ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Njeriu misterioz i Cia ne Tirane

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Njeriu misterioz i Cia ne Tirane   Sat Jun 06, 2009 4:12 pm

Njeriu misterioz I CIA ne Tirane

Vladimir Karaj

CIA kishte një njeri të saj në Tiranë. Ishte ai që grumbullonte informacionet dhe krijonte përshtypjet mbi sjelljet e qeveritarëve të Tiranës, por emri i tij, edhe pse raporti ku ka ndihmuar është publikuar, mbetet sekret. Në 79 faqet kushtuar marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike, ai citohet 4 apo 5 herë, por në të gjitha rastet emri i tij është i fshirë në një kuadrat të bardhë, që duket se ka për synim të mbulojë informatorin. Sigurisht për të nuk ka asnjë të dhënë, por duket se personi në fjalë ka pasur marrëdhënie të mira edhe me krerët e qeverisë komuniste, derisa në disa raste ai citohet në bashkë bisedim me Mehmet Shehun, i cili duket sikur i jep shumë konfidencialitet. Njeriu i CIA-s në kryeqytet shqiptar duket se do të mbetet mister edhe për shumë vite, ndërsa në fillim të raportit agjencia e citon atë si një kontribuues në raport, por ashtu si emrat e tjerë të personave që kanë marrë pjesë në shkrimin e materialit, emri i tij është i fshirë.
Misteri

Njeriu i agjencisë së inteligjencës në Tiranë është, një ndër ndihmuesit kryesorë në raportin e përgatitur mbi marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike dhe ndryshimin e temperaturës në mes të dy vendeve. Besimi se agjencia nuk kishte mundur të arrite të informohej për lëvizjet e Byrosë Politike, duket i gabuar po të mbahet parasysh se ky person ishte i informuar thuajse për të gjitha lëvizjet e krerëve komunistë, madje ai raportonte edhe një dëshirë të shprehur të Mehmet Shehu që vendi të "afrohej me Perëndimin". Fakti që ai ishte i informuar për lëvizjet e krerëve të PPSH-së dhe deri detajet e vizitave ose jo të tyre në takimet e vendeve apo partive komuniste. Ai i raporton CIA-s ftohjen shqiptare me BRSS, përmes kontakteve të drejtpërdrejta deri edhe vëzhgimit të sjelljeve të politikanëve shqiptare. CIA në raport zbulon se ai ndodhej në Tiranë. "Agjenti (shënim i fshirë) në Tiranë në Shqipëri më korrik 1948, thotë që numri i sovjetikëve është ka shkuar deri rreth 3,000 këshilltarë ushtarakë dhe civilë.Kjo e dhënë mund të jetë e ekzagjeruar, sidoqoftë ka informacion se numri i sovjetikëve nuk kaloi mbi 1 mijë gjatë periudhës 1948-1949", thuhet në raport në faqen 27 të tij. Ndërkohë më tej njeriu nga Tirana, raporton edhe në faqet 42,50,53,56,58,59, në njërën prej të cilave flitet për një bisedë të tij me Mehmet Shehun, gjë që tregon se ai kishte mundësi të kontaktonte me krerët e lartë të udhëheqjes në Tiranë.

Raportimet

Njeriu që "spiunonte" nga Tirana për CIA, është përdorur në mjaft raste për të analizuar situatën në vend. Në mjaft faqe ai flet për sjelljet e liderëve shqiptarë, duke komentuar përkatësisht edhe qëndrimin e tyre. Nuk dihet kur dhe si është rekrutuar, madje për më shtunë nuk dihet nëse bëhet fjalë për një person apo për disa informatorë në Tiranë, sidoqoftë informata e parë daton 1948 dhe vazhdon deri në vitin 1961."Privatisht liderët shqiptarë duket se kanë dyshime të forta për rreshtimin e tyre në bllokun komunist dhe për besimin që duhet të kenë te Moska. "Më29 gusht (viti mund të jetë 1958) (Agjenti në dokument i paraqitur me emrin e shuar) pati një bisedë të gjatë me kryeministrin Shehu, i cili ia kushtoi pjesën më të madhe të bisedës Lindjes së Mesme, por u angazhua edhe në një sulm mbi revizionizmin Jugosllav dhe foli edhe për një dëshirë për marrëdhënie më të mira me Perëndimin. Gjatë kësaj bisede Shehu nuk e përmendi asnjë herë BRSS dhe ishte përshtypja (emri i shuar) që Shehu ishte duke kërkuar një diplomaci shqiptare më pak të pavarur nga BRSS", thuhet në raportin CIA-s faqe 50. Agjenti raporton se pasi kishte dëgjuar Shehun, ishte i bindur se liderët shqiptarë më shumë ishin të interesuar për nacionalizmin se sa për ideologjinë dhe linjën e Stalinit. Ai e shpjegon këtë qëndrim ndaj BRSS me rritjen e këtij nacionalizmi në klasën politike dhe me faktin që Hrushovi u kërkonte atyre afrim me Jugosllavinë. Dy faqe më pas, njeriu i CIA-s, raporton edhe një sjellje më të butë të shqiptarëve ndaj diplomatëve jugosllavë, duke ia dedikuar këtë presionit sovjetik. Raportimet e tij të mëtejshme, kryesisht kanë të bëjnë me lidhjen e re që po krijohej dhe me shtimin e numrit të personelit kinez në Shqipëri.

Një apo shumë

Sigurisht koha e përgatitjes së raportit i cili u referohet zhvillimeve të 10 viteve, tregon se raportuesi pa emër mund të mos jetë i vetëm. Raportet e shkëputura, i pari në 1948, i dyti më 1958 dhe në vazhdim, tregojnë një mundësi që persona të ndryshëm të kenë punuar për CIA-n në Tiranë, në periudha të ndryshme kohore.E vetmja ngjashmëri mes këtyre personave që në material paraqiten si shkrim i shuar me një katrorë të bardhë, është madhësia thuajse e ngjashme e kuadratit bosh, por kjo nuk mund të merret si një referencë e shkrimit të të njëjtit emër. Agjenti ose agjentët me emër të shuar, janë edhe pjesëtarët e Departamentit të Analizës që raportojnë nga vende të ndryshme, duke marrë në konsideratë zhvillimet. Në fillim të tekstit përmenden disa persona që kanë kontribuar në raport dhe që duket se janë cituar në shkrim. Por sidoqoftë vetëm një prej këtyre duket se ka qenë në Tiranë dhe ky duket se do të mbetet njeriu misterioz i CIA-s në kryeqytetin shqiptar.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
 
Njeriu misterioz i Cia ne Tirane
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Bota :: Bota-
Kërce tek: