ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kush është Hasan Prishtina-Polaci

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Kush është Hasan Prishtina-Polaci   Thu Feb 19, 2009 5:51 pm

Kush është Hasan Prishtina-Polaci :

Një përmbledhje për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës ,që te gjitha këto materialë dhe fakte historike janë nxjerrur nga interneti dhe nga historia e popullit Shqiptarë.


Patriot e demokrat revolucionar i shquar që luftoi për lirinë e pavarësinë e Atdheut, për demokratizimin e jetës së vendit, për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Lindi në Polac te Skenderajt në një familje patriote. Studimet e larta i kreu në Stamboll për shkencat politiko-juridike. Në vitet 1908-1912 u zgjodh tri herë deputet në parlamentin osman, të cilin e përdori si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.

Në fillim të vitit 1912 së bashku me Ismail Qemalin ishte ndër nismëtarët për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të Armatosur në Shqipëri ku u shqua si udhëheqësi kryesor. Në vitin 1913 u ngarkua me detyrën e ministrit në qeverinë kombëtare të Vlorës. Me themelimin e komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" u zgjodh anëtar i tij, ndërsa në dhjetor të vitit 1919 komiteti e ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në Konferencën e Paqes në Paris ku do të kërkonte bashkimin me shtetin kombëtar shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi.

Mori pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës 1920 dhe në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar. Në dhjetor të vitit 1921 kryesoi një ndër qeveritë më demokratike të vendit. Hasan Prishtina ishte një nga drejtuesit e organizatorët kryesorë të lëvizjes antizogiste të shkurt-marsit 1922. Gjatë viteve 1922 dhe 1923 u shqua si kundërshtar i vendosur i reaksionit të brendshëm. Shquhet si luftëtar për mbrojtjen e "Zonës neutrale" të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i lëvizjes nacionalçlirimtare dhe i çetave kryengritëse në Kosovë kundër sundimit serb. Hasan Prishtina mori pjesë aktive në përgatitjen e Revolucionit Demokratiko-borgjez të Qershorit të vitit 1924 , luftoi për vënien në jetë të programit të qeverisë demokratike të dalë nga ky revolucion. Në shtator të vitit 1924 në krye të një delegacioni në emër të komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" shkoi në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë.

Pas dështimit të revolucionit të 1924-ës u largua jashtë Atdheut. Gjatë tërë kohës në mërgim (1925-1933) qëndroi në krahun më të përparuar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. E vazhdoi luftën kundër regjimeve diktatoriale e monarkofashiste, kundër tiranisë zogiste në Shqipëri dhe zgjedhës shoviniste serbomadhe në Kosovë. Nën drejtimin e tij, u themelua "Komiteti i Çlirimit të Kosovës" i cili veproi jashtë vendit krahas Komitetit të Çlirimit Nacional. Hasan Prishtina luftën çlirimtare në Kosovë u përpoq ta lidhë e ta bashkërendojë me luftën e popujve të shtypur ballkanikë. Disa herë u bë nismëtar i bashkëpunimit me përfaqësuesit dhe organizatat nacionalçlirimtare të Maqedonisë, të Bosnjës, të Kroacisë e të tjerë që vuanin nën zgjedhën e regjimeve shoviniste të huaja. Hasan Prishtina kërkonte respektimin e të drejtave kombëtare të të gjithë popujve ballkanikë gjë që do të arrihej sipas tij me krijimin e shteteve kombëtare në bazë të parimit të vetëvendosjes, duke përjashtuar çdo formë të hegjemonisë së njërit ndaj tjetrit. Katër herë armiqtë organizuan kundër tij atentate me armë. Dy herë e burgosën pushtuesit serbë e bullgarë. Gjashtë herë e dënuan me vdekje xhonturqit, feudali e vegla e Serbisë Esat Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri herë qeveria e Ahmet Zogut. Më 14 gusht 1933 u vra në Selanik me atentat nga agjentët e Ahmet Zogut në bashkëpunim me qeverinë jugosllave. Në vitin 1977 eshtrat e tij u sollën nga Selaniku në Shqipëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kush është Hasan Prishtina-Polaci   Thu Feb 19, 2009 7:12 pm

Hasan Bej Prishtina lindi më 1873 në Vushtrri në një familje patriote, u vra më 14 gusht 1933 në Selanik me atentat. Ishte patriot e demokrat revolucionar i shquar që luftoi për lirinë e pavarësinë e atdheut, për demokratizimin e jetës së vendit, për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar.

Studimet e larta i kreu në Stamboll për shkencat politiko-juridike. Në vitet 1908-1912 u zgjodh tri herë deputet në parlamentin osman, të cilin e përdori si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.

Në fillim të vitit 1912 së bashku me Ismail Qemal Bej Vlorën ishte ndër nismëtarët për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të Armatosur në Shqipëri ku u shqua si udhëheqësi kryesor. Në vitin 1913 u ngarkua me detyrën e ministrit në qeverinë kombëtare të Vlorës. Me themelimin e komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" u zgjodh anëtar i tij, ndërsa në dhjetor të vitit 1919 komiteti e ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në Konferencën e Paqes në Paris ku do të kërkonte bashkimin me shtetin kombëtar shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi.

Mori pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës 1920 dhe në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar. Në dhjetor të vitit 1921 kryesoi një ndër qeveritë më demokratike të vendit. Hasan Prishtina ishte një nga drejtuesit e organizatorët kryesorë të lëvizjes antizogiste të shkurt-marsit 1922. Gjatë viteve 1922 dhe 1923 u shqua si kundërshtar i vendosur i reaksionit të brendshëm. Shquhet si luftëtar për mbrojtjen e "Zonës neutrale" të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i lëvizjes nacionalçlirimtare dhe i çetave kryengritëse në Kosovë kundër sundimit serb. Hasan Prishtina mori pjesë aktive në përgatitjen e Revolucionit Demokratiko-borgjez të qershorit të vitit 1924, luftoi për vënien në jetë të programit të qeverisë demokratike të dalë nga ky revolucion. Në shtator të vitit 1924 në krye të një delegacioni në emër të komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" shkoi në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kush është Hasan Prishtina-Polaci   Thu Feb 19, 2009 8:01 pm



Hasan Prishtina ishte njeri i shquar revulociunar i denje i lirese per trojet shqiptare ai i lufto serbet deri ne vdekje sepse ai e kishte mendjen vetem per atedhe dhe mori pjese ne shume luftra te ndryshme kunder serbeve dhe gjithmone i bojkotonte strukturat e serbise.Pikerisht Hasan Prishtina ishte nismetari ilegal i ngritjes se flamurit ne Vlore perkatesishte shpalljes se paversise se Trojeve Shqiptare ne Shqiperi u shqua sepse kryesonte kryengritjen kunder armiqeve dhe ky meriton nje nder te vecante nga ne dhe brezat me rradhe sepse fale tij dhe shume deshmoreve te rene per lirine e trojeve shqiptare jemi te lire dhe do ta qojme ne fund amanetin e tij.. Hasan Prishtina pate thene :"Ne vënd të një kolltuku me turp në Stamboll, preferova kryengritje më ndër ne malet e Kosovës" kjo tregon sepse ai nuk i perkrahte kurre borgjezine dhe totalitarizmin por ai preferonte kryengritjen per liri te Shqiperise Natyrale

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kush është Hasan Prishtina-Polaci   Fri May 29, 2009 8:50 pm

Amaneti i Hasan Prishtinës:

Kosova ashte gjaku i deshmorevet te kombit Shqiptar qe s'i shitet as i falet kujt!

Veprime e jo fjale, bashkim e jo percamje


"Vllazen! Kerkojne prej nesh qe atdheun ta trajtojme si mall tregu. Jo, kurre! Si dje, sot, neser e perhere, ATDHEU ka qene dhe asht gjaja ma e shejte per ne. Te gjithe te dine se na nuk jena tue luftue kunder SHQIPNISE e shqiptareve, por per nji SHQIPNI te LIRE e te BASHKUEME. Nuk kemi dale maleve me shpetue vetem nji shtepi, katund apo fis, po te tane KOSOVEN, e cila mbeshtjell ne gjinin e vet krejt vllaznit, qytetet e katundet tona.

IDEJA e parulla e jone ka qene dhe asht: CLIRIMI e BASHKIMI i tane KOSOVES me Atdheun tone te PERBASHKET, SHQIPNINE! Dhe per ta realizue kete, duhet VEPRIM e jo fjale, BASHKIM e jo percamje, TRIMNI e jo frike.

Na kurre s'kemi kujtue se lirine ka me na e sjelle dikush se jashtmi. Jo, njimij here: jo! Ate e kemi fitue dhe do ta fitojme me gjakun tone, sepse vetem keshtu ajo mund te jete nji LIRI e vertete. Vetem pushka e jone e jo dikush tjeter ka detyrue e do te detyroje anmiqte te leshojne nga duert gershanet, me te cilat duen te qethin copa te tjera nga trupi i atdheut tone. E dime se anmiku asht ma i shumte ne numer, ma i armatosun me arme dhe ma i pasur me pare. Keshtu ka qene dje, keshtu asht edhe sot. Por kjo as nuk na tremb, as nuk na perkul, perkundrazi kjo kerkon qe na te jemi ma te forte. Ti peshojme mundesite tona me guzim e mendje te kthjellte. Na nuk e zvogelojme rrezikun, ne te kundert, na u themi luftetarve: rreziku asht i madh, pranaj BASHKONI radhet, tregoni VENDOSMENI e GUXIM, flakni tutje burracaket, te dorezohemi sepse gjoja do te shuhemi.

VLLAZEN! Asht e vertete se nji gabim taktik gjate luftes mund te sjelle qe kjo apo Cete te thyhet perkohesisht, por kjo s'ka aq randesi per FUNDIN e LUFTES. Politika e dorezimit, e pritjes apo e kundershtimit te aksionit kurre nuk te con ne fitore. Kush ka frike, ka me vete humbjen, kush qendron i patundun, ka me vete fitoren. LIRI PA GJAK NUK KA."

_________________



The revolution is not an apple that falls when it is ripe.
You have to make it fall.

CHE GUEVARA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kush është Hasan Prishtina-Polaci   Today at 12:48 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush është Hasan Prishtina-Polaci
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Histori-
Kërce tek: