ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mehmet Gradica

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Mehmet Gradica   Sat Apr 11, 2009 12:05 am

Mehmet Gradica - nacionalisti qe kurr nuk u gjunjizua



Nga Besim Morina, Drenas


Meritat kryesore për kapitullimin e forcave nazifashiste u kanë takuar SHBA-ve, Anglisë dhe Rusisë. Një ndihmes shum të madhe në këtë drejtim dhanë të gjith popujt liridashës të botës, por që mjerisht, një pjesë e mirë e tyre, të cilët luftuan perkrah forcave antifashiste nuk e gëzuan lirinë. Ajo që është më e ligë është se dhunuesit e lirisë quheshin “çlirimtar”. Fatiligë e deshi që edhe populli shqiptar të jetë në mesin e atyre popujve që dhan kontributin e vet në Luftën Antifashiste, por që u nëperkëmb nga forcat sllave dhe mjeranët shqiptarë të bandave të kuqe kriminale, të cilat ishin pagëzuar nga qendrat e Beogradit e Moskës me emrin Komunist.
E verteta megjithatë duhet te thuhet. Jo për te nderruar herojtë, por qe tu ipet atyre vendi meritor në historiografinë tonë te re. Ekziston vetëm një histori ajo faktografike, por mjerisht edhe kjo histori që është shenuar mbrapsht për martirët tanë quhet histori. Me gjuhen e së vertetës faktografike duhet të nderohen, tu ipet vëndi i meritur te gjithë atyre burrave të cilet me pënd apo pushkë vepruan, punuan, u sakrifikun për të mirën e kombit tonë. Le të jëtë ky punim një shënj respeti e falenderimi ndaj veprës madhore të nacionalistit Mehmet Gradica, por jo vetëm të tij por edhe të shum burrave tjerë që luftuan për lirinë e Shqiperisë si Prekë Cali, nga trojët etnike shqiptare që sot gjinden nën Malin e Zi, Xhemë Gostivari, nga trojet etnike shqiptare që sot gjinden nën Maqedoni, Muharrem Bajraktari i Lumës, si dhe shum të tjerë që u martirizuan për dinjitetin tonë kombëtar.

Mehmet Gradica u lind në vitin 1912. Babai i tij quhej Isuf, kurse nëna Çame Berisha nga fshati Gllanasellë e Drenicës, ishte motra e luftëtarit të dëshmuar Lutë Gllanasellës. Mehmetit babai i vdes herët, dhe një pjesë të mirë të jetës së tij Mehmet e kaloi tek familja e nënes. Ishte bir i familjes se deshmuar atdhetare Ukaj te fshatit Gradicë te Drenicës. I rritur në një familje te dëshmuar atdhetare dhe rrezë malit të Qyqavicës, mal ky i cili u kishte bërë ballë shum furtunave të kohës. Ky vënd rriti shumë bijë e bija, por të rrallë ishin ata që do të ishin një më malin e Qyqavicës. Fati e deshi qe Mehmet Gradica të ishte njëri nga ata bijë që lindi ne këtë tokë, jetoi në këtë tokë dhe u martirizua për këtë tokë duke mos u lekundur asnjëhere ne idealet e tij madhore.
Bashkëluftetarët e tij, kur flasin me plot respekt per komandantin e tyre tregojnë se Mehmet Gradica, per nga pamja ishte mjaft i pashem, trup gjatë, energjik dhe gjaknxhtë. Gjithnjë rrinte veshur me rrobat e oficerit dhe armet e ngjeshura qe i shtonin edhe me teper bukurin. E madhe ishte fuqia e fjalës së Komandantit.


Mehmeti Gradica në moshën gjashtëmbëdhjetëvjecare burgoset në burgun e Mitrovicës. Nga ky burg arrin të arratisët. Më pas kalon në malet e Kosovës. Një pjesë të kohës e kalon në Shqiperinë Londineze. Pas pushtimit të Kosovës nga nazi-fashistët, u krijuan rrethana të reja për vëndin tonë. Intelektualet se bashku me atdhetarët e shquar filluan një organizim të ri duke ju pershtatur kushteve dhe rrëthanave të krijuara jo vetëm në Kosovë por në mbarë hapsirën etnike Shqiprate. Edhe pse viset shqiptare ishin nën pushtimin nazi-fashist, forcat qetnike të perkrahura nga pushtuesit Italian ndermorrën disa sulme te organizuara mbi vëndbanimet shqiptare. Në këto rrethana në vitin 1941 nga Shqipërija Londineze, Mehmet Gradica kthehet në Kosovë, në shërbim të Qeverisë Shqiptare me detyrë postkomandant i xhandarmërisë. Kishte sherbyer si shef xhandarmerie ne Vuçiterrn, Skënderaj e Mitrovicë. Në vitin1943 fiton gradën e togerit. Duhet theksuar ketu edhe inkuadrimin e Mehmet Gradicës në regjimentin e Gjafer Devës ose siç është shprehur publicisti Idriz Lamaj „burr i shtetit shqiptar etnik“, i cili në atë kohë ishte ne postin e Ministrit të Mbrendshem të Shqiperisë. Arsyeja kryesore e inkuadrimit ne regjiment ishte lufta per pengimin e perhapjes së demagogjisë sllave në Kosovë të quajtur Komunizem. Mehmet Gradica kishte angazhuar njësitet e vata për ta kapur komunistin Rifat Berisha, i cili punonte në prefekturën e Gjilanit Mehmeti ishte nacionalist, kishte nje urrejtje patologjike ndaj Komunizmit, dhe ky është shkaku kryesor qe edhe sot emri i tij permendet shum pak per mos të thën fare ne shkrimet e botuara nga disa studiues nostalgjistë në Kosovë.
Kontributin e tij gjatë sherbimit per një kohë në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare, ishte i një rëndesie të veçant duke iu falenderuar aftesive të tij si strateg u shqua ne shum beteja kunder pushtuesve serbo-malazezë, përgjatë kufirit të Shqipërisë etnike.
Kur forcat serbe u rreshtuan në grykën e Ibrit, në nëntor të vitit 1941, ku përgatiteshin të pushtonin Pazarin e Ri dhe më pas të kalonin në Kosovë per te bere masakra ne popullsin shqiptare, u paraqit nevoja e menjehershme e ndalimit te kalimit te forcave serbe në Kosovë. U mblodhen luftetarët nga vise te ndryshme të Kosovës si nga Rugova, Peja, Burimi, Deqni, Drenica, Shala, Llapi etj. dhe sulmuan forcat sebe në Rashkë. Në këtë betejë perveç Mehmet Gradicës me trimat e tyre u dalluan edhe Shaban Polluzha, Miftar e Halil Bajraktari, Ferat Kotorri, Sak Fazlija, Tahir Elshani, Adem Arifi dhe shum luftetarë të tjerë. Qeta e udhëhequr nga Mehmet Gradica ndermori disa sulme me sukses ne rrethinen e Pazarit të Ri.
Në dimrin e vitit 1941-1942 në zonat e Drenicës, Shalës dhe të Llapit u krye një riorganizim forcash që do të merrnin për sipër detyra të reja, ky organizim i ri u krye pasi që udhëheqesit luftarak të qetave tona popullore ishin në dijeni lidhur me strategjinë e levizjeve serbo-çetnike, pastaj bashkpunimin e tyre në fshëhtësi me pushtuesit italian, prandaj vazhdimi i luftimeve ishte jetik për fatet e kombit. Kësisoi do të vinin pesë ditë e nët sulmesh të pa ndërprera në Koloshin, ku forcat serbo-çetnike u thyen keqas dhe u larguan përtej kufirit tonë. Edhe në këtë aktë madhor të rezistencës shqiptare, shkelqeu trimeria dhe aftësia e Mehmet Gradicës, i cili me luftëtaret e tij mbajtën pozicionet e para.


Me formimin e Lidhjës së Dyte të Prizrenit (16 nëntor 1943) mbrojtja shqiptqre u bë me e organizuar, ndonse edhe me tej barrën kryesore e mbanin forcat vullnetare te organizuara në menyrë tradicionale. Është mjaft me rëndesi të theksohët se në Kuvendin e Skënderajit (16-19 shtator, 1943) dhe të Palluzhës (17-20 qershor, 1944), në organizim të Hamdi Gashit, Miftar Bajraktarit, Mehmet Gradicës, Mulla Iljas Brojës, Azem Oruqit, Rexhep Xjelit, Mulla Ibrahim Palacit etj. iu dha perkrahje e pa rezervë vendimeve të Kuvëndit të Parë e të Dytë të Lidhjës së Dytë të Prizrenit. Ishte viti 1943, kur Mehmet Gradica se bashku me Ahmet Selacin kishin luftuar kundër forcave çetnike në Stan-Tërg dhe në Luginën e Rashkës. Në luftë per mbrojtjen e kufirit me Serbinë prap shkelqeu Mehmet Gradica se bashku me trimat si Pajazit e Adem Boletini, Sali Kolldura Gashi, Bislim Bajgora etj. Biri i Drenicës mbeshteti jo vetëm me trimërin dhe mënçurinë, por edhe me pasurinë e vet, Lidhjen e Dytë të Prizerenit duke paraparë tek idetë dhe fryma e saj të ardhmen e lirë të gjeneratave shqiptare që do të vinin më pas. Në disa beteja luftarake, në kuader të kësaj Lidhje, Mehmet Gradica shpalosi pos të tjerave vizionin e një luftetari qe veshtron larg. Edhe pse kishte mbajtur grada në ushtrinë kombëtare, ai kurdoherë u keshillua me bashkëluftëtaret e vet, tek te cilet kishte besimin e plotë si me vellëzerit Miftar e Halil Bajrakteri, Ferat Kotorri, Brahim Luta, Rexhep Gjeli, Osman Bunjaku, etj. Të gjithë këta trima te deshmuar në luftrat per mbrojtje te Shqiperisë Etnike, e cila do te ishte e lirë dhe demokratike pa diktaturën Komuniste. Raportet ne mes te dy komandanteve Mehmet Gradica dhe Shaban Polluzha ishin ftohur disa here per arsye ideologjike. Mehmeti ishte shum me i ri, më strateg dhe një nacionalist i thekun, (koha tregoi se ishte shum me largpamës) nuk kishte besim tek Shabani per shkak te lidhjeve te tij me disa komunist shqiptar si Fadil Hoxha, sherbyes te pushtuesve serb, nga ana tjeter vet Shabani ishte me i zemruem me mos perfilljen e Mehmetit. Meritat per pajtimin e dy komandanteve i takoin heroinës së kombit bijës së Shkodrës, Marije Shllakut, e cila ishte shprehur për rastin: “dhe kjo jo per hatrin tim (pajtimi BM), por për hatrin më të madh që është Atdheu ynë, për hater të Flamurit, për hater të gjakut të derdhur të mijra shqiptarve të pa fajshëm, që po vriten për ditë e më nga brigadat partizane, që nuk kan as Zot e as Fe, as Nder e as Atdhe”. Pajtimi i fundit i Mehmet Gradicës dhe Shaban Polluzhës, u arrit në Fshatin Gradicë, më 12 shkurt të vitit 1945, ndermjetësues ishin: Miftar Bajraktari, Rexhep Xheli dhe Brahim Luta. Pajtimi pati rëndesin e vet dhe te dy komandantet e mbajten fjalën e dhën derisa ran heriokisht në fushen e nderit.
Mehmeti gjithmonë bashkpunoi me trimat tanë per qështjen madhore te vendit tonë të shtrenjtë, deshmi për këtë është edhe gjyqi i Prizerenit, i cili zgjati dy javë, 29 qershor-13 korrik1946, ku prokurori (Ali Shukriu) nder te tjera e akuzoi bijën e Shkodrës Marije Shllaku se „në nandorin e vitit 1944, bashk me Mehmet Gradicën, Adem Shalen e Met Dinin, ka tubue disa qindra forca per me pushtue Pejën e „posaçlirueme“.


Largimi i pushtuesve nazi-fashisteve nga Kosova nuk solli lirinë e pritur, por perkundrazi, Kosova u pushtua nga serbet ku populli shqiptar trajtohej si rob lufte. Më urdhërin e Titos, Komandant Suprem i UNÇ dhe APJ, të 8 shkurtit të vitit 1945, u vëndos në Kosovë Administrimi Ushtarak, „deri në rregullimin e rrethanave“, përkatesisht deri në aneksimin e saj nga Serbia. Komandës së Administrimit Ushtarak iu dhanë autorizime të plota, ndërsa për të gjitha veprimet ajo përgjigjej vëtem përpara Komandantit Suprem, J.B. Toto. Vendosja e pushtetit ushtarak në Kosovë ishte forma më e vrazhdë e regjimit diktatorial, që kishte qëllim të gllabëronte dhe t´ia aneksonte Kosovën shqiptare Serbisë, përkatësisht Jugosllavisë. Një diktaturë e tillë ushtarake qe vendosur më parë se në Kosovë edhe në Banat, Baçkë dhe Baranjë, territore në te cilat shumicën e popullsisë e përbënin hungarezët dhe gjermanët.
Si pjesë e këtij skenari qe cekem me lartë, u kryen vrasje të shumta në forma te ndryshme pa dallim moshe e gjinije. U bë ndalimi i flamurit kombetarë pastaj detyroheshin shqiptarët qe te flasin ne gjuhen serbe. Mobilizimi i dhunshem u krye në te gjitha viset shqiptare, si shembull po permendim mobilizimin e shkurtit ku u morën me dhunë prej viseve të Drenicës dhe Shalës mbi tre mijë meshkuj 15 vjet e lartë, me preteksin për ti quar në luftimet e kufijve verior të Jugosllavisë. Ky mobilizim është e natyrshme se u kundershtua nga e gjithë popullata shqiptare me prejashtim te lojaleve te sllavizmit te cilet edhe me parë kishin marrur aksione te perbashketa me forcat serbe kunder popullit te vet. KQ i PKSH bënte thirrje për vëllazërimin e popullit shqiptar me popujt jugosllavë e grek, kjo sipas komunisteve ishte interes I lartë qe kërkonte atdheu.

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
Albanian Warrior
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 121
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 8
Data e regjistrimit : 19/03/2009

MesazhTitulli: Re: Mehmet Gradica   Sat Apr 11, 2009 6:36 pm

NE duhet degjuar shume nga historirat dhe bėmat e shume e shume luftetareve dhe deshmoreve si :Ahmet Delinė, Shaqir Smakėn, Azem Bejtėn, Mehmet Delinė, Emin Latin, Bajram Zenėn, pastaj pėr shumė trima tė kohės si ata tė Lidhjes sė Prizrenit e deri tek Mehmet Gradica, gjejne frymėzimin dhe qėllimin e rrugės sė tij prej patrioti. Gjejne rrugėn e tij prej guximtari, qė nė momentin e duhur tė japin gjithēka prej vetes nė shėrbim tė atdheut e tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi, duke u bėrė shembull i flijimit pėr brezat qė do tė pasojnė, gjithnjė drejt shtigjeve tė lirisė sė atdheut tonė tė dashur deri ne lirimin e plote te popullit tone....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: Mehmet Gradica   Mon May 11, 2009 1:44 pm

Duke mesuar historin e te parve tane mesojme per veten tone , dashuria ndaj atdheut nuk eshte diqka qe lind si 'dashuri e qastit' ajo eshte diqka qe mesohet nga prinderit rrethi mesuesit shoket etj kjo eshte dashuria ndaj atdheut kur secili nga ne e don atdheun e vet me shum se veten e vet ateher si popull Shqiptar jemi te gatshem per tu Bashkuar dhe ta bere Shqiperin NAtyrale . Histora duhet mesuar prandaj mesojeni komentojeni ngjarjet historike tek me te vegjlit e keshtu me radh . Drejt bashkimit te kombit Shqiptar

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
dumnica



Numri i postimeve : 2
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 06/05/2009

MesazhTitulli: Re: Mehmet Gradica   Sat May 16, 2009 12:26 am

rofsh o burr qe ke shkru perkit trim po un di pak histori pekit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: Mehmet Gradica   Sat May 16, 2009 7:15 pm

ate qe din per keso trimash si Mehmet Gradica e shum deshmore te tjer ty dhe secilit ju lutem qe te shkruani sepse duhet publikuar per te
mesuar gjeneratat tjera qe vijn ne te ardhmen

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Mehmet Gradica   Sat May 16, 2009 11:01 pm

Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore rezistenca dhe revolta më e madhe kundër sllavokomunistëve qetnikë shpërtheu në Drenicë. Këtu ende ruhej amaneti i Azem Bejtë Galicës dhe i shokëve të tij se << besë me shka nuk ka >>. Ky amanet u rikujtua edhe gjatë atyre viteve të stuhishme. Më 8 prill 1943, kur nëpër fshatrat e Drenicës propagandohej për vllazërim-bashkim, Fadil Hoxha vetë shkoi në fshatin Berishë. Aty u takuan me plakun e menqur të atij fshati, me Tahir Berishën, i cili pos tjerash i pat thënë: << Mos kij besim te serbët! Gjithmonë na kanë mashtrue e kanë me ju mashtrue.>> Kjo doli e saktë dhe shumë shpejt u vërtetua. Brenda muajve janar-shkurt 1945 u bë ploja mbi Drenicë. Gjatë kësaj periudhe të ndërlikuar historike në mesin e shumë të tjerëve u dalluan: Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Ahmet e Rifat Galica, Sadik Lutani, Azem Aruqi, Imer Fazli Radisheva, Ajet Gërguri etj.

Hasan PrishtinaNga treva e Drenicës, nga Polaci, ishte edhe familja e Hasan Prishtinës (1878-1933). Ky ideolog, i shquar dhe udhëheqës i palodhur i kryengritjeve të përgjithshme për Pavarësinë e tokave shqiptare, tërë pasurin dhe jetën e dha për të mirën e kombit. Lirisht mund të thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatë muajve maj-gusht 1912 e përgatiten ngritjen e Flamurit në Vlorë.Në përfundim të kësaj flete po e citojmë shkrimtarin tonë të njohur Hivzi Sulejmanin, i cili shkruan: << Kurrë ky vend, kjo anë me male dhe lugina mesatare, kjo Drenicë e papërkulur, nuk ka dashur të dijë për asnjë pushtet përveq pushtetit të vet. Kurkujt pra nuk i është nënshtruar. E prej ligjeve njerëzore që vlenin aty diqka ishte vetëm një: Ai i Lekës >>.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
dumnica



Numri i postimeve : 2
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 06/05/2009

MesazhTitulli: Re: Mehmet Gradica   Tue May 19, 2009 12:09 am

pershendetje kam deshir te njoftohem me dike qe din e ka histori te vertet per mehmet gradicen diqka ma shum se sedi pom doket pak po flitet per te pasi gjyshi im um ka tregu shum trimri per te ene gjyshi im eka njoft shum bukur ene ekapas si vlla ju pershendes enen niher pershendetje nga dumnica
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: Mehmet Gradica   Thu May 28, 2009 3:02 am

pershendetje DUMNICA se pari ti dhe secil nga ne duhet krenohet per veprat e deshmoreve si Mehmet Gradica e shum te tjere , duhet qe ne sot te vazhdojme rrugen e tyre te nisur para disa shekujsh .
e sa per histori nese eshte e vertet apo jo nuk mund te themi asgje pasi qe keto te gjitha jan nxjerr nga historit e ndryshme me shum gojdhenave te bashkluftetarve te Mehmet Gradices dhe nuk di nese ka dikush qe mund ta vertetoj kete qe flitet per deshmorin trimin Mehmet Gradica , eshte e vertet se Mehmet Gradica ishte trim i ditur dhe ushtarak , kur italia fashiste ne fillim te viteve 40 e bashkoj nje pjes te kosoves me Shqiperin apo then me ndryshe nga fshati Terrnafc i komunes se Skenderajt duke perfshir Prishtinen Ferizain Prizrenin Gjakoven dhe Pejen ne kuader te komunave te Shqiperis , pra Mehmet Gradica e kishte selin ne Skenderaj pra si komandant i brigadave te Shqiperis ne zonen e Drenices , kjo zgjati rreth 4 vite pra rreth 65% te teritorit te kosoves ju bashkuan Shqiperise .
nuk di nese muj me siguru diqka me konkrete per kete , po ashtu mund te gjesh fare pak per Mehmet Gradicen apo per bashkimin e Shqiperis me Kosoven ne vitet 40-ta ne librin e historise se klases se 5 tash e reja

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Mehmet Gradica   Today at 12:52 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mehmet Gradica
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Histori-
Kërce tek: