ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 RrOSh-i në “Eqerem Çabej”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: RrOSh-i në “Eqerem Çabej”   Sun May 17, 2009 10:56 pm

RrOSh-i në “Eqerem Çabej”

Në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit "Eqrem Çabej" në Gjirokastër, u mbajt tubimi i pestë i RrOSh (Rrjetit të Organizatave Shqiptare). Në tubim ishin të pranishëm dhjetëra studentë dhe pedagogë të ketij fakulteti. Fjalën e hapjes e mbajti aktivisti i levizjes MJAFT!, Leart Kola. Ai shpjegoi për të pranishmit arsyet e krijimit të këtij rrjeti mbarëshqiptar të organizatave, dhe synimin për të forcuar lidhjet mes shqiptareve në të gjitha trevat ku ata ndodhen. Më pas ai i informoi të pranishmit mbi projektet që ky rrjet kishte ndërmarrë, siç është p.sh. festimi i përbashket i 28 Nëntorit, apo projektet e ardhshme, si fushata "Blej Shqip", që ka për synim promovimin e produkteve shqiptare dhe integrimin ekonomik mes këtyre trevave.

Më pas fjala i kaloi profesor Hysamedin Ferajt, i cili mbajti një referat për të pranishmit mbi "të mundshmen" dhe “të pamundurën" në realitetin e sotëm kosovar. Ai i foli të pranishmëve për faktorët historikë, duke theksuar rolin vendimtar që ka vullneti dhe forca e organizuar e popullit për realizimin e projekteve. Në mbyllje ai tha: "besimi dhe pasioni janë të domosdoshme dhe thelbësore për t’u bërë diçka e mundshme. Madje vetëm asisoj i gjen argumentet e drejta dhe të shumta për çështjen që do të realizosh”.

Pas zt. Feraj fjalën e mori aktivisti i VETËVENDOSJE!-s, z. Albin Kurti. Ai sqaroi për të pranishmit pozicionin e lëvizjes mbi vendimet e pakos së Ahtisarit. Ndër çështjet që u prekën ishin decentralizmi i komunave, që po krijon brenda Kosovës nje “shtet” të ri serb, pasi marrëveshja i jep fuqi 5% të popullsisë (që përbëhet nga serbët) të bllokojë gjithë vendimet që qeveria mund të marrë, nëpërmjet “shumicës së dyfishtë”. Gjithashtu Kurti sqaroi që pozicioni politik i Lëvizjes nuk është ai i kundërshtimit të ndërkombëtareve, por krijimi i një raporti të barabartë dhe konsultativ me nderkombëtarët, dhe jo një raport varësie siç po ndodh sot në Kosovë. Albin Kurti foli dhe për zonat ekstraterritoriale që paracaktohet për kishat ortodokse, duke i mohuar shqiptarëve ortodoksë që të kenë kishën e tyre, meqë këto kasha paraprakisht janë definuar si “serbe” në Planin e Ahtisaarit. Kurti për të pranishmit foli mbi hapat e vegjël që të gjithë së bashku duhet të ndërmarrim, si unifikimi i teksteve të Abetares, apo librave të historisë, si garanci për krijimin e një identiteti të përbashkët, ose nisma "Blej Shqip", një akt tjetër drejt një bashkëveprimi me të shpeshtë të mallrave shqiptare, heqja e taksës për librin mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe një bashkëpunim më të qenësishëm kulturor. Pas fjalëve të lektorëve pyetjet nga të pranishmit ishin të shumta. Pyetjet e të pranishmëve ishin mbi mungesën e informacionit nga mediumet shqiptare për çështjet që u diskutuan, dilemat mbi bashkimin kombëtar, problemet sociale dhe ekonomike që po hasim, por shumica e pyetjeve u përqendrua mbi mënyrat se si studentet mund të kontribuonin për hedhjen konkrete të këtyre hapave të vegjël në realizimin e nevojës që po na paraqitet për t’u bashkuar.

Takimi vazhdoi dhe pas përfundimit formal, dhe me shumë prej të pranishmëve, diskutimet vijuan në ambiente të ndryshme të Universitetit "Eqerem Çabej.

Rrjeti i Organizatave Shqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
RrOSh-i në “Eqerem Çabej”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: