ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FLAMURI SHQIPTAR- Krenari Kombëtare që nuk shuhet kurrë !!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: FLAMURI SHQIPTAR- Krenari Kombëtare që nuk shuhet kurrë !!   Mon Feb 16, 2009 7:12 pm

Populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë, ka thënë njëri nga shkrimtaret tanë. Ushtarët shqiptarë parakalonin para Napoleonit si ca mbretër të maleve. O Zot, sa popull i mrekullueshëm do të ishin këta sikur të kishin në krye një sundimtar të drejtë, raportonte konsulli françez i Shkodrës më 1908. Shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të jenë ushtarët më besnikë për shpëtimin e Europës.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: FLAMURI SHQIPTAR- Krenari Kombëtare që nuk shuhet kurrë !!   Mon Feb 16, 2009 7:13 pm

Shkrim befasues nga
Baki Ymeri (Bukuresht)

Jemi mbi tremilionë në Shqipërinë e shtrënguar, 7 mililionë në Shqipërinë e lirë, dhe 15 milionë në tërë botën. Flamuri shqiptar është krenari kombëtare që nuk shuhet kurrë. Kushdo që i rikthehet lashtësisë dardane, betejave të lavdishme të Skënderbeut, veprave të rilindasve tanë, Vlorës legjendare dhe Kosovës kreshnike, do të konstatojë se historinë tonë e fisnikërojnë shembuj të shkëlqyer të shqiptarizmit. Familja, flamuri, gjuha e kombi, janë vlera hyjnore. Hymni dhe flamuri shqiptar janë simbole kombëtare që ta përkujtojnë të vërtetën se nga Kosova në Çamëri: ka vetëm një Shqipëri. Kush janë ata që mundohen t'i përmbysin aspiratat shqiptare për bashkim kombëtar? Përmbysës janë hajdutët, kurvarët dhe tradhëtarët, ata që i përçajnë shqiptarët në baza fetare apo politike, fanatikët e zi dhe ekstremistët e kuq që mundohen t’i devalvojnë vlerat europiane të demokracisë.
Shqipëria bëhet e tërë përmes integrimit të Saj në gjirin e komunitetit europian. Atdhetarë të vërtetë dhe demokratë të mirëfilltë janë ata që dinë ta shenjtërojnë vendin ku jetojnë. Janë ata që dinë t’i frymëzojnë gjeneratat përmes kultivimit të kultit ndaj punës, familjes, simboleve dhe heronjve të kombit. Janë ata që ia kujtojnë ushtarakut dhe çdo shqiptari, detyrën e shenjtë për mbrojtjen e atdheut. Duke qenë ndër më të vjetrit dhe më të bukurit në Evropë, flamuri ynë është dëshmi historike, vlerë e lartë europiane, simbol i shenjtë që duhet të duhet, të ruhet dhe mbrohet, me dashuri, vigjilencë dhe trimëri. Qan shpirti i shqiptarit pas historisë së atdheut. Po qe se bëjmë krahasim me rumunët e sërbizuar të Luginës së Timokut, apo me sivëllezërit e tyre nga Moldavia, konstatojmë se jemi një popull i mrekullueshëm. Shqiptarët kanë dedhur lumenj gjaku për ta mbrojtur identitetin kombëtar dhe flamurin shqiptar. Askush nuk mund ta harrojë trimëreshën e Prishtinës, që hidhet nga ballkoni mbi tankun e okupatorit, e mbështjellë me flamurin tonë të shenjtë.
Historia shqiptare është e shkruar me gjak. Shqiptarët qysh para Krishtit nuk kanë ditur ç’është frika, mëshira apo përulja. Dokumente historike dëshmojnë për trimëritë legjendare të kombit shqiptar. I panumërt është numri i atyre që ranë nën hijen e flamurit, duke dhënë jetën për një ideal të shenjtë, për ritkthimin e trojeve etnike në trungun e atdheut. Populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë, ka thënë njëri nga diktatorët tanë. Ushtarët shqiptarë parakalonin para Napoleonit si ca mbretër të maleve. O Zot, sa popull i mrekullueshëm do të ishin këta sikur të kishin në krye një sundimtar të drejtë, raportonte konsulli françez i Shkodrës më 1908. Shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të jenë ushtarët më besnikë për shpëtimin e Europës.
Simbol i flijimit, qëndresës, bashkimit dhe ardhmërisë
Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë para 92 vitesh, ishte shprehja simbolike e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, një vepër fisnike e pregaditur në zemër të Bukureshtit. Poetët tanë i kanë kushtuar vjersha të panumërta këtij simboli të bukur, që nga rilindasit e deri te shkollarët e ditëve tona. Asdreni i pavdekshëm, që kur e pa të qëndisur nga Spiridon Iloja në Bukuresht, e konsideronte flamurin si engjëll i lirisë, engjëll i shpëtimit. Patrioti korçar, Dhimitër Kristo Rëmbeci, qysh më 1934, i drejtohet kësaj vlere kombëtare me këto fjalë: O Flamuri i Shqipërisë/ me Shqiponjën e Lirisë/…/ Ku ke qenë do të jesh/ Në Kosovë do të vesh/ Tjetër flamurë të rrëzosh/ Vetëm tinë të valosh. Dhe ja, erdhi koha kur flamuri i shqiptarit/ Do të valojë, edhe në majë të Sharrit”. Vlon diaspora shqiptare me simbole kombëtare, që nga Arizona e Filadelfia, e deri tejmatanë brigjeve të Turqisë. Eseistët tanë kanë shkruar për kultin e tij, duke e konsideruar si “simbol i flijimit”, “simbol i qëndresës”, “simbol i bashkimit”, “simbol i ardhmërisë”.
Shqiptarët e kanë skalitur simbolin kombëtar në banknota, emblema, ballina godinash, tagra automjetesh, pulla e kartolina postare, ballina revistash, duke botuar madje edhe gazeta me emrin e tij. Po i përmendim vetëm disa: “Fiamuri i Arbërit” (La Bandiera dell’Albania), e përmuajshme që e drejtonte në gjuhën shqipe Jeronim de Rada në Kozencë të Italisë (1883-1887); “Flamuri i Shqiperis” (La Bandiera Albanese), e drejtuar prej prof. Gjusepe Skiros, në Napoli, më 1904; ”Flamuri”, fletore e përjavshme, që e drejtonte Faik Konica në Boston, më 1910, me moton “Vetqeverim për Shqipërinë”, me Kryefjalën “Shqipëria për Shqipëtarët” dhe me Porosinë “Mos harroni Skënderbenë, Bashkimin, Krujën, Flamurin!”, ”Flamuri’ i Shqipërisë” (1915), gazetë politike e shoqërore, organi shqiptarëve të Rumanisë, dilte në Konstancë me moton: “Kudo që vete/ Kudo që të jesh/ Mëndjen për Shqipëri ta kesh!”. Gazeta botohej me një mision të lartë patriotik, për mbrojtjen e tërësisë tokësore të shtetit shqiptar, duke pasqyruar, paralelisht me këtë, edhe veprimtarinë e atdhetarëve të mërgimit. Pasojnë "Flamuri”, e përjavshme politike, ekonomike dhe letrare., e drejtuar në Tiranë prej Kristo Luarasit (1922); “Flamuri”, organ i organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar”, e përdyjavshme politike, Tiranë (1944).
Patriotizmi nuk këndohet por dëshmohet
Askush nuk mund t’i harrojë betejat e Skënderbeut, Dervish Carës, Themistokli Gërmenjit, Isa Boletinit, Bajram Currit, Shote Galicës, Adem Jasharit, bijtë dhje bijat më të dashura të Shqipërisë që u bënë simbole të krenarisë shqiptare, shembuj frymëzimi për gjenerata perspektivash europiane me prejardhje shqiptare. Emri i tyre u bë flamur, ngase ata u lindën, u edukuan, u rritën dhe u shuan për mëmëdhenë, duke qenë gjithmonë në shërbim të shqiptarizmit. Patriotizmi nuk këndohet por dëshmohet, dikurë me krisje armësh, kurse sot me krisje punësh. Kosova u bë e njohur në Rumani në sajë të frymëzimeve poetike të Sali Bashotës. Shqipëria përfiton admirimet e Italisë në sajë të kontributeve të Antonio Bellushcit. Të jesh patriot don të thotë të respektosh idealet e Ibrahim Rugovës dhe Ismail Kadaresë, të punosh, ti duash prindërit, familjen dhe atdheun, t’i ndihmosh dhe të flijohesh për ta, sa herë që e kërkon nevoja. Atdhetarizmi dëshmohet përmes solidaritetit, diturisë dhe altruizmnit. Kush mund ta harrojë Hajrullah Hajrën, kosovarin e prekur nga flatrat e engjëllit, Vlashi Filin e Bijve të Shqipes në Filadelfi, Arif Molliqin e Verrave të Llukës në Gjermani, Agim Xhemalin e Çamërisë apo Vitore Stefa Lekën, Nënë Terezën e Triestës, simbol i humanizmit dhe bujarisë, atdhetarë me zemër të zjarrtë, siç ishin të zjarrtë edhe rilindasit tanë, që nga vëllezërit Frashëri e deri te Thoma Kacori i harruar në zemër të Bullgarisë .
Po si e harruat Grigore Brënkushin more qeveritarë të gjorë, albanologun më të madh në botë, rumunin që 50 vjet me rradhë e mbron shqiptarizmin në universitetet e Bukureshtit, filoshqiptarin që e meriton nga një përmendore në Tiranë e Prishtinë, e të cilit një telefonatë ambasadorët tanë s’ia kanë bërë! Rilindasit tanë, ndër të cilët edhe Qiriazët, krahas korçarëve, kërçovarëve, dibranëve e kosovarëve, digjeshin për Shqipërinë. Ata e fitonin bukën me djersën e ballin dhe e donin Shqipërinë shpirtërore dhe flamurin kombëtar, duke e ruajtur gjuhën si një vlerë e shenjtë, kudo që ndodheshin. Të këtillë i kemi sot sivëllezërit tanë në Çamëri, Itali, Zvicër, Gjermani, Suedi, Amerikë, Australi e gjetiu. Diaspora, shqiptarët dhe bashkatdhetarët e trojeve të shkëputura nga trungu i Shqipërisë, nuk guxojnë të jenë të përçarë. Dha Zoti që këtë unitet ta dëshmojnë në vepër, para gjashtë vitesh, me rastin e çrobërimit të Kosovës, dhe para pesë vitesh, me rastin e desovjetizimit të Maqedonisë. Globalizmi nuk i preferon subjektet me karakter kombëtar. Megjithatë, ne e preferojmë globalizmin, për fisnikërimin e tij, edhe me subjekte shqiptare.
Në malet e Sharrit qëndrojnë perënditë e Shqipërisë
Malësorët e Sharrit digjen për komb dhe atdhe, për nder dhe flamur. Lazim Rexhepi e Sadudin Gjura. Havzi Omeri, Iljaz Kamberi, Kadri Voka e Mumin Dani. Xhever Ymeri dhe Arben Xhaferi. Alfons Dovana dhe Ali Ahmeti. Emra të njohur e të panjohur. Veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare, si Gafur Loku, Garip Dema, Shaban Xheladini, Nexhmedin Voka, Rahim, Zeqiri, Rafi Halili, Zaim Beqiri e qindra atdhetarët të tjerë, dënohen me burg të rëndë nga autoritetet komuniste të Shkupit, për ngritjen e flamurit kombëtar në Tetovë, Pirok, Sellcë, Shipkovicë, e gjetiu. Sondazhet dëshmojnë se shqiptarët, rumunët dhe hebrenjtë janë popujt më proamerikanë në botë. Pse? Ngase dinë ta duan familjen, flamurin, kombin dhe atdheun. Dinë ta përkrahin njëri-tjetrin si hebraikët në diasporë, populli më i martirizuar në botë. Para pesë vitesh, në malet e Sharrit qëndronin perënditë e Shqipërisë, bijtë e zgjedhur të popullit, që edhe sot i kemi atje, siç i kemi patur, që nga lashtësia pagane dhe ajo e krishterë.
Në malet e Sharrit e të Karadakut, në Drenicë e Gjakovë, n; Sllupçan e Shipkovicë, në Tanushë, në Poroj e Radushë e dhjetra lokalitete tjera shqiptare, shpërthen shqiptarizmi. Shpërthen vrrulli i shqiponjave me flamur në dorë dhe me trimëri në zemër. As Ylber Meta i Shipkovicës dhe askush tjetër nuk mund t’i harrojë ato ditë heroike, kur shqiptari dinte t’i bëjë ballë botës barbare, kur vullneti i burrave i shkulte malet. Zoti i mbronte ata që përkujdeseshin për shpirtin e kombit, në ato çaste të paharruara, kur parakalonin ushtarët e lirisë, duke patur në ballë flamurtarë të togës, flamurtarë të brigadës, flamurtarë të bataljonit, sokolat dhe sokoleshat e shqiptarizmit, ata që se bashku me ne, presin me padurim që një ditë ta festojmë pavarësinë e Kosovës dhe krijimin e Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: FLAMURI SHQIPTAR- Krenari Kombëtare që nuk shuhet kurrë !!   Tue Feb 17, 2009 12:24 am

Sandokan te pergezoj per temen,mjaft e qelluar.
Me te vertet duhet krenuar dhe mburrur me flamurin kombetar,sepse ne te gjendet e gjithe historia jone.
Flamuri Shqiptar konsiderohet ndër flamujt më të vjetër të popujve evropian.
Shumë historianë flamurin e sotëm shqiptar me shqiponjë dykrenare I japin disa kuptime.
Enigma e zanafillës së shpiponjës dykrenare që shpalos tek populli ynë është trashëguar nga kohët e hershme me besimet e kultin për këtë shpend.
Shqipojën dykrenare shpjegohet që e kishin paraardhësit tanë qysh në kohën e bronzit dhe që shfaqet në kulturen arkeologjike në perdhën e kekurit (mijëvjeçarit e pare p.e.r.)
Ky studijus është bazuar kryesisht në strukturat shpirtërore e materiale të krijuara ndër mijëravjeqarë, nga populli ynë dhe janë ruajtur dhe trashëguar po nga kultura materijale në hajmali, ornamente, në qendisje tekstile popullore e gdhendje në gur. Ai shpalos një hulumtin të pultit të shqiponjës, tek parailirët (pellazgët) dhe tek ilirët. Gjithashtu ai i kushtohet vazhdimësisë së praktikimit të flamurit kombëtar shqiptar, që nga 2 Marsi i vitit 1444 e deri në ditët tona në vazhdimësi.
Shqiponja fluturon më lart se çdo shpend tjetër dhe është e pamposhtur nga zogjtë e tjerë, pra për këtë në vetvete përbën krenarinë e një kombi. Ka pohime të shpeshta se shqiponja dykrenare simbolizon Shqipërinë e Jugut dhe të Veriut, toskët dhe gegët.
Në periudhën që nga 28 nëntori 1912 deri më sot bëhet një kronologji e luftës dhe përpjekjeve të pandërprera për ruajtjen dhe shpalosjen e simbolit të shtrenjtë kombëtar nga gjithë popullsia shqiptare autoktone në Ballkan. Prej kohës së Skënderbeut e deri në shpalljen e pavarësis së Shqipëris në vitin 1912 flamuri shqiptar pothuajse ishte i panjohur për shqiptarët. Flamuri ynë është të pakën 500 vjet i vjetër, dhe nofta disa qindra vjet të tjera përmi to. Është flamuri historik i Skënderbeut, kryetrimit kombëtar që luftoi njëzet e pesë vjetë me radhë kundër Turqve dhe ka qenë luftëtari i funtëm ne Ballkan, i cili ka përballuar Sulltanët më tëmëdhenj të Turqisë. Prej 1912 e deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ishin përdorur disa lloje të flamujve. Sot shqiptarët kanë flamurin të ngjashëm me atë që ka përdorur Skënderbeu, me disa ndryshime të vogla.

RROFTE FLAMURI KOMBETAR...!! SIMBOL I HISTORISE SHQIPETARE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: FLAMURI SHQIPTAR- Krenari Kombëtare që nuk shuhet kurrë !!   Tue Feb 17, 2009 1:38 pm

Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë para 97 vitesh, ishte shprehja simbolike e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, një vepër fisnike e pregaditur nga revolucionaret si Ismail Qemali, Isa Boletini etj. Poetët tanë i kanë kushtuar vjersha të panumërta këtij simboli të bukur, që nga rilindasit e deri te shkollarët e ditëve tona. Prandaj mos ta lemi qe te shuhet kurre, eshte flamuri jone ishte dhe do te jete deri ne perjetesi.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: FLAMURI SHQIPTAR- Krenari Kombëtare që nuk shuhet kurrë !!   Wed Feb 18, 2009 3:51 pm



Flamuri Kombetar ne zemrat tona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: FLAMURI SHQIPTAR- Krenari Kombëtare që nuk shuhet kurrë !!   Wed Feb 18, 2009 4:27 pm




POSHTE FLAMURI ME YLLA
DIGJNE SA TE MUNDENI FLAMURIN SI NE FOTON LARTE.

FLAMURI JONE ESHTE VETEM AI KOMBETAR .

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: FLAMURI SHQIPTAR- Krenari Kombëtare që nuk shuhet kurrë !!   Wed Feb 18, 2009 5:52 pm

Flamuri i ri i Kosovës me syfet të vëllazërim-bashkimit përfaqëson simbolikisht Kosovën ‘ideale’ të dalë nga testimet laboratorike ndërkombëtare. Kosova ‘ideale’ e tyre është Kosova e tanishme e katandisur në një Kosovë që ka rroposur vetëdijën e vet kombëtare për t’ia lëshuar vendin një shpërlarje të plotë të ndërgjegjjes. Flamuri me syfetin e vëllazërim - bashkimit është veçse një zyrtarizim në miniaturë i krijimit të një ‘Adami të ri’ në Kosovë, të një njerëzimi të ri në Kosovë i cili ka shkulur mbamendjen e tij historike kombëtare. Dimë se ky njerëzim pa vetëdije historike është njerëzimi më i keq i mundshëm; ai është njerëzi e robotëve pa kurrfarë sensi ndijor. Yjet që vërdallosen të stampuar mbi hartën artifice të Kosovës përfaqësojnë squllësinë mendore. Si në filmat vizatimor ku yjet janë simbol i topitijes mendore, zakonisht kur ndonjë personazh i vizatuar rrahet nga dikush. Edhe Kosovën e kanë rrahur mozamëkeq, e kanë tredhur territorialisht duke e cungosur me kufinj të brendshëm dhe e kanë zalisur mendërisht. Ndaj, derisa në filma vizatimor yjet mbi kokat e personazheve pas pak dakikash zhduken si pasojë e këndelljes, Kosovës besa gjatë kohë do t’i rrinë ata yje, të paktën derisa të qëndrojë kjo politikë mashtruese dhe okulte.
Na thoshin se flamuri i ri është shenjë e shtetit të mbaruar dhe se gjoja pa të s’mund të kemi shtet!
Duhet të bëjmë një aksiomë logjike për t’i demantuar pohimet e tyre mendjelehta. Ja një aksiomë e tillë: Çdo njeri ka sy, por kjo nuk do të thotë se çdokush që ka sy është domosdo njeri’. Pra, rrjedh një deduksion i kulluar logjik se: Çdo shtet ka flamur, por kjo nuk do të thotë domosdo se çdo kush që ka flamur është shtet. Sepse flamur bartin edhe krahinat autonomiste gjithandej botës si p.sh Rio Grande Do Sul (dhe të gjitha njësitë federative autonome në Brazil), Çeçenia (dhe të gjitha njësitë federative autonome në Rusi), Baskia e Katalonia (Spanjë), Tibeti (Kinë), Kurdistani (Turqi - Irak) e qindra raste të tjera.
Kurse dërdëllitja jologjike e dallkaukëve se në OKB nuk pranohen dy shtete me flamur të njejtë nuk pinë fort ujë. Sepse në OKB njohim disa shtete nga meridianë të ndryshëm gjeografik që kanë flamuj me syfet të njësojtë përveçse nëse ndryshon madhësia e pëlhurës. Bie fjala, Rumania dhe Çadi, Holanda dhe Luksemburgu, Indonezia dhe Monako, Siria dhe Jemeni (gati - gati të njejtë), Australia dhe Zelanda e Re (veçse yjet i kanë me ngjyra ndryshe; Australia i ka të bardhë e Zelanda të kuq).
Ndaj, shqiptarët nuk duhet të lejojnë për asnjë çmim ndryshimin e flamurit të tyre kombëtar sepse nëse të tjerët e përçudnojnë vlerën më të shenjtë të kombit atëherë ata do të na kenë çnderuar e poshtëruar tërë moralin e kombit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: FLAMURI SHQIPTAR- Krenari Kombëtare që nuk shuhet kurrë !!   Wed Feb 18, 2009 8:58 pm

Flamuri kombetare do te jete gjithmone ne zemren time sepse ai flamur ka histori dhe per ate flamur kane rene shume deshmore vetem e vetem qe ne dhe brezat me tej te jemi te lire. Ne duhet ta vazhdojme amanetin e deshmoreve te kombit per te bashkuar Shqiperine dhe te njihemi te gjithe shqiptaret ne nje shtet te vetem dhe me ate flamurin Kuq e zi te perfaqesoheshim denjesisht neper bote. Flamuri Kuq e zi paraqet shqiponjen pra shpendi qe i mposhte te gjithe shpendet qe fluturojne pra paraqet Shqiperine E Bashkuar dhe fusha e kuqe gjakun e deshmoreve qe kane derdhur per liri e pavarsi te te gjitha trojeve shqiptare. Kurse kjo lecka qe e kane shpallur kinse flamur te shtetit te Kosoves paraqet boll mire situaten te cilen gjendet Kosova e derrmuar nga proceset e ndryshme politike qe po ndoshin pra kosova me 6 ylla sikur ne filma vizatimor kur goditet dikush dhe i dalin yllat nje shenje e trullosjes, kurse fusha e kalter ujin per dallim nga fusha e flamurit kuq e zi e cila eshte e kuqe pra gjakun e deshmoreve dhe pra uji nuk e lane kurre gjakun..

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: FLAMURI SHQIPTAR- Krenari Kombëtare që nuk shuhet kurrë !!   Sun May 31, 2009 2:33 pm

Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjnë dykrenare të zezë në mes. Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga nga një vulë e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: FLAMURI SHQIPTAR- Krenari Kombëtare që nuk shuhet kurrë !!   Sun May 31, 2009 2:50 pm

RROFT FLAMURI JONE KOMBETAR SHQIPTAR

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: FLAMURI SHQIPTAR- Krenari Kombëtare që nuk shuhet kurrë !!   Tue Jun 02, 2009 7:30 pm


Ky eshte flamuri jon flamuri i Skenderbeut Hasan Prishtines Enver Hoxhes e Adem Jasharit

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
HasanPrishtina



Numri i postimeve : 22
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 26/05/2009

MesazhTitulli: Re: FLAMURI SHQIPTAR- Krenari Kombëtare që nuk shuhet kurrë !!   Thu Jun 04, 2009 3:04 pm

vetem ky eshte flamuri jon kombetar dhe jo aj i gabelve me ngjyra te serbis ky eshte flamur qe u uit me gjakun e trimav shqiptar dhe askush nuk mund te na largoj nga ky flamur rroft flamuri jon kombetar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
bujari



Numri i postimeve : 1
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 28/10/2009

MesazhTitulli: Re: FLAMURI SHQIPTAR- Krenari Kombëtare që nuk shuhet kurrë !!   Wed Oct 28, 2009 9:56 pm

Pershendetje nuk e kam qellim te ofendoj as te neperkemb gjakune derdhur per liri, mirepo me duket e pa drejte te thuhet se deshmoret qe u vrane ne kohra dhe luftra te ndryshme (kryesisht nga shkau) gjakun e tyre e kane derdhu per kete flamur. Une e dij se eshte kerkuar tri dekadat e fundit perdorimi i flamurit dhe jane bere shume perpjekje per kete mirpo une shohe se brenda kesaj eshte fshehur liria dhe e drejta per ta qeverisur veteveten, e jo qe ka patur ndonje rendesi te veqant flamuri.
Sepse ne qofte se ata trima qe luftuan dhe u vrane jane vra per kete flamur ateher i bie se gjaku i tyre shkoi huq per arsye se flamuri u ndrrua. E gjaku i deshmorit kurr nuk eshte huq pra kerkoj me rrespekt qe per deshmoret te mos thuhet se u vrane per flamur por u vrane per lirin e vendit dhe rane si burra ne fushe te mejdanit. Qe ne sot te kemi kujdes dhe ta shkruaj drejt historin e te mos flasim cka na bie ne goj.

Me respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: FLAMURI SHQIPTAR- Krenari Kombëtare që nuk shuhet kurrë !!   Wed Nov 04, 2009 5:13 am

Bujar se pari te pershendes , por kam nje verejtje per ty personalisht ,duke shiquar mire komentin tuaj dhe analizuar po del se deshmoret qe dhan jeten paskan luftau per me ndryshu flamurin , sa e sa gjenerata u flijuan per kete flamur pra per flamurin e Skenderbeut e te gjith deshmorve te kombit shqiptar , po ta perkujtoj vetem Fazli Grajqefcin e shum e shum te tjer qe dhan jeten vetem e vetem per kete flamur , pikrisht ndryshimi i flamurit eshte ofendim per deshmoret sepse ata u flijuan per lirin e vendit luftuan per ti qliruar trojet shqiptare (edhe pse disa e lan ne gjysme rrugen e deshmorve per kolltuqet e tyre) per ta mbrojtur identitetin ton kombetar Shqiptar , per ta mbrojtur flamurin e Skenderbeut Hasan Prishtines e Adem Jasharit dhe te gjith deshmorve te kombit shqiptar , dhe jo qe politikanet "tan" servil e mafijoz te shiten per UNMIK-un e EULEX-in si ti thon ata kta vetem aminin ja bejn eshte turp qe disa thirren ne emer te deshmorve kurse ne anen tjeter punojne kunder idealit te tyre (deshmorve)
prandaj asni flamur tjeter nuk duhet pranuar pos flamurit ton kombetar shqiptar

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: FLAMURI SHQIPTAR- Krenari Kombëtare që nuk shuhet kurrë !!   Today at 10:56 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
FLAMURI SHQIPTAR- Krenari Kombëtare që nuk shuhet kurrë !!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Shqiptaret-
Kërce tek: