Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 RROSH dënon ndalimin e Albin Kurtit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

RROSH dënon ndalimin e Albin Kurtit Empty
MesazhTitulli: RROSH dënon ndalimin e Albin Kurtit   RROSH dënon ndalimin e Albin Kurtit Icon_minitimeFri May 08, 2009 10:19 pm

RROSH dënon ndalimin e Albin Kurtit
Shqiptarët po nëpërkëmben
RROSH dënon ndalimin e Albin Kurtit 1019
"Vazhdimisht, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë jep prova se është një shtet antishqiptar.Tashmë nëpërkëmbja e të drejtave kushtetuese të qytetarëve me kombësi shqiptare është bërë diçka e zakontë, shteti i IRJM kërkon të fshijë apo të përvetësojë elementët e kulturës dhe trashëgimisë shqiptare në këtë vend...", thuhet
në reagimin e Rrjetit të Organizatave Shqiptare .
Fitim KRYEZIU
Shkup, 7 maj - Ndaj ndalimit të Albin Kurtit ditë më parë në pikën kufitare të Bllacës, ashpër ka reaguar edhe Rrjeti i Organizatave Shqiptare, forum i një numri organizatash shoqërore shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, për të bashkërenduar përpjekjet për një jetë sa më të mirë dhe me
dinjitet të shqiptarëve kudo ku janë. "Vazhdimisht, ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM) jep prova se është një shtet antishqiptar. Tashmë që nëpërkëmbja e të drejtave kushtetuese të qytetarëve me kombësi shqiptare është bërë diçka e zakontë, shteti i IRJM kërkon të fshijë apo të përvetësojë elementët e kulturës dhe trashëgimisë shqiptare në këtë vend, sikurse e dëshmojnë planet për ndërtimin e një kishe ortodokse sllave në vendin ku ndodhej shtëpia e Nënë Terezës", thuhet në reagimin e kësaj rrjeti organizatash. Sipas këtyre organizatave, qytetarët me kombësi
shqiptare të IRJM-së nuk janë të vetmit viktima të politikës antishqiptare të këtij shteti.
"Struktura të këtij shteti kanë treguar një sjellje armiqësore ndaj mbarë shqiptarëve në Ballkan. Akoma shteti maqedonas nuk ka dhënë llogari për shumë qytetarë të Shqipërisë që janë vrarë në kufirin midis dy vendeve nga ushtria maqedonase, pa asnjë shkak për këtë masë të skajshme. Gjithashtu, të gjithë e mbajnë mend trajtimin
çnjerëzor që iu bë refugjatëve të luftës nga Kosova në vitin 1999 në kampet e Maqedonisë. Kjo në kundërshtim të plotë me konventat ndërkombëtare që rregullojnë
sjelljen e shteteve në të tilla raste dhe mbi të gjitha në kundërshtim me dëshirën e
qytetarëve shqiptarë të IRJMsë për të ndihmuar vëllezërit e tyre të dëbuar me dhunë nga kriminelët serbë", thuhet në reagimin e RROSH, duke protestuar më tej, siç thuhet
në reagim, "për këtë sjellje armiqësore të strukturave shtetërore ndaj shqiptarëve
dhe bëjmë thirrje që t'i jepet fund asaj". Të mërkurën vonë ka reaguar edhe Lëvizja
qytetare "Zgjohu!", mysafir i të cilës ishte Albin Kurti. "Maltretimi i Albinit, i cili ishte nisur për të na nderuar neve asaj mbrëmjeje, na goditi pa masë.
U ndiem sikur ne u bëmë shkas që në trupin e këtij martiri u ngul edhe një gozhdë.
U munduam të intervenojmë, aq sa na ec fjala, e pritëm në kufi Albinin, e harruam
gëzimin e përvjetorit...Na erdhi shumë rëndë o mik!", thuhet në komunikatën e "Zgjohu!". Ndaj ndalimit të Albin Kurtit në kufirin e Bllacës, ka reaguar edhe
shoqata "Illyricum Libertas", e cila e ka dënuar "këtë akt retrograd dhe thellësisht arkaik për kohën në të cilën jetojmë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
 
RROSH dënon ndalimin e Albin Kurtit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!!
» RrOSh-i në “Eqerem Çabej”
» Arrestohet Albin Kurti nga policia kufitare e Maqedonisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: