ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Isa Boletini

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Isa Boletini   Sun Apr 05, 2009 3:02 am

Isa Boletini

.Isa Boletini (1864- 1916), atdhetar i shquar, strateg popullor,
organizator e udhëheqës i lëvizjeve për
çlirim e bashkim kombëtar, Hero i Popullit. Lindi në
fshatin Boletin të Mitrovicës, në një familje me
tradita patriotike. Në moshën 17 vjeçare mori
pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër
forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e
tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës
(1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve
osmanë dhe qarqeve shoviniste fqinjë.


1901-1902 u vu në krye të qëndresës popullore
në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë,
Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë në
Shqipëri. Për këtë arësye u thirr në
Stamboll, ku u mbajt i izoluar deri më 1906. Isa Boletini
përkrahu revolucionin xhonturk të vitit 1908, ishte një
nga organizatorët e Kuvendit të Ferizajt (1908) që
luajti rol të rëndësishëm në shpalljen e
Kushtetutës. Iu kundërvu politikës reaksionare e
antishqiptare të xhonturqve. U dallua si udhëheqës e
organizator i kryengritjeve të mëdha popullore antiosmane
të viteve 1910-1912. Udhëhoqi luftëtarët në
betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat
Shtimlje-Carralevë më 1910, mbështeti kryengritjen
antiosmane të v. 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse
në zonën Drenicë-Mitrovicë dhe
Podujevë-Prishtinë më 1912. Gjatë Luftës
Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave
të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare
kundër pushtuesve serbë.

Në ditët e
pavarësisë, në krye të përfaqësuesve
të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në
Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave
të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së
Përkohshme të Vlorës. Më 1913, si anëtar i
delegacionit shqiptar, së bashku me Ismail Qemali shkoi në
Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të
Fuqive të Mëdha për copëtimin e
Shqipërisë. Më vonë Isa Boletini kaloi
përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën
popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë. Duke
e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me
urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si
udhëheqës popullor. Isa Boletini e lidhi jetën e tij e
të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e
besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët
"Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia". Më 23 janar
1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në
Podgoricë, së bashku me të bijtë Halili dhe Zahidi,
nipërit Jonuzin dhe Haliti dhe tre luftëtarë të
tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: Isa Boletini   Sun Apr 05, 2009 3:03 am

Isa Boletini në 140 vjetorin e lindjes së tij (1864-1916)

Prishtinë, 06.12.2003 (KeL) - Isa Boletini renditet dhe vlerësohet si një ndër figurat më të njohura të lëvizjes për liri e pavarësi kombëtare dhe si një personalitet i lartë i të gjitha kohërave. Isa Boletini lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, në vitin 1864. Duke u lindur dhe rritur në një familje me tradita të larta patriotike e atdhetare, që gëzonte autoritet në të gjithë rrethinat e Kosovës, që në moshë të re merr pjesë si luftëtar i Lidhjes së Prizrenit në betejën e Slivovës. Isa Boletini më 28 Nëntor 1912 së bashku me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin ngritën në Vlorë flamurin Shqiptar të pavaresisë. Në kryengritjen e Carrlevës dhe në kryengritjet kundra turqve ka udhëhequr forcat duke qenë komandat i tyre, në vitin 1913 ka qenë anëtar i delegacionit shqiptar në Londër, ku dhe ka protestuar me forcë kundra grabitjes së tokave etnike të Shqipërisë. Në janar te vitit 1916 vritet pabesisht vetë i tetë nga forcat terroriste serbo-malazeze në Podgoricë.

Për familjen e Boletinëve nuk do të mjaftonin vetëm mizoritë e masakrat serbe por ato do të pasoheshin edhe nga persekutimi komunist në Shqipëri. Dhe ishte pikërisht ne vitin 1943 grupi gueril komunist i Shkodrës i bën atentat të birit te Isës, Adem Boletinit. Ademi kishte kryer akademinë ushtarake dhe kishte qenë Komandant i Njësive që mbrojtën Kongresin e Lushnjes dhe ishte fanolist. Vrasja u bë me urdhër nga jashte në bashkëpunim me komunistët shqiptar.

Në vitin 1946 sigurimi i shtetit arreston të shoqen e Ademit, Adile Boletini (Bekteshi) me akuzën për veprimtari armiqësore kundra pushtetit popullor. Mbas tre muaj në hetuesi ku u torturua çnjerëzisht nga Nesti Kopali e Zoi Themeli, dënohet me 5 vjet heqje lirie, vite këto që i kreu plotësisht. Në vitin 1947 Ismet Boletini, nip i Isës, mbasi ngre flamurin shqiptar në trenin Mitrovicë-Beograd, arratiset për Shqipëri, por këtu dënohet me 8 vjet burgim dhe vuan dënimin në burgun e Spaçit. Tafil Boletini, i nipi, bashkëluftëtar i Isës, megjithëse i moshuar, lidhet me tela dhe u dorëzohet jugosllavëve.

Në Kosovë, i biri i Isës, Asllani var veten në burgjet titiste, ndërsa djemtë e tjerë duke luftuar me armë në dorë kundër serbo-malazezëve, vriten dhe ekspozohen për terror në mes të Mitrovicës, kurse Skënderi pushkatohet në Tivar. Në vitin 1943 pushkatohet pa gjyq në Prizren i riu Rasim Dajçi, nip i Isës, nga forcat sllavo-komuniste me në krye Shefqet Peçin. edhe ky ushtarak i lartë, akademist. Një tjeter nip i Isa Boletinit, që dënohet nga diktatura komuniste në Shqipëri, është edhe shkollari akademist Enver Dajçi, zotërues i gjashtë gjuhëve të huaja dhe si një ndër firmëtaret e parë që nënshkruan Rezolucionin për Pavarësinë e Kosovës në dhjetor të vitit 1943.

Dhe tragjedia vazhdon, Ismeti një nip tjetër i Isës, dënohet me vdekje, Muja dhe Kapllani arrestohen dhe dënohen me nga 20 vjet në burgjet serbe. Nje nip tjetër vritet gjoja aksidentalisht tek Ura e Ibrit në Mitrovicë. Ali Boletini, nip i Isës, dënohet me 20 vjet burgim dhe më pas arratiset për Shqiperi.

Këto vrasje e persekutime ndër breza me rradhe mbi familjen e Heroit Isa Boletini dhe të qindra e mijra shqiptarëve nga dora makabër e sllavo-komunizmit shqiptar dhe atij jugosllav deri në ditët e sotme janë fakte e dokumenta rrënqethëse të popullit tonë, që përveç vuajtjes dhe dhimbjes që kanë brenda, kanë lënë gjurmë të thella në historinë e saj. Në çdo përvjetor të shpalljes së pavarësisë krahas patriotëve të tjerë përkujtohet edhe figura burrërore e luftëtarit të madh kombëtar Isa Boletini..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Isa Boletini
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Histori-
Kërce tek: