ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Poezi nga autor te ndryshem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 11:30 am

Ne kete rubrik mund te shkruani poezi nga autoret e ndryshem por ato poezi duhet te jen ne gjuhen Shqipe dhe po ashtu te jen me permbajtje kombetare .

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 11:34 am

Andon Z. Cajupi

Mëmëdheu


Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm'e atë,
ku më njeh dhe gur' i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q'i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 11:35 am

Migjeni

Poema e Mjerimit



Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.


E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet t'shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t'cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.


Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t'shkyem dhe të coptuem me t'dalun bese.


Mjerimi tërbohet n'dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; t'verdhë e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin t'marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.


Mjerimi në dritzën e synit t'kërthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nën tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna t'zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!


Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.


Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që n'gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n'bark t'dheut mbaron.


Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n'gjujë, n'baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".


Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis s'ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.


Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbë,
mund që t'len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambët'randë t'zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.


Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n'fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Tê gjitha hallet skami n'gotë i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.


Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnë t'çmendesh,
që t'ap in litarin të shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.


Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
t'cilt n'mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' n'shplakë.


Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n'ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 11:37 am

Dritero Agolli

Ketu s'do jem


Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 11:39 am

Fatos Arapi

Atdheu

Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
Nje prill i pikelluar ne shpirt.
Atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
E mban - dhe te mban ty ne shpirt.

Atdheu eshte toka e premtuar.
Ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
Atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
Vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.

Atdheu eshte buka e uritur.
Te iken nga duart e dot nuk te ngop
Enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
Me syte n'erresire vetveten kerkon.

Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
Nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
Ne nje pike loti lirine e lind.

Atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 11:40 am

Esat Mekuli

POPULLIT TIM

Deshta, shum’ kam dasht-dishrue
që me këng të trimnoj, me fjalen tënde të ndrydhun
të ngrej fuqitë prej gjumit...
Këndova (dhe kur m’ishte ndalue)
se liria do të vinte edhe për ty, të përbuzun.

Këndova mbi ditët fatlume që do të lindshin, pa dhun,
n’agimin e lirisë për ty me popujt këtu e ngjeti,
mbi forc të bashkimit mbarë:
mbi vrullin tand të mëshehun
-unë, biri yt dhe-poeti.

Po! N’errsinën e shtypjes së randë sa shkambi,
ndëgjova thirrjet që të bana me dal n’dritë-
pse për liri-me tjerë
ke dhanë dhe ti
djers e gjak si etnit.

Kam dhanë, i dashtun...Dhe sot, në liri-
kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa
pranga mbeti,
me ty këndoj mbi fuqinë e ngjadhun nën yllin që na pri’
-unë, biri yt besnik dhe-poeti.

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 2:22 pm

Anila Bërkolli

KOSOVA


Sa shume vite kane kaluar
Ti Kosove s'je permisuar.
Rruget e gjata pa trotuare
Ku rrine taksite bejne pazare.

Ku s'ka rryme per te pare
S'ka as uje per tu lare
Ku te vjedhin, e te ofendojne
E ne fund voten ta kerkojne.

Ku po rritet papunesia
Dhe po shtohet varferia
Ku pune te mire ka korrupsioni
E ne emergjence te bejne qe te rritet tencioni.

Ku s'mirret vesh politika
E deputetet ne parlament
Gjuhen me karrika.

Ku Qeveria ta ha shpirtin
Rrenat dhe premtimet e vjetra i perseritin
Ku na ndane e na coptuan
Flamur e hymn na nderruan

Ku e shkelen gjakun e deshmorit
E vjedhen djersen e punetorit
Ku ia plotesojne gjitha kushtet armikut
Dhe pronat e shqiptarit ia lejne ne dore UNMIK-ut

Ku kerkon,e s'te japin pune
Po te trajtojne me dhune

Kosova e pavarur dhe sovrane
Eshte formula e punes
Ku te gjitheve iu ka ardhe ne maje te hunedes...

07.11.2008-Prishtinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 2:34 pm

Anila Bërkolli

SHQIPËRIA ETNIKE

Te bashkuar deri ne vdekje,
deri ne çlirimin e plote te vendit
ishin fjalet qe u percollen,
kuvend pas kuvendit.

Te mbledhur te gjithe ne atdhe
ta lidhim besen per çlirim e bashkim
ishte amaneti i shume deshmoreve trim
qe tani me eshte harruar
nga udheheqesit e vendit tim.

Luftra te gjata shekullore kaluam
me pushke ne dore
dhe me fjalen Shqiperia e Bashkuar
kurre s'u dorezuam

Armiku ne aksion te shpejt doli
por hasi ne rezistencen e heroit tone
Mic Sokoli.

U sulem si feniks
ne mbrojtje te atdheut
luftuam dhe u betuam
te gjithe njezeri
Shqiperin ta mbrojme
nga kthetrat e armikut
nuk ka kush qe na ndal
me ushtaret tone te ndritur.

Tani qe na ndane
te organizohemi perseri
ta bashkojme Shqiperine
te behemi nje
ku te valoje vetem nje flamur,
flamuri kuq e zi.

23.12.2008-Prishtinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 6:06 pm

BAHRI FAZLIU - GZIMI

S'MUND TË NDAHEM NGA LUFTA


Me gjithë mallin që kam për ty,nënë,
me gjithë dhembjen që ke për mua
me gjithë dëshirën që kam për jetë
megjithëqë një vajzë shumë e dua.

Megjithëqë më pëlqen stina e pranverës
megjithëqë dua paqen në botë,
megjithëqë më pëlqen të nxehtët e verës,
megjithëqë me dëshirë do t'rrija mbi tokë.

S'mund të ndahem nga lufta kurrë
S'mund të pajtohem me paqen-robëri
"pashë më pashë do t'i bie ferrit"
për të shtrejtën tonë liri.

Edhe vdekjen do ta puth,nënë,
kur lufta këtë do ta kërkojë,
edhe nga varri do të ngrihem
luftën kurrë s'do ta pushoj.

1.9.1994

_________________



The revolution is not an apple that falls when it is ripe.
You have to make it fall.

CHE GUEVARA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 6:18 pm

BAHRI FAZLIU - GZIMI

PRINDËRVE TË DËSHMORIT


Ju prindër nuk ngopeni
T'ua bëjnë birin edhe president
për së vdekuri
Doni ta shihni lart e më lart
Por edhe sikur
Të pamundurën ta bëjmë
Të pangopur do të mbeteni
Ju birin tuaj e doni të gjallë.

_________________



The revolution is not an apple that falls when it is ripe.
You have to make it fall.

CHE GUEVARA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 6:21 pm

Bahri Fazliu

BISEDË E PAFUND


Biseduam shtruar, shok,dikur
se si do ta luftonim armikun bashkë
sot ti në burg,
unë i mbyllur në liri.

Ta vazhdojmë biseden aty ku kemi mbetur,
ta vazhdojmë punën e lënë përgjysmë
Ti në burg, unë i mbyllur në liri,
kudo armikun ta godasim me ngulm.

Bukur godite kur në gjyq the
se e ardhmja i takon popullit
unë i mbylluri në liri
me "Çlirimin"zgjoj forcën.

Do t'vijë koha e sigurisht do të takohemi prapë
biseda atëherë do të ketë marrë një fund,
burgjet s'do të hapen më për ty,
liria për mua s'do të jetë më burg.

Dhe në qoftë se prej meje
do t'kesh vetëm një lule,
mos u mërzit, shok
kështu e ka lypur koha,
sa për bisedën nuk kam dyshim
do ta vazhdosh me shokët nëpër shkolla.



23.03.1994
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 6:22 pm

Bahri Fazliu

ELEGJI PËR HASAN RAMADANIN


A mjaftojnë dy pika loti
Për t'i dhënë lamtumiren burrit
A mjaftojnë vajtimet tona
Si shenjë përshëndetjeje e fundit ?

A mjafton t'i puthet balli
Të lavdërohet për qëndresë
A mjafton t'i shkohet tek varrri
Me një tufë lulesh buqetë ?

A bënë të përgjumurit ta varrosin të vdekurin
A qëndron vaji më lart se kënga
A bën mbi dhe të qëndrojë vaji
A bën në dhe të varroset kënga ?

A bënë t'i thuhet: jemi me ty
Derisa ai s'këndoi me ne
A bën t'i thuhet : fli i qetë
Derisa edhe ne flemë mbi dhe ?

Të vijmë në varrim apo të mos vijmë
Na ke vënë në dyshim, bal
Dimë se do deshe më parë të ngjallemi.
Të ikim nga i gjalli varr.

Ti që s'deshe turp në jetë
Ti nuk do as të turpëruarit te varri
Ti që s'deshe vdekje në jetë
Ti edhe tani je më i gjallë se i gjalli.

Ti në jetë s'deshe ,,durimin "
Edhe me vdekjen tregove mospajtim
Por, kur u ndodhe mes të dyjave
Zgjodhe vdekjen pa ngurrim.

Me jetën tënde u lidhe me Kosovën
Me vdekjen tënde u bëre nyjë me të
I dhe zemrën që ajo ta fali
I more këngën që ajo të dha.

Për ty s'pat amnisti
Për ty s'pat ditë pranvere
Ujku për ty mbeti ujk
Nga farsa ti s'u gënjeve

I the Kosovës s'shpëton dot
Prej kthetrave të ujkut me butësi
Pushkën në dorë shtrëngove fort
Këngës së zogjve u dhe fuqi

Ata që të vijnë sot te varri
Të thurin vargje, të këndojnë lavdi
Krekosen para trupit tënd
Nuk kanë turp, nuk kanë burrëri

Thonë: the rrofshim ne të gjallët
Ndërsa ti ngrije lart të vekurit
Thonë: the ju lumtë, vazhdoni
E ti me vdekjen ua këpute jetën.

Thonë për ty posa u ktheve nga mërgimi
Kurse ti nga atdheu kurrë s'u ndave, bal
Përpiqen që atë që s'e deshe gjatë jetës
Ta lidhin me ty tani që s'je gjallë.

Ta kanë frikën, prandaj kështu veprojnë
Se jeta jote qe e mprehtë si shpata
Se ideali yt qe i kundërt me të tyrin
Se s'ishe për ,, paqe" ishe për shtrëngata.

Me vdekjen tënde përpiqen ta mbajnë jetën
Mundohet të të bëjnë të tyrin
Por vdekja jote është edhe më e tmerrshme se shpata
vdekja jote ua nxjerr fytyrën.

Gjallë sa ishe u munduan të të harrojnë
Të vdekur mundohen të të përfitojnë
Por ti i vdekur e i gjallë një je
I madhërishëm i gjallë, i madhërishëm nën dhe

Do të vijë një ditë, do të jesh prapë ndër ne
Kur këngën fuqishëm do ta këndojmë
Pushka jote do të jetë në ballë
Amaneti yt - realitet i gjallë

Mjaft më luajtëm me lojën e vdekjes
Mjaft më i thamë vetes durim
Për liri s'duhet pritur ditën
Për liri duhet veç kushtrim

Kushtrim lufte je mbi dhe, Hasan
Me jetën dhe vdekjen që bëre
Kushtrim lufte do të mbetesh përjetë
Me jehonën e këngës sate.

8.8.1994
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 6:24 pm

Bahri Fazliu

NJË SHOKU QË HUMBI IDENTITETIN



Friksoheshe shumë,shok
kur të thosha edhe një herë të bisedojmë
e dije ç'do të thotë një bisedë e tillë.

Këmbëngulje në tëndën
"ka marrë fund - thoshe - kjo punë"
por në sy nuk më shikoje

Kur the, shok, s'mundem më,
përjashtove veten nga populli,
nga jeta e tij.

Mendon se do ta ruash familjen
duke u strukur nga kombi
oh, sa gabim i rëndë ?

Mendon se të kesh familje është më vështirë të luftosh,
në mos e pamundur,
kerse unë të them me bindje, shok
se atëherë duhet luftuar edhe më shumë.

Mendon se duke iu larguar punës,
i largohesh edhe dhunës së pushtuesit,
prapë gabon, shok i dashur,
dhuna moti ka humbur limitin.

Qan fatin e zi pse je martuar
a thua nuk duhet martesa në kohë lufte,
a thua nuk është vetë lufta një dasmë e madhe ?!

Të kujtohet, shok, kur më the
jam i gatshëm të ec deri në fund
të kuptoj dete e male.

Dhe të kujtohet si të thashë:
Rrofsh se më kënaqe.

Ah, jo s'të kishte shtyrë askush
të jesh serioz në jetë
vetë ngryse vetullat, vetë lëshove mustaqet,
vetë u bëre burrë.

Ndërsa unë si mik yti
të shihja si burrërroheshe,
edhe unë burrërrohesha nga ti.

Kurse tani s'më shikon në sy
a thua ngase sytë e mi nuk kanë ndryshuar
kanë mbetur po ata.
Mbaj mend atë shikimin e parë
si më ndoqe,
vështrim shqiponje.

Tani ky shikim ka humbur funksionin,
sepse shqiponja është larguar prej tij
kanë mbetur vetëm pendlat.

Pse më lëndove, shok
pse më vrave në zemër
pse pranove të mbetesh pa emër ?

Dhe tani që s'ke emër, s'ke identitet
u frikësohesh atyre që ruajnë
me fanatizëm emrin e vet.

Nuk më hiqet jo nga sytë takimi i parë
ndoshta i vetmi takim i dy emrave
(sa shpejt e harrove emrin tëndë,
ashtu siç harrove shpejtë takimin e parë).

Eh, kur ma zgjate atëherë dorën
ndjeva një darë të më shtërngonte.
Nuk ishte ky thjesht takim i dy duarve
ishte takim i dy zemrave, takim i dy maleve.

Shumë të freskëta i kam ato shkëndija
që dolën nga kjo ndeshje malesh
të freskëta i kam edhe britmat
që u shkaktuan nga sëpata që ra
mes këtyre maleve.

Kjo sëpatë ka kohë që mprehet nëpër botë
një sëpatë të tillë pati në dorë
Moisiu kur tradhtoi Skëndërbeun,
një sëpatë të tillë pati edhe Hamzai.

Shyqyr, shok, që më e keqja s'ka ndodhur,
që sëpatën që more në dorë nuk ia dorzove armikut,
ashtu si Moisiu e Hamzai që ia dorzuan.
Ndryshe falja e Moisiut kurrë s'do të të kishte takuar.

Të uroj, shok, ta ndihmosh familjen
të mallkoj, shok
pse le në baltë agimin.

Por, ç'janë këto fjalë ?

Ti thoshe njeriu, familja, Kombi,
dhe ndaleshe në bashkësinë më të madhe.
Dhe thoshe po u munduam për të madhen
lehtë do ta kemi më të voglat.

Dhe bëre betimin e madh atëherë,
rrugën e gjatë për ta ndjekur,
e tani friksohesh vetëm nga biseda e gjatë !

S'di ç'të të them tjetër, shok
vetëm di se ke humbur identitetin,
dhe ne më s'mund të jemi shokë.

16.9.1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 6:24 pm

Bahri Fazliu

PA PUSHIM


Ora s'ishte ndalur asnjë çast
në sytë e saj shqiponje,
këngën për çerdhen kurrë
s'e kishte pushuar,
ujkun e kishte vrarë në të tijën kasollë
zemërmadhja, e mbaruar.

Shikimi i ishte ndarë në copëza ngulfatëse,
dielli larg i kishte qëndruar,
zemra kishte ruajtur dashurinë e pafund
për shokët e dashuruar në tokën e amshuar.

kishin dashur t'ia vrisnin idealin,
ia kishin kërkuar në fizikun e brishtë,
ideali i saj në pragjet e shtëpive
çdo muaj mbyste muzgun e trishtë.

Kur u pamë u gëzuam të dy,
s'ishim parë tri vite të tëra,
krenaria ishte rritur në personin e saj
krenaria që tri vite i kishte shëndërruar në tri të shtëna.

Ruaju vëlla,më porositi ngrohtësish i thashë,
kujdes motër,ngrohtësisht i thashë,
motër e vëlla gjithmonë në një front,
motër e vëlla gjithmonë bashkë.

4.12.1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 6:25 pm

Bahri Fazliu

NË AKSION


Bie ora 22.
Shokët janë në aksion,
zemrat kanë vendosur t'i pushtojnë.

Sot po gjuajmë farën me emrin " Çlirim ".
nesër do të korrim frytin me emrin çlirim.

Natë është.
Nuk kanë frikë nga terri,
sepse me të në luftë jemi.

S'ka rëndësise " Çlirimi" po prish zakon,
duke shkuar te lexusi natën,
rëndësi ka që lexusi të mos flejë,
as ditën, as natën.

" Çlirimi" nuk e ka vulën e "Graçanicës",
ai ka vulën e bodrumeve të Prishtinës.

Nëse populli do të zgjohet me të në dorë,
ky zgjim do të jetë i gjatë,
gjumi s'do të ketë më për këtë popul,
për këtë popull s'do ketë më natë.

Kushtrimi po bie.
S'do të mbetet kush pa e dëgjuar,
në borën e bardhë ku shtërnguar rrinë malet,
historia rëndë ka peshuar.

Në "Çlirim" nuk matet fjala me kut,
as me metër,
por me nocionin popull.

"Çlirimi" po vjen tek ti popull,
rrugë të gjatë ka përshkuar,
shekuj të tërë mban në duar.

Ti e di fort mirë popull historinë e "Çlirimit".
Këtë histori nga ti e mësuam.

Ti na flisje gjithnjë për "Zërin e Popullit",
për " Lirinë",për "Zërin e Kosovës",
na flisje për çlirimat e kohës.

Ti na e dhe penën,
po atë që i dhe edhe Jusufit.
Ishte pena e çlirimit.

Ti na e dhe ngjyrën,
na e dhe teknikën,
na ta dhamë gjakun,jetën,
ta dhamë Jusufin,Kadriun,Afrimin...

Ishe popull në "Çlirim",
më parë se "Çlirimi" të vinte tek ti,
"Çlirimi" në ty dhe për ty bëri betimin,
me zjarr u nis në rrugën e tij.

Ora po kalon.
Aksioni vazhdon.

Sa më shumë"Çlirim".popull,
aq në shumë popullnë " Çlirim".

Ty ta mori këngën"Çlirimi",popull,
për ta dhuruar ty
Ty t'i mori krahët,popull,
për t'i vënë ty.

Gjithmonë nga një shkëndijë ndizet zjarri,
gjithmonë nga një grykë shpërthen vullkani.

Tik-tak ora 23.
"Çlirimit" i hapen dyert e popullit.

Aksioni mbaroi.
Kur të fillojë agimi të përhapë rrezen e bardhë,
"Çlirimi" do të jetë këndezi i parë.
Sukses shokë,në aksionet me radhë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 6:25 pm

Bahri Fazliu

TË GJALLËVE


Nëse dëshironi të dini për jetën e dëshmorëve,
mos kërkoni nëpër libra,
aty s'është jeta e tyre,është jehona e saj.

Nëse dëshironi të dini si jetuan dëshmorët,
mos shkoni në shtëpitë e tyre,
shikoni robrinë tuaj.

Nëse dëshironi të dini me sa zjarr dashuruan dëshmorët,
mos ndiqni gjurmët e dashurisë së tyre,
ato janë flutura që s'kapen dot.

Nëse dëshironi të dini këngën e dëshmorëve,
mos thërrisni këngëtarin,
do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.

Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,
mos thërrisni këngëtarin,
do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.

Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,
mos pyesni kë kishin afër në çastin e fundit,
secili prej nesh ka qenë prezent.

Nëse dëshironi t'i nderoni dëshmorët,
mos shkoni te varret e tyre për të vendosur lule,
lulet do t'u vyshken në dorë.

Nëse...
Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët,
ecni në rrugën e tyre,
aty do të gjeni gjeninë e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 6:29 pm

Fejzulla Duraku

Kjo Kosovë fortë po qanë,
Po vajton e mjera nanë!
Një burrë trim me pas kanë,
Zot ksaj toke sot me i dalë.
Me i dalë zot mëmëdheut
Si në kohën e Skëndërbeut
Si në at' kohë dikur moti
Kur ishte gjallë Kastrioti;
Që Sulltanat si la kurrë
Në Arbri me vendos flamurë!
A esht' afrue dit' e bardhë?
Si në Krujë kur patë ardhë!
Me ardhë prapë e mej pa me sy
Si e kanë nda ket Shqiptari!
Shum po vu'n Kosova nën Sërbi!
Si nën kthetrat e korbit të zi!
Kjo Drenica po fol vetë;
Ende trimat nuk më kanë vdekë!
Ende trimat i kamë gjallë
N' ball Serbies për me i dalë!
Sllobodanin për me e ndalë.

Pushkë e fortë ku paska kris?
Pyet Kosova, djepi Shqipnis?
N' Prekazin e Ahmet Delisë,
Lufton Ademi kunder Sërbisë!
Si Tahir Meha qe luftoj dikur,
Per të gjallë s'u dorzue kurrë!
Njëmijnëntqind e nëntdhjet e tetë
Në Mars ngritet legjenda vet!
N' kamë po çohet Legjendari,
Komandantë Adem Jashari.

Nga Kraleva, Nishi e Piroti,
Nga Prokupla vijn oj vraft Zoti!
Si re e zeza' kur prishet moti!
Ushtritë serbe kolonë po shkojnë
Ushtar, polic nga Belgradi çojnë,
Pesmij trupa po parakalojnë!
Tetëdhjet tanke po i dërgojnë!
N' Mitrovicë ushtria kalojnë,
Drejt Skenderajt ata po shkojnë!
Forca t' mëdha nga Skenderaj vijnë,
Pa çelë drita n'Prekaz po hyjnë.
N'Polac n'Llaush stacionohen,
Tre katunde keç po rrethohen!
Nga Llausha e kanë lajmrue,
Ademit i kanë tregue;
Veç Prekazi është rrethue!
Ademi djemve u paska thanë;
Çojnu trima gjithë në kam,
Mitraloz e bume mej marrë
Gjith n'pozicjone për me dalë,
Shkau Prekazin don me kallë!
Shkau neve na paska mësy,
Në Prekaz ushtria don me hi!
Qoftë përhajr Ademi po thot,
Njëqind vjet kemi pritë si sot.

Te Jashart boll janë mundue,
Dajt nga Llausha per me shkue.
Askush s'mundet me u afrue!
Ndihm Ademit s'po mujn mej çue!
Shum keç shkiet e kan' rrethue!
Si me lisa me e gardhue!
Rrethimin t'gjall mos me kalue,
Askush i gjall' mos me shpëtue!
Topat e shkaut po kërsasin,
Kullen Ademit ja godasin!
Tanksi, minahedhsi s'po pushojnë,
Barot e hekur ngado gjëmojnë!
Jashart kanë nis me kendue
Edhe me kangë tuj luftue!
Pushkë e kangë s'po i ndalin!
Zakon u kishte lën i pari,
Tuj këndue lufton Shqiptari.

Çou nipash, daja po m'ja ban
Ishte plak besa daja Osman
Edhe Ademit çka i ka than;
O Adem ti je si djal i ri
Krejt prapa nuk mujë të t' rri
Gjith ka lufton pas s'muj të t'vi,
Nje besë të Zotit po t'a jap
Për Ty një pushk se la pa e zbraz.

Britë Ademi, lëshon një za;
Ku të kam Hamëz more vlla?
Mbahu fortë, qëndro o burrë,
Pushken shkaut mos ja ndal kurrë,
Kurrë at' pushkë mos me ja nda
Kem me u djegë me shka ka!
Jem në luftë qe njëqind vjet,
Sot ësht' koha me tregu vetë
Me hek qafe serbin përjetë.
Adem Jashari keshtu po flet,
Po u thotë aj familjes vet:
Se ket punë kur e kem nisë
S'kena ba mend me lan përgjisë,
Amanetin në vend do ta çojmë
I madh' e i vogël dot luftojmë,
Jashart krejt me u farue!
Po na fund kena me fitue.

Plot tre ditë e plot dy net,
Pushka në Prekaz po kërsetë!
N'ditën e parë shpëtojkan krejt
Asnjë i vrarë te Jashart s'po jetë.

Dit' e dytë para se po zbardhon,
Komandir Ilija shka po bon?
Nja tridhjet milic po i urdhron,
Të tridhjet t' Arkanit janë kanë!
Prej Ushtrisë largue janë,
Kullës s' Shabanit i shkojn pranë!
E kcejn murin janë hi n'oborr!
O Ademi edhe poj heton
Një za djemve po jau lishon,
Fort Ademi edhe po bërtet!
Djem e nipa po mi thërret,
Po i leshon zë vëllaut vet;
Priti Hamëz të gjallë mos i le.
A dhe Hamza të gjall s'po i le!
Sa po mujn shkijet po i palojnë,
Jashart pushkën nuk po e ndalojnë
S'po i lan shkijet të gjall me hi
Në prak me ju shkelë në shtëpi,
Kishin brenda rob e fëmi!
K'shtu Ademi besën e kish ba;
Në dorë të shkaut mos me ra
Me ka krejt kam me u vra!
Kurrë Kosovën vet' nuk e la!
Me ka krejt pa u farue!
Kurrë Kosovën s'kam me l'shue,
S'kam me l'shu, shkijet me pushtue!
Brez pas brezi e kem trash'gue,
Iliret kët tok' kanë sundue,
Dardan-kosovar kanë luftue!
Kurr Kosovën se kanë dorzue.
Amanet t'parët lanë naj kanë;
Kurrë Kosovën mos me e dhanë
Kurr Serbies mos me ia lanë.
Sa po mundë shkije po vret
I kanë vrarë njëzet e tetë!
Nja dy t'gjallë i kanë zanë!
Ademit shka na i paskan thanë;
Fort po e lusin, bej po i bajnë
T'gjallë me na l'shue a nuk ban?
Edhe Ademi po m’ i ngon;
S'kena ardh ketu me luftue,
Po me zorë na kanë çue!
Çaj Ilija na ka urdhnue.
Atëher Ademi po menon?
Shqiptari e ka pas zakon
Me liru aj që vetin dorzon.
Adem Jashari burrë azgan
Të dy serbet po i liron!
Njërit shka çka i paska thonë?
Shko Ilijes fjalë i çonë;
Baca Shaban ty a t'ka thanë,
Besë në ju nuk ban me nxanë!
S'kemi pas kurrë besë me shka,
Gjithë n' tradhti na kanë vra.

Plot dy ditë e plot dy netë,
Po na zbardhë dita e tretë!
Në Prekaz pushka po kersetë!
Jashart me Serbi tuj luftue!
Se kan nder mend me u dorzue!
Me u dorzu kurrë të gjallë!
Shkaut pushken s'ja kanë ndalë,
Nuk po ia ndalin pushkën hiç,
Farun shumë ushtar e milic!
Shum' ushtar e milic të vrarë!
Nëpër oborr e nëpër arë,
Nja treqind të vramë i lanë!
Si duaj kashte me u kanë
Permbi trupat e shkive t'vramë
Shokët e tyre po kalojnë!
Drejt Jasharve ushtria shkojnë!
Sikur drapri n'arë tu korrë,
Si me drapër mej pre mu konë!
Si kall'zi gruri nëpër tokë.
Pa shpirt sllavt bien si borë!
Ademi n' mitraloz tuj korrë!

Ushtria e Serbisë u farue!
Jashart nuk dojn me u dorzue.
Komandira edhe Gjeneral,
Thojn Ademi nuk jepet i gjallë!
Krejt Serbia k'tu me u kanë!

Gjeneralat po urdhnojnë;
Granatimet po i shpeshtojnë!
Shumë predha kullën qëllojnë!
Barot e hekur po lëshojnë!
Gjylet ishin kanë mallkue,
Rob e fmi i paska farue!
Rob e fmi granata i vret!
Edhe Hamzën me daj'n e vetë,
Bacën Shaban me nipa krejt!
Jet Ademi veç me djal t' vetë!
Babë e bir po bajn gajret
Po qëndrojn si me u kanë tridhjet!

Ushtria kull's iu afrue
Dham n'dham me çetnikët tuj shkue!
Një plumb ishte kanë mallkue,
Adem Jasharin ka qillue!
Ademin keq e paska marrë
Edhe Ademi jet' po ndrronë!

Djalë i vetëm po më lufton!
I gjallë kullën s'po e dorzon!
Brenda ushtrinë s'po e lejon,
Të gjallë shkiet si len me hi
Si lenë gjallë mej hi në shpi.
Të mramtën pushkë zbraz Kushtrimi
Edhe djalin e merrë timi!
E merr flaka, era barotit
Në gjoks i bjenë gjylja topit!
Gjylja topit veç po ma vretë
Dhe Kushtrimi një fjal e fletë
Sa për plumba se kishim dertë!
Familja ime me një shtetë
Ke tu luftue treqind vjetë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 6:30 pm

Ramadan S. Latifaj

D ë s h m o r ë v e




Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe,
që vdekjes i jep kuptim, përjetësisë rrënjë.
Mbi imazhin e sakatosur të atdheut, Kosovës sime,
Aty ku gjëmon toka, aty ku derdhet gjaku,
Aty do vije liria, kështu thoshte bacë Metush Krasniqi – Plaku.

Në oda burrash është pjekur burrëria,
n’oda burrash tingllonte dhe digjej teli i lahutës
Tingllonte me ma të lartin zë sharkia e çiftelia.
Janë përcjellur këngët e burrave që kishin trimëri
Aty n’oda burrash u lidhë besa për vdekje a liri.

Kosovë trime, je kala ndër shekuj,
mbi të gjitha simbol i qëndresës,
Ndër stuhi e shtërngata qendrove e hekurt
Kosova ime, ishe, je e mbetesh e pushkes dhe e besës.

Kosova.... din ta çmoj gjakun e deshmoreve,
gjakun që din ta urren robërinë,
Kur derdhet për tokë të Kosovës dhe e sjell lirinë.

Varg-varg rrjedh gjaku te pragu i përgjakur
Populli im shqiptarë për liri i përflakur.
E hekurt UÇK-ja, radhitet në male,
xhamadan për dekë dhe bënë ftesë
Lëshohet kushtrimi e lidhet besa-besë.


Ka shumë burra të ktij dheu e shumë burra të fisit
Ka stërnipa t’Skenderbeut, e nipa të Metush Krasniqit.
Ka Adem, Hamëz e Shaban Jashara
Që lirinë tënde Kosovë,
shohin vetëm me pushkë përpara.
Isë Kastrati, Avdi Xhaqku e Rexhep Mala,
Nuhi Berisha e Kadri Zeka lum per ju bëjnë nanat,
Selver e Emin Kryeziu mee Besnik Marocën si luan
Rrahim Beqiri, Musli Imeri u flijuan per vatan.

Kush na e zbukuroj me t’madhe Dardanën,
Kush qëndron në k’të lapidarë
Sabri e Driton Krivaqa dy djemë të nje nane,
Agush Isufi me rrespekt aty u qendron pran.

Dardanë , qerdhe e madhe trimash përherë,
Musli Ymeri e Besnik Maroca me plot nderë
Luftuan e ranë dëshmorë për tmos vdekur kurrrrrr
Kurr nuk ju harrojmë , ju kem në flamur.

.....Ku krisi pushka e të parëve, në Prekaz,
pikrisht në kullë të Jasharëve,
Aty dridhej toka deri sa i madh e i vogël luftonte
Aty Legjendari Adem Jashari luftë po bënte.
Nga kulla e Jasharëve në Drenicë,
Liria rrugë të mbarë ka nisë.
Nga kjo betejë në front lufte,
u mbush Kosova plot lulëkuqe.

...e kam pa me sytë e mij o vllezër, o shokë ,
fluturimin e pavdekshëm sy shqiponjë
ndonëse kishte plagë në kokë,
Muharrem Fejza i thonë.

Por....e shihja edhe në ëndërr kur flija,
me plagë në gjoks kah ecte Haki Efendija.

Por që kurr s’pranoj ligjet serbo-sllave,
e lart iu ndëgju zëri, besa e FJALA
Më paraftyrohet para syve i madhi Rexhep Mala.
Kushtrim leshon sikur rrufeja që prêt
Kadri Zeka me shokë t’idealit te vet.

Nga mërgimi po vie me vrap ,ishte Avdi Xhaqku
Krenari që për Kosovë dëshmorë ra,
s’ju dhimt fare gjaku.

Një amanet, që Heronjët lan, nuk mundem dot pa ua thane:
Kur vritet një ushtar lirie nga Hogoshti, fjala bie,
Ju mos qani, mos vajtoni,
por me zërin më të lartë deri në qiell këndoni.
Dhe mos thuani se u vra, Komandanti ISA.

Po të vritet edhe një ushtar lirie, ju prap mos qani por me të madhe këndoni
Dhe mos thoni u vra ushtari me emrin Avdi
Por thoni se ra për Kosovë e shqipëri.

……Ah, çtë them për kta trima e heronjë të lavdisë
po, ….po një gjë e di, s
e kurrrrr nuk vdesin trimat e lirisë.
Ata vetëm sa bien,
gjakun ta njomin me të shijshmin ATDHE
Ata vetëm sa bien për tju bë ATDHEUT DHE.
Ata vetëm bien për të mbi lulkuqet n’Kosovë e në çdo anë
Bien për t’na treguar se LIRIA e Kosovës quhet NANË.

Për bijtë e maleve, ushtarët dhe dëshmorët e lirisë KOSOVË këndo,
Kudo që i ke e kado që shtrihet e gjithë shqiptaria
E kur zëri juaj lartë të jehoj, s’ka ç’na ban moti as stuhia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 6:32 pm

Ramadan S. Latifaj

BESNIK MAROCA


Kur të mendoni se kam rënë e jam flijuar
Nga varri do të ngritem pa u tretur, pa u friguar,
Kam mall një herë me të pa oj e imja nanë
Mos derdh lotë, jam gjallë nuk jam vrarë.

A e di ti nanë se kemi një amanet unë me luftetarët e mijë
për të cilin është hak me vdek e ju t’ shijoni Lirinë,
a e di ti nanë se tokat tona në robëri janë
ashtu nuk mundem më kurr me i lane.


A të kujtohet nanë, kur unë isha fëmijë
kur më thoshe se nuk jetohet dot pa liri,
po unë për atë liri me ambleme te UÇK-s nanë po luftoj
e mos mendo se kalon një qast që unë ty s'të kujtoj.


A e di nanë, se s'ka bër shkina shka
mua që del aq leht apo kot me m’ vra,
prandaj të premtoj edhe njëherë oj loqka nanë
se kurr si bie ndermend shkaut të sundon ma n’Kosovë e Dardanë.


M'i bezdisen thneglat e plaget kendej pari
Burrerisht ndryja lotet prej zemërvrari.
s’dua pas shokeve të rënë shpindën me e kthye,
Hordhitë Çetnike n’Shumadi t’vdekur pa i shpie.

Me lindi kjo toke e kjo nanë e munduar
Në djepin e saj me nina-nana me perkundi,
Me klithmat e dhimbjes mëkuar,
ah.....vajet e nenave , kengë gjumi.
Hodha unë hapat e parë që t’i sjell liri
Mbi fytyrën e saj përplot me krenari.
Mesova te flas edhe pa fjale unë
Per hallet qe s'paskan te sosur kurrë.


Me rriti kjo toke e lashte më rriti nëna Shukrije mua
Me shumë endrra dhe përplot shpresa në gji,
Sot zemra tek ti oh nënë plot mall më është mbulua,
Oh ngrohtësia jetës sime më ishe përherë Ti.
Ndaj...... kujt t’i shkruaj unë, kend ta pyes vallë..???
Busti yt or vëlla mungon ne Kosovë, mungon edhe në Dardanë!!!!
Sikur i ngrohur me folie ruhet në një „muze“ diku në Dardanë
Deri sa te gjinden dy metra per ty Besniku jonë i madh.

Dikujt sytë iu kan çorrue, dikush nuk sheh e as nuk ndëgjon dot
Pushka e jote, heroizmi i pashoq,
Krenaria ime që te them se jam nga Dardana edhe unë
Krenohem Besnik Maroca me ty edhe më shumë.

Ndaj per ty o vëlla dhe per shokët e tu dëshmorë
Lavdi kudo , lavdi ka sot edhe në Kosovë,
Jemi më të lire se kurrë me parë
E ju...u flijuat per t’u shëndrru “Kamanica n’Dardanë“
“Kosove e metohi” të jetë perherë Kosovë
Pë të pasur flamur, liri e kufi shteteror.


Të shkruaj për dëshmorë, jam me teper se krenar
Të kendoj për deshmorët ç’ndjenjë e veçantë vallë,
Por tani kur librat me histori i shfletoj unë,
Per deshmorët e lirisë mbën te mos pushoj së vepruari kurr.
Ne duar kam një liber, nga një shkrimtarë i prirë
Ne kaptine shenon”Mareci i shpreses se mirë”
Komplimente Zotriut Rushit Ramabaja me respekt
Që shkroi per sejcilin deshmorë veç e veç.

Besnikun si shume djem te shqiptarisë
Krismat e gjejne ne tokë te Gjermanisë
Me vrap u kthye në Kosovën e tij
Që Shqiponjet t’flutorojnë të lira në ajri.

Qe nga beteja për Besnikun e para ne Vjeshtë te vitit 98-të
Rrëfen Florim Ramabaja për një përleshje në Tugjec,
Aty dëshmoj Besniku se ç’vizion ka Deshmori i lirisë
Pa iu trembur syri i ndiqte bishat qetnike të serbosllavisë.

Ndër beteja si luan, Besniku me këngë dhe të shtëna zjarrë
Luftonte armikun breg në breg e iu hapte varrë,
Me një dëshirë për të III-tën herë në shtepi ka shkuar
Deshire e nenes dhe babait ta shohin edhe të uniformuar.

Rrefejnë babai, nëna dhe motra
se ate dite ishte gezuar qielli e toka,
Plot tri netë ne shtepi kenga e hareja s’ka pushuar
Ishte i fundit takimi , krenarë sot për ta kujtuar.

Me kujtohen fjalet na thot nëna Shukrije me plot krenari
Se Besnikun tim e rrita që Kosova sot të ketë liri,
E babaVeliu thot se s’është bër shumë kurrë për atdhe e vatan
Amanet edhe të parët Rama , Zeqiri e Xhafer Maroca e lan.
Në betejen e fundit me 21 prill ‚99 pikërisht në mesnatë
Besnik Maroca qante rrethimin e acarit te ftoht e të thatë
Thëret shokët, Musli, Ibrahim e Bahtir me zërin deri në ajri
Por ATA kishin kishin rëne dëshmorë që Kosova te kete liri.

I zmadhoj sytë Besnik Maroca , shtrengoj bombat në duar
Në dorë automatikun dhe në betejë është drejtuar
Bashk me krismat kengen kurr se ndali
“ Oj Shqipri mos thuj marove” sa mire i shkonte edhe zani.

Nese ju bisha barbare, o derra o shki
Jeni dehur me raki rrushi, s’ka luftë me gra e femijë
Shkoni ne shumadi dhe tregone ç’ju ka ndodhë me ne
Se jemi zotë e s’durojmë hordhi endacake mbi ketë dhe.

Ju ende jetoni me mitet tuaja te ndyta qe i keni
La për tokë shumë armiqë, u tregoj se vetëm shqiptarë jemi
Vdesim për këtë tokë që Dardani i themi plot krenari
Kjo ishte fjala e fundit para rënies së tij.

Të përshkruash veprën tënde heroike o vëlla Besnik
Eshtë më shumë se nder’ por nuk mjaftojnë fjalët kurrrrrë
Ballin hapur ndër të parët me çdo armik
Je i gjallë në çdo shqipe me flamur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 6:34 pm

KRISTINA RASI

DY DËSHMORËVE TË RINJ!


(Kushtuar Mon Balajt dhe Arben Xheladinit të vrarë në demonstratën e 10shkurtit, 2007)

Para syve të botës,
Nën maskën e "demokracisë“
Na i vranë Arbenin dhe Monin,
Gjakatarët e huaj,miqtë e vjetër të Serbisë!

I vranë djelmoshat atdhetarë,
Trimat e pamposhtur shqiptarë!
Atyre, jo s´ ju trembej syri,
Para xhelatëve ndërkombëtarë!

Ata, ranë për paqe,
Sepse, kërkuan liri,
Kërkuan Vetëvendosje,
Kërkuan drejtësi!

Bota po shtiret, kur na jep ligjërata,
Çfarë qenka rendi dhe demokracia!
Ndërsa, rrugëve tona gjaku po derdhet,
Si dikur që na përgjaku Serbia...

Ah! Ju mjeranët "tanë" politikanë,
Kot, po rrahni ujë në havanë:
E dënoni fjalën e lirë,
Jetën po na e bëni katran!

Ju me demogagji e krekosje,
Po e mashtroni popullin besnik,
Po e dënoni Lëvizjen Vetëvendosje!
Po pajtoheni mjerueshëm, ashtu me armik!

Turp të keni ore politikanë “shqiptarë”!
Mos po mendoni keni zbritur nga qielli,
Mos harroni! Jeni bërë trutharë?!
Thua vetëm për ju po rrezitka dielli!

Si ju mashtroi kështu Evropa,
Apo, mos ju frikësoi Serbia?
Nga veprat tuaja, po vuan shumë Nënëlokja,
Nuk po ribashkohet ende Shqipëria!

Vallë deri kur me vrasje,
Deri kur me dënime,
Sa e fortë paske qenë,
Moj Kosova ime!

Deri kur me premtime boshe,
Deri kur me lot në sy,
Deri kur duhet të besojmë;
Se,ndërkombëtarët paskan drejtësi"?!

I lehtë u qoftë dheu i Kosovës!
O bijtë e Shqipërisë,
Përjetë, s´do t´ju harrojë kombi,
Gjaku juaj, i rritë rrezet e lirisë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 6:35 pm


Naim Frashëri


Shqipëri, o jetëgjatë



Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
mendohemi gjerë e gjatë,
ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh,
as drobitesh, as rrëgjohesh,
më ke gjithë bukuritë
e tëtëra mirësitë,
ke fusha me lule shumë.
lumenj të mëdhenj pa gjumë,
male të lart' e të veshura,
buzën e detit të qeshur,
Mëje dritëz në dritë
me të gjitha mirësitë.

Shqipëri, të qofsha falë,
të kam mëmë e më ke djalë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 6:38 pm

ADEM JASHARI


Sikur gryka e bjeshkëve të Sharrit,
Jehon zëri i Adem Jasharit,
Kush është trim e kush është djalë,
Sot atëdheut zot me i dalë,

Syrin kokërr, shqipe mali,
Gjoksin bjeshkë, kësulën mbi sy,
Tubon trimat, thërret kushtrimin,
Besa-besë, sot për liri!


Për gjaksorin, mëshirë mos t'kemi,
Mos t'korisim fis e farë,
Kush është trim e kush është djalë,
Sot atdheut zot me i dalë.

Mos më thoni....

Mos më thoni se vdiq,
Mos më thoni se nuk është më,
I miri e i bukuri i nënës,
Është në zemër tashmë.
Mos më thoni, ku e qëlluan plumbat
Nëna e di, në kraharor
çelën bozhuret e gjakut,
si lulëkuqet në dëborë.
Mos më thoni se s'vjen më,
Do e pres te pragu i derës,
E ai do t'vij si gjithnjë,
Sikur flladi i pranverës.


Do t'vij si agimi ditës,
Zemra e nënës do t'vij,
I ndritshëm si rrezja e diellit,
Magjeps si hyjni.
Mos më thoni se jam e vetme,
Se kam mbetur fillikat,
Ai do të vij me shokë netëve,
Pushkën do e var mbi shtrat


Mos më thoni se vdiq im bir,
Ai ka rën, por nuk ka vdekur
Në udhën e lirisë për ku ishte nisur,
Duhej derdh gjak për të arritur


Secili prej tyre kishte mall për atëdhe,
Por mbi të gjitha një dëshirë
Ta zhdukin errësirën e rëndë,
Që Kosova t'jetojë e pamvarur dhe e lirë


Mos më thoni, asgjë mos më thoni,
Ai do të vij rishtas si agu i ditës,
Fshijeni lotin dhe shikoni, lartë
Ai është mbi bjeshkët e Drenicës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 6:40 pm

PARAJSA

O vëllezrë shqipëtarë!
Pa të zëm' udhën e mbarë,
T'i bijem pas urtësisë
Dhe dritës e diturisë,
Të mos rrimë n'errësirë,
Se nuk është pun' e mirë.

Neve që qemë njëherë
Në gjithë botët të ndjerë,
Dhe të par' e të lëvduar,
E të rënd' e të dëgjuar,
Trima të fort e të mirë,
Të rrimë sot n'errësirë.

Ishin trima prindit tanë,
Pa emrë përjetë lanë.
Aleksandr'i Math i ndjerë
Dhe shumë shokë të tjerë,
Q'ishinë me të të parë,
Qenë gjithë shqipëtarë.

Muntnë së pari Greqinë,
Pasdaj muntnë dhe Persinë.
Zunë dhe Hind e Afrikë
Burratë trima pa frikë.
Faqen e dheut e fituan,
Më çdo anë mbretëruan

Selefqinjtë(1), Ptolemenjtë(2),
Gjithë ç'qenë të mbëdhenjtë,
S'qen' as grekrë as bullgarë,
Ishin burra shqipëtarë.

Kombinë tën e nderuan
Dhe Evropën e shpëtuan
Nga kurt' i zi i Persisë,
Dh'i dhanë nder Shqipërisë.

Pirrua romanët mundi
E gjithë jetën e tundi.
Kostandin'i Math, q'i thonë,
Dh'ajy ish nga fara jonë.
Gjithë njerëzit e mbarë,
Thua, qenë shqipëtarë.
Shqipëtari ka lëftuar,
Dhe ajy ka mbretëruar.

Aleksandr' i Math Greqinë
E kishte bërë të tinë,
Me luft' e kishin marë
Prindit tanë kordhëtarë,
Pa në Thivë njerës lanë,
Thivasit u ngren' i vranë,
I vranë me të pabesë,
Pas zakonit të Moresë.

Shqipëtarët kordhëtarë
Thivësë i vunë zjarrë!
S'i kursyenë gjë zjarit,
Vetëm shtëpin' e Pindarit,
Se ish vjershëtor i ndjerë
Dhe i parë mi të tjerë.

Shqipëtarët pas Greqisë
Iu lëshuanë Asisë,
Njeri kurrë nuk i mundi,
As u qëndroi dot gjëkundi,
Gjithë përpara i vunë,
Faqen e dheut gjith' e zunë.

Burr' i math i Shqipërisë
Ndënji në fron të Persisë,
E arratisnë Daranë, { Darai III }
Njerëzi e ti e vranë!

Aleksandri dha lirinë,
E shpëtoi nga xgjedh' Asinë,
I dha nder dhe Shqipërisë,
Mëmës së ti, q'i dha sisë,
Përkujdesi njerëzinë
Dhe pruri qytetërinë,
Bëri udhë e qytetë,
Pru gëzim në gjithë jetë
Edhe sot Aleksandria
Na rrëfen punët e tija.

(vazhdon)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 6:40 pm

(vijon)

Evropën e ka shpëtuar
Nga njëxgjedh e mallëkuar.

Këto punë shqipëtarët
I bënë, ata të parët,
Ata të parëtë tanë,
Edhe emërë na lanë.

Edhe Pirroja ish burrë,
Që s'ka pasur shokë kurrë.
Ay romasit i mundi,
Italinë tër' e tundi;
Tekdo që kishte lëftuar,
Botën e kish tëmerruar.
Kshhu edhe shumë të tjerë
Shqipëtar' ishin të ndjerë.

Ishte mëm' e trimërisë
Edh' e zonj' e urtësisë
Shqipëria kurdoherë,
Që nxirte burra të vlerë.

Trima burra të vërtetë
Sa kanë qënë në jetë
Të gjithë ajo i polli,
Trimëria soje dolli.
Qe dhe një koh' e një ditë,
Që polli dhe perënditë,
I pat pjellë Shqipëria,
Pa u falej njerëzia,
Dhe besoninë qëmoti
Që në Shqipëri rrij zoti,
Vij rremet i njerëzisë,
E i falej Shqipërisë.

Tomori nuk ësht' i pakë,
Që nxjer dhe sot zë pa flakë,
Se rrininë perënditë
Ndë atë natë e ditë!
Prindit tanë i besonin
Perëndit' e s'i mërgonin.

Perëndi e trimërisë
Ishte mëm' e Shqipërisë.
Shqipëtari trim me fletë
Rronte gjithënjë në jetë,
Shigjet' e ti vrëngëllinte,
Vdekjenë me vet' e shpinte!
Perëndi e bukurisë
Me shijët të gjithësisë,
Q'ësht' e bardhë si dëborë
Nuk e lij kurrë Tomorë,
Flinte në shtratthit të artë
Shtat' i bardhë posi kartë.

Leshërat i kish të arta
Edhe faqezët të zjarta,
Ballë, gushë, krahëruar,
Llërë, pulpë, këmbë, duar,
Pej drite ishinë bërë,
Sikundër dhe trup' i tërë.

Si dëbor' e kishte gjinë,
Pa sill nër mënt bukurinë!
Kur kthehej e të shikonte,
Zëmrënë ta përvëlonte.
Zën' e kishte si bilbili,
Faqetë si trëndafili,
Diellin e urdhëronte,
Në gjit të saj perëndonte,
Në shtratthit të saj e vinte,
Edh' e mbant' e nuk e linte,
Tërë natën e pushtonte,
Pa në mëngjest e lëshonte.

Hëna këto duke parë,
Dhe duke tretur e tharë,
Ligej fort shum' e drobitej,
Kahënitej e venitej,
Se i haj zëmrën nakari,
Që djek i shkreti si zjarri.

Perëndi e bukurisë,
Q'i ip dritë njerëzisë,
Nga gjir' i saj dritë qitte,
Hënënë e përsëritte,
I ip pjesë bukurie
Edhe shij' e drit' e hije.

Dhe fqinjët e Shqipërisë,
Armikët e perëndisë,
Kshu treteshin nga nakari,
se ish burrë shqipëtari.
Sa mbretërë të dëgjuar,
Në Shqipëri të uruar,
Sa burra të fort' e trima,
Me vështrim si vetëtima,
Kan' ardhur e kanë shkuar,
Dh' emri s'u është haruar!

Me ta bashk' ish trimëria,
Dhe me ta ish urtësia,
Të dyj' ato mbretëronin,
Mëmëdhen' e lulëzonin,
Ish parrajsë Shqipëria,
Se ishte gjall mirësia.

Bukuri e perëndisë,
Perëndi e bukurisë,
Këmbergjëntë, leshflorinjtë,
Duke mbledhurë pëqinjtë,
Në Shqipëri tekdo shkelte,
Bari mbint' e gjethi çelte,
Dhe luletë lulëzonin,
E bilbilëtë këndonin.

Ajo dhe në re qëndronte,
Edhe nd'erë fluturonte,
Tekdo vij, ip bukurinë,
E përndante mirësinë.
Bëheshin mollëtë ftonjtë,
Portokaletë, lemonjtë,
Manatë, rrushtë, qershitë,
Fiqtë, arratë, lajthitë,
Pjeshka, thana, vadhja, shega,
Ulliri me shumë dega,
Gruri, misëri, peceli,
Elbi, tërshëra e meli.

Ish i veshur vëndi gjithë,
Dhe pill shumë pem' e drithë,
Drur'i dardhësë me dardhë
Ish si zonja sisëbardhë.
Nër fushatë luleshumë
Lumënj vrapmëdhenj pa gjumë
Shkoninë duke kënduar
Me kanisk të math nër duar.

Ata mëmë kanë renë,
E ajo ka atë denë.
Dheu, kafshëtë, bagëtia,
Shpestë, gjithë njerëzia,
Pin' ujët e tyr' e prëhen,
Dhe bimërat pa të s'bëhen.

Tek shkonte lum' i uruar,
Q'ishte si ar i kulluar,
Kafshëtë dhe bagëtia,
Lëçinin si mizëria.

Edhe grat' e Shqipërisë
Gjithë me foshnjë në sisë,
Sicila ish mbretëreshë
Dh'e bukur si pëllumbeshë
S'shihnje një gjë të shëmtuar
Dhe pa gas e të helmuar.

Edhe vashëzë mes'hollë
I kuqte faqja si mollë,
Dorën q'e kish pej ergjëndi,
S'e hiqte nga avlëmëndi,
Gjithë ç'i duhej në jetë,
I bënte të tëra vetë.

Në viset të Shqipërisë
S'kish gjë përveç mirësisë,
Moskamja dhe varfëria
E të tjera të këqija?
Kurrë në Shqipëri s'ishin,
Mase dhe emërë s'kishin.

S'kish as kurva as kurvarë,
as të liq kish as kusarë,
Gjithëkush vetë punonte,
E njeri nukë përtonte;
Sicili fort mirë shkonte,
Haj, pij dhe tepëronte;
Këto me djers' i fitonin,
Më shumë nukë kërkonin,
Se kish duk nga perëndia
Dhe uratë Shqipëria.

Ish shumë trim shqipëtari
Dhe i bukur si fill ari,
Si burratë edhe gratë
Ishinë trime me shpate,
Ish ligë vëllazëria,
Edhe besë miqësia.

Shqipëria gjithë nderë
Kisht' e ishte shum' e ndjerë.
Shqipëtari ish i mirë,
Dhe kish emër të pavdirë.

Shqipëria shum' e vlerë
Ish e madh' e gjat' e gjerë,
Se ahere s'ishin shqehtë,
As maxharëtë, as vllehtë,
Ishin gjithë shqipëtarë
Në atë kohët të parë,
Qeltëtë kishinë fqinjë,
Q'ishinë brinjë për brinjë.

Ishte një tjatrë jetë,
Shi t'artë shtininë retë,
Ish një ver' e gjithënjëshme
E një kohë shum' e bëshme,
Dhe në dimërë vërritë,
Që mbaninë bagëtitë,
Ishinë plot manushaqe,
Dheu kish bukuri mi faqe.

Shqipëtar' ish i vërtetë,
Trim i bukur e i qetë,
Fjalënë që ip, s'e kthente
E s'doj kurrë të gënjente.

Të miratë gjithë ç'janë
I kishin prinditë tanë.
Bima pillte kallinj tetë,
Nëntë, dhetë, dymbëdhetë.
Të tërë dhenë ta rrihnje,
Plak të kërrusurë s'shihnje,
Veç kalliri unjte kokë,
Nukë dilte përmi shokë.

Vasha fill e vetëm shkonte,
Njeri kurrë s'e shikonte,
Në flori ngarkuar shkonje,
Gjësendi nukë pësonje.

Kish ahere Shqipëria
Gjithë ç'kërkon njerëzia,
Zot'i math e kish uruar,
Pa ishte fatbardhësuar,
Kishtej njerës të vërtetë,
Trima burra pa të metë,
Kish kamjen' e dashurinë,
Mirësin' e urtësinë,
Ish e tërë një fëmijë,
At' e mëm' e bir e bijë,
Kish bulmet e pem' e drithë,
Edhe të miratë gjithë.

Mijëra vjet kështu shkuan,
Shqipëtarëtë s'u ndryshuan,
Patnë gjith' ato që duhen,
Kishinë nder' e lirinë,
Pa dhe gjithë mirësinë,
Se njeriu e njerëzia
Ushqehenë nga liria.

Njeriu lindi i liruar,
Pasdaj e kanë penguar.

Gjithë botënë romanët
E vunë poshtë, veç tanët
U pren' udhën' e s'i lanë,
Pa shumë lufëtra ngjanë.

U mbyt në gjak Shqipëria,
Po rop s'u bë njerëzia,
Nuk' u bë rop shqipëtari,
Po qëndroi si ish së pari!

Dha shpirtin e gjakn' e derdhi,
Në zgjedhë si kau s'erdhi,
Mburoi nderr' e Shqipërisë
Dhe sendrën' e njerëzisë!
Mbajti lirin' e ra vetë,
Trimërinë s'e la shkretë.

Pa kur erdhë egërsirat
Me të gjitha të pahirat,
Si hynë, shqeh e të tjerë,
Duke vrar' e duke prerë,
Të gjithë kombet' i zunë
Dhe në kurt të keq i shtunë,
Njeri përpara s'u dilte,
Gjithëkush udhën' u çilte.

Vetëm prindit trima tanë
"Gjer aty, barbar'!" u thanë.
Dhe kur erdhë nga Asia
Të shumë si mizëria
Tyrqitë, q'ishinë trima
Dhe binin si vetëtima,
Pa më thoni kush lëftonte
Edhe gjësendi s'pësonte?
Vall' elinët a bullgarët!

Apo neve shqipëtarët?
Njeri tjatërë s'kuxonte,
Veç shqipëtari lëftonte!
Ajy prap' e ka shpëtuar
Evropënë e verbuar.

Kush nuk e di Skënderbenë,
Që nderojti mëmëdhenë?
"Lum ti, moj Shqipëri!" thashë,
Armët e ti' kur i pashë
Ndë Belvedere në Vjenë,
Sikur pashë Skënderbenë.

Dhe sot nga armët e tija
Kullon fjeshtë trimëria!
E di njerëzi e tërë
Atë zot ç'punë ka bërë
Kur hiqte Skënderbeu shpatë,
Trimavet u ipte datë!

Burra të veshur në hekur
Dhe luftëtarë të pjekur,
Q'ishin në luftë kaluar
Përmi kuaj të harbuar,
Kur hiq me kordhët të prehtë,
Q'ishte si pëndëz e lehtë,
Posi pjepërin i priste,
Në vdekje pa ndjer' i klliste,
Njerin' e kalën e çante,
Të dy më katër i ndante.

Mirësin' e trimërinë,
Dhe mëndjen, e urtësinë
T'ati zoti njeri kurrë
S'e ka pasur nonjë burrë.

Vet' ajy burr' e trim ishte,
Edhe shokëtë që kishte,
Si Tanushi me Uranë,
E Moisiu me Hamzanë,
Si Maneshi e Muzaka,
Që hidheshin posi flaka,
E si Lekë Dukagjini,
Si Perllati, si Mardini,
Zënëbisha, Araniti,
Gjon Koka, q'ish si hastriti,
Kont, prens, mbretër e të tjerë,
Burra të vler' e të ndjerë.

Qenë trima të vërtetë,
Nuk u bënë rop në jetë.
Opopo! ç'kanë lëftuar,
E ç'punë kanë punuar!

Sa mbretër e prensër qenë,
Njohnë të math Skënderbenë,
Zun' udhën e urtësisë,
Ishinë lark marrëzisë,
Për Shqipërinë lëftonin,
Madhëritë nuk' i donin,
Po kishin vëllazërinë,
S'e qasninë djallëzinë,
Pa lan'emërë përjetë,
Zotërinjtë e vërtetë,
Veç Shqipërinë mejtonin,
Të tjeratë i harronin,
S'kishin ata thashetheme,
Të këqija e të rreme,
Donin gjithë mëmëdhenë
Dhe kombin' e Skënderbenë,
Kush i rrij kundrejt Tyrqisë,
Veç burrat' e Shqipërisë,
As Sërbij' as Bullgaria,
As Elladha as Vllahia,
As Venetia qëndronte,
As tjatërë komp kuxonte.

Evropa ishte e shuar,
Njerëzit të mallëkuar,
Kishin vdekurë nga frika,
Nga Tyrqit' u binte pika,
U trëmpnë gjithë me radhë,
Dhe Vlladisla me Uniadhë,
Si gjithë këta të rinjtë,
Dhe papa e vyzandinjtë
Më një ditë Konstandinë
Tyrqit' e zunë dh'e pshinë,
Kostandinopoj' e ndjerë
S'u mbajt, po ra menjëherë.

Grekërit' ishin të vdekur,
S'hanin dot barut e hekur,
Le të mbahen me lëvdatë
Grekërëtë posi gratë,
Me fjal' e me thashetheme,
Janë të gjitha të rreme.

Kishte vdekur njerëzia,
Rronte vetëm Shqipëria,
Veç shqiptari lëftonte,
Njeri tjatërë s'kuxonte.

Kordhëtar tjatërë s'gjenë,
Tyrqitë, veç Skënderbenë.
Skënderbeu me të parët,
Me të gjithë shqipëtarët,
I qëndruanë Tyrqisë,
I dhanë nder Shqipërisë,
Ata duall' e lëftuan,
Gjith' Evropën' e shpëtuan.
Te Skënderbeu kishte shpresë
Aher' Evrop' e pabesë.

Rrëfe, o mal' i Sopotit!
Edhe ti, Tomor'i zotit!
Me oshëtimë tregoni,
E me vetëtimë thoni,
Dhe ti, fortes' e Beratit!
E ju, bregoret' e Matit!
Folë, fol' o Drin'i shkretë!
Q'i ke parë me sy vetë
Të tër' ato ligjërime
I mer vesh zëmëra ime.

Këto gjithë po i dimë,
Më tëhu tani të vimë.
Pas Skënderbeut Shqipëria
Nukë ra në të këqija,
Se në kurt' kurrë s'ka rënë,
Poshtë njeri s'e ka vënë,
Se shqipëtari ish burrë,
Nënë zgjedhë s'hyri kurrë.

Nder' e vjeftënë e mbajti,
Dhe sedrënë nuk e ndajti,
Nuk e harroi mëmëdhenë
Dhe lirin' e Skënderbenë,
I huaj në vëndit tënë
S'shkelte dot, se nuk ish thënë
Retë muntte të përpinte,
Në Shqipëri s'munt të vinte;
Fill e vetëm shqipëtari
Udhëtonte si m'i pari,
Me mbledhët të pleqësisë
Shihej pun' e Shqipërisë
Ligë kishin të vërtetën,
Që sbukuron gjithë jetën,
Kishin udhë urtësinë,
Besë kishin njerëzinë,
Udhërëfenjës e dritë
Kishin gjithë mirësitë.

Gjithë sa qenë të parë
Dhe me mënt e kordhëtarë,
Q'i dhanë jetë Tyrqisë
E nder të math Shqipërisë,
Të tër' ishin shqipëtarë
Sa bënë punë të mbarë,
Si Qyprilit' e të tjerë
Burra me emr' e të ndjerë.

Shqipëtari mbretëronte,
Ajy lëftont' e gjykonte.

Shqipëria ishte zonjë
E kishte të madhe pronjë,
Shqipëria kurdoherë
Ka nxjerrë trima të vlerë,
Mehmet Alin', Ibrahimnë,
Gjikënë, Gjolekë trimnë,
Rrapon e Ali Pashanë,
Silahdarë e Shkodranë
E shumë njerës të tjerë,
Si këta dhe më të ndjerë.

Ishte vash' e Shqipërisë
Ajo zonj' e urtësisë,
Dora Distra nga Përmeti,
Q'ish në diturit si deti.
Gjithë gravet u ka dhënë
Nder dhe mëmëdheut tënë.

E kush e bëri Morenë?
Gjithë shqipëtarë qenë.
S'ish shqipëtar Marko Suli?
Xhavella e Miauli?
Bubulina e Kanari?
Shqipëtar bir shqipëtari.

Me armët të Shqipërisë
Iu hoth themeli Greqisë,
Po grekërët e pabesë,
Që iu bënë zot Moresë,
S'e duanë shqipëtarë,
Kërkojnë t'i bëjnë varrë!

Po kush bën në këtë jetë
Varr' e shokut, bije vetë.
Nukë trëmbet shqipëtari
Nga greku e nga bullgari,
Nga Mal'i Zi, nga Sërbia
Nukë trëmbet Shqipëria.

S'trëmbet kurrë shqipëtari,
Dhe sot ësht' ajy i pari,
Bota gjith' e kanë parë
Në luftëra shqipëtarë,
Plevna, Shipka s'u harua,
Koha shumë s'u mërgua.

Neve muntmë venetjanët
Dhe barbarët e romanët,
Turqinë edhe Persinë,
Afrikënë e Hindinë.

Gjithë njerëzit e dinë
Kush e bashkoi Italinë.
Cilët për vdekj' e për kokë
Garibaldi kishte shokë?
Shqipëtar ishin të tërë,
Ata punë kanë bërë.
Edhe sot lul' e Tyrqisë
Janë djemt' e Shqipërisë,
Njerës t'urt' e të vërtetë,
Të ditur e pa të metë.

Edhe sot është i zoti
Shqipëtari si qëmoti,
çdo punë që ka punuar,
Kurdo e ka trashëguar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Fri May 15, 2009 6:41 pm

(vijon)


Këto të vërteta janë,
E të rrema brënda s'kanë
Njeriu po të mësonjë,
Këto do t'i kupëtonjë.
Eshtë fjalëz e vërtetë,
Që tjatërë komp në jetë
S'i arrin dot shqipëtarit,
Burrit trim e punëmbarit.

Ka nxjerrë e do të nxjerrë
Shqipëria kurdoherë
Burra t'urt'e të vërtetë,
Ka pasur dhe do të ketë.

I ka dhënë perëndia
Gjithë ç'donte Shqipëria,
Se e ka ngrehur përjetë
Zot i math e i vërtetë.
Shqipëria s'copëtohet,
Kurrë nukëvarfërohet,
Posi hëna përsëritet,
Kurrë nukë kahënitet.


Gjithë ç'jemi shqipëtarë,
Jemi një fis e një farë,
Kemi të tërë një shpresë,
Një gjak, një gjuhë, një besë,
Besë kemi perëndinë
Dhe ligë vëllazërinë,
Jemi gjithë shqipëtarë,
S'jemi të çar' e të ndarë,
Jemi shtëpi e fëmijë,
At' e mëm' e bir e bijë.

Mëmë kemi Shqipërinë
Edhe motër urtësinë,
Kemi ndihmës trimërinë,
Mëm' e atë perëndinë,
Se asaj i prumë besë,
Të gjith' atje kemi pjesë.

S'jemi as turq as kaurë,
Mos e thoni këtë kurrë,
S'jemi grekër as bullgarë,
Jemi vetëm shqipëtarë
Ky emërë na ep nderë,
Pa s'na duhenë të tjerë,
Kemi gjuhëzënë tënë,
Zot'i math na e ka dhënë,
Dhe komp e mëmëdhe kemi,
Të humbur në jetë s'jemi.

Ajy që s'do mëmëdhenë
Dhe kombin e vetëhenë,
Dhe gjuhënë që flet vetë,
S'është njeri i vërtetë.

Ata quhen tradhëtorë,
Janë të mjer' e të gjorë,
Faqezes e gënjeshtarë
Dhe të paqën' e të marrë,
E lenë mënjanë nderë
E lipin derë më derë
Ata janë posi berri
Edhe të ndyrë si derri.
Nder e vjeftë s'munt të ketë
Njeriu i tillë në jetë.

Gjithë ç'jemi shqipëtarë,
Jemi një s'jemi të ndarë,
Kët' emërë mjaft e kemi
Dhe na ep nder kur e themi,
Eshtë emr'i Skënderbeut,
Emr'i gjithë mëmëdheut,
Me kët' emrë të bekuar
Tanëtë janë lëvduar.

Selenik e tatëpjetë
Ka qënë dhe do të jetë
Vënd'i tër' i Shqipërisë
Me ndihmët të perëndisë.

O ju fqinjtë e pabesë!
Mos bini me atë shpresë,
Shqipëria s'copëtohet,
Shqipëtari nukë ndrohet.
Ju e njihni shqipëtarë,
E kini parë më parë,
Po mos delni nga kufitë
Edhe lini marrëzitë.

Që të kemi miqësinë
Të gjithë dhe dashurinë,
S'ka njeri të marrë pjesë,
Për të zonë do të mbesë
I zoti 'shtë shqipëtari,
Ajy që ka qën' i pari,
S'ka njeri tjatërë pjesë,
Pa nukë ka besa-besë.

Shqipëria ka të zonë,
Q'e ka pasur gjithëmonë,
Me qënë gjall shqipëtari,
ç'kërkon greku dhe bullgari?
Dhe Mal'i Zi e Sërbia
ç'kërkojnë nga Shqipëria!
Hiquni, o të pabesë!
Se e zeza do t'u presë!

Djemt' e Skënderbeut përjetë
Janë burra të vërtetë,
ç'e pandehtë shqipëtarë?
Të vdekur, q'i bëni varrë?
S'e dini ç'u ka punuar?
S'më ngjan t'i kini haruar.
Kush ia ka me të pabesë
Shqipërisë, do të vdesë,
Do të vdes' e të humbasë,
Nga nakari të pëlcasë,
Shqipëria do të rronjë,
Paskëtaj të mbretëronjë.

Në pastë nër shqipëtarë
Pakë grekër e bullgarë,
Pakë shqipëtarë janë
Vallë nëpër fqinjtë tanë?
Ne duam vëllazërinë,
Dashurin' e miqësinë,

Pa luftës s'i trëmbet kurrë,
Shqipëtari është burrë.
Edhe Evropa e tërë
Sonte me ne është bërë,
Se të drejtën ne e kemi,
Ne të zott' e vëndit jemi.

Sot për sot Maqedhonia,
Thesprotia, Mollosia,
Dhardhania, Iliria,
Paravea, Haonia
Që u thoshinë qëmoti
Bota, po s'u thosh i zoti,
Bëjnë gjithë Shqipërinë,
Edhe fqinjtë ton' e dinë.
Tani, djemt' e mëmëdheut!
O të bijt' e Skënderbeut!
Ju, o vëllezër e shokë!
Pa mblithni mënttë në kokë,
Xgjuhuni, o shqipëtarë,
Se afëroi dit' e mbarë!
Mos vini veshnë në botë,
Si të dojë le të thotë.

Gjithë ç'jemi shqipëtarë,
Jemi një komp e një farë,
Edh' e tërë Shqipëria
Eshtë një si perëndia.

Lereni mënjanë fenë,
Të shikojmë mëmëdhenë,
Të jemi miq në mest tënë
Dhe shokë, si kemi qënë,
Ta shtojmë vëllazërinë,
Dashurin' e miqësinë.

Jemi djemt' e mëmëdheut
Gjithë dhe të Skënderbeut,
Sicili le të besonjë
Sikundër të kupëtonjë,
Po feja të mos na ndanjë,
Në xgjedhë të mos na mbanjë.
Përpiqi për vethet tuaj,
Mos për bot' e për të huaj.

Eshtë dit' e diturisë
Sot e koh' e urtësisë
S'bën dot punë marrëzia,
Padija e foshnjëria,
Poshtë ndarja e nakari,
Qoftë lark nga shqipëtari,
Rroftë bashkimi përjetë,
Q'e fali zot'i vërtetë!

Ta kemi vëllazërinë,
Miqësin' e urtësinë,
Një fjalë gjithë të themi
E një dëshirë të kemi:
Të nderojmë mëmëdhenë,
Gjuhënë e vetëhenë,
Shqipërinë ta shpëtojmë,
Së gjithash ta lartësojmë
Atë kemi gjithë mëmë,
Në të huaj nuk' e lëmë
Pa njeri të mos kuxonjë
Ta pres' e ta copëtonjë.

Shqipëri, o jetëgjatë!
Ty të kemi mëm' e atë
Dhe për ty do të lëftojmë,
Gjersa të të trashëgojmë!
Për ty gjithë, dit' e natë,
Mejtohemi gjer' e gjatë.

Ti kurrë s'prishesh, s'shkretohesh,
7 As drobitesh, as pengohesh.
Më ke gjithë bukuritë
E të tëra mirësitë:
Ke fusha me lule shumë,
Lumënj të mbëdhenj pa gjumë,
Male të lart' e të veshur,
Buzën' e detit të qeshur;
Gjithë gazë ta dha zoti,
Ta ka falur që qëmoti;
Më je dritëzë në dritë,
Me të gjitha mirësitë.
Për ty shumë do të thoshe,
O Nuseja bukuroshe!
Ti s'plake kurrë në jetë,
Posi perëndia vetë!

Vdekja edhe pleqëria,
Shëmëtimi, dobëtia,
Ty s'ta zënë dot pëqinë,
Mësa zënë perëndinë!

Ke pjell' aqë të vërtetë,
Sa s'nëmërohen në jetë,
Pa ke pjellë Skënderbenë
E gjithë trimat sa qenë.

Ke sot djem t'urt' e të mirë,
Trima me shumë dë shirë.
Nukë vdesin shqipëtarët,
Janë vet'ata të parët.
Dardha nënë dardhët bije,
Dit' e sotme qe dhe dije,
Nukë shuhet njerëzia,
Vdes e ëma, rron e bija,
Rron i biri, q'është vetë
I ati që qe ndë jetë.

Trëndafili, që ep er1%,
çeletë sërish në verë.
Ju priftërë mjekër gjatë,
Q'u quan kombi uratë,
Uratë e perëndisë,
Q'është drit' e gjithësisë,
Munt të bëhi të pabesë
Për të mirët të Moresë?

Hrroni dot mëmëdhenë?
E pse? ç'e kemi Morenë?
Krishti grek nukë ka qënë,
Dhe besën ata s'e bënë.

Dhe ju hoxh' e ju dervishë
Mos shihni xhami e kishë,
Si kisha 'shtë dhe xhamia,
Tekdo është perëndia,
Pa të tërë njerëzinë
Zot' i math e ka të tinë,
Se përpara perëndisë
Nj'është tuf' e njerëzisë
Kush ka zëmrë të qëruar,
Munt të jet' ajy m'i çquar,
Se po vetëm urtësia
N'afëron te perëndia.

Ta doni keq perëndinë,
Po bashkë me Shqipërinë.
Shqipëri, të qofsha falë!
Të kam mëm' e më ke djalë,
Në gjit tënt ngrihem e bije,
Ti ke fuqi perëndie,
E mer në gjit bukurinë
Dh'e nxjer prapë kur hap gjinë.

Trëndafil' i kuq me palë,
Që nga gjiri yt ka dalë,
Është gjaku i një mbreti,
Që prëhje ndë gjit tënt gjeti.

Nga të mos nxjerç lule m'erë
Ti, që këllet kurdoherë
Ndë gji vetë bukurinë?
Gjithë tek ti ven' e vinë.
Parrajs' e vërtetë vetë
Është Mëmëdheu në jetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Today at 7:19 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi nga autor te ndryshem
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Arti dhe kultura :: Letersi-
Kërce tek: