ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mrekullit e artit...!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Mrekullit e artit...!!   Thu Feb 19, 2009 8:05 pm

50 Mrekullit e Artit ne Bote


1. Skulptura e Kafranit

Viti 2800 p.K. Muzeu i Kairos, Egjipt

Piktori Francis Beacon ka arritur në përfundimin se
egjiptianët e lashtë ishin artistët më të mëdhenj. Asnjë vepër se
përforcon këtë përfundim më mirë se skulptura e faraonit egjiptian me
kokën e rrethuar nga perëndia skifter, Horus.

2. Skulpturat e Ashurbanipalit

Skulptura irakene të vitit 645 p.K., gjenden në muzeun britanik.

Arti rrëfyes ka arriti një nivel të freskët
natyralizmi në dekorimet e pallateve mbretërore asiriane. Në këtë linjë
shquhen skulpturat që përshkruajnë gjuetinë e udhëheqësit Ashurbanipal.
Aty portretizohet triumfi i mbretit ndaj luanëve.

3. Luftëtarët e Riaçes

Statuja bronzi të Greqisë së lashtë, gjende nën Rexhio di Kalabria, Itali

Këto dy figurina të zbuluara në vitin 1972 nga një
zhytës italian, janë ndër veprat më të shquara që kanë mbijetuar nga
Greqia e Lashtë. Dy statujat ngjajnë në pamje të parë të qeta dhe të
mbushura me forcë.

4. Ushtira e Terrakotës

Viti 220-210 p.K., gjenden në Kinë

Fotografitë s’mund ta shfaqin asnjëherë pamjen e
plotë të ushtrisë së improvizuar. Duket sikur të vdekurit kanë dalë nga
toka dhe po presin për komandën e radhës. Kjo ushtri është një takim me
të shkuarën e largët e të shquar.

5. Altari i Zeusit në Pergamon

Viti 175-150 p.K., gjenden në muzeun e Pergamonit në Berlin

Altari i madh i Zeusit në Pergamon në bregun
perëndimor të Turqisë moderne, u ndërtua nga Eumeni II për të festuar
fitoren e të atit ndaj galëve. Një pjesë e këtij Altari gjendet tashmë
në Berlin dhe paraqet luftën e perëndive ndaj gjigantëve.

6. Shenjat e tokës në Naska

Viti 100 p.K., gjenden në shkretëtirën e Naskas, Peru

Të zbuluara në vitin 1920 me anë të zbulimit të
terrenit nga lart, këto shenja të lashta janë krijuar nga lëvizja e
gurëve të zinj të rajonit të thatë, për të zbuluar dheun e që ndodhej
poshtë. Këto shenja janë dëshmi e domethënies kozmike të veprimeve
njerëzore.

7. Muralet në vilën e Mistereve

Viti 60-50 p.K., gjenden në Pompei, Itali

Këto janë kompleti më i plotë dhe i ruajtur më mirë
i pikturave murale që vijnë nga antikiteti klasik me figura të
përmasave reale, të vendosura në sfondin e kuq të errët. Subjekti
përmban nudizëm, rite pagane dhe tortura.

8. Muralet e Ajantës

Shekulli II-të p.K. gjenden në shpellat e Ajantës në Indi

Pikturat e mureve përshkruajnë skenat jetëve të
mëparshme të Budës. Larg qëllimit të tyre fetare, apo prezantojnë pjesë
të jetës së lashtë indian: asketë, zogj, elefantë, mbretër, kërcimtarë,
mbretëresha dhe shërbyese.

9. Obelisku i mbretit Ezana

Shekulli IV, gjendet në Akzum, Etiopi

Pa një arsye të përcaktuar, obeliskët e mëdhenj të
Akzumit në Etiopi, mbeten objekte imponuese. Më i gjati, ai i mbretit
Ezana është 24 metra i lartë dhe është i gdhendur me dyer dhe dritare
bosh.

10. Pendesa e Arjunës

Statujë në Tamil Nadu, Indi

Kjo statujë e morishme gjendet në një gur dhe në
qendër të saj është një plasaritje natyrore e shkëmbit, nga ku rridhte
më parë uji. Asnjë punë vepër nuk ndjell aq shumë ndjesinë e një
universi të banuar nga zotat, elefantët dhe krijesat shpirtërore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Mrekullit e artit...!!   Thu Feb 19, 2009 8:05 pm

11. Mozaikët e xhamisë së Madhe Mosaics

Gjenden në Damask, Siri

Këto dekoracione paraqesin perspektivën
arkitekturale, fshatrat, peizazhet dhe pemët. Ky objekt është
konsideruar si vetë qyteti Damas ose parajsa. Një pjesë e mozaikëve
janë dëmtuar nga zjarret, por ato që kanë mbetur janë të lavdishme.

12. Mishërimi Fillestar

Libraria e Kolegjit Trinity, Dublin

Kultura kelte e shkrirë me atë mesdhetare në një
shfaqje spektakolare dekorimi. Rezultati është “aq delikat dhe i hollë,
aq konciz dhe kompakt, aq i plotë me nyje dhe hallka”, shkruante një
admirues i librarisë në shekullit e 12-të.

13. Skulpturat në tempullin e Borodurit

Indonezi

Kjo ndërtesë është një model në gur i këndvështrimit
budist të ekzistencës së njerëzimit. Vizitorët ngjiten me ngadalë në
piramidën kuadrate duke kaluar nëpër pamje që ilustrojnë pasojat e të
jetuarit në një botë dëshirash.

14. Fan Kuan, Udhëtarët e përrenjve dhe maleve

Gjendet në Muzeun Kombëtar në Taipei

Piktorët e dinastisë Song të KInës ishin
interpretues të thellë të peizazhit dhe Fan Kuan, një banor në malet e
largëta, ishte një ndër to. Kjo është piktura e vetme që ka mbetur nga
ai duke paraqitur një mal madhështor që del nga mjegulla.

15. Koka me kurorën

Shekulli 11-15-të, Nigeri

Kokat dhe figurat e lashta të bronzit dhe të baltë
të zbuluara në Ife janë ndër produktet më natyrore të artit afrikane.
Ato mendohet se janë portrete të idealizuara të mbretërve. Shumë pak
vepra kanë një sens aq të fortë dinjiteti.

16. Punimet e gdhendura

Shekulli i 11-të, Santo Domingo de los Silos, Spanjë

Manastiret e llojit roman, ndër të cilët ai i Santo
Domingo de los Silos është më shembulli më i madhërishëm, nuk paraqesin
vetëm histori të shenjta, por gjithashtu një fantazmagori të
imagjinatës.

17. Krishti

Katerdralja Cefalu, Siçili, Itali

Nga gjithë imazhet e Krishtit, ky është më i
madhërishimi prej tyre. Krishti është nxjerrë në pah në një mozaik të
artë në katedralen Cefalu. Ndërtesa është themeluar nga Roger II, një
mbret norman i Sicilisë.

18. Xhamat e zbukuruar

Katedralja Chartres, Francë

Artistët e Francës mesjetare perfeksiononin aftësitë
e tyre duke formuar piktura në copëza xhami të ngjyrosura. Askund s’ka
xhama të pikturuar aq larmishëm sa ato në katedralen Chartes në Francë.


19. Moai, gurët skulptura

Ishulli i Pashkëve, Kili

Moai janë figura gjigante prej guri, koka e të
cilave zë rreth 60 përqind të gjatësisë së tyre. Deri tani janë gjetur
900 të tilla në këtë ishull të vogël në Paqësor. Mendohet se ato
përfaqësojnë paraardhësit e hyjnizuar.


20. Afreskja e Giotto-s

Gjendet në Padua, Italia

Giotto i solli pikturës një ndjesi peshe dhe mase që
nuk ishte arritur më parë dhe nuk është tejkaluar akoma. Në afresket e
tij duket se mund të dallohet pesha e figurave dhe madje edhe të
mbërthehen me duar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Mrekullit e artit...!!   Thu Feb 19, 2009 8:05 pm

21. Duccio, “Maestà”

Viti 1308-11, Siena, Itali

Artistët e Sienës, ndër të cilët Duccio ishte më i
madhi, ishin të specializuar në vija dhe ngjyrë, më shumë se në peshë
dhe masë. Kryevepra e Duccios tregon jeton e Krishtit dhe Marisë, nga
ku merr emrin dhe piktura “Maesta”.

22 Jan van Eyck, Altari i Gentit

Katedralja “St. Bavo”, Gent, Belgjikë

Duke përdorur shtresa ngjyre transparente, Jan can
Eyck prodhoi një faksimile thuajse haluçinante strukture dhe
sipërfaqeje. Xhevahiret, fijet e mjekrës dhe pendët e flatrave të
engjëjve shfaqen në një mënyrë që edhe pas aq vitesh ngjan e
mbinatyrshme.

24. “Legjenda e kryqit të vërtetë”

Piero della Francesca, Itali

Një prej shqetësimeve periodike të artit ka qenë
analizimi i asaj që shohim në terma matematikore. Rilindja italiane
ishte shumë e dhënë pas gjeometrisë dhe kjo i dha harmoni të kulluar
artit të Piero della Franceca.

25. “Zonja me hermine”, Leonardo da Vinçi

Krakou, Poloni

Monaliza ruhet aq fort sa pothuajse është e pamundur
të shihet, duke e bërë pikturën tjetër të tij një prej më të bukurave
të Leonardos. Kjo pikturë paraqet sensin e personalitetit njerëzor më
real dhe më kompleks se asnjëherë më parë.

26. Kopështi Zen, tempulli Ryoan-ji

Japoni

Ky kopsht nuk përbëhet nga asgjë tjetër, përveç se
me gurë të bardhë ranorë apo gurë myshku. Në terma perëndimore ky
kopsht mund të përshkruhej si një instilacion skulpturor.

27. “Davide”, Michelangelo Buonarroti

Viti 1504, Firence, Itali

Në këtë vepër të Michelangelos, burrëria u rikrijua
për t’u bërë me muskuj dhe e mbushur me fuqi. Kjo forcë, sidoqoftë, nuk
është vetëm fizike. Njeriu i Michelangelo-s duket i përgatitur për
betejë intelektuale dhe shpirtërore.

28. Altari i Isenheimit

Viti 1515, Kolmar, Francë

Tablotë e kësaj vepre të shekullit të 16-të tregojnë
ekstremet e vuajtjes fizike dhe gëzimit mistik. Kombinimi i imazheve e
bën këtë një vepër arti supreme të imagjinatës së Evropës veriore.

29. Qilimi i Ardabilit, Iran

Gjendet në Londër

Ky është një prej qilimave orientalë të ruajtur më
mirë dhe më të famshëm që ekzistojnë. Është i gjatë 11 metra dhe
përmban motive të identifikueshme si lule dhe llamba. Por në esencë
është abstrakt dhe mund të krahasohet me abstraksionin e shekullit të
20-të.


30. “Diana and Actaeon”, Titian

Gjendet në Edinburg, Skoci

Në asnjë vend s’do kishte një medium tjetër në
gjendje të ndillte shfrytëzimin e madhërishëm të lëkurës dhe trupit
njerëzor aq fort sa në Venecia. Dhe asnjë piktor s’do ta bënte këtë si
ai, Titiani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Mrekullit e artit...!!   Thu Feb 19, 2009 8:06 pm

31. Kryqëzimi, Jacopo Tintoretto

Gjendet në Venecia, Itali

Cikli kolosal i pikturave të vajit përbëhet nga një
prej 50 vepra të mëdha të shfaqura. Por nga të gjitha, kryevepra
“Kryqëzimi” dallon për shkak të tragjedisë që dominon në pjesën më të
madhe të panoramës. El Greco e ka quajtur “piktura më e madhe që
ekziston sot në botë”.

32. “Gjahtarët në botë”, Pieter Breugel the Elder

Gjendet në Vjenë, Austri

Kjo pikturë e sjell në jetë dimrin e Evropës veriore
si asgjë tjetër. Duket se nga piktura mund të nuhatet ngrica dhe tymi i
drurëve në ajër. Është gjithashtu një shembull suprem për të kuptuar se
si mund të shihet ndryshe peizazhi përreth nesh.

33. “Skena nga jeta e Shën Mateut”

Caravaggio, Romë, Itali

Michelangelo Merisi da Caravaggio solli thuajse
cilësinë e dramës kinematografike në pikturë. Një botë me hije të
thella, refleks të mprehta, detaje të pista dhe dhunë shokuese.

34. “Ekstaza e Shën Terezës”, Bernini

Gjendet në Romë, Itali

Bernini ishte mjeshtër i metamorfozës. Te kjo vepër,
guri bëhet cohe e cila transformohet në një metaforë për emocionin
drithërues. Mjetet që ai përdor nuk përfshijnë vetëm metalin, stukon
dhe mermerin, por edhe dritën.


35. “Las Meninas”, Diego Velázquez

Madrid, Spanjë

Këtu është krijuar një ngjasim i pakrahasueshëm i
hapësirës, cohes, njerëzve, qenve dhe atij vetë në një kanavacë të
madhe. Është iluzioni i një artisti që krijon një iluzion. Kjo në një
farë mënyrë është “teologjia e pikturës”, meditimi mbi artin dhe
realitetin.

36. “Pamje nga Delfti”, Vermeer,

Gjendet në Hagë

Ky është peizazhi më i madhërishëm i një qyteti,
pikturuar ndonjëherë. Është ekzekutuar me precizonin më të madh optik
që ekziston aq sa mund të quhet dhe pamje fotografike e botës.

37. “Isaac dhe Rebeça”, Rembrand

Gjendet në Amsterdam

Nuk ka përshkrim më prekës të dashurisë mes një
burri dhe guraje se sa në këtë vepër të vonë të Rembrandt. Vepra
paraqet një çift të martuar nga Testamenti i Vjetër. Van Gogh është
shprehur se mund ta shihte atë për një fundjave të tërë vetëm me një
kore bukë për të ngrënë.

38. “Apolloni dhe katër kontinentet”

Giambattista Tiepolo, Gjermani

Kur ngjitesh në shkallët e këtij pallati barok, një
fantazi e mbushur me dritë shfaqet në tavanet mbi kokë. Qielli i është
i mbushur me perëndi, nimfa, re, kuaj që fluturojnë dhe në anë janë
katër kontinentet.

39. “Dita e tretë e majit”, Francisco Goya

Madrid, Spanjë

Këtu, për herë të parë ngjarjet e kohës janë
trajtuar me një dinjitet historik, më parë i rezervuar për martirët
fetarë dhe mitet klasike. Më 2 maj, njerëzit e Madridit u ngritën në
protestë ndaj trupave franceze dhe ditën tjetër kishte raprezalie të
tmerrshme ndaj tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Mrekullit e artit...!!   Thu Feb 19, 2009 8:06 pm

40. Transportimi i Meduzës, Géricault

Viti 1819, Luvër, Paris

Në kryeveprën romantike të Gericault, një skandal
bashkëkohor transformohet në një metaforë të fuqishme për kushtet
njerëzore. Pasagjerët dhe ekuipazhi i Meduzës, që lundron në Afrikën
Perëndimore, bëhet subjekt i një tmerri.

41. “Salisbury Cathedral from the Meadows”

John Constable, Londër

Ky kompozim i madh përbëhet nga artikujt të
thjeshtë: një lumë i vogël, disa pjesë të një gardhi të thyer, gëmusha,
re dhe një shelg. Në horizont ngrihet maja e katedrales së Salisbury-t
dhe një ylber e qarkon atë. Piktura është shembulli suprem i vëzhgimit
britanik.

42. “Karrigia e Vinsentit”, Van Gogh

Gjendet në Londër, Angli

Asnjë vepër arti nuk e tregon në mënyrë kaq të
përsosur aftësinë e artit për të investuar kaq shumë kuptim në një
objekt të zakonshëm. Është një mobilie e lirë e përdorur nga vetë
artisti, por është shumë e fuqishme në historinë e artit: e thjeshtë, e
fortë dhe e mbushur me ndjenjat e tij.

43. “Les Demoiselles d'Avignon”, Pablo Picasso,

Gjendet në Nju Jork

Kjo pikturë, më shumë se çdo vepër tjetër arti, çau
sipërfaqen e lëmuar të artit perëndimor. Piktura, gjoja e pesë
prostitutave, i prezanton shikuesit imazhin e seksualitetit mizor.
Klisheja është se Pikaso u influencua nga “primitivizmi” i artit
perëndimor.

44. “La Danse (II)”, Henri Matisse,

Gjendet në Shën Petërsburg

Me këtë dekor për kafazin e shkallëve të shtëpisë së
një koleksionuesi rus, Matisse krijoi një imazh të lëvizjes së
parezistueshme pluskuese. Ky është demonstrimi suprem i një prej
paradokseve të artit vizual; përmes statikës duket se lëviz.

45. “Zambakët e ujit”, Claude Monet,

Gjendet në Paris

Pikturat e Monet duket sikur të mbështjellin. Ato
nuk janë thjesht një seri pikturash në univers. Në një kuptim, ato nuk
tregojnë asgjë: pak ujë në fund të kopshtit të artistit. Nga ana
tjetër, ato përmbajnë gati gjithçka, dritë, ajër, ujë, hapësirë, kohë,
energji dhe rritje organike.

46. “Kolonë e pafundme”, Constantin Brancusi,

Gjendet në Rumani

“Kolona e pafundme” është prova e mrekullueshme se
pak mund të jetë shumë. Brancusi e konceptoi si pema e jetës, një
shtyllë në qiell, ashtu siç shprehet dhe vetë “shkallët për në
parajsë”. Skulptura përzien modernizmin, misticizmin dhe frymëzimin.

47. “One: No 31”, Jackson Pollock

Muzeu i artit modern, Nju Jork

Një shembull i përkryer i mënyrës si arti mund të
nxjerrë diçka nga hiçgjëja. Është një shkul rrjedhash, spërkatjesh,
piklash dhe pëlltumesh në pikturë. Por nëse e lejon, do të të pushtojë.
Pulson me energji dhe gjen rrugën për në tru. Sa më e madhe vepra e
Pollock, aq më e madhe forca që ka.

48. “Whaam”, Roy Lichtenstein

Masmedia, ndodhet në Londër, Angli

Shumë artistë të fundit të shekullit të 20-të, mes
tyre dhe ndy Warhol dhe Jeff Koons, kanë përdorur imagjinatën dhe
stilin e medias masive për të krijuar art nga format monumental dhe
forca formale. Askush s’e ka bërë këtë me saktësi dhe energji sa
Lichtenstein.

49. “Spiral Jetty”, Robert Smithson

Skulpturë, gjendet në Utah, SHBA

Nëse kjo është një skulpturë, është më e madhja në
botë. Një pështjellim 15 këmbë i gjerë dhe 1500 këmbë i gjatë, që
projekton një çerek milje të zonës së largët të Great Salt Lake. Shumë
pak pas krijimit u zhyt në ujërat e kripura dhe doli dekada më vonë.

50. Instalacion, Donald Judd

Gjendet në Teksas, SHBA

Një përshkrim verbal i veprës, kuti prej metali në
dy holle të mëdha, duket i thatë. Ekziston vetëm një fjalë për
eksperiencën: sublime. Drita e ndryshueshme vjen brenda nga shkretëtira
e Teksasit perëndimor, dhe kutit e zënë dhe e reflektojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Mrekullit e artit...!!   Today at 7:20 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mrekullit e artit...!!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: