ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lasgush Poradeci

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Lasgush Poradeci   Sun Apr 05, 2009 7:21 am

Lasgush Poradeci

.Poradeci

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije,
Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir...

E kudó krahin' e gjërë më s'po qit as pipëlim:
Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë...
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zotëroj më katër anë errësira...
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi

Zemra

Bëj e ri mendohem,
Të mos t'afërohem,
Bën e ri mendohesh
Të mos m'afërohesh.

Dhe ri bëj e bëjnë
Mos të shkoj andejnë,
Dhe ri e bën bejnë
Mos të shkosh këtejnë.

Ha! tek bëj kështuzë,
Hop! të shoh këtuzë!
Ha! tek bën ashtuzë,
Hop! buzë-për-buzë.

Pa me puth një herë,
Pa të puth dy herë,
Pa më puth tri herë,
Të puth tridhjet herë,

Uf! moj zemrë-e mjerë...

Zemër-lule-e-verë,
Gas-e-vrer-përherë,
Zemër-kopsht-me-erë,
Zemëra-skëtere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Sun Apr 05, 2009 7:25 am

Gremina

Ti sot as qesh as qan,
Ri larg e qetë.
Në shpirtin t'ënd ti mban
Një faj për jetë.

Një dashuri me gas,
Siç fryri era,
E zure shpejt në ças,
E le përhera.

U ngrove-ashtu sa mund,
As shumë-as pakë,
S'të ndriu përdrejt në fund
E bardha flakë:



Durimi

Tashi me gas, tashi me lot,
Tashi dhe nj'herë,
Duro durimin si për-mot
E si përher.

Mendo mendimin zemërak,
Ndaj vjen të sjellë
Sa leu e zjeu e shfreu me gjak
Në zemër fellë;

Sa pati shkrirë aq ëmbëlsi
Dyke kënduar,
E vaj e zi e shkrumb e hi
Të pambaruar;

Dyke përflakur plot me gas,
Plot afsh të ndritur,
Një mall të math që më vjen pas,
Kujtim-zhuritur;

Vjen ku përplaset përmi dhé,
Nër ulërimë,
e greminuar si rrufe,
Kjo jeta ime;

Ku mban shtrëgatën me sa mund,
Dhe kësaj radhe,
E hapur krejt, gjer mu në fund,
Ah plag'e madhe;

Fund e gjehenë e ang i zi,
Jetë pas jete,
Yll-dashuri! Hon-lemeri
Që mbaj me vete!

Edhe mendoj mendim me lot,
Me përvëlime,
Duroj durim të mbushur plot
Me zemrën t'ime.


Më ndriu e griu e shkriu
Ah mua zjarri!
U mvarrësh un'i ziu
Mi buzë varri!

E nuk më dhemb aspak
Një vdekje-e gjallë,
Ndaj qava lot me gjak,
Si në përrallë;

Ndaj hoqa rëndë-ashtu,
Gjer në greminë,
Llaftarën që më zu
Për dashurinë;

Për dashurinë-o Zot,
Që shemb një burrë,
Që s'e pat ndjerë dot
Gruaja kurrë;

Që lind e ndritur krejt,
Bukuriplotë!
Me dritën drejt-për-drejt
Nga drita jote!

Që qesh e qan e zjen,
E s'jep të qetë,
E zjen e bren e shfren,
E s'vdes përjetë..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Sun Apr 05, 2009 7:28 am

Ç'u mbush Mali

Shqipëri! moj nëna ime,
Më ke rritur me thërrime!
Shqipëri! të qofsha falë,
Të kam nënë e më ke djalë
Ç'u mbush mali me dëborë,
Ç'u mbush deti me pamporë,
Seç u mbush e shkreta Vlorë
Plot me krushq e me dasmorë,
S'janë Toskë e Malësorë
Me flamur të kuq në dorë
Si dhëndurë me kurorë.
Ç'u zbardhë malet, ç'u zbardhë:
Nga çdo anë seç na ardhë
Shqipëtarët gunë-bardhë,
Seç na ardhë palë-palë
Duke rutulluar malë
Kush më këmb'e kush më kalë
Kush më shpejt, kush më ngadalë;
Kush i lum e kush i gjorë
Kanë zbritur mun në Vlorë,
Mun në Vlorën e lirisë,
N'atë thelb të Shqipërisë.


Lodra e Dashurisë

Kërkova
Lumturinë,
Gjer më sot,
Gjith më të kot.

Shijova
çupërinë,
Një mot.
Me shpirtin plot.

Kullova
Djalërinë
Me lot,
Që s'thahen dot.

Kuptova
Dashurinë
Që lot -
Kur shemb! o Zot!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Sun Apr 05, 2009 7:28 am

Kujtimi

Edhe në mungove,
Edhe në ndryshove,
Edhe në dredhove,
Në më gjarpërove:

Kujt j-a dhè mungimin?
Kujt ja dhè ndryshimin?
Kujt j-a dhe dredhimin?
Kuja gjarpërimin?

Mungime-e ndryshime,
Mungime-e dredhime,
Dh'ato gjarpërime-
Hon për zemrën t'ime.

Zemr' e mall i parë,
Zemërëz' e vrarë
Kujton dyke qarë,
Pushton me llaftarë
Lulen e pavdarë,
Trupin e pangarë.

Pa ri pshoj qetuar
Dyke ëndëruar
Ndaj po puth nër duar-
Si ndaj koh' e shkuar-

Fort i dëshëruar,
Fort i dhëmshëruar,
Fort i lumtëruar,
Ballin dritë-qëruar
Syrin qjell-kulluar,
Gjirin-vajzëruar,
Trupin-qumështuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Sun Apr 05, 2009 7:29 am

Mitrush Kutelit

...Pa m'i prit edhe Mitrush Kutelit

...Pa m'i prit edhe këtonë,
Iskëra të zemrës s'onë.
Prit-m'i shok n'ato mërgime
Fjalëzat me regëtime,
Nga buçim'i zemrës s'ime.
Zemra ime buçim-shkretë
Zjen e bren e s'gjen të qetë,
Plaset e përplaset vetë,
Vdes përkohë-e lind përjetë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Sun Apr 05, 2009 7:30 am

Dëgjimi i Zemrës

Kur të më kujtosh,
Kur të vish të shkosh,
Kur të shkosh këtejza pranë
Që të çmallërosh

Ç'po dëgjon kur shkon?
Kur vjen e përgjon?
Ç'përgjon zemra në kët'anë
Fund në këtë hon?

Zemra jote sot,
Zemra jote mot,
sot e mot në ç'mallërime
Zemra që s'fle dot

Seç të ndjen këtaj,
Seç të ndjen pastaj,
Seç dëgjon ndaj vetes s'ime
(Si ndaj vet'e saj):

Mall e vrer që mbaj
Qaj, moj zemër, qaj.

Vrer e mall që flas
Plas, moj zemër, plas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Sun Apr 05, 2009 7:30 am

Ku vemi Shpesh

Në zemër t'ënde vetëm unë,
Në zemër t'ime vetëm ti,
dhe jashtë bota fjalëtare,
Dhe jashtë syri plot zili.

Dh'ashtu filluam përngahera
Një vetësi plot ëmbëlsi,
Të mos na shohë syr'i botës,
Mos na zemrosh, moj njerëzi.

Dhe ikm' e ikmë gjith-më largë,
Dyke kërkuar pak liri,
Që me t'u ndezur flak'e ditës,
Gjer më të mugëtit të zi;

Gjer në mesnatë-e pasmesnate,
Oh! E pangopur e arrati!
Un' hijerënd' e mvrerësuar,
Ti buzëndritur në stoli.

Nër ato male shtat-mëdhaja,
Nër ata pyje me fshehtësi,
N'ato mburima lozonjare,
N'ata shkëmbenj plot llaftari;

Ku fryn një erë pastërtije,
E vetëtin një bukuri,
E ritet malli posi deti,
E ndizet zemëra në gji;

Ku nuku duket asnjeri,
Ku vemi shpesh veç un'e ti
Ku djeg si zjarr, moj dashuri!
Ku ndrin si yll, moj perëndi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Sun Apr 05, 2009 7:31 am

Ku shtrohet Vala... (Romancë)

Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng' e pakuptuar,
Të pashë, motër, plot me mall,
më pe me shpirt të llaftaruar.

Q'aherë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet'e dytë...
Dh'i shtinja sytë gjith përdhe-
Gjithë përdhe m'i shtinje sytë...

Po me t'u ndarë vet e vet,
Më s'kishim turp që s'kishte fjalë...
Na ritej malli posi det,
Posi një det që vjen me valë:

E prapë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet-e dytë;
E prapë sytë gjith përdhe,
Gjithë përdhe pikonin sytë.

Q'aherë qamë plot me mall
Atë vështrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng' e pakuptuar.

Se kish kuptim që s'kish kuptim,
Kuptim'i fellë-i mallit t'onë;
Se malli jon'ish zotërim,
Që robëron përgjithëmonë;

Se s'dashuronja-as un' as ti,
Po dashuronte dashurija:
Një dashuri - një fshehtësi
M'e fshehur sesa fshehtësija.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Sun Apr 05, 2009 7:31 am

Syt' e tu Vetëtimtarët

Syt'e tu, vetëtimtarët, i mbulon pluhur i zi.
Syt'e tu vetëtimtarët ndezin yj mi vala detesh.
Me vështrim të perënduar, kaq hirplotë ti më mbetesh
Si t'i fshesh qipall'e rëndë të paçmuarat stoli.

Kur i pash'oh! Në nat'helmi, hën'e largë-ish derdhur n'ar.
Kur i pashë në nat'helmi, ar i derdhur m'u bëj zija:
M'u bë gas ndaj fërfëllonte vgjeri-i shenjt' hijen e tija:
Mi shtrat fletë sapo shtruar...na shij qjelli zilitar...

Syt'e tu- enigm' e kohës; syt' e tu-çudi pa çmim;
Syt'e tu- çkëlqim gazmuar i skëterrës dhemshurishte.
Kish durim yll' i zhuritur, yll me zjarr durimi kishte,
Që krijoj kaq dritë djelli, që mbaroj kaq dëshërim.

Syt'e tu vetëtimtarët, sillen qark gjerakorisht.
Syt'e tu vetëtimtarët ëndërojne-aq të qetuar.
Ndaj shtron hijen vgjeri-i shentë kur i putha-i llaftaruar,
Syt'e tu vetëtimtarët buzëqeshnë dhemshurisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Sun Apr 05, 2009 7:32 am

Kur të më jesh e Zemëruar

Ti m`u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli,
Un` ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri.
O, ç'ka që m`u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj?
Haj!shkretëtirë-e-zemrës`s`ime! Dhe haj! e zeza jetë,haj!

Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg...
Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg;
E çdo mendim e pata tretur vetëm n`ërgjënd e në flori,
O,vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt` e mi.-

Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot...
Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot!
Në gjirin t`ënd të llaftaruar m`a lerë mëndjen t`a humbas,
Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir` e plot me gas.


Ti buzëqesh-më-zilitare,e më çkëlqe si vetëtim,
E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit t`im;
Se gazi-i-kthjellt` i lumtërisë, që çel si lulja në mëngjes,
Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes:


Kur të më jesh e zemëruar, më shpirt të vrarë-e varfnjak,
N`e mbajç në zemër zembëratën, prej helmit t`ënd s`do heq aspak;
S`do psherëti n`e lënc të vdesë,a në `m`a thënc,në mos m`a
thënc:
Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,që të më bësh të prishem
menc.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Sun Apr 05, 2009 7:33 am

Gjarpërushja

Haj të mirremi për dore,
Nep-ma zemrën që ma more,
Gjarpërushe pikëlore

M'u vrapo q'andej matanë,
më qëndro në zemër pranë,
M'i vështro sa lot më lanë.

Të fjalonemi ngadalë,
të pushtonemi pa fjalë,
Plot me afsh e duf të valë.

Me atë vetull-vetulluar,
Me atë shtatin-gjarpëruar,
Me ato kraha-fluturuar

Vetullo,moj vetullushe!
Gjarpëro,moj gjarpërushe!
Fluturo,moj fluturushe!.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Sun Apr 05, 2009 7:33 am

Kush ta fali Bukurinë

Kush ta fali bukurinë
Që t'ë më trerosh të zinë!

Kur të pashë për të vluar,
Pëllumbeshë pendë-shkruar,
Bubu! plumb në kraharuar,
Plumb që vret dyke gjëmuar!

Mbledhur shoqet me një qoshe,
Diç, m'ju flisje, dic m'ju thoshe,
Gushë-e-llërë-e-gji-bardhoshe.

Pa me syçkëzat e tua,
Sy-larme! ç'më fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkëndija,
Ndezur mun në mes në ballë,
Të më vesh në dhè të gjallë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Sun Apr 05, 2009 7:34 am

E mora Shoqezën Përkrah

E mora shoqezën përkrah,
E matmë rugën ca-nga-ca,
Sikur na ndillte larg diçka.

Pa zu dita perëndoj,
Pa zu nata na mbuloj,
Pa zura shoqen ta pushtoj.

Përse buçet liqer i qet!
Liqer, ti ç'thua ndaj bucet!
Ç'far' pe, liqer, mi zall të shkretë?

E çasin kur e sjell nër mend,
Kur sjell nër mend, ah! atë vend,
As rroj as vdes, po jam pa mend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Sun Apr 05, 2009 7:35 am

Kur në Flakë

Kur në flakë të qiririt zë mendonem net-për-net
Dh'e ndjej shpirtin e kulluar nëpër dritën që më tret
Prej skëterrës se pa matë më del bot' e ëndërruar,
vetëm ti, o im-e dashur net-për-net më rri larguar

Po çdo ëndërr që më shfaqet prej skëterrës së pafund
çdo mendim i llaftaruar që më dhemb e më përtund,
Duke rënë prej së lartash posi pikë zemërate
T'i përshkohet për-së-thelli bukuris' së qenies sate.

T'i përshkohet mes-për-mesi dlirësis' së shpirit tënd,
Ta merr pamjen e fytyrës, bëhet shkronjëz e kuvend.
Ai del prej shkretëtire ment' e mi të m'i stolisë
E ka tingull llaftarie, ka verbimin e magjisë,

Ndrin i kthjellët e i pastër si pasqyrëz' e një kroj
Pa nëm fytyrën tënde ta vështroj... nuk ta vështroj...

O! fytyr' e vjershëruar që më mbush me dëshërime!
Q'i fal gaz përjetësie dashuris' së zemrës sime!
Që më bën kur ment' e mia regëtijnë varg e varg
Të të ndjej aq fare pranë, të më jesh aq shumë larg...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Sun Apr 05, 2009 7:35 am

VDEKJA E NOSITIT


Me zjarr ju flas... me zjarr.
Ne gjirin tim kam hapur varr...
Qe t'i jap shprese-edhe t'ja marr...

Un' ik liqerit zemerak
Fatlum dh'i paster si zembak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijne-urtuar zogjte-e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri -
Nje dashuri per Ilaftari:

Pa nis ah! gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin me nje cas...,
Dh'i nginj ah! zogjte-e vdes me gas !...

Ahere-helmohet e bucet
Pas mallit tim liqeri-i shkret,
E rrit tallazin posi det.

Ay e tund,ay e shkund,
Ay e hap sa me te mund,
Gjer mun ne gjit,gjer mun ne fund.

E shpirtin dyke ma percjelle,
Me thote ah! shih sesa 'sht'i felle
Ky gjir'i em qe te pat pjelle...

...Me zjarr ju flas,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Sun Apr 05, 2009 7:36 am

Nuk dashuronim as unë as ti


Në kohën tonë pa fëmijëri,

në udhën tonë të mërguar,

nuk munda (oh), të t' bëj ty,

dhe s'ka se si ti t' më duash?



Në kohë-botën që jetojmë

një gjë të dy fort mirë e dimë:

njëri mbi tokë, tjetri mbi qiell-

s'e trashëgojmë dot Dashurinë?



Një gjë fort mirë duhet ta dijë

unë dhe ti dhe Gjithësia:

po nuk u deshëm ne të dy-

s'ka si të duhet Dashuria?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Sun Apr 05, 2009 7:38 am

Dimër


Shpirti im qe sot y mbyll
Dhe gezimin m'a perzuri.
Neper mal e neper pyll
Zu debora prej qekuri.

Bjene floket nje-nga-nje
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nene te
Dheri fjet e ri mbuluar

Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe ne zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipelim
Tere fili, tere jeta.

Ne kaq heshtje-e qetesi
Ndjej vajtimthin e nje shpesi:
Psheretin me ze te ti
Jet' e trembur se mos vdesi...

MALLI

Syri-i bukur qe t'u mvrenjt -
Syri yt qe me lendon
Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von.

Sapo shpirti m'u delir -
Shpirti im i nxire krejt -
Do me lere me pahir
Syri-i bukur qe t'u mvrenjt.

E do mbetem pernjemend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbreteresha qe me çmend
Do me lere-a shpejt a von.

Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von,
Syri i bukur qe t'u mvrenjt -
Syri yt qe me lendon.

Do me lere...A! po si -
Qofte-ahere-ose tani -
Do te qaj aq dashuri
Qe te humb me mall te ti?


Maja e celur

Luelt lulezuan
me te pare djelle
kushedi c'duruan
qe kur jane mbjelle

qe kur u perzyen
me rere a me uje,
dhe u lag'n e u lyen
pa buje e rremuje

Pa ze psheretimi
ze e vaj te kote
i ngurroj thellimi
nene dhen e ftohte

Edhe balt' e ndotur
edhe llum i ndyre
i patne perlotur
me ngjyre e menxyre

Ato piperonin
me nje sulm te qete
dhe mbinin e shkonin
qe perposh perpjete

qe nga erresira
brenda ne dhe thelle
ndillnin krejt te dlira
driten edhe qielle

Sa me rend' i mbante
rrenj' e balt' e nxire
dhe i terhiqte e s'i ndante
per ne fundesire

dhe sa m'i padukur
edhe sa m'i zjarrte
ishte sulm i bukur
per ne qiejt e larte

aq me lire e fshehur
dhe aq me me ngadale
rritnin papandehur
sulmin e pandale

Dhe ja, ndizet era
mbi barishte e bime
Ja! Qesh parevera
neper ngasherime

Ja! sa lul' e qete
celi gjine e saje
permbi dege e flete
atje lart ne maje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Albanian Warrior
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 121
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 8
Data e regjistrimit : 19/03/2009

MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Sun Apr 05, 2009 2:47 pm

Ri me shëndet

Që sot, një vënd i huaj më ka thërritur pas:
Vënite, motër, buzën, e mos e bëj më gas.
Nga bot' e lumtërisë vështro nër syt' e mi
Me shpirt të zembëruar e plot me dhëmshuri.
O, pse kaq ëndr' e bukur më s'lumtërovi dot!
Përse m'a njom qipallën kjo valle pikash lot!
Tani shënden' e fundit kam dashur të t'a fal-
Posi një perëndeshë afro-m'u dal-nga-dal,
Me flokë përmi supe, me robe gjer përdhe,
Do të pushtoj nër krahë me një magji të re,
T'a dish sesa 'sht'i valë ky mall që po më tret,
Sesa m'u pate dhemshur t'a dish me të vërtet.
As eja! eja! eja! në zjarr te gjirit t'im!
Vrapo si fill rrufeje!ckëlqe si vetëtim!
M'a ndrit me një të parë fytyrën që m'u mvrejt:
Më shih me sy pëllumbi në zemër drejt-per-drejt.
Te rite-e zemrës s'ime , greminë pa kufi:
Si do t'i mbushnje anët vec ti, ah! vetëm ti:
Sesi do të më ritej, nër kohë paskëtaj,
Një yll përjetësije drejt që nga fund' i saj!...-

Që sot mjerim' i vjetër në shpirt m'u përtëri,
Po m'a zembron të pritmen një fat shumë m'i zi,
Dhe ah! e desha veten prej teje t'a kem plot!
Kjo dashurija jonë do ndriti me të kot?
Vrapo me hap të letë e mos u ndal aspak,
T'a nisim dyke pshuar mërgimin zemërak,
Të qajmë shoqi shoqin së bashku që të dy,
Të puthemi në flakë, në ball' edhe në sy:
Sa dhëmb mërgim' i largë që do na lerë pas
Më pranë njëritjatrit të dehemi në gas...
E sa të jemi dehur në gas e lumtëri,
Më hidhur të na dhëmbi largimi jon i zi...
Sepse ky malli jonë më s'pati shëmbëllim,
Se na 'shte vaj një kengë, dhe kënga nj'ëndërim,
Pa cmallje, pa të sosur, pa nojmë kurrëkund,
Sic ish , sic do te jetë - një dashuri pa fund.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lasgush Poradeci   Today at 7:15 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lasgush Poradeci
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Arti dhe kultura :: Letersi-
Kërce tek: