ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Cila Kosovë?   Tue Feb 17, 2009 11:42 pm

43 vende nga anë të ndryshme të globit e kanë pranuar Kosovën si vend të pavarur. Problemi nuk qëndron te premtimi i Hashim Thaçit se do të na njohin 100 vende përgjatë garës së tyre se kush do të na pranojë më parë. Natyrisht që premtimin e Hashim Thaçit nuk e kemi marrur seriozisht. Problemi qëndron se shteti i Kosovës edhe pas shpalljes së pavarësisë nuk ka bazë objektive vendore: nuk konsiston as në integritetin territorial e as në disponimin me resurset natyrore dhe kapacitetet zhvillimore. Hyrja në fuqi e Kushtetutës u bë për hir të ceremonisë solemne dhe jo anasjelltas. Kushtetuta hyri në fuqi për ta vazhduar spektaklin e pas shpalljes së pavarësisë përmes të cilit qytetarët shpërqendrohen nga mjerimi social dhe stagnimi ekonomik i vendit. Krerët e institucioneve në secilën pamje televizive janë të rrethuar nga dy gjëra: flamuri i Kosovës dhe diplomatët ndërkombëtar. I pari është aty që të krijojë përshtypjen se Kosova është një dhe e pandarë tamam si harta në flamur. Kurse të dytët janë aty që të krijojnë përshtypjen se politikanët kryesor vendas janë të pandarë nga zyrtarët e lartë ndërkombëtar dhe asisoj populli të mos mundet t’i fajësojë ata veçmas.

Hyrja në fuqi e Kushtetutës nuk e bën më të fuqishme Kosovën. UNMIK-u e ka sqaruar qysh herët se zbatimi i Kushtetutës është proces. Kjo do të thotë që zbatimi i Kushtetutës do të jetë selektiv. Aty ku mund të zbatohet ajo do të zbatohet, aty ku s’mund të zbatohet do të pritet për kohë më të mira. Është lehtë e parashikueshme se ku mendohet se do të mund të zbatohet Kushtetuta: në jug të Ibrit dhe aty ku shqiptarët janë shumicë. Për veriun e Kosovës dhe enklavat serbe vendos Serbia. Për ato tashmë s’vlen as Plani i Ahtisaarit që gjithsesi është shumë i pafavorshëm për Kosovën. Ban Ki-moon përmes letrës së tij dërguar kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq, i bëri atij një ofertë që e tejkalon Planin e Ahtisaarit: doganat i mbesin UNMIK-ut, gjykatat bëhen etnikisht të ndara jo vetëm nëpër komunat serbe por edhe në vendbanime më të vogla, policia po ashtu e ndarë etnikisht, selia në Beograd e Kishës Ortodokse Serbe fiton të drejtën ekskluzive të mbrojë e ndërtojë objektet e saj në Kosovë, ndërkohë që sundimi ndërkombëtar do të jetë neutral karshi statusit të Kosovës (i cili kësisoj na del se nuk qenka i përcaktuar ende)! Por, jo vetëm kaq. Zbatimi i Kushtetutës në jug të Ibrit do të jetë për të keq. Decentralizimi që sajon 5+1 komuna të reja me shumicë serbe (përveç atyre pesë që tashmë janë), ‘eksterritorialiteti’ i 45 kishave e manastireve ortodokse (që marrin mijëra hektarë tokë dhe i vënë ato nën kontroll të Beogradit) janë obligime kushtetuese prioritare. Kështu është paraparë në Planin e Ahtisaarit i cili ndodhet brenda Kushtetutës por edhe mbi të – neni 143.1 i saj konfirmon që nëse ekziston ndonjë kundërthënie ndërmjet Kushtetutës dhe Planit të Ahtisaarit, vlen kjo e fundit.

Pas shpalljes së pavarësisë dhe pas hyrjes së Kushtetutës në fuqi, në vend se pavarësia nominale të mbushet me substancën që quhet sovranitet, ajo po mbushet me pengesa të përhershme për atë substancë. Zaten, nëse lexohen me kujdes Plani i Ahtisaarit si dhe letra më e re e Ban Ki-moon-it, të dyja këto shpërfaqen si pengesa e si mungesa, si kodifikim i asaj që nuk do ta kemi e jo i asaj që do ta kemi. Do të ketë pushtet ndërkombëtar me fuqi ekzekutive sepse s’do të kemi sovranitet, do të kemi polici e gjyqësi të ndarë etnikisht sepse s’do të kemi institucione unike, do të kemi decentralizim sepse s’do të kemi integritet territorial, do të kemi FSK sepse nuk do të kemi ushtri etj.

Legalisht, Plani i Ahtisaarit është bërthama e Kushtetutës së Kosovës. Mirëpo, politikisht ai është asgjë më shumë se pragu i rënies së mëtutjeshme. Plani i Ahtisaarit nuk është plan. Plani i Ahtisaarit është pragu të cilin nuk mund ta kalojnë, është tavani mbi të cilin nuk mund të ndodhen institucionet e Kosovës. Ai shenjon zonën ku ndodhet një plan që mungon, një plan tjetër që u mundua ta formësojë në vija të trasha edhe Ban Ki-moon në ofertën e tij për Boris Tadiqin. Mund të shkohet nën Planin e Ahtisaarit, mund të shkohet më keq se ai, por jo mbi të e më mirë se aq. Në fakt, pas pranimit të dokumentit të Ahtisaarit nga ana e institucioneve të Kosovës ai dokument praktikisht ra në ujë. Serbia nuk e pranoi atë dhe negociatat po vazhdojnë në forma tjera: Gerard Gallucci e Yves de Kermabon koketojnë me strukturat e Serbisë në Kosovë, kurse Ban Ki-moon ia propozon Boris Tadiqit planin e Slobodan Samarxhiqit për ndarje funksionale. Dokumenti i Ahtisaarit ka mbetur veçse qëndrimi i institucioneve të Kosovës i cili s’mbahet dot meqë është në kuadër të procesit të negociatave që nuk përfundojnë. Duke i pranuar kërkesat e Serbisë, duke i bërë koncesione asaj, procesi i negociatave me Serbinë nuk u mbyll dhe ai po shkon drejt përjetësimit: Serbia vazhdimisht kërkon gjithnjë e më shumë. Dy gjëra kryesore po e mundësojnë këtë: në njërën anë Qeveria e Kosovës e cila nuk e ka ndërmend ta bëjë Kosovën sovrane – ajo nuk e kupton se shteti është (edhe) forcë; kurse, në anën tjetër nuk ka shkop ndërkombëtar për Serbinë – s’ka më sanksione për të dhe as përjashtim të saj nga organizatat ndërkombëtare si dikur. Në deklaratën e pavarësisë së Kosovës tetë herë përmendet Ahtisaari dhe vetëm tri herë pavarësia, përfshirë këtu edhe titullin e deklaratës. Dokumenti i Ahtisaarit në përpikmërinë e tij realisht ka rënë sepse procesi nuk po mbyllet: institucionet e Kosovës jo vetëm që e kanë filluar procesin e pazarit me Kosovën por ato asnjëherë nuk kanë treguar vendosmëri për ta mbyllur këtë proces. Në rastin më të mirë - e që sërish është i keq - do të na përsëritet situata e fundit të viteve të ’80-ta: institucionet e Kosovës do të insistojë në Planin e Ahtisaarit ashtu siç insistohej dikur në autonominë e ’74-shit. Fare mirë e dimë të gjithë se çfarë pat ndodhur atëherë...

Kosova, shteti më i ri në botë, vazhdon të njihet nga shtete të reja, përsërisin për çdo ditë politikanët. Mirëpo, nuk është saktësisht e njëjta Kosovë ajo që po njihet nga vendet e ndryshme. Jemi gjithnjë e më të rrudhur territorialisht e më të gjymtuar institucionalisht. Atëherë, cila Kosovë është njohur dhe po njihet? Kosova e cila është njohur menjëherë pas 17 shkurtit, ajo pas 11 majit, kjo pas 15 qershorit apo ajo që do të bëhet në vjeshtë? Pra, cila nga këto Kosova është njohur e po njihet nga vendet e tjera? Përgjigja është e thjeshtë: Kosova e tanishme – Kosova në momentin kur unë po e shkruaj këtë tekst e më pas Kosova në momentin kur ju do të jeni duke e lexuar këtë tekst. Kosova po ndryshon (për të keq) dhe kjo Kosovë e ndryshuar është Kosova e njohur. Kurdo e nga kushdo që të jetë njohur Kosova bëhet fjalë për Kosovën e tanishme, për Kosovën e atij momenti kur mendohet për të. Rrjedhimisht, krejt varet prej nesh se çfarë bëjmë me Kosovën dhe çfarë lejojmë që të tjerët të bëjnë me të. Ajo Kosovë do të njihet dhe ajo Kosovë do të jetë Kosova e njohur.

Pavarësia e Kosovës është gjithsesi e kotë nëse qytetarët nuk jetojnë më mirë, më lirë dhe më sigurt pas saj. Pavarësia nuk matet me përmirësimin e jetës së politikanëve por të popullit në shërbim të të cilit duhet të jenë ata politikanë. Qytetarët nuk janë fajtor për gjendjen. Fajtor është pushteti. Ama, qytetarët janë po ashtu përgjegjës. Ata duhet ta pyesin veten se deri kur do të lejojnë që heshtja e tyre t’i normalizojë edhe të këqijat më të jashtëzakonshme. Sa më parë (kjo pyetje për veten tonë), aq më mirë e më kollaj (për neve dhe brezat tjerë) do të jetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Asimetria e letrave të Ban Ki-moon-it   Tue Feb 17, 2009 11:43 pm

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, u dërgoi nga një letër kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq, dhe kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Këtu nuk fillon, por këtu përfundon e përbashkëta e këtyre letrave: pra, ato janë letra të shkruara dhe të dërguara nga Ban Ki-moon. Mënyra e adresimit dhe përmbajtja e tyre janë të ndryshme. Boris Tadiqit, Ban Ki-moon i drejtohet me "Zt. President", kurse Fatmir Sejdiut me "Shkelqësi". Boris Tadiqit, i bëhet një ofertë politike për rregullimin territorial dhe administrativ të Kosovës, kurse Fatmir Sejdiu as që njoftohet për këtë gjë. Në fakt, krejt çfarë bën Ban Ki-moon në letrën e tij dërguar Fatmir Sejdiut është njoftimi mbi atë që Sejdiu tashmë e ka ditur, por jo edhe për atë që nuk e ka ditur: ofertën më të re politike për Serbinë nga ana e KS të OKB-së. Këtë ofertë Fatmir Sejdiu mund ta lexojë nga bërja publike e letrës dërguar Boris Tadiqit, por jo edhe nga letra që e mori ai vetë. Qëndrimi rreptësisht i paanshëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së karshi statusit të Kosovës (e jo karshi pavarësisë së Kosovës e cila pikërisht në emër të neutralitetit nuk njihet e pranohet), bën që letra Sejdiut të jetë si një letër dërguar mikut. Ban Kimoon i ka dërguar letër Sejdiut për t'ia krijuar atij (dhe institucioneve të Kosovës) përshtypjen se po i respekton, mirëpo çdo gjë tjetër flet për të kundërtën.

Përveçqë Ban Ki-moon ia përkujton Sejdiut për shtetet që nuk e njohën Kosovën, ai i thotë që përpjekjet e KB-ve në Kosovë janë në veçanti për mbrojtjen adekuate të pakicave. Kësisoj, Ban Ki-moon e fyen popullatën shumicë në Kosovë, duke e paragjykuar atë si sulmuese të pakicave që u dashkan të mbrohen. Posaçërisht pas shpalljes së pavarësisë kemi parë që sulme të shumta kanë kryer mu pjesëtarët e minoritetit serb në Kosovë të dirigjuar nga Beogradi.

Ban Ki-moon vetëm sa e njofton Fatmir Sejdiun se roli i rritur operacional i BE-së në Kosovë do të jetë në përputhje me rezolutën 1244 (1999) dhe se prania civile ndërkombëtare do të rikonfigurohet. Asnjë ofertë ose opcion për Sejdiun. Atij veçsa i tregon se çfarë do të ngjajë me praninë ndërkombëtare që sundon me Kosovën, me ç'rast ai mund t'i shikojë si spektator zhvillimet në vijim. Madje, këto zhvillime e aranzhmane të reja, sipas Ban Ki-moonit do të jenë "për një kohëzgjatje të kufizuar pa paragjykuar statusin e Kosovës"! Nëse njeriu nuk e shikon datën 12 qershor 2008 që mban kjo letër, pa dyshim se do të mendonte që bëhet fjalë për ndonjë dokument nga arkiva ose për ndonjë gabim teknik a shtypi. Mirëpo jo: Ban Ki-moon nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe konsideron që statusi i Kosovës ende nuk është zgjidhur. Madje, ai i jep vetes lirinë që ta rikonfigurojë UNMIK-un në Kosovë (për çfarë do të merret vesh me Boris Tadiqin) për një kohë të pacaktuar, e të cilën do ta caktojë sërish vetë ai. Gjersa Boris Tadiq është partner në projektin e Ban Ki-moonit, Fatmir Sejdiut i thuhet se do të jetë i konsultuar gjatë implementimit (sic.). Kulmi i poshtërsisë së kësaj letre gjithsesi është në fund. Aty Ban Ki-moon shpreh bindjen që autoritetet (pra jo Qeveria apo institucionet e Kosovës së pavarur që ai nuk i njeh) si dhe populli i Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë me OKB-në në ruajtjen dhe konsolidimin e rezultateve të rëndësishme që janë arritur bashkë si dhe të trashëgimisë së KB-ve në Kosovë! Ban Ki-moon nuk e pyet Kosovën për atë çfarë e ka ndërmend të bëjë në Kosovë, mirëpo ai pa kurrfarë turpi kërkon bashkëpunimin tonë në ndërmarrjen e atij shumë të dëmshme për Kosovën. Duke ditur sjelljen servile tashmë tradicionale të politikanëve të Kosovës, e veçanërisht të Fatmir Sejdiut, ai mbase ia jep vetes komoditetin për një fyerje e ofendim të tillë në fund të letrës, që Kosovën synon ta kthejë shumë vjet prapa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Ambasadori Thaçi dhe BE-ja pa shkop   Tue Feb 17, 2009 11:44 pm

Strukturat e Serbisë në veri të Kosovës i kanë mundësitë por jo edhe të drejtën. Qeveria dhe institucionet e Kosovës e kanë të drejtën por jo edhe mundësinë. Veriu mbetet i ndarë dhe gjithnjë e më i ndarë. Pas shpalljes së pavarësisë më shumë i pavarur u bë veriu i Kosovës (dhe enklavat serbe) nga Kosova sesa Kosova nga Serbia (dhe UNMIK-u). Zyrtarët ndërkombëtar në rastin më të mirë e ruajnë gjendjen ekzistuese: Qeverisë së Kosovës i thonë se nuk mundet andaj nuk duhet të ngutet, kurse strukturave të Serbisë u thonë se nuk duhet pasi që nuk kanë të drejtë. UNMIK-u përfundimisht nuk po shkon nga Kosova sepse Qeveria e Kosovës po e duron atë, kurse strukturat e Serbisë duke mos e duruar ICO/EULEX-in nuk e lejuan atë të zbarkojë.

EULEX-i thuhet se do ta ketë për prioritet sundimin e ligjit. Veriu i Kosovës ka nevojë më së shumti për EULEX-in. Mirëpo, në vend se atje të tërhiqen kriminelët para ligjit ngjau diçka që e anticipon të kundërtën: pas shpalljes së pavarësisë u mbyll zyra e ICO-së ende pa u hapur ajo. Në vendin e paraparë për zyre të ICO-së në veri të Mitrovicës u hodh një bombë – disa dëme materiale mjaftuan që të heqet dorë nga vendosja atje. Minimumi që tash mund të bëjnë institucionet e Kosovës është që përderisa EULEX-i nuk është vendosur mirë e mirë së pari në veri të Kosovës pa i dhënë asgjë Serbisë për kundërvlerë, ai kurrsesi nuk duhet të pranohet në pjesën tjetër të Kosovës. Ndërkaq, ICO-ja assesi nuk duhet lejuar që ta bëjë decentralizimin e Kosovës pa u integruar njëherë veriu i Kosovës në Kosovë. Pa pasur Kosova integritet territorial decentralizmi doemos e copëton pakthyeshëm atë.

Duket që më e keqja tashmë ka nisur të ngjajë. EULEX-i po e merr lejen për t’u vendosur në Kosovë pikërisht pasi që Serbia po e merr garancinë për zbatimin e planit të vet për ndarje funksionale të Kosovës. Dhe, jo vetëm kaq. EULEX-i po përfundon nën sqetullën e UNMIK-ut i cili do të mbetet në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244. Kësisoj, shtylla e parë e UNMIK-ut që ngërthen Policinë dhe Departamentin e Drejtësisë po bëhet EULEX. Asgjë tjetër. Doli se gjithë këto ecejake të këtyre muajve të fundit u bënë vetëm dhe vetëm që asgjë thelbësore të mos ndryshojë. Serbia vazhdon të pyetet për Kosovën më shumë se Qeveria e Kosovës kurse burokracia ndërkombëtare (me fuqi ekzekutive që nuk i ka asnjë qeveri në botë) transformohet e rikonfigurohet për hir të efikasitetit të vet asaj. Paralelisht, kreu i ICO-së, Pieter Feith, i shoqëruar nga Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, bëjnë fushatë për decentralizimin e Kosovës përfundi Ibrit duke i hapur Serbisë shtegun për ta shpier Anamoravën në një situatë që gjithnjë e më shumë do t’i shembëllejë veriut të Kosovës. Sa për kohë paqeje është vështirë njeriu ta imagjinojë se si ka mundur të jetë më keq sesa kjo që tashmë po ngjan (me shpejtësi anipse në dukje disi heshturazi).

Për ta bërë EULEX-in të pranueshëm edhe për strukturat e Serbisë, Bashkimi Evropian po i bën hapur lëshime Serbisë në kurriz të Kosovës. Njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë po zëvendësohet me njohjen që EULEX-i do t’ua bëjë strukturave të Serbisë të dalura nga zgjedhjet e 11 majit. BE-ja ia ofroi Serbisë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit për t’ia ofruar Serbia asaj Boris Tadiqin si kryeministër. Ndryshe nga kjo, për çështjen e instalimit të EULEX-it në Kosovë, BE-ja po i dhuron Serbisë diçka që është e Kosovës e jo e Bashkimit Evropian. Pra, ende pa ardhur mirë në Kosovë, BE-ja po i jep Serbisë diçka të Kosovës së ardhshme! Qeveria e Kosovës ashtu siç është e reduktuar në pasivitetin e saj absurd nuk bëzanë. Ajo jo vetëm që nuk merret me çështjet e sovranitetit dhe integritetit territorial, jo vetëm që nuk i hap ambasadat në asnjë vend që tashmë e ka njohur Kosovën, por, për më keq, vetë Qeveria e Kosovës i ngjan një ambasade të Kosovës (e cila thuajse ndodhet diku gjetiu!), që pret e përcjell politikanë e diplomatë të ndryshëm. Hashim Thaçi është veçse ambasadori i një Kosove të deterritorializuar në Kosovën e qeverisur nga UNMIK-u, KFOR-i, zyrat e Quintit, strukturat e Serbisë, ICO-ja, edhe pak EULEX-i, e kushedi nga kush tjetër...

Megjithatë, përveç sjelljes së ambasadorit Thaçi, ka edhe një tjetër faktor të rëndësishëm për tatëpjetën e Kosovës së pavarur. Që prej rrëzimit të Milosheviqit, Bashkimi Evropian (por edhe faktorët e tjetër ndërkombëtar) nuk kanë më shkop për Serbinë, por vetëm karrotë. Rolin simbolik të shkopit për Serbinë e luan zbrapsja eventuale e karrotës ama shkop real nuk ka më. Koshtunica për pesë vjet me radhë e ka eksploatuar këtë fakt. Pavarësia e Kosovës vazhdimisht shtyhej deri në pikën kur ajo mbeti pa sovranitet dhe integritet territorial, pra pa substancë. Politikanët e Grupit Negociator në vend se të insistonin që populli i Kosovës duhet të vendos për fatin e Kosovës në referendum, thoshin se janë ata pesë a gjashtë veta që do të vendosin duke negociuar me Serbinë. Në vend se çështjen e Kosovës ta paraqesin si një çështje të së drejtës (për vetëvendosje) ata e hedhën Kosovën në pazarin e negociatave ku Ahtisaarit i duhej të ndërmjetësonte midis tri goditjeve që i merrte nga Qeveria e Serbisë dhe gjashtë buzëqeshjeve që i merrte nga Grupi Negociator i Kosovës.

Duke mos pasur më shkop për Serbinë ‘demokratike’ të pas Milosheviqit, krejt çfarë do të bëjnë faktorët ndërkombëtar është të përpiqen që Serbisë t’ia zvogëlojnë pretekstet e mundshme për obstruksionet e saj në Kosovë. Ndërkaq, Qeveria e Kosovës josovrane do të mbetet veçse vegël e këtyre faktorëve ndërkombëtar në këtë kurs të politikës që e ushqen Serbinë me mishin e trupit të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Para syve tonë   Tue Feb 17, 2009 11:44 pm

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, veriu i Kosovës u bë edhe më i pavarur nga Kosova. Megjithkëtë, ai nuk iu bashkua edhe formalisht Serbisë. Liderët serbë në veri nuk e shpallën pavarësinë dhe as bashkimin me Serbinë pas 17 shkurtit. Të gjithë shqiptarëve dyshues në ndryshimet që do t’i sjell shpallja e pavarësisë, para 17 shkurtit u duhej të përballeshin me dy parashikime të ‘sigurta’. E para, që serbët në jug të Ibrit do të ikin. Dhe, e dyta, që serbët në veri do ta shpallin pavarësinë apo bashkimin me Serbinë (porse atë nuk do t’ua njoh kush). Nuk ndodhi asnjëra prej këtyre dy parashikimeve pikërisht për shkak se nuk kuptohej lidhja në mes tyre. Nëse veriu do ta shpallte bashkimin me Serbinë, vetëm atëherë serbët nga pjesët e tjera të Kosovës do të mund të mendonin për ikjen e tyre nga Kosova. Mirëpo, Serbia ka gjithsesi plane tjera. Serbia nuk do ndarje territoriale (tash për tash) por vetëm ndarje funksionale. Apetitet e saj për territor janë më të mëdha sesa territori që aktualisht e kontrollojnë strukturat e saj. Procesi politik i tanishëm (me UNMIK-un që toleron dhe Qeverinë e Kosovës që përulet) i premton asaj shumë më tepër territor se kaq. Pretendimet territoriale të Serbisë në Kosovë nuk përfundojnë me veriun e Kosovës por vetëm sa fillojnë me të. Përderisa në veri Serbia organizon trazira kriminale të zhurmshme, në pjesët tjera të Kosovës ajo po bën ndërtime kriminale të heshtura. Në Badoc të Ri ka kohë që ka filluar ndërtimi i 70 shtëpive për serbët që nuk kishin qenë kurrë më parë aty. Qeveria e Serbisë në programin e saj për investimet në Kosovë për vitin 2008, i ka ndarë 78.750.000 dinarë për këto shtëpi. Sigurisht që nuk ka pasur arsye që të ndërtohen shtëpi në Badoc të Ri. Beogradi po ndërton shtëpi shtesë, sepse ai do që ta krijojë një zinxhir të fshatrave serbe ndërmjet Graçanicës dhe Artanës (ish Novobërdës). Në këtë mënyrë do të lidheshin fuqishëm territoret në Anamoravë me fshatrat e banuara me serbë në pjesën qendrore të Kosovës. Për vitin 2008 Serbia i ka ndarë edhe 30 milionë dinarë për 18 shtëpi në fshatin Berivojcë të Dardanës (ish Kamenicës), me ç’rast jo vetëm që ndryshohet përbërja demografike e fshatit në favor të serbëve që bëhen shumicë, por edhe rrethohet komplet qyteza e Dardanës me fshatra serbe. (Nuk është e rastësishme që Dardana është e vetmja komunë me shumicë shqiptare në të cilën që prej mbarimin të luftës nuk u lejua asnjëherë të kishte TMK!) 40 milionë dinarë të tjerë janë ndarë nga Qeveria e Serbisë për banesa kolektive në fshatin Budrigë të Gjilanit që sipas planit të Ahtisaarit përfundon në komunën e Parteshit. Serbia parasheh që 6.500 familje serbe të kthehen në mënyrë të organizuar në Kosovë si dhe 2.000 familje të tjera në mënyrë individuale. Gjithsej bëhet fjalë për rreth 35.000 banorë të cilët Serbia ka ndërmend t'i sjellë në vendet ku serbët tashmë janë shumicë, atje ku ata me këtë kthim do të bëheshin shumicë, ose atje ku nëpërmjet kthimit do të sigurohej vazhdimësia territoriale e enklavave. Pra, jo atje ku kishin jetuar më parë (kryesisht nëpër qytete) sepse asisoj ata do të mbeteshin pakicë. Serbia, ashtu siç e kemi njohur gjithmonë, i përdor serbët për hir të territorit dhe jo anasjelltas.

Synimet e Serbisë në Anamoravë nuk bëhen vetëm për më shumë territor serb në Kosovë. Ato konsistojnë në lidhjen e atyre dy parashikimeve të ‘sigurta’. Serbia është e vetëdijshme se nëse veriu i Kosovës do ta zyrtarizonte bashkangjitjen me Serbinë, jo vetëm që serbët nga pjesët tjera do të mund të iknin, por edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës do të mund të ngriteshin. Mu për këtë arsye ajo nuk i urdhëron liderët serbë të veriut që t’i bashkohen edhe formalisht Serbisë (gjë që ata edhe mbase do ta bënin sikur të mund të ndërmerrnin vendime kokë më vete). Në muajt dhe vitet në vijim, investimi i Serbisë do të jetë i përqendruar në Anamoravë dhe Graçanicë në përpjekje e sipër për ta rrethuar dhe izoluar Luginën e Preshevës nga Kosova. Enklavat serbe do të përpiqen të lidhen për t’i shndërruar në enklava sa më shumë fshatra shqiptare. E, ata shqiptarë mandej, i kërcënon fati i shqiptarëve të veriut të Kosovës. Para se Serbia ta marrë përfundimisht veriun ajo e do edhe një veri tjetër në lindje të Kosovës. Nëse Serbia tash do ta merrte veriun, ajo do të mbetej vetëm me veriun, duke e rrezikuar madje edhe humbjen e Luginës së Preshevës. Kjo është arsyeja pse plani i Ministrit të Serbisë për Kosovën, Slobodan Samarxhiq, nuk quhet ndarje territoriale por ndarje funksionale. Samarxhiq pretendon se Kosova ishte e bashkuar andaj jofunksionale dhe rrjedhimisht ajo duhet të ndahet përbrenda në mënyrë që të bëhet funksionale. E kundërta është e vërtetë: Kosova ishte e ndarë përgjatë këtyre nëntë viteve të pasluftës dhe kjo gjë e vështirësonte pamasë funksionimin e saj (përveç asaj që nuk ishte e lirë dhe sovrane). Ndarja funksionale e Kosovës e bën ndarjen institucionale dhe administrative në baza etnike, duke i mundësuar Serbisë që vazhdimisht të gllabërojë edhe më shumë territor në Kosovë. Me zbatimin e planit për ndarjen funksionale Serbia po e ndërton Kalin e saj të Trojës brenda Kosovës. Dhe, sikurse te legjenda antike, e gjithë kjo po ngjan para syve tonë! Por, për dallim nga legjenda antike, ne tash po e dimë që nuk bëhet fjalë për dhuratë të pafajshme me formën e një kali.

Tani kur jeni kah fundi i këtij shkrimi mos mendoni se Serbia është e përsosur. Larg asaj. Problemi është se politika jonë institucionale është e përsosur në injorancën, dembelinë dhe poltronizmin e saj. Janë aq shumë gjëra që mund të bëhen. Pjesa thelbësore e zgjidhjes së problemit të Kosovës që quhet Serbi ndodhet pikërisht në Anamoravë. Atje nuk duhet lejuar zbatimin e planit të Ahtisaarit, nuk duhet lejuar sajimin e vazhdimësisë territoriale të enklavave serbe, nuk duhet lejuar kthimin e serbëve gjersa ata nuk e pranojnë Republikën e Kosovës, dhe posaçërisht nuk duhet lejuar serbët të kthehen e ndërtojnë aty ku s’kanë jetuar më parë. Në anën tjetër, nuk duhet të pranohet komuna e veriut të Kosovës dhe nuk duhet të lejohet shitja e Trepçës, meqë funksionimi dhe kontrolli i saj shtetëror janë mundësi e mirë për zhvillim por edhe për integrimin e qytetit të ndarë të Mitrovicës. Shqiptarëve të veriut të Kosovës duhet t’iu përmirësohen kushtet socio-ekonomike duke u siguruar vende pune, arsim dhe përkujdesje shëndetësore falas, si dhe transport tri herë në ditë po ashtu falas për në pjesën jugore të qytetit dhe anasjelltas. Gjithashtu, duhet shikuar mundësinë që secila familje shqiptare në veri nga rreth 600 sosh sa janë atje ta ketë një të punësuar në ShPK. Shqiptarët në Luginë të Preshevës duhet inkurajuar dhe ndihmuar për tubime, greva dhe protesta në kërkesa më të avancuara siç janë ato për universitet në gjuhën shqipe dhe përdorim të lirshëm të flamurit kombëtar. Një politikë e këtillë shpejt do të haste në mirëkuptimin e Shqipërisë. Një politikë e këtillë do t’i kthente mbarë edhe shqiptarët e Maqedonisë të cilët duhet të bashkohen e të shfrytëzojnë edhe rrugë jashtinstitucionale: (jo vetëm) zgjedhjet e fundit në Maqedoni dëshmuan se shqiptarët thjesht s’kanë aq dobi atje nga pluralizmi partiak. Një politikë e këtillë do t’i tregonte faktorëve ndërkombëtar se stabiliteti në Ballkan po mbahet kryesisht në kurriz të shqiptarëve. Një politikë e këtillë do ta ndërprente procesin e rrudhjes së tokave të banuara me shqiptarë, proces ky i cili ka nisur aty kah viti 1830 me ardhjen e Obrenoviqëve në krye të Serbisë, e që nuk ka të ndalur as sot e kësaj dite...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Sovraniteti merret   Tue Feb 17, 2009 11:45 pm

Përderisa ne mendojmë që e kemi bashkësinë ndërkombëtare mik, ajo zakonisht ndërmjetëson midis Prishtinës dhe Beogradit. Për të qenë më të saktë, ajo ndërmjetëson midis qullësisë tradicionale të politikës zyrtare të Prishtinës dhe agresivitetit edhe më tradicional të cilësdo Qeveri të Serbisë. Me fajin e politikanëve të Grupit Negociator, Kosova u pat definuar si një rast sui generis dhe për pasojë ky ndërmjetësim nuk udhëhiqet e nuk bazohet në parime, norma ose drejtësi. Në vend se Kosova të cilësohet rast klasik i një territori të okupuar dhe kolonizuar që duhet të çlirohet dhe dekolonizohet përmes së drejtës për vetëvendosje të popullit, asaj iu mvesh etiketa sui generis vetëm dhe vetëm për t’i ikur cilësimit të ‘rastit tipik të secesionit’ siç pretendonte Serbia. Pra, etiketa sui generis është produkt i përpjekjes për ta evituar qëndrimin kriminal të Serbisë, produkt i varësisë ndaj qëndrimit të Serbisë të cilin ajo synonte ta kontrabandonte si parim. Tash, bashkësia ndërkombëtare, sikurse uji apo rryma elektrike, e ndjek shtegun e rezistencës më të ultë. Politika e saj karshi Kosovës është veçse kalkulim menaxherial. Ajo do stabilitet andaj i përfill palët e ndryshme varësisht nga potenciali i tyre destabilizues. Në emër të një stabiliteti të këtillë (gjithsesi afatshkurtër), bashkësia ndërkombëtare nuk e dënon Serbinë për destabilizimin që ajo shkakton. Destabilizimi aktual kalon i pandëshkuar për shkak të destabilizimit potencial. Pozita e destabilizimit potencial kundrejt atij aktual e determinon llojin e stabilitetit. Aktualisht, qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare e karakterizon supremacia e destabilizimit potencial në raport me atë aktual. Rrjedhimisht, edhe pas pavarësisë, jeta politike në Kosovë nuk duket aspak më e pavarur. Nuk kemi ushtri për ta mbrojtur Kosovën në kufijtë e saj, nuk e kontrollojmë policinë për ta mbajtur rendin e qetësinë edhe në veri të Kosovës, nuk i kontrollojmë resurset natyrore dhe ekonomike për ta zhvilluar Kosovën. Qeveria e Kosovës nuk është kmbëngulëse as për t’i kërkuar e lëre më për t’i bërë këto. Qeveria e Serbisë i ka që të gjitha dhe ajo po përfiton mjaft vetëm duke kërcënuar. Në anën tjetër, nëse pavarësia e Republikës së Kosovës matet me sjelljen e Qeverisë së saj atëherë kjo nënkupton që Kosova nuk është as me Shqipërinë as me Serbinë, se ajo është nominalisht e pavarur, por e tillë që e tolerohen Serbinë brenda strukturat e së cilës kontrollojnë çerekun e territorit. Plani i Ahtisaarit jo vetëm që e normalizon këtë gjendje por e zhvillon atë edhe ca më tej duke iu mundësuar zgjerim territorial enklavave serbe drejt ndërlidhjes së tyre. E tëra parashihet të ketë mbikëqyrje gjithnjë e më të shtuar: UNMIK-u nuk po shkon, ICO-ja tashmë ateroi, ndërkaq që pritet që edhe EULEX-i të zbarkojë. Prezenca e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë ka pushtet ekzekutiv dhe ajo gjithsesi sa vie e po rritet pas pavarësisë (sic.). Në fakt, ajo që në mënyrë të popullarizuar e quajmë bashkësi ndërkombëtare, nuk është aq e bashkuar dhe as ndërkombëtare. Më parë se kjo, bashkësia ndërkombëtare është një konglomerat amorf i interesave kombëtare të shteteve të fuqishme. Ajo duket e tillë vetëm e shikuar nga Kosova. Bashkësia ndërkombëtare i duket bashkësi ndërkombëtare Kosovës por jo edhe vetes së saj. Pa Kosovën (dhe krizat e tjera të ngjashme) nuk mund të ekzistojë bashkësia ndërkombëtare si koncept. Ne jemi vendi ku bashkësia ndërkombëtare koagulon për t’u njohur si e tillë më pas. Në këtë kuptim, nuk na nevojitet neve për të jetuar bashkësia ndërkombëtare por bashkësisë ndërkombëtare i nevojitemi ne për të ekzistuar ajo. Pata shpresuar se ndoshta njohjet e pavarësisë nga ana e disa shteteve dhe mosnjohja e kundërshtimi nga disa shtete të tjera do t’i ndihmojnë njerëzit në Kosovë që ta kuptojnë këtë gjë. Mirëpo jo. Ishte sërish Qeveria e Kosovës ajo që u kujdes për këtë punë. Përderisa SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe vendet e tjera që e pranuan Kosovën e anashkaluan OKB-në kur e pranuan pavarësinë e Kosovës, Qeveria e Kosovës vazhdonte (siç po vazhdon edhe sot e kësaj dite) të flirtojë me misionin e OKB-së në Kosovë, UNMIK-un. Për më keq se kaq, tash nuk do të ketë as zëvendësim të burokracisë së huaj që qeveris me Kosovën (dhe Qeverinë e Kosovës) por dyfishim të saj. E, për të qenë edhe më keq se kaq, në Kosovë do të qëndrojnë edhe administratorë, policë e ushtarë nga vendet të cilat publikisht e kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës do të vazhdojë të ketë ushtarë nga Spanja, policë nga Rumania dhe administratorë edhe nga ndonjë vend të cilit ende nuk ia kemi mësuar emrin sepse nuk na ka njohur.

Politikanët e Kosovës që kryesojnë parti e institucione na e kanë dëshmuar se mezi presin ta shpallin dikë mik të shqiptarëve me rastin e vizitave të këtyre në Kosovë. Ndërkaq, politikanët në Serbi për ndonjë zyrtar nga bota që hapur ia mban anën Serbisë thonë se ai vetëm po e kryen punën e vet! (Pikërisht kështu ata u patën deklaruar për sjelljen e Gerard Galluccit.) Sigurisht se është mirë të keshë miq. Edhe më mirë është që ata të jenë të fuqishëm. Mirëpo, më së miri është që të jeshë vetë njëherë dhe të bëhesh gjithnjë e më i fuqishëm. Në fakt, vetëm kësisoj në politikë miqësitë janë të njëmendëta dhe të qëndrueshme. Vetëm kësisoj bashkëpunimi nuk është nënshtrim dhe koordinimi nuk është subordinim. Vetëm kësisoj popullit mund t’i përfaqësohet vullneti në institucionet e sistemit dhe t’i mbrohen interesat aty. Përderisa politikanët shqiptarë zënë poste të larta si rezultat i premtimeve që u kanë dhënë diplomatëve të huaj dhe jo si rezultat i premtimeve që ua kanë dhënë qytetarëve, gjendja sociale dhe ekonomike e popullit nuk do të ndryshojë pavarësisht njohjeve të reja të pavarësisë. Përderisa Qeveria e Kosovës (sikurse para shpalljes së pavarësisë) pret që asaj t’i barten kompetencat nga UNMIK-u, Kosova do të mbetet pa integritet territorial dhe pa sovranitet pavarësisht njohjeve të reja të pavarësisë. TMK-në KFOR-i nuk ta shpall dhe as nuk ta bën ushtri. SHPK-në UNMIK-u nuk ia dorëzon vullnetarisht Ministrisë së Rendit. Fondin e privatizimit AKM-ja nuk ia kthen vetvetiu buxhetit të Kosovës. Nga çështja e njohjes së vetes nga tjetri duhet kaluar urgjentisht në çështjen e vetes së njohur. Përndryshe, sikurse në vitin 1999 edhe tash në vitin 2008 po humbet në pakthim një moment i volitshëm politik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Kujtime nga drejtësia   Tue Feb 17, 2009 11:46 pm

Janë lodhur duke ndenjur. Nuk çlodhen duke ecur. Secili i vetëdijshëm për ecjen e të tjerëve. Asnjëri për ecjen e vet. Duken tamam si ca pinguinë të ndryshkur. Të kërrusur nga pesha e rutinës çapat e ngadaltë i hedhin me përtesë dhe duke u përkundur. Këpucët e tyre pa lidhëse thuajse të tallin me gjuhët e nxjerrura jashtë. Rrethi i portokalltë sillet me përpikëri. Gardiani i hedh ndonjë shikim sa për t’i ikur tymit të cigares së vet. Rrëmon nëpër gazeta të vjetra për fjalëkryqe të mbetura përgjysmë.

Zilja e gjatë bie më herët se zakonisht. Sakaq prishet rrethi. Të burgosurit kthehen nga shëtitja ditore. Pa aktivitet sportiv tash janë edhe më depresivë se para shëtitjes. Zhduken nëpër qelitë e tyre të ndriçuara dobët. Gjithnjë e më shumë prej tyre marrin hapa për qetësim. Burgu është bërë një spital i madh, i pavetëdijshëm për veten. Drejtori, gardianët dhe personeli tjetër kësisoj janë më të qetë. Zaten, bota e jashtme është vend i ngjarjes – në burg s’para ndodh gjë. Të burgosurit duan që t’i dallojnë ditët nga njëra-tjetra. Pa ndryshim, nuk ka kohë; mosndryshimi është përjetësia. Ata janë në gjendje të bëjnë shumëçka vetëm dhe vetëm që të prodhojnë ngjarje. Andaj, personeli i burgut duhet t’i tolerojë të burgosurit që ta mbajnë veten të qetë, apo jo?

U ndal drita. Me siguri ora është 11:00. Shumë mirë. Kërceva nga shtrati. Tash i kam 15 sekonda (derisa të kyçet gjeneratori) për t’ia dhënë shkrimin tim gardianit të mirë B. Ai mund ta dërgojë më pas për ta botuar në gazetë. Gjatë kësaj kohe nuk do të punojë kamera në korridor. Ja erdhi edhe gardiani B. Shumë mirë. E mbajti fjalën. Ai e ka të kryer fakultetin e fizikës. Mbikëqyrësi i tij, po ashtu gardian, e ka të kryer shkollën e lartë ekonomike, kurse drejtori i burgut është me shkollë të mesme. Kjo nuk është dëshmi se drejtori nuk është njeri i mirë (anipse ai njëmend nuk është) dhe nuk është as dëshmi se ai ka punuar në këtë pozitë edhe në kohën e Jugosllavisë e Serbisë (anipse njëmend ai ka punuar). Kjo është veçse dëshmi që ai është inferior në mbledhjet me ndërkombëtarët në Prishtinë. Mund ta humbas lehtë punën në rast se nuk është i dëgjueshëm. Burokratët e UNMIK-ut nuk i duan befasitë. Shumë kollaj atyre mund t’iu kujtohet se drejtori i burgut nuk e ka përgatitjen e duhur për postin që mban.

Zhurmën gërryese të gjeneratorit e mbyt zhurma e televizorit. Në secilën qeli bën dritë shumëngjyrëshe nga një televizor. Bota vjen në burg si televizor. Zëvendësim për dritaren e qelisë. Zëvendësim për çfarëdo arsimimi apo vend pune në burg. Futboll, programe humoristike banale, videospote edhe më banale, telenovela, sërish futboll… Të burgosurit hanë ushqim nga tri herë në ditë pa kurrfarë angazhimi intelektual apo fizik. Askush nuk edukohet apo korrigjohet në këso burgu. Vetëm ata të cilëve frika u ka hyrë në palcë ose ata që janë përsosur për krimin e ardhshëm, nuk kthehen përsëri në burg. Përqindja e të burgosurve recidivistë rritet nga viti në vit. Të ndarë nga shoqëria ata reduktohen në krimin e tyre. Të ndarë nga krimi i tyre (pas daljes nga burgu) shoqëria nuk u jep shansë. Të kthyer ndjehen kur kthehen në burg, jo kur dalin prej tij. Krimi i ndjek (thuajse për t’u rishfaqur vetë ai).

Ka shumë më tepër kriminelë të rinj sesa krime të reja. Gati për çdo ditë vjen dikush i ri për një vepër të vjetër e tashmë të mirënjohur. Kjo i bën të burgosurit e tjerë të ndjehen si në shtëpi të tyre. Ata bëhen mikpritës. I tregojnë të porsaardhurit se pas 72 orësh i vjen vazhdimi prej 30 ditësh, se aty ai do të pikëllohet, mirëpo mandej i vijnë ’bineqët’, pra edhe 60 ditë të tjera paraburgim, dhe pastaj ai doemos disi do të shlirohet. Me një zë me të cilin njeriu i flet vetvetes, të burgosurit mikpritës i thonë atij: mos u mërzit! I burgosuri jabanxhi i shikon i hutuar pa ditur si të reagojë. Ai zakonisht e ka të nxirë syrin dhe në trup ka të ënjtura. Duket që policia hetuese i ka duart përherë e më të lira. Në vend se të hetojnë, shumë policë hetues nxjerrin pranime të fajit nga të pandehurit. Bandat nuk i krijojnë vetëm banditët por i sajon edhe policia, duke i detyruar të pranojnë lidhje të ndryshme të paqena. Mandej, fillimi i gjykimeve vonohet sepse s’ka dëshmi materiale. Sa më gjatë që i mbajnë në burg aq më vështirë e kanë t’i lëshojnë si të pafajshëm pastaj. Gjatësia e paraburgimit ndikon në shpalljen fajtor dhe në dënim. Kontribut të çmuar gjithsesi japin edhe prokurorët. Ata i zvarrisin lëndët për t’i zbutur akuzat, ose edhe për të hequr dorë prej tyre. Kjo gjë varet kryesisht nga shuma me të cilën ata i kanë sfiduar. Në fund, nëse gjykatësit megjithatë duhet t’i lirojnë të pandehurit (sepse e kundërta do të ishte skandaloze), atëherë shpeshtohen vizitat e avokatëve me kërkesa të shtrenjta për (edhe më shumë) para për lirim të plotë. Ata e nuhasin para seancës përfundimtare që i pandehuri do të lirohet në mungesë provash.

Shumica e të burgosurve janë të varfër. Në krahun lindor të burgut, nga 30 të burgosur, 26 prej tyre kishin qenë të papunë në momentin e arrestimit. Dhe, 21 prej tyre ishin për vjedhje ose plaçkitje. Asnjëri prej tyre nuk akuzohej për mallra në vlerë mbi 1.000 euro. Njëri kishte vjedhur një kompresor, një tjetër dy sharra motorike… Kishin vjedhur prej dikujt që kishte qenë ca më i pasur se ata, mirëpo sërish i varfër. Sigurisht që të pasurit nuk kanë gjasa t’i vjedhin: ata kanë truproje, kamera, sensorë. Këta të burgosur përgjithësisht nuk kanë mundësi të paguajnë avokat. Porse edhe ata avokatë që u qasen, u japin premtime të pamundura. Avokatët sillen me të burgosurit klientë të tyre sikurse politikanët me popullin. Disa prej tyre, nga pritja e gjatë në paraburgim, vendosin t’i zhysin familjet në borxh për avokatët që u rrëfejnë se sa ka kërkuar prokurori. Herëdokur duhet ta lajnë atë borxh, qoftë kjo edhe duke bërë vjedhje të reja. Pabarazia drastike sociale njëherë e mundëson e mandej edhe e kushtëzon shumësinë e kundërvajtjeve gjithnjë e më të rënda, delikuencën gjithnjë e më të shpeshtë. Pikërisht kjo është mënyra se si praktikisht ka kollapsuar legjislacioni te ne (mu ashtu siç e kishte paraparë Aristoteli).

Ah, po, ishte aty edhe njëri për korrupsion. Kishte pranuar 100 euro ryshfet. Dy muaj e mbajtën në burg. I burgosuri i kushton buxhetit të Kosovës 15 euro në ditë. 900 euro u shpenzuan për të korruptuarin e 100 eurove. Ky rasti i korrupsionit ishte edhe më interesant se kaq. Si punëtor komune një qytetar ia kishte ofruar ato 100 euro për ta shpejtuar nxjerrjen e një dokumenti personal. E pranonte se i kishte marrur. Mirëpo, porsa kishte zbritur shkallët, në hyrje të ndërtesës së komunës, rreth 20 policë e kishin rrethuar dhe arrestuar. Në mesin e tyre kishte pasur edhe policë të njësisë speciale. I korruptuari tash në burg po lexonte gazetën për dekoratat e fituara dhe gradat e ngritura të policëve të suksesshëm në luftimin e korrupsionit. Paralelisht, diku në një zyre të USAID-it, teksa një OJQ kosovare po e dorëzonte raportin e saj gjashtëmujor, u theksua se ky rast i porsazbuluar nuk është përfshirë në statistikat përfundimtare. Fushata kundër korrupsionit u vlerësua gjithsesi e suksesshme. Një asistente tashmë po përgatiste ftesat për koktejin me rastin e përmbylljes së fushatës. Seç ndjente njëlloj ëmbëlsie ajo përderisa shtypte emrat e politikanëve dhe biznesmenëve kryesor të vendit…

“Mirëdita!” – më tha. U tremba. Ma ndërpreu gjithë këtë rrëke kujtimesh e mendimesh nga burgu. I stepur te porta e oborrit të zyres e shikoja se si ngadalë e ngarkoi qesen e zezë të najlonit në kamionin e bërllokut. Nuk kisha si ta harroj. Ishte N. nga qelia nr.7 e krahut jugor. Sytë më kishin mbetur te uniforma e tij e portokalltë. “Ah, këto!” – s’më la të flisja.”Atje na i vishnin që të na qëllonin po të provonim të iknim. Këtu i kam që të mos më qëllojnë automjetet sepse s’kam ku të shkoj.” Në burg rrinte i ngrysur dhe ishte i heshtur. Tash po qeshte hidhur. Gjersa ecte ashtu rëndë pas kamionit që përziente bërllokun, vërejta se shkarpave u kishte vënë ca lidhëse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Mutacioni   Tue Feb 17, 2009 11:47 pm

Marrëveshja e Rambujesë megjithatë ishte marrëveshje. Delegacioni serb nuk e pranoi atë, mirëpo ai dokument u nënshkrua nga katër politikanë nga Kosova dhe dy diplomatë ndërkombëtar që po ndërmjetësonin. Meqenëse dokumenti i Rambujesë parashihte angazhim të drejtpërdrejtë ndërkombëtar në Kosovë, ndërmjetësuesit realisht u bënë ajo që gjithmonë kishin qenë – palë në kontest, pothuajse njëlloj si pala që kishte nënshkruar dhe ajo që nuk kishte nënshkruar. Kosova e defaktorizuar nga ajo marrëveshje u objektifikua politikisht dhe shumë pjesë të asaj marrëveshjeje u realizuan kurse të tjerat ose modifikoheshin ngapak, ose tërhiqeshin zvarrë, por asnjëherë nuk zhdukeshin. Paraprakisht këtë e ndihmoi edhe vetë Serbia e cila e pranoi dokumentin e Rambujesë në kuadër të kushteve të Grupit të Kontaktit më 3 qershor 1999. Kjo gjë mundësoi përgatitjet për ndërprerjen e bombardimeve të NATO-s dhe përfshirjen e dokumentit të Rambujesë në Rezolutën 1244. Më pas, në Kosovë u instalua UNMIK-u i cili bazohej në Rezolutën 1244 por edhe e kishte mu këtë rezolutë për projekt të vetin politik. UNMIK-u ishte mënyra se si Rezoluta 1244 duhej ta realizonte veten e saj. Kosova mbeti ashtu siç shkruante: autonomi substanciale sovranitetin praktik mbi të cilën e kishin UNMIK-u e KFOR-i, kurse atë nominal Jugosllavia (më pastaj Serbia).

Tetë vjet më vonë delegacioni serb nuk e pranoi Planin e Ahtisaarit. Sërish, sikurse në rastin e Rambujesë, duke qenë të pangopshëm e refuzojnë atë që është e favorshme për ta. Mirëpo, sërish njësoj, Planin e Ahtisaarit e pranon Grupi Negociator i Kosovës dhe, natyrisht, vetë Ahtisaari si ndërmjetësues i mbështetur nga faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar. Plani i Ahtisaarit e ka përbrenda misionin e ardhshëm të BE-së i cili do të sundojë mbi ne edhe më shumë se UNMIK-u. ICO/EULEX-i është një UNMIK i ri i cili ka për detyrë që ta mbikëqyrë realizimin me përpikëri të Planit të Ahtisaarit. ICO/EULEX-i buron nga Plani i Ahtisaarit dhe është mënyra se si ky plan do që ta realizojë veten. Ajo që dikur ishte Rezoluta 1244 u bë Plan i Ahtisaarit kurse ajo që ishte (dhe është) UNMIK-u po e merr formën e ICO/EULEX-it. S'ka dyshim që edhe Serbia do ta pranojë këtë Plan të Ahtisaarit por, sikurse në kohën e Rambujesë, pak më vonë, me emër tjetër, dhe pasi që t'i ketë shfrytëzuar të gjitha mundësitë legale dhe jolegale për të rrëmbyer diçka edhe më të volitshme.

Kjo përsëritje ka origjinë politike – identifikimin e gabueshëm të problemit dhe, për pasojë, mënyrën e padrejtë të kërkimit të zgjidhjes. Në vend se të thuhet që Kosova nuk ka status (dhe ai duhet përcaktuar), duhet thënë ashtu siç është: që populli i Kosovës nuk ka liri (për ta ndryshuar atë status (të autonomisë substanciale) në përputhje me vullnetin e tij). Në vend që të konsiderohet se Kosova është një problem (për të cilën Serbia nëpërmjet negociatave është bërë partner në zgjidhjen e tij), duhet konsideruar që Kosova e ka një problem (të vjetër më se një shekull e emri i të cilit është Serbi). Në fundvitet e '90-ta u negociua me Serbinë dhe rezultati ishte dokumenti i Rambujesë e më pas Rezoluta 1244. Një dekadë më vonë sërish u negociua me Serbinë për Kosovën dhe rezultati ishte Plani i Ahtisaarit. Këto negociata përherë ishin ndërmjet të pabarabartëve: Serbia si shtet me qeveri reale; Kosova si koloni postmoderne me qeveri fiktive. Këto negociata gjithsesi ishin negociata pa reciprocitet: ato bëheshin vetëm për territorin e Kosovës, jo edhe për atë të Serbisë. Këto negociata ishin edhe rehabilituese për Serbinë: aty u barazua agresioni dhe gjenocidi (shteti i Serbisë) me viktimën dhe luftën çlirimtare (populli i Kosovës). Po ashtu, vazhdimisht bëhej fjalë për negociata mashtruese: Kosovës nuk i mungonte statusi por popullit të Kosovës i mungon liria. Së fundi, pa dyshim se ishin negociata shumë të dëmshme: nënkuptonin gatishmërinë për kompromis dhe me vetë fillimin e tyre shënonin fundin e pavarësisë së plotë dhe sovranitetit si mundësi.

Kosovën përsëri e kërcënojnë negociata të reja. Kur s'ka drejtësi dhe parime, nis pazari joparimor dhe i padrejtë. Zgjedhjet e Serbisë të 11 majit u lejuan edhe në Kosovë nga UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovës. Tolerimi është pranim. Andaj, tash po shtohen zërat që duan rifillim të negociatave ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë (e cila ndërkohë po e forcon veten e saj përbrenda Kosovës). Përderisa Qeveria e Kosovës prodhon imazhe televizive dhe bën marketing me njohjen e pavarësisë nga ishujt e Oqeanisë, Serbia po e zgjeron territorin të cilin e kontrollon gjithnjë e më shumë duke e dëmtuar gati pakthyeshëm integritetin territorial të Kosovës.

Negociatat me Serbinë për vendin tonë kanë bërë veçse mutacione të virusit që na e mirëmban sëmundjen – mungesën kronike të lirisë dhe vetëvendosjes. Negociatat e këtilla me të cilat përherë është kërkuar zgjidhja janë pjesë vitale e problemit. Dekadën e fundit të politikës kosovare e karakterizojnë negociatat me Serbinë. Fundi i kësaj politike do ta karakterizojë fillimin e lirisë së panegociueshme për Kosovën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Drejtësia e UNMIK-ut   Tue Feb 17, 2009 11:47 pm

Letër që iu dërgua organizatave kryesore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Unë u burgosa më 10 shkurt, 2007, pasi Lëvizja VETËVENDOSJE!, ku unë jam njëri prej udhëheqësve, mbajti një demonstratë të padhunshme. Seanca e katërt e rastit kundër meje do të mbahet më 30 janar. Më ngarkojnë me akuzat se: e kam organizuar turmën, e cila ka kryer vepër penale (si thuhet ‘në tentativë për të shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe/ose të dëmtojë pasurinë në shkallë të gjerë’), duke i penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre (si të tilla përkufizohen (përpjekjet) për të formuar kordon policor në rrugë) dhe duke bërë thirrje për rezistencë (që thuhet të ketë qenë nxitja e popullit për ta thyer kordonin policor). Unë përballem me dënimin me burg deri në dhjetë vjet.

Kam treguar edhe tjetërkund se këto akuza janë absurde deri në detajet e tyre më të vogla (shiko te www.freealbinkurti.org) dhe tash po iu shkruaj për të shpjeguar pse mendoj se rasti kundër meje duhet të hidhet poshtë dhe për të treguar për shkeljet e të drejtave të njeriut që po ndodhin gjatë gjithë procesit ligjor. Çdonjëri ka të drejtë për një jetë me dinjitet dhe drejtësi. Konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut janë formuluar pikërisht me qëllim të mbrojtjes së kësaj të drejte. Shkeljet e të drejtave të mia të njeriut në rastin kundër meje, para së gjithash, të së drejtës sime për një gjykim të drejtë, e bëjnë të qartë se Kosova nën sundimin e OKB-së është lënë jashtë këtij rregulli ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

Para së gjithash, po e shoh si të domosdoshme të shpjegoj në pika të shkurtëra pse VETËVENDOSJE! demonstroi më 10 shkurt 2007 dhe çka ndodhi atë ditë. VETËVENDOSJE! është një lëvizje politike opozitare, e padhunshme dhe me aktivistë vullnetarë, e cila angazhohet për vetëvendosjen e Kosovës. Më 10 shkurt, VETËVENDOSJE! demonstroi kundër Pakos së Ahtisaarit – e cila, ne besojmë se Kosovës do t’i sjellë luftë dhe mjerim – si dhe kundër regjimit jodemokratik të UNMIK-ut këtu. Gjatë demonstratës dy demonstrues paqësor u qëlluan për vdekje nga ana e policisë së OKB-së, me plumba të gomës me afat të skaduar me të cilat protestuesit u qëlluan në kokë nga afër. Mbi tetëdhjetë protestues të tjerë u lënduan me plumba të gomës, njëri nga të cilët e ka humbur syrin dhe dy të tjerë kanë qenë nën kujdes intensiv me ditë të tëra.

Përkundër raportit të Prokurorit Special të vetë UNMIK-ut, Robert Dean, i cili konfirmoi se reagimi i policisë më 10 shkurt ishte kriminal, UNMK-u refuzoi të zhvillonte hetime mbi krimet gjatë atyre ngjarjeve. Edhe pse është vërtetuar se vrasësit ishin nga Njësiti Special i Policisë së Rumanisë, prokurori i OKB-së argumentoi kundër ndjekjes së tyre penale ngase nuk kishte mundësi të gjindej lidhshmëria në mes të plumbave dhe armëve individuale prej të cilave ishte shtënë. Në raportin e tij të dytë, Dean, e cilësoi shkëputjen në zinxhirin komandues si shkaktar të vrasjeve, por prap refuzoi të niste hetime për t’i identifikuar personat përgjegjës. Policisë rumune iu lejua që fshehtas të ikte nga Kosova dhe askush nga ata që ishin në krye të operacionit kriminal policor nuk është marrë në përgjegjësi. Në kërkim të pashpresë për një viktimë për t’ia ngarkuar fajin për krimin e vet, UNMIK-u më zgjodhi mua për të më nxjerrë në gjykim.

Arrestimi dhe paraburgimi

Kur më arrestuan pas demonstratës së 10 shkurtit, Shërbimi Policor i Kosovës nuk ma tregoi ndonjë fletëarrest as nuk më njohtoi mbi arsyet e arrestit apo mbi ligjin e duhur në zbatim ose faktet lidhur me të. Në vend të kësaj, policia hyri në zyren e VETËVENDOSJE!-s në mënyrë të dhunshme, përdori sprej djegës kundër meje dhe disa aktivistëve të tjerë të VETËVENDOSJE!-s, na shkelmuan dhe na rrahën, mua dhe të tjerët në zyrë, përfshirë këtu edhe një aktiviste, Shkurta Aliun, e cila u rrah deri në alivanosje dhe u dërgua në spital. Asnjëri nga policët nuk u godit dhe as nuk u lëndua gjatë arrestimit tim.

Paraburgimi im nuk kishte ndonjë bazë ligjore deri më 13 shkurt, kur u mbajt një seancë dëgjimore e mbyllur për opinionin. Që atëherë paraburgimi im është zgjatur zakonisht pa praninë time dhe ndonjëherë edhe pa dijen time. Disa nga seancat e mëposhtme të dëgjimit gjatë paraburgimit po ashtu kanë qenë të mbyllura për opinionin.

Federata Ndërkombëtare e Helsinkit (angl. IHF) si dhe Amnesty International (AI) kanë theksuar se paraburgimi im gjithnjë ka pasur bazë të dobët ligjore: atij i ka munguar arsyetimi i mjaftueshëm dhe si i tillë ka rezultuar me privim joligjor të lirisë. Gjithashtu, hapësira aktuale kohore prej dy muajsh në mes të seancës së tretë dhe të katërt të rastit kundër meje – prej 4 dhjetorit 2007 deri më 30 janar 2008 – dëshmon se gjykata e UNMIK-ut nuk e ka për qëllim ta zhvillojë procedurën gjyqësore me përshpejtim të duhur por në vend të kësaj synon ta zgjasë rastin për aq sa është e mundur.

Kur më transferuan për herë të parë në arrest shtëpiak, mua pa kurrfarë arsyetimi ligjor më qe ndaluar kontakti me VETËVENDOSJE!-n dhe me mediat. Gjatë arrestit tim të mëvonshëm shtëpiak këto kufizime u hoqën pa shpjegim, por në vend të kësaj një roje policore 24-orëshe (e përbërë nga dy policë të armatosur) u vendos para derës sime dhe mua nuk më lejohej ta qitja hapin jashtë derës së banesës sime. Kjo gjë ishte e pashembullt në historinë e Kosovës dhe kurrë nuk u arsyetua në mënyrë ligjore. Derisa isha në paraburim në burg, IHF-së nuk iu lejua të më vizitonte derisa vizitorëve ndërkombëtarë, ndër të tjerë diplomatit amerikan William Walker, i cili u përpoq të më bindte që të mos organizoja demonstrata, iu lejua vizita menjëherë.

Gjykimi i drejtë

Supozimi i pafajsisë
Rasti kundër meje dhe në veçanti paraburgimi im që nga fillimi janë bazuar në supozimin e fajsisë, jo atë të pafajsisë. Kjo nuk shihet vetëm nga vendimet dhe veprimet e gjykatësve që janë në krye të rastit tim. Autoritetet lokale dhe ndërkombëtare të Kosovës dhe zyrtarët publik – pëfshirë këtu disa nga politikanët lokal, zëdhënësin e Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani, Shefen e Zyres Amerikane në Kosovë, Tina Kaidanow dhe ish-zëvendës-shefin e UNMIK-ut (zëvendësin e PSSP-së), Steven Schook, që nga dita e parë e burgosjes sime publikisht kanë dhënë deklarata degraduese ndaj meje dhe VETËVEDOSJE!-s dhe e kanë shprehur mendimin se unë jam fajtor.


(vazhdon...!!)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Drejtësia e UNMIK-ut   Tue Feb 17, 2009 11:48 pm

(vijon nga postimi i kaluar...!!)


Barazia para ligjit
Që nga fillimi i rastit kundër meje unë jam vënë në disavantazh në krahasim me prokurorinë. Unë jam trajtuar ndryshe, nuk më është lejuar të shprehem dhe madje i jam nënshtruar ofendimit gojor: kur filloi gjykimi më 19 shtator, unë e kundërshtova panelin kryesues të gjykatësve për miratimin e parregullsive në rastin kundër meje, si dhe për mungesën e pavarësisë dhe paanshmërisë së tyre – paneli e përfaqëson UNMIK-un, i cili është njëherit edhe palë e dëmtuar edhe palë akuzuese në rastin tim. Pasi kërkuan që ta shpjegoja kundërshtimin tim ndaj panelit, gjykatësi kryesues, Maurizio Salustro, më ndërpreu duke më bërtitur dy herë që ‘ta mbyllja gojën!’ dhe e përfundoi seancën pa më lejuar të flisja.

Për më tepër, seanca e parë gjyqësore më 19 shtator filloi me leximin e një aktakuze plotësisht të re dhe të pakonfirmuar, pa paralajmërim. Mua nuk më patën informuar për këto akuza të reja kundër meje as mbi ligjin në zbatim apo për faktet në fjalë në të cilat ato akuza bazoheshin. Në seancën e ardhshme gjyqësore më 15 nëntor, gjykatësi Salustro deklaroi pa kurrfarë shpjegimi se kjo aktakuzë e re duhej të injorohej.

Unë kurrë nuk kam pranuar që të kem avokat mbrojtës në këtë rast, meqë ai do të emërohej nga UNMIK-u. Meqë UNMIK-u është pala gjykuese, akuzuese dhe e dëmtuar në rastin tim, e ashtuaquajtura mbrojtja ime përballet me konfikt interesash në mes të shërbimit që më ofron mua dhe autoritetit i cili e ka emëruar në atë detyrë. Përkundër shprehjes së përsëritur të këtij qëndrimi, UNMIK-u ma caktoi një mbrojtës në rastin tim. Gjatë seancës së dytë gjyqësore më 15 nëntor, gjykatësi Salustro e zgjodhi Fazli Balajn si të ashtuquajturin mbrojtësin e katërt në mënyrë tërësisht joprofesionale. Brenda një ore dhe pa kurrfarë procesi parapërgatitor, Balaj u paraqit në gjykatë pa pasur kohë që të njohtohej me rastin dhe ta përgatiste mbrojtjen e tij. Për ta bërë këtë edhe më keq, Balaj ka deklaruar publikisht për Televizionin e Kosovës se unë jam fajtor për më shumë se sa që më akuzojnë aktualisht – shih http://www.youtube.com/watch?v=F7wjbVLglIs. Në gjykatë ai haptas i kundërshtoi argumentet e mia. Në një rast, sjellja e Balajt e shtyri prokurorinë që të kërkonte nga gjykatësi Salustro që ta sqaronte rolin e avokatit të detyrueshëm mbrojtës meqë dukej sikur ai vepronte kundër meje.

Në seancën e tretë gjyqësore më 4 dhjetor, 2007 unë ia dorëzova një DVD gjyqit si dëshmi për akuzimin e sheshtë timin dhe të VETËVENDOSJE!-s nga ana e Balajt për protestën e 10 shkurtit. Kishte probleme teknike, të cilat nuk e lejuan panelin e gjykatësve që ta shikonte DVD-në atë herë, por gjykatësi Salustro vendosi ta vazhdonte dëgjimin duke e injoruar kërkesën për shqyrtim të provave që unë i pata sjellë kundër të së ashtuaquajturës mbrojtjes sime. Gjykata nuk lëshoi fletërefuzim me arsyet për injorimin e provave të DVD-së.

Kur IHF-së nuk iu dha e drejta për të më vizituar gjatë mbajtjes sime në burg para gjykimit, ata mësuan se unë qesh klasifikuar si i burgosur i ‘Kategorisë A’ – kategorizim ky i rezervuar për të burgosurit më të rrezikshëm në Kosovë. As unë as i ashtuquajturi avokati imi mbrojtës nuk ishim informuar lidhur me këtë kategorizim apo me pasojat e tij. Meqë prokuroria ishte e informuar lidhur me këtë kategorizim, kjo e shkeli parimin e barazisë së palëve siç thekson IHF. Ky parim gjithashtu u shkel atëherë kur gjykatësi kryesues gjatë mbajtjes sime në burg para gjykimit iu afrua prokurorisë dhe pyeti ‘çka doni të bëj unë më tej?’.

E drejta për t’u ankuar
Edhe pse rasti gjyqësor kundër meje nuk e përmbush as ‘minimumin’ e asaj që kërkohet me të drejtën për shqyrtim të drejtë, mua më mohohen të gjitha mundësitë për ankesë apo zhdëmtim. Nuk ekzistojnë kurrfarë mekanizmash përmes të cilëve unë do të mund të inicoja një proces ankese kundër UNMIK-ut, gjykatësve ose prokurorisë në rastin tim dhe kurrfarë autoriteti më i lartë të cilit do të mund t’i ankohesha ose prej të cilit do të mund të kërkoja drejtësi. Për shembull, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut nuk ka jurisdiksion në Kosovë nën sundimin e UNMIK-ut.

Pavarësia dhe paanshmëria
Gjyqësia në Kosovë nuk është as e pavarur as e paanshme, ashtu siç theksojnë edhe Human Rights Watch, IHF dhe AI. Gjithashtu, nuk ekziston ndarja e autoritetit në Kosovë për ta mbrojtur gjyqësinë nga ndërhyrja e palejuar: UNMIK-u dhe shefi i tij, PSSP, e përfaqëson dhe e personifikon gjithë gjyqësinë, autoritetin ekzekutiv dhe legjislativ. PSSP gjithashtu ka autoritet t’i shfuqizojë dhe t’i ndryshojë vendimet gjyqësore. Kjo mungesë e pavarësisë dhe paanshmërisë është kristalizuar veçanërisht gjatë rastit kundër meje: PSSP, Joachim Ruecker, i cili i emëron të gjithë gjykatësit dhe prokurorët në Kosovë – natyrisht përfshirë këtu edhe ata në rastin tim – është i cekur personalisht si palë e dëmtuar në aktakuzën kundër meje.

Është e qartë se motivi për rastin kundër meje është politik, jo ligjor. Sistemi ndërkombëtar i UNMIK-ut, i cili e kryeson rastin tim zakonisht merret vetëm me krime ndëretnike dhe krime të luftës, por shumë shpejt e përvetësoi rastin kundër meje pa shpjeguar përse. Megjithatë, arsyet e tyre për nisjen e rastit janë të qarta. Vetë puna ime si aktivist politik dhe i padhunshëm në VETËVENDOSJE! përqëndrohet në kundërshtimin e sistemit jodemokratik të UNMIK-ut dhe në fitimin e të drejtës për referendum për popullin e Kosovës. Si lëvizje vullnetare, politikisht opozitare dhe e padhunshme, VETËVENDOSJE! punon për ta bërë Kosovën një vend të drejtësisë, lirisë, dinjitetit dhe përparimit, pa sundim ndërkombëtar. Demonstrata e padhunshme më 10 shkurt, e cila është pikëpërqëndrimi i rastit kundër meje, ka qenë vepër e shprehjes së kundërshtimit ndaj UNMIK-ut dhe një thirrje për vetëvendosje për popullin e Kosovës.

Meqë zëri im i kundërshtimit jo të dhunshëm ndaj UNMIK-ut po fiton përkrahje në Kosovë, është qartas në interes të UNMIK-ut që të më mbaj mua të heshtur dhe të më izolojë nga populli i Kosovës i cili do të mund të bashkohej me mua. Fakti se gjatë mëse 10 muajve në paraburgim unë jam marrë në pyetje vetëm një herë – dhe atë vetëm për 30 minuta – e konfirmon se qëllimi i UNMIK-ut për paraburgimin tim gjithnjë ka qenë izolimi, e jo e vërteta ose hetimi. Gjatë procesit kundër meje, prokuroria madje edhe haptas ka provuar ta përdorë rolin tim politik për të argumentuar në favor të paraburgimit të vazhduar duke iu referuar ‘rrezikut’ që unë paraqes për procesin rreth statusit të ardhshëm të Kosovës. Rasti motivohet nga dëshira e flaktë e UNMIK-ut për të më mbajtur të heshtur dhe për të më izoluar mua dhe për ta margjinalizuar kundërshtinë politike të padhunshme të VETËVENDOSJE!-s duke e portretizuar lëvizjen si të dhunshme dhe ekstreme.

Se akuzat kundër meje janë pa bazë ligjore u dëshmua sërish në seancën e tretë të rastit më 5 dhjetor. Në këtë seancë dëshmitari kyç i prokurorisë, oficeri i Policisë së Kosovës, Ismet Hajdini, tha se përkundrazi nga ajo që thuhet në transkriptin e prokurorisë, ai nuk më kishte parë mua të hidhja gurë më 10 shkurt, as nuk më kishte dëgjuar të kisha bërë thirrje për të hedhur gurë. Ai tha se demonstrata atë ditë kishte qenë paqësore derisa ishte thyer kordoni dhe se policia kishte hedhur gaz lotësjellës dhe se ai nuk kishte dëgjuar t’u ishte tërhequr verejtja protestuesve nga ana e policisë atë ditë.

Më 19 dhjetor, 2007, unë u lirova nga arresti shtëpiak për shkak të shtypjes nga jashtë ndaj UNMIK-ut lidhur me mbajtjen time në paraburgim, në veçanti të një deklarate të Amnesty International të datës 10 dhjetor. Në mënyrë paradoksale, arsyeja kryesore për heqjen e arrestit shtëpiak ka qenë që të sigurohet vazhdimi më i lehtë i rastit – heqja e arrestit shtëpiak e ka zvogëluar shtypjen ndaj UNMIK-ut dhe i ka mundësuar atij ta vazhdojë procesin e tij politik dhe të rrejshëm kundër meje.

Shkeljet e të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor të rastit kundër meje e kristalizojnë padrejtësinë brutale të cilën e përfaqëson dhe për të cilën angazhohet UNMIK-u në Kosovë. Rasti është shprehje e përbuzjes sistematike të parimeve universale të drejtësisë dhe dinjitetit, përkundër gjithë asaj për çka do të duhej të angazhohej OKB-ja në botë. Meqë unë nuk e njoh UNMIK-un as gjyqësinë e tij unë në këtë rast e kam kufizuar bashkëveprimin me të vetëm në gjërat që kam qenë i detyruar t’i bëj (jam sjellë në gjykatë nga rojet policore) dhe në ato që i kam parë të domosdoshme për ta përfaqësuar veten dhe VETËVENDOSJE!-n. Gjithashtu kam theksuar se si UNMIK-u i shkel madje edhe ligjet e veta dhe, ashtu si në këtë letër, kam treguar për disa nga shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur. Unë nuk kam kurrfarë synimesh të tjera lidhur me procedurën gjyqësore kundër meje, madje nuk synoj as ta pengoj atë.

Përveçse nuk kam ndjerë obligim që të marrë pjesë në mënyrë aktive në këto procedura kriminale (siç ka konfirmuar Gjyqi Evropian për të Drejtat e Njeriut , p.sh. në rastin Yagci dhe Saragin kundër Turqisë, 8 qershor, 1995), unë kam paraqitur në gjyq pse aktakuza kundër meje është tërësisht absurde, pse unë e kundërshtoj rastin dhe sistemin e UNMIK-ut, si dhe e kam shprehur dyshimin për paraqitjen e vetëm një dëshmitari në gjyq deri tash. Komunikimi im tejet i kufizuar me gjyqin gjithnjë ka pasur për qëllim ta çojë përpara e jo ta pengojë drejtësinë: duke mos bashkëpunuar me gjyqësinë e padrejtë të UNMIK-ut, unë vazhdoj të punoj për një Kosovë të drejtë. Duke mos bashkëvepruar me një gjyq të padinjitetshëm, të padrejtë, në një rast absurd politik, unë punoj me popullin e Kosovës për një vend të dinjitetit dhe të drejtësisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Pavarësia e shpalljes së varur   Tue Feb 17, 2009 11:49 pm

Pikërisht pse nuk e bëjnë dot pavarësinë, ata do ta shpallin atë. Nuk do ta shpallin për ta bërë pavarësinë por për shkak se nuk mund ta bëjnë dhe nuk do ta bëjnë. Nuk kanë mundur asnjëherë ta bëjnë pavarësinë. As që lejoheshin ta bëjnë pavarësinë në bazë të kornizës kushtetuese brenda së cilës ndodhe(shi)n. Dhe, sërish për shkak të kornizës kushtetuese, as që lejoheshin ta shpallin atë. Gjatë tërë këtyre viteve të pasluftës politikanët ishin shumë të vetëdijshëm për këtë. Ata nuk e shpallën pavarësinë sepse nuk dëshironin të diskreditoheshin para qytetarëve sikurse për ato 2.500 hektarët në Debëlldeh. Kryeadministratori i atëhershëm, Michael Steiner, me gjysëm faqe tekst ua pat shpallur të pavlefshme rezolutën që i kundërvihej marrëveshjes Beograd-Shkup. Hektarët i shkuan Maqedonisë ndërsa deputetët e Kosovës nuk e sfiduan më kryeadministratorin. Cilido që kishte shtysa të brendshme për të bërë diçka thelbësore për Kosovën ndalej porsa i kujtohej veprimi i Steinerit. Diktatura e normuar pasi që ishte ushtruar praktikisht kishte përfunduar e përbrendësuar nga deputetët e ministrat.

Megjithatë, ka gjasa ta shpallin pavarësinë kësaj radhe. Natyrisht, pasi që ta kenë shtyer mirë e mirë atë moment të shpalljes. Do ta shpallin atëherë kur nuk do të mund ta shtyejnë më momentin e shpalljes. E dimë se kanë premtuar diçka tjetër, se e kanë premtuar bërjen e jo shpalljen e pavarësisë. Disa na kanë thënë tash tetë vjet e të tjerët tash tetëmbëdhjetë vjet se ata do ta bëjnë pavarësinë. Po, pra, kanë thënë. Vetëm kaq – kanë thënë, pra. Nuk e kanë bërë. A do të thotë kjo se tash na e paskan degraduar qëllimin e politikës së tyre nga bërja në (këtë) shpallje (të paralajmëruar)? Jo, kurrsesi. Shpallja (e pavarësisë) është kulmi i deklaratave (për pavarësinë). E këta eventualisht vetëm deklarata mund të bëjnë. Jo edhe të bëjnë atë që e thotë deklarata. Këta thonë deklarata që nuk bëhen dhe që nuk janë të kota vetëm atëherë kur janë kundërproduktive.

Negociatorët kosovar duket se besojnë që populli i Kosovës është i fiksuar mentalisht pas fjalës ‘pavarësi’ dhe tash ata duhet të bëjnë diçka ku do të dëgjohet kjo fjalë. Prandaj, në fakt, nuk do ta shpallin pavarësinë por do ta shpallin fjalën ‘pavarësi’. Të gjitha mediat vendore e ndërkombëtare do t’i mbushin gazetat dhe eterin me fjalën ‘pavarësi’. Efekti kryesor i deklaratës së pavarësisë do ta jetë veçse psikologjik. Elita politike do të buzëqesh kolektivisht e stërkënaqur me kohën e re që e ka blerë për veten e saj. Në fjalitë që do t’i thonë për hir të përdorimit të fjalës ‘pavarësi’ nuk do të harrojnë ta fusin edhe fjalën ‘histori(ke)’. Jo shumë njerëz do ta lexojnë tekstin e plotë të deklaratës së pavarësisë dhe pakkush do ta bëjë këtë me vëmendje të shtuar. Nuk do të vërehet se ajo deklarata e pavarësisë i siguron vetëm 30 sekonda shpallje të pavarësisë. Ose, ndonjë sekondë më shumë apo më pak varësisht nga shpejtësia me të cilën është lexuar paragrafi i parë. Qysh në paragrafin e dytë do të ftohet misioni i BE-së të sundojë me neve dhe menjëherë më pas (apo edhe para kësaj) do të jetë zotimi për implementimin e Pakos së Ahtisaarit. Jo vetëm që Kuvendi i ardhshëm i Kosovës nuk e bën dot pavarësinë por edhe në shpalljen e pavarësisë do të ketë vetëm 30 sekonda pavarësi. Pakoja e Ahtisaarit me decentralizim etnik (vetëm për serbët) dhe ‘eksterritorialitet’ fetar (vetëm për ortodoksët që i quan serbë) do ta ndajë e përçajë Kosovën si mos më keq. Kapaku do t’i vendoset me misionin e BE-së, kreu i së cilës do ta ketë fjalën e fundit të autoritetit suprem për gjithçka dhe në çdo kohë ngjashëm si në Bosnje. Modeli autoritar i sundimbërjes e ka përherë qëllim stabilitetin dhe jo progresin. Andaj, na flasin për 1.800 policë e gjykatës nga BE-ja, na flasin për sundimin e ligjit, por jo edhe për ekspertët e ekonomisë, profesorët e universiteteve evropiane dhe kompanitë e njohura perëndimore që me ardhjen e tyre do të ndihmonin në zhvillimin e Kosovës. Burokratët ndërkombëtar dhe sejmenët e tyre vendor me siguri se do ta përmendin ekonominë e tregut ndërkohë që në Kosovë do të vazhdojë avazi i vjetër i tregut pa ekonomi. Nëpër billboard-at e shumtë, në vend të reklamave të prodhimeve, do të kemi si zakonisht fytyrat e politikanëve vendor dhe kërkesat ndërkombëtare për tolerancë. Në anën tjetër, Serbia do të vazhdojë (së paku) me rritjen aktuale ekonomike dhe do t’i shtojë investimet nëpër enklava. Kosova do të fundoset në implementimin e Pakos së Ahtisaarit ndonëse përmbajtja e Pakos së Ahtisaarit vazhdimisht është argumentuar si çmim për rekomandimin për ‘pavarësi të mbikëqyrur’. Mirëpo, edhe Qeveria e deritanishme në krye me Agim Çekun miratonte ligje nga ajo përmbajtje, pra, e implementonte vetëm çmimin e ‘pavarësisë së mbikëqyrur’ që nuk u bë asnjëherë! E gjithë kjo, me ose pa vetëdije, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes UNMIK-ut, bëhet e do të bëhet për ta zbutur Serbinë duke e marrur atë me të mirë. Askush nuk e di më mirë se populli shqiptar që duke e marrur Serbinë me të mirë ajo veçsa bëhet më e keqe: Serbia e do atë me të cilën s’ngopet dot – territorin. Në diskursin e mosiritimit të Serbisë gjithsesi ndodhet edhe Hashim Thaçi. Njerëzit duan që të tjerët t’i marrin seriozisht dhe brengosen se mos ata nuk do t’i marrin seriozisht. Jo edhe Hashim Thaçi për të cilin vlen e kundërta. Hashim Thaçi frikësohet se mos do ta marrin seriozisht (Serbia e Rusia shpalljen e pavarësisë së Kosovës). Do që ta shpallë pavarësinë (e Kosovës) duke e menduar në fakt pavarësinë e Serbisë (prej Kosovës) - evitimin e intervenimit të saj në Kosovë. Mirëpo, rezultati i shpalljes së paralajmëruar do të jetë i kundërt me qëllimin e proklamuar. Ajo shpallje e ‘pavarësisë’ pa e bërë TMK-në ushtri dhe pa e futur SHPK-në nën kontrollin tonë nuk e bën Serbinë të hezitojë por përkundrazi e inkurajon intervenimin e saj edhe ushtarak (tashmë të paralajmëruar). Strukturat e Serbisë në Kosovë me lehtësi të njëjtë do të mund t’i shënojnë kufijtë territorial brenda Kosovës ku përfundon ajo ‘pavarësi’ e asaj shpalljeje të pavarësisë. Përfundimisht, në vend se të kemi pavarësi që s’e njeh Serbia e Rusia, në të vërtetë, do të kemi mision të BE-së që nuk e njohin këto të dyja.

Shpallja unilaterale e pavarësisë ka kohë që është zëvendësuar me shpallje të koordinuar. Pavarësia e kësaj shpalljeje të varur nuk do të zgjasë shumë as për vetë Kuvendin e ardhshëm të Kosovës i cili e miratoi atë. Disa muaj pas shpalljes së pavarësisë dhe pas barrikadimit të enklavave nga strukturat e Serbisë në Kosovë fare kollaj këta ‘përfaqësues’ të popullit futen në (kon)federatë (asimetrike) me Serbinë. Sepse, pak a shumë janë po ata deputetë që e pranuan Pakon e Ahtisaarit me vetëm një votë kundër – atë të Numan Baliqit.

Dihet që për çfarëdo marrëdhënie federale apo konfederale duhet të jeshë (subjekt) së pari. Kosova nuk është (subjekt). Andaj, UNMIK-u dhe qarqe të caktuara ndërkombëtare edhe mund ta tolerojnë shpalljen e pavarësisë pikërisht për hir të marrëveshjes së mëpastajme me Serbinë. Mu ashtu siç ka ngjarë në Bosnje. Këtu konsiston arsyeja pse nuk e lejojnë referendumin që do t’i paraprinte shpalljes së pavarësisë. Në atë rast, çfarëdo kompromisi të ardhshëm të Kosovës me Serbinë do të detyroheshin ta kthenin për verifikim te populli në një referendum të ri.

Mirëpo, politikanët e Kosovës nuk thonë se duhet populli të vendos për Kosovën por (në rastin më të mirë) besojnë se janë duke vendosur ata. Populli dhe vendimi i tij është harruar prej tyre sepse ata po kalërojnë mbi kurrizin e popullit. Çështjen e Kosovës e kanë futur në rrugën e gabuar e cila për pasojë po na largon nga pavarësia. Po këta politikanë që dikur thoshin se pavarësia është e pashmangshme tash po thonë se ajo është edhe e paevitueshme. Mbase, gjithnjë duke i pasur parasysh evituesit gjithnjë e më të fuqishëm të saj (sic.). Njerëzit nuk thonë që lindja e diellit është e paevitueshme jo vetëm për shkak se një gjë e tillë nuk do të ishte e dëshirueshme por edhe për shkak se ajo njëmend është e paevitueshme.

Në Kosovë, edhe për këtë vit të ri, nuk ke pse ia uron dikujt vitin e ri kur qysh tash shihet e dihet se sa i vjetër do të jetë ai. Zaten, e vërteta te ne është në gazetat e vjetra (aty ku janë premtimet e dalura boje të politikanëve). E vërteta edhe e vetë atyre gazetave (që në mënyrë aq jokritike i transmetuan ato premtime).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Shpallja e Thaçit   Tue Feb 17, 2009 11:50 pm

Do ta shpallin apo nuk do ta shpallin? Kështu pyesnin njerëzit njëri-tjetrin para zgjedhjeve të 17 nëntorit. Shpalljen e pavarësisë menjëherë pas 10 dhjetorit e besonin posaçërisht ata që u besonin premtimeve të politikanëve në fushatë. Mirëpo, lehtas e qetas, e ashtuquajtura ‘shpallje e njëanshme e pavarësisë’ u shndërrua në ‘shpallje të koordinuar të pavarësisë’. Brukseli ia tërhoqi veshin Thaçit ende pa u bërë kryeministër. Mund të merret me mend se çka do t’i bëjnë kur të bëhet kryeministër! I thanë se tash duhet të jetë i kujdesshëm meqë nuk është më në opozitë. Pra, Thaçit i treguan se ngjitja lart në pushtet nuk është edhe liri më e madhe për pushtet. Sistemi politik në Kosovë – në të cilin UNMIK-u iu ka dhënë pushtet ca vendasve për të sunduar më lehtë dhe jo për të sunduar më pak – e imponon një gjë të tillë. Mirëpo, UNMIK-u, thjesht, nuk do opozitë as përfundi vetes. Për shkak se koalicioni LDK-AAK ishte i dobët, UNMIK-u e krijoi Grupin Negociator (e jo aq pse duhej negociuar me Serbinë). Për të njëjtën arsye, që të mos ketë opozitë, tash UNMIK-u do që ta sajojë koalicionin PDK-LDK. Ky koalicion nuk është pasojë e rezultatit të zgjedhjeve por vetë arsyeja e mbajtjes së zgjedhjeve. Agim Çeku ishte kryeministër i dobët në një qeveri të dobët. Hashim Thaçin duan ta bëjnë kryeministër të fuqishëm në një qeveri të fuqishme. Përderisa Ibrahim Rugova ishte i gatshëm të jepte gjithçka vetëm që të mbetej president, Hashim Thaçi jep gjithçka vetëm që të bëhet kryeministër. Në Kosovë nuk është me rëndësi që të bëhesh kryeministër. Me rëndësi është që të keshë dëshirë të bëhesh kryeministër. Pastaj, UNMIK-u dhe ca zyra ndërkombëtare ta menaxhojnë dëshirën, duke e vonuar plotësimin e saj. Ndërkohë, ti ua plotëson atyre dëshirat. Hashim Thaçin e shfrytëzuan mu kështu ende pa e bërë kryeministër. Ama, ky shfrytëzim gjithsesi do të harrohet. Sa të jetë Thaçi kryeministër, ai shfrytëzimin e vërtetë gjithmonë do ta ketë përpara, deri në ditën kur do të bëhet i pashfrytëzueshëm. Tani, më këto zgjedhjet e 17 nëntorit, Thaçi ka fituar relativisht që të humbasë absolutisht më vonë (e që sërish është shumë më herët sesa që ai mendon).

Mirëpo, për çka do ta shfrytëzojnë? Pse i duhet Hashim Thaçi UNMIK-ut? Pse i nevojitet atij mu në këtë kohë? Që të gjithë tashmë e kanë të qartë se nuk ka trysni ndërkombëtare mbi Serbinë që ajo ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Presioni është mbi Prishtinën. Politikanët e Prishtinës do të cyten e shtrydhen që të pranojnë marrëveshje kompromisi me Serbinë. Aq shumë koncesione i janë bërë Serbisë nga ana e Grupit Negociator saqë tash besohet se mund të bëhet edhe kompromisi përfundimtar. Siç dihet, Kuvendi i Kosovës e pranoi Pakon e Ahtisaarit, ndërkaq Serbia s’ka lëvizur asnjëherë për asgjë nga pozicionet fillestare. E, qëllimi i Pakos së Ahtisaarit ishte vendosja e themeleve për ndarjen e brendshme të Kosovës, kurse efekti kryesor i kësaj Pakoje ishte shkatërrimi i pavarësisë së plotë si kërkesë e shqiptarëve të Kosovës. Tash, Hashim Thaçi duhet të jetë garantuesi i kurorëzimit të punës dyvjeçare të Grupit Negociator, garantuesi i zyrtarizimit të varësisë më të re të Kosovës nga Serbia. Në vijim të këtyre negociatave, Serbia jo vetëm që s’do të lëshojë pe, por ajo as që ka pse të lëshojë pe. Ajo po fiton duke mos lëshuar pe (siç edhe ngjan zakonisht në politikë). Faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar, Serbinë e konsiderojnë një vend demokratik andaj nuk duan të lejojnë shkëputjen e Kosovës prej saj. Në fakt, Serbinë e bën demokratike pikërisht pëlqimi për shkëputjen dhe pavarësimin e Kosovës. Mirëpo, Koshtunica dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Serbisë nuk e bëjnë një gjë të tillë. Në të vërtetë, ka vetëm një mënyrë paqësore se si Koshtunica do të pajtohej me pavarësimin e Kosovës (dhe kjo pa veriun dhe pa Luginën e Preshevës). Vetëm dhe vetëm nëse në shkëmbim për shkëputjen e Kosovës Koshtunica e fiton Republikën Serbe në Bosnje. Në korrik të vitit 2007, Koshtunica pat theksuar disa herë radhazi që nuk mund të lejojë pavarësimin e Kosovës meqë kjo do të thoshte humbje e 15% të territorit të Serbisë. Me këtë deklaratë Koshtunica ka treguar se ai e sheh Kosovën vetëm si territor dhe se ky territor është i Serbisë. Edhe më e rëndësishme se kjo, ai ka nënkuptuar se, në fund të fundit, për humbjen e Kosovës, Serbia do të duhej të kompensohet territorialisht, e jo me anëtarësime të përshpejtuara në BE e NATO. Koshtunica nuk pranon kurrfarë kompensimi joterritorial për Kosovën. Territori vazhdon të jetë kategoria kryesore e politikës së Serbisë dhe Koshtunica e ka ndërmend Republikën Serbe në Bosnje kur flet në këtë mënyrë për Kosovën. E gjithë kjo mundësohet e ndërlidhet edhe me paradigmën e bashkësisë ndërkombëtare për stabilitet rajonal: Bosnja dhe Kosova konsiderohet se i përkasin të njëjtit rajon.

Megjithëkëtë, le të kthehemi në Kosovë dhe te pyetja që akoma nuk është zhvlerësuar tërësisht: do ta shpallin apo nuk do ta shpallin pavarësinë? Nuk do ta shpallin, sidomos jo menjëherë pas 10 dhjetorit. Sepse tanimë thanë që pas 10 dhjetorit (në vend të shpalljes) do ta caktojnë datën kur do ta shpallin. Dhe, për shkak se vetëm nga perspektiva e sotme ky 10 dhjetori mund të duket interesant dhe joshës: sa më afër tij, aq më i largët ai. UNMIK-u dhe faktorë ndërkombëtar që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, nuk do të lejojnë që t’i skadojë afati një premtimi pa e shpikur paraprakisht një premtim të ri. Me 11 dhjetor njerëzit nuk do të merren me mospërmbushjen e premtimit të vjetër, por me shpresat për premtimin e ri. Do të flitet për shuma marramendëse në konferencën e donatorëve (që do të mbahet në mars 2008), për mision të ‘vogël’ të BE-së në vend të UNMIK-ut (në prill 2008), për konferencë ndërkombëtare për Kosovën (në qershor 2008) etj.etj. Por, edhe nëse krijohet një trysni e madhe që të shpallet pavarësia e Kosovës nga Kuvendi i ardhshëm i Kosovës, kjo s’do t’i sjellë gjë të mirë Kosovës. Shpallja e pavarësisë pa referendum dhe ushtri thjesht është kundërproduktive. Një kuvend që e ka pranuar Pakon e Ahtisaarit, edhe nëse e shpall pavarësinë diku në vitin e ardhshëm, pas një kohe do ta mund ta pranojë federatën apo konfederatën asimetrike me Serbinë. Pikërisht referendumi si ushtrim i së drejtës për vetëvendosje e sjell popullin në proces politik, por, mbi të gjitha, ai e kushtëzon çfarëdo vendimi të Kuvendit me verifikim te populli, pra me referendum të sërishëm. Në anën tjetër, pavarësia pa ushtri e mundëson skenarin e Bosnjes nga viti 1992. Është e kotë edhe nëse SHBA-të e njohin pavarësinë e Kosovës po qe se shqiptarëve të Kosovës (apo TMK-së në veçanti) nuk i lejohet që të armatoset nga Shqipëria dhe ShBA-të për të mbrojtur veten prej sulmeve nga jashtë dhe brenda. SHBA-të, më 7 prill të vitit 1992, e patën njohur Bosnje e Hercegovinën si shtet të pavarur e sovran, por asaj iu vendos embargoja e armëve nga viti 1992 e deri në vitin 1995. Milosheviqi i ndërseu serbët e Bosnjës duke ua vënë në shërbim ushtrinë jugosllave dhe paramilitarët nga Serbia. E dimë mirë se çfarë ngjau atëbotë: pas humbjeve, vuajtjeve dhe dëmeve të papara në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore, boshnjakët u detyruan ta pranojnë edhe ndarjen e brendshme të vendit të tyre e që rezultoi me Republikën Serbe, një krijesë kjo gjenocidale.

Është naive, e gabueshme dhe jashtëzakonisht e dëmshme të mendohet se KFOR-i na mbron nga Serbia apo nga rebelimi i strukturave të Serbisë në Kosovë. Dëshmi kundër besimit në mbrojtjen që na e bën KFOR-i është tolerimi tetëvjeçar i strukturave të Serbisë në Kosovë, përfshirë këtu edhe veriun e ndarë. Dëshmi tjetër është edhe soditja që KFOR-i i bëri spastrimit të veriut të Kosovës nga shqiptarët në shkurt të vitit 2000. Shpalljet, e madje edhe njohjet, pa referendumin që e fuqizon popullin dhe përderisa nuk na lejojnë të kemi ushtrinë tonë veçsa do ta keqësojnë gjendjen në Kosovë. As Pakoja e Ahtisaarit nuk lejon referendum dhe as ushtri për Kosovën. Kosova parashihet të ketë vetëm FSK-në, pra njëlloj xhandarmërie me 2.500 pjesëtarë (me armatim të lehtë dhe nën kontroll të NATO-s) e cila asisoj do të jetë së paku katërfish më e vogël se policia. Çfarë shteti i pavarur do të jetë ajo Kosovë në të cilën do të ketë shumë më tepër policë sesa ushtarë?! Kosova e atillë do të jetë e varur dhe pa sovranitet, me vullnet të shkelur dhe pa kontroll mbi veten e saj: policët e shumtë do të jenë këtu për ta shtypur popullin kurse ‘ushtarët’ e paktë të FSK-së do të jenë te kufijtë që s’do të mund t’i ruajnë. Shpallja eventuale e pavarësisë së Kosovës pa organizuar referendum që e bën popullin sovran dhe pa ushtri që e mbron vendimin e popullit, e shndërron Kosovën në një Bosnje të re. Atë lloj shpallje, jo vetëm që e shfuqizon menjëherë PSSP-ja të cilit i nënshtrohet Kuvendi i Kosovës, por ajo vetëm sa do t’i shërbejë strukturave të Serbisë që t’i formalizojnë enklavat anekënd Kosovës si pjesë të Serbisë. Shpallja e Thaçit nuk do ta bënte Kosovën të pavarur nga Serbia por do t’i bënte enklavat të pavarura nga Kosova.

Mbase realiteti në Kosovë po bëhet gjithnjë e më cinik. Në vitet e ‘90-ta, Hashim Thaçi u pat angazhuar në UÇK meqë besonte se pavarësia e shpallur e Ibrahim Rugovës ishte e kotë pa ushtri. Tash, Hashim Thaçi flet për shpalljen e pavarësisë së Kosovës pa e pasur ushtrinë tonë, çarmatosjen e së cilës e nënshkroi ai vetë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Shqiperia si faktor per Kosoven   Wed Feb 18, 2009 12:58 am

Politikanë dhe diplomatë të rangjeve të larta e të ulëta, nga Evropa dhe jashtë saj, vizitojnë për çdo ditë Shqipërinë. Më shpesh sesa besohet, e sidomos më shumë sesa që vetë mikpritësit shqiptarë e mendojnë, këta politikanë e diplomatë të huaj e vizitojnë Shqipërinë (edhe) për çështjen e Kosovës. Shqipërisë i matet pulsi në mënyrë që të mund t’i parashikohet reagimi ndaj opsioneve të ndryshme që qarkullojnë për çështjen e Kosovës. Këto opsione janë mu ato me të cilat vazhdimisht bombardohen qytetarët e Kosovës pa u pyetur asnjëherë se çka ata vetë mendojnë. Janë këta politikanë e diplomatë të cilët e konsiderojnë Shqipërinë si faktor me peshë me çështjen e Kosovës, madje dukshëm më shumë sesa që këtë e bëjnë politikanët dhe diplomatët e Shqipërisë. Karshi Kosovës, shteti i Shqipërisë dhe pushteti në Shqipëri e nënvleftësojnë veten e tyre. Një nënvlerësim të tillë Shqipërisë ia bëjnë edhe partitë politike në Kosovë. Ato i respektojnë e mbase edhe i duan shqiptarët e Shqipërisë për shkak se janë shqiptarë, por nuk e çmojnë Shqipërinë, forcën dhe mundësitë e saj. Shumica dërrmuese e politikanëve në Shqipëri dhe në Kosovë, më shumë kujdesen dhe brengosen se si do t’i kuptojnë e përjetojnë deklaratat dhe veprimet e tyre Brukseli e Uashingtoni e UNMIK-u sesa populli në Shqipëri e Kosovë. Referenca e tyre ndodhet jashtë vendit. Imazhi kundrejt të huajve, i përcakton ata në raport me veten e tyre, e këtë pastaj duan t’ia imponojnë tërë popullit. Pushteti me të cilin disponojnë vihen mu në shërbim të këtij imponimi. Këta politikanë detyrimisht bëhen mizor me popullin dhe servil me të huajt.

Një shkak tjetër po ashtu i paarsyeshëm i mosbesimit në Shqipëri vjen nga frika e importuar për ‘Shqipërinë e Madhe’. Gabimisht besohet se nëse e theksojmë Shqipërinë si faktor dhe përmendim rolin e madh të saj, atëherë do të na gjykojnë për tendenca për ‘Shqipërinë e Madhe’. ‘Shqipëria e Madhe’ është shpikje e atyre që përherë u munduan ta realizojnë Serbinë e Madhe, pra është sajesë e regjimeve nacionaliste dhe shovinste të Serbisë e qarqeve intelektuale dhe akademike atje. Për dallim nga Shqipëria e cila u cungua më 1913, Serbia e sotme është Serbi e Madhe: ajo ngërthen brenda Kosovën, Vojvodinën, Sanxhakun si dhe dominimin institucional e politik mbi Republikën Serbe në Bosnjë dhe Malin e Zi.

Luftërat në ish Jugosllavi përgjatë viteve të 90-ta nuk kanë ngjarë vetëm për shkak të aspiratave ekspansioniste të Serbisë së prirë nga Milosheviqi. Luftërat ndodhën ngase ishte shumë e mundur të ndodhin: Serbia ishte shumë më e fuqishme dhe nuk balansohej dot përbrenda nga të tjerët, ndërkaq për balansim nga jashtë s’kishte interesim. Mbi të gjitha, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Kosova, zhvilluan luftëra të ndara dhe jo në të njëjtën kohë me forcat e Serbisë. Serbia kryente agresion, bënte terror dhe pastrim etnik mbi popujt tjerë të cilët nuk krijuan një front të përbashkët në kundërvënien e tyre. Kjo gjë i rriti humbjet dhe vuajtjet por edhe i vonoi e zgjati luftërat çlirimtare, duke i dëmtuar rezultatet e tyre.

Problemi i Kosovës është Serbia. Kosova është e pabarabartë me Serbinë në aq shumë aspekte. Për t’iu kundërvënë asaj, ndihma dhe mbështetja e Shqipërisë është shumë e vlefshme dhe e nevojshme. Nëse Kosova rimerret nga Serbia, atëherë edhe vetë Shqipëria rrezikohet pa masë. Shqipëria mbron edhe veten e saj duke ndihmuar Kosovën. Shqipëria i ka tri elementet kryesore për çfarëdo beteje, e të cilat i mungojnë fatalisht Kosovës: ajo ka ushtrinë, Ministrinë e Punëve të Jashtme me ambasada nëpër botë, dhe ulësen e saj në OKB e institucione të tjera të rëndësishme ndërkombëtare. Nëse kërcënimet e Serbisë tolerohen nga segmente të ndryshme të bashkësisë ndërkombëtare, aq më tepër ato duhet të balansohen nga Shqipëria përmes gjykimit dhe kundërreagimit. Serbia duhet të balansohet. Balansi siguron paqe dhe stabilitet afatgjatë, pra siguron edhe atë që paraqet jo vetëm interesin tonë, por edhe prioritetin e politikës ndërkombëtare në rajon

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Murtaja   Wed Feb 18, 2009 12:59 am

Në vitet e ’90-ta, atëherë kur me Serbinë e Madhe dhe kudo në të sundonte Milosheviqi, gjendjen e Kosovës mund ta shpjegoje për tre minuta. Dhuna e vazhdueshme dhe e egër, terrori dhe gjenocidi, pamundësonin interpretimet. Sot, për ta shpjeguar situatën në të cilën ndodhet Kosova të duhen së paku tri orë, me kusht që flet shpejt. Shumë gjëra kanë ndyshuar që nga ajo kohë, ama asnjëra prej tyre nuk është esenciale. Shtypja mbi popullin e Kosovës është sistemike dhe sistematike. Vullneti i tij s’përfillet, dhe ai ftohet vetëm për të legjitimuar ca personalitete (duke votuar për ta) e të cilët sistemi i krijuar nga UNMIK-u i kontrollon si politikanë, ndërsa PSSP-ja i kontrollon si njerëz.

Edhe në Serbi kanë ndryshuar shumë gjëra. Dhe sërish, asnjëra prej tyre s’është thelbësore. Serbia edhe më tutje është Serbi e Madhe. Me Kosovën brenda, me dominimin mbi Malin e Zi, me sundimin dhe diskriminimin në Luginë të Preshevës dhe Sanxhak, me shfrytëzimin që i bën Vojvodinës, me kontrollin politik që ushtron mbi Republikën Serbe në Bosnjë, ajo gjithsesi është Serbi e Madhe. Mbi të gjitha, atje nuk kanë ndryshuar as diskurset dhe strategjitë politike. Taktikat janë tjera për hir të efikasitetit. Ndodhja e Milosheviqit në Hagë pandërprerë imponohet si dëshmi se Serbia është një tjetër Serbi. Kjo bëhet pikërisht që ajo të mos jetë një tjetër Serbi, pikërisht që të vazhdohet me planet dhe synimet e vjetra. Mbase Serbia edhe ka ndryshuar dukshëm përballë Evropës, ama jo në raport me vendet e popujt përreth. Këto raporte, sikurse gjithmonë, janë raporte që përkufizohen nga aspiratat e Serbisë. Andaj, realisht nuk ka ndryshuar Serbia, por ka ndyshuar Evropa e cila tash e sheh më ndryshe Serbinë e pas Milosheviqit. Gjatë gjithë shekullit XX, Serbia përpiqej që të gjejë sa më shumë miq ndërkombëtarë për projektet e saja hegjemoniste dhe ekspanzioniste. Milosheviqi ishte përjashtimi: ai këtë gjë e kishte në plan të tretë. Serbia e sotme, është shumë e kujdesshme që Milosheviqi të mbetet përjashtim. Projektet e veta ajo së pari i aprovon në Nju Jork, Bruksel e Prishtinë, dhe vetëm pastaj i hedhet sipër popullit të Kosovës.

Serbia ’e re e vjetër’ don që përfundimisht ta gllabërojë Kosovën, mirëpo kësaj radhe duke e copëtuar paraprakisht përbrenda. Përderisa veriun e Kosovës e kontrollon më shumë se vetë Beogradin, ajo decentralizmin e do përfundi lumit Ibër: në Anamoravë dhe në pjesët qendrore të Kosovës. Ndërkaq, në Dukagjin ajo do që të marrë territore në emër të eksterritorialitetit të kishave dhe manastireve ortodokse. Raporti i Kai Eide-s, Këshilli i Evropës, UNESKO etj. do të përdoren nga Serbia për këtë synim të saj.

Nuk është pozita e serbëve në Kosovë qëllimi, për çfarë shteti i Serbisë do të ishte mjeti. E kundërta është e vërtetë: serbët e Kosovës janë mjeti për apetitet e Serbisë në Kosovë. Kur ishte Boris Tadiqi në Kosovë para një viti, ai u tha serbëve nëpër tubimet publike se kudo që ata janë, aty është Serbia! Dihet se Serbia finanson strukturat e saja në Kosovë. Atëherë, si bëhet që ka serbë të varfër dhe madje në varfëri të thellë në Kosovë? Thjesht, Serbia s’çan kokën për njerëzit dhe gjendjen e tyre, kushdo qofshin ata. Ajo brengoset vetëm për strukturat e saja, jo për njerëzit. Ajo i inkurajon serbët e Kosovës që të qarkullojnë me vetura që mbajnë targa të Serbisë, jo vetëm për ta dëshmuar veten e saj si shtet në Kosovë, por që ata serbë të gjorë asisoj t’i bëjë shënjestër të shqiptarëve. Serbia do që t’i ekspozojë serbët e zakonshëm. Ajo do që ata të vriten e lëndohen. E çfarë ruan Serbia në Kosovë? Ajo i ruan ‘rojet e urës’, sikurse edhe forcat e tjera të ‘sigurisë’ që i ka në Kosovë. Të gjithë ata po i inkuadron si pjesëtarë të SHPK-së, të gjithë ata praktikisht po i maskon. Serbia kujdeset për sigurinë e forcave të saja të ‘sigurisë’, jo për sigurinë e serbëve civilë. Ata mendon t’i kthejë në Kosovë për t’i përdorur e assesi për t’ua përmirësuar jetesën. Dhe, i lë në gjendje të mjerueshme nëpër baraka në Serbi në mënyrë që në një moment të caktuar ata të mos jenë kundër ardhjes së tyre për të jetuar në Kosovë. ’Kthimi i qëndrueshëm’ lidhet me trashëgiminë kulturore ngase kthimi mendohet që të ngjajë te trashëgimia kulturore pasi që kjo të ketë fituar statusin eksterritorial. ‘Kthimi i qëndrueshëm’ lidhet edhe me decentralizimin sepse Serbia do që t’i kthejë serbët atje ku ata do të ishin shumicë ose do të bëheshin shumicë në mënyrë që të ketë ndikim politik. Serbia nuk është e interesuar që serbët të kthehen atje ku ata do të ishin pakicë. E, dihet se shumica dërmuese e serbëve të Kosovës jetonin nëpër qytete, d.m.th. ishin pakicë aty ku banonin. Meqë ’kthimi i qëndrueshëm’ nuk është kthim te prona, por kthim në entitet të ri serb dhe për hir të tij, ai paraqet veçse rikolonizim të Kosovës.

Copëtimi i Kosovës e mundëson kthimin në ‘paqe’ të forcave të Serbisë në kuadër të entitetit serb që mendojnë ta krijojnë e që do të paraqesë një rezultat ndërkombëtarisht të pranuar. Kohëve të fundit, realizimi i këtij qëllimi është intensifikuar. Decentralizimi dhe statusi eksterritorial për kishat dhe manastiret ortodokse (që padrejtësisht quhen serbe) do të jenë e vetmja përmbajtje e negociatave. Me procesin e tanishëm politik zyrtar, Kosova nuk do të ketë status të ri, sepse nuk mund të ketë status të ri. Rezoluta 1244 është baza dhe përfundimi. Të gjitha raketat politike e diplomatike lansohen nga ajo dhe aterojnë në të. Raketa nuk ka pilot. (Lutfi Haziri do të thoshte: ka pilot-raketa!). Mund të ketë vetëm dhe vetëm udhëtarë. Drejtimi i raketës dirigjohet nga toka. Navigacioni i përket bazës. Statusi ka mbaruar, andaj diskutohet decentralizimi. Statusi është kryer, andaj diskutohet eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve. Kosova s’do të ketë as pavarësi e as sovranitet të vetin. Aktualisht, aspak rastësisht, Lutfi Haziri ndodhet në ballë të ekipit negociator pa qenë pjesë e tij. Njëkohësisht, ai fshihet pas ekipit negociator. Kur të niset për Vjenë do të thotë: “Ekipi negociator më tha të shkoj në Vjenë për t’u takuar me Lonçarin!”. Tashmë është e qartë se ekipi negociator shërben vetëm që t’i legjitimojë dhe mbështesë Lutfi Hazirin dhe Astrit Haraqinë. Në fakt, ekipi negociator ka edhe një tjetër funksion të njejtë: të mbështesë dhe legjitimojë Veton Surroin. E, Veton Surroi ia kreu dy shërbime të shkëlqyeshme Serbisë. Së pari, e përjashtoi Luginën e Preshevës dhe, së dyti, tha se e pranon pavarësinë e kushtëzuar. Anëtarët tjerë të ekipit heshtën dhe asisoj vetëm sa e aprovuan. Veton Surroi u bë ajo që nga qarqe të caktuara edhe pritej prej tij: pararojë e ekipit negociator. Ai e përjashtoi Luginën e Preshevës, duke thënë se ky do të avokojë për ta. Pra, në emër të mbështetjes së tyre, i dëboi nga tavolina. Dhe, e pranoi pavarësinë e kushtëzuar, që do të thotë se edhe publikisht e përfundimisht hoqi dorë nga pavarësia për Kosovën. Serbia gjithmonë vinte e ngjallej, ngjallej e vinte në Kosovë herë si furtunë e herë si murtajë. Nëse Milosheviqi erdhi si furtunë, tash është rradha e murtajës...

Pa rezistencën tonë, pa përpjekjet tona për liri, kjo mynxyrë që po i ngjan popullit tonë, jo vetëm që do të rritet, por do të duket normale. Ndërsa, ata që po na shtypin dhe nxijnë të ardhmen, as që do të duken të tillë. Vetëm rezistenca jonë i zbulon ata. Vetëm ngadhënjimi i kësaj rezistence i ndal ata.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Arti i te vdekurit   Wed Feb 18, 2009 1:00 am

Për fund është lënë sovraniteti si temë, natyrisht që ai të mos jetë fare temë. Kosova e copëtuar do ta ketë të pamundur të shkëputet nga Serbia. Fjalët për pavarësinë janë anestezioni para operacionit që bëhet obduksion.

Politikanët negociator të Kosovës nuk kanë asgjë të panegociueshme. Ata që të gjitha i negociojnë me të gjithë. Ngase, s’kanë parime dhe as ideale, s’kanë ndërgjegje dhe as dashuri për këtë vend. Kosova është e huaj për ta. Ata fillojnë nga vetja e tyre, përfundojnë në veten e tyre; gjithçka që bëjnë ose nuk bëjnë është vetëm për hir të vetes së tyre. Objektivja është veçse mjet. Kjo duket. Ajo që s’duket ndonëse është e qartë, është se këta në mendjen e tyre e negociojnë pozitën e tyre politike. Përfitimi i Kosovës nga ta, mund të vie vetëm si pasojë e rastësishme e ngjitjes së zbrazët karrieriste që ata bëjnë, gjithnjë për veten e tyre. Pra, ata nuk përparojnë si individë meqë gjendja në Kosovë përmirësohet ose pozita e saj avansohet. Këto eventualisht mund të ngjajnë paqëllimshëm përderisa ata ndjekin përmbushjen e ambicieve personale. Madje, edhe kjo tashmë s’është e mundur. Ata zvarriten përpjetë pikërisht në kurriz të Kosovës. Duke bërë koncesione, duke dëmtuar Kosovën për qejfin e kujtdoqoftë që u premton ndonjë favor. Sistemi i krijuar, ndërtuar dhe kontrolluar prej regjimit të UNMIK-ut jo vetëm që është i këtillë, jo vetëm që e mundëson këtë, por edhe e kushtëzon mu këtë. Andaj, edhe ndryshimet e njerëzve nëpër pozitat e institucioneve të Kosovës janë vetëm konjukturale dhe të dirigjuara nga lart, assesi nga qytetarët që ndodhen poshtë, gjithnjë e më poshtë. Nuk ka mundësi zgjedhjeje për ata që janë poshtë – ka vetëm vendime të atyre që janë lart. Mund të votosh vetëm për njerëz të kontrolluar nga sistemi, që hyjnë në procese e projekte politike gjithashtu të kontrolluara nga sistemi. Bazat e mbrapshta të sistemit, e korruptojnë sistemin, njerëzit në to dhe proceset mirëmbajtëse të këtyre. PSSP-ja është aty që të menaxhojë ndjenjat, përjetimet dhe reagimet ekzistuese dhe ato të mundshme të njerëzve. Ai azhuron imazhin e sistemit, e tëhuajëson atë duke i dhënë fytyrë njerëzore. Ai balanson, moderon, përkëdhel. Ai është motra medicinale e forcave kundërshtare, butësia dhe humaniteti i së cilës të vret pa shumë dhimbje.

Politikanët negociator të Kosovës njëmend i negociojnë që të gjitha. Ama, ja që prej tyre kërkohet të negociojnë vetëm për Kosovën. Asgjë më shumë. Këta politikanë negociator njëmend negociojnë me këdo. Por, ja që prej tyre kërkohet të negociojnë vetëm me Serbinë. Jo më shumë se kaq. Kompromisin më të madh parimor tashmë e kanë bërë: kanë pranuar të negociojnë për atë që është e panegociueshme – Kosovën, tokën, të mirat dhe ardhmërinë e saj. Kompromisi nuk i pason negociatat por u paraprin atyre. Negociatat me Serbinë rrjedhin nga kompromisi që këta kanë bërë me veten e tyre për veten tonë. Negociatat janë formalizim i këtij kompromisi.

Atëherë kur negocion për çështje periferike, jashtë gjërave esenciale dhe themelore, kompromisi bëhet pikërisht që të mos bëhen kompromise të tjera më të mëdha dhe thelbësore. Kompromis i vogël që të mos ketë kompromis të madh dhe që të mos ketë kompromise tjera. Ndërkaq, kur negocion të panegociueshmen, atëherë kompromisi është udhëtim kah kompromisi i fundit dhe madhor, i cili duhet që përfundimisht ta materializojë gatishmërinë fillestare për negociatat e padrejta dhe të gabueshme, ta konkretizojë dhe publikojë kompromisin e bërë me veten qysh në fillim. E në politikë, pothuajse sikurse në jetë, nuk mund ta bësh vetëm një kompromis të këtillë. Kompromiset e tilla gjithnjë duhet të vazhdohen edhe me kompromise të tjera. Kompromisi i tillë është veshtullor. Ai zgjatet e zgjatet. Andaj, tash edhe kemi negociata që nuk përfundojnë me një ‘marrëveshje të madhe’ por me marrëveshje ‘të vockëla’ që do të nënshkruhen pjesë-pjesë. Për fund është lënë sovraniteti si temë, natyrisht që ai të mos jetë fare temë. Kosova e copëtuar do ta ketë të pamundur të shkëputet nga Serbia. Fjalët për pavarësinë janë anestezioni para operacionit që bëhet obduksion.

Në mungesë të sovranitetit dhe garancës për të, asnjë çështje me Serbinë nuk është periferike ose margjinale. Në mungesë të pranimit të vullnetit të popullit, çdo gjë me Serbinë bëhet dhe është qendrore dhe thelbësore. Decentralizimi, zonat e veçanta për kishat dhe manastiret ortodokse, dhe që të dyja këto si kuadër për të ashtuquajturin kthim të qëndrueshëm të serbëve (kthim ky nëpër trevat ku serbët nuk ishin më parë vetëm dhe vetëm që të jenë shumicë nëpër vendbanimet e reja dhe t’i zgjerojnë e lidhin enklavat!) janë çështje shumë esenciale, janë të pandashme nga sovraniteti i Kosovës dhe integriteti i territorit të saj.

Politikanët negociator moti e kanë pranuar mbështetjen dhe financimin e Serbisë në arsim, shëndetësi e kulturë për enklavat. Pranimin e kanë bërë tash shtatë vjet rresht duke heshtur ose duke u mjaftuar me kundërshtimin verbal. Por, UNMIK-u e sidomos Serbia nuk mjaftohen me kaq. Prandaj edhe bëhen këto negociata në Vjenë që të legjitimohen aktivisht ato që politikanët negociator tashmë i kanë pranuar. Negociatat në Vjenë janë legjitimim vendor i realitetit të huaj.

Duke thënë ‘bëhet mirë’, nuk bëhet mirë. Duke thënë ‘ka edhe më keq’ asnjëherë s’bëhet mirë.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Danse Macabre   Wed Feb 18, 2009 1:01 am

Të gjitha ato lutje për gjashtë vjet rresht që ju bënë përfaqësuesve të serbëve të Kosovës për të hyrë në institucionet e Kosovës dhe të integrohen aty dolën të kota. Ata përfaqësues përfunduan ashtu si filluan – në anën e Beogradit. Secilin politikan të rëndësishëm serb në Kosovë e ka ngritur Beogradi; koalicionin ‘Kthimi’ e ka krijuar Beogradi. Në takimin e Vjenës, që u mbajt me 20 dhe 21 shkurt 2006, kontinuiteti u vërtetua. Përkundër mungesës kronike të palcës kurrizore të politikanëve negociator të Kosovës, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nuk donin të jenë në një delegacion me ta. U kurorëzua ajo që shihej e dihej që moti. Gjithë ato përpjekje të ndryshme për t’i joshur serbët e Kosovës të mbështjellura nën konceptin e diskriminimit pozitiv shkuan huq. Madje, edhe decentralizimi pat nisur në atë mënyrë: ish kryeadministratori Mihael Shtajner, në shtator të vitit 2002 u premtoi decentralizimin serbëve të Kosovës për t’i cytur ata që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të atëhershme!

Çështja është se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës as që i përfaqësojnë serbët e Kosovës. Ata përfaqësojnë Serbinë në Kosovë. Jakshiqi, dy Ivanoviqat, Todoroviqi etj. realisht janë përfaqësues të Beogradit dhe politikës së tij. Ish kryetari i Kuvendit Komunal të Shtërpcës, Slagjan Iliqi, porsa pat filluar të jetë lojal ndaj Prishtinës dhe ta mendojë Kosovën e jo Serbinë si vendin e tij, e rrahën për vdekje në Beograd kur po qëndronte për vizitë atje. Slagjan Iliqi nuk u kthye më në Kosovë. Pra, është Beogradi ai i cili nuk lejon që liderët serbë në Kosovë të integrohen dhe kësisoj as të devijojnë nga politika hegjemoniste e Serbisë për Kosovën.

Ama, pse atëherë UNMIK-u e lejon këtë gjë? Parimisht, për shkak të Rezolutës 1244 e cila e pranon dhe afirmon integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavisë (tash të Unionit Serbi-Mal i Zi). Praktikisht, s’ka qenë aspak e vështirë të parashikohet se UNMIK-u do ta pranojë pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në anën e Beogradit. UNMIK-u veçsa vazhdoi me avazin tashmë të vjetër: e ka toleruar ndarjen në Mitrovicë, i toleroi çdo herë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, i toleron e madje edhe bashkëpunon me strukturat e Serbisë në Kosovë etj.

Serbëve të Kosovës, në të vërtetë, nuk u janë dhënë privilegje dhe beneficione në mënyrë që të integrohen por që përmes tyre Serbia të forcohet politikisht në Kosovë. Kur para një viti në Kosovë erdhi kryetari i Serbisë Boris Tadiq, në njërin prej tubimeve ai u tha serbëve se kudo që ata janë aty është Serbia. Boris Tadiqi tregonte hapur dhe qartë se si i konsideron serbët e Kosovës – si një deriçkë për restaurimin e sovranitetit të plotë të Serbisë të cilin nominalisht edhe ashtu e posedon. A duhet të shkohet në Vjenë për ta kuptuar se Serbia nuk ka shkuar nga Kosova? Natyrisht se jo. Këtë e dinë mirë politikanët negociator të Kosovës. Por, aq u bën atyre. Ata me negociatat për decentralizim e kanë problematizuar me Serbinë rregullimin e brendshëm territorial dhe administrativ të Kosovës. Kësisoj, Serbia mundet vetëm të fitojë. Aq më tepër që negociatorët kosovar planin e tyre për decentralizim të Kosovës e kanë mjaft të favorshëm për Serbinë. Përveçse institucionalisht, as praktikisht këta politikanë negociator nuk e përfaqësojnë popullin e Kosovës dhe vullnetin e tij. Ata takohen më shpesh me UNMIK-un, me ndërmjetësuesit e ndryshëm, me gjithfarë emisarësh nga bota dhe madje edhe me zyrtarë të Beogradit sesa me qytetarët që kinse i përfaqësojnë. Pra, jo vetëm që përfaqësuesit serbë nuk përfaqësojnë serbët në Kosovë. Edhe përfaqësuesit shqiptarë nuk përfaqësojnë shqiptarët. Kot votohet te ne. Votat përfundojnë në Vjenë, në tavolinën e bisedimeve me Serbinë drejt një kompromisi me të. Ata që zgjedhen me vota në Kosovë nuk prijnë kurrfarë procese politike por udhëhiqen prej proceseve të huaja. Ndërkohë, ata pasurohen e bëjnë qejfe në kurriz të popullit duke keqpërdorur djersën e tij.

Këta politikanë negociator nuk i gjeti gjë në Vjenë. Ndërsa, Naser Shatri vazhdon të mbahet në burg atje. Naser Shatri një veprimtar i shquar për Kosovën, në prill të vitit 1998, ishte kthyer nga Suedia në Kosovë për t'u bërë ushtar në UÇK. Ai ka marrur pjesë në shumë beteja të UÇK-së në Dukagjin dhe ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandant i Policisë Ushtarake në Brigadën 133 të UÇK-së. Naser Shatri në Vjenë është arrestuar para një muaji në bazë të një akuze të Serbisë të vitit 1989, pra në bazë të një akuze të para 16 vjetëve, lidhur me plagosjen e inspektorit famëkeq të UDB-së, Baboviq, në zyren e këtij të fundit. Naser Shatri, u pat akuzuar dhe mbajtur në burg edhe për ngjarjet e marsit të vitit 2004. Ai ishte i papërshtatshëm për regjimin e UNMIK-ut dhe proceset politike që zbatoheshin në Kosovë, e që ishin pa përjashtim dhe pa dyshim të dëmshme. E këta që negociuan të hënën e të martën, janë të përshtatshëm për procesin dhe projektet ekzistuese politike anipse ato Kosovën e kthejnë nën Serbi. Ata qëndrojnë në hotele luksoze dhe lëvdërohen që po e shtrijnë qafën.

Drejtësia në Kosovë është drejtësi e UNMIK-ut. Pra, ajo është padrejtësi. Por, s’ka drejtësi për banorët e Kosovës as jashtë Kosovës. Rasti i Naser Shatrit është edhe një dëshmi se pa qenë brenda, s’bëhesh jashtë. Njëherë duhet të konsolidohemi e fitojmë përbrenda e pastaj edhe të tjerët do të na shohin ndryshe. Që të jemi, duhet të çlirohemi. E që të çlirohemi duhet ta kuptojmë se nuk jemi të lirë. Para së gjithash.

Në cilindo vend ku populli sundohet nga një regjim jodemokratik, herët ose vonë do të ketë të burgosur politik. Brenda e jashtë vendit. Naser Shatri është i burgosur politik në Vjenë. Pra mu atje ku po përpiqen ta formalizojnë burgosjen e Kosovës.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!!   Wed Feb 18, 2009 1:03 am

Te lumte Meteor qe na i solle gjith ato shkrime nga njeriu i idealit te kombit tone vazhdo te sjellesh sa me shume shkrime nga njeriu i idealeve. Vetem vazhdo bravo te lumte..

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: 10 Shkurti   Thu Feb 26, 2009 9:05 am

Të martën që vjen bëhen dy vjet kur u vranë Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Mijëra njerëz po marshonin atë ditë në trajektoren e njëjtë të demonstratës paraprake: Rruga ‘Perandori Justinian’, rruga ‘Garibaldi’, rruga ‘Nëna Tereze’. Kësaj radhe forca të mëdha policore e ndaluan marshimin me barrikadat e tyre. Para masës së bllokuar nga kordoni policor për gjysëm ore u mbajtën fjalime që kundërshtonin Planin e Ahtisaarit dhe kërkonin vetëvendosje për popullin e Kosovës. Nga policia u kërkua që ta lirojë rrugën për vazhdimin e marshit protestues ashtu siç ishte planifikuar. Mirëpo, edhe policia e UNMIK-ut kishte një plan të saj për të cilin siç duket nuk ishin të informuar pjesëtarët e ShPK-së që i kishin të vënë të parët në kordon. Tetë sekonda pas vazhdimit të marshimit fillon hudhja e gazit lotsjellës dhe gjuatja me plumba gome. Arbeni dhe Moni qëllohen në kokë dhe vriten, Hysni Hyseni qëllohet në sy dhe verbohet, Zenel Zeneli qëllohet në qafë dhe në afërsi të zemrës kurse Mustafë Nerjova qëllohet në kokë. Edhe 80 të tjerë u plagosën nga plumbat e kontigjentit rumun dhe polak të policisë së UNMIK-ut. Ata gjithsej i gjuajtën 232 plumba gome mbi trupat e demonstruesve të paarmatosur. I gjuajtën nga brezi e sipër dhe kryesisht në kokë, i gjuajtën përderia ishin duke u tërhequr demonstruesit, i gjuajtën me plumba gome që u kishte skaduar afati që prej 11 vjetësh, dhe i gjuajtën nga afërsia prej 20 deri në 30 metra. E bënë saktësisht të kundërtën e rregullave të tyre. Këtyre policëve nuk iu mjaftonte që ishin mbi ligjin dhe kishin imunitet nga ndjekja penale në Kosovë. Ata i thyen edhe rregullat e tyre të brendshme. Madje, edhe kryeprokurori i UNMIK-ut dhe shefi i Departamentit të Drejtësisë, Robert Dean, përveçqë ka pohuar se vrasësit janë nga radhët e njësitit rumun, në hetimin e tij pat konstatuar që vrasjet ishin vepra kriminale të evitueshme dhe të panevojshme. Fakti që numri i të vrarëve dhe plagosurve ishte pesëfish më i madh se sa i të arrestuarve tregon se policia aty ishte për të vrarë jo për të mbajtur rendin. Gjithsesi bëhej fjalë për një skenar të parapërgatitur nga politika i cili kishte për qëllim ta thyente përfundimisht Lëvizjen VETËVENDOSJE! por edhe të dekurajonte qytetarët për protesta të ardhshme. Lëvizja VETËVENDOSJE! vepron edhe sot e kësaj dite kurse demonstrata më masive ishte pikërisht ajo pas 10 shkurtit, me 3 mars 2007. Mirëpo, policët rumunë ikën nga Kosova pasi që i kishin marrur në pyetje si dëshmitarë dhe jo si të dyshimtë – Joachim Ruecker ka mundur t’ua heq imunitetin atyre por nuk e ka bërë këtë. Në Rumani këta policë u dekoruan dhe tash sërish edhe në kuadër të EULEX-it janë përfshirë dhe operojnë policët rumunë. Urdhëri për të vrarë u pat pasuar me leje për të ikur nga vendi i krimit kurse tash së fundi edhe me ftesën për t’u kthyer në vendin e krimit.

Me 10 shkurt 2007, Grupi Negociator i Kosovës nuk ishte në Prishtinë. Anëtarët e këtij Grupi ndodheshin në helikopter të KFOR-it në veri të Kosovës. Thuajse dëshironin të siguronin alibi për krimin që do të kryhej. Thuajse dëshironin që publikisht të dihej se ata tok së bashku nuk ishin atë ditë në Prishtinë. Në kohën kur në rrugën ‘Nëna Tereze’ nuk shihej gjë nga gazi lotsjellës, në kohën kur nga tymi ngulfatës shfaqeshin demonstrues që duke vrapuar bartnin demonstrues të tjerë të përgjakur nga plumbat, Grupi Negociator ndodhej midis reve prej nga e kundronte veriun e Kosovës. Thuajse regjimi ndërkombëtar dëshironte t’iu thoshte krerëve politikë të Kosovës se veriun munden vetëm ta sodisin por jo edhe ta shkelin tokën aty. Me t’u kthyer në Prishtinë ky Grup Negociator lëshon një komunikatë shtypi ku më akuzon e dënon mua dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! por nuk e thotë asnjë fjalë për intervenimin e dhunshëm policor. Qëndrimin e tyre e përforcoi ish shefi i zyrës britanike, David Blunt, në emër të zyrave të Quint-it, duke thënë që ishte i shqetësuar që protesta e VETËVENDOSJE!-s e ka rrezikuar sigurinë personale të policisë, gjersa Naim Maloku nga Komisioni i Kuvendit për Siguri pat gënjyer në televizion duke thënë se demonstruesit kanë përdorur koktel Molotovi. Kulmin, si zakonisht, ia pat dhënë Tina Kaidanov e cila në Graçanicë, siç ka transmetuar B92, deklaron se reagimi i SHPK-së dhe i UNMIK-ut gjatë demonstratave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk ka qenë i tepruar, por i vendosur dhe ka theksuar se kjo do të jetë shenjë e mjaftueshme se një gjë e tillë nuk do të përsëritet. Fillon fushata stigmatizuese ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga politikanë, gazetarë e analistë të ndryshëm që në deklarime e mbledhje publike, në takime e biseda private shajnë e mallkojnë VETËVENDOSJE!-n e posaçërisht mua. Pothuajse të gjithë flasin për dhunën e demonstruesve anipse demonstruesit ishin vrarë e plagosur dhe s’kishte pasur fare policë të lënduar. Pothuajse të gjithë më parë distancohen nga demonstrata paqësore e VETËVENDOSJE!-s sesa të gjykojnë demonstrimin e dhunës së policisë së UNMIK-ut. Madje edhe vetë Robert Dean askund nuk thotë se demonstrata ose demonstruesit ishin të dhunshëm. Por, mbase këta politikanë, analistë dhe veprimtarë të shoqërisë civile kishin interes edhe më të madh për ta mbrojtur aksionin policor sesa vetë Robert Dean i cili ishte në krye të njërës prej katër shtyllave të UNMIK-ut.

Paramendojeni po të kishte ndodhur 10 shkurti 2007 në ndonjë kryeqytet evropian, në Londër, Paris, Berlin, Romë apo Athinë. Paramendojeni se çka do të ndodhte atje me 11 shkurt mandej. Demonstrata është dëshmi e vitalitetit të qytetarëve. Në një vend ku s’ka demonstrata, s’ka demokraci. Sepse, aty ka nënshtrim për shkak të frikës ose nënshtrim për shkak të injorancës. Në një shoqëri ku figurat e shquara të saj nuk vendosen në anën e qytetarëve që protestojnë por në anën e regjimit që vret e persekuton, nuk janë punët mirë...

Plani i Ahtisaarit është shumë aktual edhe sot. Po ashtu edhe negociatat me Serbinë e koncesionet ndaj saj të cilat nuk i ndali shpallja e pavarësisë. Kuptimi i demonstratës së 10 shkurtit 2007 shtrihet jo vetëm në kohën që vjen menjëherë pas asaj demonstrate por edhe në të ardhmen e dyvjetorit të saj në prag të të cilit jemi. Dy vjet më parë sfidimi i regjimit e ka zbuluar fytyrën e vërtetë të tij. Një fytyrë që s’ka ndryshuar as sot e kësaj dite. Andaj, edhe beteja vazhdon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Takimet e pafajshme   Thu Feb 26, 2009 9:05 am

Planit 6-Pikësh të Ban Ki-moon-it, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi ia patën kundërvënë një plan katërpikësh, që s’arrinte as gjysmë faqe tekst. Kundërvënia u kooptua. Në raportin 23 faqësh të datës 26 nëntor 2008, Ban Ki-moon i përfshiu këto katër pika si aneks. Dhe, i quajti ato: Deklaratë e autoriteteve të Prishtinës. Pra, ato katër pika nuk i quajti plan, kurse Fatmir Sejdiun e Hashim Thaçin nuk i quajti kryetar e kryeministër të Kosovës. Nuk ka mundur të jetë më keq. Nëse katër pikat do të konsideroheshin si kundërshtim, atëherë Ban Ki-moon nuk do t’i përfshinte ato dhe shpërfillja e Kosovës nga Ban Ki-moon-i do të pasohej më lehtë me shpërfillje të UNMIK-ut nga ana e Qeverisë së Kosovës. Mirëpo, jo. Katër pikat u përfshinë si mos më keq porse mjaftueshëm që Fatmir Sejdiu e Hashim Thaçi të mund të propagojnë se si jemi të përfaqësuar.

Pse Ban Ki-moon-i me aq lehtësi arriti ta kooptojë katërpikëshin kosovar në raportin e tij? Pse ky katërpikësh ishte aq kollaj i asimilueshëm? Në fund të leximit të atyre katër pikave çdo njeri normal e kupton se ata që e kanë shkruar atë kundërshtim nuk e kanë pasur me gjithë mend. Aq e butë është gjuha e atij kundërshtimi saqë ai s’ka se si të jetë kundërshtim. Kundërshtimi nis me përkrahjen e shtrirjes sa më të shpejtë të EULEX-in në kohën kur dihej që zbarkimi i EULEX-it ishte ndërlidhur me 6-Pikëshin si marrëveshje ndërmjet OKB-së dhe Serbisë dhe që, në fakt, paraqiste fitoren më të madhe të kësaj të fundit. Më tutje, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi kur iu referohen dokumenteve bazike e përmendin më parë Planin e Ahtisaarit sesa Kushtetutën e Kosovës. Pa hyrë në analizën e përmbajtjes së këtyre dy dokumenteve, përmendja e një dokumenti që erdhi nga jashtë para Kushtetutës tënde, shpërfaq një inferioritet të thellë pas së cilit s’mund ta fitosh respektin e askujt. Kur kësaj i shtohet fakti që katërpikëshi u publikua menjëherë pas takimit me nënsekretarin e shtetit amerikan, Daniel Fried, atëherë sinjali që u dërgua sigurisht ishte ai i mosndryshimit të varësisë së krerëve politikë kosovarë. Kosova ishte shpallur e pavarur, jo edhe politikanët e saj. Politikanët e Kosovës e kishin shpallur Kosovën (të pavarur) ashtu siç nuk do të bëheshin kurrë ata vetë. Kosova e pavarur do të vazhdonte të lëngonte nga varësia e kreut politik të saj. Mbi të gjitha, nënsekretari Fried në konferencën për shtyp pas takimit pat deklaruar që “Plani katërpikësh i propozuar nga kryetari Sejdiu përbëhet nga një platformë e mirë për të vazhduar”. Sërish nuk ka mundur të jetë më keq. Daniel Fried konstaton se Fatmir Sejdiu, si kryetar i Kosovës, PROPOZON diçka për vendin e tij Kosovën (sic.), dhe, për pasojë, ky s’është vendim por ‘platformë e mirë për të vazhduar’. Për të vazhduar? Çka duhet të vazhdojë tash? Bisedimet, natyrisht. Kur lëshon pe në mënyrë joparimore për çështje thelbësore, nuk mund të lëshosh pe vetëm njëherë: nuk ka koncesion të fundit, koncesionet nuk kanë fund. Andaj, përsëri jemi në fillim të bisedimeve të reja me Serbinë. Për ta zbatuar 6-Pikëshin, për dialog të mëtutjeshëm në tri prej atyre gjashtë pikave, siç e ka paraparë Ban Ki-moon-i i inspiruar nga Slobodan Samarxhiqi, dhe për… varet se çka do të shpik e sajojë Serbia në rrugëtim e sipër përgjatë bisedimeve.

Këto bisedime mund të thuhet se janë shtyer por edhe se kanë filluar. Janë shtyrë meqë nuk është mirë për imazhin e Sejdiut dhe Thaçit që t’i nisin bisedimet me Serbinë ende pa u bërë një vit që e shpallën pavarësinë e Kosovës prej saj. Situatë inverse me atë të personit që mban zi: i afërmi i të vdekurit nuk don që të shihet duke u gëzuar në vitin e parë pas hidhërimit të thellë; Fatmir Sejdiu e Hashim Thaçi nuk duan të shihen duke u hidhëruar pa u bërë ende tamam një vit i gëzimit të madh. Mirëpo, mund të thuhet edhe që këto bisedime tashmë kanë filluar. Sa herë që shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, aktivizohet, kjo nuk bëhet për tjetër gjë përveçse për raundin e ri të bisedimeve të reja. Çdo takim i politikanëve të Kosovës me Zannierin është takim për bisedime me Serbinë, që bëhet pjesë e bisedimeve me Serbinë, që është bisedim me Serbinë.

Prej qershorit e deri në vjeshtën e vitit 2008 zyrtarë të ndryshëm të Qeverisë së Kosovës dhe krerë institucionesh janë takuar me Lamberto Zannierin dhe me të dërguarit specialë të Ban Ki-moon-it, David Harland dhe Andrew Ladley. Në nëntor të vitit 2008, atëherë kur doli në sipërfaqe 6-Pikëshi famëkeq, politikanët kosovarë e kuptuan se ato takime kishin qenë negociata. Por, atëherë ishte bërë ca si vonë.

Takimet s’janë të pafajshme sado naivë të jenë njerëzit që i pranojnë ato. Atë që e pranon në takim e ke pranuar për të biseduar. Shpeshherë, vetëm pranimi për bisedim është më i rëndësishëm sesa përmbajtja e bisedimeve. Diplomatë dhe politikanë të caktuar vijnë për takim me mision të caktuar. Pranimi i tyre nënkupton edhe pranimin e misionit të tyre. Ata nuk janë (vetëm) njerëz të zakonshëm, por (para së gjithash) janë funksione politike. Politikanët kosovarë tepër shumë e trajtojnë takimin si mirësjellje të tyre dhe aspak nuk fokusohen në kushtet e takimit që janë të të tjerëve. Çdo përmbajtje bisede presupozon kushte të pranuara të asaj përmbajtjeje. Prandaj, takimi i Fatmir Sejdiut e Hashim Thaçit me Lamberto Zannierin, si i tillë, është ogur i keq për Kosovën.

E, nëse politikanët e Kosovës megjithatë s’iu rezistojnë dot takimeve me ndërkombëtarët për të cilat s’janë të pajtimit dhe për të cilat e dinë se do t’i bëjnë dëm Kosovës, atëherë minimumi që duhet të bëjnë është që në ato takime të dërgohet dikush të cilin mbase edhe duhet ta shkarkojnë nga detyra më vonë për shkak të ‘gabimit’ që ka bërë. Çdo shtet normal është i detyruar që kohë pas kohe të përdorë këso taktike jonormale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Punët e brendshme   Thu Feb 26, 2009 9:06 am

“Ne po e fitojmë…, po e festojmë njëvjetorin e pavarësisë.” Kështu u shpreh gabimisht dhe u vetëkorrigjua menjëherë Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti. Prononcimin e tij e transmetoi RTK-ja në edicionin qendror të lajmeve me 17 shkurt 2009. Në fakt, korrigjimi që i bëri vetes ministri ishte pikërisht gabimi i tij. Qeveria dhe Presidenti i Kosovës aq shumë kanë investuar dhe propaganduar këtë njëvjetor, saqë e kanë krijuar përshtypjen se duke e festuar pavarësinë i kontribuohet bërjes së saj. Sepse, të gjithë e dimë se s’jemi bash përnjëmend dhe tamam të pavarur, apo jo? Aq e sforcuar ishte fushata për të festuar, saqë pati viktima edhe nga radhët e vetë qeveritarëve. Ky ‘gabim’ i ministrit shpërfaq çarjen ndërmjet Zenunit si altoparlant për vesh dhe Zenunit si vesh për altoparlant.

Oh, por natyrisht që ky nuk mund të jetë leximi më interesant i Zenun fjalisë. “Ne po e fitojmë... “ zbulon një dëshirë të brendshme të ministrit të brendshëm për të fituar. Nëse Zenun Pajaziti në kohën e Serbisë ka qenë i kënaqur edhe vetëm nëse shpëton, tash si ministër patjetër se do të duhej të jetë i pakënaqur nëse nuk fiton. Por, përgjatë një viti të pavarësisë strukturat e Serbisë brenda Kosovës vetëm sa janë forcuar. E gjithë kjo në llogari të detyrës (gjithsesi të pakryer) të ministrit të brendshëm. Kosova e pavarur, para së gjithash me ministrinë e saj të brendshme, do të duhej ta zvogëlonte forcën e Serbisë brenda Kosovës, e jo të lejonte të rritej ajo. Kjo “Ne po e fitojmë...” megjithatë nuk është kompensim i thjeshtë psikologjik për disfatën që ka pësuar ministria e brendshme. Më parë, është shprehje e traumës që nuk tentuan asgjë: jo vetëm që s’fituan por as që dështuan; më parë sesa të mundur, janë të humbur. Ky shpjegim edhe mund ta bëjë dikë të konkludojë se Zenun Pajaziti na qenka megjithatë disi njeri i mirë porse sidoqoftë i padobishëm. Ka shumë mundësi të jetë ashtu.

Po mirë, si janë këta policët e Zenunit? Si shpjegohen ata? Në të njëjtin edicion të lajmeve, gazetarja Rozafë Metaj po e intervistonte Besim Hotin, zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës. Rozafa iu drejtua atij me fjalët: “Mirëmbrëma, mirë se erdhët!”. “Mirëmbrëma, mirë se ju gjej!” – ia ktheu Besimi. Mendimi i parë që më erdhi në kokë është se do të duhej të ishte e kundërta. Besimi do të duhej t’i dëshironte mirëseardhje Rozafës kurse ajo t’i drejtohej Besimit me ‘mirë se ju gjej’. Sepse, intervista po zhvillohej në Mitrovicë, aty ku punon Besimi e aty ku kishte shkuar Rozafa. Por, duket që më e rëndësishme ishte që Besimi ishte në RTK sesa që Rozafa ishte në Mitrovicë. Dy të pavetëdijshmet po merreshin vesh aq mirë me njëra tjetrën. Indikacion i qartë i virtualitetit (rozë të RTK-së) që dominon mbi realitetin (e rëndë të Mitrovicës).

Besim Hotin jemi mësuar ta shohim teksa intervistohet jashtë ndërtesës së policisë ndërkohë që ia ka kthyer shpinën pjesë veriore të qytetit të Mitrovicës. Pamja e tij simbolizon gjithë policinë e Kosovës e cila nuk don ta kuptojë që çdo gjë brenda nuk është e brendshme porse duhet të jetë punë e brendshme. Ka gjëra të jashtme, të huaja e të dëmshme që janë brenda vendit. Si puna e strukturave të Serbisë dhe e kriminelëve serbë nga lufta e fundit që policia e Kosovës s’i prek dot me dorë. Madje, edhe kur zbulohen kontrabandistët në veri, arrestohen vetëm shqiptarët (që doemos ishin në bashkëpunim me serbë atje)! Pikërisht në të jashtmen brenda do të duhej të konsistonte roli parësor i Policisë së Kosovës. Por, aktualisht, vetë Policia e Kosovës po e zbaton ligjin mbi baza etnike dhe kësisoj po i kontribuon ndarjes së Kosovës.

Gjithsesi bëhet fjalë edhe për të njëjtën polici e cila pat paralajmëruar protesta të qeta për të përfunduar mandej në qetësi protestuese. Nuk është e rastësishme që KFOR-i thotë se ai është këtu për një ambient të qetë dhe të sigurt. Nuk thotë ‘paqësor’, por ‘të qetë’ (sic.). Paqja mund të jetë edhe e zhurmshme dhe trazuese, apo jo? Askush nuk e kishte kuptuar këtë më mirë sesa organizatorët e protestës që thoshin se ajo do të jetë e qetë. Dhe, sigurisht që në fund s’pati protestë fare – organizatorët hoqën dorë. Pagat e deputetëve e sidomos ministrave vazhduan të jenë shumëfish më të larta sesa të policëve: të parët i çojnë fëmijët në shkolla private dhe për pushime në bregdet, kurse të dytët s’kanë as për t’iu blerë libra e rroba të duhura fëmijëve të tyre. Përveç krerëve të policisë mbase...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Territorializimi   Wed Mar 18, 2009 1:39 pm

Në qershorin e vitit 1999, më parë sesa ndarja e territorit ngjau territorializmi i ndarjes. Rreth 132.000 serbë që mbetën në Kosovë u koncentruan në pjesën veriore dhe lindore të Kosovës. Zyrtari i lartë i UNHCR-së, Ron Redmond, në korrik të atij viti deklaroi se shumica e serbëve të Kosovës që e lëshuan Kosovën, e bënë këtë bashkë me forcat policore dhe ushtarake të Serbisë. Numri i përgjithshëm i serbëve të ikur ishte rreth 60.000. Sipas Entit Republikan të Statistikës së Serbisë, në vitin 1991 në Kosovë kishte 194.000 serbë. Numri i serbëve të Kosovës realisht nuk është rritur përgjatë viteve të ’90-ta. Shtimi konsistonte në refugjatët serbë që Serbia i solli nga Kroacia e Bosnja si dhe në policët, ushtarakët dhe familjet e tyre që regjimi i Milosheviqit i dërgonte për shërbim në Kosovë.

Në veçanti, pas suprimimit të autonomisë në vitin 1989, shqiptarët dhe serbët në Kosovë jetuan pothuajse tërësisht të ndarë. Regjimi i Milosheviqit i dëboi shqiptarët nga fabrikat dhe administrata, nga shkollat dhe spitalet. Zbrazëtia e madhe e krijuar në institucionet e sistemit impononte që edhe bujku serb të bëhej brenda natës zyrtar i lartë komune apo komandant policie. Për t’i mbajtur të shtypur 2 milionë shqiptarë gjithsesi Serbisë i nevojiteshin dhjetëramijëra serbë që do t’i shtypnin ata. Përkatësia kombëtare asokohe përcaktonte brutalisht pozitën në hierarkinë binare. Shqiptarët atëbotë ishin më të barabartë se kurrë më parë, mirëpo kjo ishte barazi në pafuqinë e tyre si të përjashtuar nga sistemi që i sundonte ata.

Një dekadë më vonë, me hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë, Serbia u përpoq që sa më shumë të jetë e mundur t’i grumbullojë serbët dhe t’ua territorializojë praninë atyre në Kosovë. Serbët që ishin të ndarë prej shqiptarëve, tash që nuk kishin më mundësi ta mbanin tërë Kosovën plotësisht nën kontrollin e tyre, po e ravijëzonin territorin e tyre të ndarë. Pra, meqë serbët nuk mund ta kishin më tërë pushtetin në tërë territorin, Serbia deshi që ata të kenë (sa më shumë) pushtet në një pjesë (sa më të madhe) të territorit. Ndarja ekzistuese u territorializua. Serbia asnjëherë nuk kishte dilema nëse donte shumë territor me pak pushtet në të apo shumë pushtet në më pak territor; ajo nuk kishte mëdyshje nëse shqiptarët dhe serbët duhet ta ndanin pushtetin apo territorin. Ajo e zgjodhi menjëherë të dytën dhe i instaloi strukturat paralele aty ku mundi. Këto struktura u kujdesën që t’i mbështesin serbët lokalë materialisht por edhe t’i kërcënojnë ata nëse lëkunden në lojalitetin e tyre ndaj shtetit të Serbisë. Mbi të gjitha, ato u kujdesën që shqiptarët të mos ndjehen si në vendin e tyre në të gjitha ato zona ku shtrihej sundimi i këtyre strukturave. Dhe, mandej, aspironin që ta zgjerojnë territorin që do të sundohet nga pushteti i Serbisë dhe ta thellojnë atë pushtet. Kosova që kësisoj nuk kishte integritet territorial vazhdimisht bëri koncesione deri në pikën kur karakteri i shtetit të Kosovës u kodifikua me Planin e Ahtisaarit që 5% serbë i cilësoi si komunitet shtetformues krahas shqiptarëve që janë mbi 90%.

Para se të shpallej pavarësia e Kosovës me 17 shkurt 2008, politikanë e gazetarë jo vetëm serbë por edhe ndërkombëtarë, na patën bombarduar me rrëfime se si në rast të shpalljes së pavarësisë serbët do të ikin nga Kosova. Jo vetëm që serbët nuk ikën, por nga trysnitë e ndryshme ikën mbi 11.000 shqiptarë nga Serbia, duke i braktisur edhe shumë biznese të tyre sidomos në Beograd e Vojvodinë. Kur kësaj i shtohen edhe rreth 30.000 shqiptarë që nga Lugina e Preshevës erdhën në Kosovë që prej vitit 1999 del se numri i serbëve që e lëshuan Kosovën në dekadën e fundit nuk është aq më i madh se sa i shqiptarëve që e lëshuan Serbinë. Ndërkaq, nëse marrim parasysh edhe 11.364 shqiptarë që u dëbuan nga veriu i Mitrovicës në shkurt të vitit 2000, dhe afër 17.000 serbë që u kthyen në Kosovë që prej përfundimit të luftës, atëherë madje del se nga ky ‘shkëmbim’ i dhunshëm i popullatës sërish shqiptarët janë humbës.

Si të shpjegohet heshtja e faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë për tërë këtë? A kemi të bëjmë vetëm me ndërmjetësim të thjeshtë të tyre i cili përfundon më afër Beogradit agresiv që manipulon me shifra sesa Prishtinës indolente që nuk përmend shifra? Përveç kufizimeve legale dhe juridike sikurse Rezoluta 1244 e të ngjashme, përgjatë kësaj dekadës së fundit, duket që faktorët ndërkombëtarë kanë konsideruar se më e rëndë është që serbëve t’iu merren privilegjet e tyre nga e kaluara (anipse ato ishin aq të padrejta) sesa që shqiptarëve dhe joserbëve të tjerë t’iu vonohen të drejtat që atyre tradicionalisht iu ishin mohuar (anipse ato gjithmonë iu kanë takuar). Pra, kanë vlerësuar që më e dhimbshme është të humbasësh diçka që s’është e jotja sesa të fitosh diçka për të cilën ke qenë mangut ndonëse të ka takuar. Gjithsesi shumë e padrejtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Midis kollitjeve   Wed Mar 18, 2009 1:40 pm

Sërish më mbërtheu kollitja e thatë. Ndodhesha pranë stufës, tashmë nuk kisha të ftohtë, por kot. Zgjati më shumë se zakonisht. Aq shumë më therrnin mushkëritë saqë s’më vinte turp që dhoma buçiste nga zhurma që bëja. Pesha e shikimit kolektiv të të tjerëve mbi mua nuk më bënte përshtypje. Dikur u qetësova dhe pashë shumë sy të zgurdulluar. Pamja që po shihja po qartësohej, konturat e figurave përreth po stabilizoheshin. Fillova të marr frymë më lirshëm. Ata ishin tepër të sjellshëm që të mund ta vazhdonin bisedën e mbetur përgjysmë. Nisa të shpjegoj se kjo sëmundje që kisha ishte më e moçme se UNMIK-u dhe s’kishte pse brengosej njeri për mua. Qeshën me kujdes si diplomatë që ishin dhe vijuam diskutimin. Në fund të takimit njëri prej tyre më tha që kur delegacioni i tyre kishte qenë në Beograd, atje kishin mësuar që 12 shqiptarë vetëm nga Prishtina janë të shtrirë në spitalin e mushkërive. Syzet i kërcyen lehtas gjersa më pyeti nëse unë do të pranoja që të shërohësha në spitalin e Beogradit. Heshtja e kolegëve të tij thuajse ia shtonte legjitimitetin pyetjes që bëri. M’i zgurdulluan sytë përsëri ndonëse kësaj radhe s’po kollitesha. E mora fjalën ngadalë i vetëdijshëm që secili muskul i fytyrës sime ishte i tejmbuluar prej shikimeve të shumta. Në atë spital, u thashë diplomatëve të huaj, unë do të isha pacienti i 13 fatkeq, apo jo? Diplomati që më pyeti uli sytë përdhe dhe nuk foli. Mbase, konservativ sikurse i tërë soji i tij, nuk deshi të rrezikonte me ndonjë përgjigje. I përcolla deri te dera dhe u ktheva te stufa, duke pritur raundin e ri të kollitjes. Nuk vonoi shumë: imazhi i një treni të largët që po afrohej me shpejtësi m’u përvijua në qepallat që po më digjnin…

Teksa iku edhe ky tren që më shndërronte në stacionin e njëjtë, nisa t’i ndërroja kanalet televizive e më pas edhe t’i shfletoja gazetat ditore. Hmm… Mirëpo mjeku i keq dhe menaxhmenti edhe më i keq nuk janë kurrfarë aksidenti kozmik. Ky ishte mendimi i parë që kisha përderisa dëgjoja e lexoja ankesat e ndryshme për gjendjen në spitalet tona të përfshira nga greva. KEK-ut, PTK-së, Universitetit të Prishtinës, RTK-së, Aeroportit të Prishtinës dhe çdo ndërmarrjeje apo institucioni publik nuk u janë ndalur asnjëherë skandalet dhe dështimet që prej përfundimit të luftës. Dhe, menjëherë zura të shkruaj këtë që po e lexoni këtu. Politika neoliberale e UNMIK-ut dhe donatorëve ndërkombëtarë e ka sulmuar sistematikisht çdo gjë publike. Atë që nuk e ka privatizuar AKM-ja, e ka privatizuar politika. Sektori publik në Kosovë është si një qiri që digjet nga të dy anët. Nëse nuk je goditur nga vala e njëzetë e ca e privatizimit, atëherë je goditur nga vala e fundit e familjarëve të drejtorit ose miqve të tij, e të cilët që të gjithë janë miq apo familjarë të kryetarit, kryeministrit, ministrave etj. Fondi Monetar Ndërkombëtar gjithsesi është munduar që ta zbrazë sektorin publik nga truri, duke imponuar paga të ulëta aty, në mënyrë që më të aftit të kalojnë në sektorin privat. Mirëpo, përveç që paradigma e stabilitetit bëri që të mos ketë zhvillim të përgjithshëm ekonomik që do të mund të ngjallte sadopak sektorin privat, në sektorin publik njerëzit nuk kanë qëndruar të punësuar vetëm për shkak të pagës, vetëm pse nuk kanë gjetur asgjë më mirë. Shumë prej tyre ishin dhe janë aty për shkak të privilegjeve anësore si vetura, telefoni i parapaguar, drekat e udhëtimet zyrtare etj. Ose, edhe për ta përdorur vendndodhjen e institucionit publik si sportel për biznesin e pastajmë privat. Qeverisë sigurisht se i ka leverdisur që të jetë punëdhënësja më e madhe në Kosovë sepse asisoj i ka mbajtur nën kontroll dhjetëramijëra njerëz, e mbase në masë të konsiderueshme edhe familjet e tyre. Qeveria si fabrikë e burokracisë i ka kontribuar shumë stabilitetit që është pikënisje konceptuale dhe qëllim politik i regjimit ndërkombëtar në Kosovë.

Tërë këtë mynxyrë, politikanët kosovarë me krenari e quajnë transicion të domosdoshëm për Kosovën (nga një sistem në tjetrin). Mirëpo, nëse do të shitej p.sh. KEK-u në vitin 1999 a 2000, shumë para do të përfitoheshin e ndoshta as që do të mund të shitej fare për shkak të trysnisë së qytetarëve. Ndërkaq, tash pas një dekade, kur energjia vazhdon të shtrenjtohet përkundër varfërisë që thellohet, dhe kur është ngulitur bindja e përgjithshme se në KEK vidhet, jo vetëm që s’ka rezistencë për shitjen e KEK-ut, por ai do të bëhet paraprakisht copë-copë dhe do të shitet fare lirë pa iu dhimbsur pothuajse askujt. Spitali dhe çdo gjë publike do ta kenë të njëjtin fat, kush më herët e kush më vonë, përderisa Kosova do të udhëhiqet nga politika e neoliberalizmit, ekzekutorë të së cilës janë agjentët qeveritarë. Nëse vazhdohet kështu, do ta shesin edhe sistemin shëndetësor me gjithë spitalin e Prishtinës, do ta privatizojnë edhe ujësjellësin. Sepse bëhet fjalë për politikë ekstreme e cila edhe ajrin do ta privatizonte po të ekzistonte mundësia teknologjike për një gjë të tillë.

Në kohën e krizës financiare kur neoliberalizmi po thyen qafën kurse edhe liberalët po e pranojnë se liberalizmi i shpenguar shpien veçse në monopole korporatash (pra në të kundërtën e idesë së vet qendrore), në Kosovë neoliberalizmi po intensifikohet. Të privatizosh sot, do të thotë ta dëmtosh ekonominë dhe popullsinë (me apo pa vetëdije). Para së gjithash kurrfarë privatizimi nuk do të duhej të vijë në shprehje para se të tërhiqen ato mbi 400 milionë euro nga privatizimi i deritanishëm i ndërmarrjeve shoqërore. Po ashtu, privatizimi assesi nuk duhet bërë për hir të konceptit të privatizimit por vetëm në kuadër të një plani zhvillimor vendor. Pse, kur dhe çka duhet privatizuar – duhet të jetë një çështje e diskutimit publik dhe, madje, e referendumit për kompanitë dhe resurset e mëdha si KEK-u, Trepça, PTK-ja, Aeroporti etj. (ashtu sikundër që ka propozuar organizata ÇOHU!). Dhe, më e rëndësishmja, privatizimi duhet ta pasojë dekolonizimin e jo t’i paraprijë atij. Kur Kosovës iu suprimua autonomia në vitin 1989, ndërmarrjet shoqërore dhe ato publike (që deri atëherë i përkisnin qytetarëve dhe si titullarë kishin komunat përkatëse) u shndërruan në degë të ndërmarrjeve në Serbi, dhe mandej iu nënshtruan një gjysëmprivatizimi përgjatë viteve të ’90-ta. Tash, pikërisht për shkak të mungesës së dekolonizimit që e korrigjon historinë e dhunës edhe në aspektit e restaurimit të pronës dhe pasurive të përbashkëta, është Kosova dhe jo Serbia ajo që do të detyrohet t’ua paguajë borxhin kapitalistëve të huaj miq të Milosheviqit (kryesisht nga Greqia dhe Italia)...

“Eja, vetëm edhe ty po të presim! E përfundon rrugës shkrimin!” Duart i kishte të zëna me fletushka dhe me pajisjet e zërimit. E ndoqa Zgjimin deri te makina e Lëvizjes sonë. Ishte pasdite kur u nisëm drejt Gjilanit për në një tubim publik kundër decentralizimit atje. Po kalonim nëpër Graçanicë dhe... nga një ndërtesë që dukej zyrtare, pamë se dolën diplomatët që na kishin vizituar neve disa orë më parë. Me gjasë kishin mbaruar me ndonjë takim të radhës në Graçanicë. Ne ndaluam makinën dhe po prisnim gjersa po e kalonin rrugën një dyzinë shqiptarësh që ishin nisur për diku. Menduam se po shkonin në drejtim të PTT-së së Serbisë për t’i marrur pensionet aty. Mirëpo jo. Ata po vizitoheshin te spitali i Graçanicës që e kishte shërbimin publik më të lirë e më të rregullt. Filluam debatin në makinë se si mungesa e kujdesit shëndetësor publik për popullatën e gjerë e dëmton edhe çështjen e Kosovës; se si Qeveria e Kosovës duke e rrënuar shërbimin publik po e rrit varësinë e popullit të Kosovës nga Serbia. Makina po i afrohej Gjilanit dhe tashmë kishte ndërruar edhe tema e bisedës. Aktivisti që voziste rrëfente diçka për 8 stacione televizive nga Serbia që tash mund të shihen me antenë tokësore në Gjilan prej se ishte vendosur një repetitor i fuqishëm në malin Shën Ilija mbi Vranjë. Me shumë vështirësi po e dëgjoja. Seç më kishte kapluar sërish kollitja e thatë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Kur braktiset e drejta jonë për fuqinë e tjetrit   Wed Mar 18, 2009 1:41 pm

Pavarësia e Kosovës u shpall duke u bazuar në Planin dhe rekomandimin e Ahtisaarit dhe jo në të drejtën për vetëvendosje të popullit të Kosovës. Në Deklaratën e Pavarësisë nuk u përmend okupimi, kolonizimi, krimet dhe gjenocidi i Serbisë, por nuk u përmendën as kryengritjet, rezistenca, lufta çlirimtare dhe UÇK-ja. Ngjashëm u veprua edhe me Kushtetutën e Kosovës të miratuar katër muaj më vonë. Për pasojë, shumë politikanë, akademikë e gazetarë të huaj konsiderojnë që Kosova iu mor Serbisë e jo se Serbia e kishte marrur dikur Kosovën padrejtësisht. Prandaj, të njëjtit sot kërkojnë koncesione të reja nga Kosova meqë, sipas tyre, kodifikimi i shkëputjes së Kosovës nga Serbia nuk është çështje e së drejtës (së popullit të Kosovës) por e fuqisë (së ShBA-ve). Tolerimi i zgjedhjeve të Serbisë dhe i strukturave paralele të saj, letra e Ban Ki-moon-it, 6 Pikëshi, mbetja e UNMIK-ut në Kosovë, neutraliteti i EULEX-it etj., që të gjitha këto janë manifestim i qëndrimit se pavarësia e Kosovës nuk ishte drejtësi për të, por fuqi e tjetërkujt, andaj Serbisë i është bërë e padrejtë dhe tash u dashka që Kosova t’i lëshojë pe asaj. Sëkëndejmi, pazaret për Kosovën vazhdojnë dhe nuk kanë të ndalur: tashmë janë paralajmëruar bisedime të reja të cilave ditë më parë ua hapi derën Hashim Thaçi nga Çagllavica.

Sigurisht që këtë pavarësi formale Kosova nuk e fitoi sepse Ahtisaari tha se ashtu duhej. Janë dy arsye të tjera për këtë. Deri këtu kemi ardhur si rezultat i përpjekjeve të shumta për liri të të gjithë brezave të popullit tonë – pa ata që s’janë më nuk do të ishim ne sot. Dhe, po ashtu, arritëm te pavarësia formale sepse faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë në vitin 2007 përfundimisht e kuptuan se Kosovës pavarësinë nuk mund t’ia shtyejnë pambarimisht – situata mund të shpërthente sërish duke sjellur edhe më shumë dëshmorë dhe pasoja të paparashikueshme. Mirëpo, kështu nuk shkruan në dokumentet e Republikës së Kosovës. Ato fillojnë e përfundojnë me Ahtisaar-in të cilin e vendosin sipër vetes. Letrat e Republikës së Kosovës janë nihiliste, janë letra të një Kosove pa histori, pa të kaluar, të një Kosove pa rrëjnë dhe që s’ka gravitet përfundi. Plotësisht në përputhje me këto dokumente Hashim Thaçi orvatet që, në njërën anë, ta theksojë 17 shkurtin duke i manipuluar fëmijët që i nxjerr në rrugë me ato pelerina të shëmtuara lastiku dhe, në anën tjetër, ta shtyp 28 Nëntorin dhe 5, 6 e 7 Marsin, duke mos i festuar fare, ose duke organizuar qëllimisht manifestime të zbehta. Madje, duket se atij nuk i mjaftoi nënçmimi institucional që ia bëri “Epopesë së UÇK-së”, prandaj menjëherë të nesërmen në një takim me gazetarë ia ofroi publikisht dorën Boris Tadiqit. Nuk është i rastësishëm as Jakup Krasniqi kur si parakusht për bisedime të reja me Serbinë e përmend vetëm njohjen e munguar të Serbisë por jo edhe dorëzimin e kriminelëve serbë, zbardhjen e fatit të të pagjeturve, kërkimfaljen nga Serbia dhe as ndërprerjen që ajo duhet t’ia bëjë financimit dhe përkrahjes së strukturave paralele në Kosovë. Në këtë aspekt, krerët institucionalë të Kosovës megjithatë nuk mund t’i akuzojmë për mungesë koherence: deklaratat, sjelljet dhe gjestet e tyre janë veçse mishërim praktik i paragrafeve të dokumenteve të Republikës së Kosovës që i kanë miratuar vetë.

Formimi im politik ka nisur në fund të viteve të ’80-ta dhe është zhvilluar përgjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar. Jam rritur me realitetin dhe idenë se Serbia e ka fuqinë kurse ne shqiptarët dhe Kosova e kemi të drejtën në anën tonë. Dhe, natyrisht, me bindjen që kjo e drejtë e jona do të triumfojë një ditë, se drejtësia do të ngadhënjejë. Sepse, siç thotë edhe Deklarata për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve të Kolonizuar e vitit 1960: “të gjithë popujt kanë të drejtë të patjetërsueshme për të gëzuar liri të plotë, për të ushtruar sovranitetin e tyre dhe për të ruajtur integritetin e territorit të tyre kombëtar” paraprakisht “duke njohur dëshirën e pasionuar për liri të të gjithë popujve të varur”. Mirëpo, që nga deklarata e pavarësisë së Kosovës e deri te ligjet që vazhdon t’i nxjerr Kuvendi i Kosovës është braktisur historia e popullit tonë por edhe parimet universale që janë rezultat i historisë së popujve anekënd globit dhe përgjatë historisë së njerëzimit.

Në kohën kur ShBA-të nuk janë më perandori në kulmin e saj, në kohën kur po ringjallen perandori të tjera si Rusia e Kina por edhe po lindin fuqi si Brazili e India, në kohën kur bota po bëhet ngadalë por sigurt multipolare, në kohën kur edhe BE-ja po përpiqet që të bashkohet politikisht për ta zënë një vend sa më të mirë në skenën botërore, të jesh ‘sui generis’, të mbështetesh ekskluzivisht dhe madje edhe për çështje shumë të brendshme në njërën prej perandorive është gabim që do ta paguajnë sidomos gjeneratat që vijnë. ShBA-të nuk mund t’i prishin gjithnjë marrëdhëniet e tyre me BE-në e perandoritë e tjera për neve. Konsolidimi ynë i brendshëm politik dhe ekonomik, pra integriteti territorial, sovraniteti dhe zhvillimi ekonomik duhet të jenë çështje tonat për neve. Ato jo vetëm që s’na i realizon dikush tjetër në vend tonin, por kanë rrezik të shndërrohen në monedhë për kusuritje ndërmjet perandorive. Mjafton ta kujtojmë mospërkrahjen fillestare të ShBA-ve ndaj 6 Pikëshit, që më vonë u shndërrua në përkrahje të plotë dhe presion mbi qeverinë e Kosovës sepse ShBA-të, thjesht, nuk donin konfrontim me perandoritë tjera (posaçërisht jo në kohën kur i kishin zgjedhjet e tyre).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Kallëzimi për një Kallëzim Penal   Sat May 09, 2009 10:24 am

Nuk i tolerojmë, nuk i njohim, nuk i pranojmë, nuk janë legale, nuk janë legjitime, nuk janë të vlefshme… Mbase ka edhe cilësorë të tjerë me të cilët qeveritarët dhe zyrtarët e institucioneve të Kosovës shprehen kundër strukturave paralele të Serbisë. Gjithsesi fuqishëm dhe... deklarativisht. 13 muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës kundërshtimi i tyre është veçse verbal. Sikurse çdo ditë para shpalljes së saj për tetë vjet e gjysmë me radhë. Kujt i drejtoheshin ata? Kush ishte dëgjuesi a lexuesi i këtyre deklaratave të tyre? Serbët? Beogradi? Strukturat paralele? Jo. Ata na drejtoheshin neve – shqiptarëve të Kosovës. Flisnin kundër këtyre strukturave të Serbisë që i toleronin, për t’u bërë ata vetë më të tolerueshëm prej shumicës dërrmuese të qytetarëve të Kosovës.

Mirëpo, nuk është problemi vetëm te natyra verbale e kundërshtimit. Duke iu referuar strukturave paralele në mënyrë të përgjithësuar, politikanët e Kosovës e kanë krijuar përshtypjen se këto struktura janë disi abstrakte. Pas një hulumtimi disajavor i kemi gjetur emrat e 93 personave që kryesojnë strukturat politike të Serbisë në Kosovë nga gjithsej 116 sosh sa janë. Kontribuam sadopak për një tjetër perceptim shoqëror: strukturat paralele të Serbisë janë dhjetëra njerëz me emra të përveçëm, njëmend të organizuar në strukturë, ama njerëz të veçantë që tash ua dimë publikisht emrat. Ata janë përgjegjës për një mori krimesh dhe shkeljesh të ligjit të cilat i përmblodhëm te faktet dhe arsyetimi në një Kallëzim Penal, i cili tashmë ndodhet në duart e deputetëve dhe ministrave të Kosovës. Preferuam që, më parë se qytetarët e thjeshtë, Kallëzimin Penal ta bëjnë vetë zyrtarët institucionalë dhe, kësisoj, denoncimi e padia të kenë karakter shtetëror para se civil e publik. Sigurisht që këtë gjë ka mundur ta bëjë vetë Prokuroria Publike, por le të supozojmë që prokuroritë nuk janë patriotike dhe as profesionale, andaj kallëzimet penale do të duhej të fillonin prej atyre që e kanë gojën përplot ‘pavarësi’ e ‘republikë’, apo jo? Duke ditur se të menduarit dhe shkrimi nuk janë ana e fortë e këtyre zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, ne ua përpiluam Kallëzimin Penal deputetëve e ministrave, dhe tash atyre u mbetet vetëm edhe ta nënshkruajnë – një gjë kjo të cilën, siç e dimë, e bëjnë me shumë qejf. Aktivisti që e kishte shkruar përmbajtjen e këtij Kallëzimi Penal na bëri të qeshim të gjithëve: tha se në fund të tekstit kishte pasur një krizë identiteti, meqë nuk po ndjehej si shqiptar dhe qytetar i Kosovës, por si konsulent ndërkombëtar.

Nuk ka ministër, deputet a zyrtar të institucioneve të Republikës së Kosovës që nuk ka hasur në pengesa në ushtrimin e detyrës dhe funksionit të tij për shkak të strukturave paralele të Serbisë që kontrollojnë çerekun e territorit të Kosovës. Atëherë, si bëhet që nuk ka asnjë veprim ligjor të inicuar prej njerëzve të insitucioneve të Kosovës kundër tyre? Si bëhet që nuk ka asnjë padi kundër tyre në asnjërën prej pesë Prokurorive Publike të Qarkut në Kosovë?! A thua janë të thyer kolektivisht këta njerëz institucionesh para këtyre strukturave të Serbisë? Megjithatë jo. Është më keq se kaq. Po të ishin të thyer kolektivisht, atëherë, së paku do të kishim ndonjë rast individual si përjashtim të rregullës dhe që e vërteton rregullën. Do të kishim ndonjë padi diku të ndonjë përfaqësuesi të qytetarëve a nëpunësi të administratës. Por, jo. S’kemi. S’kemi asnjë Kallëzim Penal për asnjërin nga dhjetëra njerëzit kryesorë të strukturave paralele të Serbisë nga asnjëri prej qindra njerëzve të stafit drejtues politik të punësuar në institucionet e Kosovës! Prandaj, nuk janë të thyer (vetëm) kolektivisht. Janë të thyer individualisht. Nuk janë të thyer (vetëm) të gjithë. Janë të thyer secili veç e veç.

Pa dyshim që mund ta elaborojmë se si brenda këtyre institucioneve tona nuk ka vigjilencë dhe as kult të punës andaj edhe këto padi mungojnë për shkak se njerëzit e zyrave tona thjesht përtojnë – ata janë rehat aty ku janë: të vetëkënaqur dhe të mjaftuar me fatin e mirë që e kanë një rrogë (sado që) të vogël (sepse edhe) me privilegje anash. Ndonëse kjo do të mund të thuhej për shumicën e tyre, kurrsesi s’mund të thuhet për secilin. Adem Salihaj kundër Bujar Bukoshit dhe Xhavit Haliti kundër gazetës Bota Sot janë dy shembuj që po më kujtohen në këtë moment, e të cilët tregojnë se kur vjen puna te interesat personale, deputetët dinë të jenë aktivë në ngritjen e padive, por jo edhe kur duhet vepruar ligjërisht kundër strukturave paralele të Serbisë.

Ndalesa e ministrit të Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq, te pika kufitare në Dardanë ditë më parë, vetëm sa e përforcon faktin se në shtetin e Kosovës nuk ka padi kundër tij dhe, njëkohësisht, kjo ndalesë paraqet orvatje të Qeverisë së Kosovës për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit nga strukturat e Serbisë që veprojnë lirshëm përbrenda Kosovës te vizitat që i vijnë asaj nga jashtë. Në anën tjetër, ndalesa e zëvendësit të Bogdanoviqit, Bojan Angjelkoviq, te lumi Ibër, dhe sërish mosarrestimi i tij, vetëm sa e përforcojnë Ibrin si kufi faktik përbrenda Kosovës. Sigurisht se na kujtohet rasti i arrestimit të tre agjentëve gjermanë të BND-së dhe zelli që pat treguar Hashim Thaçi për t’i mbajtur ata ca ditë në burg duke u thirrur në ligj dhe në procedurat e rregullta gjyqësore. Mirëpo, kur vjen puna te strukturat e Serbisë që janë përplot agjentë të cilët na sillen vërdallë – mbase jo vetëm në veri e nëpër enklava – atëherë Hashim Thaçi nuk pipëtin. Gjithsesi nuk bëhet fjalë për mungesë të mundësive (siç po përpiqen të na shfajësohen) por për mungesë vullneti (për çka duhet t’i fajësojmë).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Mbi eksterritorialitetin si centralizim dhe decentralizimin si eksterritorialitet   Sat May 09, 2009 10:25 am

Plani i Ahtisaarit nuk po mund të realizohet? Kjo, thjesht, nuk është e vërtetë. Shuarja e TMK-së, pushteti i ICO-së etj. janë zbatime të kushteve të parapara në dokumentin e Ahtisaarit që doli si rezultat i 14 muaj negociatave ndërmjet Prishtinës e Beogradit për statusin e Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, flamuri e himni i Kosovës janë miratuar pa deputetët serbë, mirëpo pa ta nuk do të mund të ndryshohen. Këtë e thotë Plani i Ahtisaarit, të cilën e ka inkorporuar Kushtetuta e Kosovës, duke e vënë sipër vetes përmes nenit 143 të saj.

Madje edhe eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve ortodokse po zbatohet intensivisht. Prizreni po ngulfatet nga patrullat e shtuara policore dhe nga policët që janë vënë para mureve të objekteve fetare kryesisht të zbrazëta. Është sërish Plani i Ahtisaarit ai i cili ‘trashëgimi kulturore’ e konsideron vetëm atë fetare ortodokse e të cilën, për më keq, e quan serbe. Të gjitha kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë, Plani i Ahtisaarit i vulos si pjesë të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) me seli në Beograd. Në emër të mbrojtjes, KOS-i sulmon – po zgjerohet dhe po e absolutizon pushtetin e qendrës. Rrjedhimisht, mund të thuhet që: Eksterritorialiteti është centralizim.

Në anën tjetër, decentralizimi njëmend nuk ka arritur të zbatohet ashtu siç është synuar dhe siç është paraparë me Planin e Ahtisaarit. Jo për shkak të Sadri Feratit, Lutfi Hazirit e të ngjashmëve. Sa për ata, decentralizimi do të ishte punë e kryer moti. Paradoksalisht, janë strukturat paralele të Serbisë ato që duan edhe më shumë sesa decentralizimi i ofruar dhe duken si pengesë për decentralizimin. Por, s’duhet harruar që Pieter Feithi, Hashim Thaçi e Sadri Ferati nuk nguten me decentralizimin sepse e dinë mirë që do të ketë reaksion të fuqishëm kundër tij, posaçërisht në Anamoravë. Fshatrat si Pasjaku, Llabjani, Stanishori e Mogilla, nuk do të qëndrojnë duarkryq duke shikuar se si po përfundojnë në komuna ku e marrin pushtetin serbët e dirigjuar nga Beogradi. Sidoqoftë, kjo nuk do të zgjasë shumë – decentralizimi së shpejti do të përpiqet të zbresë në tokë nga billboard-at dhe ekranet televizive dhe atë pikërisht për shkak të Pieter Feithit. Por, a thua pse i jep kaq shumë zor për decentralizimin Pieter Feithi? Çfarë e shtyen atë, cili është motivi i tij, që të decentralizohet Kosova? Pieter Feithi sigurisht që është diplomat i karrierës. Përshkrimi i vendit të tij të punës i thotë që duhet ta përmbush decentralizimin. E, avansimi në karrierë lidhet me raporte pozitive që duhet t’u dërgohen eprorëve. Pieter Feithi e ka një ndër prioritetet kryesore decentralizimin mu për shkak se i ka ngecur puna disi tek ai. Prandaj, ai nuk hezitoi të thotë se decentralizimi do të bëhet, madje, edhe pa serbët (paçka që ai është disenjuar për ta). Pieter Feithi s’do që të dështojë sepse do që të ngjitet më lartë, në ndonjë post që nuk e ka pasur deri më tani. Ai patjetër e do një raport pozitiv për zbatimin e decentralizimit. Thaçi e Ferati i shkojnë pas sepse edhe ata e duan karrierën: mbase jo të ngjiten më lartë seç janë, por të mbesin sa më gjatë aty ku janë. Pozita atyre pa dyshim se u varet nga Pieter Feithi, i cili ka fuqi ekzekutive mbi ta. Ndërsa, ajo çka ngjet me Kosovën me popullatën dhe territorin e saj, nëse vlerësohet nga sjellja e tyre, është veçse dëm kolateral. Si të shpjegohet ndryshe lehtësia me të cilën kohëve të fundit po vrapojnë pas zgjedhjeve të ardhshme lokale? Thjesht, nuk duan t’ia dinë që zgjedhjet lokale janë karremi për decentralizimin: Plani i Ahtisaarit parasheh që kushti për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të jetë përcaktimi i kufijve të rinj për komunat e reja me shumicë serbe.

Nëse i kthehemi leximit të Aneksit III, Decentralizimi, te Plani i Ahtisaarit, aty shohim që, neni 9, komunave serbe ua mundëson lidhjet horizontale ndërmjet vete, ndërkaq, nenet 10 dhe 11 ua lejojnë lidhjet vertikale me Republikën e Serbisë në formën e një bashkëpunimi të gjerë me të. Kur kësaj i shtohet fakti që komunat e reja janë njësi të veçanta territoriale në të cilat policia, prokuroria, gjyqësia, administrata, shëndetësia dhe arsimi do të jenë të ndara etnikisht, atëherë është e qartë se nuk do të bëhen të paprekshme si ambasada vetëm zonat e veçanta rreth kishave e manastireve ortodokse, por edhe komunat e reja me shumicë serbe. Prandaj, në këtë kuptim, mund të thuhet që: Decentralizimi është eksterritorialitet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Kthimi te shteti   Sat May 09, 2009 10:26 am

Në planetin Mars ka jetë. Ky nuk është titull i ndonjë gazete të vjetër që provon ta bëjë shkencën interesante. Këshilli i Sigurimit të OKB-së jeton në planetin Mars. Sepse, vetëm prej andej shihet i gjithë planeti Tokë. Duhet të jenë larg që të jenë lart. Duhet të jenë të ndarë nga ne që të na shohin të gjithë neve. New York-u është në Tokë. Mirëpo, New York-u zyrtar është në Mars. E shikojnë Kosovën vetëm duke e shikuar tërë botën. Pikëvështrimi që kanë hedhur mbi neve është sikurse i Kubrick-ut te “2001: A Space Odyssey”. Pikëvështrim kozmik mbi botën dhe historinë e njeriut – kthim poetik i shikimit nga yjet mbi sytë poetikë që shikojnë yjet.

Tajvani, Tibeti, Osetia Jugore, Abhazia, Galicia, Katalonia, Baskia… KS i OKB-së nuk mund ta shikojë Kosovën pa i parë njëkohësisht edhe këto vende e shumë të tjera të ngjashme anekënd botës. Prandaj, kur na shikon neve e shikon tërë botën me neve në të. Nuk brengosen se si bota po e ndryshon Kosovën për çdo ditë, por se si Kosova do të mund ta ndryshonte botën një ditë. U dukemi të vegjël por shumë të rëndësishëm (për veten e tyre, natyrisht). Sepse, ‘domino efekti’ mbetet kufiri i imagjinatës së tyre. “Nëse Kosovës ia pranojmë pavarësinë”, dëgjohen zhurmshëm lajmet që vijnë nga planeti Mars, “atëherë kjo do të inkurajonte popujt e tjerë për pavarësi”. KS i OKB-së tash 10 vjet vazhdon të na maltretojnë me Rezolutën 1244, me konsensusin e tyre për neve. Parimi universal i ruajtjes së kufijve është bërë veçse mjet i interesave partikulare të shteteve që brenda kufijve të tyre shtypin popuj të tërë.

Kosova sigurisht që nuk po e ndryshon botën. Më parë, Kosova është simptomë e ndryshimit të saj. ‘Domino efekti’ si arsyetim i kundërshtarëve ndërkombëtarë të pavarësisë ishte shkaku që përkrahësit (po ashtu ndërkombëtarë të pavarësisë) ta sjellin Kosovën para sportelit pa personel të quajtur sui generis. Pasoja dihet: eksperimentimi që bëhet me neve pikërisht nga përkrahësit ndërkombëtarë të pavarësisë. Kur cilësohesh sui generis kjo do të thotë që je një rast aq i posaçëm saqë s’ndodhesh askund në librat e historisë, rregullat ndërkombëtare dhe as në përvojat e njerëzve, prandaj veçse eksperimentimi mbetet metodë e mundshme e trajtimit. Në vend se Kosova ta fitojë pavarësinë sepse ajo i takon asaj si e drejtë universale (për vetëvendosje), pavarësia u nxor nëpër deriçkën sui generis, me ç’rast substanca nuk arriti ta kalojë pragun. Në vijim, Kosova nuk u pranua në organizmat ndërkombëtarë porse atë e njohën 57 shtete veçmas. Kosova, e cila vetë nuk është tamam shtet, është bërë simptomë e kthimit të shtetit në skenën botërore. Jetojmë në kohën kur po dobësohen organizmat ndërkombëtarë dhe kur po rritet roli i shteteve të veçanta. Kriza financiare botërore ka sjellur një gjendje të jashtëzakonshme ku sovraniteti klasik i shteteve po nxjerr krye. G20 është bërë praktikisht Këshilli i ri i Sigurimit. Siguria botërore sot varet shumë më tepër nga G20 sesa nga KS i OKB-së. Shtimi i rolit të një organizmi tjetër ndërkombëtar është indikacion i dështimit të konceptit të ndërkombëtares. A nuk na e dëshmojnë këtë zënkat e liderëve të shteteve që marrin pjesë në takimin e Londrës qysh para fillimit të mbledhjes? Nëse përgjatë viteve të ’90-ta mbledhjet e rëndësishme ndërkombëtare shënonin formalizimin e vendimeve të dakorduara paraprakisht, sot ato janë arenë e ndarjeve gjithnjë e më të thella. Se janë 20 shtete në G20 njëmend aq janë, ama se janë Grup, me po të njëjtën siguri mund të themi se: njëmend s’janë. G20 gjithsesi paraqet dhimbjet e rilindjes së shtetit dhe, siç duket, të një bote gjithnjë e më multipolare. Pajtimet eventuale ndërkombëtare më shumë duan ta krijojnë përshtypjen e një bote unike sesa që janë reflektim i saj. Mekanizmat ndërkombëtarë po rrëgjojnë jo vetëm pse shtetet si njësi përbërëse të tyre po dobësohen por, mbi të gjitha, për shkak se secili shtet përpiqet t’ia bëjë çaren ekonomisë së vet, t’i nacionalizojë bankat e veta, por assesi të ndonjë vendi tjetër. Marrëveshja e 20 ekonomive kryesore botërore në Londër për një megainfuzion financiar do ta rrisë dallimin ndërmjet të pasurve dhe të varfërve ndërkohë që afirmimi i doktrinës së tregut të lirë do t’i takojë rrafshit deklarativ kurse realiteti shtetit proteksionist.

Sikleti që i ka mbërthyer liderët botërorë është i njejtë: shpërthimi i krizës që mund të vijë nga qytetarët e pakënaqur që kanë humbur vendet e punët, kursimet apo shtëpitë e banimit. Mirëpo, ky shpërthim i krizës nuk është kurrfarë shpërthimi i përgjithshëm. Secili kryeministër a kryetar shteti brengoset për shpërthimin e mundshëm në vendin e tij që do të mund t’i kushtonte, mbase, jo vetëm me humbje të zgjedhjeve të ardhshme. Madje edhe tërheqja e trupave spanjolle nga Kosova s’ka të bëjë me qëndrimet e KS të OKB-së sa me problemet që diskutohen te G20. Secili shtet po përpiqet ta rehatojë veten ndërsa për shkak të natyrës globale të kapitalit financiar përplasjet janë të pashmangshme e njëlloj edhe humbësit gjatë përplasjeve.

Është shumë e rrezikshme nëse organizmat ndërkombëtarë gjithnjë e më të dobët mbesin të fuqishëm në Kosovë. Në kohën kur të gjitha shtetet po i kthejnë sytë kah vetvetja, është shumë e dëmshme që Kosova ta shikojë veten me sytë e tyre. Shteti patjetër duhet të lind edhe në Kosovë. Por, natyrisht, nuk e kam fjalën këtu për shtetin si buzëqeshje të Hashim Thaçit pranë flamurit të Kosovës, për shtetin që bëhet kartolinë e dërguar në planetin Mars.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!!   Today at 10:53 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Shqiptaret-
Kërce tek: