Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 10 terminalet më të mira të botës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

10 terminalet më të mira të botës Empty
MesazhTitulli: 10 terminalet më të mira të botës   10 terminalet më të mira të botës Icon_minitimeMon Apr 13, 2009 1:35 pm

"Las Delicias" është emri i stacionit të autobusëve në qytetin që këtë vit
organizon Expo-n. Emri përkthehet "kënaqësitë" dhe është një term që
sigurisht nuk e gjen dendur në botën e stacioneve të udhëtimit


10 terminalet më të mira të botës

Janë portat e autostradave ajrore e jo
shpesh ndikojnë në humorin dhe
gjendjen e udhëtarëve të tyre, sido
mos kur këtyre të fundit u takon të
qëndrojnë gjatë në ndërtesat gjithnjë e
më moderne të botës, që mbajnë emrin
aeroporte. Ka nga ata të cilëve nuk do të
donim t'u riktheheshim më dhe i
shmangim sa mundim në itineraret tona
fluturuese, por ka edhe nga ato aeroporte
që na kanë dhuruar orë të këndshme
pritjeje e çlodhjeje. Pjesa më e madhe e
qëndrimit të një udhëtari, qoftë në
aeroport, stacion treni apo autobusi
bëhet në pjesën e quajtur terminal. Ai
është "xhepi" që të dërgon në mjetin që
ke zgjedhur për udhëtim dhe quhet "terminal".
Mund të qëllojë që terminalet të
jenë më të mirë, ose më të këqij, sipas
rastit të vetë aeroportit, apo stacionit. Më
poshtë po rendisim 10 më të mirët në
botë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

10 terminalet më të mira të botës Empty
MesazhTitulli: Re: 10 terminalet më të mira të botës   10 terminalet më të mira të botës Icon_minitimeMon Apr 13, 2009 1:36 pm

St Pancras International,
Londër
Kur stacioni më i mirë i trenit në Britani
u rivu në punë, pas një restaurimi, një
ndër gjërat për të cilat u përfol ishte se në
të ndodhej bari më i gjatë i shampanjës
në Evropë. Ky ishte në fakt një detaj
shumë banal në krahasim me ndryshimet
dhe komfortin e madh që të ofron
stacioni. Rindërtimi i stacionit të Londrës
veriore, që është pikënisja dhe pikëmbërritja
e trenit të vetëm britanik të shpejtësisë
së madhe, pati një vlerë prej 1.6
miliardë dollarësh dhe u ndërtua duke
iu përshtatur stilit viktorian. Ndryshimi
konsistonte në dhënien e një frymëmarrjeje
më të madhe përmes shtimit të
pjesëve të xhamta dhe të lakuara, rrethuar
me çelik, në të cilat nuk mungojnë
edhe detajet tipike britanike me tulla të
kuqe. Nëse do të krahasonim vendet e
nisjes me ato të mbërritjes, të parat janë
më interesante dhe më komode se të
dytat. Pasagjerët që vijnë në Londër
përmes Eurostarit nga Parisi për në Bruksel
futen menjëherë në një labirint nëntokësor,
që nuk i lejon vizitorët të shijojnë
shumë nga bukuria e mjedisit. Megjithatë,
stacioni është një nga më të këndsh-
mit dhe praktikët e Britanisë së Madhe.

Aeroporti Changi, Singapor
Është i gjithi i hapur ndaj qiellit dhe
kjo hapje e krijuar përmes një xhamnaje
të madhe të bën që orët e gjata të
udhëtimit, me të mbërritur, të mos të të
duken edhe aq të lodhshme. Një pishinë
e madhe me vende përreth për t'u
ulur të jep ndjesinë se je në bregdet. Është
një koncept shumë i thjeshtë, por me
efekt të madh te pasagjerët. Imagjino
sikur je në mesin e një rruge mjaft të gjatë
dhe ke shumë orë në dispozicion për të
pritur, atëherë ajo çka duhet të të ofrojë
një terminal i mirë është çlodhja dhe komunikimi.
Do akses në internet? Kërkoje
se e gjen kollaj në këtë terminal. Je i uritur?
Të ofrohet ushqim vendas me një
çmim shumë të arsyeshëm. Ke mall për
pak natyrë në botën gjithë xham e çelik
të terminalit? Mund të dalësh në tarracën
e tij, ku zhytesh në një gjelbërim xhungle.
Nëse udhëton drejt Singaporit merr
me vete vetëm tri gjëra në çantë: pasaportën,
kamerën dhe kostumin e banjos.
Nëse ke më shumë orë në dispozicion,
atëherë aeroporti të ofron pjesërisht
shpenzimet për një xhiro nëpër qytet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

10 terminalet më të mira të botës Empty
MesazhTitulli: Re: 10 terminalet më të mira të botës   10 terminalet më të mira të botës Icon_minitimeMon Apr 13, 2009 1:36 pm

Terminali i autobusëve në
Zaragosa, Spanjë
"Las Delicias" është emri i stacionit të
autobusëve në qytetin që këtë vit organizon
Expo-n. Emri përkthehet
"kënaqësitë" dhe është një term që sigurisht
nuk e gjen dendur në botën e stacioneve
të udhëtimit, apo terminalëve.
Më parë stacionet ishin të shpërndara
andej-këndej nëpër qytet, ndërsa "Las
Delicias" i mblodhi të gjithë në një vend,
në vendin ku ndodhen pikat e nisjes me
autobusë, por edhe me trenat e shpejtësisë
së lartë. Kjo pikë ndodhet në mesin e
hekurudhës, që lidh Madridin me Barcelonën.
Spanjollët kanë stacione autobusësh
shumë interesantë. Në Madrid
janë të mbipopulluar, por shumë funksionalë,
në Sevilje ai ngjan me katedralen
e qytetit. Për sa i përket Zaragosës, stacioni
është një strukturë çimentoje dhe
xhamash e të jep idenë se ndodhesh
brenda një kristali të madh, ku
pikëpriten autobusë e trena që vijnë e
ikin në zonat e ndryshme e më të largëta
të vendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

10 terminalet më të mira të botës Empty
MesazhTitulli: Re: 10 terminalet më të mira të botës   10 terminalet më të mira të botës Icon_minitimeMon Apr 13, 2009 1:37 pm

Kur stacioni më i mirë i trenit në
Britani u rivu në punë, pas një
restaurimi, një ndër gjërat për të cilat
u përfol ishte se në të ndodhej bari
më i gjatë i shampanjës në Evropë
zimin e emrave, terminali hekurudhor,
me të cilin India krenohet, ka marrë emrin
e aeroportit të Mumbait "Chhatrapati
Shivaji". Hekurudhat indiane janë sipërmarrja
më e madhe e këtij lloji në botë
dhe Victoria Terminus është vendi ku nisin
e mbërrijnë miliona udhëtarë. Ka
pamjen e arkitekturës së vjetër të St Pancras
në Londër, me ndryshimin e vetëm
që fasada është tipike indiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

10 terminalet më të mira të botës Empty
MesazhTitulli: Re: 10 terminalet më të mira të botës   10 terminalet më të mira të botës Icon_minitimeMon Apr 13, 2009 1:37 pm

Sheshi qarkor, Sidnej
Terminali për transportin hekurudhor
në mes të Sidnejt ka vërtet një formë rrethi,
por një rrethi të madh, ku kthesat e
harkuara thuajse nuk ndihen. Stacioni i
qytetit më të madh të Australisë "bekohet"
nga pamja e dy prej atraksioneve
më të mëdha turistike të Australisë: Harbour
Bridge dhe Opera Hoeuse. Sigurisht
që këto dy ndërtime mund t'i shijosh më
mirë nga bashi i ndonjë anijeje, apo trageti,
por ato bien në sy sapo ndodhesh në
terminalin hekurudhor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

10 terminalet më të mira të botës Empty
MesazhTitulli: Re: 10 terminalet më të mira të botës   10 terminalet më të mira të botës Icon_minitimeMon Apr 13, 2009 1:37 pm

Terminali 5, Heathrow
Konsiderohet si terminali më i shtrenjtë
në botë, deri më tani dhe kur të hapë
dyert e tij për pasagjerët më 27 mars, pretendohet
të ndryshojë për mirë konceptin
që ekziston deri tani për terminalet. Ka
një thjeshtësi, pastërti dhe lehtësi, që do
të bëjë për vete çdo pasagjer. Është
parashikuar që e gjithë koha që do t'i duhet
një pasagjeri për të bërë check-in dhe
për të kaluar përtej zonës së kontrollit të
mos zgjasë më shumë se 10 minuta. I gjithë
terminali do t'i kushtohet linjës kombëtare
britanike "British Airline", e cila
për herë të parë ka futur në përdorim një
sistem shumë të sofistikuar për bagazhin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

10 terminalet më të mira të botës Empty
MesazhTitulli: Re: 10 terminalet më të mira të botës   10 terminalet më të mira të botës Icon_minitimeMon Apr 13, 2009 1:37 pm

Stacioni i trenit në Lajpcig,
Gjermani
Është një ndërtesë monolite, që
mund të mbajë brenda vetes disa katedrale
njëherazi. 67 minuta larg kryeqytetit
të Gjermanisë ndodhet tempulli i
trenave në Lajpcig. Gjëja që e shquan
më shumë janë përmasat e mëdha.
Vetëm fasada është e gjatë sa dy fusha
futbolli të marra bashkë. Brenda
kolonave të saj elegante ka 150 dyqane.
Terminali, i cili përfundoi së ndërtuari
një vit para fillimit të Luftës së Parë
Botërore, është një derë e denjë për qytetin.
Problemi i vetëm është se pasi largohesh
nga stacioni, qyteti i Lajpcigut
mund të të zhgënjejë disi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

10 terminalet më të mira të botës Empty
MesazhTitulli: Re: 10 terminalet më të mira të botës   10 terminalet më të mira të botës Icon_minitimeMon Apr 13, 2009 1:38 pm

Aeroporti "Schiphol"
Amsterdam
Për ndërtimin e një terminali të mirë
duhet të përdorësh art. Në rastin e
aeroportit të Amsterdamit arti është
shumë i dukshëm. Muzeumi kryesor i
kryeqytetit mund të ketë qenë në riparim
që nga viti 2003, por gjatë 5 viteve të
fundit, një muzeum më i vogël ka qenë
gjatë gjithë kohës i hapur në vetë
aeroportin e Amsterdamit. Ky muzeum u
ka uruar mirëseardhjen përmes artit të
gjithë pasagjerëve që kanë vënë këmbën
në të. Veç këtij muzeumi me vepra arti tipike
holandeze, i cili është vizituar nga pjesa
më e madhe e 46 milionë pasagjerëve
që udhëtojnë nga e për në këtë aeroport
në një vit, i gjithë aeroporti është një
ndërtesë që të ofron lehtësi e komfort fluturimi.
Është një aeroport në të cilin
mund të njohësh edhe dashurinë e
vërtetë: që nga viti 2006 janë kryer në
mjediset e tij shumë ceremoni martesore
me çiftet që fill më pas kanë marrë avionin
për muajin e mjaltit.

Marsejë Provansë 2, Francë
Në këtë terminal të thjeshtë e shumë
komod mund të blesh 200 copë "MP2" me
çmimin e një të vetmi, që mund ta blesh
në terminalin 5 të Londrës. Në këtë terminal
gjen të gjitha ato që të duhen për një
udhëtim dhe prehje dhe të gjitha me një
çmim shumë të arsyeshëm, ndryshe nga
të gjitha terminalet e tjera të botës që
mbajnë çmime shumë të larta. Ndërtesa
është e thjeshtë dhe orientimi i mrekullueshëm.
Kur largohesh të mbetet pas për
një kohë të gjatë shija e Francës.

Aeroporti i Ishullit të
Pashkëve
Është aeroporti më i izoluar në botë
dhe zakonisht ndodhet gjithmonë i
mbuluar nga mjegulla. Kur zbret mendon
se nuk mund të gjesh në të gjithë botën
një aeroport më të thjeshtë se ai. Terminali
i vetëm është i vogël, me një kafene
aty pranë. Një ndër gjërat e veçanta është
se pasagjerët e tranzitit, ndërsa presin,
mund të shijojnë statujat e famshme
të ishullit që nuk janë fort larg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

10 terminalet më të mira të botës Empty
MesazhTitulli: Re: 10 terminalet më të mira të botës   10 terminalet më të mira të botës Icon_minitimeMon Apr 13, 2009 1:38 pm

Terminali 5, Heathrow konsiderohet
si më i shtrenjti në botë, deri më tani
dhe kur të hapë dyert e tij për
pasagjerët më 27 mars, pretendohet
të ndryshojë për mirë konceptin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





10 terminalet më të mira të botës Empty
MesazhTitulli: Re: 10 terminalet më të mira të botës   10 terminalet më të mira të botës Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
10 terminalet më të mira të botës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Bota :: Bota-
Kërce tek: