ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kryetari i Serbisë Boris Tadiqi vjen në Kosovën Multietnike si ne shtëpi të Babës së vet!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Kryetari i Serbisë Boris Tadiqi vjen në Kosovën Multietnike si ne shtëpi të Babës së vet!   Mon Jan 11, 2010 6:06 pm

Kryetari i Serbisë Boris Tadiqi vjen në Kosovën Multietnike si ne shtëpi të Babës së vet!


Prof.Xhavit Dalloshi anetarë i CDU Gjermani


Qeveria e Kosovës do të lejojë vizitën e kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq, në Kosovë, sepse ai edhe ashtu vjen pa i pyetur fare!
________________________________________
Thuhet edhe pse paralajmërimi i vizitës së Boris Tadiq në Kosovë, kishte pasuar me një varg reagimesh zyrtare dhe jo zyrtare, Tadiq megjithatë vjen në Kosovë dhe e realizon në tërësi agjendën e tij të vizitave për festën e krishtlindjeve serbe. Duke komentuar këtë vizitë në Kosovë, zëvendës-kryeministri Ramë Manaj, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e ka marrë kërkesën nga Zyra e Përfaqësuesit të BE-së dhe, pasi e ka shqyrtuar, ka marrë vendim të lejojë vizitën e Tadiqit, në Kosovë, nga i cili kërkohet të mos e keqpërdor vizitën për prononcime politike. Ky arsyetimi i zyrtarit të lartë të Qeverisë së Kosovës është krejtësisht i paqëndrueshëm.

Nuk është Hera e parë që Kryetari i Serbisë Ministra e politikan të ndryshëm vijnë për vizitë në Kosovë sa here qe atyre ja kana pa i pyetur kinse Udhëheqjen legjitime te kosovarëve qe ne zgjedhjet e kaluara edhe ata të tashmet nuk kanë marrë mandatin e popullit,po kane mandatin e te huajve që i përdorin për interesa personale të tyre.
Edhe pse në listat e votimeve si më parë edhe tash janë të evidentuar edhe të vdekurit apo familjet tona në diasporë që farë nuk kanë qen në Kosovë për të votuar,e siç kam vërejt se edhe familja ime që s,ishte prezentë në votimet e më parshme as të tashmet gjinden në listën e votimeve në Komunën e Kaçanikut,ku PDK manipulon që 8 vjet me radhë dhe në listë kamë parë që figurojnë edhe prindërit e mi të vdekur ,migjallarë e anëtarë tjerë të vdekur nga lagjja jonë.
E llogarit se sa të vdekur tjerë figurojnë në lista në tërë Komunën e Kaçanikut e në mbarë Kosovën.
Marria turpi s,ka kufi, ka njerëz qe luajnë edhe me te vdekurit vetëm e vetëm qe të vijnë në pushtet me q,do kusht duke manipuluar edhe me njerëz të vdekur!
S,disa herë më parë Kryetari i ,,Kosovarëve dhe Qeveria kishin paralajmërua para disa vitesh ende pa e shpallur kinse ,,Republikën E Kosovës se Tadiqi e Ministra serbë është hera e parë dhe e mbrame që kishin vizituar Kosovën pa paralajmëruar Qeverinë dhe Kryetarin Kosovarë.
Mirëpo Tadiqi pat lajmërua se kurë të donë do të viziton Kosovën pa lajmëruar askënd fare sepse Kosova qenka ,,SËRBE dhe djep i Serbisë”!

Këto deklarata të Ram Manaj dhe të Zëvendës Kryeministrit të Qeverisë Hajredin Kuqi
I kanë dhënë sa me ju qit pluhur syve qytetarëve ashtu të verbuar nga kjo politik antishqiptare dhe antikombëtare!
Dihet fare mirë se lejen për vizita të Udhëheqësve serbë në Kosovë dhe kompetencat i ka Eulex e fare nuk pyetën këta Politikan kosovarë!
Sepse edhe ,,Republika e Kosovës është shpallë sipas këshillave të Serbisë dhe rezolutës 1244 dhe Planit antishqiptarë të Ahrtizarit që vetë Kryetari dhe Qeveria ,parlamenti Kosovarë e kanë pranua dhe përbehen në këtë plan antishqiptarë.
Dmth ;se Kosova apo kosovarët siç i quajnë këta servilë që hiqen termin shqiptarë, ka një status special sipas rez1244 po nuk është sovrane ,dhe të gjitha ato shtete qe pranojnë ,,Republikën e Kosovës e bëjnë ne bazë të kësaj rezolute.
Që në fakt Kosova ka një lloj vetëqeverisje Multietnike me enklava të pastra etnike serbe,qe këto enklava nuk njohin fare Qeverinë e Kosovës e as Instuticionet .
Po drejtë persdrejti ju përgjigjen Qeverisë së Serbisë.
Këtë e lejon edhe plani Gjashtë pikësh i Ban Kimunit që po aplikohet pa pengesa fare.
Këtë e lejon edhe kushtetuta antishqiptare ku dihet se serbët janë të definuar si kombe dhe kanë simbolet e tyre kombëtare ,kurse neve këta servil Kosovarë najë hiqen Kombin si shqiptarë që u quajshmi edhe me kushtetutën e viti 1974 .
Tashe me kushtetutën e re Kosovare nuk definohemi si komb shqiptarë po si qytetarë të thjeshtë apo musafyrë në shtëpinë tonë.
Nuk është çudi që Tadiqi të Vjenë si në shtëpinë e babës së vet dhe nuk pyet asken fare.
Pse është kështu kjo gjendje anarkike te ne !
Më së miri e shpjegon Patrioti atdhetari Tafil Duraku ne shumë shkrime të tija,e sidomos në këtë shkrim të fundit i botuar në Albaniapress.

ÇFARË ZBARDHË NË DRITË INTERVISTA E Z. KADRI VESELI
Këtu Flitet se edhe ne radhët e UCK-së .Së lavdishme ishin infiltrue njerëz të Ubës Serbe!
Dhe për këtë arsye kemi ardhë në një gjendje të mjerë kombëtare.
Ardhja e Tadiqit në Kosovë ,vetëm dëshmon se Serbia ende ka Kosovën nën sovranitetin e sajë!
Duhet që sa më shpejtë të bashkohen kokat e shëndosha atdhetare patriotike shqiptare ,që të kërkojnë ndryshimin e kësaj kushtetute antishqiptare dhe të përpilojnë një kushtetutë tjetër ku shqiptarët shumicë të njihen si komb me respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare ,minoritare.
Vizita të tilla të Tadiqave dhe Ministrave Serbë i ndalon vetëm shpallja e një referendumi gjithë popullorë ku populli vetë të deklarohet për vetëvendosje sipas vullnetit të tije.
Përndryshe s,ka kush të ndalë Tadiq e Ministra Serbë që të vizitojnë Kosovën sa here që t’u teket atyre pa lejen e Kosovarëve!

Gjermani,06.01.2010

Shkrimi u botua me kerkese te Xhavit Dalloshit qe kishte shkruar permes formes se kontaktit! xhdall@t-online.de

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
 
Kryetari i Serbisë Boris Tadiqi vjen në Kosovën Multietnike si ne shtëpi të Babës së vet!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Shqiptaret-
Kërce tek: