ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gora, deshmi nga traditat e malesise shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Gora, deshmi nga traditat e malesise shqiptare   Sun May 17, 2009 10:44 pm

Gjithnjë e më shumë flitet për humbjen e traditave të lashta kulturore shqiptare. Sidomos kur bëhet fjalë për qytete që janë kapur fort pas modernizimit. E megjithatë ende mbeten zona të thella që zgjojnë interesin e studiuesve.
E tillë është edhe zona e Gorës. Natyra, , historia dhe trashëgimia e pasur materiale e shpirtërore është shumë intersante. E për më tepër nisur nga pozicioni i saj gjeografik. Sot kjo zonë ka mbetur mes trekëndëshit Shqipëri-Kosovë-Maqedoni. Për vite me radhë identiteti i kësaj popullate është vënë në pikëpyetje. Kanë qenë të shumta përpjekjet serbe, që kanë vazhduar deri në ditët e sotme për ta cilësuar popullsinë e kësaj zone me prejardhje serbe. Pikërisht historia e kësaj treve, por edhe një varg elementësh të kulturës, banesa karakteristike, veshjet popullore, këngët, valllet, dasmat, doket e zakonet që ruhen edhe sot ndër banorë, e ka shtyrë historianin kosovar Parim Kosova t'i kushtojë një libër.

Në fakt është më tepër një dëshmi. Një libër-album me foto mjaft të vjetra e të rralla. Parim Kosova, aktualisht përgjegjës i Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit, ka kaluar nga një histori e shkurtër, në përshkrimin e traditave të veçanta të kësaj zone në një ilustrim të gjatë fotografik.


Janë foto të vjetra që ai i ka mbledhur nga njerëz të thjeshtë dhe studiues. Veçanërisht është ndalur në pasqyrimin e të gjitha varianteve nga veshja tradicionale e popullatës të kësaj treve gjatë shek XX. Për të "rivlerësimi dhe valorizimi i asaj që ka mbetur sot në Gorë, duke i sistemuar do t'u jepte atyre vlerën universale të trashëgimisë. Gora përbëhet nga 31 fshatra, 20 në territorin e Prizërenit, 9 në territorin e Kukësit dhe 2 të Tetovës. Bashkë me Opojën quhen nënkrahina të Lumës.

Fotot
Përmes tyre mund të ndjekësh ehe historinë e kësaj treve. Disa prej tyre janë mjaft të vjetra, gjë që dallohet edhe në vijat e palosura nga koha. Mes tyre gjen foto të shumta të banesave, më së shumti të ulëta, të ndërtuara me gurë dhe të mbuluara po me rrasa guri. Të tilla shfaqen edhe kafeçajtoret. Të shumta janë edhe foto e xhamive, objekte e kultit të ngritura që herët në këtë zonë. Ndërsa foto të tjera dëshmojnë përditshmërinë dhe zakonet që ndiqen me përpikmëri. Mjaft interesante janë foto e dasmëve, ritualit të shkëmbimit të shenjave, të krushqëve që shkojnë të marrin nusen, foto të nuseve me duvak. Të gjithë janë të veshur me kostumet popullore. Në mjaft prej tyre shfaqet edhe veshja që dallonte gratë e martuara nga ato të fejurat apo të sapomartuarat.janë një sërë fotosh, ku veshjet popullore dallojnë nga një fshat në tjetrin. Në to gjenden edhe dëshmi të rituale të hershme. Të tilla janë synetlliku. Ku djaloshi që do të bëhej synet shëtitej në të gjithë fshatin. "Çdo lindje e gfëmijës përcillet me një gaz të veçantë.

Në këtë krahinë, për këto raste ftohen tri herë të afërmit dhe gostiten me specialitete nga kuzhina vendore. Çdo fshat gjatë shek XIX,i bënte synet çdo katër vite fëmijët", shkruan Kosova në libër.

Ritet
Në këtë krahinë që herët janë praktikuar edhe veprimtari sportive. Më të njohurat kanë qenë vrapimi i kuajve dhe pehlivanët(mundësit). "Vrapimi i kuajve ka qenë sport i përhapur. Te dasmat e familjeve të pasura mbaheshin edhe garat me vrapime me kuaj. Tri vendet e para shpërbleheshin me dhurata. Vendi i parë shpërblehej me një ka, dash ose dele. I zoti i dasmës, te brirët e e kaut dhe të dashit lidhte një një shirit me një monedhë ari osmane.

Po kështu mjaft i përhapur ka qenë edhe sporti i mundjes-pehlivanllëk. E veçanta e këtij sporti është se garuesit lyhen me vaj. Në librin e tij Kosova shkruan se "Kjo trevë ka dhënë pehlivanë të shumtë. Këta mundës shkonin në gara në tërë hapësirën e Perandorisë Osmane. Pehlivanët më të shkathët i ka mbajtur fshati me ushqim". Në këtë trevë gjenden edhe festa me rite dhe zakone arkaike që mbahen në vende kulti që nuk janë ndërtesë, por në natyrë, te një rrap i moçëm, rrafshnaltë ose ndonjë gur i veçuar. Ashtu siç dëshmohet edhe me foto, në fund të qershorit në trevën e Gorës fillon festa e quajtur Xhamballa(nga turqishtja e vjetër gjeje shpirtin, d.th gjeje vajzën tënde). Kjo festë është e të rinjve beqarë.Natën e caktuar fillon ceremonia me vallëzim e shoqëruar me lodra.

Ndërprerja bëhet në agim ku të rinjtë shkojnë e falen në xhami ku edhe luten që të martohen me vajzën që simpatizojnë. Sipas Kosovës ky rit sot ruhet vetëm në fshatin Hëzlipotok, por ka humbur shumë nga origjinaliteti. Po kështu autori flet edhe për ceremoninë e fejesës dhe dasmës. Këto ceremoni kërkon një angazhim të veçantë nga të afërmit e të dyja palëve. Po kështu studiuesi prek edhe këngët e vallet e kësaj treve, për të cilat shprehet se "nuk kanë asnjë elemnt sllav. Të gjitha tekstet e muzikës gorane janë të ngjashme me ato të fshatrave të krahinave të Lumës e Opojës, Kosovës etj". Në këtë libër preken me hollësi edhe shumë pasuri të tjera shpirtërore që në ditët e sotme ose kanë humbur, ose gjenden të shpërfytyruara.

Oliverta Lila : Gazeta Shqiptare

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
 
Gora, deshmi nga traditat e malesise shqiptare
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Shqiptaret-
Kërce tek: