Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Në mbështetje të studentëve të Tetovës

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Në mbështetje të studentëve të Tetovës Empty
MesazhTitulli: Në mbështetje të studentëve të Tetovës   Në mbështetje të studentëve të Tetovës Icon_minitimeSun May 24, 2009 7:08 pm

Në mbështetje të studentëve të Tetovës

Më 21 maj 2009, dhjetëra mijëra studentë dhe qytetarë shqiptarë të Maqedonisë, dolën në rrugë për ta thyer edhe njëherë heshtjen e politikanëve shqiptarë karshi shkeljes së të drejtave të popullit tonë gjithandej ku jeton.

Tashmë i njohur si shkelës i vazhdueshëm i këtyre të drejtave, shteti i Maqedonisë çdo ditë e më shumë po e vështirëson jetën e shqiptarëve atje. Duke mos iu tërhequr vërejtja as nga politikanët shqiptarë e as nga ata ndërkombëtarë, ky shtet po merr hov çdoherë e më tepër në shkeljen e edhe të atyre të drejtave më themelore që do të duhej t’i gëzonin qytetarët shqiptarë.

Universitetit të Tetovës, i cili për dhjetë vite (deri me 2004) funksionoi duke u trajtuar nga ana e shtetit të Maqedonisë si i jashtëligjshëm vetëm për shkak se në të mësohej në gjuhën shqipe, edhe pse më në fund u pranua si legal, tani po i krijohen të tilla rrethana që do ta vështirësonin tej mase funksionimin e tij. Këto rrethana, shteti i Maqedonisë po i krijon në mënyrë që Universitetit të Tetovës t’i bëhet pothuajse e pamundur puna dhe aktiviteti arsimor e akademik. Arsyeja është e njëjtë me atë të para dhjetë vitesh: Universiteti i Tetovës vazhdon të jetë i shqiptarëve dhe në gjuhën e tyre.

Në njërën anë, në Kosovë minoritetit Serb të kontrolluar nga strukturat paralele të Serbisë, edhe pse vazhdimisht kundër shtetit të Kosovës, i ofrohen të drejta të tilla që nuk i gjen askund në rajon, në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, shqiptarëve u shkelen edhe të drejtat më elementare. Ata diskriminohen dhe keqtrajtohen vetëm për shkak se janë shqiptarë; edhe pse kërkesat e tyre ekzistenciale nuk janë kurrfarë kërcënimi për shtetet në të cilat jetojnë ata.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i mbështetë plotësisht studentët dhe qytetarët shqiptarë të Maqedonisë të cilët të enjten demonstruan kundër vendimit të Qeverisë së Maqedonisë për shkurtimin e buxhetit për Universitetin e Tetovës.

Përvoja e deritanishme u ka treguar shqiptarëve kudo që ndodhen që lënia e zgjidhjes së problemeve të tyre në dorën e politikanëve që shtiren se i përfaqësojnë, nënkupton heqje-dorë nga zgjidhja e problemeve. Vetëm presioni përmes angazhimit të organizuar të shqiptarëve do të mund të rezultonte me zgjidhjen e problemeve të tyre.

Lëvizja VETËVENDOSJE! u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, kudo që jetojnë, që vazhdimisht të reagojnë kundër padrejtësive të shumta që po u bëhen.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Në mbështetje të studentëve të Tetovës Empty
MesazhTitulli: Re: Në mbështetje të studentëve të Tetovës   Në mbështetje të studentëve të Tetovës Icon_minitimeMon May 25, 2009 1:04 am

Femijet ne gjume rriten , ndersa nje popull nese nuk zgjohet nga gjumi ai edhe vdes .
Te gjithe duhet te bashkohemi qe te jemi te forte per ndryshe mund te na thyejn te gjithe vetem te bashkuar drejt realizimit te aspiratave shekullore te popullit shqiptar vetem te bashkuar mund ti ndalim te gjitha keto padrejtesi qe po na behen ne popullit shqiptar si ne Kosove ashtu edhe ne Maqedo Mal te zi Qameri Lugin te Presheves , ti perkrahim moralisht dhe me mundesit tona te gjithe shqiptaret ku kan nevoj aty ku edhe ju shkelen te drejtat atu duhet te bashkohemi qe te fitojme ta bejme SHQIPERIN NATYRALE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
HasanPrishtina




Numri i postimeve : 22
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 26/05/2009

Në mbështetje të studentëve të Tetovës Empty
MesazhTitulli: Re: Në mbështetje të studentëve të Tetovës   Në mbështetje të studentëve të Tetovës Icon_minitimeTue May 26, 2009 9:31 pm

Duhet ti perkrahim vellezrit e motrat tona kudo qe jan ne te gjitha trojet e Shqiperis Natyrale
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Në mbështetje të studentëve të Tetovës Empty
MesazhTitulli: Re: Në mbështetje të studentëve të Tetovës   Në mbështetje të studentëve të Tetovës Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Në mbështetje të studentëve të Tetovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: