ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Komandant Shemsi Ahmeti (Shemi)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Komandant Shemsi Ahmeti (Shemi)   Fri Apr 10, 2009 11:44 pm

Kush ishte Komandant Shemi?

Shemsi Arif Ahemti – Komandant Shemi u lind më 8 Qershor 1969, në fshatin Kodër (ish Zasellë) të Mitrovicës. Rrjedh nha një familje e varfër, por me traditë bujare. Shkollën fillore e nisi në fshatin e tij të lindjes, ndërsa e mbaroi në Shupkovc. Më 1984 regjistrohet në gjimnazin ushtarak, në Beograd, drejtimi i përgjithshëm, e më pastaj e vazhdoi dhe e mbaroi në Sarajevë. Ishte njëri ndër kadetët më të mirë të gjeneratës. Kjo i bëri të mundur që pa veshtirësi të reigjistrohet në Akademinë e Lartë të Artilerisë në Zarë. Edhe atje u dallua për zgjuarsinë e jashtëzakonshme. Zgjuarsia dhe përkatësia shqiptare bëjnë që eprorët ushtaral serbë ta gjelozojnë dhe ta urrejnë. Sigurisht me qëllim të ndërprerjes së vrullit të studimeve e dergojnë në efekitvat e artilerisë në Smedervska Pallankë dhe në Vërshac. Edhe pse kishte nevojë që të punojë, të fitojë e ta ndihmoi familjen, Shemi e ksihte kuptuar se kjo ” e mirë” që i ofroi ushtria serbe ishte një dinakëri. Përkundër të gjitha vështirësive, Shemi i kishte vazhduar studimet me korrespondencë dhe mbaruar me sukses. Ai kishte fituar njohuri të shkëlqyeshme në fushën e artilerisë. Ishte bërë një epror shtarak mjaft i i ditur. Vitet e 90-ta e gjejnë komandant të kompanisë artilerike në Vërshac. Ish armata jugosllave e kishte dërguar në luftën serbo-kroate. Kishte marrë pjesë në shumë beteja; që nga Knini gjer në Vukovar. Edhe kjo ishte një përvojë e mirë për Shemin. Në rend të parë kishte mësuar për qëllimet pushtuese të Serbisë. Uniforma që e barte dita ditës i bëhet e huaj dhe e neveritshme. Ishte i vetëdijshëm se ndodhej në një ushtri që edhe popullit të tij i sillte tragjedi;vrasje, burgosje, maltretime e cka jo tjetër. Në vitin 1992 e braktisi ushtrinë serbosllave.

Kthimi në Kosovën e robëruar

Komandant Shemi u kthye në Kosovë, për tëqëndruar gjer nëvdekje. Kosovën e gjeti krejt tjetërfare, nga ajo cfarë kishte lënë. E gjeti të mbërthyer në pranga. Pesha e pushtimit veq sa nuk i kishte zënë frymën. Kishte kohë që nuk ishte në Kosovë, andaj malli për atdheun i kishte zhuritur zemrën e tij. Në rrethanat që ndodhej Kosova, Shemi nuk mund të lëvizte i lirë. Ishte i vetëdijshëm se do ta kërkojë pushteti serb, jo për t’a kthyer atje ku ishte por për ta burgosur. Jetën e vazhdoi më tepër në ilegalitet, pra asnjëherë i sigurtë në shtëpinë e tij. Përkundër të gjitha këtyre, Shemi nuk e kaloi kohën kot. Lexonte dhe rilexonte historinë e popullit shqiptar. Mësoi për bëmat e personaliteteve të mëdha si: Skënderbeun, Isa Boletinin, Hasan Prishtinën, pastaj për heroizmat e Ahmet Selacit, Uksin Kovaqicës, Bislim Bajgorës, Shaban Polluzhës, Azem Bestës e personaliteteve tjera, për luftën dhe qëndresën e të cilëve kishte dëgjuar edhe nga babai Arifi. Përveq kësaj Shemi lexonte e mësonte edhe fizikë, matematikë, astronomi e në veqanti studionte topografi, me çka përvetësonte edhe më shumë njohuri mbi artin ushtarak, i vetëdijshëm se së shpejti do ti hyjnënë punë, nga se dukej sheshazi se Kosova doemos do ta filloi luftën me Serbinë.

Inkuadrimi i Komandant Shemit në UÇK

Ngjarjet në Likoshan, Qirez, e Prekaz të Drenicës e kishin tronditur shumë, andaj mesviti i ’98-tës, Shemin do ta gjej nën emblemën e UÇK-së së lavdishme, së cilës do t’ja shtoi edhe më shumë famën e qëndresës, lavdisë dhe krenarisë, duke u dëshmuar si një trim, strateg dhe atdhetar i dalluar.
Bazuar në njohurit që dispononte nga lëmi i artit ushtarak, inkuardimin e komandant Shemit në UÇK shokët e pritën me admirim. Iu shtua radhës së tyre edhe një kraj i fortë lufte, një ekspert i artilerisë, mungesa e të cilëve ishte tepër e madhe kudo nëpër njësitet e UÇK-së. Fillimisht, Komanda e Brigadës 141 ”Mehë Uka” Shemin e angazhojnë Komandant të Kompanisë në Trepçali, por gjithherë ishte prezentë nëpër pikat tjera për tu dhënë dije në artin ushtarak dhe për të ngritur moralin luftarak. Gjatë gjithë kohës së rezistencës së Mazhiqit perj 11 Korrik gjer 15 Shtator 1998, kur zhvillohet beteja e madhe, komandant Shemi, me ishte protagonisti kryesor në luftë kundër paramilitarëve serbë. Edhe pse mungonte artileria e rëndë, komandant Shemi me shokët e tij veproi me aksionet të shpejta diversante, sa në Mazhiq, sa në Trepçali, sa në Kodër të Kutllovcit duke depërtuar thellë në pozicionet e armikut dhe duke u shkaktuar humbje të mëdha. Që në këtë betejë u pa se Komandant Shemi është një luftëtar trim, i përgaditur dhe me cilësi të larta ushtarake. U pa se ai do të bëhet një hero i përmasave kombëtare.

Shemsi Ahmeti Komandant i Njësisë Speciale

Përkundër pasojave nga ofensiva e 15 Shatatorit të vitit 1998, UÇK-ja nuk u shpërbë, përkundrazi doli me njëpërvojë që e bëri edh më të fortë. As vrasja e ndihmës komndanttit të Logjistikës së Zones Operative të Shalës Xhevat Jusifit si dhe plagosja e Komandant Besit, themelues dhe komandant i parë i Njësisë Speciale, me 3 Janar 1999, ushtarët clirimtarë nuk i ligështoi, por veq sa u shtoi urrejtjen dhe vullnetin për të luftuar armikun gjer ne fishekun edhe frymën e fundit. Në krye të Njësisë Speciale u emërua Komandant Shemi, i cili vuri në veprim gjithë njohuritë që kishte në artin luftarak. Në kuadër të njësitit, pasi ishin siguruar disa armë të rënda artilerike, u formua Njësia Artilerike, nëpërmjet së cilës iu shkaktuan humbje të mëdha armikut. Aksionet guerile nuk ndaleshin për asnjë çast, por krahas kësaj bëheshin përgaditjet për të filluar një luftë frontale me armikun.
Më 13 Mars 1999, komandant Shemi, në bashkëpunim edhe me njësitet të tjera sulmon bazën ushtarake serbe në Kutllovc, pozicionet e armikut në Trepçë, pastaj në Bajrë etj. Po në këtë kohë u ofron ndihmë me ushtarë dhe teknikë luftarake për 24 ditë më radhë Brigadës 142, e cila vepronte në kuadër të ZOSH-it, kundër së cilës ishin drejtuar forca tëmëdha të armikut. Intensifikimi i aktivitetit luftarak të ZOSH-it i detyroi shkiet që të ndalin pë një kohë ofensivën e tmerrshme që kishin ndërmarrë kundër pozicioneve të UÇK-së, sigurisht për të përgaditur ofensiva të reja me forca shumë të mëdha.
Pas një jave të pauzës së sulmeve serbe, me 21 Mars filloi ofensiva e re e armikut, e pajisur me tërë arsenalin luftarak, e cila zgjati për 46 ditë me radhë. Gjatë kësaj kohe, pothuajse për asnjë çast nuk pushuan sulmet e forcave armike, mbi pozicionet e UÇK-së, por as pjesëtarët e UÇK-së nuk i ndalen sulmet mbi armikun. Në ballë ishte
Komandant Shemi , ai që u tregua dragua në Trepcali dhe Mazhiq, vazhdoi të dëshmohet edhe në Melenicë, Mjadan, Preten, Rahovë e përgjithësisht në Shalë. Tani më Shala ishte bërë kala e pamposhtur ose siq thotë poeti Jakup Ceraja ne Krujë Skënderbegun në krye me komandant Shemin si Vrana Konti, të cilën e përjetësoi edhe me vargjet:

Kalaja e Krujës në Shkëmb të Melenicës
Komandant Shemi si Vrana Konti
Goditni djema thërret qetë
S’fiton topi, po zemra!
Sa t’na ndrijë neve balli
Shkieve do t’u nxijë thembra


Dhe njëmend ashtu ishte. Për asnjë cast nuk ligështoheshin luftëtarët e lirisë. Me të gjitha forcat që kishin u kundërpërgjigjeshin sulmeve të armikut duke i shkaktuar humbje në njerëz dhe teknikë luftarake. Mungesa e municionit ishte tepër e madhe, andaj Komandant Shemi me 21 Prill 1999 u fut në bazën ushtarake serbe në Kutllovc, me c’rast siguroi një sasi të madhe municioni dhe armatimi jo vetëm për Njësitin
Special qe ai komandonte por për gjithë ZOSH-in. Për 46 ditë më radhë ishte në ballë të luftës në vijën fronatle. Trepcali-Shkëmbi i Bletës-Melenicë-Lagja e Cenajve Majdan deri në momentin e rënies në Betejën e Majdanit më 26 Prill 1999. Siq kujtojnë shokët e luftës, në momentin e rënies, së bashku me Arsim Muzaqin nuk ishin më larg se 2 metra nga armiku.

Në vend të përfundimit

Komandant Shemi nuk vepronte nën ndikimin e emocioneve. Ai nuk ishte rob i euforisë. Ishte shumë i urtë, i qetë dhe gjakftoftë. Ishte i pashoq në ngritjen dhe ruajtjen e moralit të luftës tek ushtarët, tek bashkëluftëtarët dhe populli nëpërgjithësi.
Ai ishte mësues, pedagog e strateg. Secili që ndodhej pranë tij e fitonte një besim në vete, i shtohej trimëria, pra ndjehej më i sigurtë. Me punën e tij të guximshme e të palodhshme kishte arritur të tuboi luftëtarë më të mirë në njësitin e tij, të cilët nuk
tërhoqën nga vija e frontit për të gjallë, por u flijuan për liri. Të tillë ishin: Arsim Muzaqi, Rrustem Hyseni, Faruk Beqiri, Enver Musa, Shemsi Istrefi, Bajram Musa, Fehmi Preteni, Mursel Xhemaili, Nysret Musa, Eset Ibishi, Hmazë Behrami, të gjithë këta pjesëtarë të njësitit special. Po ashtu një numër ushtarësh ishin plagosur,
gjithëherë duke qëndruar ballë për ballë me armikun.

Meritat e Komandant Shemit janë shumë tëmëdha. Ishte themelues I Njesitit të Artilerisë, I cili vepronte në kuadër të Njësisë Speciale. Me aksionet e tij luftarake i kishte shkaktuar humbje te mëdha armikut duke i vrarë tigje të tëra ushtarësh. Pra me
aksionet e tij i kishte futur tmerrin armikit. Kishte njohuri tëshkëlqyeshme mbi përdorminn e armëve tëartilerisë. Ishte i afërt dhe shumëkomunikativ me bashkëluftëtarë. Kishte tiparet e një atdhetari tëmadh, me një fjalë ishte kampion i heroizmit, dijes dhe qëndrimit stoik përballë furtunës shfarosëse të shkaut. Ai ishte
bërë një hero i vërtetë. Thonë se heronjtë nuk bëhen brenda ditës. Ata lindin, rriten, formohen, jetojnë mbijetojnë. Emri i tyre nuk vdes. As vepra. I tillë ishte komandant SHEMI.
LAVDI!

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Komandant Shemsi Ahmeti (Shemi)   Fri Apr 10, 2009 11:47 pm

Lavdi te perjeteshme Shemsi Ahmeti(Shemi) dhe gjithe deshmoreve,te cilet u sakrifikuan per lirine e popullit shqipetare,njashtu edhe per clirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqipetare.
E paqim fatin e deshmoreve!!...Lavdi...!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: Komandant Shemsi Ahmeti (Shemi)   Fri Apr 10, 2009 11:49 pm

Lavdi e perjetshme rrugen e tyre te trazuar ta ndjekim deri ne bashkimin e Shqiperise deri ne Shqiperin Natyrale
Lavdi Komandant Shemit

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
N-PASOMA



Numri i postimeve : 1
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 12/01/2010

MesazhTitulli: Re: Komandant Shemsi Ahmeti (Shemi)   Tue Jan 12, 2010 10:22 pm

Komandant Shemi isht një ndër figurat kyqe të luftës qlirimtare dhe njëri nga komandantët më mblematik të UCK-së.Nën komanden e KOMANDANT SHEMIT u zhvillaun po thuajse të gjitha betejat e UCK-së në ZO të SHALES e më gjërë.
Ai ishte protagonist kryesorë i betejave në Mazhiq,Trepqali,Kutllovc,Bare,Bajgorë,Pasomë,Rashan,Preten,Melenicë betejë kjo që zgjati plotë 46 ditë deri sa ra heroikisht në Majdanin legjendar të cilin e skuqi gjaku i Komandant SHEMIT dhe i trimave të tij pjestarë të njësisë speciale 'SHQIPONJAT E SHALES.
KOMANDANT SHEMSI AHMETI ishte edhe pjsëmarrës i aksionit spektakular dhe madhështorë të zënjes rob të 8 ushtarëve serbo qetnik në Bare të Shales i cili edhe njihet si njëri ndër aksionet më të sukseshme të UCK'së në për gjithësi,ku detyroi Beogradin të gjunjëzohet para UCK-së dhe të bisedojn si partner të barabart në këmbimin e robrëve të luftës.
Komandant SHEMI ishte një mjeshtër i përsosur i armës kishte aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e tyre,ai për veq revolës personale posedonte një sasi të kosiderueshme armësh si automatik të cilin e përdorte edhe për tromblonë, snajper top dore (nitroglicerinë) të cilat i përdorte dhe i kordinonte asi sojë sa që në beteja krijonte përshtypjen sikur po luftonte një skuadër e tërë. Komandant SHEMI ishte i pari në Kosovë që e themeloj njësitin e artilerisë i cili vepronte në kuadër të njësisë speciale.Dhe nuki duhet të harrojm me rënjen e tij ka rënë pjesa më e madhe e pozicioneve në ZO të Shalës.Komandant SHEMI së bashku me ushtarët e tij i pati tmerrin armikut duke i lënë të vrarë togje të tëra ushtarësh e paramilitarësh,ai ishte legjendë e luftës së UCK-së jo vetëm në zo të SHALES por thuajse në tërë Kosovën,secili që ndodhej pran tij fitonte një besim në vete edhe frikacaku më i madh bëhj trim,ai ishte akademi në vete,andaj poeti jakup ceraja ia ka qëlluar më mir se qdo kush tjetër kur e krahason me Vrana Kontin e kohës së SKENDERBEUT,shprehen sotë bashkluftëtarët e tij duke përkujtuar me pietet të lart SHqipen e Kreshtave Të Shalës KOMADNAT SHEMSI AHMETIN. Teli i qiftelisë qdo her i gatshëm për përjetësime lum ai që zë vend atje,sa shpejt e mori edhe SHqipen e SHalës
VJEN SHEMSI AHMETI NJË HERË FALI ZOTI
KUR JET PA FISHEK BËHET GJYLE TOPI
SHTATË PASH N'DHE I SHTIE HASMITË MIZORI
SHKREP NË MELENICË DHE E DRIDH SERBINË

Edhe pena e mpreht e poetit shaljan Jakup Ceraja i kushkoi vargjet
MBI SHKËMBIN E MELNICËS
PRAP SHQIPONJA FLUTURON
SHKËMBI GURË I VERDHË
GJOKSIN TËNDË KUJTON

KOMANDANT SHEMI BARAS ME MAJDAN
TRIM I MIRË ME USHTARËT PRANË
E SHKROVE MË SË MIRI HISTORINË
KUR RRËFEHET DASHURIA NË MË TË MIRËN STINË

DYZET E DY DITË MAJA PLIS I YT
SA FIKEJ NJË QIRI NDISEJ NJË YLL
YLLË PËR MBI YLLË PRANVERA ME DIELL

MBI SHKËMBIN E MELENICËS
PRAP SHIQPONJA FLUTURON
SHKËMBI PLIS SHQIPTARI
TASH TY TË KUJTON.

Sot emrin e tij e hasim kudo në Kosovë,e hasim në rrugë,në sheshe,në bulevarde në shkolla,këngë vargje,libra e revista.E kemi edhe në zemër të MITROVICËS
shtatorja e të cilit qdo ditë lëshon rreze lirie dhe lëshinë dashuri në qdo zemër shqiptare.
Lavdi jetës dhe veprës heroike të heroit kombëtar KOMANDANT SHEMSI AHMETIT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: Komandant Shemsi Ahmeti (Shemi)   Mon Sep 13, 2010 4:03 pm

te faleminderoj per keto fjal kaq te bukura per komandant Shemin o N-Pasoma

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Komandant Shemsi Ahmeti (Shemi)   Today at 6:27 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Komandant Shemsi Ahmeti (Shemi)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Histori-
Kërce tek: