Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 E ka merituar EULEX-i

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

E ka merituar EULEX-i Empty
MesazhTitulli: E ka merituar EULEX-i   E ka merituar EULEX-i Icon_minitimeWed Aug 26, 2009 1:31 am

Misioni i EULEX-it ne Kosovë është vazhdimsi e problemeve të më hërshme dhe asgjë tjetër nga një sistem si UNMIK-u i “pa deshiruar” ne Kosovë nga qeveritaret tanë e tash në një sistem të deshiruar nga keta politikan , kur dihet se janë te njejtit por vetem me nje maskë tjeter apo emer tjetër nga UNMIK në EULEX (ngjajshem sikurse nje shtepi e vjetër me një fasad të re, por prap ajo shtepia e vjetër është se nuk ndryshojn themelet ato të vjetrat janë) mbeshtjellës të ri.

Deklaratat e Sejdiut dhe Thaqit :

“Për ne është me rëndësi që institucionet e vendit ta thonë fjalën e vet dhe e kanë tepër-tepër të qartë. Ne do të bashkëpunojmë shumë thellë me EULEX-in, është mision për të mirën e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj. Bashkëpunimi nënkupton edhe veprime të kujdesshme të përbashkëta që janë në realizim të një projekti për zhvillimin e Kosovës përgjithësisht, prandaj për ne është thirrje kryesore që çdo gjë që kalon në një situatë tjetër të ngritjes së tensioneve apo të formave të tjera, natyrisht se është e papranueshme”, theksoi Fatmir Sejdiu.

Ndërkaq, edhe Hashim Thaçi theksoi se Protokolli i përket së kaluarës, sikurse Plani gjashtë pikëshi.

“Qëndrimi i Institucioneve të Kosovës, është shumë i qartë edhe sa i përket idesë së nënshkrimit të protokollit, sepse protokolli sikur edhe gjashtë pikëshi, i takojnë së kaluarës” tha i pari i qeverisë së Kosovës.
Thaçi pohoi se në vazhdimësi ka takime të rregullta më përfaqësuesit ndërkombëtar, por se qëndrimi i tij dhe institucioneve të Kosovës, sa i përket protokollit nuk ndryshon.”

Ndërkaq,Qeveria e Republikës së Kosovës dënoi veprimet e dhunshme të cilat siç thuhet kishin për cak atakimin dhe shkatërrimin e logjistikës së Misionit të Bashkimit Evropian për Drejtësi dhe Sundim të Ligjit (EULEX).

Deklaratat e politikanve tanë si Sejdiu e Thaqi që thonë se Eulex-i ne Kosovë është ftuar nga institucionet e Republikes së Kosovës dhe nuk duhet qe ne të jemi kundër Eulex-it janë deklarata boshe dhe te pa kuptimta ,nese Eulex ka ardhur në Kosovë me ftesen e juaj zotri kush u’a dha ketë të drejt ju qe ta ftoni nje mision sundues të ri në Kosovë kur dihet së mbi 60% e popullit nuk i dhan voten asnjerës nga partit ne Kosovë ne zgjedhjet e 19 nëntorit 2007.
Më qfar të drejte flisni ne ketë menyr ndaj nje Lëvizje paqsore dhe akuzoni atë se gjoja sot (25.08.09) ka bërë dhunë ndaj veturave të misionit sundues Eulex ne Kosovë. Dhune nuk ushtrohet ndaj veturav po vetëm ndaj njërezve . Kjo tregon se pavarsishtë asaj se a pranoni ju apo nuk pranoni është pjesa me e madhe e popullit qe nese nuk është ne rregull diqka ajo do ta kundërshtoj atë ne qfardo forme vetëm e vetëm për ti ndalur proceset e dëmshme në Kosovë .
Marrveshja e protokollit Eulex-Serbi vetem sa e thellon bashkëpunimin mes Eulex-it dhe Serbis , ky protokoll përmban rezuluten 1244 ,qe Kosova sipas kesaj rezulute është pjës përbërse e Serbis ,shkembim informatash me MPB të Serbis , në protokollin policor EULEX-Serbi, kufiri Kosovë-Serbi quhet ‘kufi administrativ, e jo kufi ndërshtetëror , përmban pakon e Ahtisaarit dhe planin 6 pikësh qe Hashim Thaqi thot se i takojnë të kaluarës ,ndërsa ne anën tjetër ato vetëm sa po zbatohën qeveria thot JO protokollit me Serbin dhe e pranon Eulex-in ne anen tjetër sikurse qe pat vepruar më planin 6 pikësh .
Eulex-i nuk ngopet vetëm me këto marrveshje tash e ka ne plan qe ti hapë 2000 dosje te pjestarve të UÇK-së gjoja për krime lufte (çlirimtaret denohen ndersa kriminelet Serbë që vran masakruan mijra civil shqiptar ,shetitën poshtë e lartë nepër Kosovë dhe askush nuk merret me ta ) .

Ne aksionin e sotem të organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! ,ne mënyr brutale nga njësit speciale te PK-së dhe policet civil u arrestuan këta Aktivistë:

Salih Zyba, Ramadan Veliu, Naser Shatri, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Kujtim Kosumi, Salih Mehmeti, Fatmir Haziri, Asdren Peci, Arbër Nuredini, Kasim Uka, Bujar Voca, Rron Gjinovci, Faruk Daka, Skënder Mërtyri, Flamur Arifi, Pajtim Demaj, Lirim Gashi, Fatmir Kurti, Kushtrim Zeqiri, Arbër Vokrri, Skender Blakaj.

Vetëvendosja thotë se disa aktivistë janë lënduar gjatë aksionit. “Ky intervenim i policisë la të lënduar aktivistin Skender Blakaj nga Burimi, i cili është dërguar në klinikën emergjente në QKUK-së, ku po qëndron policia në pritje për ta arrestuar. Aktivistët e Lëvizjes Dardan Molliqaj dhe Fatmir Haziri janë rrahur keq nga policët gjatë rrugës për në staconin policor dhe brenda tij. Fatmir Haziri është rrahur nga polici me numër 8062. Po ashtu është rrahur edhe aktivisti Kujtim Kosumi nga polici me numër 8676, si dhe aktivisti Salih Mehmeti nga polici me numër 8272”, thuhet në një komunikatë të lëshuar pas aksionit nga Vetëvendosja.

Eulex duhet urgjentisht të largohet nga Kosova duke i prishur të gjitha marrveshjet me Serbin dhe duke kërkuar falje popullit shqiptar në Kosovë për të gjitha demët qe i ka shkaktuar Kosovës .


Nga: Ferat Koca
Mitrovicë 25.08.2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

E ka merituar EULEX-i Empty
MesazhTitulli: Re: E ka merituar EULEX-i   E ka merituar EULEX-i Icon_minitimeWed Nov 04, 2009 5:15 am

sigurisht se e ka merituar bile edhe me shum , ky ishte nje mesazh teper i fuqishem per bashkesin nderkombetare , qe ne token ton ne shtepin ton jemi ne dhe askush tjeter
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
 
E ka merituar EULEX-i
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Shqiptaret-
Kërce tek: