ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shqipëri - Portugali 1-2: 'Kalaja kuqezi' merret në kohën shtesë!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Shqipëri - Portugali 1-2: 'Kalaja kuqezi' merret në kohën shtesë!   Mon Jun 08, 2009 7:24 pm

Fataliteti historik i minutës së fundit ruajti traditën e saj të frikshme për të ndëshkuar Shqipërinë, në një nga ndeshjet e saj të mëdha kundër superfuqisë së 11-të të futbollit botëror, Portugalisë,që falë golit të minutës së 94-të të mbrojtësit të Portos, Bruno Alvezh, i siguroi një fitore ekstremist të vuajtur 1-2 luzitanëve në një mbrëmje dinjitoze të Kombëtares shqiptare në “Qemal Stafa” në takimin e saj të tetë eliminator, por të parin nën drejtimin e trajnerit të ri Josip Kuzhe.



Atëherë kur 16 mijë të pranishëm në impiantin ndërkombëtar u përgatitën të festonin barazimin e dytë me Portugalinë e Kristiano Ronaldos (në një ditë të errët ashtu i Ibrahimoviçi i Suedisë në shtatorin e vitit të kaluar), kuqezinjtë u shndërruan në një viktimë të një gabimi të pafalshëm të Isli Hidit, që nga ana e tij humbi fatalist duelin ajror me Alvezhin.
Gjithsesi, përtej retorikës së komentit, ajo që është më e rëndësishme është prezantimi i Shqipërisë në debutimit shembullor të strategut të ri të saj, kroatit Josip Kuzhe, rikthimit të fuqishëm të Erjon Bogdanit (goli i 10-të i tij), performancës së jashtëzakonshme të Lorik Canës në zemër të mbrojtjes, elegancës së kapitenit Ervin Skela, kujdesit të zgjuar të Kristi Vangjelit e Endri Vrapit e të gjithë trupës së hedhur në fushë nga inteligjent Kuzhe.



Një Shqipëri e re e fituar, e mundur në fushën e betejës me dinjitet dhe e dalë nga “Qemal Stafa”, kokëlartë, ashtu siç ishte shprehur më parë, Lorik Cana, simboli i bashkimit futbollistik midis Shqipërisë e Kosovës.

_________________



The revolution is not an apple that falls when it is ripe.
You have to make it fall.

CHE GUEVARA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Shqipëri - Portugali 1-2: 'Kalaja kuqezi' merret në kohën shtesë!   Mon Jun 08, 2009 7:35 pm

Ndeshja Shqipëri-Portugali, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Afrika e Jugut 2010” do të përcillej me emocione të veçanta jo vetëm për ata që e ndiqnin në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” por edhe në një tjetër “cep” të kryeqytetit.

Në urën e re, pranë “ish Bllokut” një stendë gjigante ofroi muzikë, lojëra dhe argëtim, ndërkohë që përmes ekranit gjigant në njërën anë të urës fansat e kombëtares mundën të ndajnë emocionet e ndeshjes teksa zhvillohej disa kilometra më tej.

Organizuar nga Vodafone Albania, që është edhe sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Fan Club këtë herë erdhi me më shume surpriza.

Përveç evenimentit të mbajtur ditën e Premte dhe të Shtunë, Fan Club mundësoi edhe bashkimin e të gjithë mbështetësve të kombëtares në një grup të vetëm.

Përmes anëtarësimit në “Kombëtarja Fan Club”, duke dërguar një SMS në numrin 15 119, shumë fansa mundën të marrin pjesë në shorteun e organizuar me rastin e ndeshjes Shqipëri-Portugali dhe 3050 prej tyre fituan biletë falas për të ndjekur ndeshjen live në stadium.

Për të sjellë sa më pranë kombëtares të gjithë fansat e saj, Vodafone Albania ka organizuar një seri aktivitetesh të cilat do të jenë prezente për publikun sportdashës sa herë që kombëtarja jonë do të zhvillojë ndeshje, qofshin këto brenda apo jashtë Shqipërisë.

_________________



The revolution is not an apple that falls when it is ripe.
You have to make it fall.

CHE GUEVARA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
 
Shqipëri - Portugali 1-2: 'Kalaja kuqezi' merret në kohën shtesë!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Sport :: Sport-
Kërce tek: