Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ilir Konushefci - Mërgimi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Ilir Konushefci - Mërgimi Empty
MesazhTitulli: Ilir Konushefci - Mërgimi   Ilir Konushefci - Mërgimi Icon_minitimeTue May 12, 2009 10:26 pm

Përkujtim, në 11 vjetorin e vrasjes së dëshmorit të kombit Ilir Konushefci

Ilir Konushefci - Mërgimi Ilir

( 20. 6. 1969 - 9. 5. 1998 )

Ilir Konushefci u lind më 20 qershor të vitit 1969. Rrjedh nga një familje e urtë e punëtore, e mbi të gjitha me tradita patriotike. Kjo familje është shpërngulur nga fshati Konushefc para 60 vjetësh dhe është vendosur në fshatin Llugë të Podujevës.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore nga kjo familje kishte pjesëtarë që u mobilizuan në radhët e forcave progresive të asaj kohe. Kjo traditë u vazhdua edhe gjatë luftës së fundit kundër pushtuesit serb. Në radhët e para të UÇK-së, përpos Ilirit, ishte edhe vëllai i tij, Saimir Konushefci, i cili dha një kontribut të madh pas legalizimit të UÇK-së në Llap, në shtrirjen, organizimin dhe furnizimin e saj.

Iliri fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes. Shkollën fillore e kreu në fshatin Lluzhan, të mesmën në Podujevë, duke u dalluar në mësime dhe në sjellje. U regjistrua në Shkollën e Lartë në Ferizaj, të cilën nuk arriti ta përfundojë. Iliri ishte fëmija i tretë i Halitit dhe nënës Nazmies. Iliri ishte i martuar me Luljeta Ramadanin nga Ferizaj, e cila është absolvente e SHLT-së në Ferizaj. Ata kanë një vajzë, Nertilën.

Që nga mosha e hershme rinore, Iliri u angazhua rreth çështjes kombëtare. Ishte në moshë te re kur në Kosovë ndodhnin ngjarje të rendësishme, protestata, demonstrata, greva etj., përmes të cilave shqiptarët shprehnin qëndrimin e tyre kundër pushtetit serb, i cili pretendonte të bëhej absolut në Kosovë. E gjejmë në mesin e demonstruesve, si në Ferizaj, Prishtinë etj.

Viti 1989 mbeti i paharruar për Ilirin; u vranë dy bashkëfshatarët (idolët) e tij, Afrim Zhitia dhe Bedri Sokoli. Në atë kohë Iliri theksonte: “Këto vrasje dhe vrasjet e tjera, do ta forcojnë edhe më shumë moralin dhe idealin tonë në rrugën e çlirimit të Kosovës”.

Fundi i viteve nëntëdhjetë karakterizohet me paraqitjen e jetës plurale, pluralizëm i cili konsiderohej front legal i organizuar kundër synimeve nënshtruese të okupatorit. Në këtë lëvizje Iliri dha një kontribut të jashtëzakonshëm. Mirëpo, Iliri dhe shumë shokë të tij, shpejt e kuptuan se filozofia e një politike të pritjes është e pasuksesshme. Kështu filluan që të mendojnë për gjetjen e rrugës së mundshme për realizimin e çështjes madhore, lirisë së Kosovës, përmes luftës së armatosur.

Ishte fundi i vitit 1991, fillimi i vitit 1992, kur Iliri, së bashku me disa shokë, në mesin e tyre: Naim Hyseni, Naim Haziri , Selim Haziri etj., nga paknaqësia rreth organizimit politik legal, këtyre të fundit (LDK-së - Dega në Podujevë) u drejtohen me një letër (dokument i cili u ishte dërguar ilegalisht dhe në emer të studentëve), në të cilin kërkohej angazhim më serioz i potencialit rinor, pengimi i individëve injorantë “shqipfolës”, angazhimi rreth zgjedhjes së Statutit të Kosovës e jo garim politik etj. Ky dokument, edhe pse ishte lexuar nga individë të caktuar, nuk ishte vënë në rend të ditës për t’u diskutuar dhe shqyrtuar asnjëherë.

Si pasojë e kërkimit të rrugëve të tjera për çlirim, pas bisedimeve dhe konsultave të shumta, Iliri, së bashku me shokët: Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulëzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themelojnë grupin ilegal.

Grupi është themeluar në mbledhjen e mbajtur më 13.5.1992, në Podujevë, në vendin e quajtur “Te Kisha”. Pra, në këtë mbledhje ishte vendosur për themelimin e një grupi, i cili do të organizohej për t’iu kundërvënë secilit që drejtpërsëdrejti rrezikonte pasurinë dhe gjërat e njerëzve në Kosovë. Aktiviteti i këtij grupi ishte vendosur të orientohej rreth përgatitjeve fizike, por duke mos lënë anash as strategjinë luftarake. Anëtarët e grupit ishin zotuar se do t’i kryenin me besnikëri detyrat e ngarkuara nga udhëheqësi i tyre. Kjo vërehet në betimin e dhënë, ku thuhet: “Betohem para flamurit dhe para shokëve se detyrat, të cilat i parashtron grupi, do t`i kryej me besnikëri dhe nëse është nevoja edhe jetën do ta jap për realizimin e idealit tonë”.

Ky grup ishte apolitik, ndërsa sa i përket emrit dhe zgjedhjes së udheheqësit ishte vendosur të shqyrtohej në mbledhjen tjetër. Në mbledhjen e mbajtur më 20.5.1992 emërohet njësiti me emrin “Shqiponjat“, kurse kryetar i saj zgjedhet Naim Haziri, ndërsa udhëheqës i ushtrimeve ushtarake caktohet Shaip Haziri - Bekimi (në vitin 1991 kishte qenë në ushtrime ushtarake në Shqipëri, së bashku me Zahir Pajazitin). Përgatitjet fizike grupi i kryente “Te Kisha” në Podujevë, në fshatin Shamalluk, në Pushimoren “Gërmia” të Prishtinës, si edhe në sallën e edukatës fizike të Shkollës fillore “Naim Frashëri” në Podujevë.

Grupi, nga dhjetë shtatori i vitit 1992 e gjër kur hyri nën urdhërat e komandantit Zahir Pajaziti, kreu disa aksione. Ky grup, në vitin 1993 (qershor), bie në kontakt me LKÇK-në, kurse takimet organizoheshin përmes Selim Hazirit, anëtar i njësitit “Shqiponjat” dhe Agron Rrahmanit, anëtar i LKÇK-së. Edhe pse në mes tyre kishte disa dallime të vogla sa i përket mënyrës së organizimit, megjithëatë gjendet mënyra për bashkëpunim, sepse të dy palët mendonin se çlirimi i Kosovës mund të realizohej përmes luftës së armatosur. Njësiti “Shqiponjat“ pranon që t`i ndihmojë ata në shpërndarjen e organit të LKÇK-së “Çlirimi”. Ky bashkëpunim zgjati gjer nga fundi i vitit 1993 dhe fillimi i vitit 1994.

Prej vitit 1994 e gjer në fillim të vitit 1996, njësiti “Shqiponjat“ vazhdimisht i kreu detyrat e parashtruara nga organi i saj, si përcjellja e individve të dyshimtë, mbikëqyrja e objekteve shkollore dhe detyra të tjera, por në atë kohë i kryente edhe ushtrimet ushtarake.

Në qershor të vitit 1996 ky njësit bie në kontakt përmes Rrustem Mustafës-Remit, me komandant Zahir Pajazitin. Në takimin e parë me Zahirin në vendin “Te Kisha” në Podujevë. Nga njësiti ishin: Iliri, Shaip Haziri dhe Selim Haziri. Pas këtij takimi dhe bisedimeve të veçanta me anëtarët e njësitit, nga ana e njësitit në radhët e UÇK-së hyjnë: Ilir Konushefci, Naim Haziri, Selim Haziri, Shaip Haziri dhe Naim Hyseni. Nga ajo kohë, Iliri ishte vazhdimisht krah për krah me Zahirin. Zahiri thoshte: “Ia kam lakmi Ilirit për qëndrimin, guximn, sakrificën”, ndërsa Sabit Zejnullahu (babai i Hakifit), kujton fjalët e Hakifit kur ai thoshte: “I vetmi është Iliri i cili mund ta zëvendësojë Zahirin në çdo kohë”.

Zahir Pajaziti, pas aksioneve të shumëta dhe të suksesshme gjatë vitit 1996, vendosi që të shkonte në Shqipëri (dhjetor `96), kurse me të ishin Ilir Konushefci, Shaip Haziri dhe Hakif Zejnullahu. Këta u kthyen pasi e përcollën komandant Zahirin gjer te kufiri me Shqipërinë. Zahiri atje dërgoi bashkëluftëtarin e tij të plagosur “Demën”, që të shërohej. Para shkuarjes, Zahiri ngarkoi bashkëluftëtarët e tij për kryerjen e tri aksioneve gjatë kohës sa ai qëndronte në Shqipëri. Detyra me të cilën u ngarkua Iliri, u krye me sukses të plotë.

Zahiri nuk qëndroi atje sa ishte e parashikur, por u kthye pas një kohe të shkurtër. Afër kufirit me Shqipërinë, në Babaj të Bokës, atë e pritën Iliri, Hakifi dhe Shaip Haziri. Me Zahirin në atë kohë ishin edhe Adrian Krasniqi, Qerim Kelmendi dhe një shok tjetër.

Pas kthimit nga Shqipëria, Zahiri përseri mori përsipër ndarjen e detyrave në të gjitha zonat, në veçanti në zonën e Llapit, të Gjakovës dhe ishte në përgatitje e sipër të një aksioni në anën e Gjilanit, sepse dëshironte që edhe atje të formoheshin dhe avansoheshin radhët e UÇK-së.

Ditën kritike ishin së bashku, në banesën e Zahirit, Ilir Konushevci dhe Shaip Haziri, duke biseduar për realizimin e detyrave të parashtruara. Në ndërkohë, patën një telefonatë (rreth orës 10:00, paradite), pas së cilës Zahiri njohtoi se në orën 15 e 30 duhej të takohej me një shok të panjohur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, me të cilin do të udhëtonte për në Vushtrri me një detyrë të veçantë. Bashkëudhëtarë në këtë udhëtim caktoi Ilirin dhe Shaipin, mirëpo në ndërkohë erdhi Hakif Zejnullahu, me të cilin vendosën që ai ta shoqëronte Zahirin deri në Vushtrri. Deri në momentin e nisjes ata kanë qëndruar së bashku edhe me Beqir Beqirin, në një kafene afër Tregut të Gjelbër në Prishtinë, kurse në orën 15 e 30 u nisën në drejtim të Stacionit të Autobusëve, e prej atje për në Vushtrri.

Më 31 janar 1997, në orën 16 e 5, në fshatin Pestovë afër Vushtrrisë, u vrianë Zahiri, Hakifi dhe Edmondi. Për këte rast të rëndë dhe të hidhur, Iliri mori lajmin të nesërmen nga vëllai i Hakifit, i cili e priste para shitores së Ilirit. Ai, së bashku me shokët Shaip Hazirin dhe Beqën, shkoi ta takonte Naim Hazirin në fshatin Sibofc të Podujevës, ku pas armatosjes kaluan përmes fshatit Dyz në fshatin Koliq, ku qëndruan disa ditë. Me sugjerimin e shokëve (Selim Haziri, Naim Hyseni dhe Naim Haziri), kalojnë në ilegalitet në një banesë në Prishtinë për disa ditë. Nga këtu vendosin që të kalojnë në Shqipëri: Shaipi, Iliri dhe Avni Ajeti. Rrugëtimi bëhet me dy makina, të ndarë dy nga dy në drejtim të Gjakovës, për në Babaj të Bokës. Aty morën udhëzimet e mëtejme në një shtëpi të një bashkëluftëtari.

Nga ajo kohë, Iliri, në rrethanat e krijuara në Shqipëri, ndryshoi formën e veprimit të tij, por duke mos u larguar asnjëherë nga betimi i dhënë për të luftuar gjer në fund për çlirimin e Kosovës. Atje filloi të bashkëpunojë me bashkëluftëtarët e Zahirit, si me Adrian Krasniqin, me të cilin ishte i pandarë deri në vdekjen e Adrianit, Qerim Kelmendin, Mujë Krasniqin, Ismet Abdullahun, Murat Ajetin (pas vrasjes së Zahirit kishte shkuar në Shqipëri dhe atje kishte dhënë një kontribut të madh rredh riorganizimit të UÇK-së, veçanërisht në Llap) etj. Iliri në Shqipëri punoi në furnizimin me armatim në nivel të vendit, detyrë e cila ishte shumë e vështirë. Këtë detyrë e kryente kryesisht me Ardian Krasniqin (pas vrasjes së Luan Haradinajt). Mirëpo, Iliri punoi shumë edhe rreth afirmit të të gjitha forcave në luftë kundër Serbisë. Pasi formuan rrjetin e bashkëpunëtorëve, Iliri dhe Ardiani disa herë erdhën në Kosovë, me qëllim të riorganizimit të radhëve të UÇK-së, si dhe koordinimit të punëve me rrethet e tjera, sepse pas vrasjes së Zahir Pajazitit shumçka nuk ishte si më parë. Në këtë mision erdhi së bashku me Adrian Krasniqin, në maj të vitit 1997, dhe qëndroi katër ditë në Llap. Pas vdekjes së Zahirit, Iliri e përfaqësonte ZOLL-in në Shtabin Qendror.

Gjatë verës së vitit 1997, për shkak të rrethanave të krijuara, nga Kosova largohen edhe Naim Haziri ,Naim Hyseni e Selim Haziri, të cilët shkojnë në Shqipëri, dhe atje bien në kontakt me Ilirin dhe shokët e tjerë që vepronin atje. Kështu, gjatë asaj kohe, aktiviteti i UÇK-së në Llap vështirësohet, mirëpo ndërkohë Rrustem Mustafa- Remi, së bashku me Sejdi Ramën (Sejda në qershor-korrik ishte në Gjermani, ku u takua me Sabri Kiçmarin e Ali Ramën), shkuan në Shqipëri dhe atje biseduan me shokët në fjalë, për gjetjen e mundësisë së riorganizimit të UÇK-së në ZOLL. Pas këtij takimi, u kthyen në Kosovë dhe mbajtën mbledhjen e parë në nivel të Llapit, ku edhe u vendos hierarkia e UÇK-së për Zonën e Llapit, për të cilën gjë Iliri kishte luajtur rol vendimtar.

Mbledhja është mbajtur më 2.9.1997, në fshatin Surkish dhe mërën pjesë: Ilir Konushefci, Rrustem Mustafa, Naim Haziri, Selim Haziri, Murat Ajeti, Refik Jashari dhe Latif Gashi. Në këtë mbledhje është vendosur që Rrustem Mustafa- Remi të jetë përgjegjës-koordinator i ZOLL-it me Zonat e tjera, Ilir Konushefci vendoset që ta vazhdojë punën furnizuese me armatim në nivel vendi dhe të jetë anëtar i Shtabit Qendror, kurse Latif Gashi anëtar i Shtabit Rajonal. Pas këtij takimi, Iliri, së bashku me Naimin dhe Muratin, u kthye në Shqipëri, ku e vazhdoi punën në furnizim me armatim.

Ishte mesi i muajit tetor 1997, kur Iliri, së bashku me Adrian Krasniqin (Rexhën) dhe shokë të tjerë, solli një sasi të madhe të armatimit në Kosovë. Me propozim-vendimin e shokëve, sulmohet Stacioni i policisë serbe në Kliqinë të Pejës (në orët e vona të natës në mes të 15 e 16 tetorit). Në këtë aksion morën pjesë: Adriani (Rexha), Iliri (Mërgimi), Mujë Krasniqi (Kapuqi) dhe Qerim Kelmndi (Dema). Gjatë sulmit, u vra Adriani. Vrasja e tij ishte një humbje e madhe për shokët, për UÇK-në e veçanërisht për Ilirin, sepse ata pos të tjerash ishin edhe shokë të pandarë të aksioneve. Pas këtij rasti, Iliri ngarkohet nga shokët me rolin kryesor për sjelljen e armatimit në Kosovë. Gjatë gjithë kohës sa punoi në këtë detyrë, ai hyri në Kosovë mbi tridhjetë herë, duke sjellë armatim të llojllojshëm, nga armët e brezit e deri tek armatimi kundërtank. Mjetet për blerje të këtij armatimi vinin kryesisht nga mërgimtarët nga Evropa dhe Amerika. Iliri furnizohej me mjetet nga Fondi “Vendlindja thërret” dhe atë në dy drejtime nga Gjermania e Zvicra, si dhe nga Amerika përmes Florim Krasniqit (një i afërm i Adrianit) dhe Muharrem Tovërlanit.

Iliri, pos që punoi rreth furnizimit me armatim, kontribuoi shumë edhe në sjelljen e eprorëve profesionistë në radhët e luftëtarëve të lirisë. Kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, u vra në mëngjesin e hershëm (rreth orës 2:00) të datës 9 maj 1998, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim.

Vrasja e Ilirit, atje ku më së paku pritej, shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror. Në varrimin e tij morën pjesë me mijëra bashkatdhetarë, të cilët atë ditë kishin ardhur nga të gjitha anët e botës për t’i dhënë lamtumirën e fundit luftëtarit të paepur të radhëve të para të UÇK-së.

Lavdi jetës dhe veprës së Ilir Konushevci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
 
Ilir Konushefci - Mërgimi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Histori-
Kërce tek: