ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 17-vjeçari dibran shpik tastierën që prodhon energji !!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: 17-vjeçari dibran shpik tastierën që prodhon energji !!!   Mon Apr 06, 2009 7:08 pm

Bledi, 17-vjeçari dibran shpik tastierën që prodhon energji



Nëse shpikjet më të mëdha të njerëzimit kanë ardhur "nga halli", e tillë është edhe kjo që do t'ju tregojmë sot. Bledar Kazia është vetëm 17 vjeç dhe është nxënës në Medresenë e Kavajës në vitin e tretë. Ai ka menduar t'i shërbejë vetes dhe komunitetit me diçka që fillimisht iu duk të gjithëve e pabesueshme, por tashmë është realitet.


Ka të bëjë me një energji alternative për të ushqyer kompjuterin kur mungon energjia elektrike.
Bledi e shpjegon kështu, krijimin e tij; "Poshtë butonave të tastierës vendoset një bobinë dhe një magnet. Në kohën kur ne e shtypim butonin krijohet një shkëndijë magnetike vlera e së cilës rritet me shtypjen e butonave dhe energjia mekanike kthehet në energji elektrike. Më pas bëjmë lidhjen me një multi metër që tregon se me të vërtetë prodhohet energji".
Por nuk mbaron këtu. Bledi shpjegon më tej se "Këtë energji ne e depozitojmë në një bateri të rikarikueshme. Bateria e merr energjinë duke shtypur tastat e tastierës. Ngjitur me baterinë është një llampë dhe kur ajo ndizet do të thotë që po karikohet. Në qoftë se në një lapë top shtypim një mijë herë tastat e kompjuterit do të karikonim një bateri 19 voltësh, pasi kjo është më e madhja. Në qoftë se jemi në rrugë ose në autobus dhe na duhet patjetër ta përdorim kompjuterin duke përdorur këtë projekt për 10 ose 15 minuta ne e karikojmë baterinë e lapë topit e cila mban 6 orë punë në të. Kur një bateri kompjuteri zgjatë dy ose tre orë, me këtë projekt ajo shkon në 6 orë. Është një projekt që kursen dhe prodhon energji".
Energjia që prodhohet në këtë rast është energji alternative, pra nuk është korrent direkt, është alternativë. "Na duhet ta mbledhim njëherë energjinë pastaj ta përdorim". Ideja ka lindur verën e kaluar në kushtet e shtëpisë, më pas më fillimin e shkollës me ndihmën e profesorit të informatikës Salih Dede.
Në fillim ka marrë çmimin e parë, në olimpiadën e Fizikës në Tiranë. Më pas është bërë e mundur që ky projekt të përfaqësojë Shqipërinë në një konkurs ndërkombëtar në Turkmenistan. Këtu Bledar Kazia është vlerësuar me medaljen e argjendit kjo i ka dhënë mundësin që po me këtë projekt të përfaqësojë Shqipërinë në Nevada të Amerikës.
Kur e pyesim Bledin çfarë kanë menduar personat që kanë dëgjuar për shpikjen e tij!? Në fillim janë treguar mosbesues thotë ai, po kur juria ndërkombëtare e vlerësoi këtë projekt, atëherë gjithçka ishte më e qartë dhe shumë ndërruan mendim.
Familja e tij jeton në Peshkopi ndërsa Bledari në Kavajë, fundjavave shkon në familje të prindërit të cilët nuk kanë ndonjë "dell" shkencëtari në fis por që janë të lumtur për djalin e tyre.
Suksesi i shpikësit tonë nuk mbaron me kaq, gjatë kohës së qëndrimit në Turkmenistan, përfaqësuesit e Indisë kanë treguar interes për projektin e djaloshit shqiptar.
Ajo që do ta bënte të lumtur është shpikësin është të bëhej i mundur prodhimi i tastierave të tilla që do i shërbenin shumë njerëzve, dhe për një gjë duket i lumtur Bledari që i ka shërbyer njerëzimit për diçka.

Gazeta "Shekulli", Entela Resuli

Edhe ne shqipetaret dime te shpikim gjera me vlere nuk jane vetem te huajt qe shpikin..

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: 17-vjeçari dibran shpik tastierën që prodhon energji !!!   Mon Apr 06, 2009 7:58 pm

Shqiptaret vetem nuk kane mjete te domosdoshme per shpikje se po te kishin kush e di qdo te shpiknin...
Eshte shume interesant, madje shpikje me vlere pasi qe ne Kosove dhe ne Shqiperi rryme nuk kemi andaj le ta shfrytezojme at tastier....

_________________



The revolution is not an apple that falls when it is ripe.
You have to make it fall.

CHE GUEVARA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
Jeta
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 107
Reputacioni : -1
Data e regjistrimit : 19/03/2009

MesazhTitulli: Re: 17-vjeçari dibran shpik tastierën që prodhon energji !!!   Mon Apr 06, 2009 9:22 pm

O shqiptart se cia jon bre s'ka me shqiptar shqiptar shqiptar shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Rock



Numri i postimeve : 16
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 19/03/2009

MesazhTitulli: Re: 17-vjeçari dibran shpik tastierën që prodhon energji !!!   Tue Apr 07, 2009 10:01 pm

Po perparokne shqiptarte hahahhahahhaha Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: 17-vjeçari dibran shpik tastierën që prodhon energji !!!   Tue Apr 07, 2009 10:45 pm

Uroj qe edhe shume talent te tjere shqiptare te dalin njohurite e tyre ne dobi te vendit..

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: 17-vjeçari dibran shpik tastierën që prodhon energji !!!   Tue Apr 07, 2009 11:25 pm

i lumt edhe ne shqiptaret dim te shpikim....

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: 17-vjeçari dibran shpik tastierën që prodhon energji !!!   Today at 6:18 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
17-vjeçari dibran shpik tastierën që prodhon energji !!!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shkence & Teknologji :: Shkence & Teknologji-
Kërce tek: