ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Deklaratë e Rrjetit të Organizatave Shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Deklaratë e Rrjetit të Organizatave Shqiptare   Mon May 04, 2009 2:12 pm

Deklaratë e Rrjetit të Organizatave Shqiptare

Me rastin e vizitës në Shqipëri të kryeministrit grek Karamanlis, Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RROSH) shpreh zhgënjimin dhe indinjatën me sjelljen aspak dinjitoze të qeverisë shqiptare. Duke pasur parasysh zhvillimet e takimeve dypalëshe dhe zbulimet që janë bërë ditët e fundit në media në lidhje me caktimin e kufirit ujor dhe të “varrosjes” së çështjes çame, RROSH shpreh bindjen se qeveria shqiptare nuk ka kryer detyrën e saj si përfaqësuese e interesave kombëtare, të popullit të Shqipërisë dhe të votuesve që i kanë dhënë mirëbesimin, si edhe ka shkelur parimet kushtetuese.

Dëshira e kombit shqiptar për bashkim është një e drejtë natyrore që ka çdo komb në Evropë dhe kudo në botë. Ajo shprehet edhe në hyrjen e kushtetutës së Shqipërisë. Çdo qeveri e Shqipërisë ka detyrën që për sa kohë që është në pushtet të punojë, sipas rrethanave dhe mundësive të saj për këtë qëllim. Është e papranueshme dhe e turpshme që një kryeministër shqiptar të deklarojë që me Greqinë nuk ekziston asnjë problem dhe në këtë mënyrë të përpiqet të mbyllë çështjen çame, që është pjesë e çështjes kombëtare shqiptare. Çështja çame nuk mund të mbyllet sepse kështu dëshiron kryeministri Berisha, mirëpo ai i vuri vetes dhe qeverisë së tij vulën e turpit të mohimit të saj.

Integriteti territorial i Shqipërisë nuk mund të trajtohet si çështje private e dy kryeministrave, e një qeverie, ose e një apo dy ministrive. Çështja e përvijimit të kufirit ujor të Shqipërisë është një çështje me interes publik dhe kombëtar. Si e tillë, ajo nuk mund të zhvillohet fshehtas publikut dhe parlamentit si përfaqësues i qytetarëve. Qeverisë dhe kryeministrit Berisha i takon që tani të sqarojë qytetarët shqiptarë plotësisht mbi marrëveshjen kufitare dhe nëse është e vërtetë që marrëveshja është bërë në dëm të integritetit territorial dhe interesave kombëtare shqiptare, atëherë ai dhe qeveria e tij duhet të mbajnë të gjitha përgjegjësitë. Historia i ka vënë vulën e tradhtisë Zogut kur ky pasi erdhi në pushtet i dhuroi Jugosllavisë manastirin e Shën Naumit, sepse pretendohet se ai i takonte Shqipërisë në bazë të demarkacionit që bënë fuqitë e mëdha atë kohë. Sot, në shek. XXI një tjetër udhëheqës i Shqipërisë rrezikon të akuzohet për të njëjtën gjë, prandaj ftojmë kryeministrin Berisha që të argumentojë me transparencë të plotë që vija e re kufitare me Greqinë nuk prek interesat kombëtare shqiptare.

Gjithashtu RROSH është i zhgënjyer për marrëveshjen lidhur me varrezat e ushtarëve grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore. Dihet botërisht se ata nuk janë dëshmorë për çlirimin e Shqipërisë, as aleatë në luftën antifashiste, por dëshmorë të Greqisë dhe të Megaliidesë. Trupat greke për sa kohë që pushtuan pjesë të Shqipërisë ngritën flamurin grek dhe i konsideruan ato si pjesë të Greqisë. Në këtë kuptim, si një ushtri pushtuese, do të ishte në dinjitetin e shtetit shqiptar që eshtrat e tyre të tërhiqeshin nga shteti grek për t’ua bërë nderimet në atdheun e tyre dhe jo në tokën që ata deshën të pushtonin. Është paradoksale që ata të përkujtohen krahas dëshmorëve shqiptarë që ranë në luftë për çlirimin dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Historia e Shqipërisë ka treguar se ata që kanë bërë pazare me interesat kombëtare për të qëndruar në pushtet, nuk e kanë gëzuar pushtetin për një kohë të gjatë. Shqipëria është tashmë një shtet anëtar i NATO-s dhe nuk mund të sillet në mënyrë kaq pak dinjitoze në marrëdhëniet dypalëshe me fqinjët. Ata që mendonin se me anëtarësimin në NATO do të rritej siguria e Shqipërisë, sot ndjehen të zhgënjyer sepse është prekur siguria e saj në gjënë më të shenjtë, integritetin territorial.

Prandaj, RROSH u bën thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo ku janë, që të mbrojnë me mundësitë e tyre interesat e kombit shqiptar dhe të ushtrojnë presion mbi qeverinë shqiptare që të rishikojë në marrëveshjet e saj të fundit me Greqinë dhe të prapësohet në ato pika që i sjellin dëm Shqipërisë dhe çështjes kombëtare shqiptare.

(Rrjeti i Organizatave Shqiptare është një forum i organizatave shoqërore shqiptare nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë, Republika e Malit të Zi, Lugina e Preshevës për të bashkërenduar përpjekjet për një jetë sa më të mirë dhe me dinjitet të shqiptarëve kudo ku janë).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Deklaratë e Rrjetit të Organizatave Shqiptare
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: