ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale ne shqip, anglisht, serbisht, greqisht dhe maqedonisht

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ThePatriot



Numri i postimeve : 21
Reputacioni : 2
Data e regjistrimit : 15/05/2009

MesazhTitulli: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale ne shqip, anglisht, serbisht, greqisht dhe maqedonisht   Sun May 31, 2009 3:33 am

Autor Koco Danaj


Eshte hartuar Platforma e Shqiperise Natyrale. Autor I saj eshte politologu Koco Danaj. Pas librave, Shqiperia Natyrale, Te Denuar te Bashkohemi dhe Kryengritja e Pambaruar, eshte hartuar nje Platforme me e plote per kombin shqiptar.
Platforma eshte 200 faqe. Platforma po perkthehet ne serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Do te botohet ne 50 mije kopje dhe do te promovohet ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane.
Bazamenti I PlatformesPlatforma e Shqiperise Natyrale bazohet ne tarshegimine positive te shqiptareve qysh nga epoka e Seknderbeut dhe pervoja e Lidhjes se Prizrenit. Platforma bazohet ne Kuvendin e Vlores I cili shpalli pavarsine e Shqiperise Natyrale dhe jo te Shqiperise qe eshte sot. Shqiperia qe eshte sot eshte produkt I Konferences se Londres 1913Platforma bazohet ne Dokumentet e Konferences se Bujanit te 31 janar 1943 qe shpalli bashkimin e Kosoves me Shqiperine pas perfundimit te Luftes se Dyte boterorePlatforma bazohet ne betimin e luftetareve te UCK ne Kosove, ne trojet e tyre ne IRJM, Lugine e Presheves, I cili bashkimin e trojeve shqiptare e konsideron thelbin e luftes se tyre

Platforma bazohet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise te miratuar me referendum Popullor ne 1998, e cila bashkimin e Shqiptareve e konsideron si nje aspirate te ligjshme dhe shekullore.



Pse tani kjo Platforme
Platforma e Shqiperise Natyrale eshte hartuar tani duke marre parasysh realitetin politik rajonal. -Ajo merr parasysh ne faktin se ne mjediset politike dhe qeverisjet demokratike rajonale, nuk ka tema tabu midis te cilave edhe ato qe kane te bejne me thelbin e kombeve.
-Ne hapsirën mbarëshqiptare, po bëhet kapërcimi I madh i kalimit nga Pluralizëm Krahinor në Pluralizem Politik. Me vështirësi, por progresi duket, është i pranishëm. Dhe thelbi i Pluralizmit Politik është Shteti-Komb dhe jo shteti-multikomb apo shteti-principatë apo edhe shteti pa komb

-Platforma e Shqiperise Natyrale analizon dhe merr parasysh, ndryshimet ne gjeopolitiken rajonale, ndryshime qe shkojne ne favor te kombit shqiptar, rirregullimet e thyerjeve te se kaluares konfliktuale dhe riparimet e tyre nga vete fuqite e medha.


Cilat jane mjetet e realizimit te Shqiperise Natyrale?
-Mjetet e realizimit te Shqiprise Natyrale jane dialogu dhe debati demokratik.

-Shqiptaret pergjate nje shekulli kane derdhur aq shume gjak sa mund te bejne disa Shqiperi. Prandaj nuk ka me nevoje per gjak. Platforma mbeshtetet ne sentencen: Dialog me kedo, Dialog per gjithshka, pa vendosur fillimisht per ndonje gje. Sot kur forca e se drejtes ka marre perparesi mbi te drejten e forces, sot eshte moment qe shqiptaret duhet te kerkojne te drejtat e tyre kombetare.
Per kete arsye ne Platforme I jepet perparesi debatit, dialogut, respektimit te thelbit te demokracise qe eshte vetvendosja e popujve dhe vecanerisht nevoja e referendumit popullor


Marrdheniet me fqinjet
-Platforma argumenton qe askush nga fqinjet nuk duhet te trembet nga Shqiperia Natyrale. Nacionalizmi shqiptar qe respekton kuluren dhe traditat e fqinjeve, nuk eshte gje tjeter vecse nacionalizem I bukur, I deshirueshem, I padebatueshm, I domosdoshem per stabilitetin rajonal.-Platforma argumenton tezen se Shqiperia Natyrale eshte nje nocion progresist dhe duke qene e tille, progresist do te jete edhe realiteti i saj I neserm. Pertej bindjeve politike eshte vetem Shqiperia Natyrale

-Shqiperia Natyrale kërkon nje bashkim te ri, te panjohur me pare nga shqiptaret. Por nuk e kerkon kete bashkim per pushtet, por per komb dhe shtet. Kombi dhe shteti kerkojne bashkime pertej bindjeve politike. Pertej te majtes apo te djathtes, pertej shoqatave apo grupacioneve politike qendron vetem Shqiperia Natyrale. Pushteti dhe rotacioni I tij kane nevoje vetem me debate alternativash politike te partive te ndryshme.


-Partizanet e Shqiperise Natyrale nuk kane mall dhe as nostalgji per Ahmet Zogun, por per mijra perkrahes te tij, nuk kane mall dhe nostalgji per Enver Hoxhen, por per mijra mbeshtetes te tij, nuk kane nostalgji dhe nuk i merr malli per Mitat Frasherin, por per mijra mbeshtetes te tij. Nuk i merr malli per Xhaferr Deven, por per mbeshtetesit e tij. Nuk i merr malli per Fadil Hoxhen, por per mbeshtetesit e tij. Atyre ju intereson, Shqiperia Natyrale, bashkimi I te gjalleve, prandaj edhe respektojne mitet e vdekura te tyre. Mesimin e historise, ata e duan per te rregulluar gabimet e te sotmes dhe per te garantuar te ardhmen pa gabime te kombit te tyre.


Cfare synon Shqiperia Natyrale?


-Shqiperia Natyrale synon shndrrimin e kombit shqiptar nga zjarrfikes sic eshte sot ne paqeberesin kryesor te rajonit te Ballkanit. Paqja dhe stabiliteti rajonal ka nevoje per paqeberes dhe jo per zjarrfikes. Ti lesh kombit shqiptar rolin e zjarrfikesit do te thote se parashikon zjarre te tjere ne rajon


Kemi nevoje per nje Londer-2
Ne Platforme argumentohet nevoja e nje Konference nderkobetare Londer-2 per te riparuar gabimet e Londres-1 mbi kombin shqiptar, gabime qe I pranojne vete fuqite e medha boterore.

Sot mbi kombin shqiptar ushtrojne fuqine e tyre juridike disa marreveshje nderkombetare te cilat asesi nuk jane natyrale. Kane mbetur artificiale. Marreveshja e Londres 1913. Marreveshja e Versajes 1919, Marrveshja e jaltes 1945, Marreveshja e Rambujese 1999, marreveshja e Kumanoves 1999. Marreveshja e Konculit 2001, Marreveshja e Ohrit 2001. Shtate Marreveshje per nje komb!!!
Cfare do te thote Shqiperi natyrale?

Shqiperi natyrale do te thote, mirqenie, dinjitet, qetesi dhe stabilitet ne rajon. Ato ne ua kemi borxh femijeve, niperve dhe mbesave tona. Prandaj ne emer te tyre dhe jetes se tyre le ta bejme ate Shqiperi Natyrale do te thote sa me pak greke, maqedonas, Italian, turq me origjine shqiptare dhe sa me shume shqiptare me mentalitet europian.
Prandaj ne emer te shqiptareve me mentalitet europeiste le ta bejme sa me pare Shqiperine Natyrale.

Platforma do te botohet me ndihmat vullnetare te te gjithe shqiptareve qe e duan ate.
Koco Danaj kdanaj@hotmail.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale ne shqip, anglisht, serbisht, greqisht dhe maqedonisht   Sun May 31, 2009 1:35 pm

te faleminderit ThePatriot qe keni sjellur ne forumin ton kete lajm shum te rendesishem qe ne baze te kesaj platforme ku ne te jepen argumente te qarta se si shqiptaret duhet te bashkohne dhe kete gje e kemi te lejuar edhe me kushtetuten e 1998,
Platforma bazohet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise te miratuar me referendum Popullor ne 1998, e cila bashkimin e Shqiptareve e konsideron si nje aspirate te ligjshme dhe shekullore.


Bashkimi eshte diqka qe nuk lind tash per tash ati duhet te ja pregadisim rrugen ne ashtu sikurse gjeneratat para nesh qe kan ber nga nje hap me afer bashkimit dhe keshtu ka ardhur deri tek ne pra mjafton edhe nje hap i yni qe shqiptaret te bashkohen ; cili eshte ky hap , ky eshte referendumi qe duhet te mbahet ne Kosove dhe ne Shqiperi si dhe ne te gjitha trojet e Shqiperis Natyrale

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale ne shqip, anglisht, serbisht, greqisht dhe maqedonisht   Sun May 31, 2009 2:18 pm

Paltforma edhe nje here theret zerin e deshmoreve per bashkimin e te gjitha trevave te Shqiperise Natyrale dhe njeherazi paraqet endrren shume shekullore per bashkimin me Shqiperine pra te gjitha trojeve Shqiptare dhe me gjere.
Kjo platforme ju tregon botes se shqiptaret duhet te jene te bashkuar se pa qene te bashkuar nuk ka paqe ne ballkan dhe se me bashkimin e Shqiperise ne ballkan do te mbizoteroje liria paqja dhe gjitha te mirat ndermjet shteteve te ballkanit por edhe me gjere.
te faleminderit Thepatriot per kete lajme qe na solle ne forum me te vertete i vleshem...
ILLYRIAN

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
arti_gostivar



Numri i postimeve : 5
Mosha : 30
Vendi : Gostivar
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 30/06/2009

MesazhTitulli: Re: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale ne shqip, anglisht, serbisht, greqisht dhe maqedonisht   Wed Jul 01, 2009 12:57 am

pershentje te gjitheve... kisha nje pyetje..
KUR DO TE MBAHET PROMOVIMI I PLATFORMES SE SHQIPERISE NATYRALE ???
Ju lutem me tregoni....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale ne shqip, anglisht, serbisht, greqisht dhe maqedonisht   Today at 6:24 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale ne shqip, anglisht, serbisht, greqisht dhe maqedonisht
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Shqiptaret-
Kërce tek: