ForumiPortali*RegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 NGROHJA GLOBALE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve: 1997
Mosha: 24
Vendi: UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni: 35
Data e regjistrimit: 13/02/2009

MesazhTitulli: NGROHJA GLOBALE   Sun Apr 05, 2009 12:15 am

A ndodhe vertete ngrohja globale? Si mund ta parandalojme? Si krijohet..

--------------------------------------------------------------------------------

Ngrohja Globale

Studimet shkencore mbi ngrohjen globale tregojne se ky peroblem behet gjithnje e me shqetesues nga dita ne dite.Ndryshimet e klimes jane te verteta dhe sa vjen e rriten me teper.Niveli i Dioksidit te karbonit ne ditet e sotme eshte rreth 30% me i larte se sa ka qene perpara evolimit te industrise.Ajo qe te ben me shume pershtypje eshte shpejtesia me te cilen niveli i CO2 eshte rritur.Nga njohurite geologjike te njeriut mbi boten per miliona vite bota kurre nuk ka perjetur nje rritje aq te shpejte.Firma e influences se neriut eshte krejtesisht e dukshme.Ska aspak dyshim qe ne kemi krijuar ndryshime te atmosferes nga djegja e lendeve kimike dhe gazrave.

Evidenca e ngrohjes globale eshte e sakte dhe e panenflehtesushme!

Konsidero:

Qe ne fillim te shekullit te 20'te temperatura e siperfaqes kryesore te tokes eshte rritur rreth 1.1°F (0.6°C).

Gjate 40 viteve te fundit temperatura eshte rritur rreth 0.5°F (0.2-0.3°C).

Ngrohja ne shekullin e 20'te eshte me e madhe nga te gjitha koherat e 400-600 vitet e fundit.

7 nga 10 vitet me te ngrohta te shekullit te 20'te jane ato te 90'tes.

Malet e akullta te poleve jane ne levizje

Akujt ne polin e veriut kane humbur rreth 40% te trashesise se tyre gjate 4 dekadave te fundit.

Niveli global i detrave eshte rritur pothuajse 3 here me shpejt ne krahasim me 3000 vitet e fundit.

Sdudimet e shumta tregojne se bimet dhe kafshet ndryshojne numrin dhe sjelljen e tyre ne baze te ndryshimeve klimatike.

Ashtu siq Bota vazhdon te ngrohet,rritet dhe rreziku qe klima do ndryshoje ne menyre te tille saqe mund te demtoje ne menyre serioze jeten tone.Nderkohe qe nje pjese mesatare e vendeve te globit do behet me e ngrohte disa zona individuale do perjetojne tjeter lloj ndryshimesh te klimes,me rrjedhoja te dryshme per ambientin lokal.

Disa nga keto jane...

Rritje e shpejte e nivelit te detit

Me teper vale te ngrohta dhe thatesire qe rezulton ne shume e me shume
konflikte ne burimet e ujrave.

Me teper mote ekstreme qe krijojne permbytje dhe shkaterrime banesash

Nje potencial te madh ne semundjet dhe vdekjet qe kane te bejne me nxehtesine,gjithashtu nje shtrirje me te gjere te infeksioneve dhe semundjeve qe transmetohet nga insekte dhe mikrobe ne zona ne te cilat me pare nuk kane egzistuar.

Nese ndotja kimike vazhdon pa u marre masa kunder saj,ngrohja globale do kercenoje shendetin,qytetet,bregdetet,dhe te gjithat bukurite natyrore apo krijimet e njeriut.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve: 1997
Mosha: 24
Vendi: UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni: 35
Data e regjistrimit: 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: NGROHJA GLOBALE   Mon Apr 06, 2009 6:42 pm




A do te ndodhe vertete kjo??

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Jeta
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve: 107
Reputacioni: -1
Data e regjistrimit: 19/03/2009

MesazhTitulli: Re: NGROHJA GLOBALE   Mon Apr 06, 2009 9:26 pm

Jo s'besoj se ka me ndodh kjo najher edhe kur ndodh kijameti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve: 1997
Mosha: 24
Vendi: UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni: 35
Data e regjistrimit: 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: NGROHJA GLOBALE   Tue Apr 07, 2009 12:47 pm

Jeta shkruajti:
Jo s'besoj se ka me ndodh kjo najher edhe kur ndodh kijameti

Kjo mundet edhe te ndodh sepse cdo vend i botes ka fabrika dhe uzina te cilat ne mase te madhe ndotin ajrin dhe nga kjo ndotje mund te ndodh edhe ngrohja globale..
Po ashtu edhe gati cdo i dyti apo se paku nje familje pa e pase nje veture nuk eshte e mundshme e po te llogaritnim ter veturat e botes do dilte goxha nje shume e madhe dhe ajo do te shpiente ne ndotjen e ajrit nga automjetet.. Por ka edhe shume faktore qe ndikojne ne ngrohjen globale...

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Rock



Numri i postimeve: 16
Reputacioni: 0
Data e regjistrimit: 19/03/2009

MesazhTitulli: Re: NGROHJA GLOBALE   Tue Apr 07, 2009 9:56 pm

Ngrohja globale do te ndodhe por se dime sakte se kur, do te ndodh pasi qe qdo dite e me shume akullnajat po shkrihen, ndotja po shtohet ne mase te madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve: 1997
Mosha: 24
Vendi: UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni: 35
Data e regjistrimit: 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: NGROHJA GLOBALE   Sat Apr 11, 2009 11:44 pm

Efekti sere

Shkaqet e kesaj ngrohjeje jane aktive ne fushen e kerkimeve. Konsensusi i shkencetareve qendron ne rritjen e gazeve te efektit serre ne atmosfere nga aktiviteti njerezor qe ka shkaktuar shumicen e ngrohjes qe eshte vezhguar qysh nga epoka industriale dhe kjo ngrohje mund te shpjegohet mjaft mire vetem nga shkaqe natyrale. Ky atribut eshte i qarte per keto 50 vitet e fundit, qe ishin nje periudhe ku shumica e rritjes te perqendrimit te gazrave te efektit serre zuri vend dhe per kete ekzistojne shume matje komplete. Efekti serre u zbulua nga Joseph Fourier ne 1824 dhe u investigua ne sasi fillimisht nga Svante Arrhenius ne 1896. Eshte procesi prej te cilit absorbimi dhe rrezatimi i radiatimit infra te kuqe nga gazet e atmosferes ngrohin atmosferen afer me siperfaqen e planetit. Sa shume ekziston ky efekt serre nuk eshte diskutuar. Ne fakt pyetja eshte sa do te ndryshoje fuqia e ketij efekti kur aktiviteti njerezor te rrite perqendrimin e gazrave te efektit serre ne atmosfere. Grafiku tregon luhatje te vogla sezonale qe kane tendence te rriten gjate viteve; maksimumi i cdo viti eshte arritur gjate pranveres ne hemisferen veriore dhe renia ne kete hemisfere ndodh gjate sezonit te rritjes te bimeve te cilat thithin CO2 nga atmosfera Natyrisht , ndodhja e efektit serre ka nje efekt ne ngrohje me 33 °C (59 °F), pa te cilen Toka duhet te jete e pabanueshme. Mbi Toke shumica e gazeve te efektit serre jane avuj uji te cilat shkaktojne rreth 70% te efektit serre (nuk perfshihen rete;dyoksidi i karbonitCO2),te cilet shkaktojne rreth 9–26 %; Rritja e viteve te fundit te dioksidit te karbonit(CO2) ne atmosfere, matja mujore e CO dhe e (CH4), te cilat shkatojne 4–9 %;dhe ozoni i cili shkakton 3–7 %. Aktiviteti njerezor qysh prej revolucionit industrial ka rritur perqendrimin atmosferik te gazeve te efektit serre, eshte rritur forca radiative nga CO2, metani,ozoni i troposferes, CFC dhe oksidi nitrik. Perqendrimi atmosferik i CO2 dhe metanit eshte rritur me 36% dhe 148% respektivisht qysh ne fillimin e revolucionit industrial ne mes te viteve 1700. Keto shkalle jane konsideruar me te lartat se koha gjate 650 viteve te fundit, periudhe per te cilen te dhenat kane qene te permbledhura nga akulli i kores se Tokes. Nga te pakten evidencat me te fundit gjeologjike, besohet se vlerat e larta te CO 2 ishin pare se fundmi afersisht 20 milion vjet me pare. Karburantet nga djegia e fosileve kane prodhuar 3⁄4 e rritjes se CO2 nga aktiviteti njerezor ne keto 20 vitet e fundit. Pjesa tjeter vjen nga perdorimi i keq i tokes kryesisht shpyllezimet.

Perqendrimi iCO2 pritet te vazhdoje te rritet nga djegia e vazhdueshme e fosileve dhe ndryshimi i perdorimit te tokes. Perqindja e rritjes do te varet nga zhvillimet ekonomike, teknologjike, sociale dhe natyrore. Raporti Special mbi Skenaret e Emetimit jep nje skenar per te ardhmen e CO2 e cila shkon nga 541 ne 970 ppm ne vitin 2100. Rezervat e karburanteve nga fosilet jane te mjaftueshme per te arritur kete nivel dhe per te vazhduar nxjerrjen deri ne 2100 ne qofte se qymyri, rerat bituminoze ose metani jane gjeresisht te shfytezuara.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
 

NGROHJA GLOBALE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale ::  :: -