ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ushtria e Serbisë arreston shqiptarët brenda territorit të Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Ushtria e Serbisë arreston shqiptarët brenda territorit të Kosovës   Sat May 09, 2009 10:19 am

Ushtria e Serbisë arreston shqiptarët brenda territorit të Kosovës

Të dielën, më 3 maj 2009, diku kah ora 15:00 në Malin Mokna të Burimit është arrestuar Visar Hajzeraj, 26 vjeçar nga komuna e Burimit. Visari kishte shkuar së bashku me 3 persona të tjerë për t’i marrë disa drunj të prerë në malin e tij. Ushtria serbe ka hyrë brenda territorit të Kosovës dhe e ka arrestuar Visarin.

Deri tash askush nga institucionet e Kosovës, qofshin ato komunale a qendrore, vendore a ndërkombëtare, nuk kanë reaguar për këtë arrest. Këta politikanë të cilët nga rehatia e zyreve të tyre luksoze e quajnë Kosovën vendin më të sigurt në botë, nuk e lëvizin as gishtin e vogël kur një qytetar i Kosovë arrestohet në pikë të ditës nga një ushtri armike siç është ajo e Serbisë. Ka shumë gjasa që politikanët e Kosovës as që kanë dëgjuar për këtë rast, për shkak se për ta, siç është dëshmuar, dhe po dëshmohet për ditë me pjesën veriore të vendit, Kosovë nënkupton vetëm pronat e tyre personale (shtëpitë e mëdha, veturat luksoze, bizneset …), por jo edhe territori i Kosovës të cilin e njohin për të tillë qytetarët e Kosovës, dhe ku i kanë pronat e tyre këta qytetarë.

Visari fillimisht është marrë në pyetje në Tutin, komunë kjo që ndodhet në pjesën e Sanxhakut të okupuar nga Serbia. Visarin e kishte marrë në pyetje komandanti i policisë së Serbisë që kishte shërbyer edhe në kohën e Milosheviqit në Burim, Moma Pantiq. Ky polic serb ishte i njohur për represionin që kishte ushtruar ndaj shqiptarëve sa kishte shërbyer në Burim. Sipas informatave që ka familja e Visarit, ky i fundit është maltertuar dhe rrahur nga ushtarët e Serbisë si dhe nga policia serbe. Me ta arrestuar pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë e kishin fotografuar Visarin me pushkë automatike (AK47) në qafë për ta arsyetuar kështu arrestimin dhe inkriminuar Visarin.

Kjo nuk është hera e parë që forcat policore e ushtarake të Serbisë hynë thellë brenda territorit të Kosovës për të arrestuar e maltretuar shqiptarët këtu. Raste të tilla ka shumë në anën lindore të Kosovës në fshatin Karaçevë. Të mos flasim për ata pak shqiptarë që kanë mbetur në pjesën veriore të Kosovës. Fshatarët që jetojnë në kufirin me Maqedoninë praktikisht e kanë pasur të pamundur ta punojnë tokën e tyre për një kohë të gjatë për shkak të forcave ushtarake maqedone. Njëjtë qëndron puna me shqiptarët që jetojnë në Bjeshkët e Rugovës – këta nuk mund t’i shfrytëzojnë kullosat e tyre për shkak të forcave speciale të policisë së Malit të Zi. Shqiptarëve përherë po u ngushtohet hapësira e të ekzistuarit. Ndërkohë që politikanët e Kosovës, krerët institucionalë, nuk pushojnë së përmenduri sigurinë e kufirit për shkaqe simbolike, fqinjtë po na e cenojnë po këtë siguri për përfitime faktike. Dhe përherë po e pësojnë qytetarët e Kosovës. Të tillë sikur Visari. Ky i fundit është duke u mbajtur i burgosur në Novi Pazar, në qytetin kryesor të Sanxhakut.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: Ushtria e Serbisë arreston shqiptarët brenda territorit të Kosovës   Sat May 09, 2009 7:21 pm

nuk eshte diqka e re per popullin ton keto arrestime qe behen brenda teritorit ton qe kryhen keto arrestime sepse nuk jemi shtet ne kuptimin e plot te fjales per kete arsye edhe ndodhin arrestimet sikurse ne rajonin e gjilanit qe ne vitin e kaluar jan arrestuar disa banor shqiptar ne brendesi te teritorit te Kosoves

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Ushtria e Serbisë arreston shqiptarët brenda territorit të Kosovës   Sat May 09, 2009 7:36 pm

Keto arrestime nuk jane te parat as te fundat arrestime brenda territorit te Kosoves ka pasur gjithnje si prej shpalljes se (pa)varesise e ketej per serbet gjithnje do te jete njejte dhe do te kete gjithnje arrrestime brenda e brenda territorit te Kosoves perderi sa te jete kjo qeveri ne krye me hajnat me te medhenje...

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ushtria e Serbisë arreston shqiptarët brenda territorit të Kosovës   Today at 6:26 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ushtria e Serbisë arreston shqiptarët brenda territorit të Kosovës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: