ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 NGA MUZIKOLOGU DHE KËNGËTARI YNË DEMIR KRASNIQI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: NGA MUZIKOLOGU DHE KËNGËTARI YNË DEMIR KRASNIQI   Sat Sep 11, 2010 10:49 pm

MEHMET KRILEVA

Bijë e bija nga Gollaku –

Janë t’ një fisi , janë t’ një gjaku .

Ndër shumë trima nga këto treva –

Do t’ përmendet Mehmet Krileva .

N’ atë Malësi të Gollakut –

U lind shtylla e konakut ,

Që do t’ njihet nga këto treva ,

Burrë me famë Mehmet Krileva !

Që kur ishte Mehmeti i ri –

Kishte etje për dituri ,

Në shpirt kishte atdhedashuri ,

N’ zemër kishte trimëri .

I gjithë populli n’ atë Malësi –

E pranonte me ngrohtësi .

I tillë ishte Mehmet Cakolli –

Birë i dashur i këtij trolli .

Por për famë që i dhanë këto treva –

Populli i tha : Mehmet Krileva .

Bijtë që thithin gji n’ nanë - trimen ,

Nderojnë fshatin dhe krahinën !

Përmes këngës , nëna i rrëfeu –

Herët mësoi si duhet atdheu ,

Herët mësoi si duhet miku ,

Herët mësoi si urrehet armiku !

Herët mësoi çka është pushtuesi ,

Ç’ është mizori e uzurpuesi !

Herët mësoi çka është robërimi ,

Shtypja, burgjet dhe regjimi !...

Herët mësoi çka janë përndjekjet ,

Rrahjet, vrasjet edhe djegiet ...

Qysh i njomë n’ moshën rinore –

U frymëzua n’ çështje madhore !

N’ shpirt e brente rënd mashtrimi,

Që ushtrohej nga regjimi –

Mbi shqiptarët e këtij trolli ,

Që i priste Anadolli!

Nga shqiptarët bëhej spastrimi –

N’ Kosovë bëhej kolonizimi !

N’ tokat tona brez me brez –

Vinin serbë e malazezë !

Arsimdashësi Mehmet Krileva –

Për shqiptarë kishte shumë brenga !...

Se regjimi i poshtëruar –

Shumë shqiptarë kishte varfëruar !

I ka lanë t’ pa arsimuar –

Nën robërimin e verbëruar !

Për të drejta e për shqiptarë –

Ngrehte zërin ndër të parë !

I gjithë rrethi e popullata –

E nderonte me urata !

Pse punonte për vatan –

Delegat u zgjodh n’ Gjilan .

Përfaqësimi prej gjithë rrethit –

Populli i dha besim Mehmetit !

Këtë besim me vullnet fisnik –

Gjithmonë popullit i mbet besnik .

Por, Mehmeti ishte bujarë ,

Mësues i popullit - vullnetarë ,

N’ popullatë t’ pa arsimuar –

Shkrim- leximin për t’ ua mësuar!

Çka ka thanë Azem Cakolli –

Si Mehmetin , nuk lind ma trolli !

I guximshëm , burrë i vyeshëm ,

N’ ideale i pathyeshëm !

-N’ atë botë terri kur s’ kish arsim –

Ai, na i mësoi shkrim e lexim,

Gjeografi e histori ,

Matematikë për llogari...

-Kështu na mësonte Mehmet burri,

Verës shkruanim mbi rrasa guri,

Dimrit shkruanim mbi shtresa bore,

S’ kishim lapsa , as fletore !...


Shpesh Mehmeti ka rrëfye –

Popullit tim du’ me i shërbye !

S’ dua grada , as pozitë –

Dua populli të shohë dritë !

Në muajin Prill , Dyzet e Pesë –

Një detyrë iu dha me besë ,

Që t’ merr pjesë si delegat

Me shqiptarë në Beligrat !

Përfaqësuesit e shqiptarisë –

I pret Mareshali i Jugosllavisë .

N’ atë takim – Tito i ka pritë ,

Për t’ ia shprehur pakënaqësitë !

Ia thanë Titos, ashiqare –

Gjithë problemet kosovare ,

Për veprimet antishqiptare ,

Që ushtrojnë forcat qeveritare !

Për të mirë i mbante shpresa –

Ia dorëzuan shtatë kërkesa !

N’ emër t’ popullit të Kosovës –

Ish kërkesa e vetëvendosjes !

Para Titos – ballë për ballë ,

Mehmet Krileva , mori fjalë :

“Tokat tona kosovare -

Janë të lashta toka shqiptare !...

Krajli serbë kobin na e soll –

Shpërngulë njerëzit n’ Anadoll !

Dhe me dhunë mbi tokën tonë –

Na e ka mbushë plot me kolonë !

Kështu ka bë ai regjim barbarë –

Diskriminim përmbi shqiptarë ,

Tue qitë taksa, tue qitë agrarë ,

N’ tokat tona porsi rrogëtarë !

Ne punonim si rrogëtarë ,

Kolonët rrinin si agallarë ,

N’ kafene pinin raki ,

Djersën tonë tue na e pi !


Na e kanë sjellë përherë kiametin –

Tue na e marrë krejt bereqetin !

Veç pak bukë na e linin n’ shpija –

Për t’ mos vdekur nga uria !

Kemi ardhur me ta thanë ndër sy –

Se prej jush kërkojmë drejtësi !

T’ jemi zotë në tokën tonë –

Që na i lanë stërgjyshërit tonë !

S’ do t’ punojmë ma për kolonë ,

Nga kanë ardhur , ata le t’ shkojnë !

Nga kolonët, nga kjo robëri –

Kemi mbet t’ gjithë në varfëri !

Kërkojmë shkolla për arsim –

Fëmijët tanë t’ marrin mësim !

Prej fillores e n’ fakultet –

S’ duam t’ jem analfabet !

Ne kërkojmë ta kem lirinë ,

Barazinë dhe drejtësinë ,

T’ jem të lirë, t’ jetojmë pa frikë ,

Jo, kolonët me na grabitë !

Në Kosovë, tash kur të shkojmë –

Na pret populli t’iu tregojmë !

Mezi pret populli me e ditë –

T’ ju tregojmë si na ke pritë ?!

Këto kërkesa , po s’ u shqyrtuan,

Dhe në jetë , po s’u zbatuan –

Do t’ shpërthejnë shumë pakënaqësi ,

Turbullira edhe ndasi !

Është dëshmua në histori –

Se shqiptarët s’ durojnë robëri !

Nuk duan mbretër , as krajli –

Duan t’ drejta dhe liri !”...

Shikon Tito, n’ mënyrë cinike ,

Me buzëqeshje ironike ...

Me dhelpëri diplomatike –

Premton kushte pikë pas pike !


Por metodat sllavo barbare

Dhe premtimet dhënë kosovarëve –

Delegatëve t’ Kosovës s’ shkretë ,

Shumë prej tyre iu kushtoi me jetë !

Por Mehmeti e dinte krejt –

Këto kërkesa do t’ kushtojnë shtrenjtë !

Para popullit kish dhanë betim –

T’ mbrojë kërkesat me çdo çmim !

Hiq shumë kohë nuk ka kaluar –

Këlyshët e OZNA-së e kanë helmuar !

Helmi trupin ia ka kallë –

N’ zemër t ’popullit mbet i gjallë !

Mehmet Krileva, ai atdhetar ,

Ishte guri themeltarë ...

Trasoi rrugën e lirisë –

Drejtë ditëve të pavarësisë !

N’ emër t’ popullit dhe lirisë –

Hyni n’ rrugë të pavdekësisë .

N’ ale me atdhetarë –

Ne , gjithmonë na banë krenar !

Gjilan, më 20.07.2010. Demir KRASNIQI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
guaca



Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

MesazhTitulli: Re: NGA MUZIKOLOGU DHE KËNGËTARI YNË DEMIR KRASNIQI   Sat Sep 11, 2010 10:55 pm

Demir Krasniqi si këngëtar dhe poet nga viti 1968,u fut në çdo pore të jetës shqiptare,u bë i dashur ër pullin duke faktuar
ndriçuar,besën,trimërinë dhe bujarinë shqiptare.Ai rëndësi të veqantë i kushtoi ciklit të këngëve historike,e një gjallëri
dhe kujtesë të brezave e ndriti duke përkujtuar,lirdashësin,predikuesin fetar dhe udhëheqësin ushtarak shqiptar Mulla Idriz Gjilanin.


Hej,jehuan malet o n´katër anë
Hej,na ka dalë o një trim me famë
Hej,hakikat si e don vatani
Mulla Idrizi,o ,nga Gjilani
Në Kurán ai ishte betue


për atdhe,o,me luftue.

MULLA Idrizi,o, atdhetar,
Arsimdashësi ynë kombëtar,
Pa u shkollue me djem e çika,
Jo,Jo!Për ne nuk zbardhon drita!


Hej,ngriti zërin,o,deri n´re-
Hej,pa liri,jo nuk ka as fe!
Hej,nuk i lëshojmë kurrë tokat shqiptare-
Deri n´djep,o,për pa dalë fare!
Se lëshoj pushkën,jo,kurrë prej dore,
Ose vdekje,ose fitore!

Mulla Idrizi,o,trim i parë
Komandant,o,vullnetar,
Por si qiri,o,në shandan
Oh e shkriu jetën,o, për vatan-e.


Hej,deri n´vdekje luftoi n´kto male,
Hej,i pathyeshëm në ideale,
Hej,për bashkimin,o gjithëkombëtar,
Për kufirin o,gjithëshqiptar...
Flakadani,o ,i lirisë-
Shembëlltyrë e historisë.


Mulla Idriz,o,luftëtar,
Trim-tribun,o,legjendar
E dogj vedin,o,pa nishan-
Oh,për atdhe,o u bë kurban-e.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
NGA MUZIKOLOGU DHE KËNGËTARI YNË DEMIR KRASNIQI
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Arti dhe kultura :: Muzike-
Kërce tek: