ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:25 pm

Shaban Cakolli

"TOKË DARDANE"
"DODONA"

BIBLIOTEKA"SHTIGJET"


Redaktor:
Sabri Bresa

Recensent:
Adem Istrefi

Ballina:
Agim Morina

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:26 pm

KA KOHË
Ka kohë
që jam duke u ngjitur
Lugut të Blertë
të Gërmisë.

Ka kohë që ujë pi
në krojet e fëminisë.


Ka kohë
që më janë ngatërruar kohët
dhe nuk e di kur fillon e kur mbaron
Ëndrra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:27 pm

ARBËRIA

Më e moçme se Hëna është Arbëria,
rrënjët i shtrin
tek mitet ilire
ku^perëndesha Dea
qumësht i jep
gjarpërit të shtëpisë.

Ëndrrat arbërore
me Qerren e Diellit
udhëtojnë
për të pushuar
në svastikën
e djepave tanë.

Derisa flenë arbërorët
dy shqipe të pagjuma
ëndrrat na i ruajnë
netëve me hënë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:28 pm

DARDANIA
Ja këto janë ato vise
ku pemët piqen në dimër
e lulëzojnë në verë.

Fëmijët dardanë
këmbëzbathur ecin
nëpër acarin e shekujve
për të arritur
në tokën e premtuar.

Kjo tokë është Dardania
e gdhendur në atë mburojë
që e mbajnë
luftëtarët e saj
nëpër betejat që s´i regjistroi
historia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:29 pm

ZHGËNJIME

Evropën e krijuan së pari
me mite e legjenda.

Erdhi nga antika
në katër këmbë
në përrallat moderne
me urinë e Kronosit.

Djepi i saj
ku i dhamë qumësht legjendash
ende përkundet bosh
në gërmadhat e Ballkanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:29 pm

LEGJENDA E ROZAFATIT
Një fëmijë
kërkon gji
nga guri.

Nëna e murosur
me qumështin e saj
ruan qytetin e Shkodrës
nga ushtat e helmuara
të legjioneve romake.

Më kot babai
fëmijës së vet
i rrëfen rrugën e përgjakur
deri te kënga e lahutarit.

Ai s´do të kthehet
pa i pirë dy-tri pika qumësht
nga legjenda
e këtij shekulli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:30 pm

DUKE SHIKUAR ORËN

Një shekull iku
duke shikuar
diellin me zenit.

Ku mbet ora jonë
që mat rrjedhën e gjakut
në histori?....

Pena ime gërryen mbi letër
hieroglifet
me të cilat kam shënuar
kronologjinë
e lindjes
deri në perendim
të epokës së gjakut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:30 pm

DRURI I JETËS

Liliane Perrin-it

Ajo vdiq në nëntor
dhe flamujt e fateve tona
i zbritëm në gjysmështizë.

Liliane Perrini-i,
medalon i përjetshëm
ne do ta mbajmë të varur
në kujtimet tona.

Ajo iku në nëntor
dhe vjeshta hyri me verdhësi
në visoret e ëndrrave
duke shkundur gjethet
në Drurin e Jetës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:31 pm

ËNDRRAT
Na mbytën ëndrrat
e dheut të huaj

Edhe netëve të pagjumë
bredhim të përhanshëm
hapësirave të bleruara
të vendlindjes.

zgjohemi
me ëndërr në qepallë,
dhe ngrysemi mbi pjalm gjumi
në bebëzen e lulëzuar.

Vetëm një grusht
dhe Kosovë
do të na sjellë
pushimin e trupit
dhe qetësinë e shqisave tona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:32 pm

ROJA E TUFËS

Kur këndon Baca Nazif
fotografitë në mur lotojnë
nga malli:
"Ngjitet tufa me këmborë,
u prinë dashi me kurorë..."

Në karrige ahu
që ka lëshuar gjethe
rri ulur duke i rënë kavallit
i zgjon bylbylat e mallit
në kopshtet e largëta
nëpër këngë.

Nëpër mure zhagitet
hija e dashit të therrur kurban
për festën tonë të motmotit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:32 pm

MALLI PËR FSHATIN E LINDJES

Arën me grurë e solli
në dhomën e stolisur
me kallij të vendlindjes.


Këtu në këtë qytet të huaj
as gruri se ka ngjyrën
e bebëzave tona:
është jeshil si zhapini
tek rrezitet mbi shkëmbij.

U poqën kallijtë në dhomë
nga malli ynë
ngjyrë bakri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:33 pm

PLAGA E KURBETÇARIT

Është plagë
e nuk mbyllet kurrë

as nëzemër,
as në shpirt.

Stinët ndërrojnë,
datat në kalendar,
akrepat qarkojnë
rrathët e ferrit.
koha rri e ngrirë
në kujtime.

Plaga ime kullon
gjak
pika-pika
mbi kujtime....

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:34 pm

SHAMIJA

Ma dha shaminë
që pat fshirë
lotin që ia shkrumoi faqet.

Kur u zgjova nga gjumi
me të i fshiva kujtimet
e lëndimet e zhubrosura...

Po njelmësinë e mërgimit,

me se do ta fshija,
me se do ta hiqja?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:34 pm

RASAT E MËRGIMTARIT

Një jetë e nemur
e lakuar nëpër
rasa.

Në emërore:Iliri!
në kallëzore:Dardani!
në rrjedhore:Kosovë!

Thirrorja është zhdukur
se nëna s´na dëgjon.

Emri ynë
edhe sot lakohet
nëpër histori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:34 pm

NË KUJTESË

Dikush qan
mos po qaj unë?

Me ninullat të bukura
mí ndizte nëna
dhe qirijtë qiellorë
mbi kokë.

Mbi kokë,
pleqëria se ç´m´i shkundi
borërat e Sharrit
e duke bredhur meridianeve
ninullat e nënës s´mú ndanë.

Dikush qan
mos po qaj unë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:35 pm

MALLI

Kur e lash shtëpinë
dhe ika nëpër botë
nëna deri te pragu i shtëpisë
më përcolli me lotë.

Ika unë i mjeri
nëpër baltë e terr,
nëpër shteg ylberi
vajta drejt në ferr.

Dielli rri i ngrirë
në qiellin e huaj
duke ma ngrohë jetën
me javë e me muaj.


Rrudhat e pleqërisë
s´ma shuajnë atë zjarr
që në vendin tim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:36 pm

REFREN KURBETÇARI

Kafka të ngjitura për lëkurë
që jetën s´e shijojnë kurrë
duke kujtuar lodrat e fëminisë
vrapin e bagëtisë në fushë
mallin që është përzier në këtë tymnajë.

Kush do túa ushqejë shpresën
ata që kurrë s í sheh të qeshur,
Rini e mbështetur për mur
deri kur?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:36 pm

KROI I AHUT

Nën shiun plak
diku në mal
buron me currila
uji kristal.

Rrjedh uji ngadalë
malit tatëpjetë,
siç rrjedh nëpër vite
malli im për jetë.

Një ylber kujtimi
rrjedh nëpër mote
prej zemrës sime
deri te zemra jote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:37 pm

BYLBYL I LUMTUR
Ti në kafaz
unë mes natyre
ti këndej
e unë

matanë pasqyre


Ti lart në qiell
e unë poshtë në tokë,
as për një shekull
s´bëhemi shokë.

Eja të ndërrohemi
për shekullin e ri.:
unë pëllumb
ti bëhu njeri.[img][/img]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:38 pm

DITË E VONUAR
Si pikë uji nga shkretëtira
bëhu oazë
dhe mbushi burimet
që t´i freskosh zemrat e djegura
nga vapa qiellore.

Dhe eja
ditë e ëndrrave të bardha!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:38 pm

NËNA

Fjalë e qëndisur
me shkronja ari
te kokat e shqiponjës
në flamur.

U rritëm nëpër shekuj
në prehrin e saj,
me bazybenë
që na e lidhi për qafe
bredhim nëpër histori.

Edhe sot në kurbet
në ëndërr netëve dimërore
më flet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:39 pm

DALLËNDYSHES

Shko në kopshtin tim
këput veç një mollë
ma sill t´i marr erë
të bëhem erë e saj.

Ma sill një lulëkuqe
me ngjyrë të flamurit
t´ma zdriti udhën
e shtegun nëpër terr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:39 pm

KËNGË QYQESH

Në pullazin e shtëpisë
tubohen qyqet.

Netve me hënë
majë oxhaku
heshtjen mortore
vetëm kënga e tyre
e prish.

Mbështjell me ëndrra kobzeza
nëna mallkon
këngën e tyre mortore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:40 pm

PARA XHAMISË SË MADHE NË
PRISHTINË

Në Prishtinë
para kafenesë"Besa"
bërlyket shpresa për çdo ditë.

Para Xhamisë sëMadhe
tubohet mëngjeseve rinia
për të shitur rininë e vet.

As me pishë as me qiri
kurkund s´gjen
mall më të lirë në treg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Sat Sep 11, 2010 10:40 pm

BOTA E TJETËRSUAR

Shekuj me radhë
po lind
engjëj dhe tiranë.

Rruga ku takohen
shtruar me të zeza,
mbretëri e tyre
shtrihet në varreza.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   Today at 6:21 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Arti dhe kultura :: Letersi-
Kërce tek: