Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fehmi Lladrovci

Shko poshtë 
+3
ILLYRIAN
Meteor
shqipetari
7 posters
AutoriMesazh
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Fehmi Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Fehmi Lladrovci   Fehmi Lladrovci Icon_minitimeFri Apr 10, 2009 11:13 pm

Fehmi Lladrovci Fehmi-lladrovcin
Fehmi Lladrovci
i lindur dhe i rritur në Shkabaj (ish-Gllanasellë) të Drenicës në një familje bujare me traditë atdhetare, së bashku me shoqen e jetës dhe përjetësisë, Xheva Lladrovicin, po ashtu edhe kjo e edukuar me ide kombëtare nga babai Avdyli, hynë në historinë e Re Kombëtare, duke materializuar me gjakun e tyre idenë e çlirimit kombëtar si dy bashkëshortë, dy bashkëluftëtarë, dy bashkëdeshmorë qe me vyrtyte e tyre jetësore krahasohen me çiftin po ashtu bashkëluftëtarë-dëshmorë, Azem dhe Shotë Galica. Duke e njohur dhe kuptuar realitetin e jetës që gjysma e kombit shqiptar nën barnarinëe pushtuesve sllavë, Fehmiu qysh herë i kishte përcaktuar vetes rrugën jetësore. Fehmi Lladrofci është njëri prej luftëtarëve që bashkë me të shoqen, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, përbëjnë çiftin që më se miri e emituan Azem dhe Shotë Galicën.
Fehmi Lladrovci 000fehmiegjevnlladrofciwww1010%5B1%5D Ky epitet më mirë iu shkon këtyre dy dëshmorëve, të cilët me tërë qenien e tyre iu përkushtuan atdheut dhe kombit. Fehmiu, që rrjedh nga një familje me traditë patriotike, që herët u përcaktua për rrugën e lirisë, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar. Shtypja dhe robëria e popullit të tij u bënë frymëzim, kurse veprat e patriotëve tanë të mëdhenj udhërrëfim për rrugën që do ta ndjekë më pastaj.
Është njëri prej intelektualëve më në zë të Drenicës, i cili u përkushtua në rrugën e lirisë, kurse me veprimin e vet u bë shembull për brezat se si duhet luftuar e sakrifikuar për atdheun. Krahas punës revolucionare, Fehmiu i kushtoi kujdes edhe arsimimit, sepse ishte i vetëdijshëm se pa shkollim nuk mund të ecej përpara. Shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje, kurse të mesmin në Prishtinë.
Burgu dhe torturat nuk e luhatën nga rruga e lirisë
Lëvizjet studentore të vitit 1981 te ky personalitet patën ndikim të posaçëm. Për shkak të veprimtarisë atdhetare, organet e sistemit totalitar e burgosën me burg të rëndë. Edhe burgu i rëndë, por edhe torturat e mëdha që përjetoi në asnjë çast nuk e luhatën nga rruga e lirisë dhe qëllimi përfundimtar për çlirimin e atdheut. Ai do të njihet e do të kontaktojë me shumë patriotë e atdhetarë të shquar, të cilët po ashtu kishin ideal çlirimin e atdheut nga kolonialistët serbë. Një periudhë kohore Fehmiu qëndroi në Zagreb, ku mbaroi edhe fakultetin teknik. Për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare, Fehmiu ishte prore i ndjekur nga sitemi totalitar, kurse qëndrimi i tij në Kosovë në rrethanat e atëhershme ishte i pamundur.
Mu për këtë, ai një kohë e kaloi në mërgim, ku pareshtur zhvilloi veprimtarinë atdhetare në bashkimin e forcave shqiptare që vepronin në Perëndim. Pos si intelektual, Fehmiu shpejt do të bëhet i njohur edhe si politolog, kurse për një periudhë kohore do të vëhet edhe në krye të lëvizjes atdhetare atje.
Ngjarjet që pasuan, pas viteve të nëntëdhjeta, atë e radhisin në mesin e atdhetarëve që kishin vendosur me seriozitetin më të madh t’i qasen çështjes së çlirimit të atdheut. Ishte njëri prej personaliteteve që mendonte se Kosova duhej të ndërronte strategjinë e veprimit, kurse rezistencën e armatosur e vlerësonte si rrugën e vetme për çlirimin e Kosovës. Ai ishte edhe njohës i mirë i rrethanave ndërkombëtare, kurse diplomacinë e shihte të pandashme nga rezistenca e armatosur. Fehmiu i kishte fare mirë të qarta edhe intersat strategjike të shteteve fqinje dhe ato të Fuqive të Mëdha në raport me Kosovën, por gjithherë ishte optimist se nëpërmjet një kryengritjeje gjithëpopullore Kosova do të çlirohej përfundimisht nga kolonialistët serbë. Kur plasi lufta në Kroaci e Slloveni, Fehmiun do ta gjejmë në radhët e popujve kroat e slloven që përpiqeshin të çliroheshin nga zgjedha serbe. Fehmiu kishte shpirt të njeriut, i cili dëshironte të vegjlit t’i çlironte nga zgjedha e robërisë.
Por, mbi të gjitha, ai kishte synim përgatitjen dhe aftësimin e shqiptarëve për luftë. Me angazhimin e tij, në Kroaci qe formuar edhe një grup i shqiptarëve të armatosur prej 300 deri në 500 shqiptarë, të cilët pasi do t’i përgatiste mirë, do t’i kthente në Kosovë për të filluar rezistencën e armatosur. Meqenëse në Kosovë, nën drejtimin e komandantit legjendar Adem Jashari, më 1991 kishte filluar rezistenca e armatosur, për të mos pushuar deri në largimin definitiv të forcave serbe nga Kosova, Fehmi Lladrofci pandërprerë ishte në kontakt me Adem Jasharin, dhe në çdo mënyrë e ndihmonte rezistencën e tij që bënte në Kosovë.
Komandanti i brigadës 314 të TMK-së ”Fehmi Lladrofci” në Kastriot nga kujtimet e tij për figurën madhështore të Fehmi Lladrovcit, pohon se gjatë periudhës kur UÇK-ja vepronte në ilegalitet, Adem Jashari pothuajse gjithherë ndodhej në kontakte me Fehmi Lladrofcin, i cili asokohe gjendej në mërgim, por i interesuar me tërë qenien e vet për vendlindjen dhe Kosovën. Kontaktet e tij me komandantin legjendar Adem Jashari ishin evidente, por përbënin edhe enigmën që ishte e arsyeshme gjatë veprimeve në ilegalitet. Ishin këto vitet 1993-1994, kur praktikisht UÇK-ja mori fizionominë e një organizmi të armatosur. Meqenëse kishte një interesim të jashtëzakonshëm për të ndihmuar e fuqizuar rezistencën e armatosur, Fehmi Lladrofci, që ishte i pandashëm nga bashkëshortja e tij Xheva, po ashtu dëshmore, në vitin 1996 mësyn tokën e Kosovës nëpërmjet Shqipërisë.
Në përpjekjen e tij të vitit 1996 për të hyrë në Kosovë bashkë me një grup shokësh, kujton Zejnullah Prokshi, Fehmiu plagoset në kufi. Atë ditë bie edhe Luan Hajredinaj, i cili ndodhej në grupin e Fehmiut, që përpiqeshin të hynin në Kosovë.
Ngjarjet dhe dinamika e tyre që pasuan në Kosovë atë e radhisin në mesin e pjesëtarëve të UÇK-së. Ishin ngjarjet e fuqishme që ndodhen në Drenicë dhe Kosovë ato që i krijuan mundësi që ai me tërë qenien e tij të radhitet ne mesin e luftëtarëve të rinj, të cilët me vendosmërin e tyre ishin përcaktuar në drejtim të çlirimit të Kosovës. Pasi kishte bërë shumë punë të rëndësishme në organizimin dhe mobilizimin e mërgimtarëve, la kolltuqet e Perëndimit dhe u nis në Drenicën dhe Kosovën e tij të dashur. Meqë kishte përballuar me sukses rreziqet në zonën kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, Fehmi Lladrofci i shoqëruar me bashkëshorten e tij Xhevën arrin në Drenicë. Në fillim vendoset në fshatin Açarevë, kurse më pastaj në Likoc dhe fshatrat përreth. Aty ku kërciste pushka, ishte e pamundur të mos ndodhej Fehmi Lladrofci.Pas rënies së komandanti të UÇK-së Adem Jashari, Fehmiu do të merret me organizimin e UÇK-së në zonën që përfshinte pjesën lindore të Drenicës, që nënkuptonte bjeshkën e Qyqavicës dhe fshatrat përreth, ku edhe mori përgjegjësinë për të drejtuar ushtrinë në një zonë mjaft të gjërë. Ishte karakteristike se aty ku paraqitej Fehmiu, pas i shkonin shumë vullnetarë, të cilët dëshironin në çdo mënyrë të radhiteshin në radhët e UÇK-së. Bile, interesimi ishte aq i madh, sa pakkush kishte paramenduar. Kjo e gëzonte pa masë Fehmiun, i cili me metodat e tij dinte të ofronte dhe të frymëzonte njerëzit, bashkatdhetarët dhe bashkëvendasit për betejat që do të pasonin në përpjekjet për çlirimin e Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fehmi Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi Lladrovci   Fehmi Lladrovci Icon_minitimeFri Apr 10, 2009 11:21 pm

Lavdi te perjeteshme Fehmi Lladrovci dhe gjithe deshmoreve,te cilet u sakrifikuan per lirine e popullit shqipetare,njashtu edhe per clirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqipetare.Lavdi...!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Fehmi Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi Lladrovci   Fehmi Lladrovci Icon_minitimeFri Apr 10, 2009 11:45 pm

lavdi te perjetshme paqim fatin e tyre
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Fehmi Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi Lladrovci   Fehmi Lladrovci Icon_minitimeSat Apr 11, 2009 5:22 pm

Faleminderit shqipetari qe po sjelle kete material per te ditur me shume per deshmoret e lirise dhe te bejme me dije se nuk i kemi harruar ata jane per ne drita qe nuk do shuhen kurre...

LAvdi deshmorit te kombit Fehmi Lladrovci i cili u sakrifikua vetem e vetem qe te kemi paqe ne dhe te jetojme ne frymen patriotike te lire...Dhe te permbushin aspiratat dhe synimet e deshmoreve te rene per liri dhe njehere ... LAVDI...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
GjergjShqiperia




Numri i postimeve : 5
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 10/05/2009

Fehmi Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi Lladrovci   Fehmi Lladrovci Icon_minitimeSun May 10, 2009 1:46 am

Fehmi LLadrovci ishte figura me pikante e nje shqipetari. Ai tere jeten e vete e kishte shkri, thurre e tkurre, neper vujtje, mendime e veprime vetem e vetem per Shqiperine etnike.Besnikeria e tij dhe e gruas se tij eshte ideale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Fehmi Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi Lladrovci   Fehmi Lladrovci Icon_minitimeSun May 10, 2009 1:57 am

E paqim fatin e deshmorve Lavdi e perjetshme e te gjithe deshmoreve te kombit shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
Melodi

Melodi


Numri i postimeve : 46
Mosha : 35
Vendi : Bota e ëndërrave
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 01/03/2009

Fehmi Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi Lladrovci   Fehmi Lladrovci Icon_minitimeSun May 10, 2009 11:00 am

LAVDI te perjeteshme gjithe deshmoreve te kombit.
Mund te jene te vdekur per armikun,por tek ne jetojne ne zemer.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
GjergjShqiperia




Numri i postimeve : 5
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 10/05/2009

Fehmi Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi Lladrovci   Fehmi Lladrovci Icon_minitimeSun May 10, 2009 11:35 pm

RROFTE SHQIPERIA E BASHKUAR
Me rrespekt per mendimet dhe fjalet e gjithe antareve qe i pash me larte.
Per mua eshte e pajustifikuar ne asnje menyre qe te vlersoj nje deshmore me fjale.
Ata jane vete Shqiperia jone Etnike. Vetem disa gjera Kombin tone na Bashkojne si mishi me ashtin, ato mendoj se jane: Atdheu, Kombi dhe Deshmoret, e dij qe sa njerez ka mendojne mendime te ndryshme, por mua me duken keshtu.
Per mua Fehmi LLadrovci eshte vertet nje deshmore i vecante.
Kam pa shume raste konkrete te renjes se deshmoreve, plagosjen e pastaj vdekjen ne transport te tyre etj. Por meditimi lidhur me kete duet Deshmoresh Fehmi e Xheve LLadrovci edhe ne luften e UCPMB-se, por edhe ne Iliride e gjetiu ka ndiku teper shume, nuk kam fjale per ta shpjegu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Fehmi Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi Lladrovci   Fehmi Lladrovci Icon_minitimeMon May 11, 2009 1:39 pm

rast i veqant per kombin shqiptar qe mund ti dallojme ishin Fehmi e XHeve Lladrovci sikurse Azem e SHote Galica qe luftuan krah per krahe deri ne vdekje duke i luftuar armiqet serb .

Ladvi te gjithe te renve per Clirimn dhe Bashkimin e Shqiperis Natyrale ,
E PAQIM FATIN E DESHMOREVE LAVDI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
GjergjShqiperia




Numri i postimeve : 5
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 10/05/2009

Fehmi Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi Lladrovci   Fehmi Lladrovci Icon_minitimeSun May 24, 2009 12:59 am

Besa e tyre nuk ishte fjale, ata nuk i dhane bese njeri tjetrit qe do te vdesin per partnerin, apo ATdhen, ata e mbajten besen ne zemer dhe u rilinden bashke. Po nbe cfare beme?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Fehmi Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi Lladrovci   Fehmi Lladrovci Icon_minitimeSun May 24, 2009 3:39 pm

Amanetin e tyre ta qojm deri ne realizimin e endrres se tyre per nje Shqiperi Natyrale nje Shqiperi qe rane deshmore dhe viktima mbi 400 mije persona qe u vrane qe nga lidhja shqiptare e Prizrenit (1878) e deri me sot 2009 ne te gjitha trojet e Shqiperis Natyrale .

Deshmoret nuk meritojne vetem 1 minut heshtje apo vetem lule mbi varrin e tyre ne pervjetoret e tyre ata do te mund te pushonin te qet vetem ateher kur do ta shihnin Shqiperin Natyrale dhe popullin Shqiptar te bashkuar te forcuar ekonomikisht ushtarakisht dhe te fuqishem ne bote .
E PAQIM FATIN E DESHMOREVE LAVDI TE PERJETSHME JETES DHE VEPRES SE TYRE . LAVDI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
ThePatriot

ThePatriot


Numri i postimeve : 21
Reputacioni : 2
Data e regjistrimit : 15/05/2009

Fehmi Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi Lladrovci   Fehmi Lladrovci Icon_minitimeTue May 26, 2009 12:04 am

Qe nje Portret i punuar nga un me laps i Fehmi Lladrovcit . Lavdi per gjithe Deshmoret e kombit Shqipetar.

[img=https://2img.net/r/ihimizer/img242/4503/fotos0087.th.jpg]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Fehmi Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi Lladrovci   Fehmi Lladrovci Icon_minitimeTue May 26, 2009 12:24 pm

Fehmi Lladrovci Portretfehmiu

Te falemderoj shum ThePatriot per kete portret kaq te bukur qe keni pregaditur per deshmorin ton te kombit Fehmi Lladrovcin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
HasanPrishtina




Numri i postimeve : 22
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 26/05/2009

Fehmi Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi Lladrovci   Fehmi Lladrovci Icon_minitimeTue May 26, 2009 9:05 pm

Pershendetje per te gjith antaret e ketij forumi ,
Fehmiu dhe Xheva jan nje shembull i pa shoq ne ter boten me u mundu me gjet dikend si Fehmiu nuk mundet njeri te gjej dike si Fehmiu sepse ishte trim vizionar dhe ushtark i vendosur .

LAVDI TE GJITHE DESHMOREVE TE KOMBIT LAVDI FEHMI LLADROVCIT DHE XHEVES e PO ASHTU EDHE FATIME HETEMIT QE RANE TE TRET NE ALTARIN E LIRISE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Fehmi Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi Lladrovci   Fehmi Lladrovci Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fehmi Lladrovci
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Histori-
Kërce tek: