ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rriten rrogat e milonerave !!!!!!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Albanian Warrior
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 121
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 8
Data e regjistrimit : 19/03/2009

MesazhTitulli: Rriten rrogat e milonerave !!!!!!!   Sat Apr 11, 2009 6:41 pm

Një vendim i qeverisë për rritjen e pagave 10 % të punëtorëve të administratës publike, sipas një përllogaritjeje të bërë nga televizioni Kohavision, ka shkuar edhe në favor të krerëve të lartë politikë.
Pagat: Sejdiu 2.873, Krasniqi 2.420, Thaçi 1.442 euro
Nga vendimi i 23 janarit kanë përfituar të gjithë të paguarit nga buxheti i Kosovës, me disa përjashtime. Kështu, pagat u janë rritur edhe kryeministrit e ministrave të qeverisë.

Në këtë mënyrë, paga e kryeministrit Hashim Thaçi nga 1.312 euro ka shkuar në 1.442. Ministrat që e kishin pagën 1.150 euro tashmë e kanë 1.265 euro.

Rroga i është rritur edhe kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, që i ka shkuar nga 2.200 euro në 2.420 euro, ndërsa pagat u janë rritur edhe deputetëve, të cilët në vend të 980 eurove sa kanë marrë deri më tash, do të marrin 1.078 euro.

Për ta bërë real ndryshimin, sipas këtij televizioni, është përkujdesur edhe presidenti i Kosovës. Paga e presidentit Fatmir Sejdiu tashmë ka mbërritur në 2.873 euro, dhe ai vazhdon të mbetet presidenti më i paguar i rajonit.

Fatmir Sejdiu, president i Kosovës – 2.873
Traian Basescu, president i Rumanisë – 2.500
Bamir Topi, president i Shqipërisë – 2.100
Boris Tadiq, president i Serbisë – 1.900
George Ivanov, president i Maqedonisë – 1.200

Ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami, thotë se është në përfundim ligji për pagat e zyrtarëve të lartë politikë, që do ta ndalë praktikën e caktimit të rrogave nga vetë institucionet.

Pagat e zyrtarëve të lartë janë bërë shpesh objekt diskutimi publik. Presidenti Sejdiu propozoi që ta ketë rrogën prej 3100 eurosh vitin e kaluar, por u tërhoq pas presionit medial. Ligji për presidentin thotë se ai duhet ta ketë pagën më të lartë se kryeparlamentari Krasniqi për së paku 25%, gjë që nuk ndodh aktualisht. /KTV
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Albanian Warrior
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 121
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 8
Data e regjistrimit : 19/03/2009

MesazhTitulli: Re: Rriten rrogat e milonerave !!!!!!!   Sat Apr 11, 2009 6:44 pm

A mendoni se pak po ju dalin Miliona EURO ne muaj por keto edhe rrogat ti rrisin me 10% me shume ku dihet boterisht qe mijra familje Kosovare jetojne ne meshiren e zotit , ku mijra familje vuajne per nje cop buke qe ne mbremje flejn pa e ngop mire barkun?
Mijra familje kan frike ti dergojn femijet e tyre neper shkolla se skan si tja bejn? Mijra familje jetojn me 40 euro social ku njeherit ata nuk kursehen asesi prej KEK-ut me ja qkyq rrymen e shume e shume kompunente te tjere..

Po ketyre plehrave a pak po ju duket qe kur po vjen fundi i muajit kjo rroge e tyre po shtohet me 3..4 zero ma shume qe po perfitojne nga te ardhurat e tenderave te ndryshme , ryshfeteve, shantazheve, kercenimeve dhe shume biznesesh ilegale!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Jeta
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 107
Reputacioni : -1
Data e regjistrimit : 19/03/2009

MesazhTitulli: Re: Rriten rrogat e milonerave !!!!!!!   Sat Apr 11, 2009 7:09 pm

Po de milionerave ju rritet rroga gjysa e popullsis skan as ku me nejt as qka me hanger
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Mig16
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

MesazhTitulli: Re: Rriten rrogat e milonerave !!!!!!!   Sat Apr 11, 2009 8:05 pm

PO po ishalla i blejn ilace per familjet e veta ato pare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Rriten rrogat e milonerave !!!!!!!   Sat Apr 11, 2009 11:01 pm

RRiten le te rriten se ne jemi shtet me standard te larte jetese ku disa familje skane buke per te ushqyer femijet e vet dhe dalin ne rruge e kerkojne kafshaten e bukes dhe politikanet e mjere e kane rrogen te larte sa 20 rroga te mesuesit e ata e marrin ate rroge per 1 muaj ....Me te vertete vendi jone po shkon drejt humneres se vertete.....

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Rriten rrogat e milonerave !!!!!!!   Today at 6:30 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rriten rrogat e milonerave !!!!!!!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: