ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zgjidhet Avokati i Popullit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Zgjidhet Avokati i Popullit   Thu Jun 04, 2009 4:35 pm

Sami Kurteshi zgjidhet Avokat i Popullit

Me këtë rast,avokati i popullit të Kosovës, Sami Kurteshi është zotuar se do të jetë në funksion të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.
Më në fund përfundon odisejada e zgjedhjes së Avokatit të Popullit në Republikën e Kosovës. Kuvendi i Kosovës, e ka votuar sot Sami Kurteshin, në postin e Avokatit të Popullit.

Kurteshi mori shumicën e votave, kundrejt dy kandidatëve të tjerë, Besnik Osmani dhe Veton Vula. Sami Kurteshi u votua nga 65 deputetë, Osmani mori 27 vota, 10 vota mori kandidati Vula, kurse votat e pesë deputetëve u shpallën të pavlefshme.

Me të marrë besimin e deputetëve, Kurteshi dha betimin në shqip, serbisht dhe anglisht, duke u zotuar para të zgjedhurve të popullit se do ta kryejë me nder dhe në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit, detyrën e re që iu besua të enjten.

Me këtë rast,avokati i popullit të Kosovës, Sami Kurteshi është zotuar se do të jetë në funksion të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve. Ai tha se në një vend në tranzicion siç është Kosova, të drejtat e njeriut mund të jenë sfidë, por u zotua se është plotësisht i gatshëm që të ballafaqohet me to.

Kushtetuta është libri i shenjtë mbi të cilin do të bazohet puna ime. Për mua janë të gjithë qytetarë të Kosovës.“Mendoj se në Kosovë nuk ka së paku përpjekje sistematike, institucionale, për të shkelur të drejtat e njeriut, por të drejtat e njeriut shkelen në shumë aspekte tjera dhe ne do të jemi këtu..., të shohim. Kushtetuta, megjithatë, është libri i shenjtë mbi të cilin do të bazohet puna ime dhe do të mbështetet e gjithë veprimtaria ime. Për mua janë të gjithë qytetarë të Kosovës”, tha Kurteshi.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit shkoi nëpërmjet procedurës së rregullt ligjore, me votim të fshehtë.

Kjo ishte hera e pestë me radhë, ndërsa e treta nëpërmjet votimit, që Kuvendi i Kosovës provonte të zgjidhte Avokatin e Popullit, për t’i dhënë fund odisesë katërvjeçare.

Ismet Beqiri, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se partitë e koalicionit nuk kanë zgjedhur me preferenca politike Avokatin e Popullit, por kishin një organizim më të mirë për votim.“Absolutisht, nuk kemi pasur asnjë indicie që ka pasur ndonjë presion. Por, që ka qarkulluar fjala, që nuk po e them se është dominante ajo se eventualisht mund të zgjidhet ndonjë ndërkombëtar, kjo ka qenë veç publikisht në një mënyrë e thënë. Por, nuk e marr që kjo ka qenë arsyeja kryesore, sepse Kurteshi është zgjedhur dhe deputetët e thanë fjalën e tyre me votën e tyre”, theksoi Beqiri. Ndërkaq, deputeti i Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli, theksoi se Sami Kurteshi nuk është zgjedhur vetëm me votat e partive në pushtet, por me votat e deputetëve opozitarë.

Sipas Kushtetutës, Avokati i Popullit zgjidhet në Kuvend me 61 vota të ligjvënësve, ndërsa njëri nga zëvendësit e tij duhet të jetë i komunitetit pakicë. Mandati i tij është pesë vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje


Marre nga:Bota Sot
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Zgjidhet Avokati i Popullit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: