ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Jusuf Gervalla

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Jusuf Gervalla   Thu Feb 19, 2009 5:35 pm

Jusuf Gërvalla poet shqiptar dhe atëdhetar i shquar, lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik, rrethi i Deçanit, nga një familje bujare. Vritet mizorisht më 17 janar 1982) në Untergrupenbah (Gjermani).

Shembulli i tij mbeti i gjallë nder intelektualë të kohës moderne, si shkrimtarë dhe atëdhetarë i shquar përe liri deri në vdekje.

Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë. Por, edhe shkrimtari J. Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha. Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë.

Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të "lapidaristëve" të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.

Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar. Në dy përmbledhjet e tij të para - "Fluturojnë e bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve "Shtëpia në kornizë" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për "pak frymë njeriu e pak dritë qiriri". Me kohë, duke u bërë gjithnjë e më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te të folurit poetik me bukuri e begati të rrallë metaforike e figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale. Në vëllimin e tretë poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si "hije", "pluhur", "frikë", "terr", "ftohtë", "varr". Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës që e quajmë "jeta". Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë së re shqipe.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla   Thu Feb 19, 2009 5:36 pm

url=https://servimg.com/image_preview.php?i=38&u=13541787][/url]

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla   Thu Feb 19, 2009 5:36 pm

Mirenjohjet
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
Manifestimi letrar Flaka e Janarit

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla   Thu Feb 19, 2009 5:37 pm

Atentati mbi vellezrit Gervalla


Atentati mbi vllëzrit Gërvalla ka ndodhur më 17 janar 1982 në Untergrupenbach (Gjermani). Nga autoritet shtetrore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllav dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllav dhe kundershtarë të pushtetit luftojnë mes tyre. Pas kroatëve në ekzil si duket qeveria e Beogradit u ka shpallur luftën të përgjakshme shqiptarëve në ekzil që vijnë nga Republika e Kosovës[1].

Atentati ka ndodhur përderisa drejtuesi i makinës (BMW 316 targa:HN CY 353) nxirrte makinen nga garazhda, duke drejtuar prapthi në drejtim të udhëkryeait. Në motë me borë, diku në 40 metrat e para makina ka ndaluar pasi që nga një vend ndërtim në anë të djathtë të makinës një person nga një distancë pre 3 metrave ka gjuajtur në vetur. Krahasë kësaj një person tjetër ka gjuajtur në vetur dhe ju ka afruar asaj për të vërtuar se ja kanë arritur qëllimit.

Fqinjët të friksuar nga krismat i shohin dy pesona të gjinis mashkullore duke ikur. Makina ka mbetur e ndezur pasi që drejtuesit i kishte mbetur këmba në pedalen e gazit. Si pasojë e kësaj makina ka vazhduar më tutje të ecën deri sa përplaset me një garazhdë. Gjatë kësaj kohe drejtuesi ka vdekur, ndërsa pas përplasjes është fikur motorri.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur të vdekur drejtuesin e makinës Bardhosh Gërvallen, 31 vjeq, shtetas jugosllav i goditur nga 6 plumba, bashkëudhtarët e tij Kadri Zekën, i vrarë nga dy goditje me plumba në trup dhe vëllaun e drejtuesit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeq, gjihashtu i plagosur rëndë nga dy goditje ,me plumba.

Der Spiegel (25 janar 1982) për motivin e krimit shkruan identifikii i shpejt i vktimave e ka shqaruar edhe motivin dhe drejtimin politik të tyre: "jugosllav në ekzil që i takonin kombësis shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtar kundër qeverisjes së Beogradit" dhe vazhdon me tutje mbi autorët e vrasje.

Tri viktimat u identifikuan shpejt dhe gjithashtu shpejt u dit edhe drejtimi i tyre politik: jugoslavë në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisë së Beogradit. Edhe për autorët e vrasjes pati shënjime.

Në vendin e ngjarjes Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes, i kishte pëshpëritur policisë: "Ka qenë UDB-ja"- sherbimi sekrete jugosllave (Sluzba Drzavne Bezbednosti).

Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat nga pistoletat të - kalibri 7,65, dhjetë goditje kishin qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën. Një polic në vendin e ngjarjes thotë: "E tëra dukej si pas një ekzekutimi".

Ishte metodë që përdoret nga shërbimi sekret, siç thoshte snajperisti dhe instruktori i policisë nga Stuttgart-i Siegfried Hübner - duhet qëlluar me katër plumba "tre për ta mbërthyer vitimën nëse ajo qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për ta bërë të paaftë për kundërvënie, dhe pastaj rigjuajtja e katërt e domosdoshme dhe vdekjepruese".

Koha dhe atentatit ishte kulminacion i grindjeve të shërbimit sekret jugosllav me kundërshtarët e regjimit në botën e jashtme në këto vite. Gjatë kësaj kohe shtetasit jugosllavë në ekzil i kanë sulmuar ambasadat, konsulatat dhe përfaqsuesit e qeverisë jugosllave. Reagimet kriminle dhe terroriste të Beogradit në këto raste kanë qenë gjithnjë të ngjajshme.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla   Thu Feb 19, 2009 5:39 pm


_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Jusuf Gervalla   Today at 12:51 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Jusuf Gervalla
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Histori-
Kërce tek: