ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Iliret e Pakistanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Iliret e Pakistanit   Thu Jun 18, 2009 2:11 pm

6 mijë kalorësit ilirë

Përgatiti:
Prof. dok. Elmas Leci
REVISTA MBROJTJA

Paraardhësit tanë ilirët janë shpërndarë gjithandej. Pas betejave pa lavdi të prijësve të tyre, ata endeshin në kërkim të një atdheu të dytë, larg nënshtrimit dhe shfrytëzimit.
Në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, dëshmon një nga qindra histori të vendosjes së ilirëve në një shtet larg Ilirisë.



Po ashtu, edhe një skenarist, i quajtur Hilton, xhiroi një fis në Pakistanin e largët. Vendi ku ishin vendosur këta njerëz quhej Hundëz. Hundëzakët një fis më prejardhje ilire tashmë edhe sot e kësaj dite me tradita, gjuhë dhe zakone të ndryshme është vendosur në Kafiristan, në pjesën e Pakistanit, aty ku e kanë kufirin e përbashkët Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani. Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh.

Karakteristikat e banorëve të Hundëzës janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve, ata jetojnë gjatë, janë shtatlartë dhe kanë flokë gështenjë, bëjnë dhe pijnë verë si askush tjetër nga zonat dhe rajoni ku jetojnë. Flasin një gjuhë të veçantë, e cila nuk shkruhet.

Shkrimi për Hundëzën po e fillojmë me një pjesë të marrë nga libri i Aristidh P. Kolës, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekërve”, Sh.B. 55, Tiranë, 2002, ku shkruhet: “



Rreth 6 mijë ushtarë ilirë, pas vrasjes së Klitit nga Aleksandri i Madh, e veçuan pozicionin e tyre prej tij dhe u endën nëpër Braktane, derisa përfunduan në Kafiristanin e sotëm, midis Afganistanit dhe Pakistanit verior



Përpara pak vjetësh, skenaristi Xhejms Hilton xhiroi një dokumentar të titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizons). Banorët e asaj zone janë të gjatë, të bardhë, me flokë gështenjë dhe jetojnë shumë vjet. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vertëte kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta. Dialekti i tyre quhet Burrusheski, që do të thotë gjuhë e burrave. Reaguan ndaj futjes me detyrim të fesë myslimane dhe megjithatë edhe sot bëjnë dhe pijnë (në kundërshtim nga të gjithë banorët e atjeshëm) verë e madje të përzierë me ujë, siç bënin të lashtët. Shumë zakone dhe tradita të tyre dëshmojnë prejardhjen iliro-helene të tyre; këtë e dëshmon edhe Ernesto Skura në shkrimin e tij, “Ilirët në Afganistan” në gazetën “Lidhja” të Antonio Bellushit, maj 1983.

Kërkimi në bibloteka dhe internet nxori shumë të dhëna, sqarime, studime, receta shëndeti dhe botime për Hundëzën dhe gjuhën Burushaski, gjuhën e burrave, e cila është një gjuhë e pashkruar.

Sot Kafiristanin e quajnë Nuristan, pasi thuhet që banorët kanë pranuar fenë myslimane. Vendndodhja e Kafiristanit është aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani dhe Hundëza ndodhet në pjesën e Pakistanit. Nga një shkrim në internet shpjegohet pse ai rajon është quajtur Kafiristan. Shpjegimi vjen nga fjala Qafiristan, që do të thotë vendi i qafirëve ose ndryshe, vendi i të pafeve sipas myslimanizmit. Tani Kafiristanin e quajnë Nuristan (vendi i dritës), pasi thuhet që banorët kanë pranuar fenë myslimane.

Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuq. Lart në male është një fis i madh që quhet KALASH dhe ngjashmëria e tyre me paraardhësit evropianë të lë me gojë hapur. Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirë dhije (edhe Skënderbeu dy brirë dhije kishte në përkrenare). Një lule të egër me ngjyrë të verdhë, që fëmijët e mbledhin në mal apo fushë e quajnë BISHA.

Një libër gjuhësor i hollësishëm për rajonin e Hundëzës është botuar nga prof. Etienne Tiffou, “Hunza Proverbs”, University of Calgary Press, Calgary, 1993. Nga ky libër tregohet se hundëzakët përdorin shprehjet apo fjalët e mëposhtme: I bukur si yll (gjinia mashkullore); E bukur si Hëna (gjinia femërore); Foljet kam dhe baj në zgjedhimet e tyre të ndryshme, si psh., e kam ba; Dhelpra e quan të tharët rrushin kur nuk e arrin; zor (vështirë); Shtrij kambët sa ke jorganin; BUE (buejt e arës); Ku damë na zer besa; Sheja si ka ra e ka da; IN (nj_); BAR; Agon, a ke ni (po agon, e ndjen); bubullima; Çila (hapa); kurban; beson; hunda; ballkon etj.

Ndërsa të dhënat e mëposhtme janë nxjerrë nga libri i dr.Jay Milton Hoffman “Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people”, Professional Press Publishing Assoc, 5th Ed., Valley Center, 1985. Titulli i këtij libri në shqip është: “Hunza: Pesëmbëdhjetë të fshehtat e njerëzve më të shëndetshëm dhe më të vjetër që jetojnë

Hundëza, vendi i vendosjes së ilirëve

Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit dhe tërë lugina rrethohet nga male me lartësi 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e zarzavateve, frutave e drithërave të ndryshme, si për shembull: patate, bizele, kastraveca, grurë, misër, elb, kajsi, dardhë, mollë, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj. Banorët janë bujq (ar-bërës) të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës e madhështor taracash dhe vaditjeje për to. Kanalet kullues, që lidhin dhe ushqejnë taracat me ujë quhen KULLSE. Një mal ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës; ky mal quhet RAKAPOSHI (Ra kah poshtë).

Banorët jetojnë në harmoni të plotë, kanë shëndet shumë të mirë dhe rrojnë gjatë. Banorët e Hundëzës janë të gjatë, racë e bardhë dhe me flokë ngjyrë gështenjë. Banorët e Hundëzës rrojnë 100-140 vjeç dhe nuk njohin ndonjë sëmundje, çfardolloj qoftë. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe ndihmues të njëri tjetrit. Nuk ekziston ndonjë lloj krimi në Hunza. Një djalë i lindur ushqehet me gji për tre vjet, kurse një vajzë për dy vjet dhe gjatë kësaj periudhe burri dhe gruaja nuk kanë marrëdhënie. Në Hunzë nuk ka ndarje të çifteve martesore.

Hundëzakët, tradita të njëjta me shqiptarët e lashtë

Banorët pëlqehen të quhen Hundëzakë (Hunzakuts), e cila tingëllon saktë sipas shqipes. Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura KAMARBUNDE.

Veçan shtohet se për Vallen e spikatur Shqiptare të Shpatave gjendet një pikturë madhështore në Vjenë e punuar nga një piktor i famshëm austriak. Në raste festimesh, më të vjetrit veshin pelerina leshi të qëndisura, të quajtura Çuka. Kryetari i Hunzës e ka titullin “ MIR” (The Mir). Në tetor bëhet festa e verës (pijes alkoolike). Gratë nuk janë të mbuluara me perçe. Festa më e rëndësishme është festimi i Vitit të Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët) që festohet më 21 mars. Ky festim quhet NA UROSH dhe dita e parë e vitit të ri bie më 21 mars. Në një ditë të vetme të dhjetorit organizohen të gjitha martesat e vitit.

Zakonet shqiptare

Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë SHALVARE (shal–varë), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë KAMISHE. Banorët tregojnë histori se si ata janë ngulmuar aty që nga koha e Aleksandrit të Madh. Nuk ka insekte, përveç mizës së zakonshme. Derri nuk ekziston atje dhe po ashtu edhe mishi i derrit nuk përdoret për t’u ngrënë. Ata mund të quhen 99 për qind vegjetarianë, sepse mishin e dhive të egra e hanë me pakicë, vetëm në dimër. Nuk hanë qen, mace, pula apo bretkosa. Veçan, dr. Hofman vërejti që banorët hanin shumë frutin e kajsisë dhe tulin e bërthamës së kajsisë; biles dhe aq yndyrë sa përdorin e nxjerrin nga tuli i bërthamave të kajsive. Shkrimi për hundëzakët po mbyllet me të fshehtat e jetëgjatësisë së tyre, që janë përmbledhur si më poshtë nga dr. Hofman, i cili e vizitoi dy herë Hundëzën. Sipas Hofman, hundëzakët janë të shëndetshëm dhe të shplodhur. Jetojnë në një klimë të mirë, ku mbizotëron ajri i pastër. Hundëza është një vend me tokë pjellore në thellësi. Këta banorë kryejnë ushtrime fizike ditore, duke iu ngjitur dhe zbritur taracave. Po sipas Hofman, ata bëjnë gjum të plotë dhe në qetësi absolute për tërë natën. Prirja e këtyre banorëve është të pijnë ujin që rrjedh nga akullnajat. Preferojnë çajin me rrëshirë shkëmbi që e quajnë shëllir-jete. Hundëzakët nuk kanë shqetësime dhe ushqehen me vitamina dhe minerale frutash, drithëra të pasitur, zarzavate. Ushqehen me asortimente ushqimore të pasheqerosura, pa dhjamëra dhe yndyrna. Tek ata mungojnë sëmundjet dhe kryejnë jashtëqitje të trashë, tre herë në ditë. Nuk e hanë mishin e derrit dhe janë pothuaj jomishngrënës. Nuk e pinë kafenë.

Rëndësia e studimit të hundëzakëve

Veçan, studimi i Hundëzës dhe hundëzakëve ka rëndësi të madhe për kulturën shqiptare, sepse, ngaqë ka qenë një vend i izoluar për mijëra vjet, atje janë ruajtur të gjalla tiparet popullore, gjuhësore e zakonore pellazge-ilire-arbëreshe-shqiptare.

Venbanimi i pasardhësve të ilirëve në Pakistan
• Lugina ku jetojnë sot quhet Hundëza (Hundë e vogël)
• Kjo fushë mbyllet me një hundëz
• Rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit
• Një vend moçalor quhet Balta
• Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit
• Vendi ku banonin më pas u quajt Kafiristan (të pafetë)
• Sot e quajnë Nuristan
• Vendbanimi i tyre është aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, në pjesën e Pakistanit
• Dialekti i tyre quhet Burrusheski (gjuhë e burrave), dhe e pashkruar
• Reaguan ndaj futjes së fesë myslimane
• Pijnë verë të përzierë me ujë, si paraardhësit e tyre

Karakteristika të tjera gjasore
• Lart në male një fis i madh, që quhet KALASH
• Perënditë e Kalashëve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus) Kalashët skalisin në portat e tyre, që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire, dy brirë dhije
• Edhe Skënderbeu dy brirë dhije kishte në përkrenare
• Një lule të egër me ngjyrë të verdhë e quajnë BISHA

Karakteristika të hundëzakëve
• Gjithsej 50 mijë është numri i tyre
• Janë të gjatë
• Të bardhë
• Me mollëza të kuqe
• Shumica e tyre kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri
• Me flokë gështenjë, që kalojn nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit
• Jetojnë shumë vjet

Studimi historik
Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit”

Fisi heleno-pellazg u shpëtua midis shekujsh dhe mijëvjeçarësh, falë mundësisë së pafundme të rezervave që pozicioni gjeografik dhe morfologjia e terrenit i siguroi. Domethënë, burimi i madh i popullit tonë ndodhej në malet shkëmbore të Epirit dhe të Shqipërisë së sotme dhe prej andej, si lumenj grupesh popullore, kohë pas kohe zbriste për në Greqi, Itali dhe Azi të Vogël. Në këto vende si rezultat i kishteve pakrahasimisht më të mira, zhvillohej qytetërimi i saj dhe u ndryshua nga njëri vend në tjetrin sipas kushteve ekzistuese. Në çdo rast që popullsia në vendet e reja dobësohej për çdolloj arsye, kishim zbritje dinamike grupore nga origjina. Zbritja e fundit është ajo e arbëreshëve të shekullit të XIV. Tjetër nuk do të ketë. Fatkeqësisht historia na përgënjeshtroi dhe dëshmoi për vërtetësinë e teorisë sime pellazge….

Aleksandëri i Madh, ilir nga nëna e tij, i kishte fuqizuar legjionët e tij me ushtarë të zgjedhur ilirë. Po nga kjo periudhë veçojmë se, pas vrasjes së Klitit nga Aleksandri i Madh, rreth 6 mijë ushtarë ilirë e veçuan pozicionin e tij nga ky i fundit dhe u endën nëpër Braktane, derisa u përqëndruan në Kafiristanin e sotëm, midis Pakistanit dhe Afganistanit…. Aleksandri i Madh kishte gjak ilir në venat e tij, ashpërsia e tij ilirike nuk mund të krahasohet me atë të Periandrit, dhe as me të gjithë mitet të varianteve të Ali Pashë Tepelenës. Ilirët nuk e gjetën asnjëherë rrugën që të çon në bashkim, megjithëse përpjekjet për të krijuar një konfederatë ishin të shumta. Por, pas luftës së Peloponezit dhe hipjes së maqedonëve, ata luajtën një rol të rëndësishëm, megjithëse në Greqinë Jugore ashtu dhe atje nuk ishte e lehtë njohja e Aleksandrit të Madh, të cilit iu desh të jepte beteja të ashpra për të treguar vlerat e tij. Një nga armët më të forta të Filipit, aq dhe të Aleksandrit, nuk ishte dhe aq formacioni, rreshtimi i ushtrisë maqedonase sesa ari i Pangjeut. Pas Aleksandrit dhe pasardhësve kemi Pirron, i cili tregohet një nga prijësit më të aftë dhe më aktivë, që përpiqet që, me hir apo me pahir, të bashkojë ilirët.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: Iliret e Pakistanit   Fri Jun 19, 2009 6:53 pm

faleminderit ILLYRIAN per te gjitha keto fakte qe po i sjell ne forumin tone

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Iliret e Pakistanit   Sun Jun 21, 2009 12:18 pm

shqipetari shkruajti:
faleminderit ILLYRIAN per te gjitha keto fakte qe po i sjell ne forumin tone

Po shqiptari kete nuk po e beje per te postuar por per te sjellur njohuri me te gjera rreth ilireve te Pakistanit...LoL..

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Iliret e Pakistanit   Wed Jun 24, 2009 7:12 pm

PART I

PROPAGANDA DHE GENJESHTRAT GREKE PER ALEKSANDRIN E MADH, MAQEDONINE DHE EPIRIN!

Duke qartë, se propagandisteve greke u ka hyre ne bark lemeria nga shperfaqja e te vertetave historike qe prekin drejteperdrejte mitologjine e tyre te perbere nga propaganda politike qe e mesojne qe ne shkollat fillore per te qene nje ‘grek i denje’. Ndaj, Greket duken goxha te lemeritur meqe iluzionet e tyre po thyhen nje nga nje. Ata duan te jetojne Brenda botes se tyre te iluzionit. Per kete edhe nuk I fajesojme: le te jetojne boten e tyre te iluzionit, ama edhe te dine te dallojne se ku perfundon iluzioni dhe ku fillon realiteti. Neper web-sitetet e tyre propagandistike ne internet propagandistet grek perhapin demagogji duke ia mohuar shqiptaresine Lekes se Madh te Maqedonise. Eshte e cuditshme sesi e emerojne ata ‘pergjigjjen’ e tyre. Ne emer te luftimit te ‘Propagandes Shqiptare’ ata nuk bejne gje tjeter pos qe e rikonfiromojne veteveten se cka jane: propagandiste te verbuar nga Megali Idea. Le te dine Greket se ajo cka prezantojne neper mjediset e tyre propagandistike eshte vecse propaganda:
Propaganda often presents facts selectively (thus lying by omission) to encourage a particular synthesis, or gives loaded messages in order to produce an emotional rather than rational response to the information presented. The desired result is a change of the attitude toward the subject in the target audience to further a political agenda.“ Propaganda is the deliberate, systematic attempt to shape perceptions, manipulate cognitions, and direct behavior to achieve a response that furthers the desired intent of the propagandist.

Kesaj nuk kemi c’ti shtojme tjeter, per shkak se greket manifestojne tere cilesite qe I ka nje propagandues manipulues. S’pari ata ‘faktet’ I shfaqin te shkoqitura, te selektuara dhe kesisoj I shtremberojne sipas deshirave te tyre. Prandaj, nuk eshte cudi qe ‘argumenti’ grek eshte gjithhere ne sferen e emocionales dhe asnjehere racionales. Nuk ben te lihet menjane ky kosntatim i rendesishem: Greket mesuan per Maqedonine dhe Aleksandrin e Madh ne vitin 1988 kur i emeruan territoret veriore te pushtuara me lufte si 'Maqedoni' ne menyre qe te pervetesonin historine e Maqedonise. Ndersa, sllavomaqedonet kane mesuar dhe degjuar per here te pare per Aleksandrin e Madh dhe Maqedonine e vertetet mbas 1991 kur e themeluan shtetin e tyre qe pretendon se eshte pinjoll i atij te lashtit. Te dy palet mbeshteten ne sferen e emocionales, dhe rrjedhimisht 'maqedonizimi' i se ciles pale eshte teper artificial dhe i rrejshem. Le te marrim nje shembull sesa i njohin PseudoGreket modern 'heronjte' e lashte Grek.

"The eighteenth-century Greek scholar Koumas tells of a visit he made to one of the most influential klephts, Nikotsaras. In order to show respect Koumas addresed the klephtic leader as Achilles. Nikotsaras retorded angrily: 'What rubbish are you talking about? Who is this Achilles? Handy with a musket, was he?"
(~The Balkans: Nationalism, War & the Great Powers, 1804-1999'~ Misha Glenny, 2000, page 31".)

Duket se pseudoGreket dhe propagandistet e tyre ne internet kane bere nje progres te madh evolutiv sepse tani jo vetem qe nuk i ngaterrojne heronjte e lashte me tipa ordiner te pazarit, por edhe i pretendojne si te tyret.

Ne librin e saj te shkelqyeshem antropolgja me origjine greke Anastasia N. Karakasidou "Fields of Wheat, Hills of Blood" rrefen se banoret e Maqedonise se Egjeut nuk kane kurfare kujtese ne lidhje me Aleksandrin e Madh dhe trashegimin e tij. Per me teper, Aleksandri i Madh tek ata eshte i imponuar me shume si detyrim propagandistik qe shteti grek ua meson qe ne shkollat fillore duke i indoktrinuar me histori te rrejshme. Le te vazhdojme me tej!

Ndryshe nga greket dhe sllavet qe Aleksandrin e Madh dhe Maqedonine e kane mesuar ne vitin 1988 dhe 1991 respektivisht, shqiptaret e kane konsideruar Aleksandrin e Madh si te tyrin qe ne Mesjete. Kujtimi per Leken e Madh ne Shqiperi eshte me i pranishem se kudo tjeter. Etnografe te ndryshem gjerman shenojne ne kujtimet e tyre se ne Shkodren e shekullit XIX akoma kendoheshin kenge nga raposde te ndryshem per Leken e Madh. Pervec kesaj, kryeheroi Nacional Shqiptar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu e ka konsideruar veten si 'Princ i Epirit dhe Maqedonise' dhe Leken e Madh dhe Pirron e Epirit si stergjysher te shqiptareve. Madje, emri i shkurter Aleksander ne Shqiperi eshte 'Lek' eshte eshte sinonim i guximtareve (Robert Elsie: 2000).

Kronikani i shquar bizantin Laonicus Chalcocondylas (1423 – 1490) ben te ditur se: "I can say that Albanians are nearer to Macedonians than to any other people in the world".

Po ashtu rektori i kolegjit te Palermos, Nikolle Keta, shenon "Origjina e shqiptareve rrjedh nga maqedonasit dhe jane te njejte me ta (eshte fjala per maqedonasit e lashtesise), se gjuha shqipe eshte nje nga me te vjetrat ne bote dhe se Shqiperia ne kohe te lashta ka qene ajo pjese e Maqedonise qe shtrihej drejt Drinit te Bardhe, Epirit dhe nje pjese te Peloponezit dhe qe quhej Alvanitia prej shkrimtareve bizantine".

Dihet se Greqia eshte njera nder tri vendet Ballkanike qe eshte zgjeruar me se shumti territorialisht ne dem te popujve tjere. Si rrjedhim, pushtimi i Epirit dhe Maqedonise - dy krahina shqiptare - beri qe Greqia per te justifikuar kete pushtim te trilloje histori te paqena per gjoja helenicitetin e se kaluares.

I bejme te ditur ketyre Pseudo-Grekeve bashkohore se nuk u ecen fort kjo perralla e tyre per kontinuitetin e tyre prej lashtesise e deri me tani. Nuk ka nevoje te perkujtojme ne kete mes Falmerayerin, ama per te miren e tyre u bejme te ditur se ku ishin para nje shekulli:

"Being Greek at the beginning of the ninteenth century was no simple matter. Greek-speakers were spread across the Ottoman Empire. They lived in the Empire's Near Eastern territories in today's Syria, Lebanon and Israel; they were settled in large areas of Anatolia, especially close to the Black Sea littoral. (...) Greek merchants benefited substantially from the Diaspora that stretched deep into the Caucasus, along the Black Sea coast of southern Russia"
(~The Balkans: Nationalism, War & the Great Powers, 1804-1999'~ Misha Glenny, 2000; page 22-23)[u][i]

Pinjoll te ketyre grekofolesve te Libanit, Sirise, IZraelit dhe viseve rreth detit te Zi sot po e konsiderojne veten 'maqedone'!

_________________


Edituar për herë të fundit nga ILLYRIAN në Wed Jun 24, 2009 8:31 pm, edituar 3 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Iliret e Pakistanit   Wed Jun 24, 2009 7:22 pm

Le te fillojme t'i zberthejme disa nga pretendimet e genjeshterta greke!

Greek Claim 1 #: "Barbarian term does not mean denied of being Greek"

Po a? Nacionalistet grek flasin me aq saktesi sikur te kishin jetuar ne ate kohe per te ditur se c'domethenie paska pasur termi barbar. Termi 'barbar' pikerisht domethene jo-Grek meqense implikon nje gjuhe tjeter qe s'merret vesh nga greket. Duke pasur parasysh parimin e mirenjohur se 'gjuha determinon etnine' atehere del se si Maqedonet ashtu edhe Epirotet kane qene jo-Grek.

*Per Maqedonine si barbare flasin: Herodoti, Demosteni, Trasimaku, Straboni etj.
*Per Epirin si barbar flasin: Tukididi, PseudoSylaksi, Straboni, etj.


The word 'Barbarian' is onomatopoeic, the bar-bar representing the impression of random hubbub produced by hearing a spoken language that one cannot understand, similar to blah blah, babble or rhubarb in modern English. Related imitative forms are found in other Indo-European languages, such as Sanskrit barbara-, "stammering" or "curly-haired.

Qarte shihet se termi barbar u eshte mveshur popullsive qe nuk ishin greke qe nuk flisnin greqisht. Greket duan qe te behen me te mencur sesa Herodoti, Tukididi e Straboni duke thene se 'barbar' nenkupton 'grek te paqyteteruar' sa duhet ose 'dialekte te greqishtes'. Sipas kesaj logjike idioteske, Egjiptianet e Persianet paskan qene 'greke te pacivilizuar'. Ndaj, te vertetat qe i tha Herodoti, Tukididi, Straboni etj qendrojne edhe sot e kesaj dite.[u]

_________________


Edituar për herë të fundit nga ILLYRIAN në Wed Jun 24, 2009 8:33 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Iliret e Pakistanit   Wed Jun 24, 2009 7:42 pm

Greek claim 2#: 'Macedonians were non-Illyrian because they spoken distict languages'

Greket mund ta mbajne sa te duash kete qendrim - askush s'ua ndalon - ne propaganden e tyre, mirepo shkenca e historise nuk eshte propagande greke. Gjithe historianet, gjuhetaret dhe arkeologet modern jane te nje mendje se Iliria, Maqedonia dhe Epiri kane perfaqesuar nje entitet unik si ne pikepamjen gjuhesore ashtu edhe ne ate zakonore, arkeologjike, etj, etj. Le te sherbehemi me nje pasazh te shkurter prej babait te Gjeografise Strabonit:

"The Amphilochians are Epeirotes; and so are the peoples who are situated above them and border on the Illyrian mountains, inhabiting a rugged country — I mean the Molossi, the Athamanes, the Aethices, the Tymphaei, the Orestae, and also the Paroraei and the Atintanes, some of them being nearer to the Macedonians and others to the Ionian Gulf. It is said that Orestes once took possession of Orestias — when in exile on account of the murder of his mother — and left the country bearing his name; and that he also founded a city and called it Argos Oresticum. But the Illyrian tribes which are near the southern part of the mountainous country and those which are above the Ionian Gulf are intermingled with these peoples; for above Epidamnus and Apollonia as far as the Ceraunian Mountains dwell the Bylliones, the Taulantii, the Parthini, and the Brygi.
(...) Then, because one tribe or another was always getting the mastery over others, they all ended in the Macedonian empire, except a few who dwelt above the Ionian Gulf. And in fact the regions about Lyncus, Pelagonia, Orestias, and elimeia, used to be called Upper Macedonia, though later on they were by some also called Free Macedonia. But some go so far as to call the whole of the country Macedonia, as far as Corcyra, at the same time stating as their reason that in tonsure, language, short cloak, and other things of the kind, the usages of the inhabitants are similar, although, they add, some speak both languages."
(~Strabo, Geography, Book VII, Chapter 7, Cool.

Straboni ketu ben fjale padyshim per nje unitet midis fiseve Ilire, Epirit dhe Maqedonise ne aspektin gjuhesor, tradicional dhe zakonor.

"But there remain to be described the southerly parts of the aforesaid387 mountainous country and next thereafter the districts that are situated below them, among which are both Greece and the adjacent barbarian country as far as the
mountains. Now Hecataeus of Miletus says of the Peloponnesus that before the time of the Greeks it was inhabited by barbarians. Yet one might say that in the ancient times the whole of Greece was a settlement of barbarians...
And even to the present day the Thracians, Illyrians, and Epeirotes live on the flanks of the Greeks (though this was still more the case formerly than now); indeed most of the country that at the present time is indisputably Greece is held by the barbarians — Macedonia and certain parts of Thessaly by the Thracians, and the parts above Acarnania and p289Aetolia by the Thesproti,
the Cassopaei, the Amphilochi, the Molossi, and the Athamanes — Epeirotic tribes
"
(~Strabo, Geography, BOOK VII, Chaper 7, 1).

Duhet te vuash me te vertete nga injoranca qe te pohosh te kunderten e asaj qe tha Straboni. Ai qarte e thote se barbaret banojne pjesen me te madhe te Maqedonise dhe Epirit duke aluduar ne Thraket e Iliret.

Madje, Straboni ben te ditur se kush ishte Maqedonia origjinale dhe emri i saj i lashte.

"What is now called Macedonia was in earlier times called Emathia. And it took its present name from Macedon, one of its early chieftains. And there was also a city emathia close to the sea. Now a part of this country was taken and held by certain of the Epeirotes and the Illyrians, but most of it by the Bottiaei and the Thracians"
(~Strabo, Geography, Book VII, 11)

"MACEDONIA was formerly called Emathia, from the name of king Emathion, of whose prowess the earliest proofs are extant in those parts".
(~Marcus Junianus Justinus~Epitome of the Philippic History of Pompeius Trogus, Book VII, 1).

Straboni dhe Justini njezeri pohojne se emri me i lashte per Maqedonine ishte Emathia. Justini duket se na e ka dhene pergjigjjen brenda rreshtave. Ai thote se ekzistonte mbreti Emathion qe ishte shembulli i pare i trimerise. Shqipja na vjen ne ndihme ne kete rast per shkak se toponimi-eponim Emathion mund te lidhet me fjalen shqipe 'I Madh' 'E madh' qe eshte sinonim per te fuqishmin, te fortin, te madhin.[u]

_________________


Edituar për herë të fundit nga ILLYRIAN në Wed Jun 24, 2009 8:35 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Iliret e Pakistanit   Wed Jun 24, 2009 7:55 pm

Greek Claim #3: 'Polybius denied that Macedonians were Illyrian. Macedonians need translator to communicated with Illyrians"

Nese e cungojme tekstin origjinal te Polibit, atehere mund te vijme ne te njejtin perfundim sikur greket. Mirepo, per hir te se vertetes paragrafin 'problematik' po e japim te terin te plote per hir te qartesise:

"Meanwhile Perseus arrived at Stubera, and sold the booty and gave his army a rest while waiting for the return of Pleuratus and Adaeus. A second mission to Genthius.
On their arrival with the answer from Genthius, he immediately sent another mission, consisting again of Adaeus, Glaucias, one of his body-guards, and the Illyrian (Pleuratus) also, because he knew the Illyrian language, with the same instructions as before: on the ground that Genthius had not stated distinctly what he wanted, and what would enable him to consent to the proposals. Perseus goes back to Hyscana in Illyria.
When these envoys had started the king himself removed with his army to Hyscana."

Polybius, XXVIII, 8,9

Me kete asesi nuk mund te nxirret perfundim i gabuar se iliret flisnin gjuhe tjeter nga maqedonet. Kjo do te ishte ne kundershtim me te vertetat e Strabonit. Ne tekstin e sipercekur Polibi askund nuk ben fjale per ndonje perkthyes ne gjuhen ilire. Nderkaq, kur jemi te perkthyesit dhe te moskuptimi i gjuheve t'u perkujtojme grekerve se Eumenesi, komandanti Grek ne falangen maqedone kishte nevoje per perkthyes per t'i adresuar urdherat midis falanges maqedonase qe s'merrte asnje fjale vesh greqisht. I keshillojme per lexim librin: 'Eumenes of Cardia: a Greek among Macedonians' te Edward Anson.

Mirepo, greket duke qene se nisen nga premisa te gabuara dalin ne perfundime te gabuara. Ata duket se nuk e kane te lehte te shkeputen nga emocionet, paragjykimet dhe selektimet. Shume me e rendesishme eshte te nxirret nga ky paragraf nje mesazh tjeter. Perse mbreterit Maqedonas bashkepunonin me Iliret kunder romakeve? Perse Maqedonasit nuk bashkepunonin me greket, nese paskan qene te nje origjine, por me iliret? Pyesim greket: Dini gje per Aleancat Iliro-Maqedone?

Ne anen tjeter, perse greket nuk i ndihmuan maqedonasit kunder romakeve? Perse Greket bashkepunuan me pushtuesin romak kunder Maqedonasve? Duket, se ketyre pyetjeve nuk kane si t'i bejne ball Grekerit. Por, meqense insitojne kaq shume ne Polibin, atehere duhet te jenbe te vetedijshem se cka nenkupton ne te vertete Polibi. Pra, kujdes herave tjera kur ta citoni Polibin.

_________________


Edituar për herë të fundit nga ILLYRIAN në Wed Jun 24, 2009 8:36 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Iliret e Pakistanit   Wed Jun 24, 2009 8:12 pm

PART II
GREEK PROPAGANDA

Pergjigjje ndaj: "Albanian propaganda – Alexander the ‘Albanian’ Part II"

Greket duket se po e zhgenjejne cdo ke qe i ka paramenduar ata si dashamir te dijes, qyteterimit dhe shkences. Natyrisht, Greket e lashte i mbanin keto virtyte me plot dinjitet, perderisa PseudoGreket e sotshem jane krejt e kunderta e te lashteve. Ne mungese te provave, Greket nuk kane guxim te merren drejtpersedrejte me citatet e autoreve te lartepermendur, por dalin me paragjykime dhe kategorizime te ulta te tipit: 'Ky nuk eshte historian, ky s'ka lidhje me historine' e te ngjashme si keto.

Tu perkujtojme grekerve se: Historia per te dhene nje pamje sa me te plote te se kaluares se lashte kerkon bashkepunimin me shkencat e tjera. Vetem nje bashkepunim interdiciplinar i mundesone historise qe te arrije ne perfundime sa me te sigurta. Prandaj, Historia kerkon vazhdimisht ndihmen e shkencave tjera si Gjuhesine, Antropologjine, Arkeologjine, Etnologjine, Gjeografine, etj etj.

E qarte perse u pengon grekerve Gjuhesia, Antropologjia, Arkeologjia, Etnologjia e Gjeografia: per shkak se keto i demantojne ata, dmth keto kontribuojne ne nxjerrjen e te vertetave, per dallim nga greket qe i fshehin keto te verteta.

Injoranca greke nuk di kufij. Me keq se kaq. Ajo nuk eshte injorance por ... 'The Greatest enemy of Acknowledge is not igonorance but the illusion of knowing' thote S. Hopkings. Greket duket se e kane kete te dyten; e kane iluzionin e dijes.

Ja nje shembull qe deshmon se ku mund te shkoja budallakia greke:

"Mary Edith Durham isnt related with History but she is a traveller. Her books are good only for coffee table discussions but not history. Still no credible historical source that points out an ‘Albanian’ origin of Alexander"

Greket duke mos pasur argumente pert'iu kunderpergjigjur Edith Durhamit, ata fillojne me fyerje se librat e saj jane per muhabete kafenesh. Keta tregojne qarte se madheshtine e shkencetares angleze Edith Durham nuk e njohin. Tu perkujtojme grekerve se Edith Durham si antropologe dhe etnologe e deshmuar i kaloi mese 20 vite midis popujve ballkanik ku dhe nxorri libra te paperseritshem sepse ajo njihet se afermi psikologjine, karakterin dhe historine ballkanase. Ne Angli dhe cdo kund tjeter, ajo nderohet si nje nga grate me te zgjuara. Fatkeqesisht, ne Athine e Greqi ajo konsiderohet armike.

Ose ne nje rast tjeter:

"Lou Giaffo, an Albanian himself isnt considered anything related to “unbiased neutral source” as also his desperate attempts show, therefore his input is totally worthless."

Eshte e qarte, se greket cdo gje e nisin nga paragjykimet. Ata asnjerin nga te lartepermendurit dijetar qe mbrojne idene se Aleksandri ishte shqiptar nuk e njohin. Gjithehere ata nisen nga paragjykime se ky s'ka lidhje me historine ky s'eshte historian. Nese nisemi nga nje logjike e tille, atehere vete greket duhet ta rivleresojne profetin e tyre Nicholas Hamondin. E dini se cfare ka qene Hamondi ne rinine e tij?
"... an operative for the British Special Operations Executive (SOE) in occupied Greece during World War II".

Ma detalisht: Hammondi ka qene spiun diversant britanik qe ka punuar ne SOE. Nese nisemi nga logjika juaj, atehere ju duhet te pushoni se cituari idhullin tuaj per shkak se nuk ka lidhje me historine. Ai dikur ka qene Spiun. E mohoni dot?

_________________


Edituar për herë të fundit nga ILLYRIAN në Wed Jun 24, 2009 8:37 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Iliret e Pakistanit   Wed Jun 24, 2009 8:25 pm

Injoranca dhe cinizmi grek ka edhe kapituj te tjere. Ja nje nder ta:

"On the contrary Tarn isnt regarded as “having written the definitive work on Alexander the Great”. W.W Tarn wrote his book in 1948. Until then, Alexander’s biographies were only a few. Since then lots more better documented biographies about Alexander have been written, we have huge archaeological discoveries (Vergina tombs, Pella Katadesmos, molossian decrees etc) which certainly change perspectives about Alexander and ancient Macedonian history in general. Hence, Tarn’s claims are considered from modern historians ‘outdated’ and non-valid"

Vepra e Tarnit eshte njera nder veprat me te mira te shkruara ne periudhen e tij. Tarn-i njihet si nje nga akademiket me te mire britanik te antikitetit. Gjithesesi, sot mund t'i dime shume gjera te reja qe historianet para disa vieteve nuk mund t'i kene ditur. Mirepo, thelbi i konstatimit te Tarnit vazhdon te mbetet, bile te perforcohet nga zbulimet dhe perparimet e shkences. Tarni citohet mjaft shpesh ne veprat e biografeve modern te Lekes se Madh, dhe kjo tregon se Tarni nuk konsiderohet 'outdated' or 'non-valid' mirepo konsiderohet si nje burim cilesor i njohjes se Aleksandrit te Madh. Meqe ra fjala: Per cilat zbulime arkeologjike e keni fjalen qe paskan ndryshuar perspektivat per Aleksandrin e Madh'? Per zbulimet ne Vergjina?Ketu e keni fjalen? Zbulimet e Vergjines vetem sa e kane perforcuar edhe me tej konstatimin e Tarn-it per shkak se kultura e zbuluar ne Vergjina indikon fuqishem per nje prani te pakudnershtueshme ilire, gje qe pajtohen shumica e arkeologeve. Vete varreza e zbuluar ne Vergjine a nuk kosnderohet tume? Dini se cfare ishin tumat? Tumat ishin vendvarrezat ekskluzive ilire dhe te popullsive etnike te aferme me ta. Keshtu, qe pikerisht tumula e Vergjines ehste nje plus tjeter qe rikonfiromon se Maqedonia ishte ilire. Pella, Aigiai, Edessa a nuk ishin qytete te themeluara ose te mbajtura nga iliret? Mund ta gjeni nje dijetar qe mund t'i kundershtoje keto?

Sa i perket tabelave te Pellas keto nuk thone asgje se Maqeonia qenka helene. Nese nisemi nga nje logjike e tille, atehere Maqedonia qenka romake per shkak se ekziston nje numer i madh mbishkrimesh ekskluvisht romake. Madje sipas nje studimi te Universitetit te Minesotas, mbishkrimet latine ne Maqedoni arrin ne 650 te tilla. Mirepo, studiuesit amerikan te Minesotas nuk jane budallenj sikurse ju qe te thone: Maqedonia eshte Latine meqe paska mbishkrime latine!!!

Sa i perket dekreteve Molosve, rishatas keto nuk flasin per element helen ne Epir per shkak se nese i besojme arkeologjise moderne, Epiri ben pjese ne kompleksin arkeologjik qe eshte i njejte me ate te Ilirise. Fundja, tere materiali onomastik i Epirit eshte ne favorin tone se Epiri ka qene Ilire.

Keshtu, gjitha faktet e mundshme si ne Epir ashtu edhe ne Maqedoni flasin per karakter pellazg-ilir. Ndaj, Aleksandri i Madh mund te jete grek vetem ne endrrat dhe deliriumin grek.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Iliret e Pakistanit   Tue Jul 21, 2009 1:18 am

http://books.google.com/books?id=nloLAAAAIAAJ&pg=PP8&img=1&zoom=3&hl=en&sig=ACfU3U3jpkcHlbdy4zhuHUyb1bN6FK6Gug&ci=1%2C3%2C988%2C1588&edge=0

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Iliret e Pakistanit   Today at 12:49 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Iliret e Pakistanit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Histori-
Kërce tek: