ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sokrati dhe metoda e tij dialektike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Sokrati dhe metoda e tij dialektike   Sat Jun 06, 2009 4:06 pm

Sokrati me personalitetin e tij të vecantë dhe stilin e tij krejtësisht të ri do të përbëjë një stacion shumë të rëndësishëm në historinë e Filozofisë. Mendimi Sokratian është një nga nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Me filozofinë e Sokratit hapet një cikël i ri dhe mbyllet një tjetër. Për këtë asye filozofia greke ndahet në Presokratiane dhe Postsokratiane. Filozofia Presokratiane përbën një fazë ndërmjetëse që lejon kalimin nga mendimi mitik në atë racional, atë që quajmë filozofi. Sokrati u përgjigj me përpikshmëri të madhe kërkesave të drejtimit njerëzor të cilin kishte marrë shkenca greke, duke zhvendosur qëndrën e interesimit të saj, nga njohuria e natyrës tek njeriu dhe aktivitetet brendësore të tij , ndërsa njëkohësisht humbte karakterin teorik të saj, duke marrë kryesisht rëndësi praktike. Me Sokratin kemi një fillim të ri të Filozofisë. Pra kemi të bëjmë më filozofin e parë, me kuptimin e sotëm të fjalës, me kuptimin e kërkuesit.

U lind në Athinë (469 – 399 para erës sonë), në një kohë ku kombi grek pasi kishte kaluar nëpërmes betejave të mëdha të brendshme dhe të jashtme, kishte humbur besimin tek traditat dhe kërkonte përgjigjje mbi pyetjet e jetës së përditshme, ndërsa dekadenca e qytetërimit të lashtë grek kishte filluar të dukej. Revolucioni Filozofik i Sokratit lind si një nevojë ndërgjegjësimi etik, në momentin ku besimi fetar dhe zakonet e vjetra ishin tronditur dhe epoka e pranimit të padyshueshëm të sistemit kishte tashmë kaluar. Sokrati u mor me elementin i cili kishte rëndësi vendimtare për qytetërimin e periudhës së tij: etikën, politikën, dhë rëndësinë e madhe të dijes dhe shkencës.

Ishte kundër Sofistëve që kishin vendosur njeriun dhe ambicjet e tij personale në qëndrën e aktivitetit të tyre. Sokrati kërkonte Një të Vërtetë të vetme, drejtësinë dhe të vërtetën në vetvete, përtej opinioneve personale që cdonjeri mund të mbështesë. Kështu, pavarësisht se merrej me të njëjtat probleme me Sofistët, ndërsa sofistët binin në një skepticizëm që i udhëheq në një aktivitet jorezultativ dhe akoma ofronin argumente për paligjshmërinë dhe anarkinë. Sokrati me një kriter të pastër dhe të shëndoshë gjen përsëri idetë e etikës dhe të besimit tek Arsyeja.

Dëshmitë që kemi na japin një imazh të saktë të personalitetit të tij. Sokrati shfaqet si një njeri i thjeshtë i popullit, i biri i statujbërësit Sofroniskut dhe mamisë Fenareti. Fillimisht u mor më gdhëndjen e skulpturave, duke ushtruar profesionin e të atit. Sokrati nuk ishtë shumë i shkolluar, nuk i përkiste asnjë shkolle filozofie, dhe as ishte mbështetës i ndonjërës. Nuk kishte asnjë lloj lidhjeje me Shkollat e Mistereve të njohura të asaj periudhe. Sokrati ishte me të vërtetë një filozof i jetës së përditshme. Fliste në Pazar, duke mbledhur përreth tij ajkën e të rinjëve që e respektonin si mësues i virtytit. Konsideronte si misionin e tij ti përkushtohej tërësisht kërkimit të së Vërtetës dhe të edukojë vetveten e tij dhe bashkëqytetërët e tij drejt vetënjohjes dhe vetëkontrollit.. ‘’Njih Veteveten’’ e tij u bë emblema e mësimdhënies së tij. Ashtu sikur na e paraqet Platoni tek ‘’Apologjia ‘’ e tij, se për Sokratin asnjë funksion tjetër nuk ishte më superior se sa ai që i ishte dhënë nga Perënditë, për këtë, u përpoq ta ekzekutonte më besnikërinë më të madhe.

Vlera e madhe e Filozofisë së Sokratit gjëndet tek sfera etike e jetës. Denjësia e individit, për Sokratin , gjëndet tek dija e tij. Dija (Shkenca) është themeli i të gjitha virtyteve dhe vetënjohja është mënyra e njohjes së të gjithave. Virtyti, për Sokratin, është dije, dhe më saktë është dituria e të mirës. Gabimi është mungesa e dijes. Me metodën e tij dialektike vërtetoi se jeta etike, përpjekja e pandaluar e njeriut për përmirsimin e tij etik, dhe se pjesmarrja e tij tek gjithcka e mirë dhe e bukur është e vetmja mënyrë për të arritur dikush Fatmirësinë (evdemonia – demon/fat i mirë) e vazhdueshme. Sokrati përputhi Fatmirësinë si një pasojë e nevjshme e virtytit. Njeriu mund të arrijë dijen që udhëheq tek Fatmirësia, vetëm me Filozofinë, domethënë me testimin e vazhdueshëm të vetvetes, të të tjerëve, ashtu si edhe të kushteve të jetës njerëzore. Nuk theksonte asnjë virtyt tjetër si atë të Vetëpërmbajtjes, duke e shprehur me vetë jetën e tij. Me të drejtë konsiderohet si themeluesi i Shkencës Etike.

Metoda e mësimdhënies së Sokratit bazohej tek dialogu, shkëmbimi i reflektimeve me qëllim për të gjetur rrugën drejt Arsyes, drejt së Vërtetës. Sokrati ishte i gatshëm të fillonte dialogun me cdonjeri që dëshironte të bisedonte me të. Paraqitej si dikush që dëshironte të mësonte dhe me pyetjet e duhura merrte opinionin e bashkëbiseduesit të tij dhe në këtë mënyrë arrinte të zbulonte pikat e dobta të tij. Përfundimisht udhëhiqte bashkëbiseduesin e tij të ndërgjegjësohej mbi paditurinë e tij, hap ky që është fillimi i cdo dijeje, ‘’një gjë di që sdi asgjë’’. Për Sokratin diferenca midis njeriut të ditur dhe atij injorant , ndodhet se i dituri njeh mangësinë e dijes së tij dhe dëshiron të mësojë, ndërsa ai injorant kujton se di dhe konsideron vetveten të aftë të japë opinionin e tij për gjithcka. Në vazhdim udhëhiqte bashkëbiseduesin e tij, hap pas hapi, nëpërmes një sistemi zingjir pyetjesh-përgjigjjesh, që të mund të zbulojë atë që ndodhet brënda tij në një gjëndje latente. Dialogu kishte si qëllim të heqë mantelet e paditurisë, por ky ‘’pastrim mendor’’ nuk ishte i mundur pa një qëndrim modestie shpirtërore, për të braktisur dikush bindjet e tij të rreme përpara saktësisë të së vërtetës. Këtë art të ‘’lindjes’’ së shpirtrave, Sokrati e quante obstetrikë, pasi nëpërmes kësaj dijeje, përgaditet esenca që njeriu fsheh brënda tij. Përgaditja me të cilën fillonte obstetrikën, ishte ironia.

Sokrati besonte se ekzistojnë situata ku dija, vetëm, nuk shtë e mjaftueshme për të na udhëhequr në vendimet e drejta. Në këto situate Sokrati degjonte ‘’demonin’’ që ndodhej brënda tij, një zë këshillues, që shumicën e rasteve e frenonte. Pavarësisht se ai edukoi historianë, filozofë, politikanë, dhe konsideronte se pjesmarrja e tij në këto sektorë ishte shumë larg ambicjeve të tija shpirtërore, dhe një gjë e tillë do ti merrte shumë kohë nga vepra e tij. Kështu ai bëhet një udhëheqës i një aristokracie të shpirtit, dicka që i krijonte përplasje me demokratët që ishin në atë kohë në pushtet.

Rivaliteti personal në kombinim më shtrembërimin e mësimdhënies së tij e udhëhoqën në gjyq. Ligjshmëria e tij e rreptë e bëri që të përcmojë dhe të vazhdojë jetën e tij duke kaluar nga një vendim gjyqësor i padrejtë. Mësimdhënia e tij thonte se është më mirë të të bëhen padrejtësi se sa të bësh padrejtsi ti vetë. Pavarësisht se kishte mundësinë për tu arratisur , zgjodhi vdekjen, duke pirë helmin. Kështu akrediton, si me jetën ashtu edhe me vdekjen e tij, mësimdhënien e tij etike, se përmbajtja e vërtetë e jetës konsiston në veprimin pozitiv, domethënë në kryerjen e pandalueshme të veprimeve te drejta. U dënua me vdekje por megjithatë kjo gjë ndihmoi jashtë mase në lavdinë e tij të madhe. Madhështia e Sokratit ndodhet se dhe jeta dhe mësimdhënia e tij ishin e njëjta gjë.

Pavarësisht se Sokrati nuk themeloi ndonjë shkollë, filozofia e tij u zhvillua nga nxënësit e tij drejt drejtimeve të ndryshme, dhe doktrina e tij etike ishte rrënja që ushqeu shume sisteme filozofike të rëndësishme të historisë së Filozofisë. Sokrati la shenjën e tij jo vetëm në filozofinë greke por edhe në të gjithë Filozofinë Perëndimore, pasi ishte ai që vuri bazën e Etikës dhe Dialektikës.

Të mos harrojmë se si Platoni, njëri nga nxënësit më të rëndësishëm të Sokratit, u influencua shumë nga mësuesi i tij, të cilin e kishte si model dhe e bëri të pavdekshëm nëpërmes veprave të tij, duke e vënë të fliste për një botë të tërë diturie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Sokrati dhe metoda e tij dialektike
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Filozofi :: Filozofi-
Kërce tek: