ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KUR DHE PSE KA NDODHUR "THYRERJA" MES ADEM JASHARIT DHE KRAHUT TË LPK-së"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: KUR DHE PSE KA NDODHUR "THYRERJA" MES ADEM JASHARIT DHE KRAHUT TË LPK-së"   Tue May 12, 2009 10:54 pm

KUR DHE PSE KA NDODHUR "THYRERJA" MES ADEM JASHARIT DHE KRAHUT TË LPK-së"

Si ka ndodhur lufta e kikoshanit? Kusha ka marrë pjesë në këtë aksion? Pse Adem Jashari i drejtohet me fjalët : "Hup mos të shoh me sy!" Rexhep Selimit? Pse Hashim Thaqi dhe Jakup Nura nuk janë takuar fare me Adem Jasharin? Kush jepte urdhra për likuidimin e intelektualëve në Kosovë? Pse vëllai i Sabit Gecit kundershton "dënimin me vdekje" për dr. Ibrahim Rugovën. Pse kam Refuzuar "urdhrin" për të vrarë kryeredatrorin e "Amorit"? Pse nuk e kemi dtur se ekziston shtabi i përgjithshëm i UÇK-së?

Ademit ju thye krahu tjetër...
Ishte ora rreth në e natës. Ishim ndalur në Polac ende pa shkuar te xhamia. Shkova me shokë, me të gjithë që ishim.Aty kishte dalë edhe Ademi: Bashkë Ademin ishte edhe Nuredin Lashuku. Ademi ma qiti dorën rreth krahut dhe m`u drejtua: "Daj, qka u bë a shpëtuat?" "Po, ne shpëtuam, por aty janë vrarë shtatë e tetë veta..." Ia ktheva dhe vazhdova. -Kush e si, nuk e di...Unë nuk e njoh atë trren, por si e morëm vesh aty janë vrarë katër vëllezër me një vend. Pastaj ka ardhur Rexhep Selimi dhe ma shtiu dorën në krahun tjetër. Rexhep Selimi nuk ka folur asnjë fjalë me Adem Jasharin. Rexhepi më tërhoqi nga njëra anë, kurse Ademi nga ana tjetër. Ademi me atë rast iu drejtua Rexhepi më tërhoqi nga njëra anë kurse Ademi nga ana tjetër. Ademi me atë rast iu drejtua Rexhep Selimit. "Hup, se për së gjalli do ta nxjerr kapzerin ! ... Hup !... Hup prej këtu ! Për këtë rast kam dëshmitarë Sulejman Selimin, Nuradin Lushtakun, Gani Kocin.
Janë dëshmitarë të gjithë të pranishmit, kur Ademi ia tha këto fjalë Rexhep Selimit. Por nuk ishte kjo hera e parë që ishin bërë këto ngatërresa med ademit dhe Rexhep Selimit, i cili konsiderohej si krah i LPK-së. Kështu ka qenë edhe njëherë tjetër. Madje ademi më ka thënë se në Drenicë kishte ardhu edhe Hashim Thaqi, Gjarpri dhe Jakup Nura, por ata nuk janë takuar fare me Adem Jasharin. Hashimi dhe Jakupi kishin shkuar vetëm te Sandokani (Abedin Rexha) dhe te Rexhep Selimi. Aty kishin qëndruar disa ditë dhe pastaj prapë janë kthyer në Zvicër pa u takuar me Adem Jasharin. Me kujtohet se atë kohë Ademi më pati thënë: "Dajë, kanë ardhur ata dy lahperat dhe nuk janë takuar me mua fare!" Ky ishte rasti i dytë kur unë mora vesh për thyrjeet med Ademit dhe përkrahësve te LPK-së në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Urdhrat për vrasje të intelektualëve përgatiteshin në Perëndim..
Një tjetër "thyerje" mes nesh deh krahut të LPK-së e patëm te Abedin Rexha. Në Prishtinë kishte arritur një faks, përmbajta e të cilit ishte kërcënimi me vdekje për disa gazetave dhe ndaj vetë dr. Rugovës. Ne ishim te Abedin Rexha med Ademin, me Mujë Krasniqin, Rexhep Selimin, sylejman Selimin, Sabit Gectin, Jetullah Gecin - kommandanti i llaushës. Të gjithë pyetëm si ndodh kjo punë? Në listë të dënimit kishin qenë njëzet veta? Pa fakte! I pranishëm ka qenë edhe vëllai i Sabit Gecit, Nuhi Geci i cili me habië e tij shtoi: Ne qoftë se është e vërtetë kjo se iu kanë kërcënuar Rugovës e të gjithë këtyre njerëzve tjerë, unë prej sot po e lë pushkën se nuk dua të vras shqiptarë. Kjo ishte edhe më herë se ky rast.
Ishte në dhjetor i 97-tës, apo në janar të vitit 1998. Ky është rasti i parë që po dëgjoj! tha Rexhep Selimi. Mandej ne e kaluam atë temë, mirëpo tërthorazi e kuptuam se ka indikacione të kërcënimeve të njerëzve publikë, Të argumentuar këtë më duhet të kthehem në vitin 1994. Mua më erdhi urdhiri për të vrarë kryeredaktorin e gazetës erotike "Amori". Nuk më kujtohet emri i tij. Unë e kam lexuar një numër të kësaj gazete. Fatbardhësisht unë kam qenë në Gjermani dhe kam parë me qindra erotike e pornografike, të cilat nuk e pengonin askënd, mua nuk më bëri fare përshtypje të vras.
Kryeredatorin e kësaj gazete erotike, në qoftë se nisemi me një edukatë të drejtimit perëndimor atëherë, ata do të ishte dashur t`i vrisnin të gjithë redaktorët perëndimorë. "Jo, këtë punë për të vrarë këtë punë për të vrarë këtë redaktor nuk e bëj. Ai nuk po bën asgjë të keqe, me kurrfarë politike nuk po merret! E refuzova me këto fjalë këtë "ofertë" të marrë prej Rexhep Selimit, të cilin unë nuk e njihja në vitin 1994.
Ne nuk e kemi ditur se ekziston Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...
Me urdhrin e LPK-së Rexhep Selimi shkoi te Adem Jashari. Rexhepi deklaron se ka shkuar te Adem Jashari me urdhrin e Shtabit të pergjithshëm, Për ekzistimin e të Përgjithshëm, për ekzistimin e të cilit ne nuk kemi ditur asgjë. Unë personalisht e kam kërkuar Shtabin e Përgjithshëm dhe nuk e kam gjetur. Ne komandant e kemi pasur Adem Jasharin e asnjë njeri tjetër. Me rastin e bashkimit të këtyre dy vijave, ata janë bashkuar me qëllime të ndryshme. Ata e kanë pasur qëllimin vet, ndërsa qëllimi i Ademit ishte i thjeshtë: përkrahja e institucioneve të Republikës së Kosovës. Në Polac është bërë thyerja totale...Në gjysmën e dytë të vitit 1997 dhe në vitin 1998 Ademi dhe Rexhep Selimi më kurrë nuk kanë folur ndër vete.
Madje më kujtohet se njëherë ne të gjithë ishim duke ecur rrugës, kur na erdhi fjala, te lisat e Xanit, të cilët gjendën në udhëkryq, mes rrugës së Polacit dhe Gllogovcit, për t`i ndihmuar disa të plagosur. Aty u bë njëfarë këmbimi i pahijshëm i fjalëve mes Rexhepit dhe Ademit, gjërat që kishin qenë të ngatërrura më parë. Ademit iu drejtova: "Nipash qka po thua ti?" "Tash do të kalojmë këndej, kush do me ardhë me ne mund të vijë! m`u përgjigj ai. Ademi, Syla, Musli Geci u nisën për të shkuar pjesës së poshtme, te shtëpia e Xanëve. Ne jemi nisur bregut tjetër me qëllim që të dalim në të njëjtin vend. Abedin Rexha na ka lajmëruar me radio-lidhje duke thënë se rruga është e lirë. Por faktikisht kishte qenë e kundërta. Policia serbe kishte qenë në një shtëpi aty. Duke menduar se rruga është e lirë në kemi marrë rrugën dhe kemi rënë në pritë. Fat i madh, Ademi kishte shkuar pjesës së poshme të rrugës dhe ka shkelur në tel. Kur ka shkelur në tel u dëgjua krisma e telit. Policia ishte e gatshme në pozicione dhe shtine. Por fatbardhsisht, ne ishim të gjithë nën anën tjetër stë rrugës, kështu që asnjë prej nesh nuk u qëllua.
Ademi është kthyer, pushkëmitralozët serbë kanë filluar të shtiejnë. Rexhep Selimi ka qenë në rrugë, mbi asfalt, dhe u tërhoq prapa. Vetëm një djalë që e shoqëronte Rexhepin e kaloi pritën, por fati e deshi të mos e rrokë asnjë plumb dhe shkoi në Llaushë. Të gjithë të tjerët jemi kthyer mbrapa dhe i kemi marrë një penë kuaj për t`i transportuar të plagosurit. Ata që nuk kanë mundur të ecin i kemi dërguar ne Morinë, prej Morine në Rrezallë e pastaj në Ticë. Në Ticë i kemi dërguar te mjeku fadil Beka, i cili në atë kohë ishte fillestar. Fakultetin e kishte kryer në Shqipëri, mjek tjetër nuk kishte. Ishin plagosur Sabit Lladrovci, Musë Jasharaj dhe dy a tre veta tjerë, ngapak të plagosur. Kurse ne shkuam në Llaushe, qdonjëri në shtëpinë e vet për t`u qlodhur pak.

http://www.geocities.com/pejani19/AdemJashari3.html marrur nga kjo faqe

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: KUR DHE PSE KA NDODHUR "THYRERJA" MES ADEM JASHARIT DHE KRAHUT TË LPK-së"   Tue May 26, 2009 12:38 pm

Ju lutem lexoni me vemendje kete tekst dhe mund te analizoni ne baz te ketij teksti qe qindet ketu . eshte mjaft me rendesi qe te diher e verteta per perqarjen e Bace Ademit dhe Rexhep Selimit

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
HasanPrishtina



Numri i postimeve : 22
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 26/05/2009

MesazhTitulli: Re: KUR DHE PSE KA NDODHUR "THYRERJA" MES ADEM JASHARIT DHE KRAHUT TË LPK-së"   Tue May 26, 2009 9:00 pm

Adem Jashari dhe Abedin Rexha (Sandokani) ishin shok dhe per kete arsye tash dalin e shkruajn kunder Sandokanit kete e bejne ata qe akuzohen nga gruaja e A.Rexhes si vrases te Sandokani (A.R) pra vellezrit Geci nga Llausha e Skenderajt , ndersa sa i perket Adem Jasharit dhe Rexhep Selimit mendoj se kjo eshte e vertet , a Hashim Thaqi qe nuk eshte takuar asnjeher me Adem Jasharin edhe ket e besoj e tash kot e ka qe ban montazha per fushata te veta .

posht shpijunet e serbis
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
frasher raci



Numri i postimeve : 11
Mosha : 48
Vendi : peje
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/06/2009

MesazhTitulli: Re: KUR DHE PSE KA NDODHUR "THYRERJA" MES ADEM JASHARIT DHE KRAHUT TË LPK-së"   Wed Nov 25, 2009 1:07 pm

Ai eshte i gjalle dhe mesazhi i Ademit se si duhet sakrifiku per Atdheun eshte hymn per popullin shqiptar i cili edhe keto dite po zvogelohet dhe po asimilohet nga fqinjet tane pa liri dhe te drejta njerezore.
http://www.youtube.com/watch?v=kRpiAt8v1NQ
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: KUR DHE PSE KA NDODHUR "THYRERJA" MES ADEM JASHARIT DHE KRAHUT TË LPK-së"   Today at 10:51 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KUR DHE PSE KA NDODHUR "THYRERJA" MES ADEM JASHARIT DHE KRAHUT TË LPK-së"
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Histori-
Kërce tek: