ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kuriozitete

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Kuriozitete   Thu Feb 19, 2009 7:18 pm

Shpiket nje celular qe mat nivelin e stresit te njeriut.

Në vendin ku ka lindur celulari dhe ku stresi nga puna është në rend të ditës, është shpikur një sistem i ri për matjen dhe kontrollimin e stresit në cdo vend dhe në cdo kohë.

Ky mjet nuk është gjë tjetër vecse një celular.
Ideja është një bashkëpunim ndërmjet kompanisë së shëndetit mendor, “Sakurai Co” dhe një grupi studjuesish nga universiteti i Tokios.

Në bazë të kontrollit psikik, përmes celularit, është një pyetësor i përbërë nga 9 pyetje. Rezultati mund të kontrollohet menjëherë duke parë prezantimin grafik të një vazoje më një peshk brenda i cili ndryshon pamje dhe ngjyrë në bazë të nivelit të stresit. Peshku i kuq përfaqëson një lodhje mendore të përgjithshme, ndërsa ai i ziu ka të bëjë me stresin personal. Nëse shfaqet macja e cila kërcënon nga jashtë peshkun, ke të besh me një stres social.

Përkeqësimi i gjendjes mendore duket kur macja futet në ujin e vazos për të ngrënë peshkun.
Sipas shpikësve të kësaj aparature, e cila do të lançohet në treg muajin e ardhshëm, ky celular do të jetë i nevojshëm për të zbuluar në kohë simptomat e crregullimeve mendore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Thu Feb 19, 2009 7:18 pm

Alfred NOBEL, lindi ne Stokholm(Suedi) me 1833. Ne moshen 9 vjecare shkon ne Peterburg (Rusia cariste). Studioi per kimi. Ne vitin 1867 shpiku dinamitin, patenten e te cilit e bleu Italia. Ne vitin 1888, vdes vellai i tij dhe nje gazete franceze, duke ngaterruar ate me te vellain, shkruan:"Vdiq A.Nobel, i cili u pasurua duke bere qe njerezit te vriten me lehte se kurre, ne saje te dinamitit....." I nervozuar me kete shprehje, vendosi te dhuroje pasurine e tij ne te mire te njerezimit, qe te mbahej mend per mire. Ne testamentin e tij shkruhej midis te tjerash:"Le 94% te pasurise(qe sot vleresohet rreth 70 milione E) per shperblimin e atyre qe punojne per te miren e njerezimit ne pese fusha -Fizike,-Kimi, -Shendetesi,-Letersi dhe Paqe." E neneshkroi testamentin ne Paris, me 27 Nentor 1895. Vdiq me 10 Dhjetor, nje vit me vone. Ndarja e cmimit "Nobel" filloi me 1901. Ne 1969, u shtua edhe cmimi i gjashte, -per shkencat ekonomike, qe financohet nga Banka Qendrore e Suedise. Kantidature mund te vere gjithkush...( edhe ti qe po lexon keto radhe....), mbyllen deri ne Shkurt, njoftimet behen ne Nentor dhe ceremonia e ndarjes se cmimeve behet me 10 Dhjetor, ne pervjetorin e vdekjes se Nobel....

Personi qe nderohet me kete cmim, mer : nje diplome, nje medalje te arte me portretin e Nobel te gdhendur ne te dhe nje ......... cek prej 1 000 000 EURO.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Thu Feb 19, 2009 7:18 pm

Mamuthet jane zhdukur, si pasoje e nje shiu meteoresh. Konfirmimi zyrtar vjen nga shkencetaret e Universitetit te Oregonit.
Ata treguan se ishin nje seri meteoresh qe cuan ne zhdukjen e ketyre kafsheve te Epokes se Akullnajave ne Ameriken e Veriut.
Studimi i publikuar ne revisten “Science”, verteton hipotezat e meparshme per zhdukjen e mamutheve, te ndodhur 13 mije vjet me pare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Thu Feb 19, 2009 7:19 pm

10 arritjet më të mëdha shkencore të 2008

Që nga zbulimi i vrimave të zeza, deri te skeletet 4500-vjeçare


1. Lajmi i mirë! Përshpejtuesi i grimcave nënbërthamore
(LHC)i ndërtuar nga CERN në
Zvicër, nuk ia doli ta shkatërrojë botën. Lajmi
i keq: Shkuan dëm një sasi e konsiderueshme
parash. Përshpejtuesi u ndez më 17 shtator,
me qëllim krijimin e vrimave të zeza artificiale,
të cilat, sipas parashikimeve të disave,
mund të "gëlltisnin të gjithë planetin brenda
tyre". Por mbështetësit e eksperimentit,
sigurisht që mendonin të kundërtën. Gjithsesi,
nuk prisnin që ai të mos funksiononte dhe
eksperimenti të dështonte pa nisur mirë.
Gjërat dukeshin mirë fillimisht, derisa në
makineri pati një mungesë heliumi dhe gjithçka
u la për të rinisur pas dy javësh, por në
fakt duhej më shumë kohë dhe eksperimenti,
sipas deklarimeve të specialistëve të
CERN-it, do të rifillojë punën në qershor.
2. Deri këtë vit, të gjitha sondat robotike
hapësinore, ose i kanë ardhur planetit Mars
rrotull, ose janë ulur në tokën e tij, por asnjëra
prej tyre nuk ishte vendosur në polet e trupit
qiellor. Këtë e realizoi në muajin maj sonda
"Phoenix", e cila nisi edhe gërmimet në sipërfaqen
e akullt. Sipas rezultateve, del që planeti
ka qenë dikur mbartës i ujit dhe ndoshta
edhe i organizmave të gjalla. Për sa i përket
sondës, ajo duhet të jetë shkatërruar nga klima
e ashpër. Në nëntor, ajo solli në Tokë edhe
sinjalet e fundit për të heshtur përgjithmonë.
3. Gjenetisti J.Craig Venter, një nga dy personat
që mban autorësinë e zbërthimit të
gjenit njerëzor, arriti të bënte bashkë 582000
copëza gjenetike, që vlejnë për të realizuar
një informacion gjenetik për krijimin e një
bakteri të ri. Hap pas hapi, ai krijoi programin
e ADN-së së një bakteri të gjallë dhe e vendosi
në një organizëm për të parë se si do të
funksiononte aty.
4. Kina çoi astronautë në orbitën e Tokës.
Shtetet e Bashkuara e arritën një objektiv të
tillë në vitin 1962. Sa për kinezët, ata e lançuan
misionin e tyre të parë me njerëz në vitin 2003,
të dytin në 2005-ën dhe të tretin këtë vit. Ata
e filluan këtë aventurë me një person të vetëm,
më pas me dy dhe së fundi me një mision
prej tre personash. Por e veçanta e misionit
të fundit është se këtë herë astronautët kryen
një "ecje" në hapësirë. Ajo çka është me të
vërtetë mbresëlënëse, është hapi gjigant që
ka bërë Kina gjatë pesë viteve të fundit në
kërkimet hapësinore dhe dërgimin e anijeve
me njerëz. Veç kësaj, aktualisht sonda kozmike
kineze pa personel po orbiton aktualisht
Hënën dhe sipas planit do të dërgojë në
satelitin tonë njerëz në vitin 2020.
5. Një lajm i mirë për gorillën. Sipas një sondazhi
të ri të bërë këtë verë, numri i gorillave
në botë ka nisur të shtohet, ndryshe nga sa
mendohej vite më parë, që kjo specie ishte
në zhdukje e sipër. Vetëm në pyjet e Kongos,
ndodhen 125 mijë gorilla, dyfishi i shifrës së
pesë viteve më parë.
6. Qielli sa vjen e po shndërrohet në një hapësirë
me shumë planetë. Shkencëtarët kanë
zbuluar gjatë këtij viti shumë planetë që orbitojnë
përqark yjeve të ndryshëm. E veçanta
e këtij viti është se janë zbuluar edhe të ashtuquajturit
eksoplanetë, pra planetë që ndodhen
jashtë galaktikës sonë. Në qershor, astronomi
zviceran Michael Mayor zbuloi 45
"botë" të tilla të vogla, vetëm 4.2 herë më të
mëdha se Toka jonë, të cilat, sipas shkencëtarit,
mund të kenë edhe jetë, por kjo është
shumë e vështirë që të vërtetohet.
7. Disa shkencëtarë të universitetit të Berkley
në Kaliforni lajmëruan se ata ishin në prag të
zbulimit të një veshjeje të padukshme, pas
kërkimesh intensive në lëmin e optikës.
Shkencëtarët kishin përdorur nanowire të zhvilluar,
në një tub poroz alumini. Si rezultat, u
krijua një fletë dhjetë herë më e hollë se ajo e
letrës, e cili i bënte objektet të cilat i mbulonte
të padukshme. Por bëhet fjalë për një eksperiment
ende në proces dhe kostoja e një
materiali të tillë është jashtëzakonisht e lartë
për t‘u përdorur.
8. Nuk ndodh shpesh që një lëmsh leshi të
zërë faqen e parë të gazetave, por kjo ndodhi
në nëntor, kur një profesor kimie njoftoi se ai
kishte rindërtuar 80% të gjenit të një mamuti
të zhdukur mijëra vjet më parë, duke përdorur
si element fillestar një tufë qimesh të tij. Puna
e shkencëtarit kishte të bënte jo vetëm me
bërjen bashkë të 3 miliardë copëzave të ADNsë,
por edhe sigurimin që asnjë nga materialet
e përdorura të mos ishte prekur apo cenuar
nga baktere të ndryshme që do të prishin
gjithçka. Kjo punë na rikujton të gjithëve filmin
"Jurasic Park" dhe vetiu lind pyetja: a mos do
të shohim në një të ardhme të afërt një tufë
mamutësh në rrugët tona? Përgjigjja është:
Jo, por jo për një kohë të gjatë ama. Shkencëtari
mohoi se një gjë e tillë mund të ndodhte
tani shpejt, por pohoi faktin se kjo ishte e
mundur në një të ardhme.
9. A mendoni se amerikanët nuk janë bërë të
zgjuar? Në harkun kohor mes viteve 1979 dhe
2006, përqindja e atyre që mbaronin
shkëlqyeshëm për shkenca u dyfishua. Këtë
vit, sipas një sondazhi të një profesori të
shkencave politike në Universitetin e Miçiganit,
amerikanët dalin se nuk janë aq të zhvilluar
për të kuptuar materialet shkencore. Kështu,
një në katër amerikanë mund të kuptojë
shkrimet në revistat e shkencës, ndërsa të
tjerët as që do ta kuptonin përse bëhej fjalë.
Kjo vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara
të Amerikës pretendojnë se kanë një sistem
arsimor shumë të mirë. Në të kundërt të
Shteteve të Bashkuara, Pekini në muajin nëntor
njoftoi se kinezët janë aftësuar shumë
shkencërisht si popull.
10. Në Gjermani, më saktësisht në qendrën
e Saksoni-Anhalt është bërë një zbulim
shumë interesant. Në rrënojat e vjetra të një
kishe janë zbuluar skeletet e një familjeje:
nëna, babai dhe dy fëmijë që i takojnë 4600
viteve më parë. Bëhet fjalë për një familje,
pasi të tilla ishin edhe rezultatet që dolën nga
ADN-ja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Thu Feb 19, 2009 7:19 pm

16 keshilla per te dalluar nje genjeshter

Shpesh dikush ndjen nevojën të gënjejë për diçka. Jeta na rezervon situata të vështira me të cilat duhet të përballemi medoemos duke gënjyer dikë apo veten. Në pjesën më të madhe të situatave të përditshme gënjeshtrat janë të padëmshme, megjithatë të pakëndshme. Duhet shumë vullnet të mos pushtohemi nga ky ves i keq, por mund të ndihmojmë njëri-tjetrin duke e vënë në dijeni palën tjetër sa herë që kuptojmë se nuk po thuhet e vërteta. Nëse dikush po ju tregon diçka, ja disa këshilla për ta kuptuar një gënjeshtar. Teknikat e mëposhtme që ju tregojnë nëse dikush po gënjen shpesh përdoren nga policia dhe ekspertët e sigurisë. Kjo njohuri është e nevojshme për menaxherët, punonjësit dhe për këdo në situata të përditshme që nuk do të jetë viktimë e mashtrimeve/mashtruesve dhe dinakërive të tjera.
Paralajmërim: Ndonjëherë mosdija është lumturi; pasi të merrni këtë njohuri mund të lëndoheni kur të kuptoni se dikush po ju gënjen.

Gjuha e trupit te gënjeshtrat
1. Shprehja fizike do të jetë e kufizuar dhe e ngurtë, me pak lëvizje krahësh dhe duarsh. Kur dikush që ju flet gënjen, lëvizjet e krahëve, duarve dhe këmbëve janë në drejtim të trupit të tij/saj, pasi gënjeshtarët përpiqen të zënë sa më pak hapësirë.
2. Dikush që po gënjen do të shmangë sa më shumë kontaktin e syve. Njerëzit e njohin të mirën dhe të keqen; edhe kur thonë fjalë të pavërteta, ndërgjegjja i thotë të kundërtën. Kontakti i syve tregon sinqeritet dhe çiltërsi në çdo rast.
3. Duart do të prekin fytyrën, fytin dhe gojën. Prekja apo kruajtja e hundës, apo prapa veshit është e zakonshme në këto raste. Nuk ka asnjë gjasë të prekë gjoksin/zemrën me një dorë të hapur.
Gjestet emocionale dhe fjalitë e shkurtra
4. Ekziston një mospërputhje mes gjesteve, shprehjeve dhe fjalëve. Për shembull: Dikush thotë “Më pëlqen” kur merr një dhuratë dhe pastaj buzëqesh pasi bën pohimin, dhe nuk buzëqesh në të njëjtën kohë kur thotë pohimin.
5. Gjestet/shprehjet nuk përputhem me pohimin verbal, si për shembull kur dikush shtrembërohet kur thotë “Të dua”.
6. Kur dikush shtiret me emocione të rreme shprehjet janë të kufizuara me lëvizjet e gojës (si i lumtur, i habitur, i trishtuar apo i frikësuar) në vend që të ndryshojë krejt çehren e fytyrës. Për shembull: kur dikush buzëqesh natyrshëm e gjithë fytyra e tyre është e përfshirë: nofullat dhe faqet lëvizin, sytë dhe balli mblidhen etj.
7. Minutazhi dhe kohëzgjatja e gjesteve emocionale do të jetë jashtë tempit. Shfaqja e emocioneve do të vonojë, kur ato të shprehen do të qëndrojnë më gjatë nga sa do të qëndronin normalisht, dhe më pas do të ndalin papritmas.
Bashkëveprimet dhe reagimet
8. Një person fajtor bëhet mbrojtës i vetvetes, duke justifikuar veten. Një person i pafajshëm priret të ofendohet. (Kujdes se gënjeshtarët e dinë këtë taktikë dhe luajnë rolin sikur ofendohen).
9. Një gënjeshtar nuk ndihet rehat përballë akuzuesit/pyetësit dhe mund ta kthejë kokën apo të lëvizë trupin prapa.
10. Një gënjeshtar ka mjaft gjasa të vendosë objekte si libra, filxhanin e kafesë, mes atij dhe jush.
Konteksti verbal dhe kapaciteti
11. Një gënjeshtar do të përdorë fjalët tuaja për t’u përgjigjur apo për të pyetur. Kur e pyesin: “A e hëngre biskotën e fundit?”, gënjeshtari do të përgjigjet: “Jo, s’e hëngra unë biskotën e fundit”.
12. Një pohim i shkurtuar ka më pak gjasa të jetë i vërtetë: “S’e bëra unë”, në vend të “Nuk e bëra unë”.
13. Gënjeshtarët ndonjëherë i shmangen gënjeshtrës duke mos bërë pohime të drejtpërdrejta. Ata thjesht nënkuptojnë përgjigje në vend që ta mohojnë diçka në mënyrë të drejtpërdrejtë.
14. Personi fajtor mund të flasë më shumë se zakonisht, duke shtuar detaje të panevojshme për t’ju bindur. Ata nuk ndihen rehat me heshtjen apo pushimeve në bashkëbisedim.
15. Një gënjeshtar mund të lërë jashtë përemrat dhe të flasë me një ton monoton. Kur bëhet pohim i vërtetë, përemri theksohet po kaq shumë sa pjesa tjetër e fjalëve në një pohim.
16. Fjalët mund të ngatërrohen apo të fliten me ngadalë. Sintaksa dhe gramatika harrohen fare kur gënjen. Me fjalë të tjera, fjalët do të jenë të çrregullta në vend që të theksohen.
17. Fajtori do të përdorë humorin apo sarkazmin për të shmangur një temë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Thu Feb 19, 2009 7:19 pm

Unazat

Popullariteti i unazave u shtua gjatë periudhës të mesjetës. Njerëzit mbanin unaza dhe për këtë nuk kishte rëndësi fakti nëse ishin të pasur apo të varfër. Materialet më të përdorshme për unaza ishin: hekuri, bakri, ari dhe argjendi. Ndarja klasore konstatohej vetëm nga materiali prej të cilit ishte bërë unaza.
Më pas, me kalimin e viteve, ato krijuan një "kod" të vërtetë ku materiali, vendosja, forma, pesha etj dëshmonin fuqi dhe qëllim. Tashmë unazat janë një bizhuteri e dashur si nga femrat dhe nga meshkujt, por jo çdonjëri prej nesh, di se çfarë domethënie kanë ato, si "lexohet" materiali apo gishti ku vendosen. Pra çfarë domethënie kanë në të vërtetë unazat?
Dora e majtë është dora e zemrës, dora e ndjenjave dhe intuitës, e artit, e gjithë asaj që përfshihet në sferën emocionale; e reflektimit dhe inuitës. E mbizotëruar nga hëna dhe argjendi. Është dora e të panjohurës, e instiktit.

Ndërsa dora e djathë është dora e veprimit, e logjikës dhe arsyes. E mbizotëruar nga ari dhe dielli. Nëse mbajmë një unazë argjendi në dorën e djathë nuk shkaktojmë ndonjë çekuilibër në vetvete, por kjo tregon qe jemi persona të prirur më shumë drejt instiktit sesa logjikës dhe që në veprimet dhe arsyetimet vendosim më shumë intuitën sesa arsyen. E kundërta nëse një unazë ari gjendet në dorën e majtë tregon që forca dhe logjika jonë janë superiore ndaj instiktit dhe kështu jemi nga ata që mund të quhen "me këmbë në tokë"

Gishti i madh – i korespondon planetit Venus. Drejton vullnetin dhe logjikën.
Gishti tregues – i korespondon planetit Jupiter. Është gishti i besimit, suksesit, i fatit, i personave ambiciozë dhe sensualitetit.
Gishti i mesit – i korrespondon planetit Saturn, planet i errët dhe melankonik, i cili tregon karakteristikat e tij të trishta. Është gishti i të kujdesshmëve, i inteligjentëve dhe i njerëzve të duruar.
Gishti i parafundit – i korespondon planetit Diell dhe tregon stabilitet, idealizëm, dhunti artistike, kritike dhe sukses.
Gishti i vogël – i korespondon planetit të Mërkurit dhe është i lidhur me mjeksinë, tregëtinë dhe studimin. Tregon dredhi dhe spekulim.

Nëse mban më shumë unaza në dorën e djathë dhe në veçanti në një gisht:
Gishti i madh: je plot me vullnet, siguri dhe logjike në marrëdhënie me të tjerët.
Gishti tregues: je ambicioz, i aftë dhe arrin atje ku i ke vënë vetes qëllim.
Gishti i mesit: je serioz, i besueshëm, kërkues, shpesh i ashpër dhe jo tolerant.
Gishti i parafundit: je pasionant dhe krenar, me dhunti artistike.
Gishti i vogël: je i aftë për tregëti dhe për ti kthyer fjalët ashtu si të leverdisin.

Nëse mban më shumë unaza në dorën e majtë dhe në veçanti në një gisht:
Gishti i madh: vështirësi në fushën sentimentale. Për ty familja ka shumë rëndësi, në të mirë dhe në të keqe.
Gishti tregues: jeni bujar, idealist, dhe ju pëlqejnë lëvdatat
Gishti i mesit: jeni pesimist, kultivon mendime të trishta dhe jeni i pasigurt për aftësitë tuaja.
Gishti i parafundit: jeni një njeri që i jepni shumë rëndësi ndjenjave dhe bini shpesh në dashuri. Vetëm nëse jeni të dashuruar me të vërtetë dini të jepni më të mirën e vetes.
Gishti i vogël: jeni një tip me interesa të shumta, qëllime shumë të mira, por shpesh nuk arrini ti realizoni. Familja kushtëzon zgjedhjet tuaja në jetë. Keni vështirësi në komunikim.

Metalet:
Ari i verdhë – e mbajnë ata që kanë një karakter të hapur dhe altrusit, bujar, ekzibizionist dhe autoritar.
Ari i bardhë apo platini – e mban ai që është ambicioz, një tip i ftohtë dhe shpesh i jep më shumë rëndësi anëve të jashtme sesa thelbit. Tregon inteligjencë dhe talent për studimet dhe tregëtinë.
Ari i kuq – e mban ai që vendos ndjenjat dhe pasionalitetin në vend të parë. Pa shpirtin binjak në krah, ndihet i humbur dhe realizon pak në jetën e tij. Ka talent artistik.
Ari i vjetër – e mbajnë tipat tradicionalë, rigorozë, të ashpër dhe kush i përmbahet me përpikmëri rregullave. Janë shumë të besueshëm. Menjëherë pasi vendos objektivin e tij, e realizon në mënyrën e tij.
Argjendi – e mban ai që është emotiv, shumë i ndjeshëm, në kërkim të mbrojtjes. Gjithmonë me kokën në re, arrin rezultate të mrekullueshme në fushën e artit dhe misterit.

Ngjyrat e gurëve:
-Nëse preferon gurët e bardhë: karakter intuitiv, kreativ, por shumë dembel dhe ëndërrimtar për të arritur drejt qëllimit pa ndaluar dhe pa u menduar.
-Nëse preferon gurët e verdhë: personalitet, dinamik dhe intelektual. Pëlqen kinemanë, letërsinë. Keni nevojë të komunikoni dhe shpesh u imponon të tjerve mënyrën tënde të të parit të gjërave.
-Nëse preferon gurët e gjelbër: karakter romantik, optimist dhe paqësor. U atribuon ndjenjave dhe harmonisë një rëndësi të veçantë. Madje arrini deri atje, sa tu lejoni të tjerve tu dominojnë vetëm e vetëm që të mos shkaktoni konflikte.
-Nëse preferon gurët e kuq: temperament të fortë. Lufton për sfida. Lufton gjithnjë të arrish gjërat që dëshiron, por nuk jeni kurrë i kënqur me atë që keni. Jeni shumë i prirur të ndërroni shtëpi, punë, objektiv dhe dashuri.
-Nëse preferon gurët bojëqielli: personalitet të qetë, i gatshëm, optimist. Nuk duron dot rutinën. E vuani shumë një lidhje dhe punët që u vihen në ngarkim.
-Nëse preferon gurët lejla: karakter mendimtar, të qetë. Jeni objektivë, idealistë dhe keni kapacitet të kuptoni dhe të falni.
-Nëse preferon gurët portokalli : racionalitet dhe vetpërmbajtje. Me karakter të rregullt, metodik, i kujdesshëm. Keni frikë se mos nënshtroheni nga ndjenjat dhe humbisni kontrollin.
-Nëse preferon gurët e zinj : magnetizëm, tërheqje dhe të bëni për vete. Guri i zi fsheh një personalitet jo të qetë dhe misterioz, i tërhequr nga ëndrrat jo koshiente. Pasionalitet dhe xhelozi në dashuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Thu Feb 19, 2009 7:19 pm

Lista e njerzve me te pasur ne bote sipas revistes FORBES

1 Warren Buffett United States 62.0 United States
2 Carlos Slim Helu & family Mexico 60.0 Mexico
3 William Gates III United States 58.0 United States
4 Lakshmi Mittal India 45.0 United Kingdom
5 Mukesh Ambani India 43.0 India
6 Anil Ambani India 42.0 India
7 Ingvar Kamprad & family Sweden 31.0 Switzerland
8 KP Singh India 30.0 India
9 Oleg Deripaska Russia 28.0 Russia
10 Karl Albrecht Germany 27.0 Germany
11 Li Ka-shing Hong Kong 26.5 Hong Kong
12 Sheldon Adelson United States 26.0 United States
13 Bernard Arnault France 25.5 France
14 Lawrence Ellison United States 25.0 United States
15 Roman Abramovich Russia 23.5 Russia
16 Theo Albrecht Germany 23.0 Germany
17 Liliane Bettencourt France 22.9 France
18 Alexei Mordashov Russia 21.2 Russia
19 Prince Alwaleed Bin Talal Alsaud Saudi Arabia 21.0 Saudi Arabia
20 Mikhail Fridman Russia 20.8 Russia
21 Vladimir Lisin Russia 20.3 Russia
22 Amancio Ortega Spain 20.2 Spain
23 Raymond, Thomas & Walter Kwok Hong Kong 19.9 Hong Kong
24 Mikhail Prokhorov Russia 19.5 Russia
25 Vladimir Potanin Russia 19.3 Russia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Thu Feb 19, 2009 8:05 pm

---Në 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, në 1850 nje miliardë më tepër dhe në një 1950 edhe një tjetër miliard më tepër. Mastaj u deshën vetëm 50 vjet për tu dyfishuar dmth. 6 miliardë.



---Gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë.





---Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionë telefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.





---Në Ditën e Nënave në SHBA bëhen më tepër telefonata personale se në çdo ditë tjetër në çdo shtet tjetër.



---1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.





---Në 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesa në Dublin.



---Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000



---Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Thu Feb 19, 2009 8:07 pm

Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.



---Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtepi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.



---Sherbimi Postar i SHBA dërgon rreth 43% të postës botërore, ndjekësi më i afërt është Japonima me 6 %.





---Në vendet e zhvilluara % e te rritureve qe martohen ra nga 72% ne 1970 në 60 % ne 1996. Mundësia për divorcim në martesën e parë u rrit nga 50% në 67%. Mundësia për divorcim në martesën e dytë është rreth 10 % me e lartë se në martesën e parë.





---Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.





---Që nga viti 1972 janë prodhuar rreth 64 milionë tonë kanaçe alumin(rreth 3 trilion kanaçe). Nëse këto do të vendoseshin njëra pas tjetrës, mund të arrinin deri në hënë rreth 1000 herë. Kanoçet e alumint përbëjnë 1% të materialeve mbeturina.



---Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.



---Sipas Byrosë së mirënjohur ne SHBA Census, 19% e fëmijëve në Amerikë jetojnë në varfëri.


---Në Australi ka më shumë se 150 milionë dele dhe një popullsi prej rreth 17 milionësh.



---Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Thu Feb 19, 2009 8:07 pm

---Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.



---DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.



---Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.



---Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.



---Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë




---Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të nje zvarritësi.







---Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.





---Njeriu më i gjatë është 2.75 cm



---Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.



---Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.



---Peshkaqenët nuk sëmuren.



---Breshka mund të ecë me 10 km në orë.



---Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.


---Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.



---Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.,





---Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkronin Ekuatorin 2 herë.



---Formuesi i Çmimit Nobel, Alfred Nobel në fakt ishte nje fabrikator dinamiti.





---Ivani i IV. i cili erdhi në pushtet në vitin 1533 në Rusi, vrau djalin e vet me pretendimin se synonte ti merrte fronin.



---Një njeriu i duhen 12 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard. merrte fronin.



---Minjtë nuk mund të vjellin.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Mon Feb 23, 2009 4:29 pm

Breshka mund të ecë me 10 km në orë.
Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.
Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.
Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.
DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.
Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.
Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.
Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.
Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.
1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Mon Feb 23, 2009 4:31 pm

Ngoc: Tri dekada pa gjumë

64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. “Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët”, thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.

Bhgat: Mban vëllain binjak në stomak

Sanoju Shagat dikur ka pasur një stomak të fryrë, që dukej sikur ishte nëntë muajsh shtatzënë dhe merrte frymë me vështirësi. Indiani Shagat thotë se është ndjerë i ndërgjegjshëm gjatë gjithë jetës së tij se kishte bark jashtë normales. Por një mbrëmje, në qershor të vitit 1999, problemi i tij u përkeqësua edhe më shumë. Doktorëve iu desh të nxirrnin nga stomaku i tij trupin e vëllait binjak. Ai vuante nga një anomali ndër më të çuditshmet në botë, fetusi brenda fetusit. Një anomali e rrallë, ku fetusi i zënë kurth mbijeton dhe rritet derisa doktorët të ndërhyjnë

Hokoi: 28 vite i fshehur pas Luftës së Dytë Botërore

Shoichi Yokoi ishte një ushtar i ushtrisë perandorake japoneze më 1941-n dhe u dërgua në Guam menjëherë pas atij viti. Në vitin 1944, forcat amerikane ripushtuan ishullin dhe Yokoi u fsheh. Në janar të vitit 1972, ai u zbulua në një pjesë të largët të ishullit Guam nga dy banorë të ishullit. Për 28 vite ai qëndronte i fshehur në një shpellë në xhungël, pasi kishte frikë të dilte, edhe pse kishte gjetur broshura që shkruanin se Lufta e Dytë Botërore kishte mbaruar. “Më vjen shumë turp që jam kthyer i gjallë nga lufta”, tha ai kur u kthye në Japoni, me pushkën ndryshkur ende mbi shpatulla.

Mehkan: Jeton në aeroport që në vitin 1988

Mehkan Karimi Nasseri, i njohur si Sur Alfred Mehkan, është një refugjat iranian, i cili po jeton në sallën e pritjes së terminalit të aeroportit “Sharl de Gol” që më 8 gusht të vitit 1988. Pasi u burgos, u torturua dhe u dëbua nga vendi i tij, ai kërkoi azil në shumë vende evropiane, por pa fat. Ai vendosi të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar, por ata e kthyen në aeroportin “Sharl de Gol”, pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur. As në Francë nuk mund të vërtetonte statusin e refugjatit, prandaj u zhvendos në zonën e pritjes, aty ku rrinë udhëtarët pa dokumente.

Mitsuo: Jezus Krishti japonez

Matayoshi Mitsuo është një politikan japonez, i bindur se është perëndia dhe Krishti. Sipas programit të tij, ai do të kryejë gjykimin e fundit si Krishti, por mënyra për ta bërë këtë është brenda sistemit të tanishëm politik dhe ligjshmërisë. Hapi i parë si shpëtimtar është të zgjidhet Kryeministri i Japonisë. Pastaj do të reformojë shoqërinë japoneze dhe më pas Kombet e Bashkuara duhet t‘i ofrojnë nderin të bëhet Sekretar i Përgjithshëm. Pastaj Jezusi Matayoshi do të sundojë në të gjithë botën me dy autoritete legjislative, fetare dhe politike.

Bawden: Papa i vetzgjedhur Michael I, nga Kansas

David allen Bawden (lindur më 1959) është një qytetar amerikan, i cili është zgjedhur Papa Michael I, nga një grup prej gjashtë konklavistësh apo katolikësh post-sedevakantiste. Ai argumenton se zgjedhjet e fundit të gjashtë papëve kanë qenë të pavlefshme për shkak se ata janë të gjithë modernistë. Sedevakantistët argumentojnë se nëse kolegji i kardinalëve nuk mund të zgjedhë një papë të vlefshëm, atëherë katolikët e zakonshëm mund ta bëjnë, nën një parim të quajtur “epikeia”, barazi.

Bihari? 18 vjet i vdekur për shtetin

Lal Bihari, i lindur në vitin 1961, është një fermer nga Uttar Pradesh, Indi, i cili ka qënë zyrtarisht i vdekur nga viti 1976 deri më 1994-ën. Ai themeloi “Mritak Sangh” ose “shoqërinë e të vdekurve” në Urtar Pradesh, Indi. Ai luftoi me burokracinë e qeverisë indiane për 18 vjet, për të provuar se është ende gjallë. Kur Lala Bihari kërkoi të aplikonte për një hua në bankë në vitin 1976 , ai zbuloi se ishte zyrtarisht i vdekur. Xhaxhai i tij i kishte dhënë ryshfete një zyrtari në qeveri që ta deklaronte atë të vdekur, me synimin për të marrë pronësinë e tokës së Biharit. Ai zbuloi edhe 100 njerëz të tjerë në situatën e tij, të cilët ishin deklaruar zyrtarisht të vdekur. Sot ajo shoqëri ka 20 mijë anëtarë në të gjithë Indinë. Deri në vitin 2004, ata arritën të deklaronin 4 prej katër anëtarëve të tyre të gjallë. Në vitin 2004 ai kandidoi për një vend në Parlament në Lla Ganj.

Icke: Shpëtimi vjen nga humanoidët

David Icke është një ish-lojtar profesionist futbolli, prezantues i emisioneve sportive në BBC dhe zëdhënës i Partisë së Gjelbër britanike kombëtare. Që në vitin 1990, ai ka qenë një “hetues me kohë të plotë i asaj dhe atyre që kontrollojnë botën, zvarranikët”. Ai vishet vetëm me ngjyrë të bruztë dhe pohon se bota është drejtuar nga një grup sekret i quajtur “Elita”, një racë humanoidësh zvarranikë, të njohur në kohët e lashta si “Vëllazëria babilonase” dhe shumë prej njerëzve më të rëndësishëm e kanë prejardhjen prej tyre, përfshirë edhe George W. Bush, mbretëresha Elizabeta II dhe Kris Kristofferson. Ai është autor i 15 librave, ku shpjegon pikëpamjet e tij. Pas një leksioni prej 5 orësh, ai mori mjaft brohoritje në Universitetin e Torontos, në vitin 1999.

Nakamatsu: Fotografon çdo vakt 34 vjet

Yoshiro Nakamatsu (lindur më 26 qershor 1928) ose doktor Nakamats, është shpikësi japonez që pohon se mban rekordin për numrin më të madh të shpikjeve, përfshirë disketën e kompjuterit dhe këpucët elastike “Pyon Pyon”. Ai ka fotografuar duke analizuar çdo vakt që ka konsumuar vetë gjatë një periudhe prej 34 vitesh. Synimi i Nakamatsut është të jetojë gjatë dhe t‘i kalojë 140 vitet e jetëgjatësisë në tokë.

Lotito: Zoti që i ha të gjithë

Michel Lotito (lindur më 15 qershor 1950) është një prezantues francez. Lotito, i cili ka lindur në Grenoble, është i famshëm pasi ha çfarë t‘i dalë përpara. Njihet si “zoti që i ha të gjitha”. Gjatë shfaqjeve të tij, ai ha metal, xham, gomë dhe artikuj të tjerë si biçikleta, televizor dhe gjithçka tjetër. Nga viti 1978 deri më 1980 ka ngrënë një aeroplan të tërë. Filloi të hante materiale të pazakonta kur ishte fëmijë dhe që nga viti 1966 ka programet e tij televizive. Lotit, nuk vuan shpesh për shkak të dietës së tij, madje as kur konsumon materiale helmuese. Muret e stomakut janë dyfish më të trasha dhe acidet tretëse shumë herë më të fuqishme.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Mon Feb 23, 2009 4:31 pm

100 datat më të rëndësishme të shekullit të kaluar

Lajmet nuk janë “ushqim i përditshëm” i njeriut vetëm në kohët moderne. Të dinë se ç’ndodh përreth, apo më larg tyre është për disa njerëz kuriozitet, e për të tjerë nevojë. Në kohë lufte kapeshin fort pas një radioje të vjetër duke pritur lajme të reja. Por cilat kanë qenë lajmet që kanë tronditur shekullin e kaluar. Duhet thënë se pjesa më e madhe e atyre që kanë bërë bujë janë aspak lajme të mira. Por në listë bëjnë pjesë dhe ngjarje të shënuara për njerëzimin, të cilat kanë shërbyer për të përmirësuar jetën, si mbërritja e njeriut të parë në hënë, shpikja e penicilinës, zbulimi i strukturës së ADN-së etj. Shpikja e internetit dhe “Microsoft” janë gjithashtu dy lajme jo pak të rëndësishme për njerëzimin. Me anë të internetit njerëzit nga e gjithë bota tashmë mund të lidhen me njëri tjetrin në kohë reale, njerëzit mund të gjejnë lajmet në të freskëta pak minuta pasi ato ndodhin në gjithë botën. Por në listë bëjnë pjesë edhe disa prej tragjedive më të mëdha njerëzore, siç është shpërthimi i bombës atomike në Hiroshima, mbytja e anijes së njohur “Titanic”, vrasja e presidentit amerikan John F. Kennedy e më pas e vëllait të tij Robert Kennedy.
Përgatiti:

1912: Mbytet anija “Titanic”

Anija transoqeanike “Titanic” u bë e famshme si më e madhe e ndërtuar ndonjëherë dhe gjithashtu për arsyen se u mbyt në udhëtimin e saj të parë në vitin 1912 duke shkaktuar humbjen e shumë jetëve. E dyta e një trioje tragetesh gjigandë, Titaniku u ndërtua për të krijuar një shërbim ekspres tre-javor në oqean. “Titanic” dhe “Olympic” u prezantuan për botën mbarë në një artikull të “New York Times” më 23 prill 1908, pothuajse katër vite para se të mbytej. “Titanic” u përplas me një ajsberg më 14 prill 1912 dhe u mbyt dy orë e dyzet minuta më pas, duke u ndarë në dy pjesë.

1928: Zbulohet penicilina

Zbulimi i penicilinës i atribuohet shkencëtarit skocez, Alexander Fleming në vitin 1928 pavarësisht se edhe të tjerë më parë kishin vënë re efektet antibakteriale të penicilinës. Fleming, në laboratorin e tij në “St. Mary Hospital” në Londër vuri re një rritje bakteriale përreth kallëpit të mykut “Staphylococcus”. Fleming arriti në përfundimin se “Staphylococcus” po çlironte një substancë që pengonte rritjen bakteriale. Ai zhvilloi një kulturë të pastër të mykut dhe zbuloi si ishte myk “Penicillium”. Ai shprehu optimizmin se penicilina do të ishte një dezinfektues i dobishëm.

1945: Formohet organizata e Kombeve të Bashkuara

OKB-ja u themelua në vitin 1945 për të zëvendësuar Ligën e Kombeve me shpresën se do të mund të ndërhynte në konfliktet ndërmjet kombeve dhe si pasojë, të shmangte luftën. Organizata fillimisht përbëhej nga 50 vende, të cilat nënshkruan Kartën e Kombeve të Bashkuara. Struktura e organizatës reflekton akoma në disa mënyra rrethanat e themelimit duke qenë se pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit janë fituesit kryesorë të Luftës së Dytë Botërore.

1945: SHBA-ja hedh bombën atomike në Hiroshima

Hiroshima ishte shënjestra fillestare e misionit të bombardimit bërthamor më gjashtë gusht, ndërkohë që Kokura dhe Nagasaki ishin shënjestra alternative. Sipas statistikave, bomba atomike në Hiroshima vrau rreth 70 mijë njerëz si pasojë e efekteve të menjëhershme të shpërthimit. Vdekjet totale deri në fund të vitit 1945 variojnë nga 90 mijë deri në 140 mijë për shkak të djegieve, rrezatimit dhe sëmundjeve të shkaktuara. Deri në fund të vitit 1945 mendohet se numri i të vdekurve mund të ketë arritur në 200 mijë për shkak të kancerit dhe efekteve të tjera afatgjata të shpërthimit bërthamor.

1953: Zbulohet struktura e ADN-së

Në vitin 1953, duke u bazuar në imazhetë zbërthyera me rreze X, James Watson dhe Francis Crick zbuluan atë që tashmë konsiderohet si modeli i saktë i strukturë së ADN-së. Ato e publikuan atë në revistën “Nature”. Të dhënat e mëtejshme eksperimentale të Watson dhe Crick u botuan në një seri prej pesë artikujsh në të njëjtën revistë. Nga këto të dhëna, informacionet e para ishin të ato të të dhënave të zbërthyera me rreze X nga Franklin dhe Gosling.

1963: John Kennedy vritet në Dallas

Presidenti i 38-të amerikan,John F. Kennedy u vra në Dallas të Teksasit më 22 nëntor 1963 teksa po zhvillonte një udhëtim politik. Për vrasjen e tij u arrestua Lee Harvey Oswald. Ai u arrestua në një teatër rreth 80 minuta pas vrasjes dhe u dënua nga policia e Dallasit për vrasjen e një polici përpara se të akuzohej për vrasjen e Kennedy-t. Ai nuk pranoi t’i kishte qëlluar njeriu. Përgjatë viteve janë bërë të njohura më shumë fakte për publikun. Pavarësisht të gjitha informacioneve dhe deklaratave, ngjarja vazhdon të jetë e rrethuar me nga teori të ndryshme konspirative.

1969: Armstrong njeriu i parë në hënë

Neil Alden Armstrong është njeriu i parë që ka shkelur në hënë. Misioni i tij i parë në një anije kozmike ishte në bordin e “Gemini 8” në vitin 1966, ku ai ishte pilot komandues. Fluturimi i dytë dhe i fundit hapësinor i Armstrong ishte si komandant misioni i “Apollo 11” që mbërriti në hënë më 20 korrik 1969. Në këtë “hap gjigand për njerëzimin” Armstrong dhe Buzz Aldrin zbritën në sipërfaqen e hënës, ku qëndruan dy orë e gjysmë duke eksploruar. Para se të bëhej një pilot Armstrong ishte aviator i flotës ushtarake detare amerikane dhe mori pjesë në luftën e Koresë.

1989: Rënia e murit të Berlinit

Muri i Berlinit, një simbol i Luftës së Ftohtë, ndau Berlinin lindor dhe atë perëndimor për 28 vite. Ndërtimi i tij filloi më 13 gusht 1961 dhe u shemb në vitin 1989. Gjatë kësaj kohe, 125 njerëz janë vrarë teksa përpiqeshin të arratiseshin në perëndim, sipas statistikave zyrtare. Sipas dokumenteve të zbuluar më vonë mendohet se regjimit komunist kishte dhënë urdhra të qarta që të qëllohej dhe vritej kushdo që synonte të kalonte murin, qofshin ata edhe fëmijë. Njoftimi se hyrja në Berlinin perëndimor tashmë do të lejohej bëri që mijëra vetë të kapërcenin murin që u shemb nga mjetet e rënda.

1991: Bashkimi Sovjetik shpërbëhet

Bashkimi Sovjetik u krijua fillimisht si një bashkim i katër Republikave Sovjetike Socialiste për t’u zgjeruar më pas në 15 republika të tilla. Ai u krijua në vitin 1945 dhe u shpërbë vetëm në vitin 1991, në një periudhë të njohur si “Lufta e Ftohtë”. Kufijtë gjeografikë të Bashkimit Sovjetik varionin sipas kohës, por aneksimeve dhe pushtimeve të shteteve balltike dhe territoreve të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore korrespondonin me ato Rusisë së Madhe.

1997: Shkencëtarët klonojnë delen

Dolly, është delja e cila u klonua në vitin 1997. Ajo u klonua në institutin “Roslin Institute” në Edinburg të Skocisë dhe jetoi aty deri sa u nda nga jeta në moshën gjashtë vjeçe. Lindja e saj u njoftua në shkurt të vitit 1997. Në shkurt të vitit 2003 ekipi i shkencëtarëve njoftoi se Dolly-t i ishte injektuar një dozë vdekjeprurëse për shkak se prej kohësh ajo mundohej nga një sëmundje e rëndë e mushkërive dhe ishte gjymtuar nga artriti. Shkencëtarët u shprehën se sëmundja e Dolly-t n uk kishte lidhje me faktin se ajo ishte një dele e klonuar, pasi mjaft dele të tjera në fermë vuanin nga të njëjtat sëmundje.

100 lajmet sipas rendesis

1945: SHBA-ja hedh bombën atomike
1941: Japonia bombardon Pearl Harbor
1969: Njeriu i parë shkel në hënë
1903: Wrights fluturon aeroplanin e parë
1963: Vritet J.F. Kennedy në Dallas
1928: Zbulohet antibiotiku penicilinë
1920: Femrat amerikane kanë të drejtën e votës
1929: Falimenton tregu i fondeve në SHBA
1953: Ka efekt vaksina e re e poliomielitit
1953: Zbulohet struktura e ADN-së
1945: Ekspozohet holokausti nazist
1905: Ajnshtajni koncepton relativitetin
1912: Mbytet Titaniku “i pafundosshëm”
1913: “Ford” krijon linjën e montimit
1914: Fillon Lufta e Parë Botërore
1989: Bie muri i Berlinit
1959: Patentohet çipi i kompjuterit të parë
1981: Identifikohet sëmundja vdekjeprurëse e AIDS-it
1927: “Lindbergh” fluturon mbi Atlantik
1901: Sinjali i radios kalon përtej Atlantikut
1991: Shpërbëhet Bashkimi Sovjetik
1989: Shpiket “World Wide Web”
1944: Aleatët pushtojnë Francën
1945: SHBA feston fitoren në Evropë
1946: “ENIAC” përshpejton informatikën
1973: Legalizohet aborti pas diskutimit Roe kundër Wade
1939: Debutimi zyrtar i televizorit të SHBA-së
1909: Plastika revolucionarizon produktet
1960: Del në treg pilula e kontrollit të lindjeve nga “FDA”
1954: Gjykata i jep fund vendimit “të ndarë por të barabartë”
1998: Akuzohet Presidenti Clinton
1948: Shkencëtarët shpikin tranzitorin
1968: Vritet M.L. King Jr.
1964: Kongresi miraton Ligjin e të Drejtave Civile
1917: SHBA hyn në Luftën e Parë Botërore
1917: Komunistët marrin pushtetin e Rusisë
1909: Fillojnë transmetimet radiofonike të SHBA-së
1963: King mban fjalimin “Unë kam një ëndërr”
1974: Jep dorëheqjen presidenti Nixon
1914: Hapen kanali i Panamasë
1939: Gjermania pushton Poloninë
1933: Hyn në fuqi marrëveshja e re e “FDR”-së
1986: Shpërthen “Shuttle Challenger”
1961: Shepard është amerikani i parë në hapësirë
1962: Libri “Silent Spring” paralajmëron rrezikun në ekosistem
1945: Kombet e botës formojnë OKB-në
1997: Shkencëtarët klonojnë delen
1957: Sovjetikët nxjerrin në hapësirë satelitin e parë
1918: Përfundon Lufta e Parë Botërore
1961: Gagarin është njeriu i parë në hapësirë
1948: Izraeli bëhet shtet
1941: Fillon televizioni i licencuar amerikan
1945: SHBA teston bombën atomike
1968: Vritet Robert F. Kennedy
1933: Hitleri emërohet kancelar
1918: Epidemia e gripit vret 20 milionë njerëz
1962: John Glenn amerikani i parë në orbitë
1975: Bill Gates dhe Paul Allen lançojnë “Microsoft”
1947: Jack Robinson njëson bejsbollin
1973: Trupat amerikane largohen nga Vietnami
1900: Propozohet mekanika kuantike
1942: Projekte sekrete për ndërtimin e një bombe atomike-A
1956: Aprovohen autostradat ndërmjet shteteve
1945: Forcohet Karta e të Drejtave
1965: SHBA-ja përshpejton luftën e Vietnamit
1920: Gandhi fillon reformat paqësore
1978: Lind “bebja e parë në epruvetë”
1962: Bota në krizë për shkak të reaktivëve të Kubës
1906: Tërmeti dhe zjarri shkatërron San Franciskon
1993: Përfundon aparteidi në Afrikën e Jugut
1977: “Apple II” prodhon kompjuterin e parë për masat
1964: “Beatles” bëjnë turne në SHBA
1955: Fillon bojkoti i autobusëve në Alabama
1925: “Scopes”: Evolucioni kundër krijimit
1939: Ngrihet avioni i parë me motor reaktiv
1938: Hitleri nis “Kristallnacht”
1932: “FDR” mposht presidentin Hoover
1947: Zbulohet prani Marshall
1997: “Pathfinder” dërgon fotografi të Marsit
1963: Friedan ndez shkëndijën e të drejtave të grave
1927: Babe Ruth shënon 60 pikë në bejsboll
1964: SHBA paralajmëron për rreziqet e duhanit
1940: Churchill drejton Britaninë e Madhe
1949: Themelohet NATO
1986: Shpërthen fabrika bërthamore në Çernobil
1961: Ngrihet muri i Berlinit
1949: Mao formon Kinën komuniste
1973: Watergate “gllabëron” Nixon-in
1985: Gorbaçov fillon politikën “glasnost”
1900: Frojdi interpreton ëndrrat
1948: “Airlift” shpëton Berlinin Perëndimor
1950: SHBA mbron Korenë e Jugut
1928: Uria sovjetike vret 25 milionë njerëz
1920: SHBA refuzon Ligën e Kombeve
1911: Dështon trusti i “Standard Oil”
1965: Kongresi miraton ligjin e votimit
1958: Uria në Kinë vret 20 milionë njerëz
1968: Kryengritjet e konventës demokratike
1975: Vietnami verior pushton Saigon
1964: Miratohet rezoluta e Gjirit të Tonkin

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Mon Feb 23, 2009 4:31 pm

30 Vdekjet me te çuditshme ne Bote

Edhe pse askush nuk do të flasë për vdekjen, ajo është e pashmangshme. Nëse dëgjoni psikologët, ata do t’ju sugjeronin të flisnit sa më shumë për të, në mënyrë që të largonit çdo lloj fobie të krijuar më kot. Të tjerët e trajtojnë vdekjen nga një këndvështrim tjetër, duke bërë shaka me të. E vërteta është se kur ajo vjen, ne nuk do të jemi të vetëdijshëm për të, kështu që nuk ka arsye pse të trembemi nga diçka për të cilën nuk mund të bëjmë asgjë. Përgjegjësia jonë është të tregohemi të kujdesshëm dhe të bëjmë pjesën tonë.

Agjencia e lajmeve “Neatorama” ka përzgjedhur 30 vdekjet më të çuditshme në histori. Me siguri ju keni dëgjuar për raste të shumta edhe më qesharake dhe të pakujdesshme, por këto janë disi më të veçanta. Ndoshta pasi t’i keni lexuar do të mendoni ndryshe për jetën. Me siguri do të qeshni dhe vdekja nuk do t’ju duket më dhe aq e frikshme, por qesharake. Atëherë do ta vlerësoni edhe më shumë jetën duke treguar kujdes, që të mos merrni shembullin e personazheve të përmendur këtu.

Poeti kinez Li Po donte të përqafonte pasqyrimin e hënës në lumë. Askush prej njerëzve të arsyeshëm nuk do ta provonte, por natyrisht që ai ishte i dehur. E dinit se legjenda e Rusit Rasputin është se kanë tentuar ta vrasin në shumë raste, dhe gati në të gjitha prej tyre ka mbijetuar? Avokatët që përpiqen t’ia demonstrojnë situatën e vrasjes jurisë, duhet të tregojnë kujdes me armët, pasi Clement Vallandigham përdori një armë të mbushur, ndërsa shfajësonte të pandehurin e tij.

Në disa prej tyre pakujdesia ka ndodhur nga vetë viktimat, si në rastin e goditjes së kasafortë me këmbë apo hedhjes nga kulla “Eifel” me pallto-parashutë, por në raste të tjera njerëzit kanë vdekur edhe nga ironi të fatit. Për shembull, Bobby Leach ka rrëshqitur në një lëkurë portokalli. Me siguri ju tregoheni të kujdesshëm kur shihni një lëkurë bananeje në rrugë, që këtej e tutje tregoni kujdes edhe nga lëkura e portokallit.

1. Li Po
Vdekje duke përqafuar reflektimin e hënës

Poeti kinez Po (701-706) konsiderohet si një nga dy poetët më të mëdhenj të letërsisë kineze. Ishte i njohur edhe për dashurinë që ndjente ndaj alkoolit dhe poemat më të mira i ka shkruar ndërsa ishte i dehur. Një natë Li Po ra nga varka dhe u mbyt në lumin Yangtze, ndërsa përpiqej të përqafonte reflektimin e hënës në lumë.

2. Hans Steininger
Vdekje nga mjekra e gjatë

Austriaku Hans Steininger ishte i famshëm se kishte mjekrën më të gjatë në botë, gati 1.4 metra e gjatë. Më vonë u bë edhe më i famshëm për shkak se vdiq për shkak të saj. Një ditë në vitin 1527 ra zjarri në qytetin e tij dhe nga nxitimi, Hans harroi ta mblidhte mjekrën. Pa dashje e shkeli, humbi ekuilibrin dhe ra.

3. Tycho Brahe
Vdekje se nuk shkon në banjë

Fisniku dhe astronomi danez, Tycho Brahe, vdiq nga një infeksion në veshka për shkak se nuk shkoi në banjë gjatë një banketi në vitin 1601. Atëherë ishte turp të ngriheshe nga tavolina dhe të shkoje në banjë. Ai mbante një këllëf të artë për hundën për shkak se e kishte humbur të tijën në duel.

4. Jean-Baptiste Lully
Vdekje nga shkopi i dirigjentit

Ndërsa drejtonte himnin “Te Deum” për mbretin francez Louis XIV në 1687, Jean-Baptiste Lully ishte kaq i përqendruar në ruajtjen e ritmit duke përplasur një shkop në dysheme (kështu bëhej para se të përdorej shkopi i dirigjentit), sa goditi me të gishtin e madh. Më vonë plaga u bë gangrenë dhe ai refuzoi ta presë.

5. Mbreti Adolf Frederik
Vdekje nga të ngrënit e tepërt

Mbreti Adolf Frederick i Suedisë ishte shumë i dhënë ndaj të ngrënit dhe më vonë vdiq për këtë arsye. “Mbreti që e hëngri veten për vdekje” vdiq në vitin 1771 në moshën 61-vjeçare nga një problem në tretje, pasi hëngri një vakt të bollshëm me karkaleca, kaviar, sardele të tymosura, shampanjë dhe 14 ëmbëlsira.

6. Clement Vallandigham
Vdekje nga demonstrimi për jurinë

Pas Luftës Civile, politikani nga Ohio, Clement Vallandighma, u bë avokat i suksesshëm që rrallë herë humbte. Në vitin 1871, mbrojti Thomas McGehan, që akuzohej se kishte qëlluar Tom Myers gjatë një grindjeje. Mbrojtja e tij ishte se Myers kishte goditur veten ndërsa nxirrte pistoletën. Për ta bindur jurinë, ai e demonstroi teorinë, por harroi se arma ishte e mbushur.

7. Allan Pinkerton
Vdekje nga kafshimi i gjuhës

Allan Pinkerton (1819-1884) ishte i famshëm për hapjen e agjencisë detektive “Pinkerton” dhe për krijimin e teknikave investigative, si vëzhgimin e të dyshuarit dhe kryerjes së punës nën maskim. Ai vetë vdiq nga një infeksion në gjuhë, gjë që iu krijua për shkak se e kafshoi kur u pengua në një trotuar.

8. Jack Daniel
Vdekje nga shkelja e gishtit të madh

I famshmi Jack Daniel vendosi të shkojë herët në distileri një mëngjes në vitin 1911. Donte të hapte kasafortën e tij, por nuk i kujtohej kombinimi. Në zemërim e sipër, Daniel goditi kasafortën me këmbë dhe lëndoi gishtin, i cili më vonë iu infektua. Ky lëndim i solli dhe vdekjen. Morali i historisë? Mos shkoni në punë herët.

9. Bobby Leach
Vdekje nga lëkura e portokallit

Bobby Leach nuk kishte frikë nga vdekja. Në vitin 1911, ai ishte personi i dytë në botë që kaloi poshtë Ujëvarës së Niagarës mbi një fuçi. Guximtari organizoi edhe shfaqje të tjera ku sfidonte vdekjen, prandaj vdekja e tij është ironike. Ndërsa shëtiste në Zelandën e Re, Leach rrëshqiti në një lëkurë portokalli.

10. Franz Reichelt
Vdekje nga mos-hapja e palltos parashutë

Në vitin 1911, rrobaqepësi francez Franz Reichelt vendosi ta provojë shpikjen e tij, një kombinim i parashutës dhe palltos, duke u hedhur nga kulla “Eifel”. Autoriteteve u tha se do të përdorte një kukull, por në momentin e fundit vendosi ta provojë vetë. Askush nuk u habit për vdekjen e tij. Hedhjen mund ta shihni edhe tek YouTube.

11. Grigori Rasputin
Vdekje nga helmimi, goditja me armë, rrahja dhe mbytja njëkohësisht

Mistiku rus Grigori Rasputin (1869-1916) në fillim u helmua me aq helm sa mund të vriteshin 10 burra, por nuk pësoi gjë. Më vonë vrasësit e goditën me një revolver në shpinë. Rasputin ra, por e mori veten. Atëherë e goditën edhe tri herë të tjera, por Rasputin prapë jetoi. Më pas e rrahën dhe për siguri e hodhën në lumin e akullt Neva.

12. Ray Chapman
Vdekje nga bejsbolli

Ray Chapman nga Kleveland është njeriu i vetëm që është vrarë nga një shesh bejsbolli. Në atë kohë, lojtarët e bejsbollit e bënin pis një top para se ta hidhnin që ai që e qëllonte të mos e shihte. Në 6 gusht 1920, gjatë një loje kundër “New York Yankees”, Carl Mays, i hodhi një top të tillë Chapman, që i ra në kokë.

13. Isadora Duncan
Vdekje nga shalli

“Mamaja e kërcimit modern”, Isadora Duncan, vdiq në vitin 1927 për shkak të shallit të firmosur që e vishte gjithmonë. Gazeta “New York Times” shkruan në 15 shtator 1927 “Automobili po ecte me shpejtësi kur shalli me mëndafsh të fortë u rrotullua tek rrota e makinës. Ajo uli kokën dhe u përplas me një shkëmb”.

14. Homer dhe Langley Collyer
Vdekje nga plehrat

Homer dhe Langley Collyer ishin grumbullues të fiksuar. Dy vëllezërit kishin frikë t’i hidhnin gjërat dhe mblidhnin me fanatizëm gazeta dhe plehra të tjera në shtëpi. Ata madje vunë dhe çarqe në korridore që të mbroheshin nga hajdutët. Njëri prej tyre ishte zvarritur poshtë gazetave për të kaluar dhe ishte zënë në çarkun e ngritur vetë. Tjetri ishte i paralizuar dhe vdiq nga uria.

15. Jerome Irving Rodale
Vdekje gjatë një bisede në një shfaqje

Jerome Irving Rodale ishte një ithtar i ngrënies së shëndetshme. Ai ishte përkrahës i ushqimeve organike dhe themeloi revistën “Ferma dhe kopshtaria organike”. Pasi u mburr se do të bëhej 100 vjeç, nëse nuk shtypej nga ndonjë taksixhi i inatosur, Rodale vdiq nga një infarkt ndërsa intervistohej nga Dick Cavett në 1971.

16. Christine Chubbuck
Vdekje nga vetëvrasje drejtpërsëdrejti në televizor

Christine Chubbuck ishte reporterja e parë dhe e vetme që kreu vetëvrasje gjatë një transmetimi drejtpërsëdrejti në televizor. Në 15 qershor 1974, tetë minuta në transmetim, reporterja që vuante nga depresioni tha: “Do të ruaj politikën e “Channel 40” dhe do t’ju sjell lajmet më të fundit”. Më pas nxori pistoletën dhe e goditi veten në kokë.

17. Elvis Presley
Vdekje në banjë

Ekzistojnë raste të ndryshme të vdekjeve në banjë, por ajo e Elvis Presley (1935-1977) është më e famshmja. Mbreti i rokut është gjetur i shtrirë në banjën e shtëpisë së madhe pasi kishte vjellë në WC. Doktorët thanë se kishte pësuar një infarkt nga shtimi në peshë dhe marrja e ilaçeve të tepërta.

18. Robert Williams
Vdekje nga roboti

Robert Williams është njeriu i parë që është vrarë nga një robot. Më 25 janar 1979 ngjitet në një dollap të depos tek “Ford Motor’s Flat Rock” për të marrë një pjesë për robotin që s’po funksiononte. Çuditërisht në ato momente roboti aktivizohet dhe e përplas krahun në kokën e William duke e vrarë atë në çast.

19. Vic Morrow
Helika e helikopterit i pret kokën

Aktori Vic Morrow ndërroi jetë gjatë xhirimeve të filmit “Twilight Zonë: The Movie”, kur një helikopter doli jashtë kontrollit për shkak të shpërthimeve të efekteve speciale dhe i preu kokën me helikë. Dhe dy fëmijë të tjerë aktorë vdiqën në vendngjarje në atë kohë.

20. David Grundman
Vdekje nga kaktusi

Në vitin 1982, 27 vjeçari David Grundman dhe një shoku i tij i dhomës vendosën të bëjnë qitje duke përdorur si shënjestër lulen e shkretëtirës. Kaktusi i parë, i cili ishte i një madhësie të vogël u bë copash menjëherë. Por kur Grundman provoi të qëllonte me armë një kaktus të madh, një pjesë e tij i ra përsipër duke e vrarë.

21. Tennesee Williams
Vdekje nga tapa e shishes

Dramaturgu Tennesee Williams, i njohur si një nga më të mëdhenjtë në historinë e Amerikës, gjithashtu njihet dhe për dashurinë e tij për pijen. Dhe pikërisht nga ajo i erdhi dhe vdekja jo e zakonshme. Ai ishte në dhomën e tij të hotelit në vitin 1983 pasi i ngeci në fyt tapa e shishes.

22. Jerome Moody
Mbytje ironike në pishinë

Në vitin 1985 rojtarët e jetës, siç quhen ata që shpëtojnë njerëzit që rrezikojnë të mbyten në det, në Nju Orlins, vendosën të festojnë sezonin e parë pa asnjë mbytje. Kur mbaroi festa, një i ftuar 31-vjeçar, Jerome Moody u gjet i vdekur në fund të pishinës së zyrave të rojtarëve të bregut.

23. Dick Shawn
Vdekje në skenë

Komediani i njohur Dick Shawn u nda nga jeta në vitin 1987, vdiq nga një atak në zemër në skenë ndërsa po bënte humor. Ai po tallej me politikanët duke përmendur klishetë e fushatave elektorale si për shembull “Unë nuk do ta lë pas dore punën”. Më pas ai u shtri në tokë dhe njerëzit menduan se ishte pjesë e shfaqjes.

24. Mal Kirk
Vdes nga goditje barku

Mundësi britanik Mal “King Kong” Kirk vdiq nga një goditje barku e Shirley “Big Daddy” Cratbree. Në gusht 1987, në momentet finale të ndeshjes, Crabtree kreu lëvizjen dalluese të tij (duke u hedhur poshtë e lartë dhe duke përplasur barkun tek kundërshtari) Kirk, i cili pësoi një infarkt në zemër dhe vdiq.

25. Lori Rae Keevil-mathews
Vdekje nga çadrat gjigante

Në vitin 1991 artistët Christo dhe Jeanne-Claude krijuan një instilacion ambientalist prej mijëra çadrash gjigante të verdha dhe blu në Kalifroni dhe Japoni. Dy muaj më vonë Lori Rae Keevil-Mathews, një 33-vjeçare, shkoi të shihte instilacionin kur era e fortë e shkuli një nga çadrat e cila e shtyu gruan të përplasej pas një guri.

26. Yooket Paen
Vdekje dyfishe

Në vitin 1991, një grua tajlandeze 57-vjeçare, Yooket Paen, ishte duke ecur në fermën e saj kur aksidentalisht i rrëshqiti këmba në një bajgë lope. Kur u rrëzua ajo u mbajt pa dashje në një tel korrenti të zhveshur dhe vdiq. Gjatë funeralit, motra e të ndjerës po u tregonte fqinjëve vendin ku kishte rënë në korrent Yooket, kur dhe ajo vetë rrëshqiti, kapi telin e korrentit dhe vdiq.

27. Betty Stobbs
Vdekje nga delja

Në vitin 1999, Betty Stobbs, 67-vjeçare nga Anglia, mori një deng me barë të thatë që e ngarkoi në pjesën e pasme të motorit për të ushqyer tufën e deleve. Mesa duket, delet ishin shumë të uritura. Rreth 40 prej tyre iu vërsulen barit duke e shtyrë atë të binte nga një shkëmb i lartë. Stobbs i mbijetoi rënies, por vdiq kur motori ra pas saj poshtë dhe pikërisht mbi të.

28. Brian Wells
Vdekje nga varësja

Më 28 gusht 2003, shpërndarësi i picave Brian Wells u përpoq të grabiste një bankë me një armë artizanale në formë kallami. Kur e kapi policia ai tha se atë e kishin detyruar ta bënte një gjë të tillë dhe se në qafë kishte një varëse bombë. Bomba plasi përpara se policia të mund ta çaktivizonte atë.

29. Steve Irwin
Vdekje nga peshku

Në vitin 2006, eksperti i jetës së egër dhe personaliteti televiziv Steve Irwin apo siç quhej ndryshe “Crocodile Hunter”, vdiq kur një thumb i një peshku iu ngul në zemër, ndërsa ai po filmonte dokumentarit “Krijesat më të rrezikshme të Oqeanit”.

30. Mariesa Weber
Vdekje nga rafti i librave

Familja e Mariesa Weber kishte denoncuar për humbjen e saj rreth dy javë përpara se ta gjenin në dhomën e gjumit të saj, vënë përfund nga rafti i librave. “Unë kam fjetur në të njëjtën shtëpi me të prej 11 ditësh dhe ku s’e kam kërkuar, dhe e gjej këtu në dhomën e gjumit të vdekur”, tha më pas nëna e saj

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Mon Feb 23, 2009 7:18 pm

Meteor dhe Sandokan faleminderit per keto Kuriozitete!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Tue Feb 24, 2009 3:28 pm

1.Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.

2.Lumi më i gjatë në botë është Nili me gjatësi 6.671 km. që gjendet në Afrikë.

3.Malet më të larta në Ballkan janë Alpet Shqiptare dhe kanë 13 maje me mbi 2.500 metra lartësi dhe sipërfaqe 2.240 km².

4.M 1592 Galileu Galileo zbuloi termometrin e parë, mirpo termometri me I përshtatshëm u punua në Itali më 1654.

5.Ujëvara më e madhe në Botë është “Engjël” e lumit Karao (Venezuelë). Lartësia nga e cila bie uji është 1.000 m. Kjo ujëvarë është vetëm një nga shumë ujëvarat e larta në këto anë te Venezuelës. Emrin e ka marrë sipas pilotit amerikan Xhimi Engjël i cili në vitin 1933 e ka vizituar dhe vendosur në ditarin e tij.

6.Mali më I lartë në Kosovë është Gjeravica me 2.656 m, lartësi.

7.Ne nje nate te kthjellet mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Njomza



Numri i postimeve : 33
Reputacioni : -3
Data e regjistrimit : 19/03/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Wed Apr 08, 2009 6:24 pm

Numri i famshem ∏ ka ngjallur kuriozitetin e matematicieneve qe ne antikitetin e hershem. Ai ka nje numer te pafundem shifrash pas presjes keshtu qe ta perllogaritesh ekzaktesisht eshte e pamundur.
Ne vitin 2002 profesor Yasumasa Kanada dhe koleget e tij ne Universitetin e Tokios gjeten vleren me te sakte te pi, qe eshte zbuluar deri me sot[...]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Mon Apr 13, 2009 7:39 pm

Kuajt flejne ne kembe....!

_________________



The revolution is not an apple that falls when it is ripe.
You have to make it fall.

CHE GUEVARA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Mon Apr 13, 2009 7:40 pm

Kurre nuk eshte e mundur te teshtihet pa i mbyllur syte....

_________________



The revolution is not an apple that falls when it is ripe.
You have to make it fall.

CHE GUEVARA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Mon Apr 13, 2009 7:41 pm

Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2),Për nga sasia e kripës më së shumti ka deti I Kuq ndësa më së paku deti Baltik,Oqeani më i madh është oqeani i Qetë, pastaj oqeani Atlantik, oqeani Indian dhe oqeani i Ngrirë i Veriut.,Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.

_________________



The revolution is not an apple that falls when it is ripe.
You have to make it fall.

CHE GUEVARA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Mon Apr 13, 2009 7:41 pm

Në Brazil gjatë shek. XX-të është vrarë gjarpëri më i madh në botë, Anakonda, gjatësia e të cilit arrinte ne 35 metra. Për ta vrarë këtë gjigant u desh që të goditej me 500 plumba.

_________________



The revolution is not an apple that falls when it is ripe.
You have to make it fall.

CHE GUEVARA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Mon Apr 13, 2009 7:42 pm

Druri i cili e mban rekordin e trshësisë në botë është “Baobabi”, i cili gjendet në Tan- ganike me moshë rreth 30 shekuj. Ky dru perimetrin e trungut e ka 47 m, lartesinë 22 metra, ndërsa perimetrin e kurorës 145 metra.

Më 1560 kirurgu francez Ambruaz Pare i pari bëri gjymtyrë artificiale të njeriut.

Më 1590 holandezi Zaharijaz Jansen që merrej me optikë, konstruktoi mikroskopin.

Në vitin 1790 në Amerikë është shpikur turleja e parë për shpuarjen e dhëmbëve.

Lumi më i gjatë në botë është Nili me gjatësi 6.671 km. që gjendet në Afrikë.

_________________



The revolution is not an apple that falls when it is ripe.
You have to make it fall.

CHE GUEVARA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Mon Apr 13, 2009 7:42 pm

Kina është shteti më i madh në botë me 1.221,692,000 banorë. Në Mesjetë quhej Katai.

_________________



The revolution is not an apple that falls when it is ripe.
You have to make it fall.

CHE GUEVARA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Mon Apr 13, 2009 7:42 pm

Rruga më e vjetër në Ballkan ka qenë “Vija Egnatia” (Vija Egnacia). Kjo rruge kalon edhe ne Shqiperi...

_________________



The revolution is not an apple that falls when it is ripe.
You have to make it fall.

CHE GUEVARA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Mon Apr 13, 2009 7:43 pm

Njeriu më i gjatë në botë ka qenë 2.72 metra.

Në trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre jane 38 cm, e disa mezi arrijne nje milimetër.

Maja me e larte ne bote eshte Mont Everest me 8882 m, gjendet ne Nepal.

Flutura më e madhe në Botë është 270 centimetra katror.

Qelizën i pari e zbuloi shkencëtari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekësi, sepse qeliza është njësia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.

Novobërda është quajtur Mali I Argjentit e më vonë Kodra e Re e cila ra nën sundimin osman më 1455.

Maja e Korabit është maja më e lartë në Shqipëri.

Romani I parë shqiptar është “Marcja” I Ndoc Nikajt I botuar në vitin 1899.

_________________



The revolution is not an apple that falls when it is ripe.
You have to make it fall.

CHE GUEVARA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kuriozitete   Today at 6:22 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kuriozitete
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shkence & Teknologji :: Shkence & Teknologji-
Kërce tek: