Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Presheva..!!

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Presheva..!! Empty
MesazhTitulli: Presheva..!!   Presheva..!! Icon_minitimeSun Feb 22, 2009 12:48 am

Komuna e Preshevës, me sipërfaqe prej 264 km 2, përfshin fushën e Preshevës në mes, pjesë të malit të Karadakut në perendim dhe të malit Rujn në lindje. Fusha e Preshevës përfshin rreth 37,8%, Karadaku 45,4% dhe Rujni 16,6% të territorit të përgjithshëm. Relacioni fushë-mal është 37,8 me 62,0.

Fusha e Preshevës, në veri është e lidhur morfologjikisht me fushën e Bujanocit e në jug, nëpërmjet të Kërruses së njohur të Preshevës, me fushën e Kumanovës. Mali Karadak shtrihet, në perendim, mes fushës së Preshevës dhe të Gjilanit, me një varg majash shumë të bukura, nga të cilat, sidomos, dallohet Ostrovica me lartësi prej 1168 metrave, që paraqet majen më të lartë në territorin e Komunës. Maja e Madhe (1034 metra) mbi Preshevë, Kodra e Peçenës( 977 metra), etj.

Në Karadak është zhvilluar relievi karstik, ku gjenden dy shpella të bukura: Shpella e Ilincës dhe Shpella e Arushës (Tërrnavës).

Në lindje të fushës së Preshevës shtrihet Rujni, me majen më të lartë - Kodrën e Tukashit(807 metra).

Fusha e Preshevës është e zgjatur në drejtim veri- jug, në gjatësi prej 17 km dhe gjërsi maksimale prej 8 km. Në këtë fushë shtrihet Kërrusja(ujëndarësja e ulët) e njohur e Preshevës, me lartësi mbidetare prej 460 m, që shtrihet në drejtim lindje- perendim. Pika më veriore e fushës është në lartësi mbidetare prej 405 m, ndërsa pika më jugore në lartësi prej 390 m. Kjo kërruese ka rëndësi të madhe komunikative nga se lidh dy luginat e mëdha, të Moravës dhe të Vardarit, të cilat paraqesin lugnajë të madhe me shtrierje përsëgjati Siujëdhesës Ballakanike. Nëpër këtë kërruese kalon hekurudha dhe rruga kryesore automobilistike, të cilat lidhin Detin Egje me Fushën e Panonisë.

Klima e Komunës së Preshevës është e mesme kontinentale. Për shkak të morfologjisë dhe lartësisë së ndryshme mbidetare ekzistojnë ndryshime klimatike ndërmjet fushës dhe pjesëve malore, sidomos të Karadakut. Fusha e Preshevës merr diç mbi 600 mm, mesatarisht, të reshura në vit. Në të fryejnë erëra veriore dhe jugore. Pjesa në jug të Kërrusës, e kthyer kah jugu, ka klimë pak më të butë se sa pjesa veriore, pa e kthyer kah veriu. Shpeshherë bora mbulon vetëm këtë pjesë. Njësoj është edhe me mjegullën. Nganjëherë mjegull ka vetëm në jug të Kërrusës. Pjesa malore ka klimë më të ashpër, sidomos Karadaku, ku temperaturat janë më të ulta, bora është dukuri më e shpeshtë dhe me trashësi deri 80 cm. Karadakun e godet më shumë breshëri, sidomos pjesën e saj jugore. Në të mjegulla është më e shpeshtë, por nganjëherë në pranverë dhe vjeshtë, me rastin e temperaturave inverzare, mjegulla është dukuri vetëm për Fushën e Preshevës.

Komuna është e varfër me ujëra tokësore. Lumenjtë më të mëdhenj janë: Lumi Llopushnicë, Lumi i Kurbalisë dhe Lumi i Tërrnavës. Më e pasur me ujë është Llopushnica, e cila buron në shpatin veri- lindor të Ostrovicës dhe derdhët në Moravën e Binçës te Kështjella e Pograxhës. Lumi i Kurbalisë rrjedh nëpër Preshevë, i cili teposhtë qytetit kthehet në lum tipik fushor me shumë bërryla dhe shpeshherë, në vjeshtë dhe në pranverë, del nga shtrati dhe vërshon sipërfaqe të tokës së punueshme.

Komuna ka një liqen artificial përmbi katundin Rahovicë, i cili shërben vetëm për ujitje.

Komuna ka edhe burime të nxehta (termale). Burime më të rëndësishme të këtij lloji janë: Gurra e Miratocit (Banjkë) dhe Gurra e Seferve.

Pyjet e Komunës së Preshevës nuk janë njësoj të përhapura. Ato, thuajse, krejtësisht shtrihen në trevën e Karadakut. Dikur Karadaku ka qenë i njohur për pyje të larta dhe të dendura. Ato kanë pësuar ndryshime të mëdha nga se dora e njeriut i ka shkatërrur dhe sot paraqesin, kryesisht, pyje të reja. Këto janë pyje gjethrënëse (ahu, bungu, qarri, shkoza, krekëza, etj.). Kohëve të findit, aty- këtu, janë ngritur sipërfaqe të kufizuara të pishave.

Shpërnguelja e popullsisë, nga vitet e gjashtëdhjeta, nga Karadaku ka ndikuar në rritjen e sipërfaqeve të kullosave si rrjedhim i këthimit të arave në kullosa. Kullosa ka edhe në trevën e Malit Rujn.

Komuna e Preshevës është e pasur me shtazë dhe shpendë të egëra. Në Karadak jeton kaprrolli, lepuri, ujku, dhelpëra dhe derri i egër, kurse prej shpendëve: thëllëza e gurit, ndërsa pula e egër është zhdukur. Në fushën e Preshevës dhe në Kodrën e Rujnit ka mjaft lepuj dhe thëllëza të fushës. Në Llopushnicë ka peshq, ndërsa në Lumin e Kurbalisë, veçanërisht në pjesën e poshtëme, s’ka fare gjallesa. Peshq ka edhe Liqeni Artificial i Rahovicës.

Komuna e Preshevës shtrihet në kulmin (Kërrusën e Preshevës) e Lugnajës së Moravë- Vardarit, ku lidhen këto dy lugina të mëdha, të cilat për së gjati, në drejtim veri- jug, përshkojnë Siujdhesën Ballkanike. Udha e vjetër, në drejtim lindje- perendim, kryqëzohet në Fushën e Preshevës. Pozita e Komunës në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe në Lugnajën e Moravë- Vardarit, përpos rëndësisë strategjike ka pasur edhe rëndësi të madhe ekonomike dhe kulturore. Kështu, qysh nga kohërat më të vjetra- antika dhe mesjeta, territori i kësaj Komune ishte i banuar dhe jeta në të kurrë nuk është ndërprerë. Këtë më së miri e dëshmojnë gjetjet e shumta arkeologjike dhe numri i madh i rrënojave të kështjellave iliro- shqiptare, më vonë të rindërtuara nga romakët.

Presheva për herë të parë përmendet më 1381 .

Ndërtimi i hekurudhës së parë (më 1888) edhe më shumë shtron rëndësinë e kësaj komune. Këtë rëndësi e rrit edhe ndërtimi i rrugës automobilistike paralele me hekurudhën (më 1963).Në vitin më 1979 Presheva lidhet me Gjilanin, me rrugë të asfaltuar, e cila shfrytëzon Qafën e Livadhit të Shehut dhe Muçibabën.

Banorët e parë vendas në antikë ,në këte trevë, ishin të parët tanë-ilirët, përkatësisht fisi ilir-dardanët. Më vonë, për shkak të pushtimeve të njëpasnjëshme të popujve të ndryshëm, ndryshohet struktura etnike, por kurrë nuk zhduket rrënja iliro-shqiptare. Ajo në antikën e vonshme dhe në mesjetën e hershme, me siguri, ka ekzistuar, përkundër romanizimit të popullsisë iliro-shqiptare. Edhe gjatë periudhës bizantine dhe mesjetës serbe ne territorin e Komunës së Preshevës, përkundër sllavizimit intenziv, etnikumi iliro-shqiptar vazhdon të ekzistojë deri në ditët tona. Pas ardhjes së turqve në trojet shqiptare është ndaluar procesi i sllavizimit të shqiptarëve, por ka filluar muslimanizimi i vrullshëm i tyre. Megjithëkëtë në disa fshatra të Karadakut deri vonë është ruajtur feja katolike. Pas luftës serbo-turke (1876-1878) në territorin e Komunës së Preshevës vendoset një numër i shqiptarëve (muhaxhirëve) të ikur nga trevat e Vranjës dhe të Toplicës. Pas luftërave ballkanike, Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore një pjesë e shqiptarëve të këtushëm, për shkak të trysnive politike, fetare dhe ekonomike, shpërngulet për në Turqi.

Të dhënat historike dëshmojnë se territori i Komunës së Preshevës gjithmonë dhe pandërprerë gjeografikisht-historikisht dhe në pikpamje kulturore ishte Kosovë. Edhe pas disa vjetëve të krijimit të krahinës së Kosovës (më 1945) Karadaku (nëntë fshatra të tij) i takonin Kosovës. Para Luftës së Dytë Botërore Presheva ishte qendër e rrethit e në këte kohë është qendër komunale.

U cek se Komuna e Preshevës shtrihet me sipërfaqe prej 264 km katrorë. Në të jetojnë 35-40.000 banorë.Shumica e tyre - mbi 90% - janë shqiptarë. Të tjerët janë serbë, romë dhe turq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Presheva..!! Empty
MesazhTitulli: Re: Presheva..!!   Presheva..!! Icon_minitimeSun Feb 22, 2009 1:07 am

Faleminderit per temen po besoj qe ne kete teme munden te perfshihen edhe Komunat tjera si Bujanoci e Medvegja qe tani gjenden ne administrimin e Serbise.

Bujanoci është një qytet në regjionin e Dardanisë i cili gjendet nën administrimin e shteti Serb. Qyteti shtrihet në lindje të Kosovës, popullsia është mbi 75% Shqipëtar, fshatrat që shtrihen rreth qytetit të Bujanocit në anën perëndimore dhe jugore janë jan kryesishtë të banuara vetëm nga popullata Shqiptare d.m. th. nuk ka përzierje te nacionaliteteve të tjera, kurse fshtrat në veri dhe lindje të qytetit janë të banuara vetëm nga popullata serbe d.m.th. vetëm se ekziston një kufi natyral mes shqipëtarve dhe serbve.

Në Komunën e Bujanocit veprojnë këto parti politike shqiptare:

Partia për Veprim Demokratik - PVD
Levizja për Progres Demokratik - LPD
Unioni Demokratik Shqiptar - UDSH
Partia Demokratike Shqiptare - PDSH
Pushtetin lolak në Bujanoc e udhëheq koalicioni PVD + LPD + UDSH.
Kryetar i Komunës së Bujanocit është Shaip Kamberi nga PVD, nënkryetar Nagip Arifi poashtu nga PVD. Legjislatura Lokale udhëhiqet nga Kryetar i Kuvendit Komunal Jonuz Musliu nga LPD ndërsa nënkryetar Mejdi Zeqiri nga UDSH.

Medvegja Gjatë bombardimit të NATO-s ka pasë shkelje të rënda të drejtave të njeriut dhe represionit të hapur nga ana e formacioneve paraushtarake, ushtrisë dhe policisë.Vetem në teritorin e komunës së Preshevës, në vitin 1999, gjatë kohës së gjendjes së luftes në rrethana të pasqaruara janë vrarë 11 Shqipëtar.

Rastet e shkeljes së rëndë të drejtave të njeriut (vrasjet, keqtrajtimet dhe plaqkitja,) në të tri komunat kanë qenë të ngjashme me ato të cilat kanë ndodhur në Kosovë. Maltretimi i banorëve të fshatit Trnovc i Madh, me 31. mars 1999. kur pos bastisjeve të shtepive nga ta është kerkuar që në afat prej dy orësh ti dorëzojnë “ komandosët e NATO-s, teroristet UÇK-s dhe drogën.”është ilustrative për veprimet e organeve policore dhe ushtarake gjatë gjendjes së luftës. Shumica e rasteve kurrë nuk u ndriçuan, dhe pushteti i ri nuk tregoi gatishmerinë për tu ballafaquar me ta.

Vetum gjat viteve 1999-2001 ne Medvegje ndodhi nje spastrim etnik duke debuar nga vatrat e tyre shekullore mbi 7500 shqiptar autokton te Medvegjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
 
Presheva..!!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qytetet Shqiptare
» Presheva thërret!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Gjeografi :: Gjeografi-
Kërce tek: