Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vargjet e panjohura

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Vargjet e panjohura Empty
MesazhTitulli: Vargjet e panjohura   Vargjet e panjohura Icon_minitimeWed May 27, 2009 5:56 pm

Vargjet e panjohura të Lasgush Poradecit

Priti sot këtozë fletë,

Fletë mbushur plot me jetë,

Jetë zemre plot buçime,

Kur mos jem në jetë vetë,

Do të jetë zemra ime.


Zemra ime buçim-shkretë

Vdes përkohë-e lind përjetë

Me dashuri që mos më harrosh

Lasgushi

Dikujt ia ka kushtuar me dashuri për të mos e harruar. Rreshta që s‘i kemi lexuar. Një poezi, pa titull. Poeti i ka shkruar pikërisht mbi "Yllin e zemrës". Si një reflektim apo një amanet, në faqen e parë të vëllimit, Lasgush Poradeci i ka lënë dikujt një dedikim zemre. Asaj zemre "buçim-shkretë që vdes përkorë-e lind përjetë". Në shtatë vargje, poeti rrëfehet. I ka thirrur muzës së tij. E ajo i ka sjellë po ato fjalë të mbushura me ndjenjë, po atë tingull që mbetet i papërsëritshëm. Ky dedikim është një poezi më vete, e cila do të shkruhej lehtas mbi vëllimin poetik, e do të mbeste aty për vite me radhë. Ndoshta ai e dinte se një ditë dikush do t‘i lexonte sërish ato rreshta. Thuajse e kishte parashikuar. "Kur të mos jem në jetë vetë, do të jetë zemra ime", shkruan çiltërsisht poeti. Mehmet Gëzhilli, drejtues i shtëpisë botuese "Argeta LMG", e ka zbuluar fare rastësisht, gjatë hulumtimeve vetjake. Sipas tij, i njëjti variant ekziston edhe në një ditar të Lasgush Poradecit, i cili ruhet në familje ende i pabotuar. "Për mua është amaneti në vargje i poetit. Sipas meje, kjo poezi është gjithë kuptimi i jetës së tij. Duket se e ka lënë për të gjithë dashamirësit, lexuesit e poezisë së tij", thotë Gëzhilli, interesi i të cilit për veprat e pabotuara të Lasgushit nuk mbaron me kaq. Shumë shpejt, ai do të nxjerrë në qarkullim tezën e doktoraturës që Lasgush Poradeci mbrojti në universitetin e Gracit, në Austri.

***

Lasgush Poradeci e njihte mirë Emineskun, poetin e madh rumun. E vlerësonte tepër si njeri, si shkrimtar, si themelues të letërsisë rumune. E çmonte po aq sa edhe shumë të tjerë. Edhe për Lasgushin, Eminesku ishte poet i madh i kombit rumun. Edhe ai bashkohet me zërat që e cilësojnë përfaqësues të poezisë rumune... Po çfarë e lidh kaq shumë lirikun tonë, poetin e shpirtit, Lasgush Poradecin, me poetin e madh rumun, Emineskun?

Ai ndikoi thellësisht në letërsinë e Ballkanit, ashtu edhe te Lasgushi ynë. Ai, Lasgushi, sikurse dihet, studioi në Rumani, u formua atje dhe njohu nga afër kulturën dhe gjuhën e këtij vendi. E me ndjeshmërinë, romantizmin e lirizmin e tij nuk mund të anashkalonte një poet si Eminesku. Ai fliste me entuziazëm për talentin e fuqishëm të poetit të Rumanisë, dinte përmendësh vargje të tëra prej tij, po aq sa edhe është frymëzuar prej tij...

Në Bukuresht, Llazar Gusho vazhdoi studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura. Më vonë, në verën e vitit 1924, Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe Lasgushi regjistrohet në Universitetin e Gracit (Austri) në Universitetin Karol Francik. Studimet i përfundon në 1934 në Fakultetin e Filologjisë, duke fituar titullin Doktor-Profesor. Teza e tij iu kushtua pikërisht këtij poeti të madh. Iu deshën plot pesë vite pune dhe studimi për të sjellë një analizë të thellë e të plotë, një portretizim të imët të figurës së madhe të poetit, mendimtarit e dramaturgut rumun, Eminesku. Me përgatitjen, inteligjencën dhe aftësitë e tij, Llazar Gusho, mund të fliste për këdo, por zgjodhi Emineskun dhe lidhjet letrare mes Rumanisë e Gjermanisë, sepse për poetin shqiptar, kjo ishte një temë jo vetëm e bukur, por edhe grishëse. Ai njihte mjaft mirë të dy popujt. Njihte letërsinë, folklorin, ishte një njohës mjaft i thellë i psikologjisë së dy kombeve, ashtu siç njihte mjaft mirë gjuhën gjermane e atë rumune. "Eminesku i shpërfillur dhe ideologjia e tij popullore dhe atdhetare" (një studim gjenetik duke pasur sidomos parasysh lidhjet me kulturën gjermane), është titulli i tezës së doktoraturës, të cilën Llazar Gusho e dorëzoi më 23 shkurt të vitit 1932 dhe e mbrojti atë më 23 maj të vitit 1933. Komisionit, të përbërë prej filozofit Joannes Benndorf, rektor i universitetit të Gracit, Otto Maull, gjeograf, dekan dhe profesor Franciscus Hertisch, iu desh rreth një vit të studionte tezën e doktoraturës së Llazar Gushos. Vlerësimi ishte maksimal. "Burrit të shquar me vlerësim të veçantë. Diplomohet në shkencat humane në gjermanistikë me vlerësim të lartë. Ai të gëzojë të gjithë të drejtat materiale dhe morale". Kështu vuloset doktoratura e Lazarum Gushos mbrojtur në Universitetin e Letrave në Grac.

E ndarë në pesë kapituj, teza është shkruar nga Lasgushi në gjuhën gjermane. "Eminesku i shpërfillur", "Prejardhja e popullit rumun", "Fillesat e atdheut rumun", "Idealizimi i sundimtarit të Moldavisë, Stefan cel Mare", idealizimi i sundimtarit të Vllahisë Micrea-Voda cel Batran", si dhe "Arratisje në të shkuarën e atdheut" janë temat që poeti prek në tezën e tij të doktoraturës. Për herë të parë ajo do të vijë edhe në gjuhën shqipe. Të drejtën për këtë botim e ka fituar shtëpia botuese "Argeta LMG", e cila po përgatit vëllimin. Libri do të serviret në gjuhën gjermane, në të cilën është shkruar në origjinal, si dhe në atë shqipe, ilustruar me dorëshkrimin e vetë autorit. Mehmet Gëzhilli, drejtues i shtëpisë botuese, thekson se falë bashkëpunimit e dashamirësisë së dy vajzave të Lasgush Poradecit, Kostandinës dhe Maries, lexuesi për herë të parë do të ketë në dorë një studim të mirëfilltë të Lasgush Poradecit kushtuar poetit rumun, Emineskut. "Sikurse e thekson edhe vetë Lasgushi në krye të kësaj teze, zgjodhi ta bënte këtë, sepse për kulturën gjermane me atë italiane, franceze apo angleze, ishte folur dhe ishin kryer studime. Ato ishin trajtuar në qindra libra. Por kishte mbetur një boshllëk shumë i madh, që ishte lidhja e kulturës rumune me atë gjermane. Këtë boshllëk e mbushi një djalë nga Shqipëria, që quhej Llazar Gusho", thotë Mehmet Gëzhilli. "Unë pata fatin që vajzat e poetit ma besuan këtë doktoraturë, të cilën po e përgatisim me një grup tepër të specializuar. Vetë Maria e kompjuterizoi fillimisht doktoraturën e shkruar në gjuhën gjermane. Përkthimi i saj i përket Koço Bendos, ndërsa redaktimi shkencor Afrim Koçit. Ndërkaq, poezitë e Emineskut, të cilat ekzistojnë në dy variante, në gjuhën gjermane dhe në atë rumune, i janë besuar Perikli Jorgonit. Për realizimin grafik është kujdesur Kleida Malaka", vazhdon më tej Gëzhilli. E duke qenë se kjo tezë doktorature i kushtohet pikërisht poetit më të madh rumun, kanë nisur të gjitha përgatitjet që vëllimi të botohet edhe në gjuhën rumune. Doktoratura e botuar e Lasgush Poradecit pritet të botohet në muajin dhjetor. Janë të shumta ngjarjet që e shoqërojnë këtë botim. Libri do të hidhet në qarkullim me rastin e 1 dhjetorit, 90 vjet nga shpallja e pavarësisë së Rumanisë, gjithashtu doktoratura vjen edhe me rastin e 110-vjetorit të lindjes së Lasgush Poradecit. Vëllimi do të dalë edhe me rastin e 75-vjetorit të botimit të vëllimit "Vallja e yjeve", si dhe në kujtim të 25-vjetorit të vdekjes së bashkëshortes së tij Nafies, gruas që e mbështeti dhe i dha kurajë në veprimtarinë e tij letrare.

"Ne po luftojmë që vepra të dalë në muajin dhjetor. Ajo do të shoqërohet edhe me një ekspozitë, në të cilën do të prezantohet e gjithë vepra e Lasgushit. Do të ekspozojmë gjithçka që ai ka shkruar, si dhe çfarë kanë shkruar të tjerët për të. Ekspozita do të shoqërohet me rreth 150 fotografi të Lasgushit, fotografi familjare, broshura apo kopertina të librave. Gjithashtu, nuk do të mungojë as përjetësimi i Lasgushit në pikturë apo në skulpturë", tregon Mehmet Gëzhilli, botues i "Argeta LMG".

Ai tregon, ndër të tjera, se shtëpia botuese është duke përgatitur edhe botimin e antologjisë së poezisë rumune, me shqipërim të Lasgush Poradecit. Janë 75 autorë rumunë që u përkasin fillimeve të poezisë rumune deri në vitin 1966. Lasgush Poradeci ka nisur përkthimin e këtyre autorëve në vitin 1964. Antologja mbeti e pabotuar, në dorëshkrim. Gjithçka është gati. Antologjia me përkthim të Lasgush Poradecit do të jetë në duart e lexuesit, me rastin e 120-vjetorit të vdekjes së poetit rumun, Emineskut.

Një mozaik lasgushian

Lasgush Poradeci ishte edhe piktor. Piktura e tij përqasej po aq romantike sa edhe poezia. Ai dinte të pikturonte po aq mrekullueshëm sa edhe shkruante. Përkthente në telajo ndjesitë e shpirtit njësoj siç hidhte vargjet në fletët e bardha. Të dyja i shoqëronte në një harmoni të jashtëzakonshme. Vëllimet e tij poetike janë shoqëruar me piktura të vetë autorit. Ai sjell për lexuesin një mozaik të mrekullueshëm lasgushian, të përbërë nga vargjet e pikturat. Të dyja këto gjini i ka sjellë me ngjyra, me lirizëm e me plot ndjenjë. "Piktura për Lasgush Poradecin nuk është një hobi, as diçka e shtirur dhe as një eglendisje. Ai ka pikturuar që në fëmijëri", shkruan në një artikull historiani Moikom Zeqo. Më 1 dhjetor 1934, Lasgush Poradeci emërohet profesor i vizatimit dhe bukurshkrimit në Liceun Shtetëror të Tiranës. Nga poeti Lasgush Poradeci ruhen 55 njësi pikturike, ku vendin e parë e zënë pikturat e vajit, me ngjyra klasike, si edhe vizatime të shumta. Pikturat e vajit të Lasgushit lidhen me figura femrash gati të mitizuara. Në vitin 2003, në Muzeun Historik Kombëtar u organizua ekspozita e parë e pikturës e Lasgush Poradecit.

Gazeta Shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vargjet e panjohura
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Arti dhe kultura :: Letersi-
Kërce tek: