: qytetarëve të thjeshtë apo udhëheqjes së vendit që kanë dhënë premtime dhe kanë marrë obligime? Ai foli për nevojën për bashkëpunim dhe organizim më të fortë. Albini u përgjigj duke thënë se do duhej të ishin politikanët ata të cilët duhet ndalur këto procese, por kjo s’duket që do të ndodhë, andaj ne nuk duhet heshtur dhe pritur.

Ragip Abazi, anëtar i Asamblesë Komunale, tha se si përfaqësues lokal ata janë njoftuar nga strukturat qendrore për decentralizimin në Komunën e Artanës porse as që u është kërkuar që të deklarohen, ndërsa ende nuk është marrë vendim nga pushteti lokal (Asambleja Komunale) për këtë proces dhe si i tillë ai nuk është votuar, nuk është aprovuar nga Komuna e Artanës.

Në fund, Albin Kurti shtroi nevojën që edhe anëtarët e Asamblesë Komunale të Artanës të deklarohen kundër me votim dhe një deklaratë të hapur drejtuar strukturave përkatëse, sepse vetëm kështu ata do të jenë në anën e popullit. Takimi u përmbyll me gatishmërinë shprehur nga qytetarët për të filluar me përgatitjet për nënshkrimin e peticionit dhe me për organizmin e takimeve tjera të përbashkëta.


Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kundër decentralizimit në fshatin Llabjan të Artanës   Sat Mar 28, 2009 7:49 pm


_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kundër decentralizimit në fshatin Llabjan të Artanës   Sat Mar 28, 2009 7:49 pm


_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kundër decentralizimit në fshatin Llabjan të Artanës   Today at 12:49 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kundër decentralizimit në fshatin Llabjan të Artanës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: