Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Poezi nga autor te ndryshem

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeSat May 16, 2009 11:16 am

Rrustem Geci

CAMET




Çame , Çame , Çamëri
ke kraharorin me flori
I ke krojet mëmë e mbesë
unë te gjaku do të vdesë
Çame , Çame , Çamëri
Plot të vrara ke në gji
tri të korra në një pemë
tri të korra në një lëmë!
Çame , Çame , Çamëri
tremijë vjet moj i l i r i
populli ynë është burrë
është si gjaku në flamur
Çame , Çame , Çamëri
ti moj je njëmijë flori
ti ke çamin që punon
ti ke çamen që të donë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeFri May 22, 2009 7:13 pm

O BIR!



O bir!
Ç'e gjeti, ç'e gjeti shtëpinë përdhese
Mbahej e zeza me ca fije shprese
E mbështolli nata
Nata dhe mandata
U ku ku'!
Si e more vesh, se të desha unë
Erdhi hija jote, vetë kishe punë
Hije nazelie
Bërthama kajsie
Syt'e tu.
Ti na pe ngadalë, ngadal' e ngadalë
Heshtja jote ishte muhabet i gjallë
Na shkrive të dyve
O drita e syve
Me lot!
Varur në mur, shqiponja dhe ti
Dje ishe djalë, sot fotografi
Ditën të vështrojmë
Natën të lotojmë
O bir!
Përmbi varrin tënd bora që ka rënë
Kalë do të bëhet, fjalën na ke dhënë
Merri të dy botët
Me vehte dhe lotët
Zinxhir.
Djalë në Tiranë, burrë në
Gjakovë
Trimi në Preshevë bie në Tetovë
Ngrihu bir nga varri
Shko tek lapidari
Nëna Shqipëri.
Do të vinë djemtë, vajzat
lulekuqe
Pleqtë flokë borë edhe dy
burbuqe
Se të deshën shumë
O deti me shkumë
Rri i qetë, fli!
Kishe emër mbreti, ca fije argjendi
Kalove ylberin, more emrin "Shpendi"
Lulet janë strukur
Skerdilaid i bukur
Dhimbsurisht.
O ti qiell i pa anë, o ti qiell!
Dhe ti hënëzë e prerë, dhe ti diell!
Si s'na thatë asnjë fjalë
Kur na ra ai djalë
Trimërisht.
Varri atje lart, pranë një xhamie
Malet rreth e rrotull, tokë
Shqipërie!
Arratisen lotët
Dhe betohen shokët
Për LIRI!
Ti njeri, a ç'je ti, që qëllove
Komandantin dhe shqiponjën dykrenore
Mos kujto se i ke fikur
Trimat bien për tu ngritur
Përsëri!

Nga Bardhyl Llagami, i Ati
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeFri May 22, 2009 7:14 pm

Nenokja
Eh moj e embela nenokja ime,
ke lidhur duart e rri menduar
veshtrimin tretur pertej dritares,
e di c'mendon, e di se c'bluan

Debore e bardhe ne gracke te zuri
qekurse ke ardhur, e me s'tu nda,
c'debore renka ketu, moj bije
Po ketu tek ju qenka hata!?!

Mbeskat cicerojne ne telefon
Na mori malli o nena, ku je?
Ti ditet me gishtrinj u numeron
Ja erdhi nena o shpirt atje.

Ditet e kthimit numeroj edhe une,
si do me ikesh kaq shpejt keshtu?
Kaq pak do rrish o nene me mua,
pangopur me le nga "xhanet" e tua

Koken ne preher me merr si atehere,
Djal i nenes - ty te ka nena trime,
per ty jam e qete, me ty u cmalla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeFri May 22, 2009 7:14 pm

Ne mundsh

Në mundsh të ruash arsyen,kur bota humbet fillin
E fajin ty ta hedh-dhe vetes t'i besosh
Sa herë tek ti dyshojnë e s'të përfillin,
Por dhe gjykimet drejt t'i gjykosh.
Në mundsh të rrish në pritje,nga pritja pa u lodhur,
A kur t'urrejnë,urrejtje mos t'ushqesh,
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
Me thejshtësi me to pa rënë ndesh...

Në mundsh të mendosh,por jo si rob ëndërrimesh
Dhe t'i trajtosh njëlloj e pa dallim,
ngadhnjim e shpartallim-burim mashtrimesh...
Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta
Në kurthe për trutharët,kopukët t'i kthejnë.
T'i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
E prapë t'i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.

Në mundsh fitoret që ke korrur t'i flijosh,
Si në kumar,në një të vetme lojë.
Të rrezikosh,të humbësh e prapë t'ja fillosh
dhe humbjen kurrë të mos e zësh në gojë.
Në i detyrofsh dot muskul,nerva,puls e zemër
Të të shërbejnë edhe kur gjithshka duket e kotë
E të qëndrosh edhe kur s'ke asgjë përveç vullnetit
Që veç një fjalë-Qëndro-gjithnje të thotë...

Në mundsh të flasësh me maskarenj,por nderin tënd ta ruash,
a t'ecësh përkrah mbretit,pa krenari që të verbon...
Në se armiku apo miku s'të bëjnë dot të vuash
dhe gjithkënd e çmon,veç sa meriton...
Në mundsh t'i mbushësh ti minutat më të rënda
me vepra që peshojnë-
...........................Dije dhe mos kij asnjë dyshim
E jotja do jetë Bota me çka brenda
dhe NJERI do jesh,o biri im!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeFri May 22, 2009 7:19 pm

Poemë

Ndarja e kombit

Dardaninë e marrun me dhunë
që Kosovë ja vunë emrin kur e shkelën...
se Sllavisht e donin çdo punë
dhe në akcent të tyre e donin dhe emrin...
Sot po luftojnë vetë shqipëtarët, bijtë e Ilirisë
të cilët dhe gjuhën e të parve shkojnë tuj e përzije
me do fjalë turçe e sllavishte, kundër çdo të mire,
Po luftojnë me e nda me letra zyrtare Dardaninë
Me e nda përgjithmonë Shqipërinë Ilire!

Në emër të të njëanshmes pamvarësi...
në emër të politikave fanatike…
të kolltuqevë që ëndrrojnë ti gëzojnë në përjetësi,
të gradave të bukura e simpatike…
në emër të pa aftësive për të ditur,
në emër të pa aftësisve për të njohur historinë,
në emër të pa aftësive për të njohur atdheun,
në emër të çdo pa aftësie tjetër,
po e ndajnë Dardaninë me truallin e Ilirisë së vjetër!

Po thërrasin Berishoviqet-Titistet të Tiranës:
"Kujdes ju, se mos Shqipërinë e bashkuar na përmendni!",
Po thërrasin të friksuarit e Rugoves ne Prishtinë:
“Jo, jo, ne nuk duam bashkim me Atdheun Amë!”,
po gëzojnë xhaonturqit me çallmat në fyt...
ndërsa bisha sllave e uritur, gjëmon duke pritur mënjëanë.

Hej Iliria ime,
Që vetëm nga avioni ti dalloj trojet,
malet e brigjet e tua vetëm prej atje lart dallohen
piramidat mijra vjeçare, kështjellat,
vetëm nga avjoni tash mund të shikohen.

Ska mbetur gjë tjetër nga shqiptaria,
burrëria ka vdekur, Besa e të parëve tanë është shuar.
burrecat që mbas .... grave gjithë ditën shikojnë
kafeneve anë rrugës rrinë duarlidhur duke pritur e shpresuar
se mos kush ndonjë copë liri apo bashkim ua hedh kah të kalojnë!

Ndërsa Iliria plakë, malet e tokët e lashta, historia, gjëmojnë,
mbuluar me pyje e shkurre, ndërsa kur marrin flakë nga zjarret
nxjerrin në dritë gurët e statuajt e Ilirisë…
dhe turrët sllavi e thotë se sikur është Ilir, i duket...
i ardhuri si cub hajninash njëmijë e katërqind vjeçar,
I thotë malit Ilir, se sikur është “sllave krahina”,
që Iliri-Pellazgjike i thonë tash e tridhjetëmijë vjet më parë!

Ndërsa shqipëtari, i biri i Ilirisë së vjetër
shkon e ulet galmuç shtatë herë në ditë…
para çallmës së Osmanit-hajdut karavanesh…
i cili e nisi turrin e tij me plaçkë të bame
kur kinezëve punëtorë të mirë, plaçkitë ua kish,
atëherë kur ata sillnin mëndafshe për tregjet Veneciane.

Ashtu u pasurua Osmani i parë, i biri i Turkemnistanit aziatik
dhe turrin e mori me bandat e ti e ju sul Kostandinopolit, mesdheut Antik
Ku Kostandini` bir i Nishit të Ilirisë, kish ngritë qytetrimin
dhe kulturën e Bizantit kish shtri në ato brigje
kur Europa ngrinte kështjella nëpër maja e mbi ujë
për tu shpëtuar bishave të natës, ujqërve e arinjëve...!

Ndërsa në të njëmijëtin e treqind e gjashtëdhjetëtin vjetë
mbas gjashtëdhjetë vjet luftrash` Kostandinopoli ra...
eh mjerë mesdheu, mjerë Troja e lashtë, mjerë Bullgaria,
Rumani e mjerë, mjerë Greqia dhe Iliria vetë
se në ç`duar hajdutësh u gjënd mesdheu i shkretë!

Çallma osmane valvitej Mesdheut,
sulltanet haremet i shtuan me vashat e Ballkanit
ku nga tridhjetë për një herë gishtrinjtë e këmbëve ia lëpinin
dhe trupin ja falnin dhunshëm në harem Sulltanit...
e kopila pa deshirë` të mjerat robina lindnin!

Askush nuk mund ta dijë se kush ishin ato vasha të gjora
që skllave u banë, vllezërit prej shpatës ti shpëtojnë...
Armene të bukura thonë, Romune, Bullgare, Greke, Afrikane,
Sllave, dhe Shqipëtare kishte, se smundet askush ta mohojë!

Ndërsa çallma osmane pushtetin e dhunës e vuni në brigjet e Ballkanit,
Shqipëtaret e vertetë mbas trimit Gjergj Kastriota
u bashkuan në një kushtrim lirie për atdheun.
Krah ju ba Leka i Dukagjinit me fjalët e besët e forta
siç ishte e Ilirise tradita ma e mirë e Dheut,
Dhe luftuan sa shëmbull ju ban botës në veprat e trimërive
deri sa jeta e tyre u shue në ato kohra!

Shqipëtarët, bijtë e Ilirisë, luftuan sa mundën,
por ah` tradhëtia hyni, vesi i mashtrimit osmanlli
me pare të verdha, me një farë Florini
erdhi tuj i mashtrue vllaznit shqipëtarë
e kundër njëri tjetrit mjerisht i shtini!

Ja fali osmanlliu një qese me pare arit
të birit të shqipëtarit, veç me ndrrue fenë...
la fali edhe një qese tjetër, biles edhe një gradë ja vuni krahit,
veç ai ta vriste të vëllanë e vet e ta shante Skënderbenë!

Ashtu mjerisht fillojë tradhëtia mids vllazënve shqipëtarë,
filloj vrasja, që nuk e kish e Ilirisë burrëria jo kurrë ma parë.
Filluan plaçkitjet, dhunimet, deri dhe fisit me ja dhunue motrën
me ja vjedhë pasuninë e te tanë çka kish,
me ja vra deri dhe fëmine e me ja shkaterrue votrën.

Dhe u turren pseudo-shqipëtarët për grada deri në Kostandinopol
që Stamboll ia vuni emrin Osmani kur e pushtoj...
dhe aty në oborr të ti` poste morën të nalta
këshilltarë, ministra e deri dhe ambasador...!

Ndërsa Shqipëria gjëmonte nën mjerimin e luftrave,
maleve iknin ditën, netëve luftonin pa pushim
qytetet e Shqiperisë nga hordhitë ti çlironin,
ato që vllezërit plangprishës i drejtonin prej stambollit…
herë si pashallarë të turkut e herë si batakçinjë...!

Fushat e arbërisë u lëshuan
kur mijra shtëpiat u dogjën nëpër natë,
kur mijra kishat u shëmbën nga osmanllinjtë,
kur toka shqipëtare u dogj
e mbeti djerr aq gjatë!

Por shqipëtarët e vërtetë duruan,
një me Ujqërit në male u bënë,
në një shpellë me Ujkun fjetën
në bark të ti qumshtin e pinë
dhe kurrë nuk pranuan të dorzohen as ta falin lirinë!

Dhe një ditë kur Turkmenistan-osmanllija
që as gjuhë amëtare nuk kish...
po e thynete qafën andej nga anadollija…
ndërsa gjuhën amtare po ja krijonte një bir i Ilirisë
dhe me shkronjat europiane po ja pagezonte
ai që po ia mësonte deri edhe shkrimin e të shkurtër historisë...

…Thej qafën më në fund osmanllija
me pashallarë e sulltanë deri dhe me shërbëtorët shqipëtarë...

Por ah` mjerisht në të tonat vatra
kur shqipëtarët të çorditun mbas çallmave e gradave osmane ishin,
një tjetër osmanlli po hynte të sundonte
dhe një nam të zi truallit shqipëtarë po ja bante
ku me gjak për një shekull do ta lante e shpërlante!

Kalojë shekulli i mjerë i luftrave ballkanike
ku shqipëtarët mbetën të ndamë në katërqind copa
ndërsa europa shihte prej larg, maste e priste,
tuj e falë si dhuratë kombin shqipëtarë...
atje ku ja merrte mëndja së janë fuqitë e forta!

Nuk donte europa që në ballkan të kish
një shtet apo komb me besimin e osmanëve…
ndaj mjerisht dhe me ligje e coptojë katërfish
atdheun e të mirëve, të të vuajturve, trojet dhe bijtë e Ilirianëve!

Ndërsa sot qytetrimi slejon ma dallime fetare, po thonë!
Edhe pse një racizëm modern fshihet pas çdo vule.
Pra nuk po e lejojnë bashkimin e shqipëtarëve
por një shtet të ri po krijojnë prej të njëjtit komb,
prej të njëjtës gjuhë e gjak, prej të njëjtës tradite të lashtë e kulture,

Sigurisht që një murë të ri po ndërton euorpa,
ndarje me Azine kërkon në Ballkan,
ndarje si një mur gjigand që përmidis trojeve tona
po ndan zyrtarisht ortodoksia, deri dhe vëlluan me vëllanë!

Ndërsa disa shqipëtarë e duartrokasin ndarjen
dhe krijimin e një shteti të ri e quajnë si punë me mënd...
sepse funksionet e larta ata mundën ti kapin
dhe botës të bredhin si politikanë…etj, nëpër çdo vënd!

Uf, o tmerr, po ma i zi a ka o Zot ndër kohët tona
Kur qytetrimi po ngren lart të drejtat e njeriut…
Në një kohë kur e stervitura, politka ditore
Po thërret për bashkime shtetesh këndej nga Europa
Ndërsa bashkimin e të njëjtit popull po e ndalon me ligj!

E si mund të ketë Kontinent të bashkuar,
kur popujt e një gjuhe, të një kulture e gjaku i ndajne me zor?!

Çfarë thashë, me zor?

Oh` jo, jo me zor, por me deshirë të njaj shqiptarllek fanatizmi
Që shtatë herë në ditë falet para çallmës së Osmanllinjëve…
Falet para atyre që ja ndrruan dhe perenditë
Para atyre që bijat shqipëtare` me dhune ua çuan robina sulltanive…!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeFri May 22, 2009 7:25 pm

Vallja shqiptare

Tri here opinga rrahu dheun
sikur kerkoi leje prej tij;
pastaj shamia palet ndehu
me qetesi dhe madheshti.

Keshtu mes qiellit dhe tokes
vallja u lind, vallja u shpall;
kemba sinjale i con tokes
dhe dora qiellit i jep lajm.

Dhe vallja rrokulliset tutje
mbi kohra hedhur si hobe;
prilli persiper i hedh lule,
dhjetori boren shkund atje.

Valle shqiptare, shenja ne ere
ylbere tirqesh tej-e-tehu;
kush ju kerceu ju njehere
dhe kembet rob s'i mbene tek ju?

Kush ra midis vorbulles suaj
dhe s'u pershit dhe s'u perflak,
ju bubullima me opinga
qe neper shekuj brodhet varg?

KADARE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeWed May 27, 2009 4:35 pm

KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE -PETRONINI LORASI

Si shqiptarë që jemi
Shqip ne duhet të mësojmë
Dhe Zotin, të drejtë kemi,
Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë.

Epo ju gjuhën tonë
Doni ta humbisni fare
Dhe me mallkim e me nëmë
Shprehni ta shpini në varre.

S’më vjen rëndë nga priftërinjtë
Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë,
I urdhërojnë të zinjtë
Që gjuhën shqipe ta mallkojnë.

Po krye-priftërinjtë e tyre
Nëkëmbës t’ orthodoksisë
Shumë punë prej mynxyre
Bëjnë kundër Shqipërisë!

Të mallkojnë njerëzinë
Të nëmosin gjuhën tonë,
Të përçajnë Shqipërinë,
Zoti mos e pastë thënë!

Thonë s’ ditka Krishti shqip
Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh,
Vetëm në gjuhën greqisht
Të dëgjon e të mban vesh!

Këto e shumë të tjera,
Që dëgjon në kishë brenda
Dhe na mallkojnë për hera
Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda.

S’ kanë frikë as turpërohen
Që përçmojnë Perendinë,
Po mburren edhe lëvdohen
Sepse shërbejnë Grejqinë!

Gjuhën e kemi tonë
Të vjetër dhe të vyer,
Nga Perendia ish thënë
Që ta ruajmë të çkëlqyer.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeWed May 27, 2009 4:37 pm

Dhe u sulen perseri osmanet...
Trok i kuajve ngrinte pluhur, re.
Ulerinin ujqit ne tufane
"Ku eshte varri i xhindit Skenderbe?"

Fushat tona nen ta vajtonin,
Qielli yne i bukur mbante zi.
Ndersa kuajt permbi dhe trokonin,
Nen dhe Heroi kish agoni.

Dhe e gjeten varrin tek nje kishe,
Shpatat e germuan dhene e zi,
Eshtrat jashte i nxorren porsi bishat,
Midis tyre i ndane si hajmali.

Sipas gradave i ndane eshtrat,
Gjokseve i varen dhe pastaj,
Duke tundur hajmalite e tmerrshme
Iken nen nje dajre, nen nje vaj.

Udheve pa fund betejash humbur
U shperndane eshtrat e heroit.
Tutje drejt Veriut, drejt Dabubit,
Ndane brigjeve, ku lufta shkoi.

Rane jeniceret neper bote,
E pas tyre ngelnin gjithnje
Varre, varre dhe nje callme tek koka
Dhe ca shkronja arabe e asgje me.

Edhe eshtrat e Heroit vrapuan,
U varrosen bashke me ata,
Udheve, betejave ku shkuan
nga Ballkani ne Canakala.

Ku eshte dore e tij e ku jane brinjet,
Qe i mbante zemra dikur?
Mbi sa varre valle veshtrojne yjet,
Te qendisura me nga nje gur?

Prane dores ndoshta rrahin valet,
Prane brinjes ndoshta fryn tufan,
Rroitull kafkes, heshtur rrine luanet
Ulurijne ujqit ne Ballkan..!

Me sa duket jo, nje varr i vetem
nuk e mbante trimin brenda dot,
Prandaj prape u turr si ere e rrepte
Fushave te luftes me galop.

Trupi i tij, porsi nje shi i tmerrshem
Neper qindra sheshe luftrash ra...
Tani toka avullon legjenda
Nga Ballkani ne Canakala.

Mbi te ndritin yjet e veriut,
Ndritin yjet e jugut permbi te.
Larg shkretish ndodhet Shqiperia
Dhe per te nje mall i rende e ze.

Atje larg, ne grykat madheshtore
maleve, luginave, atje
Rrojne prape njerezit arberore.
Ti ne gjak te tyre varrin ke,
O i mbeturi pa varr, O Skenderbe...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeWed May 27, 2009 4:38 pm

GJUHA SHQIPE

Vëllezër shqipëtarë!
Qasuni më dëgjoni,
Sa të mundeni më parë
Gjuhën tuaj mësoni.
Pa shihni sa ësht’e mirë
S’u vjen mall’ e dëshirë?
Gra,burra, djem e vasha!
E ju plaka zë-trasha!
Mos rrini pa mësuar,
Kjo do të na nderojë,
E do të na bashkojë,
Këtë gjuhë, që flasim,
Këtë zë të këndojmë,
Gjënë tonë të qasim
Të huajn t’a dëbojmë,
Se gjuh’ e Shqipërisë
Është e Perëndisë,
Njeriu të shperndëronjë!
Gjuhën e Mëmëdheut!
Q’është e bukur’ e zonjë!

Gjuhën e Skënder - beut!
Oh! e madhe mëkatë!
Kjo punë s’ka uratë.
Ju shkëmbenjë e ju male,
Ju brinja e bregore,
Dhe ju lumënj ngadale,
Ju fusha gjelbërore.
Shqip të flisni për herë!
Fjesht’ e të papërzier!
Dielli, hëna, pylli,
Dallëndyshija, larashi,
Edhe bilbili vetë
Shqip të flasë ndë jetë!
Dhe vetë Perëndija,
Edhe Zot’ i vërtetë,
Dh’ e tërë gjithësija
Këtë gjuhë të ketë
Këtë dhe shqipëtari,
Shpirt-madhi, punë-mbari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeWed May 27, 2009 5:28 pm

A. Z. Cajupi


"Greku dhe Shqiptari"

Greku: Pse ju shqiptare
kini djem te mbare
te zgjuar, te zote,
te fort, e te plote?
Shiko djemte tane
sikur nuke hane,
te verdhe, te thate,
te trembur si grate
te liq, te pabese,
pa turp e pa shprese...
gjak ne zemer s'kane.
Tuajte pse jane
trima te vertete ?

Shqiptari: Se i bejme vete.
S'na ndihne te tjere
si ju mor' te mjere
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeWed May 27, 2009 5:31 pm

Fan S. Noli

Zgjidh e merr

A të duhen luftëtarë
Gjithë botës t’i vesh zjarrë
Do arratinë të marrë
Merr nja dhjetë Kosovarë.

Njerëz të zgjuar me lezet
që i gjenë në çdo anë
që të bëjnë hallvë e salep
këta janë mjeshtrit Dibranë

A do njerëz për ahenge
për tryezë e për kuvend
burra e gra kërcejnë me lodër
këta i gjen veç në Shkodër.

A të duhen gënjeshtarë
Matrapazë dhe kokëtharë
Që rërën ta shesin për farë
Merr krutanë dhe je i larë.

Po qejfli a të duhen
që me jevga dinë të kruhen
zonja që pjellin çdo vit
Vetëm Elbasani i rrit.

Do ministra kolonjarë
Se mbahen burra me mend
Duan kudo të jenë të parë
Në mexhlie dhe në kuvend.

Do budallenj që veç hanë
Hajvanë me dy këmbë
Pasuri s’dinë të venë
Merr shëtit gjithë Myzeqenë.

A do të ruash florinë
Katandinë e shtëpinë
Me dy qofte mbushin sininë
Do e merr Gjirokastrinë.

Do të hash e të bësh qejf
Sofra shtruar si për mbret
Pastërti e për hismet
Të tillë gjen veç në Përmet.




A do male me dëborë
Trima të fortë e malësorë
Fort bujarë e burrërorë
Shko në Kukës i ke në dorë.

Këta Matjanë burra të zotë
Që dikur kanë bërë barot
Se i njeh gjithë vendi mbarë
Janë të aftë për xhandarë.

A do trima e sejmenë
Kapardisur kudo venë
Pa i zënë gjumi mos flenë
Për tre Mirditorë bëjnë benë.

Do dembelë për Stamboll
Mos u lodh të bezdisësh dynjanë
Në Tiranë rresh tabane
Vetëm të zgjasësh një dorë.

Do për punë një Korçar
I ke bujq e ushtarë
Të gjithë bashkë venë në arë
Kokë e këmbë s’i ke të sharë.

Halli madh me Skraparllinë
Ka rrezik të hedhë dhe dru
Dy ministra le të rrinë
Se na duhen dhe pa tru.

A do urtë njerëzit të rrinë
Në komandë të kesh ushtrinë
Në trabjat të kesh njerëzinë
Merr të gjithë labërinë.

Or të gjorë harruam Vlorën
Se kjo punë lahet me gjak
Dy shirit e një medalje
Kësaj gjëje i vë kapak.

A të duhen sharlatanë
Që të lëpihen në çdo anë
Që të përçajnë vatanë
Ke sa të duash Tropojanë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeWed May 27, 2009 5:33 pm

Andon Zako Cajupi

Roberia
E dashura memedhe,
te dua dhe kshtu si je!
Po kur te te shoh te lire
do te te dua me mire.

Qani pyje, fusha, gure,
qani male me debore!
Shqiperia mbet e gjore
dhe nuke sheh drite kurre;
nje mjegull e keq’ e shkrete
e ka mbuluar perjete!

Nje gazep, nje erresire,
vetetit edhe gjemon!
Rrojme me zemer te ngrire,
nga frika kerkush s’gézon!
Njerzit kurre s’kendojne
dhe bilbilete vajtojne!

Qiameti, shkretetira!
Zogu vete ze folene,
njeriu le memedhene,
se mbreteron egersira!
Per Shqiperi desherojme
se ne vend te huaj rrojme.

Roberine si duron,
o moj Shqiperi e mjere?
Shpetove vende te tjere,
vete nen zgjedhe rron!
Shqipetare beni bene
te leftoni per atdhene.

E dashura memedhe,
te dua dhe keshtu si je!
Po kur te te shoh te lire,
do te te dua me mire!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeWed May 27, 2009 5:42 pm

Tradhetoret

- Naim Frasheri -

Shoke, kemi ne mest tene
Shum' armik' e trathetore!
Popo! mos u qofte thene!
Vec qe s'kane gje ne dore.

Harruane memedhene
Dh' e lane kombine tene
E nje tjatere na gjene!
Popo! mos u qofte thene!

Lane zonjen e levduar
E zune nje kurve shtrige,
Te ndyr' e te mallekuar,
Te felliqur e te lige.

Lane memen te xhveshur
Dhe mundohene per bote,
Pa dhe bota duke qeshur
U thote: mundohi kote!

Qysh u bene Efialte
E nuk e njohin te miren,
Uthullen pandehin mjalte
Edhe drite erresiren!

Buk' e memedheut zente
Tradhetoret e pabese!
Dhe Zoti derrmen u dhente,
Kurre mos pacine pjese!

Miqt' armiq i kane bere,
Armikete miq i zune,
Qysh jane fyell te tere!
Ç'eshte kjo e madhe pune!

Fajn' e math kur do ta njohin
Njerezit e mallekuar?
Dritene pse nuk e shohin,
Apo jane te verbuar?

Jane se gjithash te marre
Dhe te liq me te vertete,
Memedheut bejne varre,
Po do te biene vete,

Se mbreteron e verteta,
S'del kurre genjeshtr' e shkrete
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gje e vertete.

Ata turpine fitojne,
Nder' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikete gezojne
E ne erresiret bredhin.

Nuk eshte kurre haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkrete,
Te gjitha jane paguar,
S'ka mbeture gje ne jete.

Lerini, pa do ta gjejne,
Te verteten do ta njohin,
Se tani s'e dine c'bejne,
Jane te verber e s'shohin.

O, popo c'turp kane marre!
Jane bere tradhetore
Dhe s'jane me shqipetare,
Se nga kombi hoqne dore.

Me te huajne u bene,
Me armikn' e Shqiperise,
S'duane gjuhene tene
Armiket' e Perendise!

Ndjej, o Zot, se nuke dine
Se c'bejne, jane mahnitur,
Rrahin te prishin shtepine
Pun' e lig' edh' e merzitur.

Te gjoret jane ne gjume,
Te vertetene s'e dine,
Do te mundohene shume,
Pasdaj mentte do t'u vine.

Vellazerin' e harrojne
Dhe kombin e memedhene,
Dhe armikete degjojne
Edhe s'dine se ku vene.

Hiqni dore, hiqni dore!
Mblithni mentt' e tuperohi,
Mos u beni trathetore,
Se pasdaj do te pendohi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Flaka
Moderator
Moderator
Flaka


Numri i postimeve : 370
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeWed May 27, 2009 5:46 pm

NË DASHTË ZOTI

Nastradini ish qetuar
Dhe po rrij duke mejtuar;
Po përnjëherë u xgjua,
Së shoqes i tha: "O grua,
Nesërë jam për në veshtë,
Se s'kam vatur këtë vjeshtë,
Sindëkur vinja qëmoti."
Plaka tha : "Në dashtë zoti."
Nastradini i tha : "Unë
S'e këllas zotnë në punë,
E shoh vetë punën time,
E nuk e vë nër mundime,
Që të doj' a të mos dojë,
Se nukë më flet me gojë."
Kështu the, o jetëgjatë!
Papo u ngrite me natë,
More shportat e gomarë,
Po s'të vate udha mbarë!
Për rrush del njeriu i mjerë
E sjell shkarpa shumë herë.
Gjithë bota po punonin
E udhëtë po ndrejtonin.
Nastradinë kur e panë,
E zun' e më nuk e lanë:
Gjithë ditën gur' i gjori
Mbajti edhe pagë s'mori.
I këputur, i drobitur,
I lodhur, i kahënitur,
Natën në t'errët u kthye,
Me pluhurë mbi qyrdye!
Erth më der' e trokëlliti,
E shoqja nga shkalla xbriti,
Tha : "Kush ësht' aty më derë?"
Pa tha Nastradin' i mjerë:
"Në dashtë zoti, jam unë,
Që vajç' e s'bëra dot punë!"
Pa më nesëret një fqinjë,
Q'ish i varfër e pa linjë,
Erth e i kërkoi gomarrë,
Duke thënë ca më parë:
"Jemi pa buk' e pa ngrënë,
Në mulli drithë kam shpënë,
Gjer më tani është bluar,
Po s'kam kafsh', o i uruar."
Nastradini, pa mejtuar,
Tha : "Për dru e kam dërguar,
Ka vaturë që me natë,
I varfëri veshgjatë."
Ajy tha "e kam dërguar",
Gomari palli në quar!
Fqinja tha : "Pse më gënjeni,
Të drejtënë s'ma rrëfeni?
Ja se ku pëllet gomari,
Qysh e ka marë druvari!"
Nastradini tha : "S'kam parë
Kshu, të besojnë gomarë!
Me fjalën time s'je nginjur,
Që jam sot plak e i thinjur,
Po dëgjon gomarrë ç'thotë,
Q'është pa mënt e flet kotë.
Njeriu që dëgjon gomarrë,
S'e ka punën mbroth e mbarë."
Kështu tha, po të vërtetën
E thosh gomari, të shkretën.

Naim Frasheri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.kosova.albanianforum.net
Flaka
Moderator
Moderator
Flaka


Numri i postimeve : 370
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeWed May 27, 2009 5:46 pm

FALJA

Zot i math e i vërtetë
Që kreve ç'shohëm në jetë,
Edhe të tjerë që janë
Pa funt pa krye pa anë,
Edhe kudo je ti vetë,
Syri yn tekdo shikon,
Që nga lint e gjer tek përndon,
Më çdo vënt të sheh fuqinë,
Urtësin' e madhërinë,
Falna gjithë mirësitë,
Epna dituri e dritë,
Tregona udhën' e mirë,
Mos na lerë n'errësirë,
Dhurona gjithë të mirat,
Mërgona nga të pështirat.

Zot! Falna vëllazërinë,
Dashurin' e miqësinë,
Epna dëshirë të msojmë,
E të mirat të punojmë,
Bëna të but' e të qetë,
E të urt' e të vërtetë,
Jetënë ta trashëgojmë.

Naim Frasheri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.kosova.albanianforum.net
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeWed May 27, 2009 5:55 pm

Fatos Arapi

Atdheu

Atdheu është dhembje, është dhembje,
Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
E mban – edhe të mban ty – në shpirt.

Atdheu është toka e premtuar.
Ti shkel si një zot dhe s’e ke ndën këmbë.
Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar.
Vdes dashuria në dashuri që të çmend.

Atdheu është buka e uritur:
Të ikën nga duart e dot nuk e ngop.
Ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur.
Me sytë n’errësirë vetveten kërkon.

Atdheu është varr i hapur, është varr.
Një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë.
Në një pikë loti lirinë e lind.

Atdheu yt i vogli, i vogli,
ai hyjnori, i pavdekshmi – loti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeWed May 27, 2009 5:56 pm

IKJA E MOISI GOLEMIT

- Ismail Kadare -

Kjo ruga perdridhet
si gjarper i zi
per ku po vrapon
gjeneral Moisi?
Pelerinen era
ta ngre me tallaz
gjeneral Moisi
pluhur shume le pas.


Kali perpin udhet
muzgu bie ngadal
pse te dridhet freri
dores gjeneral?
Leshrat gjithe pluhur
te godasin syte
mbi boshllek te tyre
balli i ftohte i yt.


Nata zbret mbi udhet
larg zjare cobenjsh
gjeneral Moisi
perse shpaten zhvesh?
Udha eshte e gjate
tutje teri nxin
i ndergjegjes troku
prapa oshetin.


Larg dy-tre shkendija
patkoi shkrepetit
ndan udhes se madhe
ndergjegja jep shpirt
Moisi ndergjegjes
valle si i re?
Ajo ngrihet,bie
mbytur gjak perdhe.


Nata eshte e shkrete
troku naten mbush
vec ndergjegjes sate
prapa s'te ndjek kush
Ne kalldreme shekujsh
troku yt i zi
Moisi i Golemeve
Gjeneral Moj-Zi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeWed May 27, 2009 5:59 pm

Te mendohesh

- Dritero Agolli -

Ka shume mallkime per njerez te liq,
Sic ka dhe urime per shoke dhe miq.

Po une mallkimet aspak s'i kam dashur,
Vec shfryj rralle - rralle kur jam buzeplasur.

Kur kupa ze mbushet e s'kam nga t'ja mbaj
Merzitur - merzitur me vete ze shaj.

I then mendjemadhit nje llaf te florinjte
Te gjetur ne popull: AH MENDJA T'U RRITTE!

Sa gjera ke thene o popull i shtrenjte,
Qe duhet patjeter te rri te vras mendte!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeWed May 27, 2009 6:06 pm

Ka edhe te tjera poezi te bukura, ky poet. I cili ne gjykaten serbe ne Prishtine deklaroje:" Nuk kerkoje meshire nga ky gjyq. Nuk e ndiej per detyre morale te mbrohem para ketij gjyqi. Dua vetem te theme nje te vertete: Une i perqafoj kerkesat e popullit tim dhe jame trashegimtar i kerkesave te heroit legjendar-Skenderbeut".


C'na duhen legjendat

Nga Olimpi, andej mbaj veshin,
Se mos Zeusi hidherohet e flet !
Zoterat vetem nga perrallat ne toke zbresin,
Dhe ne histori nga perrallat vete.

C'mjerim i madh per greket e vegjel,
C'krenari ndiejne ata per historine !
Zotera, orakuj e plot te rrejshem mbreteror,
Perralla, legjenda, valle, e bejne dot historine?!

Shqiptar ! Nga Kruja, andej hidhe shikimin,
Shpata e Gjergjit nuk fle ne perralla !
Legjendat s'jane sy qe e shohin clirimin,
Ne histori asgje s'fillon nga e para.


--------------------------------------------------------------------------------

Malli i Shqiperise

- Ismail Kadare -

Me ka marre malli per Shqiperine tone
Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares "Partizani" qe pinte dikush
Dridhej, kalteronte bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh me gjuhen e shqiptareve

Mua bashkeatdhetarit
Te shikoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi.
Dhe ne rruget ku s'kam bere marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ta mbajne,
Koken do ta tundin,
Po une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.

Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara
Gjethe te thara gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet mjeker bardha e mjekergjelbra,
Per netet e najlonta qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq
muzgjeve shtegtojne.

Per lokomotivat e kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat, kopete, e varret
Malli me ka mare, malli me ka mare,
per shqiptaret.

Me ka mare malli e se shpejti vi atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi deshira,
Sa i larget, aq edhe i dashur je, Atdhe.

Aerodromi do te dridhet nga uturima
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg Atdheut sigurisht do te kene qene
ndonjehere.
____________

--------------------------------------------------------------------------------

Kjo poezi eshte shkruar nga Llazar Siliqi per nje nene deshmori, ne nje nga 1 Majet e Shqiperise Socialiste.

Vetmija e nanes

- Llazar Siliqi -

Si neper gjume ende nder veshe i vinin,
qeshje gazmore, kenge, zhurme
Fshiu syte, u ngirt
Jashte me mija duar ngrinin
Flamure e pankarta lart mbi turme!...

- Zgjohu bir, u bame vone...
I biri, si gjithmone s'bezani
- Zgjohu bir, e nanes iu mek zani.
Nder sy i buluen dy lot pa hiri.

- O shpirt i nanes, ti me fal,
lotet e dij, kurre s'te pelqenin ty!
U bana vone, o bir, tashti do dal,
- do dalim bashke te dy...

Djali s'bezan,
Qe nga fotografija buzeqesh.
E nanes ja i ngjan sikur i thote:
- Prit, tash kam me u veshe
dhe shkojme bashke o nane.

Nje Maj eshte sot
Si sot ishte pranvere
kur e percolli per te fundit here
me zemer te ngasherueme e pa lot.

Sa vite ka qe me s'e pa?...
- Sa vite qe me s'te kam shikue?...
Sa vite ka qe ate e grin vetmija
dhe rron e gjora dhembjen tue durue
me syte te fotografija?

- U plaka bir...
Vec ti, ne cdo pranvere m' dukesh
ma i ri...
- Ashtu lum nana, asht.
Atdheu rinohet e rinohem edhe une,
Me Atdheun tim jam ne feste, hidhnime, pune!

- Te dalim nane, larg prej nesh vetmija!
Te dalim jashte, kenge e valle!
Te shohim, te gezohemi,
Ti - e gjalle,
Une - qe nga fotografija!

Parakalojne para tribunes
heronjte e luftes e te punes

E ne ate lume te gjalle njerezor
te lumtun, gazmor
ate dite njerezija pane
tue ece prane e prane
Bir dhe Nane!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeWed May 27, 2009 6:41 pm

Ismail Kadare, per ata qe vertet ishin ne krye te demostratave studentore ne vitin 1981

E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI

Ne memorje te demonstratave studentore
ne Prishtine ne vitin 1981

E hidhur vjeshte e ketij viti
Kosoven gjeti nen terror
Korba te zes mbi te ja mbriten
Hetues,gjykates,prokurore.

Me 5 vjet burg,me 8,me 7
Me 12 denojne diku
Keshtu mes jush shekullin ndani
Dhe mijevjecarin ndani ju.

Keshtu e preket historine
Mbi supe e bartet JU serish
Prangat ne shkolle qe i mesuat
Ne duar i ndjete befasisht.

Dhe pate se nuk ish larg mesjeta
S`qe larg dhe vec ne endra s`qe
Dh`u kthye nata e Prishtines
Ne naten Shen Bartoleme

U ngritet Ju vigane,fisnike
Me korektese e madheshti
Ngaqe kerkuat *Republike*
Ju shtypen si ne Monarki.

Por koha kurre s`vjen pergjysem
Nat e masakres vetem s`mbrin
Se pas Dushanit car te frikshem
Rrufeshem Skenderbeu arin.

S`kish deshmitare,TV nuk pati
Zinxhir i tankut kur ju griu
Por rete e globit vec ju pane
Ndergjegje e botes tek ju mbriu.

Keshtu ne vorbull te epokes
U ngritet Ju si monument
Ju qe e preket historine
Dhe n`histori u kthyet vete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeWed May 27, 2009 6:45 pm

HEU KOSOVE!
Ma blove shpirtin, nen mokrrat e Evropes,
Kur copetohej trupi si me hanxhare,
Therrte gjoksi, nga rrjedha e plages,
Ku vendosej fati nga kasape te marre.
Me lere te endem i lire,
E te vije aty, ne token time,
Dhe pastaj te perulem ne gjunje,
Pa ushtare me tyta, rreth zemres sime.
Qe syte e mi, mos te hedhin lot,
Si shelgje lotues per te renet,
Por loti im le te kthehet ne kokrriza,
Ku te godas si bresher, ata qe skermitin dhembet.
Dua te thyej hekurat qe te rrethojne,
E te futem ne shpirtin tend gjigand,
Le te mbushem andej me frymen tende,
E te ringjall fizikisht heronjte,qe per ty jeten dhane.
Heu Kosove!
Me dramen tende ne shpine,
Ecje, luftoje dhe asgje s'te ndalte,
U desh fundi i nje shekulli,
Qe lufta tende, shkeputjen nga Serbia te shpallte.
Pavaresia tende e afert,
Nuk eshte me imazh hyjnor,
Ne te jane murrosur shpirtrat,
Qe premtimi i dhene te jete burreror.
E nese ju gjykates boterore,
Rivrisni shpirtrat e murosur,
Trupat e shenjta te tyre,
Do ta kthejne ne legjende, lirine e burgosur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeWed May 27, 2009 6:47 pm

HISTORIA E KAFSHUAR
Atdheu im,
Pse mundohen "Ata"
T'i varrosin mekatet,
Gjerat e kobshme katran,
Mjere shamizezat nena,
Qe mbi mollezat e fishkura,
Kalon currili i lotit,
Per djemte e tyre qe vane.
A do te gjendet nje dite,
E verteta e brishte e historise,
Qe gjeneratat mos te konfuzohen,
Dhe une mos te behem xhind,
Qe me thonje shtrigash,
Zhgarravinat e historise t'i gris!
Ndoshta do te duhet pune,
Qe dheun mos ta germoje Kau i Zi,
E qe studentet e mi,
Mos te shkojne me hamall neper Evrope.
Por me forcen e Atdheut,
Dhe krenarine e te pareve,
Te ndalojme vrasesit gjakftohte,
Qe Shqiperia mos te jete me,
E kafshuar si ne vitet 1912-te,
Por e bashkuar me te gjitha trevat,
Me Kosoven legjendare dhe Camerine e masakruar.
E ne zemrat tona prush, e verteta te dihet,
Jo me refren i kobshem,
Clirimi eshte ne 28?!
Clirimi eshte ne 29?!
Por per pikat kyce te historise,
Le te veshim gunen e bashkimit,
Dhe ne mos te vuajme me
Nga kafshuesit HistoSTRUCE te cvirgjerimit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeWed May 27, 2009 6:49 pm

Kozeta Zylo
Monumenti i Lotit
Sa lot eshte derdhur,
Per ty nenlokja ime Shqiperi!
Neqoftese do te kishim mundesi per t'i mbledhur
Me siguri do te krijohej nje oqean i tere,
Ndoshta oqeani me i madh kohor,
Ne gjithe rruzullin tokesor.
Eshte lot i brezave, qe pushtuesit pane me sy,
Eshte lot I vashave, per te dashurit,
Qe u arratisen nga aty,
Eshte lot i pleqve,
Per femijet qe i lane ne vetmi,
Eshte lot i bijes,
Qe s'u ndodh prane ne vdekjen e nenes,
Eshte lot i femijes,
Qe rritet pa pare baba me sy.
Jane varret e prinderve,
Qe u mbuluan pa nje grusht dhe te burrit,
Eshte lot im qe çan palcen e gurit.
E si kale I hazdisur, vrapoj neper shekuj,
Per te qemtuar brengat te qendisur ne shpirtra,
Qe pena ime bashke me skulptorin,
Te ngrene madherishem, monumentin e lotit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitimeWed May 27, 2009 6:51 pm

Juve që e prekët historinë

Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës

O ju qe u niset ne rruge te gjate,
Atje ku kembet nuk arrijne!
Me shume e deshet driten se te zezen nate,
Shkuat. Pas, roje kishit historine.

O ju qe u niset ne rruge te gjate,
Orteqe te medha rrugen jua prene;
Nga telat e kitares ne te zezen nate,
Kenga per lirine shpejt c'e mori dhene.

O ju qe u niset ne rruge te gjata,
Valle, keni arritur apo ende ecni?!
Per Kosoven trime jeten tuaj dhate,
Historia e ndjen se ju po e prekni.

O ju qe u niset ne rruge te gjate,
Me zogjte drejt lirise fluturoni mbi re,
Ju qe beni drite ne te zezen nate,
Nje faqe e ndritur ne historine e re.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 3 Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi nga autor te ndryshem
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» Ismail Kadare-Poezi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Arti dhe kultura :: Letersi-
Kërce tek: