Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lëvizja VETËVENDOSJE!

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 10:38 pm

Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen, dhe synon arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës. Zanafilla e VETËVENDOSJE!-s ndodhet në aktivitetet dhe aksionet e shumta të KAN-it (Rrjeti i Aksionit për Kosovën), që kishin për qëllim të krijojnë një qytetari aktive në Kosovë, të dedikuar në promovimin e vlerave universale në fushat e të drejtave dhe lirive të njeriut, barazisë dhe drejtësisë sociale. Themeluar më 1997, nga një grup aktivistësh ndërkombëtarë me në krye shkrimtaren amerikane Alice Mead, tash Alice W. James, KAN fillimisht u vu në përkrahje të nismave qytetare kundër okupimit dhe diktaturës së Serbisë në Kosovë, siç është rasti me përkrahjen për Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP) dhe protestat joviolente të tyre për lirimin e objekteve dhe hapësirës universitare. Është vazhduar me dokumentimin e krimeve gjatë luftës, ndërsa kulminacionin e vet KAN e ka arritur gjatë viteve 1999 dhe 2000 me fushatën A-PAL (Albanian Prisoner Advocacy List) për lirimin e pengjeve të luftës. Në korrik të vitit 2003, është vendosur që KAN të ketë qendrën brenda në Kosovë dhe ta krijojë një rrjet edhe këtu. Që nga kjo kohë, me pjesëmarrje të konsiderueshmë të aktivistëve nga gjithë Kosova, KAN ka organizuar një vistër aktivitetesh në shërbim të fuqizimit të individëve anekënd Kosovës, dhe krijimit të një shoqërie dinamike dhe reprezentuese.

KAN ka organizuar peticionin në mbështje të zbardhjes së fatit të personave të rrëmbyer në Kosovë, duke mbledhur 236,311 nënshkrime; pastaj padëgjueshmërinë qytetare të familjeve të të pagjeturve (refuzimi i pagesës së tatimeve dhe shërbimeve publike), që ka filluar që nga 31 marsi i vitit të kaluar; po ashtu kemi bllokuar rrugë dhe udhëkryqe; kemi vendosur fotografitë e të pagjeturve në grilat e Kuvendit e Qeverisë së Kosovës; mandej, kemi publikuar nëpër çarçafë – të cilët çdo herë na i vodhi policia – akuzat ndaj personave përgjegjës për vrasjet dhe masakrat në Krushë të Vogël, Gjakovë dhe Reçak; etj.etj. Të gjitha këto janë bërë në bashkëpunim me familjarët e të pagjeturve.

Me 10 qershor 2004, me vërshëllima të pipave, muzikë dhe kartuqa të kuq, në protestën kundër Rezolutës 1244 dhe pikërisht me rastin e 5 vjetorit të saj, mbi 1.000 protestues rreth e rrotull ndërtesës së UNMIK-ut e shpallën veten Qytetarë dhe aktivistë. (Neve në Kosovë konsiderohemi vetëm si banorë, status ky që e gëzon edhe refugjati!) Ata lexuan Deklaratën Qytetare dhe u zotuan se do ta luftojnë regjimin antidemokratik të UNMIK-ut. (Kjo protestë paraqet zanafillën konceptuale të asaj që njihet sot si Lëvizja VETËVENDOSJE!) Pastaj është vazhduar me një turne nëpër qytetet e Kosovës duke projektuar sllajde me parulla kundër regjimit jodemokratik të UNMIK-t, në muret e pushtetit si dhe në ato publike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 10:39 pm

Më vonë, dy herë aktivistët e KAN-it e rrethuan UNMIK-un me shirit të verdhë në të cilin shkruante “Vend Krimi/Mos Kalo”.

Aktivitetet tjera përfshijnë kundërshtimin e procesit të decentralizimit në Kosovë, me ç’rast, në Gjilan, Dardanë, Mitrovicë (si vendet më të rrezikuara) dhe në Prishtinë, i kemi djegur shkronjat e punuara prej druri të fjalës decentralizim, për shkak se ky projekt, para se të arrihet shtetësia dhe pavarësia e Kosovës, shpien në ndarje e copëtim të Kosovës.

KAN së bashku me organizatat “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova, “26 marsi 1999” nga Krusha e Vogël, dhe me familjarë të Reçakut, më 26 mars, 7 maj dhe 10 qershor 2005 kanë vendosur tre çarçafë me dimensione mbi 20m x 4m në ndërtesat afër UNMIK-ut. Çarçafi i parë ka përmbajtur emrat e 56 personave që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen dhe rrëmbimin e 112 banorëve të fshatit Krushë e Vogël. Çarçafi i dytë ka përmbajtur emrat e 35 personave që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen e 750 banorëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve që ende janë të pagjetur nga komuna e Gjakovës. Ndërsa, në çarçafin e tretë kanë qenë të shkruar emrat e 20 personave që akuzohen nga familjarë të viktimave të Reçakut për vrasjen dhe masakrimin e 42 civilëve të fshatit. Angazhimet e KAN-it kanë vazhduar edhe me aktivitete të tjera, siç është rasti me mbështetjen e dhënë organizatës ”Thirrjet e Nënave” për realizimin e pjesës së dytë të fushatës ”Të gjithëve na mungojnë”, ku në dhjetë billborda dhe dhjetë ”city-lights” të kryeqytetit janë vendosur emrat e të gjithë personave të pagjetur nga Kosova, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare apo tjetërfare.

Më 12 qershor 2005, në muret përreth selisë së UNMIK-ut janë shkruar parullat ”JO NEGOCIATA - VETËVENDOSJE!”, duke shënuar kështu avansimin definitiv të KAN në Lëvizja VETËVENDOSJE! Aksionet e shkrimit të parullave kanë vazhduar në pothuajse të gjitha qendrat e Kosovës.

Qendrat e VETËVENDOSJE!-s janë themeluar në shumicën dërmuese të komunave të Kosovës. Qëllimi i këtyre është shtrirja sa më e madhe e Lëvizjes sonë, zgjerimi i rrjetit të saj. Në secilën Qendër janë të ndara përgjegjësitë për gazetën dhe radioemisionin tonë, për logjistikën dhe informimin, për rrjetin e Qendrës dhe ndërlidhjet e Qendrës. Përveçqë aksionet tona tash ngjajnë nëpër tërë Kosovën, mundësitë për anëtarësim janë rritur dukshëm. Në secilën Qendër janë themeluar edhe Pikat e VETËVENDOSJE!-s. Një lagje e qytetit ose një fshat themelojnë një pikë të VETËVENDOSJE!-s. Qendra të VETËVENDOSJE!-s janë themeluar edhe jashtë vendit: në Suedi, Norvegji, Danimarkë, Gjermani, Zvicër, Francë, Britani të Madhe dhe SHBA. Aktivistët në këtë të fundit, pra në SHBA, më 24 tetor, përderisa brenda selisë së Kombeve të Bashkuara në Neë York mbahej takimi i Këshillit të Sigurimit ku diskutohej fati i Kosovës, organizuan një protestë në të cilën shprehën kundërshtinë e tyre ndaj negociatave të padrejta dhe për të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje. Ata gjithashtu protestuan faktin se në takimin e Këshillit të Sigurimit, fjalën do ta merrte kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica, ndërsa Kosova nuk kishte kurrfarë përfaqësimi, ashtu sikur këto gjashtë vitet e fundit. Pikërisht, një nga slloganet e protestës ishte “Jo OKB-ja në Kosovë, por Kosova në OKB!” Me atë rast, mu para portës së OKB-së, u shpërndanë 2.000 pamflete në njërën anë të të cilave ishte fotografia (tashmë e famshme) e Koshtunicës derisa pozonte me Kalashnikov në dorë, gjatë vizitës trupave serbe në Kosovë në vitin 1998, ndërkaq në anën tjetër të pamfletit u shpallën pikat e VETËVENDOSJES! kundër negociatave të padrejta dhe për të drejtën e Kosovës për vetëvendosje.

Gazeta VETËVENDOSJE! nisi në qershor, fillimisht si gazetë mujore e prej vjeshtës si javore. Ky është numri i 16-të i saj. Zakonisht secili numër ka një temë kryesore të elaboruar në disa shkrime, por edhe rubrikat standarde siç është komenti për tri ngjarjet politike më të rëndësishme të javës dhe Ditari i Lëvizjes. Gazeta jonë shumëzohet në mbi 10.000 kopje dhe shpërndahet anembanë nëpër Kosovë nga aktivistët e VETËVENDOSJE!-s. Po ashtu, ajo del në faqet e mesit të gazetave „Kosova Sot” dhe „Epoka e Re” çdo të martë. Sikurse edhe të gjitha njoftimet e komunikatat e Lëvizjes, edhe gazeta VETËVENDOSJE! postohet në web faqen - www.vetevendosje.org, e cila vetëm brenda muajit nëntor është klikuar 521.369 herë!

Radioemisioni PËRBALLJA përbëhet nga disa rubrika: intervista e shkurtër me një aktivist për ndonjë aktivitet të shquar të lëvizjes VETËVENDOSJE!; debati qendror në të cilin përballen politikanë dhe analistë me aktivistë të Lëvizjes sonë rreth një teme të caktuar; intervistimi i qytetarëve për temën e debatit; dhe, komenti politik i VETËVENDOSJE!-s për ngjarjet më të rëndësishme politike dhe shoqërore në dy javët paraprake. Ky emision i përdyjavshëm transmetohet ditën e mërkurë në 30 radiostacione lokale anekënd Kosovës. Nëpërmjet radioemisionit PËRBALLJA, i cili ka nisur të emetohet prej qershorit, synojmë të promovojmë debatin jokonformist dhe rëndësinë e organizimit shoqëror e politik të qytetarëve.

Vezët e prishura së pari u hodhën në drejtim të kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq, e pastaj edhe kundër Vuk Drashkoviqit, Ministër i Punëve të Jashtme të Unionit Serbi-Mal i Zi dhe kundër Sanda Rashkoviq-Iviqit, udhëheqëse e Qendrës Koordinuese për Kosovë të Qeverisë së Serbisë, të cilat vizituan Kosovën. Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, me rastin e hyrje-daljeve të tyre në selinë e UNMIK-ut në Prishtinë, sulmuan zyrtarët e Serbisë, të shtetit i cili nuk është penduar për krimet e kryera, s’ka kurrfarë keqardhje për humbjet, dëmet dhe vuajtjet që ka shkaktuar, dhe për më tepër do që sërish ta rimarrë Kosovën duke e copëtuar atë paraprakisht përmes decentralizimit. Çdo herë janë hudhur me qindra vezë të prishura (ngase ata s’janë të denjë për vezë të shëndosha sepse në Kosovë 15% të popullatës janë të uritur!) dhe çdo herë shumë aktivistë arrestoheshin nga njësitë Speciale të SHPK-së. Edhe në të ardhmen, zyrtarët e Serbisë që vijnë në Kosovë, më së paku do të ‘mirëpriten’me vezë të prishura.

Deklarata për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve të Kolonizuar u shpërnda para ndërtesës së UNMIK-ut me 25 korrik të vitit 2005. Kjo Rezolutë e OKB-së numër 1514, e datës 14 dhjetor 1960, u jep të drejtën për vetëvendosje të gjithë popujve. Ajo iu vendos të gjitha automjeteve të UNMIK-ut, Policisë së UNMIK-ut dhe të SHPK-së tek fshesat e xhamave të përparmë si një gjobë. Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s këtë Rezolutë ua shpërndanë edhe ndërkombëtarëve nëpër restoranet e kafiteritë në qendër të qytetit. I njëjti aksion u ndërmor nga të gjitha Qendrat e VETËVENDOSJE!-s nëpër qytetet përkatëse.

Tubimet fillimisht i paraprinin shkrimit të parullave. Në tre muajt e fundit, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon tubime shumë më masive me qytetarë gjithandej nëpër qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Në këto tubime, aktivistët e Lëvizjes shpalosin parimet, konceptin dhe vizionin e VETËVENDOSJE!-s, për të vazhduar me argumentet kundër decentralizmit dhe negociatave me Serbinë. Prezentimi gjithnjë pasohej me debat të hapur me qytetarë dhe me anëtarësimin e shumë prej tyre më pastaj. Tubime të tilla janë mbajtur edhe me studentë nëpër fakultetet e Universitetit të Prishtinës.

Gjaku i shkelur ndodhi para Kuvendit të Kosovës me 29 shtator. Në të tri hyrjet e këtij institucioni aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! derdhën ngjyrë të kuqe. Deputetët që hynin në Kuvend kalonin mbi të, me këpucët e tyre të lustruara ose me xhipat e blinduar. Gatishmëria e këtyre njerëzve për ta negociuar lirinë është e padrejtë, sepse nënkupton shkeljen mbi gjakun e derdhur përgjatë sakrificave të bëra për çlirim. Dy muaj më vonë, Lëvizja VETËVENDOSJE! realizoi aksion përderisa përfaqësuesi special i negociatave të Kosovës me Serbinë, Marti Ahtisaari, takoi anëtarët e Grupit të Unitetit, në rezidencën presidenciale. Në rrugën që çon kah ky vend, ndodhej shiriti i verdhë në të cilin shkruante: VEND KRIMI - MOS KALO dhe përtej tij me ngjyrë të bardhë ishte vizatuar harta e Kosovës, kurse ngjyrë e kuqe që simbolizonte gjakun ishte derdhur përreth saj. Xhipat dhe veturat e zyrtarëve të pushtetit të padrejtë të UNMIK-ut dhe IPVQ-ve shkelën mbi ngjyrë. Nëse 4-5 liderë janë të gatshëm të pranojnë zgjidhje të dëmshme, këtë gjë s'duhet ta lejojnë 2 milionë njerëz.

Kundër decentralizimit janë ndërrmarrur shumë aktivitete nëpër Kosovë e posaçërisht në Prishtinë, Gjilan, Dardanë dhe Mitrovicë. (Në Prishtinë policia nuk arriti të arrestojë aktivistët për shkak të numrit të madh të tyre.) Është filluar me djegien e shkronjave të punuara prej druri të fjalës DECENTRALIZIM dhe paraqitjen e pasojave të decentralizmit në një hartë të madhe, e deri te peticioni në Cernicë. Kjo e fundit paraqet një ndër aksionet më të vlefshme të Lëvizjes sonë. Nëpërmjet decentralizimit po bëhen përpjekje që të zgjerohen enklavat, të lidhen ato territorialisht dhe të legalizohen strukturat e Serbisë atje, drejt krijimit të entitetit serb brenda Kosovës. Konkretisht, duan që Cernicën me 2685 banorë shqiptarë dhe 600 serbë t'ia bashkëngjesin Parteshit me 1434 banorë serbë dhe Budrigës së Poshtme me 1250 serbë, në mënyrë që Parteshi të bëhet komunë. Shqiptarët do të përbënin 45% ndërsa serbët 55% të komunës së Parteshit. Njëherazi, shqiptarët do të gjenden në territoret e kontrolluara drejtpërdrejt nga strukturat militare shtetërore të Serbisë, ndërkaq të toleruara nga UNMIK-u. Ky proces është i patolerushëm. Jorastësisht atë e kundërshtoi vetë popullata e Cernicës. Për këtë punë u organizua peticion. Cernica ka 2350 banorë me të drejtë vote. Janë mbledhur 1294 nënshkrime të banorëve të fshatit Cernicë kundër decentralizimit. Ata refuzuan që fshati i tyre t'i bashkëngjitet dy fshatrave serbe, në një kohë kur Kosovës i mungon sovraniteti dhe mekanizmat shtetërorë për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit. Me këtë peticion është treguar se populli është ai që duhet të vendosë për vete, e jo të tjerët për të. Ky vullnet i qytetarëve, pastaj ka shërbyer si bazë e strategjisë legjitime të kundërshtimit të decentralizimit me të gjitha format. Cernica është hequr nga plani që të jetë pjesë e Parteshit në pakon e Ahtisaarit. Kosovës duhet t’i hiqet decentralizimi. Kosovës nuk i duhet decentralizimi. Asaj i duhet vetëvendosja.

FUND u shkrua nëpër xhipat e administatës së UNMIK-ut me shenjën UN me 20 tetor të këtij viti. Aktivistët shtuan nga dy shkronja: shkronjën F përpara shenjës UN dhe shkronjën D pas. Aksioni nënkuptonte dhënien FUND këtij regjimi shtypës. 36 aktivistë u arrestuan me atë rast. Regjimi i UNMIK-ut në shpërputhje me vullnetin e popullit është mohim i lirisë. Sistemi jeton si shtypës. Populli shtypet. Prandaj, këtij regjimi i duhet një FUND. Askush tjetër s’do t’ia sillte atë më mirë se vetë populli. Kjo është arsyeja pse porosia dhe qëllimi ynë ndaj strukturave antidemokratike të UNMIK-ut u shkrua nëpër xhipat e tyre. UNMIK-u ka veç xhipa, ngase Kosovën e percepton herë si xhungël e herë si shkretëtirë. Në fakt, ata edhe po e shndërrojnë Kosovën në këtë paragjykim të tyre. Po ky aksion, më pas, u ndërmor edhe në Prizren, Gjilan e Ferizaj.

Nekrolog për UNMIK-un së pari përpiloi Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Prizren, e më pastaj ai u shpërnda dhe u vendos nëpër të gjitha qytetet e Kosovës. Policia çdo herë intervenoi duke i shqyer këto nekrologje. Një regjim, pushteti i të cilit nuk buron nga vetë populli, një sistem që është në kundërshtim me vullnetin dhe interesat e qytetarëve, mbi të cilët ai qeveris padrejtësisht, nuk mund të ketë fat tjetër pëveç vdekjes. Sepse FUND-i i jetës së tij është lindja e popullit, fillimi i lirisë së domosdoshme. Askush tjetër nuk do ta bëjë këtë gjë më mirë se vetë populli. Liria kolektive e ka emrin vetëvendosje.

198 arrestime gjithsej janë bërë ndaj aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s dhe qytetarëve që iu bashkuan atyre prej 12 qershorit të vitit 2005 e deri më sot. 16 aktivistë janë arrestuar atëherë kur kemi hedhur vezë në drejtim të Vuk Drashkoviqit, ndërsa të tjerët janë arrestuar duke shkruar parullën "JO NEGOCIATA - VETËVENDOSJE!" gjithandej nëpër Kosovë. Jemi arrestuar në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Lypjan, Shtime, Prizren, Besianë dhe Therandë. SHPK-ja nuk na ka arrestuar dhe nuk na ka penguar në Skënderaj, Burim dhe Malishevë. Për shumicën dërmuese të këtyre arrestimeve vazhdojnë procedurat e Gjykatave ndaj nesh. Po ashtu vazhdon edhe procedura e lëvizjes sonë kundër këtij pushteti jodemokratik dhe për vetëvendosje. Në Ferizaj gjykatësi për kundërvajtje, 7 aktivistëve ua ka shqiptuar dënimin prej 150 eurove secilit ose 10 ditë burg. Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s nuk paguajnë dënimin. Ne s'jemi dhe nuk ndjehemi fajtorë. Në Shtime dhe Prizren policia i ka rrahur aktivistët edhe pas arrestimit dhe madje gjersa ata i kishin duart të lidhura. Policia bëhej gjithnjë e më e dhunshme, gjithnjë e më brutale. Sistemi tashmë nuk po vepron vetëm nëpërmjet SHPK-së, por edhe përmes njësive speciale si dhe eprorëve të UNMIK-ut. Në Prizren madje ishin edhe ushtarët e KFOR-it. Në Shtime, Besianë dhe Therandë policia ka përdorur sprejin i cili shkakton djegie në lëkurë dhe pamundëson shqisën e të pamurit për dy orë. Në Pejë janë dënuar 5 aktivistë me 160 ditë burg gjithsej, ndërsa dy të tjerë në Mitrovicë me 200 përkatësisht 300 euro. Neve na akuzonin për prishje të rendit e qetësisë publike, mirëpo neve gjithkund të gjithë qytetarët na ndihmonin në aktivitete dhe nuk ankoheshin. Në fakt, ia prishnim dhe po ia prishim qetësinë pushtetit të UNMIK-ut në shërbim të të cilit shumë zellshëm është vënë policia. Na akuzonin për dëmtim të pronës private aty ku i shkruajmë parullat, mirëpo neve vetë qytetarët na ftonin që në muret e shtëpive dhe lokaleve të tyre t’ua shkruajmë parullën tonë. Në Kosovë policia nuk zbaton ligjin por urdhërat e UNMIK-ut. UNMIK-u thotë atë që është: JO VETËVENDOSJE. Koncepti i 'standardeve para statusit' thotë: NEGOCIATA. Prandaj parulla jonë godet sistemin dhe procesin aktual politik, i cili po e shpien Kosovën drejt robërisë nën Serbi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 10:41 pm

'12:44 time's up - UNMIK go home'. Më 7 janar, me shkruarjen e parullës ‘12:44 time's up – UNMIK go home’ në xhipat e UNMIK-ut bëmë të ditur që UNMIK-u si regjim antidemokratik po shkel vullnetin e popullit të Kosovës dhe është i padëshirueshëm në vendin tonë.

FUND. Me 11 janar 2006 në Viti, aktivistët e kësaj qendre shkruajtën në xhipat e UNMIK-ut parullën FUND. Fundi i këtij regjimi do të ishte fillimi i një kapitulli të ndritur të historisë sonë.

Dënohet UNMIK-u. Dënohet UNMIK-u që është parkuar në vendin e gabuar – në Kosovë. Ai as që është dashur të vijë, por tani që është këtu qëndron pa treguar kur do të shkojë.UNMIK-u po ja mohon popullit lirinë duke e çuar në mjerim shoqëror e ekonomik. Në bashkëpunim me armikun tonë, Serbinë, po na ngulfasin me decentralizim e ‘eksterritorialitet’. Prandaj ne Lëvizja VETËVENDOSJE! si dënim minimal për krejt këto i shfryjtëm gomat e xhipave të tyre. Populli merr frymë vetëm atëherë kur ky sistem i padrejtë vdes.

Kërkohet banda e vrasjes dhe plaçkitjes së Kosovës. Anembanë Kosovës u vendos posteri me fytyrat më të kërkuara të atyre që po e plaçkisin vendin tonë. Ata kanë pranuar të bëjnë pazar me vullnetin e 2 milionë njerëzve të Kosovës, pa e pyetur asnjërin prej tyre. Do të ulen në tryezë të rrumbullakët me përfaqësuesit e shtetit që ka kryer gjenocid në Kosovë, e i cili jo vetëm që nuk është dënuar për këtë gjë, por as që po ndjehet përgjegjës. Kjo bandë po shkon në Vjenë për ta decentralizuar Kosovën.

Decentralizimi=>Ndarje, Ndarja=>Luftë. Ditën kur kryenegociatori Marti Ahtisari vizitoi Kosovën, më 1 mars, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! përpara selisë qendrore të UNMIK-ut vendosën çarçafin në të cilin ishte e vizatuar harta e Kosovës dhe kufijtë e brendshëm në vendin tonë që i krijon procesi i decentralizimit. Decentralizimi, emërtim ky prapa së cilit fshihen aspiratat hegjemoniste dhe ekspansioniste të Serbisë dhe karakteri shovinist i pushtetit të saj, pasi që u sajua në Beograd iu imponua UNMIK-ut dhe ky i fundit ia imponoi IPVQ-ve të Kosovës edhe ashtu servile.

Vaksinimi kundër virusit U1N2M4I4K. Më 26 mars filloi fushata e vaksinimit të qytetarëve të Kosovës. Qëllimi i këtij vaksinimi ishte imunizimi i popullatës kundër këtij virusi i cili shkakton sëmundjen unmikitis.

Protestë në Deçan kundër vendimit ekzekutiv 2005/5. Sipas këtij vendimi, 800 hektarëve tokë përreth Manastirit të Deçanit u është dhënë status i veçantë, Afër 600 hektarë të kësaj hapësire janë prona të bujqve shqiptarë. Demonstrata zgjati dy ditë, më 13 dhe 14 prill, kur aktivistë të Lëvizjes dhe qytetarë nga Deçani bllokuan ndërtesën e UNMIK-ut në qytezë.

Sanë për Petersenin. I vetmi aktivitet që u lejohet fshatarëve në pronat e tyre të uzurpuara prej manastirit është kositja e barit. Prandaj me 24 Prill 2006 aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e shkarkuan para UNMIK-ut një traktor me këtë bar të kositur, bar të cilin fshatarët ia dërguan Soren Jessen-Petersenit, kryeadmninistrator i atëhershëm i UNMIK-ut dhe nënshkrues i vendimit famkeq, meqë atyre nuk po iu nevojitet asgjë. Të gjithë sanën që i teproi ai ia dha Veton Surroit.

'Evakuimi'. Përderisa nga ndërtesa përballë, hedheshin mijëra letra që përmbanin 'Dhjetë Urdhërat e Evakuimit', një tekst ky parodizues se si personeli i UNMIK-ut duhet të evakuohet, ndërkohë në prapavijë dëgjohej sirena e fuqishme alarmuese e cila i ftonte zyrtarët e UNMIK-ut që ta lëshojnë ndërtesën menjëherë.

Fushata kundër produkteve të Serbisë. Kosova mund të jetojë pa Serbinë. Kosova do ta ketë jetën shumë më të mirë pa Serbinë. Prandaj ne duhet të jetojmë pa produktet e Serbisë.

50 JAVË>>>ORGANIZIM–BALLAFAQIM. Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, u hap ekspozita e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Në 258 fotografi të renditura kronologjikisht janë paraqitur aksionet e ndryshme dhe tubimet publike me qytetarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të realizuara anekënd Kosovës, por edhe pamje nga intervenimet brutale të policisë kundër aktivistëve.Po kjo ekspozitë,më pas, u hap edhe në qytete tjera si në: Gjilan, Ferizaj, Prizren, Skënderaj, Lypjan etj.

Demonstratë gjithëpopullore përpara selisë qendrore të UNMIK-ut në Prishtinë. Mijëra qytetarë të Kosovës iu bashkuan Lëvizjes VETËVENDOSJE! në bllokimin e punës institucionale të UNMIK-ut. Kjo u bë me 8 dhe 9 qershor të vitit 2006, një ditë para vazhdimit automatik të mandatit të Rezolutës 1244, dhe sovranitetit të Serbisë mbi Kosovë që garantohet me këtë Rezolutë. Ndaj këtij bllokimi intervenuan njësitet speciale të ShPK-së të cilat dhunshëm ia hapën hyrje daljet UNMIK-ut, dhe me të zbatimit të sovranitetit të Serbisë. 80 aktivistë u arrestuan me këtë rast të cilët u dënuan me nga 10 ditë burg, të cilin e vuajtën të gjithë.

Përsëritja e Milosheviqit. Koshtunica dhe zyrtarët tjerë serb ia mësynë Kosovës, për t’i shpërfaqur planet e tyre hegjemoniste dhe koloniale ndaj Kosovës. Kjo u bë në ditën kur shënohet Beteja e Kosovës. Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! i bllokuan rrugët të cilat dërgojnë në kufi me Serbinë, me ç’rast intervenuan njësitet speciale të SHPK – së, për t’ia hapur rrugët të të pa dëshiruarve nga Serbia.

Demonstratë gjithëpopullore më 24 korrik së bashku me ODL të UÇK-së, LPK-në, LKÇK-në, Thirrjet e Nënave, 26 Marsi 1999 e IQLL. Këtë ditë Ekipi i Unitetit kishte takohej në Vjenë me delegacionin e Serbisë, ku negocohej vullneti politik i popullit të Kosovës për të mos u realizuar ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 10:41 pm

Prezentimi i pakos së Ahtisaarit nëpër qytetet e Kosovës me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve për dëmin që i sjell Kosovës kjo pako. Ky prezentim është bërë përmes paraqitjes vizuele të proceseve të përfshira në pako.

Demonstrat e 10 shkurtit. Dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës iu përgjigjën ftesës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për ta demonstruar vendosmërinë tonë në kundërshtim të pakos së Ahtisaarit dhe ndarjes territoriale, fetare dhe institucionale të Kosovës që e bën kjo pako, vetëm e vetëm për ta mbajtur Kosovën si pjesë të Serbisë. Policia i bllokoi rrugët ku marshonin demonstruesit paqësor dhe intervenoi dhunshëm kur demobstruesit deshën të kalojnë për ta vazhduar marshin e tyre. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë, ndërsa 82 demonstrues të tjerë u plagosën, disa rëndë, nga plumbat e gomës që i përdori policia. 15 demonstrues u arrestuan.

Homazhe për Arben Xheladinin dhe Man Balajn. Më 11 shkurt aktivistë të Lëvizjes dhe qytetarë të Prishtinës u mblodhën në vendin ku kishin rënë dëshmorët Arben Xheladini dhe Mon Balaj për të bërë homazhe.

Demonstrata e 3 Marsit. Demonstratës gjithëpopullore iu bashkuan dhjetëra mijëra qytetarë të cilët shprehën mllefin kundër pushtetit që robëron dhe vret. Policia e kishte bllokuar një pjesë të marshutës së demonstratës, por pas ultimatumit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! ata u detyruan ta hapin rrugën. Para selisë së policisë në Prishtinë u vendos mbishkrimi VRASËS në të gjitha gjuhët e ekipeve policore që morën pjesë në intevernimin e 10 shkurtit.

Ekspozita e Pakos së Ahtisaarit. Aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjatë tërë javës kanë ekspozuar nenet nga Pakoja e Ahtisaarit të cilët ngërthejnë në vete padrejtësitë e tmerrshme të këtij dokumenti, i cili do t’ia shkatërrojë Kosovës të ardhmen. Këto nene nga të gjitha anekset e pakos shpjegojnë në detaje pengesat që do t’i ketë Kosova në të ardhmen, pengesa këto që kanë të bëjnë me funksionimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë së Kosovës në përgjithësi.

Demonstratë me 31 Mars. Në këtë demonstratë u kërkua vetëvendosja si lirim nga burgu kolektiv i popullit të Kosovës, dhe lirimi it ë gjithë të burgosurëve politik individual në Kosovë.

Rrencat. Më 1 prill qytetarët e Prishtinës i kanë votuar rrencat më të mëdhenjë ndër politikan. Procesi i votimit është mbajtur sot në Prishtinë, dhe është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Në të kanë marrë pjesë 974 qytetarë të Prishtinës. Fitues doli Hashim Thaçi me gjithsej 418 vota, pra gati gjysma e votuesve e shpallën atë rrencin më të madh.

1989. Më 5 prill 2007 deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në të njëjtën sallë për ta miratuar me aklamacion një deklaratë mbështetëse për Pakon e Ahtisaarit. Me këtë Pako na është thënë se Kosova fiton çdo gjë. Njëjtë si më 1989.

“Lirojeni Albinin.” Shkrimi i parullës “Lirojeni Albinin!” dhe “Free Albin!” në murin e UNMIK-ut. Kjo parullë është shkruar edhe në qendrat tjera të Kosovës.

VRASËS. Në makinat e UNMIK-ut është shkruar parulla VRASËS. Kjo parullë ua ka përkujtuar qytetarëve të Kosovës shndërrimin e regjimit colonial në edhe regjim terroristë pas 10 shkurtit.

Tryezë. Lëvizja VETËVENDOSJE! në bashkëpunim me Këshillin e Studentëve të Fakultetit Juridik të UP-së organizoi tryezën e rrumbullakët “Pakoja e padrejtësisë dhe mosfunksionalitetit” me intelektualë. Aty u analizuan dëmet e pakos së Ahtisaarit në 3 rrafshe: atë juridiko/politik, rrafshin ekonomik dhe të sigurisë.

Tryezë dhe protestë në Pejë. Më 19 maj 2007, në Pejë u mbajt tryeza e rrumbullakët, e organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me temën Pakoja e Ahtisaarit – uzurpuese e trashëgimisë sonë. Në këtë tryezë ku morën pjesë intelektualë nga Peja si dhe përfaqësuesit e disa partive politike, përfshirë përfaqësuesit e Kuvendit Komunal të Pejës, u diskutua muri i cili ndërtohej në atë kohë përreth Patrikanës së Pejës. Pas tryezës aktivistë të Lëvizjes dhe qytetarë të Pejës organizuan protestë në hyrje të Patrikanës.

Tryezë në Drenas. Me 7 qershor Lëvizja VETËVENSOJE ! organizoi tryezë në Drenas me temën Pakoja e padrejtësisë dhe jofunksionalitetit.

Dy vjetori. Me rastin e dy vjetorit të themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u mbajt një ekspozitë ku janë përmbledhur fotografitë më të mira nga të gjitha aksionet, tubimet dhe demonstratat e organizuara gjatë këtyre dy viteve.

Pakoja e plehut. Në qershor Lëvizja VETËVENDOSJE! ka organizuar aksionin e shkrimit të parullës “Pakoja e Ahtisaarit” nëpër kontenierat e plehut në Prishtinë. Kjo ka simbolizuar pakon si një kontenjerë që përmban shumë gjësende, të gjitha këto me vlerë plehu për të ardhmen e Kosovës. Ky aksion është realizuar edhe në qendrat tjera të Kosovës.

Memorandum. Lëvizja VETËVENDOSJE! ua ka dërguar dy memorandume një numri të organizatave ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut. Memorandumi argumenton se si janë shkelur të drejtat e njeriut me mbajtjen e vazhdueshme të aktivistëve tonë në paraburgim.

Tryezë në Besianë. Më 27 qershor, në Besianë u mbajt tryeza e rrumbullakët e organizuar nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! atje.

6 mujori i 10 shkurtit. Me 10 gusht 2007 me rastin e 6 mujorit të demonstratës së 10 shkurtit dhe rënies së Arbenit dhe Monit Lëvizja ka organizuar homazhe te vendi ku u qëlluan dy dësmorët. Pastaj kemi vazhduar drejt zyres së Britanisë së Madhe ku ia dërguam një letër publike shefit të zyres, David Blunt, me pyetjen – “Ku ndodhet Steven Curtis?”.Në fund shkuam tek zyra e Rumanisë të cilën e goditëm me vezë të prishura. Ky shtet po i mbanë kriminelët që vranë Arbenin dhe Monin.

Manipulimi i UNMIK-ut. Me 11 shtator në murin e UNMIK-ut kemi filluar me shkruarjen e parullës UNMIK-u manipulon fëmijët! Në këtë mur, ku zakonisht i shkruanim parullat tona liridashëse, UNMIK-u i ka angazhuar disa fëmijë për të vizatuar pikturat e veta aty. Në disa vende fëmijët kanë shkruar “E duam UNMIK-un”, shpërfaqje kjo e qartë e qyqarllëkut të këtij pushteti shtypës i cili po i manipulon fëmijët për ta mbrojtur veten dhe padrejtësinë e tij.

Promovimi i librit. Institutit Albanologjik tw Prishtinës do të bëhet promovimi i librit "ZGJOHU - Për rezistencë drejtë lirisë" i Albin Kurtit. Fjalët e rastit mbajtën Sadri Fetiu, Muhamet Mavraj dhe Glauk Konjufca.

Gjatë këtij viti janë arrestuar 84 aktivistë. Janë lënduar 84 aktivistë dhe qytetarë, si dhe janë rrahur 9 aktivistë

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shtrirë veprimtarinë e saj në shumë qendra dhe vendbanime të Kosovës, numëron qindra aktivistë, mijëra mbështetës, gjithnjë në përpjekje për të mobilizuar dhe organizuar popullin e Kosovës në misionin e arritjes dhe realizimit të së drejtës për vetëvendosje. Të përkushtuar dhe të angazhuar maksimalisht. Deri në vetëvendosje për popullin e Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Përkrahim djemtë e Tepelenës   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 10:46 pm

Ka kohë që shteti grek e ka intensifikuar politikën e tij antishqiptare, e cila nis me poshtërimin e përditshëm që ky shtet ua bën shqiptarëve emigrantë, vazhdon me problemet që Greqia qëllimisht po i nxit në jug të Shqipërisë, dhe mbaron me mosnjohjen e vullnetit politik të popullit shumicë shqiptar të Kosovës. Në po të njëjtën mënyrë, apetitet e Serbisë fillojnë me pretendimin e hapur për ripushtimin e Kosovës, dhe mbarojnë me problematizimin e varreve të ushtarëve serbë që, sipas Serbisë, kushedi se ku dreqin paskan luftuar diku në Shqipërinë e veriut, duke dashur të thonë që Serbia na paska hise historike deri në Shqipëri. Këto dy shtete po mendojnë njëjtë për shqiptarët, prandaj edhe shqiptarët duhet që t’i trajtojnë njëjtë këto dy shtete. Nuk duhet t’i trajtojmë krahëhapur as kokulur politikat e shteteve që na trajtojnë keq: ato duhet t’i luftojmë.

Meqë si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, nuk është pushteti e politika që po e lufton këtë strategji të qartë antishqiptare, atëherë po i mbetet popullit që përbrenda mundësive të tij modeste, t’i kundërvihet këtyre planeve të shteteve fqinje me disponim hegjemonist për zgjerim territorial në kurriz të shqiptarëve. E tillë ishte edhe protesta e qytetarëve tepelenas e mbajtur në Gjirokastër më 2 qershor 2008, kundër agjentëve shqiptarë që brenda Shqipërisë përfaqësojnë pjesën antishqiptare të politikës greke, siç janë prefekti i Gjirokastrës, Spiro Ksera, dhe kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.

Në vend që shteti shqiptar të jetë ai që mbron pa ngurrim sovranitetin e vet, dhe në përputhje me këtë vullnet e parim t’i ndjekë të gjithë ata të cilët me deklarata të hapura e veprime konkrete çdo ditë e minojnë këtë sovranitet, edhe kësaj here politika doli kundër qytetarëve, ashtu siç ndodh shpesh. Policia ngriti padi kundër organizatorëve Orgen Hasanbegaj e Luan Halili, që të dy nga fshati Toç i Tepelenës, me pretekstin e arsyetimeve teknike, si marrja e lejes për mbajtjen e protestës në vendin e caktuar, rrezikimi i sigurisë së qytetarëve, bllokimi i rrugës, e të tilla arsye banale. Megjithëse tubimi shkoi ashtu siç u parashikua, edhe pse askush prej qytetarëve nuk u ankua se po ndjehej i rrezikuar nga protesta, dhe e tëra u përmbyll pa asnjë incident, vërehet që ka një disponim të autoriteteve lokale për dënimin e demonstruesve të paditur. Gjithashtu kemi mësuar që lëndën në gjykatë e ka marrë gjyqtari Shkëlqim Mustafa, gruaja e të cilit punon si sekretare e prefektit Ksera, gjë që edhe më tej e përforcon dyshimin se kemi të bëjmë me një proces të montuar politik, qëllimi i vetëm i të cilit është dënimi i organizatorëve të protestës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i bashkëngjitet organizatave si Lëvizja MJAFT! dhe Shoqata Atdhetare Çamëria, në dënimin tonë që ia bëjmë këtij procesi të kurdisur gjyqësor kundër demonstruesve paqësorë, kërkesat e të cilëve janë të drejta dhe të mbështetura nga ne. Kërkojmë anulimin e seancës gjyqësore të radhës kundër demonstruesve, që është caktuar të mbahet më 11 shkurt në Gjykatën e Gjirokastrës, si dhe zhbërjen e krejt këtij procesi të padrejtë, prapavija e të cilit është kryekëput politike.

Shteti shqiptar duhet t’iu përgjigjet të gjithë atyre që punojnë për interesat antishqiptare të shteteve tjera, e jo të arrestojë e padis qytetarë, të cilët shprehin vullnetin dhe bindjet e tyre politike në mbrojtje të interesave kombëtare.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 10:56 pm

Meteor kjo teme eshte mjafte e qelluar dhe shume e vyer..
RRofte Levizja Vetvendosje
Rruga e saj drejt lirise..


njerëz në lëvizje
gjeneratë me shpjegim të ri
komunitet që refuzon të nënshtrohet
drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje


Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 11:02 pm

Manifesti
Liria nuk jepet. Ajo është e drejtë e pandërmjetësuar dhe nevojë e domosdoshme. Liria është e panegociueshme. Zhvillim i papenguar i mundësive vetanake. Një popull është mundësitë e tij: Liria është vetëzhvillim; zgjedhje e lirshme e rrugëve për ndërtimin e fatit kolektiv. Vetëvendosje e popujve - Liri e individëve. E kundërta është mohim i thelbit të qenies njerëzore si qenie shoqërore. Joliria është tëhuajsim.

Vendi ynë për shekuj me radhë nuk ka qenë i lirë. Pas pushtimit osman, erdhi okupimi serb. Ky i fundit ka qenë jo aq konflikt ndërmjet popujve, sa prodhim i elitës intelektuale dhe politike serbe. Historia e kësaj elite në raport me Kosovën është historia e një korpusi projektesh për dëbimin masiv të shqiptarëve nga trojet ku ata jetonin dhe shfarosjen e tyre. Që nga projekti 'Naçertanja' i Garashaninit (1844), e deri te Memorandumi i Akademisë së Shkencave të Serbisë, i vitit 1986, ka një vazhdimësi në qëllime, mosndryshim në përmbajtje. Vetëm diçka ka ndërruar përgjatë kohës: aspektet teknike për realizimin e këtyre planeve hegjemoniste. Ato janë bërë më perfide.

Çdo herë pushtetet në Serbi kanë qenë nacionaliste dhe shoveniste, sepse Serbia mbante toka të okupuara dhe popuj të shtypur. Madje, ato përherë kanë konsideruar se Serbia është e vogël dhe duhet të bëhet e madhe. Kjo ka qenë paradigma e politikës së Serbisë dhe misioni i saj. Në veçanti, shqiptarët ishin në shënjestër. 24 programe të ndryshme janë hartuar e zbatuar për dëbimin e shqiptarëve, asimilimin e tyre dhe kolonizimin e trevave që ata i popullonin me serbë. Dëbimi ishte i heshtur në kohë paqeje kur kryhej përmes diskriminimit, persekutimit dhe represionit, ndërsa ishte masiv dhe i shpejtë në kohë luftërash kur kryhej përmes pastrimit etnik, masakrave dhe terrorit. Programet kryesore famëkëqija ishin: "Naçertanja" nga viti 1844 i Ilija Garashaninit, Projekti i parë i Vasa Çubrilloviqit "Shpërngulja e Arnautëve" nga viti 1937, Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll nga viti 1938, Projektet e Ivo Andriqit dhe Ivan Vukotiqit nga viti 1939, Projekti "Serbia homogjene" i Stevan Molevacit i vitit 1941, Projekti i dytë i Vasa Çubrilloviqit "Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re" nga viti 1944, Marrëveshja Xhentëlmene Tito-Kyprili për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi e vitit 1953, e deri te Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 1986 dhe Programi Jugosllav për Kosovën i vitit 1988. Nikola Pashiqi, Petar e Aleksandar Karagjorgjeviqi, Milan Stojadinoviqi, Dragolub-Drazha Mihajloviqi, Aleksandar Rankoviqi e deri te Slobodan Milosheviqi veçse zbatonin këto projekte e programe.

Kur u bë e sigurt se Lufta e Dytë Botërore do të përfundojë në favor të aleatëve antifashistë, udhëheqja serbo-jugosllave shkeli dhe hodhi poshtë si të pavlefshme Rezolutën e Bujanit (Bunjajt), të 31 dhjetori 1943 - 1, 2 janar 1944, të cilën unanimisht, me pjesëmarrje të shqiptarëve, serbëve dhe malazezëve e kishte nxjerrë Këshilli Antifashist Nacional-Çlirimtar i Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit. Në Rezolutë, thënë shkurt, pas përfundimit të luftës kërkohej e drejta për vetëvendosje deri në shkëputje për shqiptarët e Kosovës të pushtuar nga Serbia që nga viti 1912. Pas Luftës së Dytë Botërore, popullit të Kosovës i mohohet padrejtësisht shprehja e vullnetit të lirë. Ky "vullnet" falsifikohet si dëshirë e popullit të Kosovës për t'iu bashkëngjitur federatës jugosllave. Përbrenda federatës, vendi ynë kishte një status të pabarabartë me 6 njësitë tjera federative. Kosova kishte më së paku liri. Ja përse, si rrjedhim, ishte më e pazhvilluara. Sepse, çka tjetër është një popull, nëse jo ushtrimi i lirshëm i mundësive për t'u vetëzhvilluar politikisht, ekonomikisht, kulturalisht?

Kufijtë aktualë të Kosovës janë përcaktuar në vitin 1947. Tri dekada pas, Kushtetuta e vitit '74 i garanton vendit njëfarë gjysëmlirie. Që pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ky ishte momenti, kur populli ynë ishte në pikën më të largët nga ndikimi i pushtetit të Beogradit. Prandaj, bashkëjetesa ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve gjatë asaj periudhe ishte më e mirë, sepse represioni ishte më i ulët. Gjithsesi, gjysëmliria është joliri. Për më tepër, atëbotë vendit tonë i ishte avancuar pozita kushtetuese, në mënyrë që, duke i ofruar këtë gjysëmliri, ta shndërronin atë nga një koloni klasike siç ishte, në një koloni të brendshme.

Kjo kohë ishte e shkurtër: pas vdekjes së diktatorit Tito, drejtpeshimi i forcave përbrenda federatës u çrregullua. Filloi dominimi serb. Rritja e robërisë në Kosovë qëndron në përpjestim me forcimin e ndikimit serb përbrenda federatës. Zhbërja edhe e asaj gjysëmlirie ndodhi pas ardhjes së Millosheviqit në pushtet: autonomia e Kosovës suprimohet në vitin 1989. Ky është momenti kur Kosova ishte më së afërmi pushtetit serb. Jorastësisht, përgjatë 10 vjetëve pasuese represioni rritet deri në shpërthimin e luftës së armatosur ndërmjet aparatit shtetëror policor e ushtarak serb dhe popullit të Kosovës.

Shteti serb në luftën e fundit në Kosovë vrau mbi 12.000 njerëz. Mbi 95 % prej tyre civilë të pafajshëm. Të pambrojtur. Kryesisht fëmijë, gra dhe burra të moshuar. Më shumë se 3000 persona të rrëmbyer janë ende të pagjetur. Pjesa dërmuese e tyre gjenden në Serbi. Afër 20.000 femra të dhunuara. 740.000 persona të deportuar dhunshëm. 120.000 shtëpi të shkatërruara nga ushtria serbe. Ekonomia e rrënuar.

E gjithë kjo kronologji e hidhur e rrjedhës së ngjarjeve e ka një emër: mungesë e të drejtës së një populli për vetëvendosje.

Pas mbarimit të bombardimeve të NATO-s dhe suspendimit të sovranitetit faktik të Serbisë mbi Kosovën, në vend u instalua administrata e misionit të përkohshëm ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, UNMIK-u. Administrimi i UNMIK-ut në Kosovë është regjim antidemokratik. Si mund të ndodh ndryshe me një sistem, thelbi i veprimeve të të cilit është negacioni i vullnetit të popullit? Përkohshmëria e papërcaktuar e UNMIK-ut është bërë e padurueshme. Pushteti i tij këtu është antiteza e vetëvendosjes. Prandaj lirinë s'e kemi as sot.

Në krejt këtë sfond, institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes, në rastin më të mirë janë pjesë plotësuese e legjitimitetit të këtij pushteti. Ato duke qenë mekanizma të këtij ingranazhi, nuk janë përfaqësuese të drejta të interesave të popullit, sepse interes fundamental i popullit është realizimi i vullnetit të vet.

Realizimi i vetëvendosjes nënkupton ikjen e administratës së UNMIK-ut nga Kosova. Prezenca ndërkombëtare në vendin tonë (përpos përfaqësive diplomatike) të jetë e reduktueshme në ca mekanizma të domosdoshëm për monitorimin e të drejtave të pakicave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeWed Feb 18, 2009 1:06 am

Lëvizja VETËVENDOSJE! Bac_u_kry

Postieri i cili eshte bere nga Levizja Vetvendosje per qellimin e vedisimit te popullit shqiptare por edhe ri forumulimin e logos "BaC U KRY"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 9:08 am

Lëvizja VETËVENDOSJE! Bluza

JEMI NJË ishte motoja e shënimit të përbashkët të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqiptarëve, 28 Nëntorit.
Kjo bluzë u bartë në Tiranë, Prishtinë, Shkup e Preshevë. Ajo thotë se jemi një komb, kemi një gjuhë, një flamur, një kulturë, një të kaluar dhe një aspiratë për të ardhmen – për të jetuar bashkë.

Bluza mund të blehet në zyren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë rr. Perandori Justinian, nr.9; Qyteza Pejton Prishtinë. Ajo është e prodhuar në Kosovë dhe kushton 8 euro për të rritur dhe 5 euro për fëmijë.


Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeFri Feb 27, 2009 10:24 pm

te lumt vetem perpara
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeFri Feb 27, 2009 10:41 pm

shqipetari shkruajti:
te lumt vetem perpara

Faleminderit shqipetari.
Ja kjo eshte me te vertet puna e palodheshme e Levizjes VETEVENDOSJE! dhe gjithe aktivisteve te saj.
Drejte Vetevendosjes dhe Shqiperis Natyrale
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeSun Mar 01, 2009 12:12 pm

Jugu dhe Veriu, Çamëria dhe Mitrovica kërkojnë që të bashkohemi

Tubim me studentët e FXM-së dhe FSHTA-së në Mitrovicë

Sot, më 27 shkurt 2009, në orë 13:00, nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSh) u organizua tubim dhe debat me studentë në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara dhe Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë. Zgidhja e çështjes shqiptare në Ballkan mund të bëhet vetëm duke e kuptuar dhe shtruar drejt këtë çështje, për të cilën gjatë historisë është vendosur nga çdokush përveç nga populli i saj. Historia na mëson se kur të tjerët kanë vendosur për ne kemi mbetur të ndarë, të shtypur e të dëbuar. Më shumë se gjysma e tokave të Shqipërisë kanë mbetur të okupuara si pasojë e aspiratave hegjemoniste të shteteve që e kufizojnë Shqipërisë, e të cilat ekzistojnë në territorin e popullit shqiptar. Kështu u tha kur u shpjegua që themelimi i RrOSh ka si qëllim njohjen e popullit shqiptar gjithandej ku jetojnë për problemet dhe hallet e tyre të përbashkëta dhe për mundësinë e përbashkët të zgjidhjes së këtij problemi. Altin Osmani, nga shoqata “Çamëria” tha para studentëve mitrovicas se problemi i çamëve dhe i mitrovicasve është i njëjtë veçse ka ndodhur në kohë të ndryshme, por me pasoja të njëjta. Ai tregoi për problemet me të cilat ballafaqohet ata dhe tha se klasa politike në Shqipëri nuk mirret me zgjidhjen e çështjes së Çamërisë por prapë zgjidhja e vetme mbetet organizimi dhe mobilizimi i popullit shqiptar për të bërë presion te qeveria shqiptare për kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre. Alban Bokshi nga Organizata “Çohu” foli për procesin e privatizimit në Kosovë i cili është bërë vetëm me qëllim të përfitimit të kësaj elite politike, dhe nga ky proces sidomos përmendi paratë e privatizimit të cilat janë bllokuar në bankat evropiane, nuk investohen në Kosovë dhe nuk dihet se ku do të përfundojnë. Nga Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në Botë ASAN, foli Arbër Çepani nga Tirana, i cili para studentëve tha: “Kur erdha në Mitrovicë e pash se jemi një dhe e kuptova sa e rëndësishme është që të jemi bashkë. Resursi i studentëve shqiptar që studiojnë në universitetet ndërkombëtare është potencial shumë i rëndësishëm që duhet të shfrytëzohet për të mirën e kombit tonë, prandaj kërkohet zgjimi i secilit prej nesh që ta japim kontributin tonë dhe mbledhja jonë këtu sot tregon simbolikisht bashkimin e shqiptarëve.” Pastaj, fjalën e mori aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti i cili tha se Kosova e ndarë nga Shqipëria e humbi veriun, Maqedonia Perëndimore e ndarë nga Shqipëria përfundoi me Shkupin ku shqiptarët mbetën pakicë, dhe Shqipëria e ndarë nga pjesët e saj e humbi Çamërinë. “Kështu të ndarë jemi objekt gllabërimi për popujt e tjera, prandaj zgjidhja që të shpëtojmë është që të bashkohemi. Përveç gjuhës, traditës, kulurës, flamurit, historisë së përbashkët kemi edhe interesin ekonomik, politik dhe të mbrojtjes të bashkohemi, sepse do të kishim një ushtri më të madhe dhe rrjedhimisht sigurinë, pastaj një ekonomi shumë më të fuqishme, një treg ekonomik më të madh e atraktiv për investime. Prandaj, çështja kombëtare nuk është diçka abstrakte atje lart mbi ne, por diçka konkrete këtu poshtë ku jetojmë e veprojmë. Koha ishte e pamjaftueshme për të diskutuar të gjithë studentët e interesuar të cilët dëshironin të shprehnin mendimin e tyre. Studenjta, Shqipridona Haxhiu pyeti se përveç dëshirës së të gjithë shqiptarëve për të jetuar në një shtet cili duhet të ishte plani i veprimit të institucioneve të Kosovës për bashkimin e Mitrovicës dhe daljen nga kriza e përgjithshme shoqërore. Albin Kurti, tha se Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka bërë një dokument se çka duhet të bëjë qeveria e Kosovës për ta integruar veriun e Kosovës. “Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës është dashur të mirret kontrolli i plotë mbi SHPK-në, TMK-ja të shndërrohet në ushtri, SHPK-ja të dërgohet në pikat kufitare 1 dhe 31, njësitet speciale të SHPK-së të vendosen në veri të Kosovës, familjet shqiptare në veri të kenë të punësuar nga një anëtar në SHPK, të sigurohet transporti falas për shqiptarët që jetojnë në veri, t’iu ndërtohen shtëpitë e djegura shqiptarëve atje, t’iu ndërpriten pagat pjesëtarëve serbë të SHPK-së të cilët nuk i japin llogari institucioneve të Kosovës, të bëhet shpërbërja dhe arrestimi i strukturave paralele në veri, arrestimi i kontrabandistëve serbë në veri, dhe revitalizimi i Trepçës me një plan zhvillimor prej 200 milionë euro (që janë më pak se gjysma e fondit të privatizimit) ku do të punësoheshin rreth 8 mijë njerëz.” – tha Albini mes të tjerash.

Turi i RrOSh nëpër universitete shqiptare do të vazhdojë edhe më tutje.

Qendra e Lëvizjes VETEVENDOSJE!s në Mitrovicë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeMon Mar 02, 2009 2:30 pm

ne tubimin e organizuar nga RrOSH-i ne Mitrovice isha edhe vet prezent ku u shtruan shum qeshtje dhe se si mund te arrihet rruga e bashkimit te shqiptarve ne nje shtet ,
salla ishte e mbushur plot nuk kishin vend as ne kemb por interesimi aq i madh i studenteve shqiptar ne Mitrovice , megjithat qe te gjithe te pranishmit ne sall u pajtuan ne rrugen e ndritur te bashkimit u pajtuan me Albinin dhe vellezrit tjer qe kishin ardhur nga Tirana , Qameria , Prishtina etj.....
Drejt vetevendosjes dhe deri ne bashkim natyral
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeThu Mar 12, 2009 4:42 pm

VETËVENDOSJE!-a në Rakosh dhe Uçë

Lëvizja VETËVENDOSJE! në vazhdën e takimeve me qytetarë me qëllim të sqarimit të situatës politike dhe organizimit të qytetarëve, më 8 mars 2008, në fshatin Rakosh dhe Uçë ka mbajtur tubime me qytetarë, në lokalet e shkollës ‘Ndre Mjeda’, përkatësisht ‘Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe’. Komuna e Burimit është një ndër komunat me të rrezikuara në Kosovë nga planet e Serbisë për zgjerim të veriut të Kosovës në veri-përendim, përmes krijimit të komunave të Osojanit në Burim, Binçës në Klinë dhe Gorazhdevcit në Pejë. Në takim të pranishëm ishin aktivistët nga Qendra e Burimt si dhe Albin Kurti nga Prishtina e Dardan Molliqaj nga Deçani. Albini foli për problemet me të cilat do të ballafaqohemi gjatë dy viteve të ardhshme. Plani i Ahtisaarit i cili është pranuar si çmim për pavarësi nuk u pranua nga Serbia, kurse institucionet vendore po vazhdojnë ta zbatojë atë. Decentralizimi po fillon të zbatohet pa u shpërbë strukturat paralele, gjë që do të thotë se pushteti nuk po shkon te qytetari, por nëpërmjet strukturave paralele serbe, po i shkon Serbisë.

Më tej ai theksoi që për shak se Serbia nuk e pranoi Planin e Ahtisaarit, bashkësia ndërkombëtare u detyrua t’ia ofrojë Serbisë një zgjidhje të cilën ajo e pranon. Dhe erdhi Plani 6-Pikësh i Ban Ki-moon-it i cili është avancim i Planit të Ahtisaarit, në kuptimin e rritjes së kompetencave së komunave serbe në Kosovë, me qëllim përfundimtar - krijimin e një republike serbe ngjashëm sikur ajo në Bosnje. Kriza financiare globale do ta prek edhe Kosovën, shtoi Albini, dhe tha se gjendja ekonomike edhe ashtu e rëndë e familjeve do të përkeqësohet edhe më shumë, edhe për shkak se diaspora jonë po goditet nga vendet e punës të cilat po shkurtohen në vendet perëndimore për shkak të kësaj krize, kështu që do të reduktohen edhe të ardhurat e këtyre familjeve që vijnë nga bota e jashtme.

Ndërsa aktivisti Dardan Molliqaj, foli për mundësinë e krijimit të komunës së Osojanit, edhe pse Plani i Ahtisaarit nuk e përfshinë ketë komunë në mesin e 10 komunave të reja që do të mund të krijohen sipas Planin e Ahtisaarit. Mirëpo, në aneksin për decentralizim Ahtisaari e la të hapur çështjen e procesin e decentralizimit të mëtutjeshëm, meqë njëra prej pikave thotë se në një territor të caktuar prej pesëmijë banorësh, 75% prej të cilëve i takojnë një etnie të caktuar, kanë të drejtë të hyjnë në negociata me Qeverinë e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare Civile për krijimin e komunës së re.

Qytetarët në këto tubime ishin të gatshëm për të kundërshtuar krijimin e komunës së Osojanit pa u shpërbërë strukturat shtetërore të Serbisë në Kosovë. Po ashtu, ata e theksuan se disa serbë, të cilit kishin bërë krime të shumta gjatë luftës, po lëviznin lirshëm nëpër fshatra me vetura me tabela serbe ose edhe pa to fare. Një rast i freskët ishte edhe ardhja e Sllobodan Petkoviqit në fshatin Rakosh me veturë pa tabela, një serb nga koha e Milosheviqit, që kishte qenë në pozita udhëheqëse në këtë anë gjatë asaj kohe.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeThu Mar 12, 2009 4:43 pm

Studentët e Gjakovës i besojnë organizimit

Në zyrën e Shoqatës të Personave të Pagjetur dhe të Burgosurve Politikë në Gjakovë, me datën 9 mars 2009, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti tubim me studentët e Fakultetit të Pedagogjisë. Organizimi i këtij tubimi ka ardhur si nismë e vetë studentëve dhe me angazhimin e veçantë të Vlorë Hajdarit.

Edhe pse Gjakovën si komunë nuk e prekin drejtpërdrejt procesi i decentralizimit dhe ai i eksterritorialitetit që parashihen në Planin e Ahtisaar-it, kjo komunë është në një gjendje të rëndë socio–ekonomike – ishin fjalët këto e para të Albin Kurtit drejtuar studentëve të mbledhur në këtë tubim.

Albini tha se në vitet 2009–2011, Kosovën do ta presin këto rreziqe e sfida: Plani i Ahtisaar-it, Plani 6–Pikësh, decentralizimi, privatizimi i ndërmarrjeve publike, siç janë Trepça, Aeroporti, PTK–ja dhe KEK-u), si dhe kriza globale financiare. Për t’i ndalur dhe për t’u ballafaquar me këto probleme, duhet organizuar populli si e vetmja zgjidhje për këto sfida. Duke u nisur nga disa raste të suksesshme të organizimit të popullit, siç janë fshati Cernicë në Gjilan, i cili parashihej të ishte në Komunën e Parteshit, por sot është si rezultat i organizimit të fshatit, dhe qytetarët e Rahovecit të cilët u organizuan dhe e larguan KFOR–in rus nga qyteti i tyre, populli duhet ta rikthejë vetëbesimin te forca e ndryshimit nëpërmjet mobilizimit.

Pas përfundimit të fjalës së Albinit, studentët dhe qytetarët e pranishmit ishin mjaft të interesuar për diskutim. Durim Pruthi shprehu shqetësimin e tij me frymën e shkombëtarizimit nëpër librat shkollorë, dhe në anën tjetër me përpjekjet e Qeverisë për në këtë frymë. Kurse Ilir Batusha ishte i interesuar për propozimin që ka Lëvizja VETËVENDOSE! Lidhur me integrimin e veriut të Kosovës si dhe vizionin e VETËVENDOSJE!-s për ngjalljen e ekonomisë së Kosovës.

Albin u përgjigj duke nënvizuar se kjo pavarësi e Ahtisaar-it po del më shumë si pavarësi prej Shqipërisë se sa prej Serbisë, sepse në Kosovë po ndodh kombformimi e jo shtetformimi. Përderisa kombformimi po na largon nga Shqipëria, duke na krijuar identitete e simbole të reja, në anën tjetër shtetformimi që do të na ndante nga Serbia, nuk po ndodh. Përkundrazi - vetëm sa po vinjë plane të reja, secili më i dëmshëm se tjetri, siç është Plani 6–Pikësh i Ban Ki-moon-it, i cili parashikon krijimin e një republike serbe në Kosovë. Lëvizja VETËVENDOSJE!, shtoi Albini, ka bërë një plan për integrimin e veriut të Kosovës i cili kërkon vendosjen e Policisë Speciale të Kosovës në një stacion në lagjen e Boshnjakëve, punësim në policinë e Kosovës të një anëtari nga çdo familje shqiptare në të veriut të Kosovës, transport publik falas të këtyre banorëve për në jug dhe anasjelltas, investime në shëndetësi dhe arsim, si dhe revitalizimi i Trepçës, me ç’rast do të punësoheshin së paku 8000 veta. Ndërsa sa i përket ringjalljes së ekonomisë, tha ai, duhet të mbrohen prodhimet vendore me anë të proteksionizmit dhe subvencionimit, ndalimit të hyrjes së prodhimeve serbe në Kosovë, ndaljes së privatizimit si proces i shitjes së tokës pa asnjë plan zhvillimor për ne siç po bëhet privatizimi në Kosovë, kthimi i fondit të privatizimit në Kosovë, si dhe duke iu rikthyer stimulimit të bujqësisë. Shumë nga të pranishmit shfaqën gatishmërinë për të bashkëpunuar më Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Konferencë për media   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeSun Mar 15, 2009 1:52 pm

Sot (e dielë, 15 mars 2009) në orën 14:00 Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon konferencë për media në lidhje me strukturat paralele të Serbisë në Kosovë. Konferenca mbahet në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në qytezën Pejton në Prishtinë.

Ju ftojmë që të na ndiqni.

Lëvizja VETËVENDOSJE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeFri Apr 10, 2009 10:40 pm

Bashkëpjesëmarrja kriminale
(Fjala e Glauk Konjufcës në konferencën për shtyp të mbajtur me 5 prill 2009)



Javën që po e lëmë pas politika zyrtare dha dy deklarata për strukturat paralele të Serbisë. Njërën e dha Hashim Thaçi në takim me shefin e tij, Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana-n. Tjetrën e bëri punëtori i zellshëm i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, pra e kam fjalën për Ministrin e Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Sadri Feratin.

I pyetur nga gazetarët lidhur me strukturat paralele të Serbisë, Hashim Thaçi tha se strukturat paralele të Serbisë nuk do të tolerohen dhe se gjithsecili do të përballet me ligjin. Kurse në një vizitë në komunën e Vitisë, Sadri Ferati deklaroi që strukturat paralele të Serbisë do të shuhen nëpërmjet decentralizimit.

Ajo që është e rëndësishme është fakti që edhe pas këtyre dy deklaratave realiteti i strukturave paralele të Serbisë në Kosovës mbetet po ai i njëjti që prej vitit 1999. Dhe kjo e ka një përgjigje të thjeshtë: ato nuk luftohen dhe nuk mund të shuhen nëpërmjet deklaratave dhe premtimeve boshe. Janë po ata të njëjtin njerëz që kanë punuar në strukturat paralele ata që punojnë edhe sot. Janë po ata 117 udhëheqës, të cilët Lëvizja jonë i ka identifikuar, por ndaj të cilëve EULEX-i, UNMIK-u dhe qeveria nuk ka vepruar.

Aq më pak strukturat paralele do të mund të shpërbëhen nëpërmjet decentralizimit, siç pretendon Sadri Ferati. T’i shuash strukturat paralele nëpërmjet decentralizimit, do të thotë të mundohesh ta shuash zjarrin me benzinë. Serbia nuk i ka shuar strukturat e saj paralele edhe atëherë kur është përballur me njëfarë force relative, e lëre më kur këtyre strukturave u jep edhe më shumë pushtet e kompetenca në polici, gjyqësi, dogana, trashëgimi kulturore, transport e telekomunikation, arsim paralel, shëndetësi paralele etj. Serbia nuk i ka krijuar strukturat e saj paralele për t’i shuar me qejf, për mëshirë, apo për shkak të deklaratave të Thaçit e Feratit.

Nëpërmjet kësaj strategjie të legjitimimit të strukturave paralele, vazhdimisht duke e pasur ligjin në maje të gjuhës, por konkretisht duke bërë sehir, këta njerëzit e politikës po na tregojnë që do ta pranonin çfarëdo Kushtetute që do t’u ofrohej. Mjafton që ta ruajnë pushtetin e tyre personal, i cili, qe besa, nuk është ‘sakrificë e përgjegjësi’, siç na thonë, por ‘përfitim dhe keqpërdorim’.

Por më e tmerrshmja pjesë e këtij realiteti ngulfatës, nuk është thjesht tolerimi i strukturave paralele. Bashkëpjesëmarrja kriminale është shumë më e thellë seç mund të mendohet dhe, madje, e institucionalizuar. Kemi të bëjmë me një pjesë të konsiderueshme të serbëve që punojnë si pjesë e këtyre strukturave, kurse paguhen nga Buxheti i Konsoliduar i Republikës së Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! pas një hulumtimi, ka arritur t’i mbledh emrat e atyre punëtorëve të strukturave paralele të cilët paguhen nga qeveria dhe me paratë tona. Çka do të thotë kjo?

Në çdo vend demokratik, pushteti politik është arbitër i mirëpërdorimit të parasë publike për interesin e përbashkët. Paratë e secilit përdoren për interesin e të gjithëve. Në Kosovë është saktësisht e kundërta: paratë e të gjithëve po keqpërdoren kundër interesit të Kosovës. Sepse qeveria po i financon strukturat paralele, të cilat punojnë kundër pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeFri Apr 10, 2009 10:52 pm

Pse Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është parti
politike

Albin Kurti shpjegon se janë katër arsye pse Lëvizja
VETËVENDOSJE! nuk ka vendosur të marrë pjesë në
zgjedhje si parti politike:
1. Së pari, po të ishte Lëvizja VETËVENDOSJE! në
Shqipëri ose në ndonjë shtet tjetër sovran, atje
mbase edhe do të shndërroheshim në parti
politike që garon në zgjedhje. Sepse, për dallim
nga Kosova atje ministri është ministër e
deputeti është deputet. E qartë, edhe Shqipëria
nuk është tamam sovrane porse atje pengesat
në ushtrimin e sovranitetit shtetëror janë
subjektive (krerët politikë të kurthuar në skema
biznesi), kurse në Kosovë pengesat janë edhe
objektive (PSSP‐ja dhe UNMIK‐u, PCN/PSBE‐ja
dhe ZCN‐ja, EULEX‐i, mospasja e ushtrisë sonë
etj.).
2. Së dyti, nuk mund të them tash se çfarë
vendimesh do të marrim pas dy a tri vjetëve,
mirëpo përderisa pavarësia që s'u arrit përmes
vetëvendosjes mbeti vetëm pavarësi formale pa
sovranitet, ne konsiderojmë që Lëvizja jonë
duhet ta mbajë formatin e tanishëm. Pra, do të
vazhdojmë të jemi lëvizje politike e cila nuk e
kritikon vetëm funksionimin e sistemit politik
por, duke qëndruar jashtë tij, i problematizon
edhe koordinatat e këtij sistemi. Përgjatë vitit
2008 është dëshmuar se më shumë ka qenë
politike Lëvizja jonë me analiza, qëndrime,
propozime dhe veprime sesa partitë politike
brenda sistemit të cilat janë shndërruar në
mekanizma që eliminojnë pengesa për politika të
huaja më parë sesa që praktikojnë politika të
tyre. Pra, jashtë sistemit politik je më politik sesa
brenda tij. Brenda sistemit politik në Kosovë
bëhesh disi teknik. E gjithë kjo për shkak se ky
sistem politik nuk është në përputhje me
vullnetin e popullit (që duhet të jetë burim i
sovranitetit).
3. Së treti, vetëm një popull i ngritur në këmbë,
vetëm një qytetari vigjilente, vetëm një shoqëri
aktive që reagon edhe në padrejtësinë më të
vogël, do të ishte në gjendje që të ndërtojë urën
e fuqishme në të cilën ecën një politikan drejt
institucioneve. Kjo urë që e lidh politikanin me
institucionet nuk ekziston ende në Kosovë.
Madje, ka një humnerë në vend të kësaj ure. Për
ndërtimin e kësaj ure duhet ta restaurojmë
shoqërinë dhe të mbjellim një tjetër kulturë
politike prej kësaj që është mbjellë në këtë
dekadën e pasluftës. Partitë politike në Kosovë
janë koncepte dhe organizime demobilizuese.
Një herë në katër vjet ato i thonë qytetarëve:
votoni për neve dhe s'keni nevojë të brengoseni
e të angazhoheni sepse ne ua sjellim energjinë
elektrike 24:0, nuk do t'ju ndërprehet uji, do t'ju
sigurojmë vende pune etj. Pra, partitë te ne i
thonë qytetarëve që ta vazhdojnë gjumin përveç
në ditën e zgjedhjeve kur duhet të votojnë për
to. Kjo është shumë dekurajuese dhe në
kundërshtim me vitalitetin që duhet të sjellë
demokracia.
4. Dhe, e katërta, por jo e fundit për nga rëndësia,
të mos harrojmë se një ndër arsyet e shtyrjes së
zgjedhjeve është edhe plani i koalicionit aktual
që t'i shesë Trepçën, KEK‐un, Aeroportin e
Prishtinës dhe PTK‐në, të bëjë miliona euro për
vete dhe mandej askush të mos ketë kurrfarë
shanse në vitet 2011 a 2012. Duke folur për
zgjedhjet e ardhshme pas disa viteve dhe duke
cytur debatin dhe veprimet për një çështje që
s’është aktuale, Qeveria ka për qëllim që ta
spostojë betejën për atë moment dhe kësisoj të
fitojë shumë kohë. Mirëpo, beteja është e
përditshme, është për çdo ditë e jo në vitet 2011
a 2012. Koalicioni aktual PDK‐LDK (ose më saktë
Hashim Thaçi‐Fatmir Sejdiu) e ka ndërmend ta
shes pasurinë e qytetarëve të Kosovës për ta
përfocuar pushtetin e tyre mbi qytetarët e
Kosovës. Në anën tjetër, duan ta zbatojnë edhe
decentralizimin gjatë këtyre dy viteve, pra ta
copëtojnë Kosovën sipas Planit të Ahtisaarit
anipse ky Plan ishte pranuar që t'i bëhet qejfi
Serbisë në mënyrë që ajo ta pranojë pavarësinë
e Kosovës gjë që, siç e dimë, nuk ndodhi.
Përfundimisht, për Lëvizjen VETËVENDOSJE
shumë më e rëndësishme është se a do të
realizohet decentralizimi dhe a do të shiten e si
do të shiten ndërmarrjet e lartëpërmendura sesa
ajo se kur do të mbahen zgjedhjet e lira herën e
ardhshme. Në fakt, me situatën dhe kursin
politik aktual zgjedhjet e lira s'janë zgjedhje dhe
as të lira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeThu Apr 16, 2009 8:43 pm

Tubim me banorët e Rashanit të Shalës së Bajgorës
Lëvizja VETËVENDOSJE! Rashan1

Të dielën, më 12 prill 2009, në orën 18.00 në shkollën fillore “Sefedin Smakolli” të fshatit Rashan të Shalës së Bajgorës në Mitrovicë, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi tubim dhe debat me banorët e këtij fshati. Në njërën nga klasat e stërmbushura, qytetarët u informuan për konceptin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! si dhe pikëpamjet e saj lidhur me zhvillimet aktuale politike në Kosovë.

Para të pranishmëve fjalën e mori aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti, i cili tha se mbështjellësi juridik dhe politik i Kosovës është Plani i Ahtisarit që e ndan Kosovën, përpiqet ta serbizojë atë dhe ia mohon sovranitetin institucional, e për kundërshtimin e të cilit, më 10 shkurt 2007, patën rënë dëshmorë Arben Xheladini e Mon Balaj.

Pastaj Albini radhiti gjashtë padrejtësitë themelore që i përmban Plani i Ahtisarit. E para është e drejta e vetos për deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës, që do të thotë se asnjë vendim i rëndësishëm për popullin e Kosovës nuk mund të aprovohet në Kuvend nëse nuk e japin pëlqimin e tyre serbët që janë vetëm 5% në Kosovë: në Kuvendin e Kosovës nuk mund ta ndërrojmë as flamurin, himnin, kushtetutën apo ta bëjmë ndryshimin e kufijve administrativë të komunave. Së dyti, kemi decentralizimin sipas së cilit parashihet krijimi i 5 komunave të reja serbe si dhe zgjerimi territorial i Artanës (ish Novobërdës), të cilat do të kenë kompetenca të plota në arsim, shëndetësi, polici, gjyqësi etj. Sipas këtij plani, krijimi i komunave serbe në rajonin e Anamoravës do ta shkëpuste lidhjen territoriale të Luginës së Preshevës me Kosovën që është edhe një qëllim tjetër i Serbisë. Padrejtësia e tretë, vazhdoi Albini, është eksterritorialiteti i cili përfshin 45 zona të veçanta me mijëra hektarë tokë të cilat përveç qëllimit të gllabërimit të territorit kanë edhe një synim shumë më të keq e të sofistikuar - tendencën e Serbisë për uzurpimin e historisë sonë të mesjetës, duke u përpjekur që të na paraqesë neve si ardhacakë ose mbeturinë e Perandorisë Osmane. Po ashtu, gjithnjë sipas Planit të Ahtisaarit, FSK-ja nuk është fare ushtri ngase nuk ka të drejtë që të disponojë me kurrfarë artilerie (as të rëndë e as të lehtë) dhe, nëse vërtet është shpallur Kosova shtet i pavarur e sovran, atëherë duhet edhe të bëhet e tillë duke rritur numrin e pjestarëve të FSK-së dhe duke e armatosur atë sikurse një ushtri – kjo është nevojë e domosdoshme ngase askush nuk na mbron, si do ta mbronim ne vetveten; dëshmi për këtë është rasti i muajit shkurt të vitit 2000 kur para syve të ushtarëve të KFOR-it në veri të Mitrovicës janë vrarë 11 shqiptarë dhe janë dëbuar 11,364. Me këtë rast Albini tregoi se si shtetet e tjera po e shtojnë sasinë e buxhetit për ushtritë e tyre (madje edhe ato që janë anëtare në BE) duke u pajisur me armatim të sofistikuar; Kosova ka mjete të gatshme finaciare për ta bërë këtë: 500 milionë euro të suficitit, 300 milionë kursime të PTK-së, mbi 400 milionë euro të privatizimit dhe rreth 200 milionë euro të trustit pensional e që gjithsejt bëjnë 1.4 miliard euro – një pjesë e kësaj do të duhej të investohej në ushtri. Problemi i pestë është përfshirja e Kosovës në obligimin e likuidimit të borxhit të jashtëm të Serbisë. Para se ta pranojnë këtë, Albini tha që politikanët e Kosovës është dashur të vendosin së paku dy kushte: që Kosova së pari të jetë edhe trashëgimtare e ndarjes së pasurisë së ish Jugosllavisë, dhe gjithashtu që paraprakisht të bëhet kompensimi nga Serbia i dëmeve të shkaktuara nga lufta (14.000 njerëz të vrarë, 120.000 shtëpi të djegura, mandej dhunimet, dëbimet, torturat, burgosjet etj. dhe gjithsesi zbardhja e fatit të afër 2.000 të pagjeturve). Së fundi, si padrejtësi të gjashtë të Planit të Ahtisarit, Albini theksoi ICO-në dhe EULEX-in që kanë imunitet ndaj ligjit, që do të thotë se ata mund të bëjnë shumëçka në Kosovë dhe të mos japin përgjegjësi, pastaj kanë fuqi ekzekutive dhe bazohen edhe në Rezolutën 1244 dhe 6 Pikëshin e Ban Ki-moonit, kurse neutraliteti i EULEX-it ndaj statusit sigurisht se i levërdis aq shumë Serbisë.

Në vijim, Albini tregoi se çka mendon Lëvizja VETËVENDOSJE! se duhet të bëjmë. Arrestimi i strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, shëndrrimi i FSK-së në ushtri dhe vendosja e kontrollit mbi Policinë duke i forcuar ato, por edhe orientimi në zhvillim ekonomik duke investuar në bujqësi, duke i subvencionuar bujqit me naftë, farëra, plehra dhe sidomos ndryshimi i politikës fiskale në favor të prodhimit vendor. Për zhvillim ekonomik, theksoi Albini, Kosova ka resurse energjetike pasi që ka rezerva të mëdha të linjitit, pastaj rezervat e minierave të Trepçës etj. Për ta integruar veriun e Kosovës, Albini shpalosi disa nga pikat e VETËVENDOSJE!-s që parashohin që ato 500 familje shqiptare që jetojnë atje dhe nuk kanë siguri ne duhet t’ua punësojmë nga një pjesëtar të çdo familjeje në Policinë e Kosovës, të hapim nga një nënstacion policor në lagjet shqiptare atje si dhe të dërgojmë njësi speciale të Policisë. Qeveria e Kosovës nuk duhet të lejojë që asnjë shtëpi e shqiptarëve ta blejë qeveria e Serbisë, mirëpo, nëse dikush dëshiron ta shes shtëpinë, atë ta blejë qeveria e Kosovës dhe ta dërgojë një familje shqiptare që dëshiron të jetojë atje. Për t’i ndihmuar Mitrovicës në zhvillim ekonomik qeveria mund të investojë në Trepçë rreth 200 milion euro e që do të hapnin 8 mijë vende të reja të punës.

Në vazhdën e krejt kësaj, potencoi Albini, ne duhet të përgatitemi të bashkohemi me Shqipërinë duke forcuar lidhjet ekonomike, kulturore, mediale etj. Sepse, si popull shqiptar në Ballkan, vetëm të bashkuar do të kishim një territor dhe popullsi më të madhe, një ekonomi më të zhvilluar dhe një ushtri të fortë – kështu do të krijohej një baraspeshë që do të garantonte stabilitet afatgjatë.

Në vazhdim, foli aktivisti Xhelal Sveçla që tha se nga problemet me të mëdha sot në Kosovë janë pikërisht strukturat paralele të Serbisë dhe shtoi se angazhimi ynë kryesor mbetet në identifikimin, denoncimin dhe luftimin e tyre. Xhelali tha se Lëvizja VETËVENDOSJE! ka përgatitur një kallëzim penal kundër 117 zyrtarëve të këtyre strukturave të Serbisë në Kosovë dhe tregoi se si disa qytetarë deri më sot kanë bërë kallëzimin penal në prokurori kundër këtyre strukturave dhe se si deri më sot asnjë deputet i Kuvendit të Kosovës a ministër qeverie nuk e ka dërguar këtë kallëzim penal në asnjë prokurori. Nga hulumtimi që ka bërë Lëvizja VETËVENDOSJE! kanë dalur se 26 zyrtarë të këtyre strukturave marrin paga edhe nga qeveria e Kosovës.

Interesimi i të pranishmëve për të bashkëbiseduar dhe për të bërë pyetje ishte mjaft i madh. Mursel Suma, banor i fshatit, duke folur për brengat e tij në lidhje me aktualitetin politik veçoi përçarjen në parti politike dhe interesat personale të politikanëve brenda këtyre partive gjë që po shpie te servilizmi që ata shfaqin ndaj zyrtarëve ndërkombëtarë dhe butësinë ndaj strukturve paralele. Kjo vërtetohet, tha Murseli, edhe me faktin se sa herë atyre iu thuhet (apo iu duhet) takohen në Zveçan për dreka e darka me po ata të cilët jo vetëm e kanë dëmtuar këtë popull por vazhdojnë të minojnë aspiratat e tij për sovranitet.

Më pastaj fjalë e mori veprimtari Nexhmedin Mustafa i cili shfaqi brengën e tij për tendencat për degradimin e çështjes kombëtare që në vazhdimësi po bën kjo klasë politike duke na e mohuar flamurin, himnin, bashkimin kombëtar, dhe shkeljen e amanetit të dëshmorëve e betimin e UÇK-së.

Në këtë tubim foli edhe veprimtari tjetër i çështjes kombëtare, Ali Pasoma, i cili duke kujtuar kohën e tij të hershme të aktivitetit politik në ilegale tha se çështjen e popullin shqiptar në Ballkan asnjëherë nuk e kanë lëvizur përpara partitë zyrtare politike, sepse këtë nuk e bëri as komunisti jugosllav Fadil Hoxha, as partia politike e Ibrahim Rugovës dhe s’po e bën as qeveria e Hashim Thaqit – këta po krijojnë vetëm mjegull ngase kështu iu konvenon, mirëpo ishte dhe do të jetë populli e studentët në demonstrata, minatorët dhe punëtorët në greva dhe UÇK-ja me armë në dorë ata që e trasuan dhe e vazhduan rrugën drejt lirisë dhe çlirimit. Edhe Baca Ali foli për argumentet dhe dobitë e bashkimit kombëtar, duke thënë se ne kemi një gjuhë, një kulturë, një flamur, me zakone, traditë, histori të kryengritjeve të përbashkëta, dhe akuzoi disa, siç i quajti ai agjentë antishqiptarë, që angazhohen për njëfarë kombi kosovar. Në fund të tubimin u shpreh gatishmëri nga shaljanët për angazhimin e përbashkët në rrugën tonë drejt realizimit të së drejtës për vetëvendosje.

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Mitrovicë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeFri Apr 17, 2009 9:05 pm

Ata që luftuan për liri janë lënë rrugëve

Dje filloi greva e veteranëve të luftës dhe shumë ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përpara Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kërkesa e tyre është e thjeshtë dhe e qartë: miratimi dhe zbatimi i Ligjit për Vlerat e Luftës.

Dhjetë vjet pas përfundimit të luftës çlirimtare, njëra prej kategorive më të nëpërkëmbura shoqërore në Republikën e Ahtisaarit, janë familjet e dëshmorëve, veteranët, invalidët dhe ish pjesëtarët e UÇK-së. Ata janë lënë rrugëve nën mëshirën e fatit, pa ndonjë përkujdesje meritore institucionale. Shumë prej tyre mezi ia dalin mbanë me sigurimin e ekzistencës nëpërmjet ndihmës së varfër sociale.

Ata të cilët sot janë në qeveri dhe i kanë futur veshët në lesh ndaj kërkesave të veteranëve dhe invalidëve të luftës, janë pikërisht ata njerëz të cilët përpara dhjetë vjetëve e shfrytëzuan përpjekjen e sinqertë çlirimtare për t’u katapultuar në fushën përplot privilegje personale të pushtetit në shkëmbim të dëgjueshmërisë dhe servilitetit. Atyre nuk po iu bëhet vonë për njerëzit të cilët i sakrifikuan familjet e tyre, e dhanë jetën, i falën gjymtyrët dhe pronën e tyre për Kosovën.

Sot në Kosovë vazhdon përpjekja e organizuar institucionale, ndërkombëtare dhe vendore, për varrosjen përfundimtare të trashëgimisë së luftës sonë çlirimtare, e cila ka filluar më 1999. Gjthçka nisi me nënshkrimin e Rambujesë ku parashihej shkatërrimi i UÇK-së, proces ky që u kurorëzua me Planin e Ahtisaarit që e zhduku TMK-në. Institucionet e Kosovës nuk ngrihen mbi themelet e gjakut të të rënëve për liri dhe të sakrificave e përpjekjes çlirimtare. Kjo është arsyeja pse pjesëmarrësit e luftës çlirimtare janë braktisur plotësisht prej këtyre institucioneve.

Nuk është e vërtetë që Qeveria e Kosovës nuk ka para që ta zbatojë Ligjin për Vlerat e Luftës në rast të miratimit të tij. Buxheti i Kosovës është mbi një miliard euro dhe kjo shtresë e shoqërisë sonë që kontribuoi aq shumë për Kosovën do të duhej të ishte prioritet. Qeveria e Kosovës po ka para për paga të strukturave paralele të Serbisë dhe për xhipa e paga të larta për zyrtarët e saj që vazhdimisht rriten, por nuk na paska para për veteranët dhe invalidë! Po ashtu, vetëm nga viti i kaluar u bartën në këtë vit rreth 500 milionë euro suficit. Kur kësaj i shtohen edhe mbi 400 milionë euro të privatizimit dhe mbi 200 milionë euro të PTK-së, justifikimi i Qeverisë del krejtësisht absurd.

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet grevën e veteranëve të UÇK-së dhe kërkesat e tyre të drejta. Më e pakta që pushteti mund të bëjë ndaj kësaj kategorie është zbatimi i Ligjit të Vlerave të Luftës.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeThu Apr 30, 2009 5:20 pm

Llabjani dhe Pasjaku masivisht kundër decentralizimit


Me 27 prill 2009, në selinë qendrore të VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë, u mbajt një konferencë për shtyp përkitazi me realizimin e suksesshëm të peticionit kundër decentralizimit në Llabjan dhe Pasjak. Mediave të shumta iu drejtuan Albin Kurti, Abdullah Gashi, Nexhat Imeri, Bashkim Mustafa dhe Jashar Ahmeti. Në vijim janë dhënë fjalët me të cilët ata iu drejtuan gazetarëve, tekstet e peticioneve, tabela me të dhënat për banorët e këtyre dy fshatrave si dhe harta e Anamoravës.

Albin Kurti: Pieter Feith dhe Sadri Ferati duan ta decentralizojnë Kosovën para se Kosova të jetë sovrane dhe para se ajo të ketë integritet territorial e kufij të mbrojtur. Decentralizimi para sovranitetit dhe integritetit territorial është gabim në hapa. Në vend se të integrohet veriu duan ta dezintegrojnë Anamoravën. Në vend se të shpërbëhen strukturat paralele po legalizohen ato. Me këtë decentralizim që është i bazuar etnikisht, pushteti i decentralizuar nuk i afrohet qytetarëve serbë por përfundon në duar të strukturave paralele që i dirigjon Beogradi. Gjyqësia, prokuroria, policia, arsimi, shëndetësia, administrata do të jenë të veçanta sipas parimit etnik. Këtu, me neve, janë banorë të fshatrave Pasjak dhe Llabjan të cilët së bashku me banorë të tjerë si dhe me aktivistë të VETËVENDOSJE!-s kanë mbledhur nënshkrime kundër decentralizimit. Në Llabjan janë mbledhur 451 nënshkrime ose 70,54% të qytetarëve me të drejtë vote kurse në Pasjak janë mbledhur 337 nënshkrime ose 79,29% të qytetarëve me të drejtë vote. Pjesa e banorëve që nuk ka nënshkruar nuk është se kanë refuzuar por ata ose ndodhen në diasporë ose e kanë ndërruar vendbanimin ndërkohë.

Siç e dimë Sadri Ferati i ka humbur zgjedhjet në Mitrovicë dhe ai s’duhet të ketë të drejtë të vendos për rregullimin territorial e administrativ të Artanës dhe Gjilanit, ndërkaq për Pieter Feithin nuk ka votuar askush në Kosovë. Këto nënshkrime janë legjitime dhe jo Pieter Feithi e Sadri Ferati. Peticioni i nënshkruar i këtyre dy fshatrave do t’iu dërgohet institucioneve qendrore të Kosovës, kuvendeve komunale në Artanë dhe Gjilan, KS të OKB-së, Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian, si dhe State Departamentit Amerikan.

Abdullah Gashi nga Llabjani: Fshati ynë është në kuadër të komunës së Artanës deri më tani. Nëse Artana zgjerohet me fshatra të tjera siç parashihet me Planin e Ahtisaarit ne nuk do të pranojmë që të jemi pjesë e kësaj komune. Nuk do të lejojmë që t’i legjitimojmë projektet e Serbisë për Kosovën. Realizimi i decentralizimit shqiptarët i bënë pakicë në kuadër të komunës së Artanës dhe kontribon në planet e Serbisë për lidhjen horizontale të komunave me shumicë serbe. Qëllimi i Serbisë është që serbët në pjesën qëndrore të lidhen me ata të pjesës lindore të Kosovës. Këto dhe shumë të tjera janë arsyet që ne e kemi organizuar së bashku me aktivistët e Lëvizjës VETËVENDOSJE! mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin kundër decentralizimit e me theks të veçantë kundër zgjerimit të komunës së Artanës.

Nexhat Imeri nga Llabjani: Ne banorët e Llabjanit por edhe qytetarët e komunës sonë në përgjithësi nuk u pyetën fare për këtë plan të decentralizimit që tentohet të realizohet. Po të ishte i mirë ky projekt atëherë do të lejohej referendumi për të ditur vullnetin e qytetarëve për këtë projekt. Realizimi i decentralizimit vetëm sa do t’i legalizojë strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, struktura këto që po e cenojnë sovranitetin e vendit tonë. Ne me këtë peticion do t’i tregojmë të gjitha strukturave vendimmarrëse ndërkombëtare dhe vendore se nuk e pranojmë decentralizimin etnik, projekt ky me qëllim të realizimit të aspiratave hegjemoniste të Serbisë. Ne do të përdorim të gjitha masat paqësore për të mos e lejuar që kjo të ndodhë. Nuk do të pranojmë që përfaqësuesit e fshatit tonë të përfshihen në strukturat e kësaj komune që po imponohet dhe nuk do të lejojmë që në fshatin tonë të hapen zyrat e kësaj komune. Në të njëjtën kohë nuk do t’i njohim dhe nuk do ti pranojmë strukturat politike e administrative të komunës së zgjeruar të Artanës. Ne do të pranojmë decentralizimin vetëm atëherë kur i mbyllet dera Serbisë përfundimisht dhe kur populli të vendos përmes referendumit për një decentralizim të vërtetë në gjithë territorin e Kosovës.

Bashkim Mustafa nga Pasjaku: Ne banorët e Pasjakut duke i parë të këqijat që i sjellë decentralizimi kemi organizuar këtë peticion kundër decentralizimit në përgjithësi dhe përfshirjes së fshatit tonë në komunën e Artanës në veqanti. Fshati ynë është paralagje e qytetit të Gjilanit. Nga Pasjaku e deri te ndërtesa e komunës së Gjilanit është vetëm dy kilometra larg prandaj është e papranueshme që të bëhemi pjesë e komunës së Artanës të cilën e kemi 30 km larg. Kjo që po ndodhë nuk ka të bëjë fare me decentralizimin. Kjo nuk na i afron neve shërbimet komunale por i largon ato. Arsye tjetër pse ne e bëjmë këtë peticion është se po bëhen projekte shumë të dëmshme për të tashmën dhe të ardhmen tonë pa na pyetur fare neve qytetarëve për to. Ne nuk do të lejojmë që ky projekt të realizohet në kundërshtim të vullnetit të qytetarëve. E vullneti i qytetarëve është ky peticion me këto nënshkrime.

Jashar Ahmeti nga Pasjaku: Ne qytetarët e Pasjakut nuk do të pranojmë që asnjëherë të bëhemi pjesë e realizimit të projekteve të Serbisë në Kosovë. Pjesëmarrja e jonë në krijimin e komunës së zgjeruar të Artanës do të na bënte pakicë në këtë komunë. Sipas këtij decentralizimi të paraparë me Planin e Ahtisaarit komuna e Artanës praktikisht nuk do të jetë komunë e Kosovës por e Serbisë. Ky peticion që ne e kemi realizuar edhe me ndihmën e pakursyer të aktivistëve të Lëvizjës VETËVENDOSJE! nuk do të thotë që e ndal këtë decentralizim. Mirëpo ky peticion është vullneti i qytetarëve të Pasjakut prandaj edhe legjitimitet i aksioneve të ardhshme kundër decentralizimit. Ne do të përdorim të gjitha format dhe mjetet paqësore për të mos lejuar realizimin e këtij decentralizimi.

Teksti i Peticionit në Llabjan: Ne, qytetarët e Llabjanit – Komuna e Artanës (ish Novo Bërdës), me vetëdije dhe vullnet, deklarojmë se projekti i decentralizimit në Kosovë nuk është në shërbim të qytetarëve të Kosovës, por është në shërbim të politikës së Serbisë për zgjerim të enklavave, legalizim e legjitimim të tyre, dhe copëtim të vendit tonë. Trefishimi territorial i komunës së Artanës i bën shqiptarët pakicë. Ne nuk pranojmë të përfshihemi në Komunën e zgjeruar të Artanës, dhe nuk do të njohim kurrfarë strukturash e mekanizmash administrativ e qeverisës që dalin nga ky projekt. Prandaj, përmes këtij peticioni ne kundërshtojmë projektin e decentralizimit, i cili e rrezikon seriozisht ardhmërinë tonë dhe të fëmijëve tanë.

Teksti i Peticionit në Pasjak: Ne, qytetarët e Pasjakut – Komuna e Gjilanit, me vetëdije dhe vullnet, deklarojmë se projekti i decentralizimit në Kosovë nuk është në shërbim të qytetarëve të Kosovës, por është në shërbim të politikës së Serbisë për zgjerim të enklavave, legalizim e legjitimim të tyre, dhe copëtim të vendit tonë. Decentralizimi komunës së Gjilanit ia merr 1/3 e territorit dhe shumë pasuri natyrore e të hyra buxhetore. Ne nuk pranojmë të përfshihemi në Komunën e Artanës (ish Novo Bërdës), dhe nuk do të njohim kurrfarë strukturash e mekanizmash administrativ e qeverisës që dalin nga ky projekt. Prandaj, përmes këtij peticioni ne kundërshtojmë projektin e decentralizimit, i cili e rrezikon seriozisht ardhmërinë tonë dhe të fëmijëve tanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeThu Apr 30, 2009 5:21 pm

Arrestime në Gjakovë

Mbrëmë, në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë, Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë: Artan Mustafën dhe Tomor Grezdën. Ata u arrestuan pasi përfunduan aksionin e shkruarjes së parullës “EULEX – MADE IN SERBIA” nëpër qytetin e Gjakovës. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, me këtë rast, bastisën zyret e VETËVENDOSJE!-s në Gjakovë dhe vodhën disa materiale, përfshirë këtu edhe shablonin me të cilin shkruhej parulla.

Togerja Laura Krekaj, si dhe rreshterët Rasim Dushi e Nikë Përgjokaj, morën në pyetje Artanin e Tomorin dhe aktivisten Hazbije Pruthi. Policët maltretuan aktivistët duke lozur rolin e prokurorëve. I akuzonin aktivistët që kinse, sipas tyre, nuk po e njohin shtetin e Kosovës, kur në fakt është pikërisht EULEX-i ai që duke qenë ‘neutral ndaj statusit’ nuk e njeh shtetin e Kosovës. Këta policë flisnin sikur të ishin zëdhënës të EULEX-it. Ata s’brengosen për strukturat paralele të Serbisë që duan ta rrënojnë Kosovën nga brenda por i pengojnë aktivistët tonë që e thonë të vërtetën. Artani dhe Tomori u mbajtën në polici deri të nesërmen në mëngjes.

Institucionet e Kosovës dhe Policia e Kosovës në vend që të merren me veprimet e fundit të EULEX-it për zbatimin e Planit 6 Pikësh që është plan i Sebisë, po merren me arrestimin e aktivistëve tanë të cilët po tregojnë që “EULEX MADE IN SERBIA”. Policia po e luan rolin e atij policit të keq i cili nuk e arreston hajnin por atë që tregon kush është hajni. Nuk është e rastësishme që pjesëtarët e Policisë veprojnë sikur të ishin polici e EULEX-it, ngaqë janë nën kontroll të EULEX-it.

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeFri May 29, 2009 7:08 pm

Sot me 29 maj 2009 në orën 19:00 në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! bëhet shfaqja e filmit dokumentar "10 Shkurti" - fitues në Festivalin për të Drejtat e Njeriut, "Një botë, 2007".

Filmi dokumenton dhunën policore të ushtruar gjatë demonstratës paqësore të organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me 10 shkurt 2007.

Filmi zgjatë 30 minuta dhe pas përfundimit të tij do të hapet edhe një debat rreth 10 Shkurtit.

Ju ftojmë që të merrni pjesë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeWed Jun 10, 2009 3:22 pm

Me 12 qershor 2009, Lëvizja VETËVENDOSJE! i mbush 4 vjet. Kjo ditë do të shënohet në zyren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me disa aktivitete.

Prej orës 9:00 deri në 19:00 në oborrin e selisë së Lëvizjes në Prishtinë do të shfaqet një ekspozitë e aktiviteteve të VETËVENDOSJE!-s përgjatë këtyre 4 vjetëve.

Kurse prej orës 20:00 do të fillojë ndeja gjatë së cilës do të ketë muzikë të gjallë nga grupi shqiptar nga Shkupi "Tung Tung".

Gjithashtu, gjatë kësaj ndeje do të shfaqet një film 15 minutësh rreth Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe aktiviteteve të saj prej vitit 2005 e deri më sot.

Jeni të mirëseardhur.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitimeSat Jun 13, 2009 6:12 pm

Lëvizja VETËVENDOSJE! Animation

Foto nga pervjetori i 131 i Lidhjes shqiptare te Prizerenit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
Sponsored content





Lëvizja VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» ZGJOHU-Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
» Levizja ILLYRICUM LIBERTAS - Tetove - FYROM
» Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: