ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 UNMIK-u vazhdon krimin e filluar më 10 shkurt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: UNMIK-u vazhdon krimin e filluar më 10 shkurt   Thu May 14, 2009 12:29 pm

UNMIK-u vazhdon krimin e filluar më 10 shkurt


UNMIK-u prapë po e ndalon seancën e hapur dëgjimore për 10 Shkurtin. Paneli Këshillues për të Drejtat e Njeriut ka vendosur dje që ta anulojë tërësisht seancën dëgjimore për 10 Shkurtin, për shkak se UNMIK-u i ka thënë Panelit se, në kohë të duhur, PSSP-ja do ta lëshojë një urdhëresë administrative me të cilën do t’ia ndryshojë kuptimin ‘seancës dëgjimore’. Arbitraritetit të UNMIK-ut tash iu shtua edhe arbitrariteti i Panelit.

UNMIK-u qysh prej fillimit ka qenë i interesuar që për 10 Shkurtin të mos flitet fare. Madje as edhe në një seancë dëgjimore pranë një Paneli (vetëm) Këshillues i cili nuk ka asnjë ingerencë juridike e as politike përmbi UNMIK-un si organ pushteti absolut. Kur seanca e parë e caktuar të mbahej më 19 mars po afrohej, UNMIK-u shpiku një kërcënim serioz sigurie që i kanosej secilit objekt publik në Prishtinë, përveç objektit të UNMIK-ut. Këtë shpikje UNMIK-u e bëri publike një ditë para datës kur duhej të mbahej seanca. Pas insistimit të familjarëve të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, si dhe Zenel Zenelit e Mustafë Nervjovajt, Paneli u detyrua që ta caktojë një datë tjetër për mbajtjen e seancës. Kjo datë ishte 4 qershori. Tash 3 javë para 4 qershorit UNMIK-u po insiston që ta ndryshojë kuptimin e seancës dëgjimore, për t’ia përshtatur formatin e saj heshtjes së të vërtetës kriminale të UNMIK-ut. E tëra kjo për t’i keqtrajtuar familjet e Arbenit dhe Monit, si dhe me shpresë se ato do të heqin dorë nga kërkesa për zbardhje të së vërtetës për 10 Shkurtin.

Ndërkohë që Paneli, i cili e ka paraqitur veten si një organ i pavarur dhe paanshëm, tash përfundimisht doli në anën e UNMIK-ut dhe po e ndihmon atë aktivisht në vazhdimin e krimit që kishte filluar më 10 shkurt 2007. Kërcënimit të UNMIK-ut me ndryshim të natyrës së seancës dëgjimore Paneli i është përgjigjur me anulim të seancës në tërësi, duke ia plotësuar kështu dëshirën më të thellë të UNMIK-ut – fshehjen dhe harresën e krimit të 10 Shkurtit.

Mosmbajtja e seancës, pra mospublikimi i qartë dhe faktik i së vërtetës për 10 Shkurtin përveç që nënkupton fshehjen e natyrës dhe praktikës kriminale të UNMIK-ut, ka edhe një funksion tjetër – atë të fshehjes së karakterit dhe potencialit kriminal të misioneve policore si të tilla. Misionet me policë të huaj, të komanduar nga jashtë, me imunitet ndaj ligjit, për të cilët zbatimi i urdhërit të eprorit është fillimi dhe fundi i kodit moral domosdo shpërthejnë në dhunë ndaj qytetarëve. Kosova ka një histori të bujshme me policë të tillë. Aktualiteti në Kosovë është i mbushur me policë të tillë. Kur UNMIK-u deklaroi se nuk ka siguri për seancën e 19 marsit, EULEX-i deklaroi po ashtu se Panelit i mungon siguria. EULEX-i e mbron UNMIK-un, e UNMIK-u EULEX-in. Për shkak se janë një dhe e njëjta gjë. Duke qenë një dhe të njëjtë, që të dy janë të interesuar që të mos flitet për 10 Shkurtin.

Përderisa UNMIK-u po e hesht të vërtetën, institucionet e Kosovës po heshtin vetvetiu. Ato as edhe një herë nuk kanë reaguar kundër këtij trajtimi që po ua bën UNMIK-u familjeve të të vrarëve dhe atyre të plagosur rëndë më 10 shkurt 2007. Këto institucione dhe këta politikanë janë po ata të njëjtit të cilët heshtën më 10 shkurt 2007, dhe i fajësuan Monin dhe Arbenin pse i kishte vrarë policia e UNMIK-ut. Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, i tërë grupi negociator ishin atë ditë në helikopterë të KFOR-it. Dhe kanë heshtur që nga ajo ditë. Kurrë nuk kanë treguar se si u vendos të vriten demonstruesit paqësorë. Prandaj po heshtin edhe sot.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: UNMIK-u vazhdon krimin e filluar më 10 shkurt   Thu May 14, 2009 1:36 pm

Unmiku vazhdon te heshte kunder padrejtesive qe ju bene popullit shqiptar qe nga dita e 10 shkurtit dhe do te vazhdoj te heshte gjithnje perderisa te jete ai... Ai heshte per te vetmin fakt se ka vrare dy njerez, dy njerez qe dolen per te kerkuar vetevendosje, dy njerez qe dolen te lire te protestonin por u vrane nga policia e unmikut.
Prandaj keta duhet te leshojne sa me pare Kosoven dhe drejtesia te vihet ne vend duke mos i anashkaluar policet qe iken ne Rumani.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
kushtrimi86



Numri i postimeve : 12
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 13/05/2009

MesazhTitulli: Re: UNMIK-u vazhdon krimin e filluar më 10 shkurt   Thu May 14, 2009 6:32 pm

UNIMIK-u ishte nje regjim antidemokratik neokolonialist deri me 10 shkurt, ndersa prej 10 shkurtit eshte regjim terrorist i cili ushtroj terror mbi popullin shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: UNMIK-u vazhdon krimin e filluar më 10 shkurt   Fri May 15, 2009 12:10 am

UNMIK-u duhet denuar per te gjitha krimet qe ka kryer ne KOsove si me 10 shkurt 2007 si me 17 mars 2004 si me 13-14 prill 2000 dhe te gjitha krimet tjera qe nuk dihen unmiku e pruni ne Kosove Prostitucionin Drogen ishte mesues i politikaneve tan per korrupsion e shum gjera te keqija qe e demtuan popullin shqiptar ne Kosove . Prandaj UNMIK-u duhet denuar se eshte kriminel

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: UNMIK-u vazhdon krimin e filluar më 10 shkurt   Today at 12:50 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
UNMIK-u vazhdon krimin e filluar më 10 shkurt
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: