ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkencëtari zbulon bojën që i bën mjetet të padukshme për radarët...!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Shkencëtari zbulon bojën që i bën mjetet të padukshme për radarët...!   Mon May 11, 2009 12:11 am

Një shpikës gjerman ka krijuar në shkretëtirat e Emirateve të Bashkuara Arabe një bojë në gjendje që të bëjë të pakapshëm për radarët mjetet ushtarake. Një institut gjerman e testoi bojën dhe për habinë e të gjithëve zbuloi se shpikja funksiononte. Industria e mbrojtjes menjëherë nisi të tregojë interes

Verner Nikel udhëtoi në shkretëtirat e Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi kishte studiuar për shumë kohë një lloj krimbi, jashtëqitjet e të cilit mundësonin rritjen e bimëve në rërën e shkretëtirës. Sheikët e kishin parë me shumë interes faktin, duke qenë se mund t‘u jepte shans të mbillnin në shkretëtirë. Kjo gjë bëri që Nikel, një shpikës nga Berlini, i detyruar të lëvizë me një karrige me rrota, u nis drejt Emirateve të Bashkuara për të vazhduar më tej me projektin.

Fillimisht nisma dukej mjaft premtuese, duke qenë se trangujt, rrepkat e fasulet lulëzuan gjatë testeve në rrethinat e Abu Dabit. Por për realizimin e tij duheshin një numër shumë i madh krimbash - për të qenë të saktë, 3 mijë për metër katror - gjë që e bënte projektin shumë të shtrenjtë për sponsorët arabë.

Kështu që Nikel, i cili me kuptimin e plotë të fjalës e ka kokën të mbushur me ide të reja, thjesht ndërroi fushën e eksperimenteve. Kësaj here vendosi të përqendrohej te prodhimi i një boje në gjendje që të fshehë tanket, anijet dhe mjetet lundruese nga radarët, ashtu siç funksionon teknologjia "stealth". Nikel i vuri edhe një emër bojës mrekullibërëse: AR1.

Por Nikelit nuk i mungon aspak durimi. Pas qindra e qindra orëve të shpenzuara në laborator, më në fund arriti të gjente përzierjen e duhur që po kërkonte. Ia dërgoi një enë të mbushur me këtë bojë Helmut Esenit, një fizikan materialesh rrezatuese, i cili drejton teknologjinë e radarëve në Qendrën e Kërkimeve të Shkencave të Aplikuara pranë Bonit. Eseni e ekzaminoi bojën e Nikelit dhe me habi mësoi se jepte rezultat "për të gjitha frekuencat e rëndësishme në përdorim të ushtrisë".

_________________



The revolution is not an apple that falls when it is ripe.
You have to make it fall.

CHE GUEVARA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Shkencëtari zbulon bojën që i bën mjetet të padukshme për radarët...!   Mon May 11, 2009 12:16 am

Një çast e sheh, tjetrin jo

Kur një shtëpi, një anije, apo një makinë që normalisht shfaqet nëpër monitorët e radarëve lyhet me AR1, zhduket thuajse tërësisht në errësirë. Eseni nuk është në gjendje të shpjegojë përse ndodh kjo. Ndoshta ndodh ngaqë boja është e llojit absorbues Jaumann, e cila i reflekton valët e radarit që përplasen mbi të në drejtime të atilla që eliminojnë njëra- tjetrën. Ose mund të ketë të bëjë me grimcat mikroskopike magnetike që absorbojnë energjinë e rrezatuar mbi to.

Ajo që dihet është se Eseni nuk mund ta thotë me siguri se cila është ajo cilësi e bojës që jep këtë rezultat. Ndërkohë që e konsideron faktin që Nikeli e bëri zbulimin në shkretëtirë - ku mjetet për kërkime të këtij lloji praktikisht nuk ekzistojnë - "thuajse të pabesueshëm". E megjithatë, të gjitha kampionet që Eseni merr çdo vit nga Nikeli japin rezultatet më të mira se të mëparshmet. "Si ka mundësi diçka e tillë?", - pyet Eseni.

Tashmë ai njeh mirë edhe të gjithë historinë e shpikësit të zhvendosur në Emiratet e Bashkuara. Nikeli nisi të tregonte interes mbi një bojë me cilësi të tilla gjatë kohëve të Luftës së Ftohtë. Një mik i tij jugosllav, që punonte pranë ambasadës së vendit të vet në Berlinin Perëndimor ,e prezantoi Nikelin me disa ekspertë armatimesh ushtarake në një vilë në perëndim të qytetit. Në fillim të viteve tetëdhjetë, amerikanët e ftuan Nikelin të vizitonte një zonë të rezervuar ushtarake, ku do të testohej një top alumini i lyer me një prej versioneve fillestare të bojës së tij. Rezultatet qenë të tmerrshme. "Mos e vrisni shumë mendjen", i kishin thënë amerikanët. "Keni humbur një betejë, jo krejt luftën". Nikeli nuk hoqi dorë nga përpjekjet.

Në një pikë të caktuar nisi të kontaktohej nga njerëz që kishin interes për këtë bojë. Në vitin 2002 u vizitua nga një irakian, i cili i tregoi se diktatori Sadam Husein po kërkonte një mënyrë për të fshehur fortifikimet ushtarake nga patrullat ajrore amerikane. "Ju lëvdojmë për arritjet", shkruhej në një letër të marrë nga Bagdadi, më 20 mars të vitit 2002, "dhe ju ftojmë të vizitoni ambientet tona të prodhimit".

Sipas asaj që tregon Nikeli, irakianët i ofruan 18 milionë dollarë, gjysma e të cilëve në naftë. "Por gjërat m‘u dukën shumë të sikletshme kur më prenotuan për të qëndruar në hotelin ‘Al Rashid‘ të Bagdadit", tregon Nikel.

Në vitin 2007, do të qenë kinezët ata që i trokitën në derë. Përfaqësuesit e një kompanie me seli qendrore në Shangai, e quajtur "G.S. Holding", i thanë atij se qenë shumë të interesuar mbi produktin e tij dhe i premtuan përfitime të konsiderueshme "në tregun gjigand kinez".

Nikeli tregon se u ndje shumë i përkëdhelur nga oferta dhe pret të takohet me një delegacion të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës gjatë majit të këtij viti. Por në fund pranon se para të gjithë të tjerëve parapëlqen "njerëz të arsyeshëm nga vendi im".


Gjermanët janë në dijeni prej kohësh mbi ecurinë e kërkimeve të Nikelit. Kampionin e parë të bojës Nikeli e dërgoi në vitin 2004 në Qendrën e Kërkimeve të Shkencave të Aplikuara, klienti kryesor i së cilës është "Bundeswehr", Forcat e Armatosura Gjermane. Ekspertët e këtij institucioni i thanë se efektshmëria e AR1-shit "shkonte shumë larg niveleve të arritura me produkte të ngjashme". Në vitin 2005, ekspertët e Qendrës së Kërkimeve të Shkencave të Aplikuara lyen me këtë bojë një "Unimog" - mjet fuoristradë i prodhuar nga "Mercedes" - dhe më pas ia paraqitën atë ekspertëve të Mbrojtjes. Mjetin erdhën për ta parë edhe delegacione nga Singapori, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Holanda.

Gjithsesi, si për ironi, "Bundeswehr" tregoi shumë pak interes. Në korrik të vitit 2007, Nikeli u ankua pranë Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes. "Më duhet t‘ju bëj me dije", shkroi ai "që janë disa shtete të huaja që kanë treguar interes për blerjen e bojës". Pas kësaj, zyrtarët e ministrisë kontaktuan Esenin në Qendrën e Kërkimeve të Shkencave të Aplikuara. "Më kontaktuan dhe më kërkuan të vërtetoja që Nikeli fliste vetëm broçkulla", tregon Eseni. "Por për fatin e tyre të keq nuk u erdha dot në ndihmë".

Që atëherë tonet kanë ndryshuar dhe Nikeli ka marrë emaile shumë miqësore nga Rheinmetall, një kontraktues i Forcave të Armatosura, sipas të cilit produkti "është vërtet mbresëlënës"; nga prodhuesi i veshjeve kundër-radar "Tec-Knit", i cili i shkruante se "qe mjaft i interesuar për efektivitetin e bojës"; nga vetë Ministria e Mbrojtjes, si dhe nga Qendra Teknike për Teknologjitë Mbrojtëse dhe Speciale të "Bundeswehr"-it (WTD 52). Eseni ka ndërmend ta paraqesë bojën përpara shtypit ndërkombëtar gjatë javës së ardhshme.

"Sigurisht që ka vlera të rëndësishme ushtarake", thotë ai, duke iu referuar si forcave tokësore, ashtu edhe atyre ajrore. Përveç kësaj, Qendra Teknike për Teknologjitë Mbrojtëse për Anijet dhe Mjetet Detare (WTD 71) planifikon të nisë testimet për të kuptuar nëse boja mund të përdoret edhe për mjetet detare.

Mbetet fakti që kamuflimi ndaj radarëve sot nuk përbën për ushtritë rëndësi aq të madhe sa dikur. "Ishte problem kyç gjatë Luftës së Ftohtë", thotë Eseni. "Por ditëve të sotme është kthyer në diçka të këndshme për t‘u pasur". Ndërkaq, kur angazhohen jashtë kufijve të Gjermanisë, Forcat e Armatosura të vendit kanë interes për efektin e kundërt, të bëhen sa më të dukshme dhe jo sa më të padukshme.

Me shumë gjasa shpikja e Nikelit është shumë më e vlefshme për përdorim civil. Pilotët dhe kontrollorët e trafikut ajror nuk reshtin së ankuari për efektin ndërhyrës të ndërtesave të aeroporteve, të cilat u shfaqën nëpër monitorët e radarëve. Në rast se do të lyheshin me bojën e Nikelit do të mbeteshin në pjesën më të madhe të padukshme. "Jam munduar t‘i shpjegoj prej shumë kohësh", thotë Eseni, "që e ka shumë më të lehtë të pasurohet në aviacionin civil se në atë ushtarak".

Ndërkaq fjalët e Esenit janë zhgënjyese në një aspekt. Shoferët që shkelin kufijtë e shpejtësisë nuk duhet të mbajnë shpresa se një ditë do të bëhen të padukshëm për radarët e policisë. "Kur objektet lëvizin në distanca shumë të afërta", pranon ai, "as boja më e mirë nuk do t‘i shpëtonte dot".

_________________



The revolution is not an apple that falls when it is ripe.
You have to make it fall.

CHE GUEVARA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: Shkencëtari zbulon bojën që i bën mjetet të padukshme për radarët...!   Mon May 11, 2009 1:36 pm

Flaka te pergezoj per temat por po me intereson se ku po i gjan bre kto tema interesante

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Shkencëtari zbulon bojën që i bën mjetet të padukshme për radarët...!   Today at 7:16 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkencëtari zbulon bojën që i bën mjetet të padukshme për radarët...!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shkence & Teknologji :: Shkence & Teknologji-
Kërce tek: