ForumiPortali*RegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 A e dini se...?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 1386
Mosha: 28
Vendi: Në ferr...!!
Reputacioni: 22
Data e regjistrimit: 15/02/2009

MesazhTitulli: A e dini se...?   Thu Feb 19, 2009 5:21 pm

Syri i nje struci eshte me i madh se truri i tij.

Ne trurin e maceve ka 32 muskuj.

Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhen vendase do te thote kryeqytet.

Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç jane ne burg ose nen hetim.

Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.

Kur thyhet nje xham disa copeza shperndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore.

Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.

Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.

Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.

Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.

Ne nje nate te kthjellet mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lire.

Vetem mushkonjat femra piskojne.

Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.

96% e sallatorit, eshte uje.

Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.

Shteti me me teper rruge te asfaltuara eshte Franca.

Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeçare nuk fliste normalisht.

Nje shqiponje mund ta shohe prejen e saj qe 3000 metra larg.

Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe.

Nuk mund te teshtish pa i mbyllur syte.

Fluturat shijojne me ane te kembeve.

Delfinet flene me nje sy hapur.

Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.

Minjte mund te durojne pa uje me teper se devete.

Ne trupin e nejriut muskuli me i forte eshte gjuha.

Pavaresiht nga madhesia dhe trashesia nje flete nuk mund te paloset me teper se 9 here.

Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.

Nje ari i rritur mund te vrapoje po aq shpejt sa nje kale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 1386
Mosha: 28
Vendi: Në ferr...!!
Reputacioni: 22
Data e regjistrimit: 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: A e dini se...?   Thu Feb 19, 2009 5:21 pm

Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2)

Për nga sasia e kripës më së shumti ka deti I Kuq ndësa më së paku deti Baltik

Oqeani më i madh është oqeani i Qetë, pastaj oqeani Atlantik, oqeani Indian dhe oqeani i Ngrirë i Veriut.

Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.

Një grek maratonist ka vrapuar 42 km pa u ndalur. Më së shumti në bote ka vrapuar për të dytën herë që mban rekordin 42 km e 195 m,

Në Evropë patataja është sjellë nga Amerika në vitin 1536. Në fillim e mbillnin për shkak të lulës së bukër që ka, kurse më vonë filluan ta përdorin për ushqim.

Peshku “Pegava” është lloj ngjallash që mund të qëndrojë vërtikalisht. Kur peshkon, ajo ngritet, kurse me bishtin përforcohet mbi shkëmb ose ndonjë trup tjetër.

Gjethet më të mëdha i ka një lloj pallme e quajtur “Rafia”, rritet në brigjet e lumit Amazon. Gjethet e saj të blerta arrin gjatësi deri 22 metra dhe gjereësi afër 12 metra, kurse bishtin e gjethës e ka 5 metra të gjatë.
Një gjethë e tillë mund të shtrehoj 10 njerëz.

Në Brazil gjatë shek. XX-të është vrarë gjarpëri më i madh në botë, Anakonda, gjatësia e të cilit arrinte ne 35 metra. Për ta vrarë këtë gjigant u desh që të goditej me 500 plumba.

Druri i cili e mban rekordin e trshësisë në botë është “Baobabi”, i cili gjendet në Tan- ganike me moshë rreth 30 shekuj. Ky dru perimetrin e trungut e ka 47 m, lartesinë 22 metra, ndërsa perimetrin e kurorës 145 metra.

Më 1560 kirurgu francez Ambruaz Pare i pari bëri gjymtyrë artificiale të njeriut.

Më 1590 holandezi Zaharijaz Jansen që merrej me optikë, konstruktoi mikroskopin.

Në vitin 1790 në Amerikë është shpikur turleja e parë për shpuarjen e dhëmbëve.

Lumi më i gjatë në botë është Nili me gjatësi 6.671 km. që gjendet në Afrikë.

Kina është shteti më i madh në botë me 1.221,692,000 banorë. Në Mesjetë quhej Katai.

Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rreth shkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tij është 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë i quajtur “Tapana e Shkretëtirës” e që konsiderohet gjarpëri më helmues tokësor.

Rusia është shteti më i madh për nga sipërfaqja me 17.075,000 km².

Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim se përkundër kokës së madhe, është peshku më budalla në Botë, sepse në pranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutësi i përbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i preferuar. Në lukth këto fije të shelgjes lëshojnë alkool që e bën peshkun të humbur.

Malet më të larta në Ballkan janë Alpet Shqiptare dhe kanë 13 maje me mbi 2.500 metra lartësi dhe sipërfaqe 2.240 km².

Rruga më e vjetër në Ballkan ka qenë “Vija Egnatia” (Vija Egnacia).

Njeriu më i gjatë në botë ka qenë 2.72 metra.

Në trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre jane 38 cm, e disa mezi arrijne nje milimetër.

Njeriut i rriten floket dhe thonjt edhe kur te vdes!

Breshka mund të ecë me 10 km në orë.

Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.

Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.

Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.

DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.

Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.

Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.

Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.

1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 1386
Mosha: 28
Vendi: Në ferr...!!
Reputacioni: 22
Data e regjistrimit: 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: A e dini se...?   Thu Feb 19, 2009 5:21 pm

Mbretëresha Elizabeta e Parë është e vetmja mbretëreshë që nga viti 1966 e deri në fillim të shekullit XXI, që nuk ka pasur asnjë pasuri jashtë Britanisë së Madhe.

Syzet e Diellit I kanë futurë në modë yjet e filmit të Hollivudit, duke I ruajtur sytë nga dritat e studios.

Në Kanada dimri I vitit 1925 ishte aq I madh, saqe u ngri edhe ujvara e Niagarës.

Humanistët më të shquar shqiptarë kanë qenë: Marin Barleti (autor I veprës historike të pare mbi Skenderbeun), Vëllezërit Gazulli, Marin Beçikemi nga Shkodra, Leonik Tomeo e Andrea Aleksi nga Durrësi, Mihail Artioti nga Arta, Viktor Kaspaçi nga Korça, Onufri dhe I biri I tij nga Elbasani, Pal Hasi, Andrea, Pjetër e Lukë Bogdani nga Hasi, Pjetër Mazreku nga Prizreni, Gjon Kazazi nga Gjakova e shumë të tjerë.

Balena e kaltër (“Balaenoptera Muscus”), është kafsha më e madhe në Botë.
Ajo ka një madhësi prej 33.6 metrash. Balenat, delfinët si dhe derrat e detit që me një emër quhen Cetacea, janë zhvilluar para 50 milion vjetësh.

Pablo Piccaso është piktori më produktiv i të gjitha kohërave. Bëri gjithësej 13.500 piktura, 10.000 vizatime e grafika, 34.000 ilustrime për libra dhe 300 skulptura dhe gjësende prej qeramike.

Thellësia më e madhe detare gjendet në ishujt e Marianit Paqesor. Aty është matur thellësia prej 11.520 metrash. Matjen e ka bërë batiskani Italian Trieste në vitin 1960.

Në një familje amerikane e cila kishte pesë fëmije, të gjithë kremtonin ditëlindjen në të njetën ditë. Katarina (1952), Keroli (1953), Klaudia (1956), Sisilia (1961) dhe vëllai i tyre i vogël, që edhe ky kishte lindur në të njejtën datë (1966), me 20 shkurt.

Disa shkencëtarë suedezë vendosën të përcaktonin se cili është libri më popullor në Botë në fushën e letërsisë artistike. Pas llogaritjeve të gjata u sqarua se gjatë 350 vjeteve libri më popullor që ka numrin më të madh të ribotimeve, është libri I shkrimtarit të njohur anglez Daniel Defo me titull “Robinson Cruso”. Ky libër për herë të parë u botua në vitin 1719.

Bletët merren vesh njëra me tjetrën me gjuhën e valleve. Çdo lëvizje sado e lehtë, tregon një sinjalizim për lulet, ujin apo armikun që ka zbuluar.

Vaji I ullirit është një Lubrifikant (pastrues)i shkëlqyer i zemrës dhe i arterieve.

Vera e kuqe mund të ndihmoj për parandalimin e dhembjeve të zemrës.

Konsumimi I tepruar I kafesë mund të çojë në rritjen e kolesterolit në gjak.

Njerëzit që pijnë çaj më shumë se kafe, janë më të mbrojtur nga disa lloj kanceresh, si i zorrëve, i stomakut, i melçisë etj.

Mjalti I gështenjës çmohet si më i pasuri në vitamina nga mjaltet tjerë.

Kaktusi- është bima që rritet më ngadalë se bimët tjera. Gjatë vitit rritet
1-2 cm. Kurse bima që rritet më së shpejti është Bambuja. Ajo gjatë 24 orëve rritet 5-6 centimetra.

Kozmosi- është gjithe ajo që na rrethon: hapësira qiellore, yjet, planetet, është gjithë Bota. Kufijtë e kozmosit I kemi të panjohur. Kozmosi për ne nuk ka fund.

Gjithësia- është një zbrazëtirë në të cilën planetët, yjet dhe trupat tjerë lëvizin. Kur shikoni në qiell ne shihim gjithësinë. Gjatë natës mund të shihni yjet dhe planetet si dhe hapësirat e mëdha boshe në mes tyre.
Zbrazëtira në mes planeteve quhet Zbraztirë Ndërplanetare, kurse ajo në mes të yjeve quhet Zbraztirë Ndëryjore.

Univerzumi- është gjithëçka që ekziston prej grimcave më të imëta të pjesëve të atomit deri në Galaksitë më të mëdha. Univerzumi poashtu përfshinë edhe zbrazëtirat. Planeti jonë është vetëm një pikëz e vogël në univerzumin e pafund. Pas Diellit, ylli më I afërt është “Proksima Kentauri” 40 bilion kilometra larg nesh. Për shkak të largësive kaq të mëdha astronomët në vend të kilometrave përdorin një njësi tjetër matëse, “Vitin e dritës”.
Shpejtësia e dritës është 300.000 km/sec., dhe njësia e vitit të dritës është e barabartë me largësinë që drita kalon për një vit. Drita nga ylli “Proksima Kentaur” vjen deri te ne për 4.2 vite, kështu që themi se ai është larg nesh për 4.2 vite drite. Galaksia më e afërt është 2 milion vjet dritë nga toka

Po të kishit mundësi që t`i numëroni të gjitha yjet e galaktikave me madhësi mesatare numërimi nga 3 yje në sekond, atëherë do t`u duheshin 1000 vjet për t`i numëruar të gjitha. Objekti më i largët që mund të shifet me sy është Galaksia e largët 2.4 mil/vjet drite.

Fjala Kuazar rrjedh nga fjala “Quasi” që nënkupton objektet e rrejshme yjore. Ato duken si yje të zbehta, por në të vërtetë ato janë qendra të galaksive të largëta. Ato janë aq larg prej nesh saqë dritës dhe rrezatimeve tjera elektromagnetike u duhen mbi 10 milion vjet drite për të arritur deri në tokë. Kuazarët janë më të largëtat dhe kjo d.m.th se janë objektet më të vjetra që i veshtron njeriu. Ato janë zbuluar më 1963 me ane të radio teleskopit. Kuazarët janë aq të mbushur me energji saqë për tre minuta lirojnë energji aq sa Diellit i duhen 340 vjet për të liruar të njejtën sasi të energjisë.

John Wisner nga Elbeni (SHBA), në një gjilpërë futi 230 fije të holla të mëndafshit të cilat mezi shihen me sy.

Pija freskuese që shitet më së shumti në Botë është “Coca Cola”. Ajo shitet në mbi 135 vende të Botës dhe brenda ditës konsumohen më shumë se 250 milion shishe.

Qeni më i vogël në Botë quhet “Kikiriki”. Ai është 25 cm i gjatë, 630 gr i rëndë, pronë e Floyd dhe Greys Parker-it nga SHBA- të.

Libri i parë i shtypur në Botë është paraqitur më 11 maj 1868. Ka qenë një shkrim Indian me titull “E nesërmja e Diamantit” i përkthyer në gjuhën kineze. Botimi përmban gjashtë fleta të tekstit dhe të gravurave me figurën e Budës.

Në Luvër (Francë) ruhet një libër unikat: shkronjat e tij janë gdhendur në letër, ashtu që mund të lexohet vetëm kur të mbahet drejt dritës apo të vendoset mbi një letër të zezë. Libri është shkruar në shek. XV ose XVI-të në një manastir francez, dhe është mjaft i rëndë.

Shtëpia botuese italiane “Mursia” botoi një seri të librave për fëmijë që kishin aromë kështu “Libri për gjungllën” kundërmonte aromë të bananas, “Kësulëkuqja”
aromë të dredhëzës etj. Kjo praktikë u përhap shpejt anemban Botës edhe në libra për të rritur, kështu që ka libra që u vjen era e parfumeve të ndryshme. Në këtë vazhdë në Japoni është botuar një libër i gjellërave, fletët e të cilës kanë mjaftuar që të ferkohen pak për ta ndier aromën e gjellës përkatëse.

Qyteti peruan Sero de Pasko gjendet në maje të maleve Ande dhe është vendbanimi më i lartë në Botë (në lartësi më të madhe mbidetare). Gjendet në lartesi 4.359 m mbi nivelin e detit.

Pas hulumtimeve të gjata, kimisti gjerman Mark Graf në pranverë të vitit
1747 e zbuloi se në rrepë kishte sasi të madhe të sheqerit, që mund të përdorej në industri. Atëbotë rrepa nuk quhej “rrepë e sheqerit”, dhe e hanin kryesisht të varferit dhe bagëtia. Deri në këtë kohë sheqeri është përftuar nga kallami I sheqerit dhe ka qenë tepër I shtrenjtë. Nga shënimet që kanë mbetur nga shek.XVII-të në Londër për dy kg sheqer është paguar sa për një viç të majmur.

Bota për çdo vit shtohet për 80-90 milion njerëz, kurse dyfishohet në çdo 30-të vite.

Libri më i vogël në Botë është një tregim për fëmijë I titulluar “Breti Plak”, i botuar në vitin 1985 në Skoci. Përmasat e këtij libri janë 1x1 cm.
Këshillohet që për ta shfletuar të përdoret gjilpëra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 1386
Mosha: 28
Vendi: Në ferr...!!
Reputacioni: 22
Data e regjistrimit: 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: A e dini se...?   Thu Feb 19, 2009 5:22 pm

Fëmija amerikan Michael Kirni nga Pensakola e Floridës është më intelegjenti në rruzullin tokësor. Si gjashtëvjeqar mbaroi shkollimin e lartë, kurse si dhjetevjeqar mbrojti tezën e doktoraturës.

Lumi Sitnica është më i gjati në Kosovë me 90 kilometra.

Mjeti më i gjatë i udhetimit i prodhuar deri më tani në mbarë Botën, është treni “Arktik”. Ai është i gjatë 174 metra dhe ka 54 rrota.

“Little Boy” (Djaloshi I Vogël) është emri I bombës që u hodh në Hiroshimë.
Bomba ishte e gjatë 3.04 m dhe e rëndë 4.080 kg. Fuqia e saj shpërdhyese ishte e barabartë me 20.000 ton trinitrotoluene (TNT).

Akullnajat zënë sipërfaqe prej16.2 mil/km² ose 10.9% të sipërfaqës tokësore.

Zjarri u zbulua 70 mije vjet më parë duke I fërkuar drunjtë. Pastaj nisën ta piqnin mishin, që ndihmoi në zhvillimin e trupit. Në këtë mënyrë njeriu primitiv ndryshoi, duke iu afruar njeriut të sotëm. Pas kësaj njerëzit primitiv u forcuan për të bërë vegla pune me të cilat punonin. Dhe kështu erdhën deri te zhvillimi më I mirë I jetës së tyre.

Sa vjet i ka peshku mund të llogaritet duke ia numëruar unazat në verëzat e tij njësoj si ç`përcaktohet vjetërsia e drurit sipas rrathëve që i ka brenda trungut të tij.

Kryetari I njëzet amerikan, James Garfeald, ia dilte që njëkohësisht me njërën dorë të shkruante me alfabet latin kurse me tjetrën në gjuhën e vjetër greke.

Për nga rezervat e kromit, Shqipëria radhitet ndër vendet e para në Botë.

Holanda është shteti me dendësinë më të madhe të banorëve në Evropë dhe e dyta në Botë pas Bangladeshit.

Kryeqyteti i Italisë së sotme, Roma, u themelua në vitin 754 p.e.s. Më parë njifej me emrin Albalonga.

Në Siberi gjatë dimrit arrin temperatura deri –60ºc, ndërsa gjatë verës nuk perëndon dielli. Siberianët përgatiten gjatë tërë verës dhe kështu në dimmer vetem pushojnë dhe përkujdesen që ta kenë vendin sa më të nxehtë në mënyrë që fëmijët e tyre të mbijetojnë në këta dimra katastrofal.

Gjatë një viti në Botë ndodhin 100.000 dridhje të tokës ose çdo pesë minuta.

Në Kalabri në vitin 1784 është krijuar një qarje e gjatë 30 km.

Ajri është përzierje kimike e gazrave që përbehet nga: 78.08% Azot, 20.95% Oksigjen, 0.93% Argon, 0.03% Karbon dhe elementet tjera: Metan, Neon, Kripton, Hidrogjen, Helium dhe Ozon.

Në Greqi më 1894 një qarje ka arritur në 65 km.
Në Atalanta (USA) më 1911 qarja ka arritur në 112 km.
Në San Francisko në vitin 1858 qarja e tokës ka arritur gjatësi 1.000 km dhe gjerësi 20 km.
Në Kaliforni në vitin 1906 është krijuar një qarje me gjatësi prej 432 km e gjerë 20 km dhe e thellë 6 metra.

Vendësit nga ujdhesa Fixhi marrin pjesë në garat me peshk që organizohen në krye të çdo dy viteve. Ata në këto gara që quhen “Vara Vam”, kanë për detyrë t`i kapin me duar peshkaqenët që kanë rënë në rrjeta, t`i kthejnë në anën tjetër dhe t`i pudhin.

Gruaja më e pasur në Botë konsiderohet se është princesha Juliana, mbretëresha e dikurshme e Holandës. Pasuria e saj vlerësohet në 200 milion funta angleze (£).

Lugina e lumit Rini në mes maleve Vogeze dhe Shvarcvard, ka gjatësi 300 km, gjerësi 25-40 km dhe thellësi 1000 m.

Për njohjen e historisë së zhvillimit të tokës si “shkronja” themelore janë shkembinjtë.

Humnera më e njohur në Botë është “Jean Brener” në Pirineje me thellësi
1.535 m.

Rrezatimi diellor duke kaluar nëpër atmosferë 15% absorbohet, 37% reflektohet dhe 48% arrin në sipërfaqe të tokës ku shndërrohet në energji të nxehtësisë.

Brazilianët janë dashamirët më të mëdhenjë të futbollit dhe tifozët më të zjarrtë në Botë. Prandaj nuk është e çuditshme që stadiumi më I madh I futbollit në Botë gjendet pikërisht në vendin e tyre, në Rio De Janeiro, ai quhet “Marakana”.
Ky stadium mund të pranoj pa problem 180.000 shikues. Brazilianët pohojne se britmat që leshojnë shikuesit (tifozët) dëgjohen njëzetë kilometra larg.
“Marakana” u ndërtua në vitin 1950 dhe është I planifikuar aq mirë saqë shikuesi nga çdo pikë mund ta shohë tërë fushën, kurse dyert e tij janë aq të përshtatëtshme, sa të gjitë këta njerëz mund të dalin përjashta për pesëmbëdhjetë minuta.

Ngjyra e bardhë 95% reflekton rrezet e Diellit dhe vetëm 5% absorbon (akumulon), ngjyra e zezë 95% absorbon, ndërsa vetem 5% reflekton.

Sasia e ujit në atmosferë vlerësohet se është 14.000 km³, në tri gjendje
agregate: të lëngët, të gazët dhe të ngurtë.

Po të mos ishin bakteriet, fletat e pyjeve dhe pemëve, për 10-15 vite do ta mbulonin sipërfaqen ku jeton njeriu dhe nuk do të kishte më jetë në tokë.

Bima më e lartë që njifet deri më tani është një lloj I algëve të murme që quhet “Macrocistis”, që së bashku me degët dhe trupin arrin gjatësinë 400 metra.

Piktura më e hershme e Gadishullit Ballkanik është ajo e Lepencës në rrethin e Vlorës (Shqipëri). Kjo tregon lashtësinë e popullit shqiptar.

Onufri është piktori më I madh shqiptar I shek.XVI-të, dhe ndër më të mëdhenjtë në artin Bizantin. Ndër veprat e tij më kryesore janë: “Grupi I virgjeneshave”, “Portreti I Davidit”, “Figura e Bariut”, e shumë të tjera.

Deri vonë është menduar se një lloj luleje rritët deri 180 m, në thellësi të detit, gjë që është kufiri më I pabesueshëm për ekzistencë. Megjithatë, në Arqipelagun Bahamag është gjetur një lule tjetër në thellësi 270 m. Deri atëherë ka qenë e panjohur.

Në New York me ligj është e ndaluar larja e dritareve të larta. Kur dritaret bëhen të papastërta, shtëpiakja thërret ekipet e lartësive të dritareve, të cilat pajisen me mjete të posaçme.

Në programin e disa cirkuzantave në Francë, në SHBA, në Angli dhe gjetkë janë futurë edhe bretkosa të dresuara. Ato bëjnë kërcime të komplikuara dhe akrobacione në trapez.

Struci është shpendi më I rënë në botë. Ky lloj shpendi mund të jetë I lartë deri në dy metra e gjysmë dhe I rëndë deri 135 kg. Hapat e strucit janë të gjatë deri në tetë metra. Shpejtësia 90 km në orë. Struci ha ushqim të llojllojshëm, madje ha edhe sende që nuk janë per tu ngrënë.

Prefesori japonez Fumio Hera ka konstruktuar një tip të robotit në forme të njeriut I cili është në gjendje të veprojë si njeri I gjallë. Këta robotë lirisht I levizin duart dhe këmbët, i hapin dhe I mbyllin sytë, qeshin dhe e hapin gojën normalisht. Profesori Fumio ka arritur ta krijojë edhe programin kompjuterik të sistemit nervor.Roboti mund të jetë I pikëlluar, I frikësuar, I heshtur sikurse njeriu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 1386
Mosha: 28
Vendi: Në ferr...!!
Reputacioni: 22
Data e regjistrimit: 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: A e dini se...?   Thu Feb 19, 2009 5:22 pm

Femra ma e gjat ishte Zeng Xhilian me gjatsi 2.47 Ndresa ajo ma e shkurter Mexh Baster e cila asht e gjat vetem 0,65 m

Femiu ma i madh osht Zak Strenker i cili peshon ne muajin e tet 35 kg

Ne shekullin e X Razi beri opercionin e pare me qepje ku pejt qe i nevoiteshin i pregaditi nga zorret e kafsheve

Ne qytetin e Hamburgut ne Gjermani ka 27 xhamia

Ne Rome ndodhet xhamia ma e madhe n'evrop

Arusha e bardh mund te notoj panderper 100 km

20% t'energjis nga trupi perdoret nga truri

Qyteti ma i madh n'bot eshte Meksiko Siti dhe ka 15 milion banor

Gadishulli ma i madh n'bot eshte ai i Arabis me siperfaqe 2.730.000 km katror

Mashkulli ma i gjat ishte Robert Pershi 2.72m Dhe ai ma i vogli Nelson De La Rosa 0.72m.

Stadîumi ma i madh n'bot eshte Marakana ne Rio De Zhaniero ku ka vend per 205mij shikus.

Pija Freskuse qe shitet me se shumti n'bot eshte coca cola,breda dites konsumohen me shum se 250miloin shishe

Per 75 vjet jete njeriu kalon me teper se 30 ton ushqim dhe 50.000 litra lengje naper zorr

Nervi optik i Syrit perbehet prej 500 mij fijesh te cilat nese renditen njera pas tjteres do te arrin gjatsin 60 Km

Ne Mjedisin e hapur kur nuk fryjn ererat,zeri i njeriut mund te degjohet 200metra larg

Personi me i vjeter i t'gjitha kohrave, me datlindje t'vertetuar, ishte françezja Jeanne Louise Calment. Ajo u lind më 21.02.1875 dhe vdiq me04.08.1997 ne Arles te Frances n'moshen 122 vjeqare.

Delfini i ka 7her me t'ndjeshme shqisat e te ndegjuarit , se sa njeriu, dhe osht njo nga kafshet ma t'menqura.

Mbiemri me i shpesht n'bote ne rangun internacional osht mbiemriChang.
Rreth 75 milione njerez n'Kine kane kete mbiemer
Vendin e dyte per mbiemrin me t'perdorshem e ka mbiemri Smith n'Angli ku rreth 800 000 veta e kanë ketembiemer.
Vendin e tret e ka Mbiemri Müller, ku 10 % e popullsise quhet me kete mbiemer.

Duart me t'medha n' bot i ka Hussain Bisad i lindur ne Somali ,por me banim ne Angli. Duart e tij jone26,9 cm.

Ai qe arriti per her t'pare ta beje dergimin e E-mailit ishte Ray Tomilnson nga Usa në vitin 1971. Ne eksperimentin e tij atij ju nevojiten dy kompjutera per te shkruar mesazhet. E-mail i pare n'bote ishte ky;
"QWERTZUIOP" - gje qe nuk shkrou asgje tjeter, perveqse nje radhitje germash qe e kane n'pergjithsi t'gjitha testaturat e kompjuterave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 1386
Mosha: 28
Vendi: Në ferr...!!
Reputacioni: 22
Data e regjistrimit: 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: A e dini se...?   Thu Feb 19, 2009 5:23 pm

Tri vdekjet me te quditshme n' bote::

-Ne vendin e pare qendron vdekja e nje veterineri, i cili, pasi vaksinoi nje lope, u ul te pine nje cigare. Mirepo lopa, ne shenje mirenjohjeje, i dha nje shkelme ne koke duke i marre jeten.

- Ne vendin e dyte qendron vdekja e nje polici.Gjate kohes qe ai flinte, degjoi zilen e telefonit dhe ne vend qe te merrte receptorin, mori pistoleten poshte jastekut dhe i qelloi vetes ne koke...

Vendin e trete e mban nje biznesmen amerikan, qe sapo kishte blere nje zyre ne qender te qytetit. Ai kishte ftuar aty te dashuren e vet dhe gjate kohes qe po i tregonte xhamat e forte te dritares, ata u thyen dhe biznesmeni ra nga kati i 73-te i nderteses...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve: 1991
Mosha: 24
Vendi: UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni: 35
Data e regjistrimit: 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: A e dini se...?   Thu Feb 19, 2009 5:41 pm

A e dini se mjalti eshte ushqimi i vetem qe nuk prishet kurre.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve: 1991
Mosha: 24
Vendi: UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni: 35
Data e regjistrimit: 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: A e dini se...?   Thu Feb 19, 2009 5:44 pm

• Çdo ditë në botë kontrollohen rreth 3
milionë pasaporta udhëtarësh, që po
të vendosen njëra mbi tjetrën, do të
arrijnë një lartësi me mijëra kilometra.

• Titaniku është anija që konsiderohet si
anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti
ka qenë 46000 ton, me gjatësi 268 m
dhe lartësi 53 m. Mund të udhëtonin
1343 udhëtarë, ndërsa tani, si anija më
gjigante është anija "Freedom" e cila
peshon 2,7 milionë ton, gjatësi prej
1296 m dhe lartësi 105 m, ku mund të
udhëtojnë 65 000 veta, në 20 000
apartamente, pra një qytet i tërë
lundrues.

• Brenda ditës bëhen rreth 45000
fluturime ajrore, duke transportuar mbi
3,5 milionë udhëtarë.

• Sot në të gjithë botën qarkullojnë rreth
630 milionë automobila dhe çdo ditë në
botë prodhohen rreth 137.000 automjete

• Tuneli më i madh nën det është ai i
Sekanit në Japoni me gjatësi 53850m.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve: 1991
Mosha: 24
Vendi: UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni: 35
Data e regjistrimit: 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: A e dini se...?   Thu Feb 19, 2009 5:46 pm

• Aeroporti më i madh i botës është
CHEK LAP KOK në Hong Kong me
sipërfaqe 1248 ha.

• Sipas shkencëtarëve amerikanë,
Hëna çdo 1 mijë vjet largohet nga
Toka për 20 metra për shkak të
dobësimit të fuqisë tërheqëse të
Tokës - rëndesës).

• Fjala e parë e përçuar nëpërmjet
telefonit është "Uatson eja këtu - më
duhesh" dhe është thënë nga shpikësi
i telefonit, Aleksander Graham Bell që
thërriste ndihmësin e tij Uatson. Ai e
mori patentën e telefonit me Numër
174465, në vitin 1876.

• Temperatura më e lartë e regjistruar në
botë, është 57,5 gradë, në Elaziz të
Libisë (Afrikë), kurse më e ulëta u
regjistrua në stacionin Vostok Antarktidë
me -89,6 gradë.

• Biblioteka me e madhe në botë,
gjendet ne Kryeqytetin amerikan,
Washington. Kjo bibliotekë u ndërtua
me 24 Prill 1800. Në të gjenden 107
milionë shkrime të të gjitha llojeve.
• Ndërtesa më e lartë prej 558 metrave
është duke u ndërtuar në Xhakarta të
Indonezisë.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve: 1991
Mosha: 24
Vendi: UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni: 35
Data e regjistrimit: 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: A e dini se...?   Thu Feb 19, 2009 5:47 pm

• Palos quhet limani spanjoll (port) prej
ku u nis Kristofor Kolombi (në pranverën
e vitit 1492) për në Indi; në të
vërtetë ai kishte mbërritur në Amerikë.
Dhe kështu ai sot konsiderohet si
zbulues i Amerikës.

• Në fund të jetës së tij, trupi ka prodhuar
950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë
mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe
në moshë të vjetër, asnjë eshtër e
njeriut nuk është më e vjetër se 20 vjet
- sepse eshtrat përtërihen rregullisht.

• Në Zelandën e Re, ka 4 milionë njerëz
dhe 70 milionë dele.

• James Gill, i biri i Brenda dhe James
Gill, lindi 128 ditë para kohës së
lindjes, duke qenë bebja më e vogël e
lindur që arriti të jetojë. Në lindjen e tij,
më 20 Maj 1987, në Ottawa, Ontario
(Kanada) peshonte vetëm 624 gr.

• Nëna më e vjetër është Rosanna Dalla
Corta nga Viterbo (Itali). Sipas statistikave,
në korrik të vitit 1994, në
moshën 63-vjeçare, ajo lindi një djalë.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve: 1991
Mosha: 24
Vendi: UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni: 35
Data e regjistrimit: 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: A e dini se...?   Thu Feb 19, 2009 5:51 pm

• Operacioni më i gjatë, është një operacion
i cili u zhvillua në vitin 1951 në
Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit
pacientes Gertrude Levandowski iu
mënjanua një cist nga njëra vezore e
saj. Operacioni zgjati prej 4 deri në 8
Shkurt, d.m.th., 96 orë. Gjatë operacionit,
pesha e pacientes zbriti nga 280 në
140 kg.

• Qukapiku mund ta godasë drurin deri
në 25 herë brenda një sekonde.

• Portieri Jose Luis Chilavert, shënoi 49
gola gjatë ndeshjeve në klubin e tij dhe
ekipit kombëtar ndërmjet Korrikut 1992
dhe Marsit 2000. Në librin e Rekordeve
ai prezantohet nën titullin: "Portier apo
sulmues"

• Breshka mund të ecë me 10 km në orë

• Substanca më e ëmbël nuk është
sheqeri por një proteinë që quhet
Thaumatin. Ajo fitohet nga mbështjellësi
i farës së një bime të quajtur Thaumatoccocus
Danielli dhe është 61.500 herë
më e ëmbël se sheqeri i zakonshëm.
Kjo bimë rritet në disa vende të Afrikës
Perëndimore.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve: 1991
Mosha: 24
Vendi: UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni: 35
Data e regjistrimit: 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: A e dini se...?   Thu Feb 19, 2009 5:52 pm

• Milingonat e ndjejnë tërmetin që më
parë dhe dalin menjëherë nga foletë

• Firma "Lucent Technologies" në Murray
Hill, Neë Jersey (USA), urdhëroi më 15
Nëntor 1999 zhvillimin e një tranzistori
me një gjatësi prej vetëm 50 nanometrash,
d.m.th., 1/2000 pjesë e trashësisë
së flokut të njeriut. Kjo pjesë
quhet edhe "tranzistori vertikal" pasi të
gjitha pjesët e saj, janë të radhitura në
një pllakëz silikoni dhe rryma rrjedh në
drejtim vertikal.

• Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodh,
vetëm pas 10 min.

• DNA (nga analiza e së cilës marrim
vesh atësinë e fëmijës) ka një madhësi
prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet
prej rreth 200 miliardë atomesh dhe
përmban 1 milionë faqe njohuri.

• Sot, të gjitha bletët e botës, brenda një
dite prodhojnë rreth 3.000 tonë mjaltë.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 1386
Mosha: 28
Vendi: Në ferr...!!
Reputacioni: 22
Data e regjistrimit: 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: A e dini se...?   Tue Feb 24, 2009 1:28 pm

A e dini se sa eshte temperatura me e ulet e regjistruar ndonjehere mbi siperfaqen e tokes ? - 89.2° C, ne Antarktide.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve: 1991
Mosha: 24
Vendi: UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni: 35
Data e regjistrimit: 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: A e dini se...?   Tue Feb 24, 2009 1:50 pm

• Durrësi në shek. XIV kishte 25000
banorë dhe ishte një ndër qytetet
më të mëdha të Evropës.

• Katedralja e Milanos është e
ndërtuar më 1579 dhe në të janë
40.000 ulëse.

• Më 1912, në një papirus egjiptian,
u zbulua një dramë e shkrimtarit
antik grek Sofokli, e titulluar
“Trashëgimtarët”. Kjo vepër është
shkruar para 1355 viteve.

• Mbreti i vjetër i Asirisë, Kiri dhe
Aleksandri i Maqedonisë i kanë
ditur me emër të gjithë ushtarët e
tyre. Mbreti Mitridat i cili ka
sunduar 22 popuj ka folur me
shtetasit e tij pa përkthyes.

• Vendi me më shumë lejlekë në
botë është Polonia. Aty jetojnë
40.000 lejlekë. Apo 1/4 e të gjithë
lejlekëve në mbarë botën.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
 

A e dini se...?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale ::  :: -