ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sami Frashëri për qytetet shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Sami Frashëri për qytetet shqiptare   Thu Feb 19, 2009 5:47 pm

Ja disa pjesë të shkëputura nga vepra "Viset shqiptare në Kamus Al Alam" të Sami Frashërit.

Berati

Qytet, qendër sanxhaku në mes të Shqipërisë e varur nga vilajeti i Janinës, 145 km në veriperëndim të saj, 185 km në jug të Shkodrës dhe 50 km në lindje të bregdetit të Adriatikut, buzë një lumi, me të njëjtin emër, që derdhet në Devoll, rrëzë malit, në gjerësinë veriore 40 4′30″ dhe në gjatësinë lindore 17 36′27″. Ka 10 000 frymë, pjesa më e madhe e të cilëve është myslimane. Ka 10 xhami të vogla pa minare, 1 medrese me 15 dhoma përreth, 1 shkollë plotore, disa fillore, shuam teqe, 600 dyqane, 1hamma dhe 1 bezistan. Në majë të kodrës që ngrihet në anën e sipërm të qytetit është një kala e vjetër shumë e rëndësishme. Megjithëse klima është pak e rëndë, vreshtat dhe kopshtet janë të shumta. Është një vend me tregti të zhvilluar dhe tregu ka shumë lëvizje.

Në lindje të qytetit shtrihet një mal i lartë, i veçuar dhe me formë të çuditshme, i emëruar Tomori, nga brendia e të cilit herë pas here ndihet një ushtimë e ngjashme me gjëmimin e topit, e cila nga populli njihet si shenjë për një ngjarje të jashtëzakonshme.
Qyteti i Beratit gjatë sundimit bullgar u quajt Beligrad. Bejlerët e Beratit janë pasardhës të fisit të vezir Omer Pashë Tepelenës. Xhamia më e madhe ajo e ndërtuar nga sulltani Bajaziti II. Edhe me emrin e Omer Pashë Vrionit është një xhami.
Kazaja e Beratit është e madhe, përbëhet nga katër nahije dhe 347 fshatra, përfshin edhe pjesën më të madhe të fushës së gjerë të quajtur Myzeqe. Megjithëse toka është prodhuese, dimrit shumicën e fushës e mbulon uji, ndërsa në verë ujërat e ndenjura e prishin klimën. Meqë nuk janë bërë punimet e duhura për të rregulluar shtratin dhe grykën e lumit, toka nuk shfrytëzohet si duhet. Megjithatë, jep prodhime të mira si misër, grurë elb, tërshërë dhe drithëra të tjera, si dhe rrush e lloje të tjera pemësh e duhan. Edhe drurët u ullirit janë të shumtë . Teprica e prodhimeve të kazasë eksportohet nga porti i Semanit në Trieste dhe Itali. Ka me shumicë bagëti, dhen dhi. Në fushën e Myzeqesë rritet një lloj kali i vogël, por shumë i fortë . Popullsia e kazasë është 40 000 frymë, më shumë se dy e treta e saj janë mysliman dhe shqiptar. Megjithëse shumica e të krishterëve janë vlleh, edhe këta janë shqiptarizuar dhe flasin gjuhën shqipe. Në tërë kazanë ka 22 xhami, 25 shkolla fillore, 2 punishte lëkure, 88 mullinj dhe 8 ura. Në kazanë e Beratit punohen artikuj prej leshi, si qilima të trashë , culla çorape etj Sanxhaku i Beratit. Është një nga katër sanxhakët që përbëjnë vilajetin ë Janinës, shtrihet në pjesën veriore të tij. Përbëhet nga një pjesë e Shqipërisë së Mesme dhe nga pjesa veriperëndimore e Toskërisë. Në jug kufizohet me sanxhakun e Gjirokastrës, nga Perëndimi me detin Adriatik, nga veriu me sanxhakun e Durrësit të vilajetit të Shkodrës dhe me sanxhakun e Elbasanit të vilajetit të Manastirit, ndërsa nga Lindja kufizohet me sanxhakun e Korçës në vilajetit të Manastirit...

Elbasani

Qytet në Shqipëri, në pjesën e saj të mesme, i cili ndan Gegërinë nga Toskëria. Shtrihet në anën e djathtë të lumit Shkumbin, domethënë në veri, në një luginë dhe fushë të bukur dhe pjellore. Ka 20 000 frymë, nga të cilët rreth 35000 janë të krishterë dhe të tjerët musliamn. Mbi lumin Shkumbin ka një urë të bukur dhe të fortë. Këtu prodhohen tyta pushkësh shumë të pëlqyera nga shqiptarët. Është një qytet me tregti të zhvilluar, sidomos për artikuj e leshit, të lëkurës dhe të dyllit. Në kohën e romakëve andej kalonte rruga Ignatius, me lëvizje të madhe, midis Durrësit dhe Selanikut. Meqë andej do të kaloj edhe një hekurudhe, që mendohet të ndërtohet, kjo do të ja riste rëndësinë në tregti.
Nuk dihet se kur dhe kush e ndërtoi këtë qytet por mendohet të jetë vet Albanopolisi, i përmendur nga Plotemeu dhe në veprat e gjeografëve të tjerë të vjetër. I përket vilajetit të Manastiri dhe deri vonë ka qenë qendër kazaje e përfshirë në sanxhakun e Dibrës, por kohët e fundit, për nga rëndësia e pozicionit, është bërë qendër e sanxhakut.
Sanxhaku i Elbasanit përbëhet nga vet Elbasani dhe dy kazatë: të Gramshit dhe të Peqinit, dhe ka gjithsej 312 fshatra. Toka është malore, por lugina e Shkunbinit është shumë pjellore. Prodhohen ullinj, rrush, drithëra të ndryshme, kurse orizi prodhohet shumë në kazanë e Peqinit. Në maje ka pyje më drurë lisi e të tjerë

Gjakova

Qytet, qendër kazaje në sanxhakun e Pejës të vilajetit të Kosovës. Gjendet 35 km në juglindje të Pejës dhe 30 km në veriperëndim të Prizrenit, në fund të një fushe të rrethuar me male, pranë lumit të Rekës, që derdhet në Drinin e Bardhë. Ka popullsi me 17 000 frymë plotore dhe disa shkolla fillore, 1 bibliotekë rreth 1.000 dyqane dhe godina, si hane, hamame. Banorët janë të dëgjuar për natyrën e ashpër të tyre dhe për fanatizmin në ruajtjen e zakoneve të vjetra e, krahas kësaj, kanë prirje për tregti dhe zeje. Punojnë rroba kombëtare, gajtanë, ibërshim, saftjan, këpucë etj
Kazaja e Gjakovës përfshin 149 fshatra, shumicë e cilave në Malësi; populli është trim dhe i armatosur. Megjithëse numri i popullsisë ende nuk dihet saktë, mendohet të jenë 25 000 frymë. Po të mbahet parasysh se brenda në një kulm nuk është rrallë që të gjenden edhe 40 -50 veta të afërt për të mbrojtur pushkë, sasia e popullsisë së kazasë duhet të jetë më e madhe. Vetëm 1/5 ose1/6 e popullsisë janë të krishterë, katolik ose ortodoks, kurset tjerët janë musliamn. Nga ky qytet kanë dalë në çdo periudhë dijetar dhe myderrizë të shquar. Shumë nga ata vijnë në Stamboll për plotësimin e mësimeve.
Këtu ka fusha dhe lugina pjellore, ku prodhohet grurë, elb, tërshërë, thekër, misër, fasule, si dhe lloje ndryshme pemësh, perimesh. Në malet e saj ka shumë kullota, ku mbahen mjaft dhen, dhi dhe bagëti të tjera

Mitrovica

Qendër kazaje na sanxhakun e Prishtinës, të vilajetit të Kosovës, 38 km në veriperëndim të Prishtinës, së anën e djathtë të lumit Ibar, mbi lumin e vogël Sitnica, që derdhet në të. Ka rreth 5 000 frymë, 3 xhami, 1 tjetër më e vogël, shkollë plotore dhe shkollë fillore. Mbi qytetin gjendet rrënoja e një kështjelle të shkatërruar. Sot hekurudhat që zgjatet nga Selaniku në drejtim të Bosnjës, mbaron në këtë qytet. Kazaja e Mitrovicës gjendet në skajin perëndimor të sanxhakut të Prishtinës. Kufizohet nga jugu me kazanë e Vushtrrisë, në anën veriperëndimore më sanxhakun e Novipazarit nga boshnjakët dhe shqiptarët, shumica e të cilëve mysliman. Toka, në përgjithësi, është malore, por ka edhe lugina e fusha pjellore. Ka shumë pyje dhe nga drurët e lisit e të pishës priten shtylla dhe lëndë druri. Prodhime bujqësore janë drithërat e ndryshme dhe shumë lloje perimesh e pemësh. Nxirren edhe gurë shumë të mirë për mullinj, madje eksportohen edhe në vende të afërta. Ka edhe shumë bagëti. Tri orë larg qendrës së kazasë gjenden llixhat, me emrin Banjska, të dobishme kundër disa sëmundjeve

Prishtina

Qytet në anën verilindore të Shqipërisë, qendër e nja sanxhaku të vilajetit të Kosovës. Gjendet 80 km në veriperëndim të Shkupit dhe 10 km në lindje të hekurudhës së Selanikut. Ngritet në rrëze të disa maleve dhe në skajin lindor të fushës së Kosovës, në një vend me pamje të bukur. Ka 10 638 frymë nga të cilët 8165 janë mysliman, kurse të tjerët të kombeve të ndryshme. Megjithëse në përgjithësi popullsia është shqiptare, në qytet më të shumtën flitet turqisht. Prishtina ka 13 xhami, 5 të tjera më të vogla, 2 medrese, 1 shkollë plotore, 2 shkolla fillore, nja për meshkuj enjë për femra, disa shkolla fillore turanike, 3 hamame, një spital ushtarak dhe një depo (municion)jashtë qytetit, rreth 500 magazina dhe dyqane, 10 hane dhe 2 bujtina. Nga xhamitë, 3 janë të mëdha, prej të cilëve njëra është filluar nga sulltan Murati II dhe u mbarua nga sulltan Mehmeti i II, tjetra u ndërtua nga sulltan Mehmeti II, ndërsa të tjetrën e ndërtoi Jashar Pasha nga parësia vendëse. Në Prishtinë punonte një lloj sapuni shumë i pëlqyer. Ky qytet, duke qenë qendër e kazasë, më vonë u bë qendër e vilajetit të Kosovës dhe, pas transferimit që qendrës së vilajetit në Shkup, ka mbetur qendër sanxhaku. Gjysëm ore larg Prishtinë gjendet vendi ku u vra Sulltan Mehmeti II dhe ka një tyrbe të përsosur dhe të bukur. Kazaja e Prishtinës është një nga gjashtë sanxhakët që formojnë vilajetin e Kosovës. Kufizohet nga jugu me sanxhakun e Shkupit, nga lindja dhe verilindja me Serbinë, nga veriperëndimi me Novipazarin dhe nga jugperëndimi me sanxhakun e Prizrenit, që varet nga vilajeti i Manastir. Gjatësia e sanxhakut nga juglindja në drejtim të veriperëndimit është 120 km dhe gjerësia mesatare 65 km. Toka nëpër gjithësi është lartë dhe sikundër ashtu se në lindje dhe verilindje shtrihet rrëzat e maleve, që ndajnë kufirin me Serbinë në lindje dhe verilindje, edhe në anën jugperëndimore zgjatet vargmali i Sharit. Midis këtyre dy palë maleve, formohet gryka e Kaçanikut, që hap rrugë lumit Lepenka. Edhe në anën veriperëndimore gjenden disa male. Midis tyre Fusha e Kosovës, që përbën pjesën më të madhe të tokave të sanxhakut,shtrihet në një rrafshnaltë, me disa kodra të vogla e të valëzuar dhe,megjithëse fuqia e saj prodhuese është e pashembullt, pak toka punohet...

Prizreni

Një nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë, qendër e një sanxhaku që bën pjesë në vilajetin e Kosovës. Gjendet në rrëzën veriperëndimore të malit Sharr dhe buzë një lumi të vogël, të quajtur Bistrica, 55 km veriperëndim të Shkupit, që është qendra e vilajetit, 140 km në veriperëndim të Manastirit dhe 125 km në lindje të Shkodrës. Është një qytet i bukur me 38 000 frymë, me disa medrese, me Pazar të madh, 24 xhami, një shkollë plotore. Përmbi qytet gjendet një kala e fortë, një pallat i vjetër për të banuar nëpunësit e qeverisë. Ka shumë ujë rrjedhëse, disa ura 1000 dyqane, shumë punishte për përpunimin e armëve,gërshërëve, thikave dhe veglave të tjera prej çeliku, si edhe punishte për përpunimin e argjendit. Ka, gjithashtu disa punishte lëkure dhe tregti të madhe. Krejt popullsia është shqiptar dhe shumica mysliman, pjesa tjetër janë ortodoks dhe katolikë. Ka edhe pak vlleh dhe sllavë.
Banorët merren me tregti dhe zejtari, ata janë shumë të paduruar dhe pashtruar. Para turqve, Prizreni ka qenë pushtuar nga serbët, të cilët për disa kohë e kishin kryeqytet. U pushtua nga sulltan Mehmeti i II. Meqenëse është qendër e pjesës lindore të Greqisë, prej kohësh disa herë ka qenë qendër vilajeti dhe kohët e fundit i është bashkuar vilajetit të Kosovës
Sanxhaku i Prizrenit është një nga gjashtë sanxhakët që formojnë vilajetin Kosovës dhe gjendet në anën perëndimore të saj. Ky sanxhak më parë përfshinte edhe Gjakovën e Pejën dhe shtrihej deri në kufirin me Malin e Zi. Sot është një sanxhak i vogël, i përbërë nga vetë Prizreni dhe nga kazatë e Lumës dhe Tetovës. Përfshin 400 fshatra dhe ka 260 000 frymë. Përveç pak të krishterëve, që jetojnë në qytetin e Prizrenit, krejt popullsia e sanxhakut janë musliaman dhe shqiptarë. Banorët e qytetit të Prizrenit flasin shqip e turqisht. Sanxhaku gjendet në dy anët e malit të Sharit. Toka e anës perëndimore, megjithëse punohet shumë, nuk është aq prodhuese, kurse ana lindore dhe në veri të Sharit është shumë pjellore. Prodhohen shumë drithërat e ndryshme, rrushi dhe pemë të tjera shumë të mira. Sidomos janë të dëgjuar mollët, dardhat, kumbullat, pjeshkët, et. Në Stamboll shiten mollë të quajtura me emrin "mollë shqiptare" që sillen këtu nga Prizreni dhe Tetova. Prodhohet edhe verë e mirë. Ka shumë pyje dhe kullota, prandaj popullsia rrit shumë dhen e dhi, si dhe bagëti të tjera. Këtu ka shumë drurë mani dhe prodhohen me shumicë fshikëza mëndafshi, nga të cilat bëhet mëndafshi në Prizren. Kazaja e Prizrenit përbëhet nga qyteti dhe 190 fshatrat, që gjenden në toka të sheshta në anën veriperëndimore, duke përfshirë edhe krahinën e Rahovecit. Toka është prodhuese dhe janë të dëgjuara sidomos mollët e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Sami Frashëri për qytetet shqiptare   Thu Feb 19, 2009 6:46 pm

Sami Frasheri rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Në literaturën e huaj është njohur me emrin Shemseddin Sami. Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos në Janinë. Këtu së bashku me Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke "Zosimea", ku përveç kulturës së përgjithshme, përvetësoi krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine si dhe gjuhën frënge dhe atë italiane. Në Tetovë, nga Mahmut Efendiu (Kalkendelenli Mahmut Efendi), mësoi arabisht, persisht dhe turqisht

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
 
Sami Frashëri për qytetet shqiptare
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Histori-
Kërce tek: