Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 E vërteta mbi Helenët....

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Flaka
Moderator
Moderator
Flaka


Numri i postimeve : 370
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

E vërteta mbi Helenët.... Empty
MesazhTitulli: E vërteta mbi Helenët....   E vërteta mbi Helenët.... Icon_minitimeThu May 21, 2009 12:58 pm

Pas studimit "Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli parahelen", Mathieu Aref kërkon të hapë një tjetër debat mbi historinë e vërtetë të Greqisë

A mos ka qenë i mbivlerësuar vendi i grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik dhe, me sa duket, vetvetiu e pa nxjerrë pikëpyetje ne jemi mësuar ta ngjisim deri në periudhën Mikeniane, e madje edhe më tej dhe ta vendosim pothuajse natyrshëm si të ketë qenë faktori thelbësor i historisë së këtij rajoni? Të varur pas shumë shekujsh kulture klasike, nga imazhi që helenët i japin së kaluarës së tyre a mos, për shkak të tyre, kemi harruar se kultura të tjera, të cilat nuk ishin aspak greke kanë ekzistuar në këtë pjesë të Evropës dhe mund ta kenë ndihmuar atë, duke i dhënë fizionominë që tashmë është e saja, pikërisht në momentin kur "mrekullia greke" shfaqi një qytetërim, trashëgimtarë të të cilit në shumë aspekte ne ende jemi? Këto janë dy pyetje që profesor Dominique Briquel i Universitetit të Sorbonës, ngre pasi lexon librin e parë të studiuesit me origjinë shqiptare Mathieu Aref, "Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli parahelen". I botuar gati një vit më parë, ky libër ngriti një debat, duke prekur një temë delikate dhe hedhur hipoteza mbi origjinën e vërtetë të Greqisë. Aref ravijëzonte një botë tjetër, së cilës grekët i detyrohen për një pjesë jo të vogël të së kaluarës së tyre. Kur e pyetëm Aref gjatë një bisede që patëm me të pas botimit të librit se cilat janë pikat e forta që, sipas tij, argumentojnë faktin se shqiptarët janë më të lashtë se grekët në Ballkan, ai u përgjigj:

"Thjesht sepse ata rrjedhin prej pellazgëve, të cilët, sipas vështrimit unanim të autorëve më të vjetër grekë (Hekateu i Miletit, Helanikos i Mitilenës, Herodotit, Tuqididit, për të përmendur këtu më të shquarit), u transmetoi grekëve mitologjinë, kultet, si dhe një pjesë të madhe të kulturës e gjuhës së tij. Do më kthehen e të më thonë se përse ata rrjedhin prej pellazgëve e jo prej ilirëve. Sepse, në fakt, s‘është veçse i vetmi dhe po i njëjti popull. Për shumë shqiptarë dhe për një pjesë të mirë të specialistëve të epokës komuniste, shqiptarët mund të rridhnin vetëm e vetëm prej ilirëve! Faktikisht, e për çudi, pak specialistë kanë ndërmarrë udhën e studimeve mbi pellazgët. Edhe pas pothuaj njëqind vjetësh, vetëm tre shqiptarë kanë shkruar mbi këtë popull, Adhamidhi, Spiro Konda dhe Dhimitër Pilika. Dhe është shumë pak! Kur shumë studiues të huaj kishin kuptuar ndërkohë rolin dhe rëndësinë e pellazgëve para mbërritjes së grekëve. Përse pra ilirët e kanë prejardhjen prej pellazgëve? Këta të fundit kishin trevat e tyre nga Atlantiku deri në Detin e Zi dhe prej dy brigjeve të Danubit deri në Egje dhe në Azinë e Vogël. Emri i pellazgëve mbetet ‘një emërtim përgjithësues‘, duke qenë i përshkruar si popull i lashtë parahistorik, i quajtur ‘emërtim përgjithësues‘ dhe duke qenë i përshkruar si popull i lashtë parahistorik i quajtur ‘shpellagji‘, që do të thotë njerëzit e guvave".

Për të, qëllimi i këtij libri ishte vënia në vend e së vërtetës, asaj të vërtete që historia e ka argumentuar jo në favor të shqiptarëve. Pellazgët, sipas tij, janë ilirët e mëvonshëm, të cilët u hodhën në një cep të historisë dhe shumë pak studiues u rrekën të merreshin me ta. Por, pikërisht nga pellazgët nis shpjegimi i gjithë asaj historie "të shkruar keq", sipas Aref, që e bën rolin e grekëve të mbivlerësuar ende në ditët e sotme.

Por, ndërsa ka kaluar vetëm një vit nga debatet që u ngritën në nivele akademike, për këtë libër Aref i ka dorëzuar shtëpisë botuese të tij në Shqipëri "Plejad" një tjetër libër që ka të bëjë sërish me Greqinë. "Jam i sigurt se edhe ky libër do të ngjallë debate të forta, në qarqet shkencore dhe akademike, apo në shtyp", na thotë Aref.

Libri quhet "Greqia (mikenasit=Pelazg) ose zgjidhja e një enigme", dhe sipas botuesit Ndriçim Kulla, pritet të dalë këto ditë në treg.

Hulumtimet e Aref këtë herë shkojnë në zemër të historisë së Greqisë, për të dalë me konkluzione që hedhin poshtë atë çfarë historia na ofron për këtë fqinj tonin. Po përse Aref zgjedh Greqinë për të hulumtuar mbi të vërtetat apo të pavërtetat e historisë, apo shkencës ndër shekuj, kur mund të merrej me një vend tjetër të Ballkanit?

Në një bisedë për librin "Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen" ai shprehej: "Unë mendoj që aktualisht ka argumente të mjaftueshme, prova dhe elemente të spikatura, që u lejojnë historianëve, studiuesve dhe dishepujve të tyre të rishkruajnë historinë e Greqisë parahelenike. Nëse mund të them Greqia ‘parahelenike‘, kjo ndodh sepse historia e Greqisë ‘strico sensu‘ (ajo para shekullit VIII para Krishtit) është e njohur dhe e klasifikuar pothuajse saktë. Praktikisht është thënë gjithçka për atë Greqi "strico sensu", të cilës unë nuk mund t‘i shtoj dot asgjë".

"Greqia (mikenasit=Pelazg) ose zgjidhja e një enigme", është një hulumtim shkencor i bazuar në vite të tëra kërkimesh dhe i bazuar sipas Aref në argumente të sakta. Për këtë studiues ka ardhur koha për të folur hapur për ato tema që ndoshta duken "tabu" dhe duket se do të rrëzojnë një përfytyrim të ngritur në vite. Le të ndalemi në disa argumente që Aref na i jep para botimit të librit. "Të thuash (siç dëgjoj dhe lexoj aty-këtu) se greqishtja ka mbetur deri në fund të shekullit XIX të erës sonë gjuhë e të diturve, e cila nuk ka qenë folur fare nga populli grek apo se ky popull fliste vetëm dialektin arvanitas (dialekt shqip i Atikës dhe i rajoneve të tjera të Greqisë), kjo është për mua jo vetëm një lajthitje, por edhe një pavërtetësi e dukshme. Ka ekuivokë dhe gabime vlerësimi, të cilat unë do të përpiqem t‘i sqaroj më poshtë. Nga ana tjetër, kur unë lexoj ose dëgjoj edhe se emri ‘grek‘ është përdorur vetëm pas pavarësisë së Greqisë, në vitin 1830, kjo gjithashtu është një pavërtetësi e dukshme dhe e papranueshme. Shtoj se periudha otomane (katër shekuj mbisundim), kur Turqit u përpoqën të zhduknin, madje të luftonin panhelenizmin dhe gjithçka që ishte ‘greke‘, nuk mund të bëjë që të harrohet historia, gjuha dhe qytetërimi grek. Ky lloj mllefi është jo vetëm foshnjarak, por i pakuptimtë, i dëmshëm dhe i dënueshëm. Pra, le ta shpërfillim çdo shovinizëm të tepruar dhe çdo çorbë të dëmshme", thotë Aref.

Sipas tij, dialekti arvanitas ka qenë një dialekt i folur në rajone të shumta të Greqisë, megjithëse në Epirin e Jugut flitet dialekti toskë. Por kjo nuk është arsye për të pohuar se e gjithë Greqia fliste dialektin arvanitas! Sipas tij, "historia duhet rivendosur në kontekstin e epokës".

"Gjatë pushtimit otoman, shqiptarët arritën suksese. Në të vërtetë, në këtë periudhë ata gjenden kudo, për ata flitet në të gjithë pellgun mesdhetar (zyrtarë të lartë të Perandorisë Otomane, guvernatorë, vezirë, ushtarakë të lartë, arkitektë, mercenarë etj.), dhe u shquan për trimërinë e tyre, besnikërinë dhe aftësitë e tyre. Janë të shumtë ata që zënë poste të rëndësishme qysh me ardhjen e Perandorisë Otomane, në shekullin XIII deri në Revolucionin Turk, të organizuar nga xhonturqit, organizatë patriotike turke, e cila midis protagonistëve të tjerë përfshinte shumë shqiptarë ose turq me zanafillë shqiptare, ndër të cilët Ataturku. Heronjtë e pavarësisë greke, në pjesën më të madhe ishin shqiptarë të rajoneve shqipfolëse dhe në veçanti nga Epiri. Ndër këta mund të përmendim Boçarin, Zavallas, Bubulinën dhe të tjerë jo më pak të shquar. Pra, në planin gjeopolitik është e qartë se shqiptarët e kësaj epoke luajtën një rol të rëndësishëm në këtë rajon të Ballkanit jugor dhe të pellgut mesdhetar. Që në Parlamentin grek ka pasur (siç kam dëgjuar apo e kam lexuar diku) oratorë të cilët bërtisnin në dialektin ‘arvanitas‘, kjo nuk më habit aspak, pasi drejtuesit e mëdhenj dhe protagonistët e pavarësisë greke merret vesh se ishin arvanitas", thotë Aref.

Sipas tij, historia sot nuk mund të ribëhet, por të paktën ta rishkruajmë duke sjellë aty korrigjimet dhe modifikimet e nevojshme. "Pra, duhet të rivendoset e vërteta nëpërmjet argumentesh bindëse dhe të arrijmë që të pranohet (në mjediset shkollore dhe universitare) se asnjë tregues nuk e provon ekzistencën e helenëve përpara shekullit VIII para Krishtit dhe që gjuha pellazgo-ilire është në zanafillë të greqishtes, latinishtes, keltishtes dhe si rrjedhojë edhe e gjuhëve të tjera të një trungu ose të lidhura ngushtë me atë (nënkuptohet, përveç gjuhëve më të vonshme, të përhapura në Evropën Lindore në shekujt VI-X pas Krishtit)", thotë ai. Sigurisht që do të jenë historianët ata që do të pranojnë apo të hedhin poshtë me konkluzionet e tyre teoritë e ngritura nga Aref në këtë libër.

Por vetë ky studiues thotë se çdo gjë është e bazuar në fakte, por përse Aref duhet të humbte kaq vite duke u marrë me këto studime.

"Gjithnjë kam qenë mosbesues", thotë ai. "Kam kaluar në shoshë gjithçka që kam mundur të lexoj, të dëgjoj ose të studioj, duke i mëshuar gjithçkaje pro dhe kundër tyre, duke verifikuar burimet dhe saktësinë e teksteve. Në veprat e mia unë nuk i përkrah aspak disa autorë, të cilët nuk kanë kryer një punë koherente, rigoroze ose të mbështetur në argumente bindëse, me vend, si dhe me referenca të verifikueshme. Unë nuk jam gjithmonë i të njëjtit mendim me disa autorë, të tillë si Robert d`Angelys (unë e kam lexuar volumin e tij vetëm pasi kam shkruar rreshtat e fundit të dy veprave të mia), Nermin Vlora-Falaski (të cilën e kam njohur dhe e kam takuar) apo Catapanon (këta të fundit unë nuk i citoj fare dhe nuk figurojnë në bibliografinë e librave të mi) dhe të tjerë akoma, vërtetësia e të cilëve, mungesa e drejtësisë dhe e besueshmërisë apo fantazia e të cilëve vetëm se mund ta dëmtojnë vërtetësinë e historisë parahelene (Ballkan, Mesdhe dhe Evropë Qendrore) dhe historinë e të parëve të shqiptarëve. Për sa i takon Faverialit dhe Aridhisti Kolës, nuk më është dhënë rasti të lexoj veprat e tyre (të lexuarit e asaj që shpreh përmbajtja e librave të tyre, nuk do ta kishte ndryshuar asgjë në studimet dhe hulumtimet e mia)", thotë Aref.

Ai u ka besuar autorëve të lashtë, pasi ata kanë qenë, janë shumë më pranë ngjarjeve që i kanë paraprirë ata ose realitetit të epokave të tyre respektive se sa disa autorëve modernë, të cilët janë bazuar në "të pranuarën përgjithësisht", në përllogaritje me hamendje të çdo lloji qofshin, në informacione të paverifikueshme, në bindjet e tyre vetjake ose vlerësimet e tyre. "Pra, mprehtësia e syrit kritik (konstruktiv) imponohet në këtë fushë të vështirë, të palëvruar dhe të mbushur me të papritura, e cila është historia parahelene", thotë Aref.

Mathieu Aref ka lindur në Kajro. Prindërit e tij kanë lindur në krahinën e Matit. Tashmë ai jeton në Francë dhe i është dedikuar prej vitesh hulumtimit të historisë.

Gazeta Shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.kosova.albanianforum.net
 
E vërteta mbi Helenët....
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Shqiptaret-
Kërce tek: