Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Giuseppe Cingolani: Akili ishte me origjinë shqiptare !

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Giuseppe Cingolani: Akili ishte me origjinë shqiptare ! Empty
MesazhTitulli: Giuseppe Cingolani: Akili ishte me origjinë shqiptare !   Giuseppe Cingolani: Akili ishte me origjinë shqiptare ! Icon_minitimeSat Jun 06, 2009 12:27 pm

Për historianin dhe njëkohësisht dhe Presidenti i Dhomës se Tregtisë Italo-Albanese, Giuseppe Cingolani, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë i kanë rrënjët që në lashtësi. Në një intervistë të dhënë faqes së internetit "Hermesnews" ai tregon raportet shekullore tregtare midis ilirëve dhe romakëve si dhe afërsinë dhe ngjashmërinë që kanë pasur dy vendet me njëri-tjetrin. Ndër të tjera Cingolani konfirmon se Akili ishte shqiptar si dhe tregon se si lindën marrëdhëniet tregtare midis ilirëve dhe romakëve. Ai shpjegon edhe cilat ishin arsyet sepse shqiptarët u vendosën në Itali që në lashtësi.

Si lindën marrëdhëniet tregtare me Itali?
Këto raporte kanë qenë të hapura që kur njerëzit filluan të njihnin fqinjët e tyre, në rastin tonë përtej Adriatikut. Njeriu ka punuar gjithmonë për interesat e tij, interesat ekonomike, financiare, tregtare, sociale dhe kulturore. Marrëdhëniet mes dy brigjeve të Adriatikut kanë qenë gjithnjë të mira në aspektin ekonomik. Raportet kanë ekzistuar që para epokës së romakëve, megjithëse me romakët, mund të flasim për një institucionalizim të marrëdhënieve. Roma kur donte të pushonte vendet e Ballkanit, fillonte nga Brindisi, dhe me pas drejtohej drejt lindjes dhe veriut.
Ne vitin 99 (para Krishtit) Trojani për të shkuar në Rumani (sot), u nis direkt nga Ankona. Por, do të ishin dorët (fis grek), të cilët erdhën në ankona dhe ndërtuan portin (400 para Kishtit). Prandaj u quajt porti dorik, me pas Trojani e zgjeroi dhe filloi të ndërtonte varkat, anijet dhe madje t'i mbronte ato. Portin ai e përdori dhe për ushtrinë, transportonte kuaj, armë etj. Por me pas kuptoi se mund ta shfrytëzonte dhe për tregti me pjesën tjetër të detit.

Këtu filloi lulëzimi i marrëdhënieve?
Po, Ankona pati marrëdhënie me shumë vende përtej Adriatikut, dhe me Shqipërinë. Por ky vend (Shqipëria), nuk identifikohej si pjesë më vete, qytetarët e saj identifikoheshin si sllavë (schiavone). P.sh., Sllavi i Durrësit (shqiptarët që vinin nga Dyrrahu) i Sparatos etj. Megjithëse këta qytetarë nuk ishin sllav, kjo vinte për shkak të kulturës se pakët dhe njohjes së vakët që njerëzit kishin për këto vende. Veç kësaj, dhe të huajt sllavë që vinin, flisnin për Shqipërinë si pjesë e këtij rajoni.
Cili ka qenë rreziku që solli lundrimi i lirë në det?
Rreziku qenë piratët; Tunizi (sot Tunizia) ishte vendqëndrimi kryesor apo zanafilla e piraterisë mesdhetare.
Porti i Durrësit ishte një pikë e fortë strategjike për ta; aty grumbulloheshin mallrat pirateske, shkëmbeheshin pengjet.
Ankona në 199 (pas Krishtit) u shkatërrua thuajse tërësisht nga piratët, të cilët kishin vënë dhe baza të afërta. Durrësi ishte një ndër ta. Aty furnizoheshin me ujë, ushqime etj.
Format e fundit e piraterisë në Adriatik ishte se piratët rrëmbenin persona dhe me pas kërkonin që të paguheshin për lirimin e tyre.
Në vitet e parë të 800-s, ata filluan të rrëmbenin dhe peshkatarë, dhe me pas të kërkonin diçka në këmbim për lirimin e tyre. Pagesa vendosej të bëhej në Durrës.
Heroi i madh i lashtësisë, të cilit i kanë kënduar sa e sa poetë grek, Akili ishte shqiptar apo jo?
Po, nga ç'kam dëgjuar unë. Kjo tregon se në fund të fundit jemi shumë të afërt, jemi gati njësoj me njeri-tjetrin.
Përse vinin shqiptarët në Itali? Si ishte zhvilluar emigracioni në atë periudhë?
Raportet direkte me shqiptarët, filluan pasi këta të fundit vinin në Ankona për pelegrinazh në Romë. Ata, nga Ankona me pas merrnin rrugën për në Rome te Papa.
Në këmbë?
Absolutisht, po. Katolikët shqiptarë (në atë kohë shqiptarët ishin katolikë) marshonin për vite e vite të tëra për këtë pelegrinazh. Kështu filloi të shkëmbehej kultura, gjuha, filloi të krijohej një linjë e re tregtare, madje shqiptarët u bënë dhe pronarë tokash dhe të mirash të tjera që vinin nga blegtoria.
Frankofona, quhej rruga që bënin pelegrinët e ardhur nga Franca dhe nga Anglia më këmbë. Një pelegrinazh më këmbë si ai kërkonte dhe një sërë shërbimesh për pelegrinët, të cilët vdisnin shumë rrugës nga epidemitë dhe kolera. Atëherë kolera apo një tjetër epidemi zgjaste për 30 vjet.
Si ia arritën shqiptarët të bëheshin pronarë tokash?
Kështu kristianët shqiptarë nga zonat e veriut, për të shkuar në Romë preferonin këtë rrugë. 16 vite zgjaste pelegrinazhi. Gjatë kthimit shumë vendosnin të qëndronin këtu, të tjerët vdisnin sapo mbërrinin në Ankona, shkonin në Romë, dhe në rrugën e kthimit vinin përsëri në Ankona, ishin të lodhur dhe mbeteshin në Ankona. Para se të vinin këtu ndalnin në vende të ndryshme për muaj me radhë, nganjëherë dhe me vite. Pastaj merrnin rrugën përsëri për në vendet të tjera. Por gjatë kësaj kohe duhej të mbijetonin prandaj merreshin me punë të ndryshme.
Në fazën e kthimit, tashmë kishin kaluar vite e vite larg shtëpisë. Dhe kur gjenin rehatinë e tyre, le të themi, mbeteshin këtu.
Çfarë e favorizoi qëndrimin e tyre?
Pra shqiptarët që rrinin këtu, në Ankona, merrnin gjysmën e asaj që prodhonte toka, dhe gjysmën e prodhimeve blegtorale në çdo vit.
Pra, në fund, nëse ai kishte vënë në kultivim një tjetër hektar toke më pas merrte gjysmën e tokës. Kur shqiptarët erdhën këtu, në Ankona, gjysma e popullsisë ishte zhdukur për shkak të pandemive, kështu nuk kishte kush t'i punonte tokat. Gjetën një terren që u bë i tyre.
Në atë kohë kishte liri qarkullimi, dhe ende nuk njihej nënshtetësia. Taksa po, kur të huajt hynin në territor duhet të paguanin një takse e cila qe dhe mall.
Ankona nuk ka patur asnjëherë marrëdhënie të mira me qytetet e tjera në kufi. Ajo kishte më tepër armiq brenda se sa jashtë vendit.
Në Itali ka shumë shtetas me mbiemrin Albanese, ka domethënie kjo?
Kjo tregon se paraardhësit e tyre ishin shqiptarë. Ata që ishin të shkolluar e linin me shkrim këtë, të tjerët mundoheshin të trashëgonin identitetin e tyre nëpërmjet tregimeve që kalonin brez pas brezi. Po në Itali ka shumë me këtë mbiemër dhe me mbiemrin Scutari, sidomos kjo në jug. 22 bashki në Itali banohen nga popullsi shqiptare, përfshi këtu dhe arbëreshët.
Gratë luten në shqip, kjo kryesisht në Puglia, Basilicata dhe Calabri.
Marrë nga “Hermesnews”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Giuseppe Cingolani: Akili ishte me origjinë shqiptare !
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Enver Hoxha u kritikua keto 16 vjet vetem se ishte per Bashkim Kombetar..
» Kush ishte arbereshi Leke Dukagjini
» A ishte amaneti i dëshmorëve Kosova multietnike?
» Sot ishte nje protest ne lagjen e Boshnjakve ne Veri te Mitrovices
» Sot ishte një protestë në lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Histori-
Kërce tek: