Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Tronditet Italia nga tërmeti 9-ballësh, frikë për shqiptarët që gjenden nën rrënoja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Tronditet Italia nga tërmeti 9-ballësh, frikë për shqiptarët që gjenden nën rrënoja Empty
MesazhTitulli: Tronditet Italia nga tërmeti 9-ballësh, frikë për shqiptarët që gjenden nën rrënoja   Tronditet Italia nga tërmeti 9-ballësh, frikë për shqiptarët që gjenden nën rrënoja Icon_minitimeFri Apr 10, 2009 12:19 pm

07-04-2009 / Gazeta 55
Kryeministri Berluskoni mbërrin menjëherë në vend-ngjarje, dhe vetëm pak minuta pas ndodhjes së tragjedisë, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Mësohet se bilanci i viktimave mund të jetë mbi 100 persona, ndërsa është në rritje numri i të zhdukurve. Benedikti XVI deklaroi se është duke u lutur për shpirtrat e 5 fëmijëve që kanë humbur jetën si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore

Një tërmet i fuqishëm 9 ballësh, sipas shkallës Rihter, tronditi mëngjesin e djeshëm Italinë qendrore, duke shkaktuar mbi 100 të vdekur dhe një pjesë e konsiderueshme, afërsisht 40 persona, rezultojnë të humbur nën rrënoja. Mijëra shtëpi, kisha dhe ndërtesa të tjera, janë shembur apo janë dëmtuar rëndë. Një numër ende i pacaktuar personash njoftohet se janë plagosur dhe disa të tjerë mbeten ende nën rrënoja në qytet dhe në zonat rreth tij. Zyrtarët e sigurisë pohojnë se tërmeti kishte një thellësi të jashtëzakonshme, prej 28 kilometrash. Epiqendra e tërmetit mësohet se ka qenë rajoni malor i Abruzzos, në lindje të Romës dhe goditjen e dha në Aquila, një qytet i themeluar në shekullin XIII afro 100 kilometra prej Romës, si edhe fshatrat përreth tyre. Njoftohet gjithashtu se, katër fëmijë kanë humbur jetën nga rrëzimi i një ndërtese në L’Aquila, dy në një fshat të afërt dhe të paktën pesë të tjerë në një fshat tjetër. “Mijëra banorë mund të kenë mbetur të pastrehë dhe mijëra shtëpi janë shembur apo dëmtuar rëndë”, deklaroi Agostino Miozzo, një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes Civile. Në vendngjarje mbërriti menjëherë edhe kryeministri italian Berluskoni i cili vetëm pak minuta pas tragjedisë, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Forcat e ndihmës së shpejtë kanë bërë apel për gjak, për t’u ardhur në ndihmë qindra personave të lënduar. Përveç mobilizimit të forcave të ushtrisë janë edhe me mijëra vullnetarë që po ndihmojnë në këtë situatë të vështirë. Ndërkohë që Papa Benedikti i 16 deklaroi se është duke u lutur për shpirtrat e 5 fëmijëve që kanë humbur jetën si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore. Rrënojat e ndërtesave kanë bllokuar pjesën më të madhe të rrugëve të vjetra të L’Aquilas, duke varrosur nën to dhjetëra automjete të parkuara, ndërkohë që edhe ndërtime të reja nuk u kanë rezistuar lëkundjeve sizmike me fuqi 6.3 ballë sipas shkallës Rihter, tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Italinë pas shumë vitesh. Banorët në një pjesë të madhe të Italisë qendrore kanë ndjerë lëkundjet e fuqishme sizmike dhe shumë prej tyre në panik kanë braktisur banesat për të dalë në rrugë.
Ndërsa banorët e Romës, që rrallë mund të goditet nga aktivitetet sizmike, u zgjuan nga lëkundjet.
Stafi drejtues Shqiperia Natyrale shprehe ngushllimet me te sinqerta per popullin italian,duhe shprehur dhimbjen shpresojme se Italia do të dinë të kapërcejnë me vendosmëri pasojat e rënda të këtij tërmeti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tronditet Italia nga tërmeti 9-ballësh, frikë për shqiptarët që gjenden nën rrënoja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Frikë nga vrimat e zeza -Big Beng
» Shqiptarët e Maqedonisë
» Sherbim i ri falas per shqiptaret
» Shqiptarët Popull Solidar
» SHQIPTARËT E QË DIKUR SUNDONIN IRAKUN

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Bota :: Bota-
Kërce tek: