Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kaka dhe Pato te PSG gjatë verës?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
arjolim




Numri i postimeve : 1
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 15/01/2012

Kaka dhe Pato te PSG gjatë verës? Empty
MesazhTitulli: Kaka dhe Pato te PSG gjatë verës?   Kaka dhe Pato te PSG gjatë verës? Icon_minitimeWed Jan 18, 2012 3:19 pm

Carlo Ancelotti duket se nuk po heq dorë nga dy ish-lojtarët e tij te Milani, Ricardo Kaka (që aktualisht luan te Real Madridi) dhe Alexandre Pato, të cilët i dëshiron te klubi që drejton aktualisht, Paris Saint-Germain.

PSG ishte pranë transferimit të Patos javën e kaluar, por marrëveshje dështoi, ndërsa qe një kohë të gjatë klubi francez po e ndjek edhe brazilianin tjetër, Kaka, që nuk po e gjen veten në Santiago Bernabeu.

Në një prononcim për La Gazzetta dello Sport, Ancelotti ka thënë se është thuajse i pamundur transferimi i dyshes braziliane në janar, prandaj ai do t’i kërkojë ata gjatë afatit kalimtar veror.

“Tregimi për Paton është mjaft i çuditshëm. Po ndodhin shumë gjëra për të cilat ne nuk dimë. Marrëveshja është e vdekur për janar, por vetëm për janar”.

“Kaka mund të jetë në dispozicion në qershor. Ai ka vuajtur nga lëndimet në Madrid dhe po ka konkurrencë të madhe për vende. Megjithatë, ai është akoma një lojtar i madh”, ka deklaruar ish-trajneri i Milanit dhe Chelseat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://pergjigje.org/lutje/
 
Kaka dhe Pato te PSG gjatë verës?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Sport :: Sport-
Kërce tek: